Almond on Social Media

Hello Almonds!

Nuk e kom pasë ndërmend me shkru këto ditë, sepse me të vërtetë jom pak e zënë me punë, mësime dhe vrapim 😀 – dy të fundit për arsye të ndryshme dhe të cilat e kanë një goal që përfundon edhe disa javë. POR, kur i kom shkru Septmber Goals, njëra prej tyre ka qenë ‘me i postu 3 blogposts këtë muaj’, kështu që mos me rrethu qat task këtë muaj will haunt me till the rest of my life PO RREJ – thjesht isha duftë me postpone ndërsa bash muaji Tetor dhe Nëntor do të jenë edhe më të JOpostponshme (për shkak të këtyre goals-ave që i kom).

Siç po e shihni, prapë nuk mbërriva me postu në Shtator.

 

Let’s talk about Social Media

Arsyeja pse vendosa me shkru për Social Media është sepse vitet e e fundit është një prej topics/temave ma kontradiktore, temë për të cilën shumë njerëz kanë mendime negative dhe në përgjithësi kanë dalë dukuri negative, por unë prapë mendoj që ka shumë gjëra të mira në to dhe fakti që përdorimi i rrjeteve sociale dhe i internetit në përgjithësi nuk ka mu zvogëlu në vazhdim, më mirë është që mos e mohojmë ekzistencën e tyre por të fillojmë t’i përdorim në mënyre konstruktive dhe të nxjerrim ma të mirën prej tyre.

Shumica e njerëzve kanë llogari/accounts në ndonjë rrjet social. Shumica e njerëzve kanë telefona të mençur apo ndonjë akces tjetër në internet. Një pjesë e madhe e këtyre i shfrytëzojnë konstant rrjetet sociale, postojnë apo vetëm përcjellin të tjerët, por edhe një pjesë shumë e madhe e njerëzve pohojnë se në ndonjë mënyrë apo tjetër, përdorimi i rrjeteve sociale i shqetëson kohë pas kohë.

Rrjetet sociale nuk janë gjë e keqe. Me i përdorë ato nuk të bën të cekët ose më pak të veçantë. Social media është këtu, në mesin tonë, dhe nuk është duke shku kërkund. Kjo është bota e teknologjisë dhe më besoni, mire jemi hala se ku është duke shku teknologjia dhe në çfarë gjendje ka me na sjellë.

b390bb48e41394b6ef672a163622f669--movie-quotes-songs

Media sociale janë media në fund të fundit, të cilat vetëm se e kanë ndërru formën vit pas viti, ku edhe tash po shërbejnë për informim, promovim, argëtim, ndërgjegjësim, për përhapje të ndonjë kauze, për inspirim, motivim e shumë gjëra të tjera, pra qëllimi i tyre është mjaft i gjërë, por që shpeshherë devijon dhe keqkuptohet.

Si çdo gjë tjetër, edhe rrjetet sociale po të përdorën për të mirë dhe me masë të mjaftueshme, mund të na shërbejnë pozitivisht dhe të na lehtësojnë jetën në shumë mënyra. Por, si me çdo gjë tjetër, njeriu gjithmonë e ka aftësinë me abuzu me to, me tepru me to, dhe me u bo i varur prej tyre.

Në këtë blogpost kom shkru një background të shkurtër të stories se si unë e kom tejkalu këtë sluggish fazë të social mediave dhe i kom kthy në diçka pozitive për mu, dhe si ato nuk kanë më asnjë ndikim negativ tek unë por vetëm më shërbejnë për me i nda pikëpamjet e mija, mendimet momentale, foto të çasteve të ndryshme, dhe në përgjithësi gëra të rëndësishme ose të parëndësishme; se si më kanë ndihmu me u inspiru prej të tjerëve, me mësu gjëra të reja dhe me u solidarizu me të tjerët, me njoftu njerëz të rinj dhe në përgjithësi me qenë më afër botës. Në pjesën tjetër të postimit i kom shkru disa AlmondSocialMediaTips, nga pikëpamja ime, si zakonisht.

 

My story on how now I see Social Media as a positive tool

Personalisht, jam prej gjeneratave të fundit që shkollën e mesme e kom kry pa poseduar telefon të mençur (2009-2012). Rrjetet sociale ekzistojnë tashmë prej një dekade e më shumë, ku përvete kom fillu me Piczo diku prej vitit 2006, Hi5, Facebook, Twitter e Instagram. Por, mendoj që abuzimi me social media filloi me marr hovin kur shumica u pajis me telefona të mençur, sepse prej aty filluan me na përcjellë kudo, kurdo, me shoqëri, familje, ty hongër bukë, në punë, në pushime, gjithkund.


Nuk po du me e kufizu varësinë prej rrjeteve sociale vetëm me moshën e adoleshencës, sepse edhe pas asaj faze ka shumë të rinj e edhe njerëz në moshë të cilët pjesën kryesore të kohës e humbin në to, duke u munduar që të krijojnë njëfar paraqitje sa më të mirë në profilet e tyre ose duke u interesuar tej mase për jetën e dikujt tjetër. Por adoleshenca është mosha ma e prekur prej tyre – pa dyshim, sepse të rinjtë kanë më shumë probleme me vetëbesim, me kriza identiteti dhe për fat të keq, kanë shumë kohë të lirë.

Natyrisht, edhe unë vetë kom pasë faza shumë antipatike me përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale – faza ku kom shpenzu kohë dhe energji për me bo një foto, me pa se a po ka ajo foto “sukses” dhe në fund me analizu e analizu atë postim, e me u pendu që e kom postu. Kom ditë me humbë oooorë në profile të modeleve, vip-ave të ndryshëm apo edhe njerëzve të tjerë, duke mbledhë sa më shumë material që edhe unë në njëfarë mënyre me arrit një pamje ose trip të tyre, duke bo plane se si edhe unë me arrit me e bo një lifestyle të tillë, se si më duhet me shku në ndonjë vend interesant për me bo një foto etj.

Kështu, për këto faza joproduktive gjithmonë ja kam lënë fajin rrjeteve sociale, se si po na e marrin kohën e vyshme, po na shkatërrojnë rininë, jetën. Kom mendu që më duhet një orar për përdorimin e telefonit që mos me pasë qasje në telefon në çdo kohë, sepse ndryshe s’kemi si me shpëtu prej këtij mjeti të poshtër që po manipulon me ne të gjithë.

Por kur e kthej kohën prapa, faji s’ka qenë e gjitha tek rrjetet sociale. Faji ka qenë tek unë, sepse unë kam qenë ajo që s’kam bërë gati kurgjo produktive gjatë ditës, i kom shty obligimet (procrastinating), kam qenë pasive, nuk kom ditë çka kom dashtë, nuk kom pasë koncentrim për me u marr me ndonje aktivitet, s’kom pasë kurrfar plane, dhe kështu çdo moment kom pasë tundim prej rrjeteve sociale për me hi në to, dhe me humbë orë e orë të tëra në to.

Faji nuk është krejt’ tek rrjetet sociale. Faji nuk është tek interneti, nuk është tek teknologjia. Social media-t nuk janë krejt’ të këqija. Me postu foto, video, mendime apo çkado tjetër nuk është gjë e keqe. Me pasë një rreth të gjërë të njerëzve prapë nuk është keq. Asnjëra nga këto nuk janë të këqija, nëse ti nuk varesh prej tyre. Nëse ti me vetëveten je mirë, nëse ke punë dhe aktivitete të tjera në jeten reale. Nëse ti ke miq të vërtetë që i do dhe të duan, dhe ke mjafueshëm dashuri ndaj vetes, e nuk ke nevojë për approval të të tjerëve. Nëse ti me të vërtetë bën gjëra që ta mbushin mendjen dhe zemrën, dhe nuk ke nevojë me kriju një karakter tjetër për paraqitje ma të mire.

E kom cekë edhe më përpara që kom ndryshu shumë viteve të fundit, sidomos në periudhën e pasdiplomimit. Jom bo ky person që jom sot – njeri me plane, qëllime, ëndrra. Ditën e kom të ndame me aktivitete; mundohna me i kry obligimet që ja qes vetes dhe me nxirr sa ma shumë dhe ma të miren prej jetës, vetës dhe ambientit që më rrethon. Dhe sa ma shumë që jom afru tek ky person, aq më shumë ka ra ndikimi i mendimit të të tjerëve tek unë, ndikimi i rrjeteve sociale tek unë dhe në përgjithësi dëshira ime për me ditë çka mendojnë të tjerët (për mu) dhe çka bëjnë ata.

Këto vitet e fundit, nuk është se përdorimi im i rrjeteve sociale ka ra – ndonjëherë i përdori edhe më shumë se përpara, por impakti që ato kanë tek unë është krejt ndryshe se çfare ka qenë. Cka ka ndryshu është se unë e kom gjetë veten në gjëra të ndryshme, gjëra që tash vetë i praktikoj dhe me raste i ndaj edhe në rrjete sociale me të tjerë. Pra më nuk krijoj momente për me postu, por postoj pasi kom kriju momente. Poashtu, shpesh jam aq e zënë duke u marr me aktivitete (reale), sa me të vërtetë ka shumë raste kur e hap telefonin dhe e mbyll menjëherë sepse e di që I can’t afford wasting my time right now.

a97da58047acf75ea0ebb0c58a2fd5fd

Mua gjithmonë më ka tërheqë fotografia, dizajni, shkrimet. Gjithmonë kom pasë dëshirë me pasë si një lloj webi apo portfolio me materiale të ndryshme ku muj në njëfar mënyre me shpreh vetën. Dhe as sot nuk e marr si diçka negative. Dikush ka dëshirë me u ekspozu, dikush jo, and that’s totally fine. Vetëm se nuk jom ndi mirë kur gjjithçka që kam qenë ka qenë përmes ndonjë foto apo postimi, ndërsa në jetën reale ndoshta nuk kom mujtë me u shpreh siç duhet për çështje të ndryshme. Më ka pëlqy idea e shumë gjërave, por shumicën nuk e kom praktiku vetë.

33cad641afb447987e3562f14533d74f

Ndërsa tash rrjetet sociale janë vetëm një plotësim i ditës time, ku herë pas here kom dëshirë me nda ndonjë momente të rastit me të tjerët, ndonjë thënie që mu më ka bo mu ndi mirë, ndonjë foto time që më ka pëlqy, ndonjë postim që ndoshta e inspiron dikë e kështu me rradhë. Por asnjëherë nuk është diçka pa të cilën nuk muj me jetu, dhe asnjëherë nuk postoj diçka që nuk praktikoj, diçka që s’jam, diçka që s’mendoj.

Unë mendoj që nëse e gjeni pasionin tuaj – pasionin e vërtetë, e gjeni veten, jeni të zënë me punët tuaja, merreni me aktivitete prej të cilave nuk mundeni me u shkëputë lehtë, e kuptoni që në të vërtetë nuk ju intereson mendimi i të tjerëve për ju dhe jeni në paqe me veten, atëherë rrjetet sociale munden vetëm me qenë një shtesë e jetës suaj të përditshme ku mundeni me hy kohë pas kohë për me lëshu mendjen e me eksploru, me u inspiru e motivu, me inspiru të tjerë e me shpërnda diçka me të tjerët dhe në fund gjithë kjo me mbetë Random Access Memories.

Gjithashtu, mendoj që si në jetën reale ashtu edhe atë virtuale, çkado që bëjmë, ta bëjmë me ndonjë qëllim të mirë. Të mundohemi të bëhemi versioni më i mirë i vetëvetës, ta inspirojmë sa më shumë rrethin tonë dhe mos ta lëndojmë askënd. Problemi me rrjete sociale është që mendimet tona, paraqitja jonë, gjërat që i bëjmë dhe i posedojmë dhe në përgjithësi ato që i ndajmë në rrjete sociale, shikohen prej një numri shumë më të madh të njerëzve. Andaj, në fund të fundit, duhet të kemi kujdes se çka postojmë, sepse mund të lëndojmë njerëz edhe pa qëllim.

Njëkohësisht, fakti qe një numër i madh i njerëzve mundet me i pa këto postime është prapë një gjë që duhet ta shfrytëzojmë sepse mund të shpërndajmë një ide, një kauzë tek shumë njerëz; mund t’i bëjmë ata të ndjehen mirë, të qeshin, të mos ndihen vetëm. Mund t’i mbledhim e t’i bashkojmë për ndonjë aktivitet, t’i motivojmë, t’i inspirojmë. Andaj, të mundohemi që globalizimin, internetin, rrjetet sociale, mundësinë e kontaktit me njerëz nga e gjithë bota, ta bëjmë në mënyrën ma të mirë.

 

2643456f30fd503ebcaa7bdc57313c0b

Tash po i shpërndaj disa pikëpamje/këshilla të mija për social media, jo sepse po du mi ju këshillu a mi ju tregu se çka me bo apo qysh me u sillë në rrjete sociale, por në njëfarë mënyre me i thonë me zë të lartë disa pikëpamje të mija ndaj tyre, që ndoshta edhe ju pajtoheni me mu në ndonjëren.

 

AlmondSocialMediaAdvice:

Gjej gjërat që ty të interesojnë dhe shfrytëzoji ato për interesat e tua

Siç e ceka, rrjetet sociale janë formë relativisht e re e mediumit të cilët besoj që nuk kanë me u zhdukë me kalimin e kohës, por vetëm munden me ndërru formën në të ardhmen. Andaj (përveç nëse keni vendosë me jetu të izoluar prej tyre, larg prej teknologjisë dhe komunikimit), është mirë me e kriju njëfar koncepti se për çka TY të shërbejnë rrjetet sociale. Inspirohesh? Lexon artikuj? Informohesh? Sheh meme? E kërkon të dashurin për fat? Mëson diçka të re? Eksploron? Ckado qoftë, mund t’ja nxjerrim ma të mirën dhe ta bëjmë atë një mjet që në këtë botë të globalizuar, të na afrojë tek gjërat që neve na interesojnë, na zhvillojnë dhe na bëjnë të ndjehemi mirë.

 

Inspirohu, gjej pasionin tënd, ndaje me të tjerët, inspiro

Gjithkush ka ndonjë pasion. Dikush ka më shumë se një, dikush mendon që nuk ka asnjë ose nuk e ka gjetur ende. Por për ata që kanë, mendoj që është mirë me nda këtë edhe me të tjerët, sepse ka shumë njerëz që nuk e kanë gjetë pasionin e tyre, ndërsa dikush me postime inspiruese e informuese mundet me i motivu dhe me i drejtu kah ndonjë aktivitet.

Unë përvete kom mendu që vetëm vrapuesit profesionistë munden me i vrapu p.sh. 10 kilometra. Ose që duhet të jesh shkrimtar apo gazetar për me shkru blogje. Ose që veç Bill Gates, Eleanor Roosvelt dhe njerëz të tjerë super të disiplinuar kanë mujtë apo  zgjohen dhe ekzistojnë në orën 5 të mëngjesit. Por, duke parë accounts të njerëzve të thjeshtë që i kanë nda storiet dhe këshillat e tyre se si e kanë arritur njëren gjë apo tjetren, e kom kutpu që janë njerëz të thjeshtë si unë, që kanë pasë të njejtat struggle si unë, që kanë fillu prej 0, por që kanë punu në ato drejtime. Dhe në këtë mënyrë kom fillu me i përcjellë rrugëtimet e këtyre njerzve – kom marr këshilla, kom fillu me i apliku dhe më vonë kom fillu edhe me i shpërnda në rrjetet e mia, që ndoshta edhe dikush tjetër me u inspiru prej meje njejtë si qysh jom inspiru unë prej të tjerëve.

3e640d20554c4e6fb7cffb52eb6ae07c

 

Mos i merrni rrjetet sociale shumë seriozisht THO

Okay. Nuk ekziston Këshilli Ndërkombëtar i Vlerësimit të Postimeve në Social Media. Ekzistojnë llajkat dhe komentet, të cilat sidomos kohëve të fundit jonë irrrrrelevante, sepse 83% të llajkave dhe komenteve janë për shenjë respekti dhe mbështetje, por në përgjithësi nuk determinojnë realisht atë se a është ndonjë postim kualitativ apo jo. Njerëzve ju pëlqen Kylie Jenner andaj nuk kom ndonjë koment tjetër për atë se ajo çka i pëlqen mases a është e drejtë apo jo dhe nuk më intereson fare. You do you IRL dhe IVL. (in real life/in virtual life)

 

Bëhuni selektiv në zgjedhjen e personave që doni me i pasë në rrethin social

Sikur në rrethin shoqëror të jetës reale dhe në përgjithësi në gjërat që i bëni, hani, me gjërat që merreni, është mirë me u pastru sa më shumë nga gjërat dhe personat toksikë, dhe të keni përreth gjëra dhe njerëz sa më pozitivë dhe inspirues. Në rrjetet sociale, ne literally mund të vendosim se kënd dojmë  me e pa (po rrej, fu algorithms). Por, mundemi pakashumë me e përkufizu rrethin dhe njerëzit që dojmë me i pa,  duke e kriju rrjetin tonë social që ne e dëshirojmë.

Nëse e keni atë mendim për rrjetet sociale se janë vetëm të cekëta, kjo është ndoshta sepse shumica e njerëzve që i keni në këtë rreth janë të tillë. Këtë mundeni me ndryshu duke zgjedhur njerëzit të cilët dëshironi me i pa, të cilët ju interesojnë, të cilët bëjnë gjëra që juve ju pëlqejnë, dhe të cilët munden mi ju inspiru. Dhe në këtë mënyrë, e keni një rreth pakashumë të shëndoshë dhe shihni përbërje ma të mirë çdo ditë.

 

Vendos se cfarë mesazhi don me japë

Njerëzit i përdorin rrjetet sociale për arsye të ndryshme. Dikush i përdor vetëm për të qenë në kontakt me njerëzit e rrethit të ngushtë, dikush don me nda ndonjë moment të caktuar me miqtë, dikush harron që e ka por kohë pas kohe eksploron, dikush e përdor për biznes, për marketing, për me nda ndonjë ide etj. Në fund të fundit, me posedu account në rrjete sociale nuk do të thotë të kesh ndonjë arsye të veçantë.

Por, llogaria jonë në ndonjë platformë sociale në fund të fundit është një përfaqësim i pjesshëm i vetës tonë, andaj, unë mendoj që të paktën duhet të ketë një koncept – çfaredo, se çfarë është mesazhi që don me dhonë tek të tjerët? Me të vërtetë nuk më bëhet vonë se çka poston dikush, sepse gjithmonë ekzistojnë dy mundësi – me injoru apo me bo unfollow ose me blloku, por edhe në jetën reale ekziston thënia “Think before you speak”, andaj edhe në jetën virtuale duhet me vlejtë pakashumë e njejta. Nëse don me postu një foto apo një fjali negative kundër gjithë botës vetëm sa me u dokë interesant ndërsa impakti i atij postimi është 0 apo negativ dhe nuk përcjell asnjë mesazh, ku është idea?

 

Social-Media-Guidelines-For-Business-Think-Before-You-Post

 

Rri pas atyre që poston

E kom vërejt një tendencë tek disa njerëz që në social media janë shumë trima, shumë të mençur, të dijshëm, interesantë. Okay, shumë në rregull, e vlerësoj. Por këta të njejtit njerëz në jetën reale nuk e ndajnë pothuajse asnjë ide me ty, asnjë opinion, dhe veçanërisht asgjë që ka të bëjë me ‘aktivitetet’ që i claim që i bëjnë në rrjete sociale. Kjo ndodhë sepse në rrjete sociale nuk paraqiten vetëvetja.

Tash është ardhë një kohë që jemi bo njerëz të kryetitujve, ku një pjesë e madhe e lexon vetëm titullin e ndonjë teme apo artikulli që qarkullon në internet por nuk e lexon deri në fund, dhe nuk ka të bëjë fare me idenë e vërtetë të atij artikulli apo lajmi. Kjo gjë po na lë prapa, sepse vetëm të bësh retweet apo repost të një link, webi apo tweeti pa e ditur se për çfarë po bëhet fjalë, të bën me hi në atë grupin e njerëzve që ka votu për Trumpin, dhe poashtu të bën shumë të cekët në jetën e vërtetë (jovirtuale), ku muhabeti zgjatet më shumë dhe temat duhen elaboruar ma gjërësisht.

E kuptoj që gjithkush don me japë një pasqyrë sa më të mirë të vetëvetes, por nëse ti si person e kupton që një aktivitet të bën me u dokë interesant, atëherë pse mos me praktiku atë aktivitet? Ndoshta atëherë bëhesh super-duper interesant dhe njëkohësisht zhvillohesh edhe vetë si person.

 

5b19f4f33c061e35b6d9e8baceb29465

 

Bëhu vetvetja dhe kontribo në botë

Okaaaaaaaaaaay. Momenti i beyourselfizmit. 😀 #HadTo. Po të shikoni plot’ accounts (tw instagramit) kohëve të fundit, gati të gjitha duken njejtë, njerëzit kanë fillu me përngja me njëri tjetrin, të gjithë i bëjnë gjërat e njejta, të gjithë kalojnë mirë, të gjithë jonë të pasur, të bukur e me stil. As gjë kun dër. POR nuk besoj që bash bash populli njerëzor është kaq homogjen. Unë mendoj që jemi të gjithë ndryshe, që secili e ka një alter ego që shpeshherë e fshehim vetëm e vetëm për me u pranu prej shoqërisë dhe me u dokë sa më cool. Well, you ain’t cool. I mean, you’re cool nëse je vetëvetja. Tregomë çka TY të bën të veçantë, cka TI ki me kontribu në botë. Ndoshta mendimi JYT është ai që po i mungon botës. Cfaredo qoftë, është origjinale, e jotja.

82c305748dd87682b102d7d8c967a111

E kom cekë edhe në një postim tim të kaluar (You’re you and that is your power): Nuk kam nevojë për një tjetër unë në jetë, kam nevojë për një TI. Që ti me plotësu diçka që mu më ka mungu, çka une s’kom mujtë e as s’kom ditë me shpreh. Sidoqoftë, të gjithë inspirohemi prej njëri tjetrit. Inspirohna prej accounts që i ndjek, inspirohna prej njerëzve që më rrethojnë, prej miqve me të cilët rri çdo ditë, por gjithmonë atij inspirimi ja shtoj atë Pranveren në të, sepse du me bo botën ma të Pranvershme e jo me kriju kopje dhe me dupliku gjëra që tashmë ekzistojnë.

 

Mos lejo që trendet me ta ndërru mënyrën e të menduarit

Okaaaaaaaay dukuritë e fundit në rrjete sociale: çka poston i pari, të tjerët pas tij. Okej, ballÖnat was funny. Ramiz Lladrovci është extra funny. Trumpi eshtë not funny anymore. Thjeshtë, nëse ndonjë gjë po cillet në internet, mos e postoni veç sa me qenë pjesë e shumicës, e me i bo ma të mëdhaja e ma relevante ato gjëra se që janë në të vërtetë. Linda Morina – really? Ju betohem që ajo bon pare e na qeshim me të… Dhe kjo forja me asambleista komunalë, we got it. Po nuk është shumë funny. Le të bëjnë çka të dojnë, le të kandidojnë krejt Kosova për asamble komunale. (Ma mirë se me ndejtë ty u marr me ta). Nëse nuk ju pëlqen diçka, injoroni, mos e praktikoni veç mos i bëni a bigger deal se që janë.

019cfad92608132127b28d663b1c866b

 

Posto çka të vjen prej zemrës, likes & other form of approval are not relevant

Ju kujtohet koha kur shumë pak njerëz kanë pas insta, twitter? Jemi konë shumë ma funny, shumë ma vetëvetja. Kjo sepse nuk kemi pritë miratim (likes) prej të tjerëve, thjesht kemi nda me të tjerët çka na ka ardhë në moment. Le të bëhemi prapë autentikë. Mbasi që veç i kemi rrjetet sociale, të ndajmë në to çka na teket, çka na vjen prej shpirtit, dhe nuk kemi nevojë pwr miratim. Mos jepni sqarime. Sorry for overposting? No I’m not. I’m not overposting. I’m posting . On social media. Cuz that’s what it’s for. Nëse s’doni me i pa, out.

9ac620ca2e2ffccb0e6b9caaa53da636

 

We’re not that special

Jo, s’jemi. Janë edhe 7 miliardë njerëz të tjerë në botë, ku secili për vete mendon që është në qendër të botës (që basically është). Secili person lufton për me ju dëgju zëri, për me përparu, për me jap një paraqitje të mirë, për me kalu mirë, për me u dokë intelektual etj. Prej që është dalë interneti dhe kemi kontakt me shumë njerëz në botë, e kom kuptu që nuk jemi aq të veçantë, që gati të gjithë njerëzit struggle për të njejtat gjëra, qeshim me të njejtat gjëra, i bëjmë të njejtat gjëra e kështu me rradhë, andaj kond po dojmë me impresionu? Njerëzit e barabartë dhe të njejtë sikur na? Atëherë besoj më mirë është prapë me mbetë vetëvetja dhe me i tregu botës që nuk janë vetëm, që të gjithë jemi në këtë botë bashkë për me u mundu me e luftu të keqen e me bo një vend sa ma të mirë për të gjithë.

 

Gjithkush përvete mendon se çka poston është e drejtë. Mos e teproni me kritika.

(Flet personi që komplet ni blogpost e ka shkru me kritika but WHATEVER :D). Gjithkush e ka tripin e vetë, dhe mendon që atë që e bën është e drejtë. Dikush poston një darkë, dikush për makeup, dikush për fitness, dikush për fëmijët e vetë, dikush për arritje shkollore etj., por kur bie puna, ai i darkave be like ”Nuk i kuptoj këta që postojnë për pranimin në fakultet”. Ëmmmm, ndoshta as ai që o prau në fakultet nuk të kupton ty që poston darka fancy që ndoshta as nuk i paguan vetë, po whatever. Secili mendon që e ka mirë, secili e gjen me interes ndonjë gjë të veçantë përvete, nuk ekzistojnë ligjet e as normat ku mundemi me u mbështet se çka bën me postu e çka jo, andaj posto çka ty të pëlqen me postu. Makeup? Go for it. Kafe? Go for it. Teknologji, vrapim, gaming, boxing, thonjë, selfie, ëmbëlsira, luks, ndeja? Go for it.

 

Konsideroni rrjetet sociale si vend për me u inspiru e jo me lakmu/xhelozu

Në social media ekzistojnë diku rreth 989908908099789 accounts ku përdoruesit janë të fushave të ndryshme, prej shtresave të ndryshme, duken ndryshe, mendojnë ndryshe etj. Secili e ka storien e vetë, dhe disa vendosin me nda. Por nëse e shihni një person të sukseshëm apo që duket bukur, që studion në ndonjë universitet të mirë apo është shumë fit dhe në ndonjë mënyrë e lakmoni – merreni si pozitive, dhe filloni me u inspiru nga ky person nëse doni me arrit atë gjë (çkado qoftë). Por ta bëni në mënyrë të shëndoshë, e jo të lakmoni e të xhelozoni në gjëra që nuk i keni e dikush i ka, dhe nuk e dini storien prapa atij personi apo gjërave që i ka arritur. Ju nuk jeni ai dhe nuk do të jeni kurrë, por nëse doni me pasë diçka që kurrë s’keni pasë, duheni me bo diçka që kurrë s’keni bo. Të merrni të mirat nga të tjerët dhe të punoni për me i arrit ato gjëra.

 

4d9a1b907254927507fed0ce2f1e1c3b

 

Support your local girl gang on social media

Giiiiiirls!!!! Mos të lejojmë që djemtë me na shti prapë në atë stereotip që na e urrejmë dhe e xhelozojmë njëra tjetren. Shumica mes vajzave në qytetin tim njihemi pakashumë mes vete, por edhe nëse jo, pse të mos triumfojmë e të përparojmë duke e ngritur njëra tjetren? Peja sidomos njihet për femra që kanë përparu dhe kanë bo emër në botë, atëherë t’i mbështesim ato dhe të gjitha të tjerat dhe le të na dëgjohet zëri në të gjithë botën.

7779f147a76caae5b4c3bec04809b5f9--together-we-stand-black-queen

 

Mos e përdor telefonin kur keni company/shoqëri

Okay Columbus.

1columbus.jpg

E zbulove Amerikën. Po s’mujta pa e përmend. Tashmë e kemi vërejtur edhe tek të tjerët, edhe tek vetja, se dashtë e pa dashtë e nxjerrim telefonin edhe kur jemi bashkë, demek me plotësu atë pauzen 2 minutëshe me një swipe deri sa të gjejmë një tjetër temë për bisedë. Epo, kjo nuk është kurgjo pos mosrespektit. Kur tjetërkush e bën ne ndjehemi shumë të frustruar, por përvete ja fusim nga një swipe aty këtu, pastaj një tjetër, dhe gjatë një nate 3 orëshe shëndrrohet në një përdorim 11 minutësh të fortë e antipatik të telefonit, sepse rrjetet sociale sërbejnë për me na connect me njerëzit që nuk i kemi afër, ndërsa kur i kemi afër na largojnë me ta.

ba3f70439533ab1dfbafd147e81efe66

but…

 ‘Tis a good friend when you’re on your own

Unë në instagramin tem (instastories/snaps) me siguri dokna si njeri i vetmuar, sepse gati çdo ditë postoj një kafe mëngjesi (vetë), ndonjë foto vrapimi (vetë), ndonjë foto chilli në shtëpi (vetë) dhe gjëra të tilla. Kjo sepse siç e ceka, bash kur jom vetë mundësia është më e madhe që unë me pasë telefonin afër, dhe bash atëherë më vjen me nda me rrethin tim shoqëror atë se çka po bëj, ndërsa kur jam me miq kam dëshirë me u fokusu në ta dhe me nda kohën me ta.

 

Be kind

Be kiiiind në social media. Nëse ju pëlqen diçka, mbeshteteni me zë të lartë (figurativisht) Cc: My super duper extra almond readers që më shkruajn e më mbështesin e të cilëve nuk ju kushton kurgjo me më shkru, po në të njejtën kohë nuk ma kanë borxh por e bëjnë sepse dojnë me më mbështet dhe me më motivu, dhe i respektoj dhe i vlerësoj shumë. E njejta vlen për ndonjë like, koment, fjalë apo kompliment që nuk ju kushton kurgjo, ndërsa një fjalë e keqe dikujt mundet mi ja prishë ditën. Nëse nuk ju pëlqen diçka, injoroni.

 

Take a break

Okay. Si qysh lodhemi prej shumë gjërave të përditshme të jetës dhe shpehherë e teprojmë me diçka – me ushqim, dietë,  me të qenit pasiv apo edhe shumë aktiv – edhe në rastin e rrjeteve sociale, nëse e ndjeni që e keni tepru apo që ka fillu me ju bo mu ndi keq, të zbrazët apo pi ju len prapa me gjëra të tjera, mundeni me bo një pushim apo detox prej tyre.

Nuk keni nevojë me bo reset, me e mbyllë accountin, pastaj me mendu me hapë tjetrin, me fillu një NEW YOU etj. You don’t have to. Unë mendoj që thjeshtë mundemi me fillu duke e zvogëlu akcesin në internet duke i fshirë ndoshta aplikacionet, duke mos e marr telefonin mevete ose edhe me e lonë telefonin e mençur anash për një kohë etj. Në këtë rast mundeni me pa sa të parëndësishëm në fund të fundit janë social mediat, se mundemi me jetu pa to, se nuk kemi nevojë për miratimin e të tjerëve, se nuk kemi nevojë me nda gjithçka me të tjerët sepse në fund të fundit jemi ne ata që duhet të jemi prezent në momentet që i kalojmë, ata që e kënaqim vetën dhe ata që përparojmë e arrijmë të bëjmë gjëra të mëdha.

***

Sot (E enjte) është dita që po e publikoj këtë postim, ndërsa mbrëmë e kom përfundu gati të gjithën. Rastësisht kur hyna në Twitter në mëngjes, një këngëtare – Marina & the Diamonds (e cila poashtu e ka një blog të veten) kishte shkruar një postim të ri, pikërisht për përdorimin e telefonit dhe të instagramit, si ka ndikuar tek ajo dhe si ka vendosë me e zvogëlu përdorimin e rrjeteve sociale dhe të telefonit në përgjithësi.

Artikulli më pëlqeu shumë dhe mendoj që e plotëson atë anën tjetër të postimit tim që nuk e kam paraqitur plotësisht, se si instagrami dhe rrjetet tjera sociale po krijojnë një zbrazëti të madhe tek njerëzit. Ju preferoj me lexu edhe atë, dhe shpresoj që për çkado në jetë që ju bën të ndjeheni keq – ta luftoni, të hapeni me njerëz për problemet tuaja, të mundoheni ta zgjidhni këtë problem i cili në fillim mund të duket i vogël por që mundet me pasë pasoja të mëdhaja në shëndetin tonë mendor.

Artikullin e gjeni në këtë LINK ,ndërsa shtesën në këtë LINK.

Poashtu ju inkurajoj me e shiku episodin e parë të sezonit të tretë të serialit “Black Mirror” (Nosedive) në të cilen bëhet fjalë për shqetësimet dhe ankthet teknologjike, dhe se çka ndoshta po na pret në të ardhmen. Ja vlenë shumë me e pa, dhe nuk keni nevojë me pa ndonjë episod paraprak apo pasues të këtij seriali.

lead_960.jpg

 

Dhe në fund, siç e them zakonisht, mundohuni me nxjerr ma të miren prej të gjitha gjërave në jetë, sepse e kemi vetëm një dhe në fund të fundit, jeta është e bukur.

ByeSocialAlmonds, dhe thankyouUSA jo po Social Media që po ma jap mundësinë me i nda mendimet e mija me të tjerë, sepse përndryshe kishin me mbetë vetëm hartime shkollore... (i used to suck at them tho)… 😀

Love ❤

 

 

 

6 mendim te “Almond on Social Media”

  1. mezii e kam prit kete blog btw posto ma shpesh se na knaqe💓 pajtohem me gjdo shkronje deri ne fund te kti blogu, bash kisha pas nevoj me lexu nje te till! Kisha dasht me lexu ni blog se qysh munesh me vrapu 10 km se un mas 10 metrav mushna frym 😂😂💗

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s