Don’t grow up… It’s a TRAP

What I learned from living alone for a month…

 

Okay. Me ‘Living Alone’ po e nënkuptoj living a lo ne qe do të thotë pa prindër, pa vëlla e motër, pa cimere dhe sometimes, pa fraer. Fraeri ka qenë mysafir këtë muaj po basically e kom administru vetë shtëpinë.

Kur prindërit e mi e planifikun udhëtimin për New York, mi ju tregu të drejtën, mezi pata pritë që po shkojnë e as mendja nuk më ka shku me shku edhe unë me ta, sepse kom pasë nevojë për një alone time total, dhe me pushu prej gjethkujt – including prindërit.

Unë në përgjithësi e kom cekë edhe ma përpara që nuk e kom aspak problem vetminë, dhe në shumë raste edhe kur ka njerëz në shtëpi, mbyllem në dhomë dhe kryej punë të mija. Poashtu, nuk jom mësu me crowd sepse gjithmonë kom jetu në familje të vogël (për shqiptarë) me 5 persona, pastaj 4 e në vitet e fundit vetëm unë, mami e babi. Edhe në studime kemi qenë gjitmonë max. 3 cimere, pra në përgjithësi nuk e du turmën.

Por, ajo cka po du me shtjellu në këtë post nuk është as vetmia e as turmat, por është korelacioni në mes të lirisë dhe përgjegjësisë. Sa më shumë që ke liri dhe sa më i pavarur që bëhesh, aq më shumë ke përgjegjësi. Dhe këtë e kuptova muajin që jetova vetë në shtëpinë time.

Marvel_명대사

Cka mësova në një muaj vetmi

Liria

Okay. Kom qenë në studime, ku kom jetu pa prindër. Kom shëtitë në vende të ndryshme, ku kom qenë vetë. Ka pasë shumë raste ku pos vëllaut e motrës, as asnjëri prej prindërve s’kanë qenë në shtëpi për ca ditë, por kurrë s’kam qenë komplet vetë 1 muaj të tërë vetëm në shtëpi. Aaaaand I’m 23… mua ha ha

10-Home-Alone-quotes.png

Java e parë ka qenë qysh e kanë lonë prindërit – nice, clean, calm. Kom pasë ushqim, i kom pasë qarshafat e pastra; bërllogu i gjuajtur, keri i pastër e me naftë. Errithing. Kështu që jo që më kallke jeta vetëm, po edhe ni qenush me pasë kisha mujtë me përballu. I kom hi Game of Thrones prej fillimit, kërkush s’më ka pengu për kurgjo; sleepovers w/ my baby soooo everything was perfect.

Ndërsa në javën e dytë…

Ushqimi filloi me u shterr. Koha filloi me u shkurtu. Gjërat në shtëpi fillun me qenë ma të papastra. Bërllogu filloi me u mbledhë. Keri filloi me u zbrazë prej naftës (kurrë në jetë se kom mbushë vetë me naftë wtf). Teshat fillun me qenë të palara dhe të papaluara. I pari (data 1) filloi me u afru… Frigoriferi = The diary of a young girl…

Mos keqkuptoni: jom person që punoj mjaftë në shtëpi me të gjitha detyrat. Vec asaj, nuk është që nuk gatuaj kohë pas kohe. Thjeshtë kur janë edhe prindërit, detyrat ndahen në 3 pjesë… osë 8+1…

empty-fridge

Aaaand so it went. Isha e lodhur, dhe s’kisha kujt me ju anku që isha e lodhur.   WHEEEEET te fuckE?

Prej javës së tretë fillova me kuptu se kjo është ajo çka na t’rinjtë e quajm liri. Pavarësi. (demokraci hehehe :D). Kjo është ajo që kom ëndërru gjithmonë: me u zgju kur du, me bo çka du, kur du, mos me pasë askënd me i japë llogari, me i kry obligimet kur mu më teket etj. Po çka kuptova është se kjo liri është më së paku liri.

Liri është të qenit fëmi/i ri. Liri është me i pasë prindërit me të ndihmu për me u kujdesë për vete dhe shtëpinë. Liri është me dalë prej shtëpisë duke e ditë se dikush ka me qenë aty për me u kujdesë për gjërat që ti s’je kujdesë. Liri është me ditë që dikush është duke u shqetësu për ty kur je vonu për shtëpi, i swear. Rinia është liri.

Dora e padukshme nuk ekziston

Dora e padukshme = Mami/Babi. Dora e padukshme = me lonë filxhanin e kafes në mëngjes mbi tavolinë dhe kur kthehesh me qenë e zhdukur, e pastër, në vendin e vetë. Dora e padukshme do të thotë ushqimi me qenë i përgaditur kur mbërri në shtëpi. Do të thotë që kur prishet brava e derës, kur kthehem në shtëpi me qenë e rregulluar. Do të thotë bërllogu me u mbushë paradite ndërsa pasdite me qenë e zbrazur. Por kur jeton vetë, dora e padukshme nuk ekziston. TI JE dora e padukshmë. Zdëshhh…

Ushqimi

2f4b8017d1efdb0d1f0f474ecf7f46b6--thank-you-mom-thanks-mom

Duart e nanës (dhe babit) janë duart e arta. Edhe nëse kam talent për cooking – nuk është kurrë njejtë . Përvec asaj, koha që humbet duke gatu është një kohë që unë zakonisht e shfrytëzoj për tjetër gjë: për me hongër; Për me shku me vrapu; Për me pushu, etj.. Ndërsa në këtë rast:  Mbërri në shtëpi = 16:10; gatimi 40 min = 16:50; me hongër 20 min = 17:10; clean up the mess 35 min = 17:45. WHTAHFUCKkkk

Buuuutt… ja kom arrit njo 4 herë me bo disa suuuperduuuuper dreka thooooo…

Obligimet

Prej që zgjohesh në mëngjes, jeta është obligim dhe shpenzim. I literally came up with this quote: “Jeta është shpenzim…” Duhesh me mendu për çdo gjë n’çdo kohë either you dieeeeeeee. Dhe krejt kjo ndodhë konstant, çdo ditë, pa u ndalë. Where’s the fun? WHEAAAAAAAA?

Vetmia

Oh yes. The girl që se ka problem vetminë? E paska. Thjeshtë vetmivetminë. Like the real one. When you literally have no one to talk to when you come home. Vera është shumë busy për t’gjithë, ashtu ka qenë edhe për mu, të dashurin dhe shoqet, kështu që ka pasë momente që thjeshtë jom ndi e vetmuar. And das sad. Vetmi forever.

Grocery Shopping

Kom ble zbutës të teshave VETË. Wtf. Cdo ditë ka me u zbulu që diçka mungon në shtëpi. Like forever. Nëse mendon që më në fund ja ki dalë me u rahatu? Whoooops s’ka qumësht. Slap in yo face.

Kursimi/Shpenzimet

Të 20-tat jonë të vetmet vite që nëse planifikoni në të ardhmën me kriju familje aka me bo fëmijë, mundeni me mendu për vete. Keni me qenë egoistë dhe keni me mujtë me kursy. Unë kom vendosë me jetu në Pejë me prindër për shumë arsye, por një ndër arsyet kryesore ka qenë kursimi.

Nëse nuk keni vendbanim tuajen në Prishtinë (shembull), po edhe nëse keni, zakonisht rrogat për fillestarë në Kosovë janë të tilla sa nuk t’i mbulojnë shpenzimet mujore, dhe në fund ka shumë gjasa që me përfundu në 0. Dhe ky cikël vazhdon deri në një masë ku dhe mbas disa viteve keni me e pa që nuk keni mujtë me bo asnjë kursim => investim.

Ndërsa, nëse jeton me prindër, në shtëpinë tënde të fëmijërisë, e gjithë rroga mujore në fund ka me të mbetë ty, ndërsa është e jotja se sa shpenzon për shtëpi e familje (ofc I do, edhe prapë më teprojnë para përvete). Kështu, mu më mbesin paratë për me bo gjëra të tjera such as me shëtitë, me rikonstruktu dhomën lol, (which basically i dashuri o ty ma bo) etj.

Pra, gjëra si këto është mirë me i llogaritë dhe me i planifiku para se me qenë në prag të fillimit të jetës së pavarur, sepse gjërat nuk shkojnë duke u lehtësu, po tu u vështirësu.

E di që disa gjëra në jetë ndodhin sipas rrethanave, siç e ceka edhe më herët. E di që jo të gjitha gjërat planifikohen, dhe jo të gjitha gjërat ndodhin ashtu si ne dëshirojmë. Por një gjë e di: Fati është fat, por edhe shumë gjëra ja bëjmë vetës. Mirë është me pasë një plan në jetë, një koncept, dhe diçka pa u realizu prej tij s’është qare.

Jeta është e shkurtër por është edhe mjaftë e gjatë. Por një gjë e dijmë sigurt: Nuk mund të kthehemi prapa në kohë, e as me i rregullu gabimet që i kemi bo ose me i bo gjërat që we wish we did. Të tashmen e kemi, e ardhmja mundet me ardhë, ndërsa e kaluara s’do të vijë kurrë. Pse me e ngutë diçka që na pret prapëseprapë? Don’t take your family, your parents, your alone time, your non-responsibility life for granted!

 

Të mirat

Pavarësia

Okay, ashiqare këtë postim e kom shkru kur kom qenë pak e mërzitur, se mos të flasim edhe se sa mirë është me qenë i pavarur, dhe shpresoj që ka me na pritë të gjithëve një ditë. Gjithashtu, po du me potencu që asnjëherë s’po flas për atë se si me i shfrytëzu prindërit apo familjen, ndërsa vetë mos me u mundu për asgjë. Thjeshtë po du me e spjegu se si mundemi me punu në zhvillim të vetvetës, dhe paralel me shfrytëzu rininë dhe mundësitë që i kemi tash për tash, mundësi t’cilat s’kemi me i pasë.

S’po e përmendi se qysh edhe e kom kriju një rend t’temin, dhe gjërat që m’pengojnë dhe i kisha ndryshu në shtëpi i kom ndryshu këto ditë, dhe në fund të fundit koxha mirë e kom mbajtë shtëpinë. Proud.

Poashtu, kom thirr miq e të dashurin sa herë kom dashtë, dhe ndjenja e t’qenit i madh rocks sometimes. Your own keys. Your own mess. Your freedom. Pasojat: Game of Thrones në TV – 3 sezona n’muaj me gjithë obligimet që i kom pasë… Zdëshh…

 

gnYYi1

 

Le procrastinating stage/mos-teshje

Koxha qe sa kohë jom bo nifar jo-procrastinatore, pra në pëgjithësi i kryej tasks që ja qes vetës, po procrastinating kaniher fort fort është e ëmbël, andaj këtë muaj e kom bo deri në max. Enët? Nesër. Qarshafat? Next week. Pluuuuus, you get to buy all that extra-non-important-shit… (hubba bubba bubble tapes)…

shopping1

…Like a boss…

What I learned: Përfundimi

Basically, growing up is hard. Por, është një proces i paevitushëm dhe shpresoj që kom me arritë me u plakë e me mbërri me i bo gjërat që i kam ëndërr, por thjeshtë shpresoj që prej secilës fazë të jetës me nxjerr sa më shumë që muj. Luckily fëmijërinë e kom shfrytëzu deri në maximum, por shpresoj që edhe rinia të më zgjasë sa më shumë. No need to hurry.

forever young

(fav. song forever and ever)…

Not going to take family-time for granted, ever again.

Melankolia është një ndjenjë e dhimbshme dhe e ëmbël. Shpeshherë ndalemi dhe kujtojmë momente t’ndryshme prej të kaluarës, qysh kemi qenë fëmijë dhe e gjithë familja kemi qenë së bashku, në shtëpi, në ndonjë shëtitje, në ndonjë festë. Ndërsa sot, në shumicën e familjeve të paktën një pjesëtar i familjes s’është i pranishëm. Dhe ne i kujtojmë ato kohëra. Por nesër, edhe kjo atmosferë që sot është s’ka me qenë e njejtë, andaj ta jetojmë të sotmen me ata që i kemi, duke mos e harruar të kaluarën, dhe duke e planifikuar të ardhmen.

Një kafe me mamin, babin, motrën, vëllaun, me një kushëri, me një t’njohur; një moment i thjeshtë, një mëngjes modest, një gjest i rastit – krejt këto momente s’kanë me u përsëritë, prindërit s’kanë me qenë në gjendje me i bo gjërat që i bëjnë sot, t’afërmit kanë me qenë më të largët, ndërsa edhe vetë ne kemi me u mbushë me obligime. Andaj t’ju a dijmë vlerën gjërave që i kemi sot…

77bdc86401352fa4621d5ead62730a55

Sooooo…

Si përfundim, porosia ime për vete dhe për ju është kjo: Mundohuni me u zhvillu vetë, para se me u përballë me sfidat e tjera që kanë mi ju ardhë në jetë; para se me u pavarësu, para se me kriju familje (nëse doni me kriju). Sepse po nuk e keni zënë këtë hap, mos pritni që me këtë pjesën tjetër t’obligimeve keni me pasë mundësi me bo një gjë të tillë njejtë. Andaj, shfrytëzojeni rininë, sepse është periudha ma e shkurtër që e kemi në jetë, I swear.

At least that’s what people tell me… who knows…

P.S. I lus almondlexuesit që të kuptojnë se të gjitha këto që po i shkruaj, gjithmonë janë sipas pikëpamjes sime dhe asnjëherë nuk kanë tendencë me e ofendu dikë për zgjedhjet apo statusin që ata e kanë. Në fund të fundit, shpresoj që të gjithë të jeni të lumtur me të gjitha zgjedhjet dhe vendimet që i keni bo në jetë, including me.
Paqe&dashuri…

Love you my YoungAlmonds…

aaand le random pics:

Photo Aug 07, 3 22 20 PM

Photo Aug 07, 3 22 23 PM

Photo Aug 07, 3 22 24 PM

Photo Aug 07, 3 22 25 PM

Photo Aug 07, 3 22 26 PM

Photo Aug 14, 6 50 06 PM

rap

polaroid1111

polololol

We ain’t gettin’ any younger… are we?

Oh, and I got my belly button pierced while everyone was away… Savage…

12 mendim te “Don’t grow up… It’s a TRAP”

  1. Omg *when you can totally relate💔* E tani sbon pa komentu lol edhe pse nuk njihemi, e thom kto gati per krejt ato qka i shkrun ti amo kjo ke Totally🙌🏼 Ti 1 muj un +2 tjer, jete e veshtire😂 But stilllll e paske menaxhu kogja mireeee bcz it can get f-ing hard sometimes, te deshiroj shuuume suksese💕💕

    An-always-almondreader😎🙈🙏🏼

    Pëlqejeni

  2. dashuni je tum mbush plot jetë 💙 proud of you ! ton kto sende edhe kurr tkom pa nkorz prap je kon tu SHKELQY si gjithmon ! te dashuroj per pozivitetin tond 🐣 sipas fjalve ja paske dal mban 🙌🏻
    have fun babe !

    Pëlqejeni

  3. Man i love this blog,i wish she could post something evry single day.Anyways i hope u enjoy ur summer (witch is almost over) because i ain’t enjoying mine 😶
    Lots of love
    Blondalmonder

    Pëlqejeni

    1. Awww, thank you. I wish I could too, vec me merr nje kohe koxha te mire per me bo nje postim te mire hihi. But autumn is at the door, so I know I will be posting more. You should enjoy it, cause it’s not coming back… Lots of love for u too, thank you for reading my blog! 💘✨😍

      Pëlqejeni

  4. Krejt rastesisht hyna e po me vjen mire qe it was worthyy. Me knaqesi e lexova every single word, e ki transmetu dat feeling po besoj te secili reader .. ti tu e pershkru e une tu e imagjinu itwascool 💯 u talented girl ✍🏼

    Pëlqejeni

    1. Thank you so much!!! Ma se shumti me vjen mire kur me thojne qe e kan ndi ato qe une e kom shkru, se qajo osht edhe arsyeja pre shkruj – sepse te gjithe pak a shume kalojme neper sende te njejta! Falemnderit per koment, te pres prap ktu hihi! < 3

      Pëlqejeni

  5. When I was younger I had some role models that I looked up to (Hilary Duff-in e kom pas shpirt lol). Buuut, as I got a little bit older nisa me u inspiru prej moshatareve t’mija (Ti je njo prej tyne). My point is qe I’m glad you popped up on my Instagram feed and I got to read some of your awesome blogposts (consider me lucky 🍀😋).
    Thank you for being an inspiration AND a role model.
    Xoxo

    Pëlqejeni

    1. Aww this is the loveliest thing to hear (see). Falemnderit TY per keto fjale dhe per mbeshtetjen per blog. Jom shume shume e lumtur qe muj me inspiru vajza moshatare e me qene role model, e mandej ato me e percille tek te tjerat e keshtu me rradhe. The world is gonna be a better place with this girlpower. Thank you so much. 😍✨🙏🏻🌷🍀

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s