Hard Work = Success

KONNICHIWA Almonds!

 

(…but no, nuk është blog-post për udhëtimin tim në Japoni, sepse ende jam këtu dhe me siguri ka me më marr shuuumë kohë) – por për vazhdimin e blogut të cilin jam nisë me shkru shumë më moti por që truly, honestly, sincerely, nuk kam pasë kohë me e shkru.

But better late than never.

Sot pra, po e paraqes pjesën e dytë të blogut të mëparshëm: ‘(Decisions)…Hard Work…Success.’ Në pjesën e parë kam shkru për vendimmarrjet dhe se si ato luajnë një rol shuuumë të rëndësishëm në jetën tonë – kush do jemi dhe çfarë duam të bëjmë në jetë, por edhepse vendimet tona e “drejtojnë” fatin tonë, suksesi nuk arrihet vetëm nëse ne vendosim se dëshirojmë të jemi të suksesshëm.

Të gjithë kemi dëshirë të bëhemi të suksesshëm, dhe natyrisht, të mos e harrojmë pjesën më të rëndësishme: Secili e definon ndryshe fjalën “sukses”. Nga pikëpamja ime, me pak fjalë, të jesh i suksesshëm do të thotë “Të pranosh vetën ashtu siç je e njëkohësisht të punosh çdo ditë për t’u bërë version edhe më i mirë i vetës.” Përveç kësaj, kur e mendoj suksesin më vijnë në mendje edhe shumë gjëra të tjera andaj është koncept mjaft i gjërë, sepse për mua ‘sukses’ nuk do të thotë as vetëm të jesh i mirë në shkollë, as vetëm të kesh punë të mirë, as vetëm të jesh fit, as vetëm të kesh pozitë të mirë në shoqëri, as vetëm të krijosh familje, as vetëm të udhëtosh, as vetëm të jesh i pasur apo vetëm të dukesh bukur. Si në çdo gjë tjetër, për mua të jesh i suksesshëm do të thotë t’i bësh dhe të jesh #NgaPakNgaTëGjitha, duke e gjetur një balancë dhe të ndjehesh mirë në fund të ditës.

Por, të ndjehesh mirë fillon nga vetja andaj mendoj që së pari duhet të fokusohemi në qëllimet që mund t’i arrijmë vetë, e pastaj në ato të cilët përfshijnë edhe njerëz apo gjëra të tjera. Për këtë, në këtë blogpost do të flas kryesisht për suksesin në karrierë (shkollë, punë, zhvillim të vetëvetës), sepse momentalisht është gjëja që për mu ka pak më shumë rëndësi dhe mendoj që kur zhvillohemi personalisht (punojmë në drejtimin se çfarë duam të jemi dhe të bëjmë në jetë & rrjedhimisht nuk varemi nga të tjerët), automatikisht do kërkojmë edhe të mirat e tjera të lartpërmendura – krijimin e familjes, udhëtimet, pasurinë, pozitën e mirë në shoqëri, të dukemi bukur e të tjera.

Për të shtjelluar temën ‘HardWork & Success’, së pari do të flas për rëndësinë e punës për të arritur sukses dhe se si asnjë sukses nuk është i rastësishëm, e në fund do e ndaj shkurtimisht storien time për një ‘sukses’ apo arritje time të fundit, storie kjo e cila ka qenë një pikë kthese për të kuptuar se për të arrtur diçka, duhet punuar për atë.

Shkojmë…

I

Gati në secilin moment gjatë ditës që jemi vetëm e të paangazhuar me ndonjë gjë në veçanti, jemi duke bisedu me mendjen tonë. Këto biseda janë nga më të ndryshmet – dhënia e komandave për t’u zgjuar nga shtrati, zgjedhjet se çka duam të hamë, ankesat për shiun që po bie jashtë e deri tek planet që i bëjmë – qofshin ato afatshkurta apo afatgjata. Këto plane, shpesh përcjellen me premtime – që nesër do zgjohemi më herët se sot, që do e përfundojmë librin që e kemi nisur, që nesër do hajmë ushqim më të shëndetshëm për mëngjes, që do të fillojmë të mësojmë për atë provimin e lënë pas dore, apo që na duhet të shkojmë në administrate për t’i nxjerr disa dokumente të harruara. Megjithatë, shumë shpesh këto premtime mbesin vetëm në mendjen tonë, dhe rrjedhimisht i arsyetohemi vetës se nuk kemi pasur kohë apo mundësi për t’i përmbushur ato. Por, t’i gënjesh vetës është shumë vështirë, sepse ne jemi vetë aty, në vendin e ngjarjes, dhe e dijmë shumë mire se kemi pasur kohë dhe mundësi, por thjesht nuk i kemi bërë.

Secili person e njeh vetën më shumë se kushdo tjetër. Ne e dijmë pakashumë se sa dhe për çka jemi të aftë, dhe e dëgjojmë zemrën se çka DUAM të bëjmë në jetë. Megjithëse, është e jashtëzakonshme se si njeriu e di se ç’është mirë për të, dhe vazhdon dhe e bën të kundërten. E torturon vetën vazhdimisht duke e ditur që është veç ai personi që e ka në dorë atë që e bën apo nuk e bën, dhe që  veç ai do të përballet me pasojat. Nuk e di saktë se çfarë formule fshihet pas kësaj dukurie, por jam shumë e sigurtë që shumica prej nesh e nënvlerësojmë faktorin “kohë”, dhe mendojmë që shanca të tilla do të na vijnë prapë në jetë. Epo, shanca të ngjashme mund të na vijnë përsëri (edhepse nuk është aspak e sigurtë), por koha është gjëja e vetme në jetë që nuk mund ta kthejmë e as ta blejmë, dhe është një faktor shumë i rëndësishëm për të arritur qëllimet që duam.

Gjithmonë kam menduar që njerëzit e suksesshëm kanë diçka të veçantë – kanë neurone speciale, e kanë trurin më të madh, e kanë memorien më të fortë apo kanë ndonjë superfuqi tjetër. Por, superfuqitë nuk ekzistojnë, dhe pos gjenive të cilët me të vërtetë veçohen me disa tipare, njerëzit e rëndomtë e të suksesshëm janë thjeshtë njerëz, të njejtë, si unë e ti, me 24 orët e njejta të ditës. Andaj, me kohë e kam kuptuar që njerëzit e suksesshëm janë të kundërt nga ajo që e ceka më lartë – pra janë njerëz të cilët nuk e nënvlerësojnë faktorin kohë, dhe e shfrytëzojnë çdo shancë që ju vie përpara duke punuar për gjërat që dëshirojnë t’i arrijnë.

Çdo gjë që na rrethon e që është bërë apo ndërtuar nga dora e njeriut, është rezultat i punës. Asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush e ka pasur një ide, e ka vënë atë ide në shishe, e ka dërguar në oqean dhe pas 6 ditëve i është kthyer produkti i gatshëm. Qoftë një këngë, një revistë, një festival, një copëz arti, një poezi, një biznes i ri, pajisje e re apo aplikacion në telefon – asnjëra nga këto gjëra nuk ka ardhur nga hiçi, dhe secila nga to ka qenë fillimisht një ide në kokën e një personi që ka pasur vullnet, dëshirë dhe ambicie për ta vënë në jetë.

II

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm që puna është ‘çelësi’ për sukses, dhe që është njëfar lloj garantuesi për një rezultat të mirë. Por, edhepse shumica dëshirojnë të jenë të suksesshëm dhe e dijnë se cili është çelësi për ta arritur atë, prapëseprapë proporcioni në mes të njerëzve të suksesshëm karshi atyre më pak të suksesshëm është i vogël. Andaj, këtu vijnë në shprehje edhe konceptet të cilat e vëjnë punën në jetë – motivimi dhe iniciativa për të punuar.

Në mikroekonomi, ekziston një term i quajtur ‘kosto oportune’ (apo alternative), e që nënkupton vlerën e një zgjedhje në mes të disa opcioneve. Shembull – nëse posedojmë një dyqan, kemi opcionin me e japë me qera apo me zhvillu një aktivitet në të, dhe nëse e zgjedhim aktivitetin, qeraja nga e cila kemi hequr dorë është kosto oportune. Mos me i hi shumë thellë me shkencë, desha vetëm me e ilustru faktin që në jetë kemi vazhdimisht momente që duhet të zgjedhim në mes të alternativave, dhe cilendo alternativë që e zgjedhim, duhet të heqim dorë nga tjetra, for the time being.

Edhe në këtë rast, për çdo sukses dhe angazhim ekziston një çmim. Na duhet të heqim dorë nga diçka tjetër e që zakonsht është shumë më tërheqëse (në ato momente) dhe natyrisht – më e lehtë. Për të shkruar këtë blog, unë kam heqë dorë nga ndonjë shëtitje në JAPONI 😀 apo nga pothuajse një sezonë të “Parks and Recreation”; 7 orë gjumë të shpërndara në 3 ditë apo thjesht nga të shijuarit e kohës së lire. Megjithatë, unë dua që ky blog të ekzistojë dhe dua që ky postim të shkruhet. Dhe ky postim nuk do të shkruhet në qoftë se unë nuk e shkruaj, nuk mundohem për të dhe nuk sakrifkoj diçka tjetër për të. Dhe kjo vlen për gjithçka tjetër për të cilen do të duhet të sakrifikojmë një gjë – qoftë ajo koha, energjia, durimi apo nervat, vetëm e vetëm që në fund të shohim rezultatin dhe ta gëzojmë atë.

anything-is-possible-if-youve-got-enough-nerve-j-k-10205523

Siç e ceka më lartë, unë (dhe besoj shumë të tjerë) gjithmonë jam munduar të gjej ndonjë shortcut apo magji për t’i kryer obligimet apo për të gjetur motivin për t’i kryer ato. Megjithatë, motivi për iniciativa nuk gjindet brenda natës, dhe nuk është një gjë që vetëm mbjellet në mendjen tonë nëse e detyrojmë vetën. Duke u nisur nga eksperienca ime personale, mendoj që është një gjë që ekziston te çdokush por që duhet të kultivohet, të ushqehet e të zhvillohet gradualisht, dhe që shpesh vjen si ndonjë wake-up call nga ndonjë dështim apo ‘zili’ e sukseseve të të tjerëve e që na bën të kuptojmë përfundimisht që vetëm puna është ajo që na garanton suksesin, dhe se pa të do të mbetemi duke u arsyetuar pa kuptim e pa bazë.

Për të kultivuar ambicien, vullnetin, kurajon, motivin e durimin, mendoj që duhet të shkojmë hap pas hapi. Së pari, duhet t’ia qartësojmë vetës qëllimet që i kemi. Pasi që i qartësojmë qëllimet, duhet të prioritizojmë: t’i rendojmë qëllimet nga ato më të rëndësishmet, gjithmonë duke e pyetur vetën: “How bad do you want it?” Pasi që e kemi kuptuar cilat janë qëllimet tona kryesore për një periudhë të caktuar, natyrisht që na duhet një plan për të qartësuar se çka duhet të bëjmë për të arritur atë gjë, sa kohë dhe çfarë mjete na duhen, dhe cila është data e fundit që ajo gjë duhet të jetë e përfunduar (deadline). Pasi që e kemi planin, duhet të jemi të determinuar që të japim maksimumin tonë, të punojmë për atë gjë pa u ndalë dhe të mos shikojmë prapa. Dhe duke i kaluar këto hapa, duhet t’i kemi në mendje disa gjëra të tjera:

Në fund, ja vlen. Çdo sekond i mundit tënd ja vlen.

stream_img

Do e falemnderosh vetën në fund. Do e bësh vetën krenare.

IMG_E3927

Çdo vështirësi ka një fund, dhe cdo vështirësi harrohet. Ajo çka na mbetet neve është rezultati dhe suksesi.

img_e3928.jpg

Mos e harro ndjenjen e dështimit. Krahasoje atë me mundimin që po e kalon. A është më e rëndë?

Ke shëndetin dhe luksin për të ëndërruar dhe për të punuar për ato ëndrra. Don’t forget that you’re blessed.

THE TIME WILL PASS ANYWAY. Kjo është motoja ime sa i përket kësaj teme – koha do të kalojë si pate sukses si dështove.

img_0077-e1532972073911.png

 

Intro

Po vazhdoj me storien time personale (jo, nuk kam fitu çmim Nobel apo diçka të jashtëzakonshme), por vetëm dua ta marr këtë eksperiencë si shembull për temën sepse ka qenë pikë kthese për mua me kuptu që me punë arrihet gjithcka, dhe se për mua, dështimi ka qenë send kyç për të më berë me kuptu këtë gjë. Është fjala për një bursë (që në fund i kam fituar dy), dhe e di që ka edhe shumë të tjerë që e kanë fituar këtë bursë e nuk kanë shkruar blog për të, por siç e ceka, nuk është tek ajo se çka kam arritur, por se si më ka bërë me u ndi dhe se çka kam mësuar nga ajo.

E kam përmendur shpeshherë në postimet e mija që deri pas përfundimit të fakultetit kam qenë ndryshe nga se jam sot – jo në karakter, por në mënyrën se si i kam bërë gjërat. Kam lënë punë përgjysmë, kam bërë plane të cilat nuk kam pasur nerva me i realizu, kam folë më shumë për diçka se sa që e kam realizu, jam munduar me gjetë shortcuts për detyra të ndryshme e të tjera, dhe në fund, dështimin e kam përfunduar me fjalinë e famshme “me dashtë, e bëj” (but you never did).

RYZOSSq

Kam menduar që meritoj gjëra të mira dhe suksese, vetëm pse kam dëshirë të jem e suksesshme dhe pse mendoj që kam potencial për shumë gjëra. Dhe në shumicën e rasteve më ka ecë në këtë mënyrë, sepse deri atëherë nuk kam hasur në diçka shumë të jashtëzakonshme e që ka kërkuar aq shumë përkushtim. Megjithatë, pasi që kam diplomuar, e kam kuptuar që ekzistojnë edhe shuuumë të tjerë si unë – që e kanë përfunduar të njejtën shkollë si unë, me nota të mira apo më të mira se unë, dhe që kanë po të njejtat ëndrra dhe qëllime si unë. Dhe si rezultat, e kam kuptuar që duhet të bëj diçka më shumë për ta bërë diferencën dhe për të pasur sukses.

The Story

Disa muaj pas diplomimit në Bachelor, kam apliku për një program të bursës. Meqë ende nuk pata gjetur punë, vendosa definitivisht me e regjistru masterin (jashtë vendit), edhepse fillimisht plani im ka qenë mos me vazhdu direkt masterin pas diplomimit. Por, siç ndodhë në Kosovë, presioni që çdokush ta bën duke të pyet “E ÇKA JE TU BO TASH” pas diplomimit, më shtyri me mendu që definitivisht më duhet me bo diçka, dhe kështu vendosa të aplikoj për një program të bursës.

Nuk kisha shumë informata se si shkojnë këto gjëra e as për programin për të cilin po aplikoja, por megjithatë fillova të jem shumë e vendosur se dua të konkurroj, e rrjedhimisht mora pjesë në testet e këtij programi [natyrisht, si zakonisht] – pa u përgaditur shumë, sepse ende isha në fazën që gjërat do të më ecin edhe pa mund. Dhe natyrisht, përsëri mu vërtetu teoria ime se nuk duhet të mundohem shumë, dhe mes qindra aplikuesve, isha e 13-ta në listë, nga rreth 35 që e kishin kaluar testin gjithsej.

Pasi isha kaq afër, fillova me të vërtetë të besoj që kjo punë do të ndodhte. Që atë vit, unë do të shkoja për master jashtë vendit, edhepse ende nuk isha e vendosur se çfarë drejtimi, në cilin shtet apo cilin fakultet dua ta zgjedh. Njëkohësisht, meqë faza e parë nuk kërkoi mund, unë prapë vazhdova me qasjen time të zakonshme ndaj këtyre gjërave, dhe në javët ku duhej të përgaditesha për intervistë, vazhdova me të gjitha angazhimet e mija SHUMË të rëndësishmë, duke mos i japur shumë rëndësi përgaditjeve. Njëkohësisht, e dija që ajo që po e bëj është gabim dhe ka shumë gjasa që të deshtoj, por vazhdoja ta torturoja vetën duke mos ndarë kohë të mjaftueshme për përgaditje dhe duke u ndier keq për këtë gjë. Dhe mendoj që filli i gjithë kësaj qasje ka qenë se e kam nënvlerësuar situatën, dhe nuk e kam dashur atë gjë aq shumë në rradhë të parë.

Ditën e intervistës, si asnjëherë më parë, jam ndier tepër e pasigurtë dhe e frikësuar. Në përgjithësi nuk i kam problem procedurat e tilla, dhe sa i përket studimeve – kam hy e kam dalë nga provimet me shkrim apo gojë duke mos më rrah zemra aspak më shpejt. Por atë ditë ishte diçka ndryshe, sepse e dija në çfarë niveli jam dhe se do të jem shumë afër, por që do të dështoj. Dhe kjo pasiguri natyrisht që është pasqyruar në mua, dhe ka ndikuar në rezultatin tim edhe më shumë.

Kur dolën rezultatet, e pash që isha e para nga të papranuarit, me shumë pak diferencë në pikë nga të pranuarit. Por kjo nuk ishte fare me rëndësi, sepse unë veç se e kam ditë që do të jem në atë vend në listë, dhe se nuk kam meritu më shumë. A jam mërzitë? Po – kam qajtë përplot 72 orë rresht, sepse vazhdimisht e ktheja mendjen që vetëm të isha munduar PAK më shumë do e kisha fitu, dhe se krejt ajo çka është kërku prej meje ka qenë një angazhim shtesë 3 javor, të cilin unë nuk kam qenë në gjendje ta bëj.

IMG_3938.JPG

Por pasi që e kam rimarr vetën nga kjo mërzi, i kam premtu vetës që është hera e fundit që e lejoj vetën të jem në një pozitë të tillë – të mërzitem për diçka që ka kalu, vetëm pse e kam ditë që nuk mundem me kthy kohën; Që para syve e kam parë dështimin, dhe e kam pritë me duarhapur. Që as dija, as potenciali, as talenti e asgjë tjetër në botë nuk vjen në shprehje nëse nuk je i vendosur për atë që do të arrish dhe nuk punon për atë.

sc 1

Everything Happens For a Reason

Megjithatë, deshtimi – me mund apo pa mund – nuk është fundi i botës. Është pjesë e mësimit, dhe është gjë që na bën më të fortë. Poashtu, shumë shpesh di të jetë një arsye që diçka më e mirë do të vijë pas. Pas një jave më kanë ftu për intervistë për një vend pune ku e kisha dërgu shumë më herët aplikacionin, dhe pas 2 javëve të tjera kam filluar punën. Në punë kam marr eksperiencë dhe kam mësuar shuuuuuumë gjëra, e poashtu jam zhvilluar në atë drejtim për ta kuptuar se çka dua të bëj apo të specializoj në të ardhmen e çka jo.

Dhe gjatë këtyre dy viteve ngjarjet kanë rrjedhur në atë drejtim sa që kur erdhi koha për të aplikuar prapë, unë isha person krejt tjetër, me ide dhe motive të qarta, gati për të marr atë që në të vërtetë e dua.

Learn from Failure

Këtë vit (dy vjet nga hera e fundit pasi programi zhvillohet çdo dy vjet), kam apliku për program me ndjenjë shumë të freskët nga dështimi i kaluar. Dhe sa herë që jam lodhë apo kam dashtë me hekë dorë, e kam kujtu ndjenjën e dështimit dhe se nuk do të jem në gjendje të kaloj prapë nëpër të. E kam vënë qëllimin, e kam bërë planin, jam fokusuar plotësisht, kam pushuar nga rutina dhe gjërat e tjera, dhe nuk e kam kthyer kokën prapa. Kam mësu, i kam përfundu të gjitha obligimet, dhe thjesht jam mundu. Dhe po, kam dalë e 4-ta në listën përfundimtare. Jam zgjedhë rezervë për një bursë tjetër (dhe në fund e kam fitu edhe atë). Jam ndje krenare me vetën. Dhe jam bindë përgjithmonë që me punë mund të arrish gjithçka.

Kjo storie nuk është e jashtëzakonshme, por për mu ka qenë një gjë që mi ka hapur sytë për gjithë jetën. Kam mësuar që të lidh inat me vetën e jo me të tjerët. Kam ushtruar durimin – një virtyt që personalisht më ka munguar gjithmonë. E kam kuptuar që njerëzit e suksesshëm nuk janë magjistarë e as nuk dijnë ndonjë hile për sukseset që i kanë. E kam kuptu vlerën e kohës dhe të punës, dhe se çdo ëndërr apo mundësi e botës fillimisht është e disponueshme për të gjithë, por në fund e merr vetëm ai që e don dhe punon më shumë.

Arigato Almond-SANs. Love <3.

IMG_9170.JPG

Një mendim te “Hard Work = Success”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s