Let’s talk about LOVE

Almond goes Cheesy… Or nah

Okay. Erdhi koha për temën ma të nxehtë dhe të përfolur, për gjënë që në fund të fundit na bën ma të lumturit në botë, për gjënë që i shëron të gjitha, e bashkon të keqen me të mirën, e shëndrron të keqën në të mirë, i pushton t’gjithë, i mposhtë t’gjithë, na mbanë gjallë dhe i jap kuptim jetës tonë: DASHURIA.

Natyrisht që me fjalën dashuri nënkuptoj dashurinë në kuptim të gjërë –  për vetën, për ata që na sollën në këtë jetë (prindërit), për miqtë e parë të jetës (motrat apo/dhe vëllëzërit), për njerëzit që na rrethojnë, miqtë që i njoftojmë, për vendet që i shohim, për gjërat që i bëjmë, dhe në fund: për personin me t’cilin s’kemi lidhje gjaku apo lidhje familjare, s’na lidhë ndonjë interes i caktuar, kemi lindur në vende e kohë të ndryshme, kemi pasur rrugë të ndryshme gjatë jetës e në fund na u kanë bashkuar ato, duke e bërë që ky person të jetë personi ma i afërt dhe më i rëndësishëm në vazhdim të jetës.

Për mua, kur e analizoj, është një gjë shuumë interesante – një person i panjohur shëndrrohet në personin më të dashur, në shokun.shoqen e jetës, në familje. Dhe sado që mundohem të jem racionale, prapë mendoj që është një ndër gjërat ma të bukura me t’cilat mundemi me u beku gjatë jetës.

Në postime të kaluara kom folë pak a shumë për dashurinë ndaj shoqërisë dhe dashurinë ndaj familjes. Në këtë blogpost do e elaboroj dashurinë romantike – atë ndaj mikut/mikes së jetës, shpirtit binjak, të dashurit apo bashkëshortit. Por, para se t’flas për këtë lloj të dashurisë – atë ndaj dy personave, mendoj që fillimisht janë disa gjëra që duhet të qartësohen tek të dy elementet e ciftit – vec e vec. Për t’gjetur shpirtin binjak, mendoj që fillimisht duhet t’i qartësojmë disa gjëra me vetën, t’i rregullojmë punët me vetën, t’a njohim e të mësohemi t’a duam vetën për me ditë apo me u mësu se si me dashtë tjetër kënd.

photo-sep-08-4-52-59-pm.png

 

I. S’mundemi me u mësu me dashtë, e as me na dashtë, pa e dashtë vetën

Prej se jemi fëmijë, gjithmonë kemi qenë të rrethum me idenë e dashurisë, simpatisë, me qenë i pëlqym prej dikujt, me pëlqy dikë, me pasë ndjenja për dikë. Shumë shpesh dashuria në rini ndodhë vetëm sepse mendojmë që përgjigja për lumturi, për atë zbrazëti që e ndjejmë në atë fazë është tek dashuria, tek një person tjetër, e jo tek ne.

Unë mendoj që kjo gjë ndodhë sepse jemi të krijum në këtë mënyrë, kemi nevojë për një person në jetë të cilin nuk e kemi vetëm mik, me të cilin mundemi me i nda të gjitha – mendimet, dhimbjet, gëzimet, trupin; një person tek i cili dasht’ e pa dasht’ kemi me e humbë vetën. Por shpesh marrdhënia me këtë person, ose edhe vetë personi – është i gabuar. Dhe në shumë raste,  problemi s’është tek personi tjetër, por tek ti…

…sepse s’mund të jeni në paqe me tjetërkënd, pa qenë në paqe me vetën.

E kemi vërejt edhe vetë se kur nuk jemi në disponim, kur dicka na bren në vete, kur s’jemi të kënaqur me veten, edhe personat që na rrethojnë na duken të tillë, ambienti që na rrethon bëhet negativ, dhe kohë pas kohe inicojmë grindje e probleme me këta persona. Kjo zakonisht ndodhë sepse nuk jemi në paqe me veten tonë, dhe kjo gjendje pasqyrohet tek të gjithë njerëzit me të cilët kemi marrdhënie – qoftë në familje, shoqëri apo të dashur. Dhe gabimi që zakonisht e bëjmë në këto rrethana është që i fajsojmë të tjerët apo edhe vetën, dhe asnjëherë nuk ndalemi të mendojmë se ku është baza e asaj që po e shkakton këtë gjendje shpirtërore. Në këto raste, mendoj që janë dy gjëra që duhen marrë parasysh nëse dëshirojmë të ndërrojmë qasje me vetën dhe me njerëzit në jetën tonë:

Duke e pranuar veten ashtu si jemi (a.k.a. me pasë vetëbesim) dhe duke e përmirësuar atë cdo ditë në mënyrën ma të mirë të mundshme (self improvement). Kur t’i kemi rregullu punët në universin tonë, kur e kemi gjetur se kush jemi, cka jemi, cka dëshirojmë, atëherë është koha që ta gjejmë atë personin i cili e plotëson ekuacionin për t’na kompletuar.

44

 

II. Meeting your soulmate at a young age

Në Kosovë, ende ekziston tendenca që shpesh prej moshës 15, 16 vjecare e deri 25 (shembull) me vendosë për gjënë më të komplikuar dhe të rëndësishëm të jetës: personin me të cilin kemi me kalu gjithë jetën. Unë personalisht kam qenë 17/gati 18 vjece kur e kom njoftu personin me të cilin kom besu që do të jem bashkë përgjithmonë. SA E RE. WTF. Kur kam qenë 18 vjecare e kom pasë të turbullut e të mjegullt se kush jom, cka jom dhe cka du me u bo në jetë, e në këto rrethana e kriza të idenitetit *mosha18vjecare* në shoqërinë tonë pritet të vendosim për një ndër gjërat më të rëndësishme të jetës – në kohën kur as vetë nuk e dijmë se kush jemi dhe se cka duam nga jeta.

Well… Në rastin tim kom pas “fat” – me cka nënkuptoj që të dy jemi zhvillu, rritë, ndryshu, por në kahje jo aq të ndryshme. Ndryshimi nuk ka qenë aq signifikant sa me kriju mosmarrveshje në lidhjen tonë. Poashtu, pjesa më kryesore pse jemi ende bashkë e të lumtur dhe për të cilën kom me hapë edhe një nëntitull është:

II. a) E KEMI LËNË NJËRI TJETRIN ME U ZHVILLU VECMAS

Kjo, mendoj është pika kryesore që e bën një lidhje me fuksionu, dhe njëkohësisht lejon që secili individ me u pjekë vecmas, por në lidhje. Po – me u pjekë, sepse njeriu deri sa të vdesë ka me u pjekë, me ndryshu, me mësu gjëra të reja.

Në një lidhje (mesatare kosovare lol), shumë shpesh njëri prej individëve (zakonisht mashkulli) e ndjen vetën padron. E ndjen vetën se e ka fjalën për personin tjetër, se e posedon atë person, se duhet ta kontrollojë atë dhe mendoj që kjo vjen nga pasiguria që e ka përvete, duke mos e lënë as personin tjetër (në këtë rast femrën) me u zhvillu.

Kjo almonds, nuk është dashuri. Kjo është pasiguri në vetvete, obsesion, posesion egoizëm. Dashuri nuk do të thotë të xhelozosh partnerin sepse e do vec përvete dhe nuk dëshiron që asnjë person tjetër me e pa të dashurën tënde ose me pasë kontakt me të. Dashuri nuk është që mos me e mbështet partnerin me u zhvillu në karrierë apo përgjithësi në ëndrrat që i ka. Dashuri nuk është mos me e lonë partneren me e shpreh mendimin e vetë, me pasë shoqëri të veten, me pasë aktivitete që i zhvillon vetë, me udhëtu vetëm, me dalë vetëm, me shoqe apo  shokë.

…sepse në atë rast personi në fjalë nuk e do partnerin aq shumë sa të dëshirojë që ajo të përparojë dhe të bëhet versioni më i mirë i vetvetës. Në atë rast ky person është në gjendje që t’ja bllokojë të gjitha mundësitë, vetëm e vetëm që ta ketë partneren në comfort zone dhe në asnjë mënyrë të mos lejojë që ajo të jetë më e suksesshme apo e pavarur…

…prapë e përsëris, për shkak të pasigurisë që kanë përvete.

Rrjedhimisht, personi i vetëm që dëshiron ta shohë edhe partneren duke përparuar është ai person i cili vetë ka ëndrra, qëllime (goals), angazhime, obligime. Sepse ai person e kupton se cka është të jesh i pavarur e të kesh qëllime, dhe nuk ka kohë për t’humbur duke u marr me kontrollimin e jetës së dikujt tjetër, sepse është duke u fokusuar në të veten. Poashtu, një njeri me vizion dëshiron ta ketë afër një njeri tjetër me vizion.

Në rastin tim është kështu. I dashuri im më këshillon, por nuk më urdhëron; nuk më ndalon, nuk më kacafytë. Ne paralelisht jemi rritur, pjekur dhe kemi ndjekur ëndrrat tona duke e inspiruar, ndihmuar e shtyrë njëri tjetrin për t’i ndjekur ato. Në momentin që kom arritë në një pikë që e kom gjetë vetën, e kom kuptu se cka është dashuria e vërtetë – dashuria ime ndaj partnerit tim dhe e tij ndaj meje.

Lidhja (relationship) nuk është dicka që ndodhë me zor, që duhet me na stresu, me na jepë mundim. Almonds, lidhja duhet me na plotësu. Atë se cka nuk e kemi vetë, me e gjetë te tjetri. Anët negative që i kemi, me i plotësu me anët pozitive të partnerit.

Pyetja që duhet t’ja bëjm vetës kur jemi në një lidhje është: Ky person, a po na bën një person më të mirë, apo më të keq. Sepse më besoni, në shumë raste ndodhë që një personi, tjetri t’ja nxirr anën e keqe. Jo sepse njëri apo tjetri është i keq, por sepse ekziston një mosfunksionim mes disa tipave. Dhe ajo është jo e shëndoshë.

“It’s better to be unhappy alone than unhappy with someone.”

Në Kosovë, ende ekziston ajo përralla se dashuria e parë është ajo dashuri që duhet dhe kemi me e pasë gjatë gjithë jetës. Please, sic e ceka më lart, është një shancë shuuuumë e madhe që vendimet që i bëjmë në moshë të re janë vendime të gabuara. Sidomos partneri – që mendoj dhe besoj që krahas me të zgjedhurit e karrierës, është vendimi më kryesor që e marrim në jetë dhe poashtu më i vështiri. Të paktën, karrierën është shumë më thjeshtë me e ndërru në cdo moment, ndërsa për partner, sidomos në rastin e pas- krijimit të familjes, gjërat komplikohen. Më shumë zemra thehen.

*If you lost something or someone but you found yourself… YOU WON*

 

III. Destiny plays its role, but doesn’t decide

Në botë ekzistojnë rreth 7 miliardë njerëz. Po e lëjmë *super ekstra shembull për ilustrim* që ne i kemi njoftu diku 2346 njerëz gjatë jetës, ku 50% janë të gjinisë së kundërt, dhe 50% prej tyre janë njerëz me të cilët mundemi me kriju lidhje (nuk janë familje, shumë më të rinj apo shumë më të vjetër se ne, apo nuk janë tashmë të zënë). Kjo del që përaf. prej 586 njerëzve e kemi gjetë shpirtin binjak, pra shanca është 1/586.

Ndërsa cka themi për pjesën tjetër që nuk i kemi njoftu kurrë? Nuk po du me tingëllu negative, skeptike, jo emocionale, shkencore e jo romantike, por besoj që në botë na gjinden me mijëra shpirtëra binjakë, por të cilët nuk i kemi njoftu e as kurrë s’kemi me i njoftu. Dheee këtu vjen cështja e

FATI(t) / luck / destiny / fate

Fati është kur ndodhjë një seri ngjarjesh të kombinuara në atë mënyrë sa të ndodhë dicka që ka pasur pak gjasa për të ndodhur – p.sh. në rastin e dashurisë: i dërgon dy persona në një vend, në të njejtat rrethana të cilët kanë të njejtat ndjenja për njëri tjetrin. Dhe, nuk ka dyshim që luan një rol shumë të rëndësishëm në shumë cështje – sidomos tek dashuria, sepse nëse një ngjarje të kishtë ndodhur pak më ndryshe, këta dy persona mund të mos njoftoheshin kurrë me tjetrin, dhe kështu do të kishin përfunduar me tjetër kënd.

Por, fati nuk do të thotë që gjithmonë ka të drejtë. Fati u a japë një shancë këtyre personave, por nuk garanton që një lidhje të funksionojë. Sepse një lidhje është shumë më komplekse se sa e mendojmë. Nuk është vetëm me dalë me pi kafe me atë person, me postu foto me të, me shku në pushime, me pasë kontakt fizik e pasion për të apo edhe ‘me ju shku muhabeti’.

Në lidhje ka edhe shumë momente të vështira, momente ku njëri apo tjetri ka nevojë per më shumë kujdes, mbështetje e dashuri, momente ku kanë me u marr vendime të rëndësishme, momente ku njëri kalon ditë më të këqija, e të tjera. Dhe në këto momente, vihet në pah ajo se a jemi në gjendje ta sakrifikojmë vetën për dikë tjetër, a jemi të plotësuar në vetëvete që ta ndihmojmë personin tjetër, a e njohim vetën aq shumë sa të jemi në gjendje ta njohim tjetrin, dhe a kemi aq dashuri për vete sa të pranojmë që ndonjëherë të mos marrim dashuri prej tjetrit, por vetëm të japim dashuri.

22

Andaj, dashuria, lidhja, nuk është dicka që duhet cmos të jetë perfekte, cmos të funksionojë me të parën, të dytën, të tretën. Por, si për gjëra të tjera në jetë, që të ketë sukses, duhet të punojmë në të. Duhet të japim mund në të, ta dëshirojmë atë gjë me gjithë shpirt, dhe të jemi në gjendje edhe të sakrifikojmë për të, deri në pikën që nuk e lëndojmë apo humbim veten.

Për mua, të jesh në lidhje është të kesh një person tek i cili mund të mbështëtesh në cdo moment, për cdo gjë. Një person që të dëgjon edhe pse mund të mos i interesojë fare ajo se cfarë po thua, një person që ta nxitë të mirën dhe të shtynë e të motivon për ëndrrat që i ke, një person që të duron në momentet që nuk e duron as veten.

“The man of my dreams is the one who encourages me to follow my dreams.”

Për mua, të jesh në lidhje është të jesh vetvetja, dhe ta kesh në krah një person tjetër që është vetvetja. Një person të cilit i beson, një person të cilin e do aq shumë sa në shumë raste e lë të lirë.

Photo Sep 08, 4 54 10 PM

Në një lidhje do të bini në dashuri 100,000 herë me të njejtin person. Do të jeni të pasigurtë një ditë, dhe tjetrën ditë do të zgjoheni më të sigurtë se kurrë. Por kjo është bukuria e dashurisë, e jetës. Si në cdo gjë tjetër në jetë, duhet shpenzuar energji e kohë në cdo moment, që ajo lidhje të funksionojë. Sepse asgjë në këtë jetë që vlen, nuk vjen pa mund.

 

IV. Lakmia

Një ndër gjërat më helmuese në jetë e sidomos në lidhje, është lakmia – lakmia për të pasur një gjendje tjetër, një pozitë tjetër, gjërat që i ka tjetri. Nuk mund t’i kesh të gjitha gjërat e botës, e sidomos jo në të njejtën kohë. Unë gati plotësisht e kam zgjidhur këtë problem me veten dhe tash, cdo gjë që e bëj apo e zgjedhë vetë më pëlqen më së shumti pa asnjë dyshim, dhe nuk i bi pishman për zgjedhjen që e kam bërë, ckado qoftë ajo.

Kjo më ka ndodhë edhe në lidhje. Unë e kam zgjedhur partnerin tim të jetës dhe ai është personi me të cilin dua ta kaloj jetën. Asnjë person tjetër, më i pasur, më i shkolluar, më i bukur apo më i mencur, nuk më intereson, dhe nuk kam lakmi për ta. Sepse lakmia është pa kufi, dhe gjithmonë do të ekzistojë diksh më i mirë, më i pasur, më i bukur etj.

V. He doesn’t complete me (I am complete); he complements me

Unë e dua të dashurin tim, sepse ai më ka mësu me dashtë vetën. Sepse ai nuk mundohet të hyjë mes lidhjes time me vetën. Jam e plotë edhe pa të, por jam person më i mirë me të.

55

 

VI. Të jesh në lidhje nuk do të thotë të ndryshosh

Një lidhje fillon në momentin që të dy partnerët e pëlqejnë njëri tjetrin. Ndërsa shumë shpesh ndodh që menjëherë njëri apo të dytë të mundohen ta ndryshojnë tjetrin. Ku është idea? Nëse e pëlqen dikë, pse përpiqesh ta ndryshosh?

Shpeshherë njerëzit hyjnë të pasigurtë në një lidhje, duke u nisur me mendjen se edhe pse ka shumë gjëra që i pengon tek partneri, një ditë do ia ndryshojë. Gabim. Ekzistojnë veti tek një person me të cilët ka lindur, të cilat i ka në gjenetikë, në edukatë, dhe të cilat vetë ai person i pëlqen tek vetja. Dhe këto karakteristika, harroni që do të mund t’ja ndryshoni. Edhe nëse e arrini, do krijoni një version jo real të këtij personi.

Ndërsa në anën tjetër ka karakteristika të një personi që mund të mos i pëlqeni, por nuk cojnë peshë. Të tilla kemi të gjithë, dhe ndoshta kjo shpesh e bën lidhjen edhe më interesante. Njëri zgjohet herët, tjetri është gjumash. Njëri pëlqen filmat aksion, tjetri romantikë. Njëri lexon, tjetri më pak, e kështu me radhë. Këto janë dallime të shëndosha tek ciftet, bile shpeshherë edhe më të shëndosha se ta gjeni një ‘perfect match’.

 

VI. We accept the love we THINK we deserve

Besnikëria, siguria, stabiliteti i një cifti matet me krejt tjetër cka se sa të MOS dalësh me një shok, të MOS e postosh një foto, të MOS shkosh në pushime me shoqe, të MOS bësh fitness në sallën e djemve (op, lol, i kemi sallat e ndame… lol). Më besoni, mendja e shëndoshë është ajo cka e cakton besimin dhe mirëqenien në një lidhje, e jo t’ja bllokosh vetës mundësitë për të qenë jobesnikë, nëse vec në mendje keni të tilla gjëra. Nëse e keni mendjen e shëndoshë, asnjë provokim nuk mund t’ju shtyejë të bëni gjëra që nuk i keni në karakter. Pikë.

Kjo për cka po flas mund të dukete të tingëllojë absurde, por unë besoj që ende ka shuuuuumë raste të tilla sidomos në vendin ku jetojmë. Përvec asaj, ky trend po zvogëlohet në një ritëm shumë të ngadaltë, duke i lënë prapë femrat në Kosovë të pazhvilluara, duke mos i lënë ato t’u dëgjohet zëri, në një mënyrë apo tjetër.

Unë besoj që ndodh shpesh sepse prindi e rrit fëmiun në të njejtën mënyrë se si është rritur vetë dhe se si e ka pasur lidhjen me partnerin e tij/saj në të kaluaren, ku deri sot shumë faktorë të tjerë kanë ndryshuar. Dhe kështu jemi rritur në një ambient ku të qënit të kacafytura, të varura nga një burrë, duke folur me zë të ulët, të frikësuara, na duket normale, dhe si shoqëri, mbesim të shtypura.

***

Këto ishin disa nga 1309323 dimensione të një lidhjes që mendoj që luajn rol që ajo të funksionojë, por sic e them dhe e mendoj gjithmonë, gjithcka është relative dhe gjëra të ndryshme funksionojnë tek persona të ndryshëm, dhe jeta din të na sjellë në situata të tilla për të cilat mund të mos jemi të përgaditur dhe që në teori duken shumë më lehtë të ballafaqueshme. E për këtë, mbi të gjitha, besoj fuqimisht që nëse e kemi vetën, kemi gjithcka.

 

Okay, koha për pak romantikë

icouldwritea

Pasi që i shtjellova të gjitha gjërat që do të duhet t’i mendonim para se të zgjedhim partnerin – edhe pse në dashuri shpesh nuk logjikojmë, nuk kalkulojmë e nuk mendojmë, prapë mendoj që joracionalen duhet ta plotësojmë me racionale, sepse tashmë e dijmë që pasioni i flaktë i rinisë nuk zgjatë përgjithmonë, ndërsa ajo cka na mbetë me partnerin tonë kur të plakemi bashkë është mirëkuptimi, miqësia, kujdesi, besimi.

1

Pra, do të flas për dashurinë romantike, sepse në fund të fundit, nganjëherë s’duhet të fellohemi shumë në cështje të tilla.

I just knew.

Deri tash ju fola për të qenë racional, se si dashuria është më shumë se sa t’ pëlqejë dikush për pamjen, për paraqitjen apo statusin. Por, si të gjithë të tjerët, momenti që mendon që ke rënë në dashuri, ose që t’pakten kur e simpatizon dikë, në shumicën e rasteve thjesht ndodhë, pa arsye, pa mendu, pa e ditë pse.

Unë, të dashurin tim e kam njoftë edhe më herët, por ka qenë një moment, paraqitja e tij një ditë (për mbrëmje t’maturës loool #imsorrysosuperficial), që vec kom mendu në vete: Mmmm I think that’s the one I get to marry 😉 ! Lol. Ky ka qenë vetëm momenti që e ka vulosë ‘his being’ që e kam njoftë atëherë e disa kohë, dhe natyrisht që përvec kësaj pjese ‘romantike’ është dashur edhe shumë kohë për me u njoftë dhe për të dytë me e kuptu që kemi aspirata dhe qëllime në jetë – gjë që për mua e përcakton se a mund të kem të ardhme me një person apo jo. Paraja, pozita, statusi e pamja janë gjëra që shkojnë e vijnë, ndërsa një njeri me vizion, që punon për të realizuar ëndrrat dhe qëllimet e tij dhe një njeri me zemër të madhe është i tillë që dëshiron ta kesh afër vetës dhe të ndërtosh të ardhmen me të.

…Fakti që më ka pranu ashtu sic jam, duke mos u mundu me më ndryshu në asnjë mënyrë, duke më lënë hapësirë për me qenë ky person që jam: i gjallë, ekspresiv, me shumë gjëra në mendje, është dicka që m’ka bo me e respektu edhe më shumë. Dhe cka ka qenë më e mira në lidhjen me të dashurin tim, është se dita ditës, duke e njohur më shumë, e kam dashuruar më shumë…

…Kështu, jemi rritur bashkë, kemi kaluar shumë gjëra bashkë, kemi ndihmuar njëri tjetrin me problemet që i kemi pasë e kemi luftuar në ditë të vështira, kemi festuar suksese, fitore, gëzime, – gjithmonë duke qenë përkrah njëri tjetrit por paralel duke zhvilluar jetët tona personale. Dhe mendoj që këto janë disa nga gjërat që na kanë mbajtur lidhjen tonë 6 vjecare me plot mirëkuptim e dashuri.

Nuk po vazhdoj me folë më shumë për lidhjen time, sepse në fund të fundit, “dashuritë  pak a shumë, janë të gjitha njësoj”…

 

d6f557c2c0a198de0d591c280ed245b6

Final words, (finally huh)…

Të gjithë njerëzit kemi nevojë për një person tjetër në jetë. Kemi nevojë që ta shohim vetën në një reflektim tjetër, të marrim përgjigje të cilat nuk i kemi vetë. Kemi nevojë për një puthje në ballë para se të biem gjumë, për një fjalë në mëngjes, për një shtrëngim dore, për një përqafim kur jemi të mërzitur.

Dashuria i pushton të gjithë në një mënyrë apo tjetër, por dashuria nuk duhet të bëhet obligim në jetë, por një gjë që na cliron nga obligimet. Dashuria është gjithcka, por një person tjetër nuk duhet të jetë gjithcka për ne. Sepse gjithmonë ekziston mundësia që këtë person ta humbim në një mënyrë apo tjetrën, dhe kështu mbesim me atë që e kemi deri në fund – vetvetën.

Now let’s go to my insta-facebook-love-photo journey (for this blog being a blog‘s sake), sepse I have nooooooooo idea në sa hard disKa muj me i pasë të gjitha fotot e 6 viteve të fundit… 😀

2011: #kids

390795_339489906066444_1628727266_n

2012:

561633_527867490562017_662256760_n

557392_699704993378265_2084031716_n

2013:

377817_576182579063841_896405231_n

2013/2014:

1505139_782378951777535_1913639944_n

2014:

10565061_918625721486190_6431619585599693636_n

2015:

11902394_1148473101834783_8458241500100200437_n

11896040_1149291615086265_2261271674225990448_n

2016:

15095048_1485644474784309_2449303708179339128_n

2017:

2016:

2015:




 

The end…

I mean, this is just the beginning… 

Bye my almonds-in-love. 💛

17 mendim te “Let’s talk about LOVE”

  1. A physician once said, “The best medicine for humans is LOVE.” Someone asked: “What if it doesn’t work?” The physician smiled and said: “INCREASE the dose!”
    M’pelqej shume ky shkrim fantastik saqe nuk mujta pa ia bashkangjit edhe kete ‘quote’, sepse mendoj qe dashuria osht thjesht MAGICAL!
    Well done Blond Almond! Keep being awesome! 🌸✨

    Pëlqyer nga 1 person

  2. Tani te zbulova, nga nje shkrim tek Nounou…loving ur originality and your love for life in general…edhe pse shkruan ne rreshta te gjate (being an engineer, teached me to focus on key points), you never get boring, PERKUNDRAZI.
    Nice to meet u “pejonde”

    Pëlqejeni

    1. Hihihi falemnderit. Hahaha oh I knoooow, edhe vete nganjehere them mos jom tu e tepru me fjali (e blogje) te gjata, po i cant help it!!! 😦 Keshtu qe getting the attention of an engineer (in general) = mission accomplished hihihi! Falemnderit shume, nice to meet you too! ❤ ❤ 🙂

      Pëlqyer nga 1 person

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s