Reflections before Resolutions

Hello Monds!

Oooohkay. U mundova me shkru këtë blogpost sa më të shkurt e konciz, pasi që jemi në ato ditët e fundvitit që nuk e dijmë as se çfarë date e  dite e javës është, e nuk po du me ju humb kohë për me LEXU. POR, ja që prapë doli paaaaaaak më e gjatë se që e prita por tash po e përfundoj për këtë vit BlondAlmondin ashtu si e kam nisë, e po e shtoj tek New Year Resolutions për vitin tjetër me shkru postime më të shkurta e më të shpeshta. 😀 It’s not you it’s me I know…

So… Këtë blogpost po e shkruaj për New Year Resolutions (do e përdor termin në anglisht në vazhdim) – pra për planet apo qëllimet që ja vëjmë vetës (me vendosmëri) në fund të vitit për vitin që na pret.

Capture

M’kalli ❤ .

Capture1.PNG

S’do të thotë që gjithkush prej juve i bën, që i shkruan apo që saktësisht i planifikon, megjithatë besoj që shumica të paktën mendon për diçka që ka me ndryshu dhe përmirësu tek vetja vitin tjetër – me kthy shprehi të këqija në të mira, mendon plane për me u zhvillu dhe me përparu si person, me lënë prapa gjëra toksike dhe me e mbush vetën me gjëra pozitive e shuuuuumë të tjera. Ka edhe prej atyre që NYRes i marrin si bullshit e gjëra pa vlerë, por edhe ata thellë thellë theeeeeeeeellë në zemër besoj që kanë ndonjë e plan e kanë shpresë që ky vit do të jetë në ndonjë mënyrë apo tjetrën, më i mirë se ky që kaloi.

IMG_0818

Nuk po du me e elaboru gjithë rrugëtimin (gjë që e kam bërë në 2 draftat e parë të këtij postimi :D) se si ky vit për mu ka qenë një vit që kom me e mbajtë në mend për të mirë – një vit kur i kam bërë gjërat që i kam thënë me vite që dua t’i bëj, një vit të cilin e kam shfrytëzu ma shumë se asnjë të jetës sime e të tjera, sepse tashmë në postime të kaluara besoj që kam mbërri mjaft me i shtjellu disa prej gjërave që i kam ndryshu në jetën time e që kanë ndiku për të mirë. Po du me shtjellu pak procesin se si kam arritë pas një kohe më të gjatë, sistematikisht, dalëngadalë me ndërru gjëra që më kanë pengu tek vetja e me ndërru rutinën ditore deri në këtë pike ku jam: që sot, më 30 Dhjetor po ndihem shumë e plotësuar, po ndihem që ja kam nxjerr maksimumin këtij viti dhe me plot’ shpresë e vullnet po e lë këtë vit prapa për me i vazhdu të mirat në vitin tjetër, për me lënë diçka prapa e me shtu gjëra të tjeratë mira vitin që po vjen.

Andaj, në vend se të shkruaj vetëm rreth New Year resolutions – klishe që tashmë të gjithë dijmë me i mendu e me i shkru në letër disa plane e qëllime e që tash e disa vite nuk i kemi arrit, po shkruaj pak për sistemin dhe mënyrën e vënies së këtyre qëllimeve – në mënyrë që ta kemi sa më të lehtë realizimin e tyre, pa i bërë vetës presion dhe gjithmonë duke qenë sa më real me vetën dhe me gjendjen tonë momentale. Andaj, fillimisht po e ndaj këtë blog në tri pjesë: Reflections, Resolutions, Results.

8ade007622f24948cab69d5cbc7d760f.jpg

Reflections

Zakonisht të gjithë ata që fillojnë me bo lista apo me i mendu me mendje resolutions për vitin tjetër, fillojnë duke i numru të gjitha gjërat e shprehitë e mira që një person supozohet t’i ketë, të gjitha gjërat që në një listë të thjeshtë në google “Si të ndjehemi mirë me vetën dhe të jemi të lumtur e të shëndetshëm” kemi me i gjetë. Kjo listë zakonisht duket kështu:

a20c2657778fbacb3932099575c11eb7--new-years-resolutions-new-year-resolution-ideas

Nuk ka asgjë të gabuar me këtë listë. Nuk ka asgjë të gabuar me pasë për qëllim me u përmirësu në të gjitha këto sfera – me ushtru më shumë, me pi më shumë ujë, me hongër më shumë perime, me kursy më shumë, me lexu më shumë, me udhëtu më shumë, automatikisht me dashtë vetën më shumë e të tjera. Asgjë, absolutisht. Të gjitha këto janë gjëra që secilit person i bëjnë mirë e që e përmirësojnë kualitetin e jetës së secilit.

(Buuuut…) Ka disa problem me këtë listë: Kjo listë është shumë përgjithshme, e shumanshme, komplekse, shumë e plotë dhe e tillë që nëse mundohemi nga 0 me i plotësu qëllimet (goals) në të, kemi me siguri me i lënë të gjitha në gjysmë duke mos e përfunduar asnjëren, e në fund duke u ndi suuuuper guilty diku më 18 tetor me pritë me u bo viti tjetër për me pasë një shancë prej fillimit për me i arrit këto gjëra.

Nëse dëshironi të bëni NYRes; nëse dëshironi të përmirësoheni në ndonjë sferë të jetës apo të arrini çfarëdo qëllimi që ja keni vënë qe sa kohë vetës, unë mendoj që së pari duhet të reflektojmë: Ku jemi sot? Ku kemi qenë para (shembull) 2 viteve? Ku dëshirojmë të jemi pas 2 viteve? Gjërat e mira vijnë ngadalë. Shprehitë nuk ndërrohen brenda ditës. Nuk mund të përmirësohemi në të gjitha gjërat përnjëherë. Një gjë e mirë e sjellë një tjetër mevete. Rrjedhimisht, mos pritni që për një vit do të keni një ndryshim drastik në të gjitha këto sfera (si në listë). Kur reflekton, e kupton se në cilën gjë duhet TI të fokusohesh e të fillosh me atë gjë të vetme, e cila rrugës do të sjellë edhe gjëra të tjera të mira që ju ndoshta as nuk keni me i pritë.

this-is-the-key-to-life-the-ability-to-reflect-the-ability-to-know-yourself-the-ability-to-pause-quote-1.jpg

Pasi që keni reflektuar dhe e keni parë se cila është gjëja kryesore që ju shqetëson apo që dëshironi me e ndërru këtë vit tek vetja, të gjitha planet dhe gjërat tjera do ju sillen rreth kësaj gjëje. E vetmja mënyrë me arrit diçka është me dashtë atë gjë më shumë se asgjë tjetër dhe me u fokusu plotësisht në të. Kur fokusoheni në një gjë dhe jepni gjithçka (kushtimisht) për të, atëherë 100% do të keni rezultate dhe kjo gjë do ju shtyejë në plotësimin e qëllimeve të tjera.

(Backstory) Në fund të vitit 2015 kam diplomuar. Natyrisht që gjëja që kam dashtë sa më shpejt me ndodhë pas asaj ka qenë me u punësu. Njëkohësisht qëllim e kam pasë edhe me fitu bursë për master jashtë shtetit. NË TË NJEJTËN KOHË kam fillu edhe fitnessin me të cilën jam lidhur shumë në atë fillim. Kështu, kam hy në 2016 me plot’ vullnet e kohë të lirë, duke u mundu me i arritë të trija qëllimet e lartpërmendura – me hi në punë, me u përgadit për një test për master dhe me shku rregullisht në fitness (asokohe 6 herë në javë nga 2.5  orë :D).

Kështu, kam apliku në disa vende për punë duke e dërgu aplikacionin me gjysmë zemre sepse mendjen e kam pasë tek masteri. Në intervistë për master kam hy pak e përgaditur duke i humbë nga 3 orë në ditë për fitness në javën e intervistës (sepse nuk kom mujtë me e paramendu me lonë anash për një periudhë demek qaq karakter :D); Dheee natyrisht që kam dështu me intervistë (për pak tho), duke mos qenë mjaft e përgaditur sepse nuk jam fokusuar 100% dhe nuk i kam sakrifikuar gjërat e tjera për të. Pas disa jave jam punësu dhe më është dashur PA QARE me zvogëlu pak kohën që e kam kalu në fitness DHE me postpone çdo plan tjetër të masterit. (karma)

Morali i stories? S’mundesh me i mbërri të gjitha përnjëherë.

Ndryshimi është sistematik

Në vitin 2016 kam ndryshu në shumë aspekte sepse puna DHE fitnessi kanë qenë gjëra që sistematikisht më kanë ndërru edhe në sfera të tjera të jetës. E kam pasë kohën e kufizuar (për shkak të punës) që do të thotë më është dashur me planifiku dhe me shfrytëzu ditën më mirë. Njëkohësisht fitnessi ma ka përfocuar durimin, të qenit konsistente dhe e përkushtuar në gjëra të ndryshme dhe në përgjithësi ma ka ndryshu pozitivisht disponimin.

Kështu, nga dy gjëra të thjeshta më janë kriju shprehi të tjera të mira që ndoshta i kam pasur në ndonjë listë të mëhershme të NYRes: Me u zgju shumë më herët (puna), mos me procrastinate (puna dhe fitnessi), me u ushqy më mirë (fitnessi), me pi më shumë ujë (fitnessi), me i përfundu gjërat që i filloj (puna DHE fitnessi), me pasë më shumë durim (puna DHE fitnessi), me vozitë më mirë veturën 😀 (puna), me shfrytëzu kohën e lirë në maksimum (puna) e shuuuuumë e shumë të tjera.

Kështu, në fund të vitit 2016 kom fillu me u shëndrru në një person me ide të qarta për vetën, për gjërat që dua t’i bëj, për planet dhe qëllimet që i kam dhe rrjedhimisht e kam përpilu një listë të shkurtër me plane të qarta për vitin 2017, duke i vënë theks të veçantë disa gjërave për të mos e mbingarkuar veten me një listë joreale e vështirë të përmbusshme* (if that’s a word).

Viti 2017 për mu është definitivisht viti më i mirë i jetës sime – jo në aspektin se sa kam arritur gjëra të mëdha ose sa kam bo gjëra të mëdha, por sa jam zhvilluar si person, sa kam pasur qetësi shpirtërore, sa e kam shfrytëzu secilën ditë dhe sidomos për faktin që rutina ditore për më është shëndrru në një gjë që nuk e kam urrejtur – por përkundrazi më ka japë kënaqësi. 2017 ishte viti i parë në jetë (përpos kur kam qenë fëmijë) që duke ra në gjumë mezi e kam pritë me u bo mëngjesi për me fillu një ditë të re.

Këto gjëra dhe kjo ndjesi nuk më është kriju brenda natës. Siç po e shihni, kjo faze e ndryshimit ka fillu qysh prej vitit 2015 ku pak e nga pak kam shtu gjëra të mira në jetë dhe udhës e kam pa se çka më bën me u ndi më mirë e çka jo. Për vitin 2017 i kam pasur disa plane dhe ide të qarta të cilat i kam arritur duke mos procrastinate dhe duke prioritizu – gjëra që siç e ceka kanë ardhur si pasojë të shprehive apo obligimeve të tjera, dhe kështu në secilën përiudhë të vitit e kam ditë se në çka me u fokusu më shumë, e jo si (shembull) në rastin e masterit ku jam mundu me gjysmë zemre e mundimi me i arritë disa gjëra përnjëherë.

Pra – ndryshimi është sistematik. Atëherë, filloni të mendoni se çka dëshironi të ndryshoni këtë vit, dhe elaborojeni atë gjë e në këtë mënyrë mund ta kuptoni që ndoshta duhet të filloni me diçka tjetër, rezultat i së cilës do të jetë gjëja që ju doni ta ndryshoni. Shembull: Këtë vit DONI të jeni fit e të shkoni fitness. Së pari shikoni se PSE nuk keni pasë sukses deri tash ta bëni një gjë të tillë. Rasti juaj: S’keni pasur kohë  të mjaftueshme për shkak të obligimeve që i keni gjatë ditës. Pra, problemi qenka KOHA. Atëherë zgjidhja për ju është të zgjoheni më herët për të ushtruar apo për të kryer obligime që i kryeni pasdite. Kështu, fokusoni në këtë gjë së pari – të zgjoheni herët. Rrjedhimisht do të keni kohë për të ushtruar dhe pastaj të ushtruarit do ju përmirësojë edhe shumë gjëra të tjera. Andaj listën e mëparshme do e kisha shëndrruar në këtë:

almond list

Poashtu, bëhuni më specifik në vënien e qëllimeve.

Okay. Tashmë keni reflektu dhe e keni kuptu pakashumë çka po ju shqetëson në jetë dhe se në çfarë aspekti të jetës keni më shumë nevojë me u zhvillu. Kështu, kur filloni me i identifiku qëllimet (NYRes) të cilat i keni këtë vit, mundohuni të jeni sa më specifik, e jo të shkruani me fjali të thjeshta e të përgjithshme se çfarë qëllime i keni. Shembull: “Dua të filloj fitness”. Okej, në rregull. Cfarë lloj fitnessi mendoni që për ju është më lehtë me fillu? Sa herë në javë mendoni që fillimisht mund të shkoni? Cka dëshironi të arrini për një periudhë të caktuar në fitness? Përgjigjet – Dëshiroj të shkoj në fitness  – t’i heq (shembull) 3 kilogramë, të jem në gjendje t’i bëj 10 push-ups dhe të vrapoj 4 kilometra pa u ndalë. Dua të shkoj në fitness minimum 3 herë në javë. Dua të shkoj në fitness pa u ndalë për tri muaj dhe pas asaj të mendoj a me vazhdu.

Ose

Dua të zgjohem super herët këtë vit. Në rregull. Pse? Sepse dua t’i kryej punët e shtëpisë që të mos merrem me to pas punës për ta pasur vazhdimin e ditës të lirë. Në rregull. Sa herë në javë? Do filloj me 2 herë në javë. Për sa kohë? Në pranverë e verë kur në mëngjes është dritë dhe ngrohtë e që e kam më të lehtë me u zgju, ndërsa pasi të mësohem me këtë gjë të mundohem ta shtoj dozen dhe ta zgjasë afatin.

 

Resolutions

Resolutions e mija për kët vit kanë qenë kryesisht të thjeshta – disa më të përgjithshme e disa më të veçanta, disa materiale e disa jomateriale; nuk është se kam ëndërru me marr çmimin Nobel apo të ngjashme, por sidoqoftë për mua kanë qenë me peshë mjaft të madhe dhe jam e lumtur që i kom arritur. Dhe, nuk është se i kam arritur rastësisht, pa u mundu apo pa i jap zor. Kanë qenë gjëra për të cilat e kom shty veten çdo ditë – gjëra për të cilat kam sakrifiku kohë, mund dhe energji.

Në NYResolutions të vitit të kaluar kam kuptuar shumë gjëra mes rreshtave. Për të arritur një gjë të caktuar nevojitet natyrisht dëshira për ta bërë atë gjë. Por, nuk është vetëm dëshira që një person arrin gjëra të ndryshme në jetë. Unë kam DËSHIRË të shkoj në Harvard por ja që nuk ma ka bajtë as me e përmend atë gjë veç pse kam pasë dëshirë:D

she-completely-unfazed

Kam DËSHIRË me vrapu 21 kilometra por ja që s’kam arrit asnjëherë me e bo një gjë të tillë, sepse s’kam pasur përgaditje të mjaftuar fizike e psiqike. Kam DËSHIRË me kursy shumë, por kur i ke të ardhurat më të kufizuara prapë është e pamundur. Andaj, pos dëshirës janë edhe shuuuumë gjëra të tjera të cilat duhet t’i bëjmë, t’i mendojmë, t’i japim prej vetës…

Njëra prej resolutions ka qenë me fillu këtë blog.

Asnjëherë në jetë nuk e kam ditë që kam dëshirë me shkru – me shkru për vetën apo për çështje të ndryshme të jetës – me shkru shqip – me shkru blog. Dhe kur kam fillu me mendu për me hapë një blog, gjithmonë e kam menduar që në fund të fundit do të jetë një blog si i shumicës, ku do të postoj kryesisht material dhe përbërje të shkurtër në të cilin vetëm se do e zgjeroj aktivitetin që tashmë e kam bo në rrjete sociale – por që nuk do i shërbejë askujt për asgjë. Pasi që e kam hapë, e kam kuptu që kjo nuk është aspak ajo çka unë dua ta bëj, dhe se brenda vetës kam shumë më shumë që mund të jap e që ndoshta dikush të mund të gjejë diçka pak më shumë në të mes fjalëve që unë i transmetoj. Dhe doli ashtu. Asnjëherë nuk e kam menduar që përpos që ky blog do të lexohet nga shumë njerëz, poashtu ata do të më mbështesin dhe do e gjejnë vetën në fjalët që UNË i kam shkruar. Dhe për mua kjo është një ndjenjë tejet e veçantë.

Andaj ky është shembull tipik për gjëra të tjera në jetë: Ëndrrat, planet apo qëllimet shpesh nuk kanë emër, formë, apo masë. Ato mund vetëm të ekzistojnë si koncept të cilin as vetë nuk e keni të qartë, dhe me kohë t’ua japim formën, emrin, masën. Por një gjë është e sigurtë: Nëse nuk marrim iniciativa, nuk mundohemi për ato ëndrra apo qëllime, atëherë kurrë në jetë nuk kemi me i arritë.  As që do e marrim vesh se çka kanë qenë me të vërtetë ato ëndrra. Andaj duhet të provoni, të hyni në rrugë për t’i realizuar, dhe gjatë rrugëtimit do ndryshojnë aq shumë gjëra sa nuk do e mbani as në mend se si apo pse keni fillu dhe se si keni arritur deri aty ku jeni.

Cdo gjë që bëni, krijoni, provoni, është më mirë se mos me bo asgjë. Cdo gjë që e bën, çdo rrjet që e krijon, çdo person që e njofton, mund të jetë indirekt shancë për një gjë tjetër. Dhe zakonisht, kjo është ajo çka ne e quajm fat. Andaj, unë asnjëherë nuk preferoj të them për një person të suksesshëm që ka pasur fat. Ndoshta gjërat i janë lidhur në favor të saj/tij, por edhe ajo lidhje ka ndodhur sepse rrethanat kanë qenë të tilla, dhe ato rrethana i janë krijuar sepse vetë e ka bërë hapin e parë. Ndërsa pa lëvizë apo bërë hapin e parë, nuk ndodh asgjë.

b2a4a6ee1cc4cafc0a87e73d9d986e40--doing-something-trying-something-new-quotes

Tjetër resolution ka qenë me hi në toefl – gjë që jam nisë me e bo tash e disa vite (sepse edhe nuk më është nevojitur bash në ato momente), por që kryesisht e kam shty duke mos e ndi vetën asnjëherë të gatshme dhe se thjesht kam pritu me e mundu vetën e kam pritë që disi kom me mujtë me e skip këtë pjesë. Por, vendosa me e caktu datën dhe me e bo pagesën e në këtë mënyrë me pasë të obliguar me hi, u ndjeva apo s’u ndjeva mirë. Kështu, kur e pashë që filloi me u afru data, u mbylla në shtëpi disa ditë larg internetit e rrjeteve sociale dhe fillova me u përgaditë.

Dhe në fund, doli shumë më mirë se që e kam pritë, kam pasë rezultate goxha të kënaqshme (edhe pse njeriu nuk është asnjëherë i kënaqur me vetën), dhe para se me hy e pasi që e kam përfundu testin, e kam kuptu që nëse don me bo diçka, duhet të mundohesh dhe të kesh besim tek vetvetja. Kom bo research në internet për trika magjie se si me bo më shumë pikë e me pasë sukses pa pasë nevojë me mësu, por ja që doli se duhet vetëm me ushtru, me mësu, me besu tek vetja dhe në fund ki me pasë sukses. Cudi. 😀

tumblr_nwjs96jiL11sn7ft8o1_500

Tjetër resolution ka qenë me marr pjesë në maratonë – and I did it TWICE! Kjo është ajo që thonë që duhet t’i shtyesh limitet për me e pa se çka je në gjendje me bo. Nuk është se kam bo punë të madhe – vrapim 5 kilometërsh e në të dytën 10 kilometërsh, por ja që 1 vjet më parë nuk kam qenë në gjendje me bo asnjëren, dhe thjesht kam mendu që nuk jam në gjendje me marr këtë iniciativë. Pastaj e kuptova që e vetmja gjë që është duke më ndalu jam vetë unë. Askush tjetër.

Tjetër resolution ka qenë me i lexu 12 libra në 2017 – and I made it – por jo sipas planit me e lexu një libër në muaj, por 6 libra në 8 muaj dhe 6 të tjera në më pak se dy muaj. Pra, me këtë e kam kuptu që shpesh gjërat nuk shkojnë sipas planit, por nëse nuk shkojnë, duhet ta ndërrojmë mënyrën por jo ta ndërrojmë qëllimin. Poashtu, nëse i jap një gjëje prioritet, ki me e mbërri, ndërsa nëse nuk i jap ka me qenë shumë më e vështirë.

11247663_811916222237394_806026853_n

Natyrisht, kam pasur edhe resolutions të tjera më me peshë apo më të mundimshe, por këto i mora shembull për të ilustruar atë që e përmenda më parë: Që pos dëshirës, duhet të bëjmë edhe gjëra të tjera për të arritur diçka: Vetëiniciativa, risku, besimi në vetvete, puna, sakrifica, shtytja e limiteve, prioritizimi (e shuuuuuumë të tjera), janë gjëra që na ndihmojnë për me i arritë qëllimet, e jo vetëm me i shkru në një copë letër apo me i ëndërru në gjumë.

Results

Rezultatet vijnë gjithsesi nëse keni refletuar, i keni vënë qëllimet dhe keni punu për to. Nganjëherë vijnë më shpejt, nganjëherë më ngadalë por nëse e doni një gjë, do e arrini se s’bën – në një formë apo tjetrën. Dhe në fund të vitit që vjen, para se të reflektoni, shkruani rezultatet e atij viti. Shtoni apo mungoni nga lista për herën tjetër, sepse disa gjëra mund të funksionojnë e disa jo. Pastaj provoni prapë, mundohuni prapë, dhe testoni limitet tuaja sepse kemi aq shumë për të marr nga jeta e për t’i dhënë asaj sa nganjëherë harrojmë…

***

I am complete but not finished

New Year New Me për mua është totalisht bullshit. Unë përvete nuk dua të jem A New Me. Jam mjaft mirë kështu si jam. Thjesht dua të përmirësohem në disa gjëra (sepse askush nuk është perfekt), dhe përderisa kemi ende kohë (deri në fund të jetës) për ta bërë një gjë të tillë, s’do të ndalem asnjëherë. S’do të ndalem së përmirësuari, së zhvilluari, së ndryshuari. Do luftoj të arrij gjëra që mendja shpesh më thotë që s’mund t’i arrij.  Por, asgjë nuk arrihet brenda natës.

eb28ea3b4b8f91ced8f6d2cb5840acc1475a3eee2a6d227fd1c7d5eea081c198_1

Cdo qëllim dhe ëndërr merr kohë, sidoqoftë – punuat apo nuk punuat për t’i arritur qëllimet, koha do kalojë. Koha kalon shpejt e nganjëherë dhe mjaft ngadalë. Pra, është relative. Cdo gjë është relative. Kështu nganjëherë gjërat e mëdha na duken të thjeshta e gjërat e vogla të komplikuara, dhe neve na mbetet ajo se si i përceptojmë këto gjëra. Dhe nuk është se nuk kemi mjaft në dorë. E vërtetë, shpesh është vështirë me e bindë vetën se jeta është e bukur, se lindja e diellit është e bukur, se vetëm të qenit shendetshëm është bukur; se nuk duhet t’i lakmojmë të tjerët, se nuk duhet të karahasohemi me të tjerët. Por, kjo është një punë me orar të plotë që duhet ta bëjmë çdo ditë, dhe bëhet shumë më e lehtë kur kemi punuar me vetën dhe kur ndjehemi më të mbushur brenda.

Paraja, pozita, fama janë gjëra që kryesisht varen prej tjetër kujt. Well being, self love, qetësia e shpritit janë gjëra që varen vetëm nga ne. Dhe e para varet nga e dyta, andaj duhet të  fillojmë me bazën e problemit, për të arritur diçka më shumë. Kështu, tashmë e kemi të qartë pas kujt duhet të vrapojmë (zhvillimit të vetëvetës ofc). Paraja zgjidh probleme, por nuk është zgjidhja e problemit. Suksesi na definon, por së pari duhet ta definojmë suksesin se çka është për ne të qenit të suksesshëm. Andaj Almonds, mundohuni mirë të kuptoni se çka është ajo që JUVE ju plotëson, ju inspiron; çka ju dëshironi nga jeta dhe filloni pak nga pak. Jemi ende duke u zhvilluar, andaj do not hurry…

What should be on top of your list

Dheeeeeee almond lexues – keni vendosë me i përpilu resolutions, keni vendosë me ndryshu disa gjëra në jetën tuaj dhe i keni renditur dhjetëra gjëra në listë.  Dhe, në krye të listës e keni me siguri (edhe nëse nuk e keni, ju preferoj ta shkruani)me dashtë më shumë vetën. Nëse keni fillu me këtë qëllim, të tjerat i keni shumë lehtë t’i shkruani. Vetëm zbërthejeni të parën dhe kanë me ju dalë pafund qëllime të tjera: Dua ta dua vetën – duhet të ndjehem mirë me vetën. Dua të ndjehem mirë me veten – duhet të dukem bukur. Dua të dukem bukur – duhet të jem e bukur brenda. Dua të jem e bukur brenda – duhet të jem e shëndetshme e të lexoj sa më shumë. Dua të jem e shëndetshme – duhet të merrem me aktivitete e të ha shëndetshëm. Dua të merrem me aktivitete… (plotësojeni ju).Dua të lexoj më shumë… (plotësojeni ju).

 48736406d87690256dd4abd57b4f0e36--binge-eating-new-years-resolutions

Okaaaaaaay Almonds, this was it. Mirupafshim në vitin tjetër (meheheh), The Best Almonds I’ve Ever (virtually) Met.

Paçit përherë shëndet të mirë, përndryshe nuk ka gjë që mund t’ju ndalojë.

Shpërndani dashuri sepse dashuria fiton gjithmonë.

Urime Vitin e Ri Almonds. Ju falemnderit. Love.

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

4 mendim te “Reflections before Resolutions”

  1. Faleminderit shume per inspirimin (dhe disponimin) qe ma ke dhon sa her e kom lexu ket blog, disponimin-for the funny parts, edhe inspirimin-for showing us that in our 20s all of us somehow struggle with the same things, but they can be completed if u put on effort and work for them ✅ May your 2018 be filled with positivity and other ideas/subjects to keep on writing👊🏼💕🌟 virtual huuugssss 🤗 😻💕🎄🎊

    Pëlqejeni

    1. Thank you sooooo much per keto fjale. Shpresoj qe kom arrite me reflektu dicka te mire tek lexuesit, e ty t falemnderoj qe ke qene pjese e blogut tim dhe qe nuk je kursy per fjalet e komentet motivuese. T’i uroj gjithe te mirat ne vitin 2018!!! ❤ Virtual hugs backkk ❤ ❤ ❤ !!!

      Pëlqejeni

  2. Kurgjo mos paqe arrit ket vit mjafton qe ke arrit me na bo te ndjehemi ma mire, te kuptojm se koha duhet te shfrytzohet dhe ta shfrytzojm aq mir sa te ndihemi produktiv me veten. My goals for the next year : me vazhdu fitnessin qe e kom fillu prej motivimit tend💗 me u fjet ne ora 9 e me u zgju ne 5 si ti hahah qe me kry pun pse me shku fitness n at koh e me pas pasditen te lire e shum e shum sene tjera t cilat mi ke kujtu ti e padyshim qe jan vetem dobiprurese. Je seriozisht motiv e Kosoves i vyn dhum njerz si ti. Te uroj te gjitha t mirat dhe ti arrish qellimet e tua e padyshim se me perkushtinin qe ti ke i arrin te gjitha. 💗💗💗

    Pëlqejeni

    1. Falmnderit Rreze per keto fjale, per krejt komentet e ma se pari qe gjithmone kalon kah blogu im e i lexon postimet. #bestalmond. Edhe une ty t’i deshiroj te gjitha te mirat kete vit e shpresoj qe ki me i arrit krejt ato qe ja ke vene mendjes e zemres me i bo. ❤ ❤ ❤ LOVE

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s