The Algorithms of Life p.II

If (x), then (y)

Hi Almonds! 

Kjo eshte pjesa e dyte e blogpostit “The Algorithms of Life” te cilen e kom premtu qe kom me shkru ne blogun e kaluar. E kom tejkalu afatin e shkrimit te ketij blogu  per vetem 9 muaj, ku me fjale te mija, me 29 Janar te ketij viti kam thene  <<…Pjesen e dyte do e publikoj nje jave prej sot dhe besoj qe do te jete me e shkurter :D…>> Dmth dikush e bon ni bebe per kete periudhe kohore por une nuk jom ne gjendje as me e shkru nje blog :D. I guess procrastination is just this blog’s personality :D. 

Nejse, per mos me zgjate shume, po filloj direkt me temen dhe nese ju duhet nje ‘intro’ per ‘The Algorithms of Life’ e nuk e keni lexu (ose keni harru cka ka qene koncepti, si une :D), mundeni me lexu fillimin e blogut te kaluar

Ne kete blog e shtjelloj (kryesisht) elementin ‘conditional statements’ te algoritmave te shkencave kompjuterike, ku algoritmat perkufizohen si nje set instruksionesh per te bere nje pune, apo me fjale te tjera, nese bejme veprimin (x), ndodh gjeja (y) – dhe If (x) then (y) perfaqeson nje konstrukt te thjeshte logjik.  Nese e shtypim butonin Log In, na shfaqet homepage. Nese e shkruajme nje fjale ne google, na shfaqen rezultatet per ate fjale. Nese e shtypim ‘play’ ne nje video, fillon me u shfaq videoja, e keshtu me radhe. Tek algoritmat eshte me e komplikuar, por une thjesht e kam vene kete ‘conditional statement’ te algoritmave ne kontekst te jetes: cdo veprim qe e bejme ne jete, do te pergjigjet me nje veprim apo ngjarje tjeter, dhe ne kete kontekst, bashkesia e shume veprimeve na dikton gjithe ‘fatin e jetes’, so let’s dive into that. 

The Story of Your Life and Others 

Nese jeni besimtar, por edhe nese nuk jeni, shumica prej jush beson deri dikund tek ‘fati’, dhe jo vetem tek fati i mire e i keq, por tek ‘fati i jetes’ – destiny; ‘e shkruara’, pra qe fati yne i jetes eshte i shkruar ne momentin qe lindim, dhe pak a shume cdo gje qe na ndodh ne jete e ndjek kete trajektore, sado qe mundohemi me i evitu gjerat e keqija dhe me i shtu gjerat e mira ne jete. Une nuk do te mundohem ta kontestoj kete gje, sepse as vete nuk jam e bindur nese eshte keshtu apo jo, por une me se shumti mbeshtetem ne konceptin qe e shkruar apo jo, njeriu e ka mendjen e lire [dhe e shkruara ‘updatohet’ nga vendimet qe i marrim]. 

Kjo do te thote qe edhe nese ne vija te trasha e kemi te percaktuar fatin tone – kur kemi me lind e kur kemi me vdeke, e deri dikund edhe disa ceshtje me madhore te jetes tone, ne e kemi mendjen e lire, dhe ne cdo moment te jetes tone marrim vendime qe kane pasoja ne te ardhmen tone (afatshkurter e afatgjate). Nese une vendos me u zgju heret, pastaj me i la dhembet, pastaj me e qite nje kafe, pastaj me fillu me punu, e keshtu me radhe,  ky eshte eshte nje set veprimesh logjike qe kam me ndjek, dhe nese nuk ndodh dicka e jashtezakonshme, deri ne fund te dites kam me pase nje dite normale te zakonshme qe ka shku sipas ‘planit’. Mirepo nese edhe vec nje ndryshim i vogel kishte me ndodhe ne kete set – jam zgju shume ma vone, me eshte prishe vetura, jam vanu per pune, e kam humb nje takim shume te rendesishem per shkak te ciles e kam humb projektin, pastaj me eshte prish disponimi, kam fillu me bo gabime ne vazhdim te orarit, s’kam pase mo energji me punu, pastaj jom ndje keq qe s’kam punu, (…), pastaj s’kam fjete mire naten, dhe pse s’kam fjete gjithe naten s’kam mujte me u zgju prape te nesermen heret dhe prape jam vanu, e keshtu me radhe, e kuptojme edhe se sado i vogel, i parendesishem, i rendomte nje veprim qe e bejme apo qe na ndodh mundet me qene, ai prape luan rol ne jeten tone te perditshme (e si pasoje, edhe ne jeten tone ne pergjithesi).  Dhe e gjithe kjo pa e llogaritur veprimin e njerezve te tjere (me mendje te lire) e qe kane influence ne jeten tone – por kete do e shtjelloj me vone. 

***

Ne nje liber tregimesh qe e kam lexu kete vit nga Ted Chiang, njeri prej tregimeve (The Story of Your Life and Others ku eshte i bazuar filmi The Arrival), edhe pse fokus i jepet komunikimit me alienet qe vizitojne planetin tone, tregimi poashtu e trajton ‘the variational principle in physics’, te cilen une nuk kam kapacitet as per me e sqaru, mirepo autori eshte inspiru nga ky princip ne fizike, meqenese tek alienet ne kontekst te ketij filmi, ky princip eshte baza e komunikimit dhe gjuhes se tyre – this is how they see the world-they know what’s going to happen in advance, and this has profound effects on their language, and the mind of the human linguist learning to write it in the story. Protagonistja e tregimit e cila e dekodon kete menyre komunikimi, i shkruan vajzes se saj ende te palindur, per te cilen ajo vecse eshte e informuar qe ka me nderru jeten ne moshe te re ne te ardhmen. Megjithate, protagonistja vendos ta lind kete femije, dhe tashme e di se e ardhmja ka me i sjelle dhimbje te medha (mbi te gjitha per shkak te vdekjes se hershme te vajzes). Ne tregim trajtohet dallimi ne mes te intepretimit teleologjik (fundi e arsyeton veprimin – “everything happens for a reason”)  dhe shkakesor (causal), te ngjarjeve jetesore, ku pershkruhet nje univerz ku determinizmi mundet me ekzistu bashke me mendjen e lire.

Ketu po e parashtroj pyetjen: Nese ekziston nje e ardhme e caktuar, nje fat i caktuar per ne, a kishte pase as kuptim qe na me u mundu ne jete per me kriju nje te ardhme te mire per ne? A kishim heqe dore edhe nga momente teper te bukura, nga lumturia, gezimet e medha, dashuria e madhe, vetem per t’iu shmangur dhimbjes qe keto momente munden me i sjelle? Protagonistja vendos ta lind femijen, edhe pse e din qe ka me ju thy zemra kur ajo vdes ne moshe te re, sepse tashme e din qe lindja e vajzes ka me i jap ma shume dashuri e lumturi se dhimbje; dhe se eshte ma mire me i perjetu edhe ato momente te bukura me te se sa vetem t’i shmanget dhimbjes. Well, isn’t this what life is about? 

***

A eshte fati yne nje bashkesi kumulative e te gjitha veprimeve tona, apo fati yne eshte i caktuar, dhe ne vetem bejme veprime ‘te shkruara ne gur’ per te ardhe tek ky rezultat? Une nuk e di, mirepo mendoj qe gjithe esenca e jetes eshte ‘e panjohura’ (uncertainty), qe e ben jeten te bukur dhe te veshtire, por edhe te vlefshme per ta eksploruar. Nese une e kisha pase nje kartele nga lindja ku e kisha pase te percaktuar fatin e jetes, profesionin, vendet qe do i vizitoj, fatkeqesite dhe gjerat e mira qe do te me ndodhin, mendoj qe edhe pse tingellon si jete me e thjeshte, ky lloj jete na kishte mbushur edhe me shume me ankth dhe mizerie. Cdo person qe e kishim njoftu, ne cdo vend qe kishim shku, cdo gje qe e kishim perjetu, kishte me qene e pavlere nese e kishim dite qe nuk i servon ndonje qellimi. Ndersa ne jeten tone te mbushur me panjohuri, eshte detyra jone qe ta gjejme qellimin, apo t’u japim gjerave qellim, apo vec t’i shijojme gjerat per ate qe jane; te gabojme, te mesojme, te ndjejme, te gezohemi, te trishtohemi, te bijme, te ngritemi prape, te provojme prape; te gjejme e te humbasim njerez, gjithmone me shprese dhe arsye per te vazhdu para. 

Ne kete blog une nuk do shtjelloj dicka te caktuar – nuk e kam ne mendje per me ra ne perfundim se a e kemi fatin e shkruar apo jo; ne kete blog do te flas ne pergjithesi per vleren e veprimeve tona, njerezve qe i kemi ne jete e qe i njoftojme gjate jetes, ngjarjeve te mira e te keqija qe na formesojne ne, qellimin e jetes apo mungesen e tij, pasigurine e se ardhmes, funksionin e dhimbjes dhe tragjedive ndaj jetes, dhe gjera te tjera qe i kam pase ne mendje vitin e fundit e qe po mundohem me i shkru ne kete blog, per me i sqaru edhe me veten. Shpresoj qe gjeni dicka qe ju pelqen, e gjithmone, gjithmone, ajo cka shkruaj ketu eshte e bazuar ne perjetimet dhe analizat e mia personale, te kesaj kohe, dhe nuk kane qellim me tingellu si absolute. Feel free to contest anything.  ❤ 

“These are the days that must happen to you”

Vitin e fundit, me shume se kurre, njerezve te mi te dashur ju kane ndodhe fatkeqesi – semundje te renda te familjareve, vdekje, por edhe humbje te tjera – ne pergjithesi gjera qe nuk i kam mendu asnjehere qe munden me u ndodh te dashurve te mi. Une shume shpesh e ngarkoj veten me gjera qe nuk kane ndodh, por qe munden me ndodhe – cka nese i ndodh dicka familjes time; cka nese s’kom me mujte me bo femije apo nese po, femiu im ka me pase ndonje semundje, cka nese sot bej aksident me veture, cka nese kom me u lendu duke vrapu dhe kom me u paralizu perjete, cka nese aeroplani me te cilin po udhetoj bie, e shume e shume paramendime te tjera. I mendoj sikur per me e ‘pergadite veten’ per ngjarje te tilla, por edhe disi mendoj ne nderdije qe ne kete menyre u paraprij – qe nese i mendoj te gjitha skenariot qe munden me ndodhe, u paraprij dhe nuk kane me ndodh. Por shume prej fatkeqesive aktualr qe i permenda, as qe kane shku neper mendjen time. Me kane zene aq te papergaditur, sa qe s’kam dite as se cka me mendu, e as cka me thene e qysh me vepru. 

Pasi qe kane ndodhe keto ngjarje, e kam kuptu qe sado qe i mbaj ne mendje, e kthej kohen ne koken time, i mendoj arsyet se pse kane ndodhe, gjerat qe kishim mujte me i bo per me i parandalu – ne fund te fundit, kane pase me ndodhe – “These are the days that must happen to you.” Dhe te gjitha sheqetesimet e mija te mehershme per te cilat kam humb kohe dhe energji duke i mendu gjerat edhe pa ndodhe, kane shku kot, sepse ne fund ajo energji me eshte dashte me u perball me keto situata reale, e ne anen tjeter edhe me vleresu ate moment – momentin te cilin e kam zene me mendime per gjera qe ‘munden me ndodh’.

Nese sot dikush ta tregon daten e sakte te vdekjes se personit tend me te dashur, ta tregon sakte, dhe ti e din qe ka me ndodh 10000% ajo gje ne ate date – cila eshte gjeja qe kishte me qene e udhes me e bo? Me contemplate mbi ate fakt, me humb kohe duke e mendu qe ka me ndodh,  apo me fillu me vleresu cdo moment qe ki me kalu me ate person? Mendoj qe kjo eshte casja qe duhet ta kemi per cdo gje tjeter, edhe pse nuk i kemi datat e sakta te fatkeqesive tona apo ngjarjeve te tjera jetesore. Ndoshta neser, ndoshta pas 13 viteve; ndoshta une vdes neser dhe as nuk arrij me i perjetu keto humbje; mirepo cilado qe eshte, eshte me mire qe kete kohe per shqetesim me e kursy dhe me shfrytezu e me vleresu e me kalu me personat e dashur per te cilet kemi frike qe kemi me i humb. 

We can’t bypass life 

Nje gje qe shume prej njerezve te suksesshem e praktikojne, eshte te flasin per veshtiresite e tyre dhe rrugetimin e tyre te jetes – pasi qe jane bere te suksesshem. Ne shumicen e rasteve, tregimi eshte i njejte – ky person ka filluar nga asgje, askush nuk i ka besu per idete e tij/saj, ka bere pune palidhje, jashte profesionit, pa pasion te cilat i ka urry, ka pase shefa te keqinje, e ne pergjithesi, ajo cka ne e shohim tash tek ky person vjen si pasoje e gjithe ketij mundimi shume vjecar qe ky person e ka perjetu, edhe pse ne e shohim tash vec rezultatin. 

E di qe per shumicen keto tregime jane shume inspiruese, dhe te ben pak me u ndje ma mire me faktin qe ti je duke e shkru ni raport teknik 34 faqe qe me siguri askush as nuk ka me lexu, e nuk je duke punu ne ndjekjen e pasionit tend (per gjetjen e te cilit je momentalisht duke e bo nje test personaliteti ne internet ne vend se me perfundu kete raportin ne kohe :D). Mirepo idea eshte qe ne nuk mundemi qe me zor me e shti veten neper procese te ndryshme, ne menyre qe me arrite suksesin X pas disa viteve. Ketu vjen edhe dallimi i konceptit causal conditional qe e permenda me heret, dhe teleologjik. Eshte lehte qe sot une, si milionere dhe zbuluese e nje teknologjie x, me e shpjegu te poshte se si kom arrite deri ketu, deri ne momentin e fillimit. Por kishte me qene e pamundur qe ne vitin 0 kur kom fillu me punu drejt suksesit, me i dite hapat e sakte se qysh kom arrite tek ky sukses. Sepse ky sukses vjen si bashkesi kumulative e hapave qe i kom ndermarr, qe jane nderlidh me njera tjetren, ne kohe te caktuar, ne vend te caktuar, ku kom bo gjera te caktuara, ne kombinim te tille qe kane arrite deri ketu ku jam sot (deff not talking about my story here :D). Per te arritur nje sukses qe kurre nuk e ki arrite, ekzistojne shume variabla te panjohura – veprimet x, koha y, vendet z, suksesi w. Dhe kush ka pak njohuri ne matematike, e din qe formula ku asnje variabel s’eshte e njohur, eshte e pamundur me u zgjidh. 

THEN HOW THHHHEEE FFUUCKKKKK DOOOO II BECOMMMEEE A STARRR?

I wish I knew, but I don’t. Por nje gje e di, qe edhe pse disa veprime te caktuara munden me lujt rol ne perafrim per sukses – me u zgju heret (I had to say it :D), me fjete mire, me bo network/rrjet te mire te njerezve dhe me njoftu njerez te ndryshem ne pergjithesi, me lexu, me udhetu, me u shkollu, me marr pjese ne ngjarje te ndryshme – prape pergjigja nuk eshte me lexu nje liber biografik apo me lexu nje status ne LinkedIn edhe me mendu qe mundemi me ndjek blueprint te dikujt dhe me arrit ku ai person ka arrite. Dhe definitivisht ne nuk mundemi vec me e identifiku piken qe dojme me arrite, dhe me prite qe kemi me arrite ne ate pike, pa i kalu hapat qe kumulativisht, te sjellin ne ate pike. 

Imagjino qe ne kete moment te vjen nje vizion i se ardhmes (si te seriali That’s So Raven), dhe ti e sheh qe je bo CEO i nje prej kompanive me te medha ne vend. Wow, te vjen nje clirim – s’pasna me qene deshtake forever. Po prape se prape, vetem njohuria per te ardhmen nuk ka me te ndihmu automatikisht me u bo CEO. Nese prej momentit te vizionit vec ke me u ule ne karrige e mos me bo asgje e me prite me te bo CEO pas disa viteve, jom e bindur qe edhe ai vizion qe e ke pa, si te Raven, ka me u percjell me ndonje plot twist – qe gabimisht te kane perzgjedh se ta kane perzi emrin, ose te kane pushu nga puna pas 3 diteve se ki genjy ne CV. 

Look both ways 

Para nje kohe e kom pa nje film ne Netflix te titulluar ‘Look Both Ways’, i cili edhe pse eshte nje film i tipit limonade, e ka nje mesazh qe te pakten per mu ka rezonu dhe me ka bo me mendu. Ne film, protagonistja kryesore (nuk e mbaj ne mend sakte se qysh), kalon ne nje jete paralele me te sajen, ku ne njeren prej jetave ajo mbet shtatzene pas perfundimit te studimeve dhe qendron ne qytetin ku eshte rritur, ndersa ne jeten tjeter e ndjek karrieren e saj qe e ka pasion dhe shkon me jetu ne metropol. NUKEMBAJNEMENDTOTALSECKANDODHNEFILM edhe pse betohem qe e kom pa, mirepo jo, ne fund ajo nuk bie ne perfundim se karriera i del ma mire dhe lindja e femiut me keq, apo e kunderta, por thjesht, ne te dy jetat, ajo duhet vete me u pajtu me ate qe eshte dhe cka ka bo, dhe qe nje zgjedhje apo tjeter, nuk ja ka percaktu gjithe fatin e jetes. Ajo edhe pse lind e re, disi i behet qe me ndjek edhe karrieren (por ne forme tjeter), dhe e kunderta.

E di qe ne teori po tingellon shume si cka dhe ishte – film limonade, mirepo mendoj qe kjo eshte vete jeta – cdo vendim qe e marrim, na sjelle tek nje e ardhme e re, me te cilen duhet te punojme. Nuk eshte qe nje vendim medoemos ka me qene me i mire se tjetri, dhe nuk eshte se nje vendim jetesor “i gabuar” mundet me na ndalu qe me vazhdu me u mundu me marr ate se cka deshirojme. Ne i kemi ‘all possible futures’ – me qindra e mija te ardhme te mundshme ne dispozicion, qe kane me u ndryshu cdo here qe kemi me marr nje vendim te ri. Nganjehere nje vendim i gabuar, apo nje ngjarje fatkeqe, na ka ndryshu kahjen e jetes ne nje drejtim qe na dergon tek dicka qe as nuk kemi dite qe e kemi dashte.

What about the (bad) things that never happen? 

Ke bo ndeshje (jo serioze) me veture, ta kane vjedh kuleten, te ka denu polici, te eshte mbush banesa me uje. I pari send qe ke me mendu eshte ‘pse bash mu’, ‘pse bash sot’, ‘hic s’mu desht’, etj., etj. Secila te nxjerr pune, ta komplikon jeten, te humb kohe, apo te dhemb (fizikisht apo psiqikisht). Nuk e besoj qe ka person n’bote qe nuk i ka ndodh ndonje gje e tille (shpresoj jo me e rende apo fatale), mirepo te gjithe e kemi instiktin me u anku apo me mendu qe vec neve, bash vec neve na ndodhin keto gjera, dhe qe jeta eshte vec e komplikume dhe e poshter. VEC mos t’kisha vozite kaq shpejt; vec ta kisha lone kuleten ne vend te sigurt; vec mos ta kisha parku veturen aty; ose ose edhe vec mos t’ma kish inat policia ose komshiu ose shoferi tjeter ne rruge. Mirepo ne nje bote me kaq shume levizje, ngjarje, obligime, komplikime, algoritma, eshte e pashmangshme qe gjerat me u kombinu ne kete menyre per me perfundu me nje ‘fat te keq’.

Mirepo ne kurre nuk e mendojme sa here ju kemi shmang te tilla gjerave? What about our good luck? Cka per ditet (qe jane shumica e diteve) kur NUK na ndodhin ngjarje te tilla? Kur per pak kemi qene duke bo ndeshje por e kemi kthy timonin ne kohe, apo kemi qene ne shpejtesi te duhur. Kur policia don me te denu mirepo e kupton qe ju ka harxhu letra e denimeve (bazuar ne ngjarje te vertete :D). Kur e ke pa ujin duke fillu me piku dhe e ke thirr komshiun menjehere dhe e keni rregullu ceshtjen pa mberri me u bo ma e madhe. Nuk e besoj qe ndonjehere zgjohemi nga gjumi dhe themi ‘wow, sa mire, paska uje per me bo dush, vetura s’qenka prish sot, nuk bera aksident sot, dhe kuleten s’ma vjedhi askush’. Por nese i vejme gjerat ne kete perspektive, kemi me pa sa shume kemi edhe fat te mire, sa jemi te ‘bekuar’ shpesh, dhe se ne shumicen e rasteve, ne jete kemi me shume fat te mire se fat te keq. Vec duhet me ja kujtu vetes ndonjehere. Good things don’t make it to the news, algorithms, or your feed.

If you base your decisions on others

Jeta eshte plot algoritma, plot (if x then y), plot momente kur duhet te marrim vendime, edhe pse nuk e dijme sakte se cka mundet me ndodhe nese e marrim vendimin a dhe jo b. Shpesh nisemi nga logjika, nga historia, nga pervoja jone apo e te tjereve, nga keshillat, nga librat apo filmat, apo edhe nga intuita. Une si person qe identifikohem si kryesisht pragmatik dhe poashtu jam AKREP ne horoskop 😀 😀 😀 :D, e kom teper te rendesishme me marr vendimin me te duhur, me eficent, me te mire, dhe e kom teper te veshtire me u pajtu me deshtimin apo pishmanin apo reputacionin qe mundet me me levize si pasoje e vendimeve te mija. Mendoj qe kom mbete prapa me shume gjera, per shkak se nuk marr risqe sa duhet dhe mendoj qe gjithcka duhet me qene perfekt dhe e sigurte, per me e marr nje vendim. E di qe e kom gabim, dhe mundohna me u permiresu, mirepo kjo jam une dhe jam e vetedijshme per kete. 

NEJSE enough about me. Nje gje qe mendoj qe eshte shume shume e rendesishme MOS ME BO te pakten, eshte me i bazu vendimet tona ne te tjeret. Per shembull, kur te tjeret te thone me bo veprimin x apo mos me bo veprimin y, sepse ka me ndodhe gjeja z. Ne teorine e kontratave dhe ne ekonomi, ekziston koncepti ‘information assymetry’ apo asimetria ne informacion, ku ne mes te dy paleve te marrveshjes, shembull ne nje kontrate me kompanine e sigurimeve, njera pale ka me shume informacione se tjetra, dhe ne kete shembull, nese une e kam nje semundje per te cilen nuk e kom informu kompanine, dhe neser ndodh nje fatkeqesi per shkak te kesaj semundje, atehere kompania eshte pajtu me me pagu per nje fatkeqesi te tille duke mos e dite qe e kam semundjen e cila i rrite gjasat per me e pase ate lendim. Ndersa ne jete te perditshme, njerezit shpesh te japin keshilla apo te inkurajojne me bo dicka qe u pershtatet rrethanave te tyre apo informacioneve qe ata i kane (PER JETE), dhe ti i merr keshillat duke u bazu ne gjerat qe vec i sheh tek ai person prima facie por qe nuk e din storien e plote, e qe zakonisht ekzistojne me dhjetera arsye se pse ai person ka vepru ashtu se qysh te ka keshillu ty me vepru. ‘Le punen nese s’te pelqen’ te thote personi qe s’ka me pagu qera, as kredit, as me mendu per faturat mujore e per buke. ‘Ndjeke pasionin tend’ te thote i njejti person. ‘Bone edhe nje femije me ja bo nje vella qikes’ te thote personi te cilit i ndihmon nena, babai, nena e burrit, motra, fqinja, dhe ndihmesja per me i rrite femijet e vete, cdo dite, e te tjera, e te tjera. Ti e njeh situaten tende me se miri, dhe ne fund ti i ke vlerat e tua dhe te verteten tende ne te cilat i bazon vendimet. Mos te flas per rrjetet sociale, besoj tash vec e kemi te qarte what they’re all about.

<<e di qe pak jashte temes but i love this one ❤ >>

Change doesn’t happen in vacuum 

Pasi qe jemi tek vendimet ne jete – mendoj qe edhe shume prej jush, ose te pakten une, e keni nje paramendim ne koke per vendimet qe deshirojme, duhemi, ose e kemi ne plan me i marr. E paramendojme momentin e vendimit sikur nje buton “do you want to go live abroad?” – YES/NO. E shtypim butonin YES → shkojme me jetu jashte dhe na zgjidhen krejt problemet e jetes. E shtypim butonin NO → vazhdojme me jeten e perditshme, te zakonshme, dhe heqim dore nga endrra per me jetu jashte, pergjithmone. Butoni YES ka me na sjell teper shume mundesi qe vijne nga ky vendim, ndersa butoni NO, me siguri asgje, sepse praktikisht po e vazhdojme jeten ashtu sic kemi qene. Mirepo vendimet, dhe ndryshimet qe vijne nga vendimet, apo ndryshimet qe vijne edhe si pasoje e vendimit te te tjereve dhe rrjedhes se jetes ne pergjithesi, nuk eshte qe ndodhin ne ‘vakum’, pra nuk eshte se jane te izoluara nga gjithcka tjeter ne jete. Ngjarjet dhe veprimet tona (dhe te te tjereve), sic e kam potencu tashme disa here ne kete blog, jane te nderlidhura, te influencuara, dhe influencojne ambientin dhe kontekstin qe na rrethon. Pra, shpesh, jane faktoret dhe rrethanat e jashtme qe luajne rol ne ngjarjet tona dhe gjerat e ndryshme qe na ndodhin ne jete. Ndoshta ti vendos NO, dhe neser e takon dashurine e jetes ne nje kafe i cili del qe jeton ne Zvicer dhe pas 1 viti e sheh veten duke jetu ne Zurich, who knows… 

***

Pasi qe vec brenda kohes qe e kam bo plan me shkru kete blog dhe ne momentin e shkrimit ka mberri me u zhillu edhe ChatGpt, dasht’ e pa dasht’ u mundova me shfrytezu ne disa raste per me i formesu mendimet qe vec i kam ne koke por qe po du me i shpreh ne kete blog. Dhe kur e shkruva ‘explain “change doesnt happen in vacuum”‘, pas deficionit, ChatGpt ma parashtroi edhe nje liste te implikimeve te kesaj fraze: 

Te gjitha keto besoj qe jane te qarta per te gjithe ne, mirepo mendoj qe kemi tendence me mendu qe gjerat ne jete jane te drejtperdrejta, dhe se per te marr gjene x na duhet me bo gjene y, e te tjera. Por e kam pa ne shume raste ne jeten time, dhe ne jeten e njerezve qe me rrethojne, qe shume shpesh nje vendim x, i ka sjelle tek nje gje krejt tjeter, dhe kjo gje tek dicka krejt tjeter, e qe ne fund ka perfundu tek gjeja z, e qe ndoshta edhe ka dale te jete ma e mire se gjeja per te cilen fillimisht e kemi bo veprimin y. Per kete, parimi im ne jete per shume gjera qe i bej, eshte qe te rris propabilitetin qe njeri prej shume veprimeve dhe vendimeve te mija, te me sjelle tek nje gje qe kam deshire, apo edhe dicka qe nuk e kam mendu kurre por qe del te jete e mire per mua. Per kete une shpesh ju them shume gjerave PO, edhe pse nuk kam ndonje perfitim direkt nga ajo gje, sepse ndoshta vec rruges per te shkuar me bo kete gje per te cilen jam pajtu me bo, me del nje shance jetesore qe nuk me kishte dale nese kisha fjetur 2 extra ore apo nese s’kisha dale nga shtepia. E sa i perket faktoreve te tjere te renditur nga ChatGpt, jane jashte kontekstit te ketij blogu, mirepo jane dicka qe na duhet me i pase ne konsiderate (dhe ndoshta do i diskutoj ne ndonje blogpost ne 2025). 

Knowing the future won’t change how u feel now

Kthehemi tek e ardhmja (back to the future hehehehe): Nje gje qe e mendoj shpesh eshte se pse e lo veten me u irritu apo me u bo nervoz me gjera per te cilat ne shumicen e rasteve, kom me qeshe ne te ardhmen ose kom me i konsideru si te pavlera dhe si humbje kohe. Kur e qes veten dhe situatat qe i kam perpara ne kete perspektive, 93% te gjerave me duken te kota dhe te pavlefshme per me e ngarku koken me to. Trafiku ne komunikacion (my fav:D), marrdheniet ndernjerezore qe i kam ne jete (me familje, shoqeri, e te tjera), puna, dhe shume e shume gjera te tjera, perbehen prej shume njerezve, situatave dhe marrdhenieve, dhe sidomos ne Kosove, shpesh karakterizohen me drama dhe komente (prapa shpines, asnjehere me diskutime direkte DUH <3).

Shpesh e ze veten duke komentu per ndonje rast super te parendesishem ne grup te vrapimit, qe nuk luan rol ne asnje sfere te jetes sime, mirepo e verej sa e ngarkume jam me ate gje. Edhe ma shpesh (cdo dite?), behem nervoz ne trafik ne Prishtine dhe shaj mesatarisht 23 here dhe nganjehere ndodh qe frustrimi me zgjat me ore. Ose me ka bo nervoz ai tipi ne Komune qe s’ma ka kry asnje pune dhe vec me ka dergu ne nje institucion tjeter per me vazhdu me pi kafen e mengjesit pervete. Une e DI qe jane gjera palidhje per me u ngarku dhe me humb kohen e vlefshme duke u marr me to, dhe prapeseprape ndikohem. Dhe kom ra ne nje gjyse-perfundimi se pse ndodh kjo, pavaresisht faktit qe e kemi informaten qe i gjithe frustrimi ka me shku in vain (pervec faktit qe jam pak neurotike dhe e urrej qe jetoj ne Kosove sepse asgje nuk shkon qysh duhet) (nuk vlen per nervozen ne trafik tho): sepse Pranvera e se ardhmes – pas ngjarjes x, nuk eshte personi i njejte me Pranveren e se tashmes. Une sot, qe jam e ngarkuar me ngjarjen x, jam ‘less wise’ – me pak e mencur apo e dijshme, se sa Pranvera neser pas ngjarjes x. Nganjehere e vetmja zgjidhje per t’u perball me dicka ne jete apo per me mesu dicka prej saj (edhe sa e pavlefshme eshte), eshte me ‘go through’ apo me perjetu ate gje. The future you will be someone else – dhe ne nje bote reale, me shume njerez e shume ndjenja e shume perspektiva, eshte pothuajse e pamundur me qene njeri kaq stabil dhe kaq i pjekur, dhe me mendu ne kete perspektive, pa i kalu disa gjera vete. Edhe nese une them – po mos u ndiko nga ajo gjeja qe ta tha ai personi; ki me qeshe neser per kete gje; this too shall pass; ti prape ke me ndje ate qe e ndjen tash, jo ate qe e din qe kushtimisht ke me ndje neser. Per kete mendoj qe vjen dukuria qe njerezit me te moshuar nuk e ngarkojne veten me gjera palidhje (mundane), sepse tashme vec kane kalu mjaft kohe dhe kane perjetu mjaft eksperienca ne jete, per me pa qe perpos semundjeve dhe vdekjes, pothuajse cdo gje tjeter ne bote eshte e kote per me ngarku veten me to. Une vec duke e shkru kete paragraf u bona nervoz me nje email per pune. 😀

My algorithms vs your algorithms 

Sic e ceka ne hyrje te blogut, cdo vendim dhe veprim i joni, sado i vogel te jete, mundet me pase pasoja shume te medha ne rrjedhen e jetes tone. Dhe fjala eshte nese i konsiderojme vetem veprat dhe vendimet tona, ne izolim. Shtojini dhe te gjithe njerezit e tjere rreth vetes tone – familja, shoqeria, fqinjet, koleget, shoferet ne komunikacion, punonjesit ne institucione, rrobaqepesi, polici, punonjesit ne dyqane, kamarieri, etj., etj. – jetat tona vazhdimisht kryqezohen me te tyre, dhe shpesh edhe nese ne i marrim te gjitha ‘masat parandaluese’ qe vendimet tona te perkojne me te tjereve, jo gjithmone ndodh kjo. 

Po e marr lojen e shahut si analogji (ofc qe e inkorporova obsesionin tim te fundit ne jete – shahun :D): Loja e shahut i ka disa rregulla, dhe secila figure perfaqeson nje levizje te caktuar. Nje lojtar i mire i shahut, pervec talentit qe mundet me pase per kete loje, poashtu duhet t’i ushtroje jo vetem levizjet e caktuara, por sete levizjesh te caktuara, hyrje, zhvillime, mbyllje, dhe jo vetem nga ana e vete, por edhe kombinime qe i perfshijne levizjet, hyrjet e zhvillimet e caktuara te kundershtarit. Mirepo sipas llogaritjeve, pasi qe te dy lojtaret i kane levizur figurat nga 5 here, ekzistojne 69,352,859,712,417 lojera te ndryshme qe mund te ishin luajtur. Pra sado i pergaditur te jesh, eshte e “pamundur” qe nje person t’i percjell dhe t’i mesoje mbi 69 trilione loja per te qene 100% i pergaditur per cdo levizje te kundershtarit. 

Atehere si mundet nje person te behet lojtar i mire ne shah, shembull Magnus Carlsen, gjenial? Ne vend se t’i memorizoje te gjitha levizjet, pozicionet e kombinimet, ai duhet te fokusohet ne gjera te tjera, qe e bejne me te lehte qe te perballet me pozicione te cilat nuk i ka pare me pare: te kuptuarit e thelle (deep understanding), pattern recognition, kalkulime e analiza, pergaditje, ushtrime, lexim, e te tjera, e te tjera. Dhe e njejta vlen ne jete: ne nuk mundemi me u pergadite per te gjitha kombinimet e ndryshme qe vijne si pasoje e veprave tona PLUS veprave te te gjithe njerezve perreth neve, cdo dite. Sado qe e pergadit veten se cka don me thone ose qysh don me vepru si pergjigje per veprat e te tjereve, shpesh te ndodh dicka krejt e papritur, qe kurre ne jete as nuk e ki mendu, dhe te duhet me u mundu mu perball me ate gje ne menyren me te mire, pa skripte. Dhe edhe ne, si grandmasters te jetes sone, na duhet te pergaditemi per situata jetesore jo duke u pergaditur per te gjitha skenariot e ndryshme e te mundshme te jetes, por duke u mundu me kuptu thelle jeten (tone dhe te tjereve; historine dhe trendet e tashme), duke lexu, duke kalkulu e duke analizu, duke degju e duke perjetu. Ne kete menyre kemi me i pase mjetet e duhura per me u perball me jeten, ckado qe na sjell.

Pattern recognition 

<<Sic po e vereni, po qendroj ne teme, edhe pse as nuk kam studiuar, as nuk punoj si programere, as nuk kom lidhje me programim e as algoritma ne jete :D. >>

Paterna perkufizohet si dicka qe peseritet ne menyre te parashikueshme. Ne jete te perditshme, si tek algoritmat, ekzistojne shume veprime qe mund t’i shohim si paterna – gjera qe pritet te ndodhin pas nje gjeje tjeter. Dhe kompjuterat, por edhe njerezit, mundohen qe sa me shume t’i pervetesojne dhe t’i mesojne paternat, ne menyre qe te ruajne energjine dhe ‘mundin’ per gjerat e paparashikueshme deri sa paternat t’i menaxhojme me automatizem. ‘Pattern recognition’ njihet si proces qe i identifikon dhe i interpreton paternat, strukturat dhe rregullsite ne te dhena dhe informacion, mu per kete arsye.

Ne jete ne e perdorim ‘pattern recognition’ cdo dite, ne cdo gje qe bejme. Nese e keni lexu librin ‘Thinking Fast and Slow’ e kuptoni per cka e kam fjalen. Truri yne, per shumicen e gjerave te perditshme qe i bejme, i perdor paternat. Ne nuk kemi me lodh trurin cdo dite se si lahet fytyra. Ne e bejme me automatizem. Me kete kursejme shume energji dhe nuk e ngarkojme mendjen. Por une mundohem qe ‘pattern recognition’ me e perdor edhe per situata te tjera ne jete, te cilat kur ndodhin, kane nje efekt te caktuar tek une, cdo here. Dhe me kete informacion, mundohem qe te marr vendime, apo t’u shmangem efekteve anesore qe i kane keto situata. When (x), I always (y). Kur vrapoj, gjithmone ndjehem mire. Kur e takoj personin x, ndjehem me keq. Kur e ha ushqimin x, me fryhet stomaku. Kur jam me PMS, ndjehem depresive. Kur zgjohem heret, ndjehem me produktive. Kur ndjehem produktive, ndjehem me pak depresive. Kur ndjehem me pak depresive, ha me mire. Kur ha me mire, kam me shume energji. Kur kam me shume energji, vrapoj me shume. Kur vrapoj me shume, ndjehem me mire. Ne Pranvere, kam me shume energji (shfrytezoje). Dimrit, kam me pak (pusho). E te tjera, e te tjera. Dhe ne vend se me filozofu shume, une ‘mesoj’ nga keto paterna, dhe thjesht mundohem me i perserite veprat qe kane efeket te mire tek une, dhe me i zvogelu veprat qe kane efekt te keq. Recognize your patterns, analyze them, use them. 

You know the past, but you can’t change it; You don’t know the future, but you can change it

Nuk e di se a ju ka ndodh ndonjehere me pa nje loje futbolli reprize (apo cfaredo sporti tjeter). Mu me ka ndodh shpesh, mbi te gjitha per faktin se babi jem paqesor ka qejf teper me pa loja reprize, sidomos te lojerave ku ka pase shume golla, sepse less stress, more fun :D. Eshte mjaft interesante me shiku reprizen e nje loje te rendesishme per ju (shembull, finalja e Champions League te ekipit tuaj te preferuar qe nuk ka fitu CL prej vitit 2005 :D), qe ju ka shkaktu shume dhimbje kur ka ndodh. E din qe ka me perfundu 3-1. E din cdo faul, cdo karton te verdhe, e din edhe ate te kuqin.  Kur e ke shiku lojen live, ke pase stres non-stop. Ne fund te lojes ndoshta edhe ki qajte, sepse vec te ish shfrytezu ajo shanca, apo te kish vrapu ma shpejt ai lojtari, e kishit barazu dhe ndoshta edhe kishit fitu. E kthen lojen ne koke dhe nuk te besohet qe edhe pse ishte mundesia, nuk u shfrytezu. Ekipa tjeter po feston me shampanje, e ti po shkon me fjete. 

Ndersa duke e shiku reprizen, te vjen njefar qetesie. You just let it be. Ti e din qe edhe mbreme kur eshte lujte loja, nuk eshte se ke pase ne dore per me ndryshu dicka, por ki shpresu, dhe thjesht ‘the unknown’ te ka jap stres dhe ankth, dhe ki mendu qe ne nje menyre apo tjetren, me energjine tende, ki me pase ndonje ndikim ne loje. Ti e din qe s’eshte e vertete – nuk eshte se je lojtar i ekipes apo trajner. Nuk ke qene as ne stadium. Por e ke perjetu duke ndodhe, dhe ke shpresu. Ke shpresu qe e ardhmja mban dicka tjeter, jo humbje, merzi. Por me reprize, eshte me e lehte. Fakti qe ti e din te kaluaren, qe e din qe s’mundesh me ndryshu, te ngushellon e te qeteson. Dhe cdo gje qe vecse ka ndodhe, ka kalu, dhe nuk mundemi me ndryshu. E dijme cka ka ndodh, qysh ka ndodh, e dijme ndoshta se cka kemi gabu, mirepo prape nuk mundemi me ndryshu. Por e kemi lojen tjeter. Mundesine tjeter. E kemi qellimin, endrren, shpresen. Dhe mundemi me provu prape. E kemi ne dore, dhe mundemi me ndryshu. Une mendoj se gjerat ne fund kane me perfundu ashtu sic kane me perfundu, per shkak te shume faktoreve. Mirepo esenca eshte qe ne me bo krejt cka mundemi, krejt cka kemi ne dore, dhe qyshdo qe perfundon, me dite qe ‘we did all we could’, dhe me jetu ne paqe me ate qe ka ndodh. 

In the middle of your life / Nothing happened

Ne mendjen time, e vizualizoj kohen si me nje grafik, tabele apo edhe liste. Kur i paramendoj muajt e vitit, janari eshte lart, dhjetori eshte poshte, dhe kur bej ndonje plan ne koke, shkoj deri tek muaji i caktuar qe e kam ne kete liste. Java shkon nga e majta ne te djathte – e hena ne anen e majte dhe e diela ne fundin tjeter. Vitet jane me te perziera – vitet 1990 jane shume me poshte, nga 2000-2015 disi si ne mjegull, dhe 2018 e deri sot, jan krejt ne maje. Dhe e gjithe jeta ime, eshte prape si nje grafik, ku sa me larg qe jam prej te tashmes (ne te ardhmen), eshte me e paqarte, te njezetat jane vitet kryesore, the te tjerat poshte. Moshen 30, 35 dhe 40 i kam te markuara (sepse me duket se aty ndodhe gjithcka interesant), pastaj 50, 60, 70 dhe 80, jane lart, pak ne hije, dhe nga 80 fillon pasiguria (mbi vija te nderprera). Nuk e di se a po ka kuptim kjo qe po e them, dhe nuk e di se a i keni te vizualizuara periudhat kohore ne mendje, apo ne kete menyre. Por per kete paragraf, po e perdor njerin prej vizualizimeve te mija per jeten per me ilustru ceshtjen ne diskutim: Jeta si nje liber.

Sikur ne nje liber, ku zakonisht fillimi i prezanton personazhet dhe kontekstin, ne mes zhvillohet ngjarja (plot), dhe kah fundi zgjidhen te gjitha dhe perfundon ngjarja, ashtu edhe une mendoj qe jeta ime e ka nje fillim, mes, dhe nje fund; qe zgjat perafersisht 80 vite; qe mesi eshte dikund rreth 40, dhe qe deri aty me duhet me i zhvillu te gjitha ngjarjet kryesore, plot-in, dhe pastaj shkoj duke i zgjidh ngjarjet deri ne fund, pastaj perfundon happily ever after, dhe ne jete – me vdekje paqesore.

Mirepo paramendoni nese jeni duke e lexu nje liber, dhe mberrin deri tek faqja 137/450, dhe libri perfundon. Ngjarjet qe kane qene duke u zhvillu ne faqet e fundit te asaj pjese, edhe pse te lena ‘ne gjysme’, kane qene te fundit. Dhe jeta, si liber me shume kapituj, per shkak se nuk e dijme se kur perfundon, eshte liber i tille. Ne nuk e dijme sa faqe i ka, sa kapituj i ka, ku eshte mesi, cili eshte momenti me i bukur i librit, cili eshte fundi. Ne lexojme, lexojme, lexojme, sa te mundemi, dhe mundohemi me i zhvillu ngjarjet, t’i zgjidhim problemet, dhe te nisemi drejt perfundimit te lumtur, per te pushu ne paqe. Mirepo ne jo vetem se nuk e dijme se sa gjate kemi me jetu (andaj nuk e dijme as se ku eshte ‘mesi’), por edhe ndjekja e ketij procesi te zhvillimit te ngjarjeve ne menyre lineare – lindja, rritja, shkolla, fakulteti, simpatiat, karriera, martesa, femijet, femijet duke u rrite, femijet ne shkolle, femijet martohen, nipat, nipat duke u rrite (…)), duke mendu gjithmone qe kemi me kalu ne fazen tjeter, qe libri ende ka faqe, qe ende s’eshte zhvillu ‘plot-i’ per ne, per prinderit, per femijet tane, per nipat e mbesat, eshte jo reale, dhe si pasoje, nese nuk perfundon sic e kemi prite, na duket si e vjedhur.

“Por une jam ende te faqja 340, s’jam gati?” Well you’ll never be ready. Na duhet me lexu cdo faqe si te jete e fundit. Cdo faqe e ka vleren e vete – ne kuader te gjithe librit, te kapitullit, por edhe ne vetevete (ndoshta eshte faqja e fundit). Prandaj edhe jeten na duhet me permbush vazhdimisht me ngjarje te vogla, miniplots, ndoshta te parendesishme, por qe te bejne me qesh, te bejne te lumtur, ne cdo faqe, cdo dite. Perdore parfumin e shtrenjte, veshe ate fustanin, shko ne ate shetitje, behu i shendetshem per veten tende sot, ha mire per me u ndje mire edhe sot, thuaju njerezve ate qe e mendon, lexo, jeto, perjeto, puno per veten sot. If it will be the end, it will still be a happyish end. 

The future will come, and if not, you won’t know 

‘Be patient. Your future will come to you and lie down at your feet like a dog who knows and likes you no matter what you are.”

Shume prej neve si femije, kemi pase deshire me qene te medhenje. Disa vjedhin make-up te nenave, veshin taka e luajne ‘tezesh’. Une e kam pase enderr me u rrite aq sa me e pase kuleten e mbushur me kartela te bankes, ID, kupona te tjera, si te medhenjet. S’me eshte prite me u rrite vec per kete arsye – me qene ‘busy’, me pase obligime si te mamit e te babit, me shku ne banke, ne administrate, me pagu fatura, e te tjera. LITTLE DID I KNOW qe keto jane pjesa me e rende e adulthood – cdo moment je i cmontuar – ose ki pagesa per me bo, ose i kryen te gjitha pageset po te thehet ekrani i telefonit, ose eshte harxhu nafta, ose ki me bo analiza, ose ki me shku ne nje ‘perhajr’ dhe me kontribu per dhurate, e te tjera, e te tjera. S’je kurre rahat, dhe gjithmone ke dicka mbi koke. S’eshte me qejf me lujte ‘bankash’ ose ‘administratash’ ose ‘dugojash’. It actually sucks.

Kur je i ri dhe fillojne me u shtu gajlet – studimet, puna e partneri, dhe prapa mendjes e ke gjithmone me u ‘rahatu’ – me settle. Me ble veture, banese, me u martu, me bo ose mos me bo darsem, aty ketu me shetite, po ne pergjithesi me e kriju njefar foleje dhe me u bo gati per vazhdimin e jetes, e qe ne shumicen e rasteve eshte me kriju familje, me u shtu. Po tash vec e kemi marr vesh qe as kjo ‘e ardhmja’ nuk eshte cak, e ka nje te ardhmje tjeter, e tjeter pas asaj, femijet, femijet e femijeve, deri ne pensionim, deri ne fund. Pse nxitojme? Pse e dojme kaq shume te ardhmen? Pse dojme me mberri tek e ardhmja ma shpejt, duke e dite qe efekt anesor i kesaj eshte vete vdekja? E ardhmja eshte e garantuar, cfaredo qe te jete, sado e gjate apo e shkurter te jete. Nese eshte e gjate, kemi me perjetu, kemi me pa qe po vjen, dhe prape ka me kalu, shume shpejt. Nese eshte me e shkurter, we’ll just be gone sooner. Sido qe te jete, there’s no need to hurry. You’ll get there, and it doesn’t get any easier.

Because we’re all going to die 

Jeta, sado e komplikuar qe eshte, e ka nje karakteristike qe e ‘thjeshton’ gjithe kete pune: vdekjen; vdekjen, qe eshte 100% e sigurte qe do na ndodhe te gjitheve, pra s’kemi nevoje me u shqetesu edhe per nje gje extra nese dikush e ka e dikush nuk e ka. Pa perjashtim, cdo person i lindur ne kete bote, e ka perjetu dikur edhe vdekjen. Ne nuk jemi pyetur se a deshirojme te lindim ne kete bote, dhe vdekja eshte e sigurt. E cdo gje tjeter ne mes, eshte ‘uncertain’ – e pasigurte, e pacaktuar, dhe deri dikund, ne doren tone. E jona eshte qe te pakten te mesojme ‘how to live’ – si te jetojme, (‘the how’), pasi qe vec s’kemi mujte me gjete ‘the why’ –  pse jetojme, dhe cila eshte arsyeja se pse jemi ketu. Since we’re here, it might as well mean something. 

Dikush e ka bo kete pyetje ne Reddit: Pse duhet te mundohemi ne jete, nese te gjithe kemi me vdeke gjithsesi? Dhe pergjigja me e votuar ishte vete pyetja: sepse te gjithe kemi me vdeke. Memento mori. Ne vend se ky rikujtim te jete depresiv, ne fakt i jap me shume vlere jetes. Nese te gjithe kishim jetu pergjithmone, me siguri bash atehere kishim qene duke filozofu per kuptimin e jetes <<What’s the meaning of all of this!!!!>> (pikecuditese, jo pikepyetje)

Epilogue 

E fillova blogun me pershkrimin e tregimit te nenes qe ka mujte me pa te ardhmen, dhe i flet vajzes se saj ne momentin qe vendos me mbet shtatzene – edhe pse tashme e di qe bija do i vdes e re. Ne kete rast, protagonistja eshte e sigurte qe do te ndodh, dhe qe do te kete dhimbje teper te medha ne jete, per shkak te ‘fuqive’ qe i ka ne liber dhe ne film per te parashikuar te ardhmen. Mirepo a nuk jemi te gjithe te sigurte, prej momentit qe e mbajme veten ne mend, qe kemi me pase dhimbje te pashmangshme ne jete? Ne nuk e dijme saktesisht se cka do te ndodhe, sepse nuk mundemi me pa te ardhmen, por e dijme qe in one way or another, it’s going to hurt.  Askush ne kete bote nuk eshte kursyer nga dhimbja. Mirepo ne vendosim te jetojme, cdo dite. Cdo dite dalim ne bote, marrim risk, riskun qe eshte vete te jetuarit. Sepse kopshti i jetes sone me plot gjemba, ka edhe lule, fruta, ngjyra, arome, bukuri. 

Po e pershkruaj edhe nje analogji, qe i ngjan te pares dhe kush i don kafshet, e sidomos qejte, e kupton thellesine e kesaj analogjie: ne e dijme qe nje qenush jeton rreth 15 vite. Ne e dijme prej momentit qe e marrim qenushin, qe eshte gjasa teper e madhe qe mjaft shpejt kemi me perjetu vdekjen e ketij qenushi qe e kemi marr me te cilin kemi me u lidh aq shume e me dashte teper shume. Ne e dijme kete gje edhe per njerezit ne jeten tone, mirepo qenushin ZGJEDHIM me marr, me plot vetedije, edhe pse kemi jetu pa te shume mire deri sot.

Atehere pse vendosim qe me i shkaktu vetes kaq shume dhimbje ne te ardhmen, kur e dijme qe qenushi ka me qene me neve per pak kaq kohe? Po vijme prape tek e njejta pergjigje si tek Story of Your Life and Others. Sepse besoj qe dashuria dhe menyra se si na ben me u ndje ky qenush, edhe pse per kohe te kufizuar, i jap kuptim jetes sone per ate kohe dhe pergjithmone, dhe ne jemi ne gjendje me e perballu dhimbjen qe vjen pas, nese ky eshte cmimi qe duhet paguar. Dhe edhe pas humbjes, ne kemi me jetu me kujtimin e qenushit, te cilin askush nuk mundet me e marr nga mendja jone. It’s ours, and it’s forever.

Dhe e njejta eshte per te gjithe njerezit qe i kemi ne jete – disa per me shkurt dhe disa per me gjate, por edhe per gjerat qe i fitojme e i humbim. Ne shpesh jetojme te permbushur vec pse e dijme qe dikush qe ne e kemi ne zemer, ekziston. E nese ky person nuk eshte ne mesin tone, ne jetojme me krenarine dhe dashurine qe ky person dikur ka ekzistuar. Dhe ne nje menyre apo tjeter, te gjithe keta njerez, te gjitha gjerat, veprat tona, vendimet, perjetimet, jane pjese e jona, dhe kane lene nje shenje tek ne dhe tek te tjeret. Dhe kjo eshte jeta jone, algoritmi jone.

And so be it.

end if

System.exit (0) ; 

Lini një koment