About

Quhem Pranvera Selimi, po ne kete blog me njohin si the Blond Almond. Emri Blond Almond me ka ardhe rastesisht, pra kom pase deshire qe me pase nje emer simpatik te blogut, qe rimon, qe n’vete me pase emer dhe mbiemer, por edhe me perfaqesu dicka te shendoshe sic eshte Almond-i (bajamet), dhe ne fund te fundit: I am blonde.

Blogun e kom pase thelle ne zemer plan me bo prej vitesh, sepse i pelqej social media-t, jom tip ekspresiv, jom person qe gjerat qe i bej dhe me bojne me u ndi mire – kom deshire me i kalu edhe tek te tjeret. Ne fund te fundit, kom qejf qe me i bo te tjeret me u ndi mire, ne cfaredo menyre qofte.

Kurre se kom dite qe kom ‘talent’ per me shkru ose per me i shpreh gjerat qe i kam ne zemer, ndoshta sepse kurre s’kom provu. Por para disa viteve, e kom kuptu qe gjerat qe du me i bo ne jete duhet me i bo tash, sepse endrrat mbesin endrra nese nuk punon per to (nuk e kom fjalen vetem per blogun).

Poashtu, ka pase shume te aferm qe me kane sugjeru per me fillu kete blog, tek e fundit cka kisha pase me humbe anyway… Tash, pas 4 muajve e 17 postimeve, me eshte bo si nje shtepi, vend ku e hapi zemren tek lexuesit e mi, dhe ku ato/ata munden me e pa se nuk jane vetem, se te gjithe jemi duke i kalu gjerat e njejta ne jete, se asgje nuk eshte perfekte, asgje nuk eshte se si duket, dhe se lumturia me te vertete vjen nga brenda.

Poashtu, po du me e bo si njefar levizje, levizje per te rinjte dhe te rejat qe te fillojme te krijojme dicka, te merremi me aktivitete, te mos e humbim kohen kot, t’ju dijme vleren gjerave qe i kemi, dhe te punojme per endrrat dhe planet qe i kemi ne jete. Sepse, koha ideale per me u bo ajo/ai qe deshironi eshte sot.

BlondAlmond per 4 muaj ka afer 20,000 shikime dhe 8,000 vizitore, cka mu me bon mu ndi teper mire, jo pse kom nevoje per attention ose pse me nevojiten keta lexues, por sepse keta 8,000 persona njefare menyre po i bashkohen levizjes time, jane ngopur duke i jape rendesi vetem gjerave materiale dhe dukjes (nuk eshte qe s’ju jap edhe une, thjeshte s’eshte primare per mu), dhe poashtu, duke e ditur natyren e shkrimeve te mija qe zakonisht kane deri ne 3,000 fjale – e lexojne blogun tim dhe e shpenzojne kohen e tyre te cmuar per ta bere ate.

Poashtu, gjate ketyre muajve kom pas aq shume komente, fjale, replika, shperndarje te blogut tim, sa nuk di se si mi ju falemnderu. E ceki edhe prape: edhe sikur vetem nje person ta lexonte blogun tim, une prape kisha me vazhdu – por ndjenja qe ma japin keto mesazhe eshte teper e vecante dhe me motivon me vazhdu, sepse n’kete menyre po me rikthehet besimi ne dashurine, sinqeritetin dhe gatishmerine e te tjereve per me mbeshtete tjetrin.

Une kom me vazhdu me shkru prej zemres, me shkru fjale te sinqerta, ngjarje te jetes, keshilla, mendime, ckado qe mendoj qe dikush prej juve ka me pase nevoje me i lexu, dhe kom me u mundu mos me ndryshu kete gje deri ne postimin e fundit, kurdo qofte ai.

Ju falemnderoj edhe nje here lexuesit e mi, almondat e mi pozitivë, te cilet me bojne almond writer-en ma te lumtur ne bote.

Per cfaredo sugjerimi, kritike pozitive apo negative, ju lutem me shkruani kudo qe e gjeni ma te udhes me me shkru. Une ju pres ketu kohe pas kohe, kur Almondi ka gjete cka me thone…

Love, P.

cropped-almondii.jpg