Blond Almond Fitness Series eps. I

Ky është një ndër postimet që qysh në fillim i kom përmend që kom me i shkru. Fillimisht kom shkru ma përgjithshëm rreth asaj se si kom fillu fitnessin, po tash po du paaak ma hollësisht me shkru për këtë temë, andaj po e ndaj në tri pjesë: 1) Motivimi, 2) Planifikimi dhe Këshilllat dhe 3) Fitnessi vs. Ushqimi vs. Koha = Balanca. Pjesa e motivimit është më e vështira, sepse shumë shpesh më pyesin njerëzit se ‘ku po e gjen motivimin për me shku?’ Eh, këtë pyetje ja kam bërë, dhe ende vazhdoj mi ja bo vetës.

Me ja nisë po, po qysh mos me lonë?

Ok, natën në orën 23:37 para se me flejtë jeni ty i dhonë premtime vetës se neser – E Hënë, ka me qenë dita juaj ku gjithçka ka me ndryshu, keni me u zgju heret, me i pi 56 litra ujë, me hongër vetëm shëndetshëm, me i kry të gjitha obligimet e jetës edhe me shku në fitness. Datz a lie. A big FIT lie.

Gjërat e mira nuk ndodhin brenda natës. Shprehitë e këqija nuk largohen brenda natës. Edhe nëse ndodhin, nuk kanë me qenë të vazhdueshme, sepse në këtë mënyrë e traumatizojmë vetën  – mendjen dhe trupin tonë. Më besoni kur e them: NUK KOM QENË GJITHMONË kaq produktive (jo që e kalli po qekaq sa jom), e motivume, e organizume. Jo që s’kom qenë, po ata që më njohin e dijnë se nuk kom shkelë në fakultet para orës 10:00 në mëngjes, nuk ka ndodhë pa u vanu në shkollë 3/5 ditëve të javës, në përgjithësi i kom bo 9+ orë gjumë, dhe s’po folim për ushqim, ma mirë jo.

Cka po du me tregu me këto flashbacks osht që pos nëse jeni jews/jahudi  (respekt), se  përndryshe të gjithë të tjerët besoj kemi kalu në këto faza, prej fëmijërisë e deri në adoleshencë, po pastaj ka qenë pak vështirë me dalë prej kësaj mënyre të jetesës, sepse jeta shkon duke u vështirësu e jo duke u lehtësu, andaj çdo ditë e më tepër e kemi më të vështirë me marr drejtimin e duhur.

Mos më keqkuptoni: Ka edhe njerëz që nuk ju pelqen ky lifestyle, ka njerëz që dëshirojnë me jetu sipas momentit, me hongër çka ju vjen përpara, mos me u marr me ndonjë aktivitet por me dalë çdo natë deri vonë, mos me kursy në asnjë moment etj. I kuptoj shumë, sepse me siguri keni dëgju tregime për atë personin që ka hongër vetëm shnosh, ka ushtru çdo ditë e s’ka pi duhan e as alkool e ka vdekë 57 vjec, dhe për atë tjetrin që e ka jetu të kundërten dhe ka vdekë 97 vjec. Okay, I get it, dhe nuk e kundërshtoj atë pikëpamje, thjesht për mu,

That’s not the point.

img_7785

Nuk po më intereson sa gjatë kom me jetu  (bajagi më intereson edhe tepër pritoj me vdekë but still), po ketë jetë që e bëj du me bo ma të mirën që muj. Du me përmirësu relacionin me vetën, me i mbajtë premtimet që ja bëj vetës, me kritiku sa më pak vetën dhe çdo mëngjes me u ndi se jeta osht e imja dhe du me shfrytëzu në maksimum. Shumë ndihemi keq kur dikush nuk i mban premtimet që na ka bërë, por ne jemi ata që më së shumti i premtojmë vetës dhe nuk i mbajmë ato premtime.


I am so sorry për këto hyrje të gjata, dhe për këtë tekst të gjatë. Besoj që shumë lexues kur e shohin këtë tekst të gjatë dalin prej faqes. Po pikërisht këtë post nuk e kom shkru për të tillë lexues. E kom shkru për ju –  ju që kërkoni mbështetje dhe që doni me nisë prej fillimit, dhe kjo bëhet vetëm me durim dhe konsistencë. Me siguri në këtë postim veç keni me u testu pak për durim. (for it is too long)

ptttt
Në një libër që e kom lexu në lidhje me shprehitë, thotë se një shprehi e mirë mundet me u kriju për  përaf. 5 javë, ndërsa shprehitë e këqija nuk zhduken kurrë nga mendja jonë, ato vetëm munden me u zëvëndësu me të mirat. Pra, gjithmonë ekziston mundësia me u kthy #backtoblack. Me këtë e kuptojmë se duhemi me qenë të durueshëm, konsistentë dhe me ecë pak nga pak.

  • Filloni me short-term-goals:

Jo, nuk keni me u ligë/me u bo fit për këtë verë prej muajit Mars. Jo, nuk keni me u bo fit për atë dasmën që e keni pas 3 javëve. E vetmja gjë që mundeni me e bo për këtë kohë të shkurtër është me u demoralizu që le që s’keni pasë progress, po prej stresit me i arrit këto qëllime ndoshta e keni bo t’kundërten.

Qitjani vetës ni qëllim të shkurtër: Nëse filloni sot me 31 Maj, nuk ka rëndësi që vera ju kalon pa bo hajr. Shpresoj që keni me i pasë edhe 100 vera të tjera. Por, nëse filloni sot, verën tjetër keni me qenë më afër se që kishit me qenë po të mos kishit filluar fare, ose po të kishit fillu këtë kohë – vitin tjetër. Pra, 31 Maj është sot dhe p.sh. ja qitni vetës qëllim mos me u ndalë deri më 31 Gusht. Për më gjatë s’i dihet. Momentalisht keni me u fokusu në këtë periudhë. Kjo ka mi ju ndihmu me heqë stresin për mosarritjen e qëllimit tuaj, dhe njëkohësisht keni me look forward për këtë datë të caktuar, që kur e mbërrini, keni me e motivu vetën për më shumë.

img_7786

  • Mos bëni hapa të mëdhenj. Mos e bëni pagesën e gym-it për 1 vjet. Mos i bleni pajisjet e shtrejta për fitness. Mos i tregoni të gjithëve. Mos filloni direkt me postime në rrjete sociale. Të gjitha këto lëvizje jonë të gabueshme, sepse në momentin që keni tendencë me stagnu, vetëm idea që keni bo kësi lloj investimesh apo announcements ka mi ju shti edhe ma shumë në depresion. Filloni modestë, me ato pajisje/rroba që i keni, paguani fitnessin vetëm për periudhë afatshkurtë, dhe në përgjithësi bëhuni ma low key. Bisha rikthehet pas disa muajsh.

 

  • Mos mendoni me RESET. Cka po mendoj me këtë është se gabimi më i madh që e bojmë kur dojmë me fitu një shprehi të mirë, sidomos kur bjen fjala te fitnessi është që nëse një ditë nuk shkojmë, ose një ditë hajmë tepër (binge eating), atëherë menjëherë ndihemi sikur kemi dalë krejt prej sistemit, e kemi tradhëtu vetën dhe duhet me fillu prej fillimit (reset), edhe në këtë mënyrë ja zgjasim vetës pushimin edhe pak, edhe pastaj e lëjmë krejt për “muajin  tjetër” e që do të thotë kthim në fillim. Jo. Secili person i ka ditët e këqija, të mërzitshme, nuk ka motiv me bo asgjë, nuk ka fuqi, i shtohet oreksi, i hahet çdo gjë që i del përpara etj., etj. Kjo është shumë e kuptueshme, edhe natyrisht që nuk duhet munduar vetja në atë pikë që mos me vepru ashtu si ndihemi. As nuk bohemi healthy për një ditë e as unhealthy për një ditë. Me rëndësi është që të nesërmen me vazhdu njejtë siç kemi qenë pardje dhe mos me u ndalë.

 

  • Mos pritni rezultate të menjëhershme. Wait Wait ta përmirësoj: Mos pritni rezultate FARE. Në fillim, por edhe pas një kohe të caktume mundeni mos me pasë asnjë rezultat. Kjo varet nga metabolizmi i secilit, nga struktura trupore, muskulore e të tjera, andaj secili person i përgjigjet ndërrimit të aktivitetit trupor ndryshe. Por, asnjë njeri i vetëm në botë nuk mundet me mbetë i njejti si para aktivitetit si prapa, asnjë. Andaj, rezultatet vijnë me kohë. Pasi i shihni, keni me u motivu me vazhdu.

 

  • Abs are made in the kitchen nuk është fore/shaka. Pesha humbet në një mënyrë dhe një mënyrë të vetme: Deficiti i kalorive. Natyrisht, ka ushqime të shëndetshme dhe të pashëndetshme, por në istancë të fundit, të humburit e peshës ndodhë vetëm nëse trupi gjatë ditës humbë ma shumë kalori se që ka fituar. Andaj, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se të ushtruarit ka me bo magji, nëse në të njejtën kohë e keni mbajtë njejtë apo edhe e keni rritur sasinë e ushqimit gjatë ditës.

 

Poashtu, muskujt dalin në pah nga humbja e peshës, dhe nga të ushtruarit dhe të ushqyerit e tyre (muskujve). Pra, dikush që ka shumë pak dhjamë në trup mundet me u dokë se ka muskuj, por nuk do të thotë se ka muskuj të zhvilluar apo forcë. Forca e bën fuqinë 😀 JO po të ushtruarit dhe të ushqyerit e muskujve e bëjnë fuqinë, sepse na nuk po dojmë vec me u dokë mirë apo fit, po po dojmë edhe me u forcu dhe me fitu kondicion, dhe me RUN and BEAT and FIGHT like girls, e mos me qenë gjithmonë të nënvlerësuara në fushë, në shteg të vrapimit, në gym e gjithkund tjetër.

c69927155ac1c5917f83faea6be0d838

  • Mos u bëni të mbarshëm ose me u kompleksu prej të tjerëve në gym. 1) gjysma e atyre që dokën që jonë shumë profi jonë çifti jem – vijnë në gym qe 1 vjet edhe mendojnë që jonë profesionala (plus shkruajn blog për fitness) (diss vetës), nahhh eso no es verdad ata janë fiks si ju, thjeshtë më në fund jonë mësu qysh me bo disa squat për të qenë. Edhe e dijnë çka osht dumbbell. Yaaasss. Gjysma tjetër jonë çifti juaj – Është hera e tyre e parë ose e trembëdhjetë ose java e 7të. Pra, totalisht mos u merrni me ata që i keni përreth. Nuk dini qysh përdoret një maqinë? E pysni dikënd. Nuk dini totalisht ku me ja nisë dhe qysh me ja nisë? E pysni dikënd. Të gjithë kemi ardhë për ni qëllim – me ushtru e me u mësu me ushtru. (Përpos atyre që vijnë me bo selfie me flok fenir full shminkë ose mashkujt që bojnë mirror selfie). 🙂 Merreni seriozisht çdo moment që jeni aty, se nuk zgjatë shumë. 1 deri në 2 orë jeni aty për me dhonë maksimumin. Kur delni me pi kafe ose shikoni film ose jeni ty chillitë, aty mundeni me lëshu vetën për ato çështje.

img_7806

Pikërisht.

Pra çka kom bo unë: Kom fillu me 16 nëntor 2015 – E hënë pe pranoj :D, dhe vendimin e kom marr të Dielën mbrëma pasi i kom hongër 2 pomber cheese me një dorë ty vozitë automjet, por këtë vendim e pata marr me shumë fshehtësi dhe nuk jom lidhë me askënd. I kom veshë rrobat ma lame/të lodhta të gymit që i kom pasë rastësisht në shtëpi (se kurrë s’mu kanë nevojitë anyways), dhe kom shku. E kom pranu që nuk kom dituri në këtë fushë dhe kom marr këshilla prej të tjerëve. E kom ndërru totalisht mënyrën e ushqimit (jo diçka magjike, thjesht ju merr mendja çka është e mirë dhe çka nuk është – (në blogpostin e tretë të kësaj serie kom me shkru pak në lidhje me ushqim) – dhe thjeshtë kom shku gati çdo ditë të javës – nga e Hënja deri të Shtunën. Nuk jom ndalë. Cdo natë e kom çu vetën ME ZOR, i kom folë vetvetës, ndonjë ditë jom konë ma me disponim, të tjetren më pak, ndonjë ditë jom ndi si tigër, të tjetrën si panda po it didn’t matter: Jom shku. Dhe pas çdo session  ju kom falemnderu vetës.

Në postin pasues kom me shkru për planifikimin e fitnessit gjatë javës, muajit dhe për tremujor. Poashtu kom me i shkru disa këshilla se çfarë lloj fitnessi me bo, çfarë ushtrime munden mi ju përshtatë më shumë dhe disa këshilla të tjera rreth fitnessit (Të gjitha këto sipas pikëpamjes time, qysh mu më doket ma së miri dhe si kanë funksionu për mu, pak sipas intuites, pak sipas këshillave të të tjerëve dhe pak sipas asaj se çka kom lexu). Poshtë jonë disa foto të mija snapchatore që i boj nganjëherë në fitness (nuk janë me renditje kronologjike), këto sepse po du me tregu që në 89% të fotove e kom outfitin e njejtë, nuk dokna aq mirë, në disa foto jom ma fit e në disa ma pak, në shumicën prej tyre dokna shumë unhappy (which I’m not, I’m extra happy), e lodhur, e djersitur, po krejt këto për me tregu që në fitness/vrapim/çfarëdo aktiviteti qoftë – shkoj për me dhonë krejt çka kom, për me kalu kohë me vetvetën, për me sfidu vetvetën dhe për me u liru prej të këqijave/toksinave/negativizmave që na sillen rreth vetës çdo ditë.

Nëse pak ju ka motivu ky postim ose e keni gjetë vetën në të, ju pres në gym (kudo që jeni :D). Ju uroj shumë suksese dhe takohemi në postin tjetër. Për çkado që kom harru me cekë ose ju intereson info shtesë, mundeni me më kontaktu me e-mail në Contact ose në Direct Message në Instagram.

Paqe ❤

img_7778

***

img_7804.jpg

img_7810

img_7811

img_7817

 

 

img_7875

ohh yeahh albo in this shit.

img_7853.jpg

IMG_0051

IMG_0311

IMG_0327

IMG_0966

IMG_2252

TOSE6733

My blog is full of sweat rn. Sorry for that. 😀

Do të mundohem që shuuuuumë shpejt me shkru postin pasues.

Xxx, Blond almond with couple’o abs in good lighting.

6 mendim te “Blond Almond Fitness Series eps. I”

    1. Since you’re only 16 you’re ahead of me 😊 – don’t waste your time and do what you gotta do. Be brave, confident, read books, study hard, stay up all night and sometimes wake up extra early – for you’re so young and you have so much time. 😍 Thank you so much for your reply, I’m so glad that you like my blog and I happen to inspire you. ✨✨💘💕🙏🏻😍

      Pëlqejeni

Lini një koment