And I am right, and you are right…

…and everything is quite correct!

 

Helloo Almonds! I hope this blog finds you well :D.

Pasi që koronavirusi u kry (se thjesht i kaloi forja), nuk po vazhdoj mo me serinë e të bloguarit në kohën e koronës, sepse çka kem mësu prej tij kem mësu e me ditë që edhe 10 korona vijnë s’më intereson dhe du me dalë me pi kafe e me hongër byrek e me vazhdu jetën. Dmth, durimi i një personi po zgjatka mesatarisht 2 muaj e 4 ditë. That’s it. That’s the fact.

Drejt në temë:

Këtë blogpost kom vendosë me shkru për një fenomen shumë të njohur të shqiptarëve: me të mësu të tjerët çka me bo dhe kryesisht me t’u përzi në punë t’tuja. Dmth qaq mirë i kem punët përveti, qaq e kem rexh këtë shit të quajtur jetë saqë jemi specializu dhe i kem fitu kompetencat me të tregu edhe ty se qysh me kall atmosferën dhe me rexh jetën. Kom vendosë me shkru për këtë fenomen sepse besoj që me siguri gjatë jetës të gjithe bile një herë jemi përballur me të tilla momente kur takohemi me dikë në rrugë ose kemi mysafirë dhe fillojnë pyetjet super personale rreth vendimeve jetësore, të pasuara me komente dhe këshilla të specializuara nga njerëz me të cilët shpesh pikëpamjet as nuk na pajtohen. Just saying. Edhe pse distanca sociale ndoshta na ka lehtësu pak këtë pjesë e s’jemi taku moti me dikë apo nuk kemi pasë mysafirë e ndoshta edhe i kemi harru këto episoda, unë e mora mundimin mi ju kujtu me këtë blogpost :D.

robert-clarke-iv-atrobertclarke98-made-a-poster-with-all-the-questions-i-knew-would-be-asked-as-a-college-student-coming-home-for-thanksgiving-life-at-ohio-state-for-robert-oeYt9

Nuk po e shkruaj këtë blog prej mllefit ose pse aaaq më shqetëson ky fenomen personalisht e më bën përshtypje e ka ndiku në vendimet e mija jetësore (those who know me, know 😀 😀 #imascorpioduh). Thjesht është temë që e kam nëpër mend tash e ca kohë dhe it gets on my nerves nganjëherë dhe pasiqë veç kam blog, po e shtjelloj këtu. Nëse pajtoheni me çka kom shkru, më vjen mirë (dhe keq :D) për ju. Nëse jo, më vjen veç mirë për ju.

Këtë blog, ju premtoj që jom përbetu me shkru sa ma të shkurtër. Nuk po vëj gati hiç kontekst dhe nuk po i elaboroj shumë pikat sepse gjithë çfarë kam shkru në këtë blog është e nënkuptueshme nëse je shqiptar/e apo jeton në trojet shqiptare apo edhe jashtë vendit. SO, let’s go!

tumblr_mr1kzbCNHB1r0d1ipo1_400

Only God can judge me  Judging everyone, at all times

Ne, si qenie njerëzore, në dna-në tonë e kemi të instaluar një tipar për me i gjyku gjërat që na rrethojnë – qofshin njerëzit e tjerë, dukuritë, çështjet, pamjet, situatat, gjithçka. Dhe është e kotë nëse thuani që nuk i gjykoni, sepse e bëni. Kjo me siguri vjen si pasojë e evoluimit njerëzor, sepse ndoshta paraardhësve tonë (hunters and gatherers :D) ju është nevojitur me gjyku nëse një tigër është i rrezikshëm ose një bimë është helmuese ose një person i gjinisë së kundërt (shembull) është i interesuar për të riprodhuar bashkë me të :D. Ndërsa sot, pasi njeriu (homo sapiens :D) është qenie intelegjente dhe më e sofistikuar, i nevojitet të gjykojë gjërat që e rrethojnë në mënyrë që të krijojë lidhje me njerëz, të bëhet pjesë e shoqërisë, të jetë në gjendje të zgjedhë çfarë është e mirë apo e keqe për të, e në përgjithësi të mundohet të krijojë një jetë sa më të mirë, pa rreziqe, e të rehatshme me të cilen ndjehet mirë.

Për qëllim të këtij blogposti, po ndalem tek të gjykuarit e njerëzve të tjerë: në momentin e parë që e shohim një person në rrugë, kemi me e gjyku se si duket (sepse kjo është e vetmja gjë që mundemi me bo nga larg dhe pa pasë kontakt), dhe nëse kemi ndonjë punë me atë person e na bie me u njoftu me të, pastaj vazhdojmë me të gjykuarit e sjelljeve të atij personi, zërin, fjalët që ai/ajo i thotë, jetën personale të atij personi e të tjera e të tjera. Kjo gjë nuk na bën një person më të mirë apo më të keq, thjesht është pjesë e natyrës njerëzore.

Pos kësaj, ne gjykojmë e stërgjykojmë edhe persona që i njohim. Dëgjojmë për ndonjë të re tek dikush i afërm, e gjykojmë atë ngjarje. Dëgjojmë se një fqinjë ka shkuar jashtë për me jetu, e gjykojmë atë vendim. Shoqja na tregon se ka gjetë të dashur, e gjykojmë personin me t’cilin ështe lidhë apo mënyrën e njoftimit me të dashurin apo të gjithë lidhjen. Dhe zakonisht këto gjykime bëhen në bazë të asaj se çfarë NE bëjmë VETË dhe çka NE mendojmë që është mirë apo keq dhe çka i përshtatet mentalitetit, botëkuptimit dhe pikëpamjeve TONA. Sepse come on, ne vetë bëjmë vetëm gjëra të drejta dhe të duhura, duuuh.

Megjithatë, në shoqërinë tonë qëndron një problem kyç në lidhje me gjykimin: gjithsesi na duhet me e shpreh atë gjykim; na duhet me komentu e me dhënë opinionin tonë mbi atë çështje, me e vu në pyetje personin tjetër rreth asaj e gjithsesi me e lajmëru atë person në fytyrë që atë çka ai/ajo po e bën është gabim! E marrim të drejtën që personin të cilin e njohim fare pak ose edhe më personalisht, t’i tregojmë për jetën e tij/saj dhe se si atë që ai/ajo po e bën nuk është mënyra e drejtë, e duhur, dhe si shtesë i japim edhe këshilla se çka është e drejtë. Dhe e gjithë kjo ndodhë zakonisht kur tjetri nuk ka kërkuar këshillë apo opinion, e këtu edhe vijmë tek disa probleme të cilat do i shtjelloj në paragrafet në vazhdim.

 

Zoti na dha mendjen për të MOS menduar me zë të lartë | Unë 4:13

7+ miliardë, njerëz; 7+ miliardë lloj rrethanash

Të gjithë njerëzit në botë, 7 miliardë + njerëz në gjithë rruzullin tokësor, i kanë rrethanat e ndryshme. Dmth as unë e as vëllau e motra ime, të cilët kemi dalë nga e njejta familje, lindur nga të njejtët prindër, nuk i kemi rrethanat e njejta. Adn-ja jonë, vendimet që i kemi marr gjatë gjithë jetës, karakteri jonë i ndryshëm, personaliteti, qasja ndaj jetës, preferencat, e shumë e shumë gjëra të tjera, na kanë bërë që secili të kemi bërë zgjedhje të ndryshme në jetë dhe tash të jemi në tri vende të ndryshme të botës, me profesione e punë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm përkrah vetës. Imagjinojeni sa na ndryshojnë rrethanat me njerëz që NUK janë familjarë tonë. Dhe zakonisht janë këta njerëz që të tregojnë se si me jetu jetën duke u nisur nga rrethanat e tyre të cilët përpos që nuk perputhen fare me t’tuat, ti ndoshta nuk pajtohesh fare me këndvështrimin e tyre dhe vendimet e tyre, dhe ata prapë e ndjenjë nevojën dhe të drejtën për të komentuar mbi çështjet e jetës tënde dhe vendimet që ti i merr. Lord.

0-B8-C2-BAE-87-A5-449-F-992-F-1-AB6056-CC126

You never know what others are going through

Shpesh ndodhë që nuk e dijmë se nëpër çfarë gjëra është duke kaluar tjetri person. Kjo pikë për mu është shumë e rëndësishme dhe mendoj që duhet të kemi shumë kujdes me pyetje dhe dhënie të opinioneve kur nuk e dijmë nëse kjo mundet me i lëndu personat e tjerë ose t’i vëjë në situatë të palakmueshme. Çdo individ e çdo familje i ka problemet e veta, gjërat e vështirësitë në të cilët ata kalojnë. Natyrisht që janë relative – çka për mu është shumë problem i madh për tjetrin mund të mos jetë; tjetri mund të jetë duke kalu në diçka më serioze e të tjera, megjithatë, besoj që secili kemi diçka që na mundon apo ndonjë sfidë me të cilen jemi duke u përballur (happy nëse ka të tillë që nuk kanë). Shumë shpesh ndodhë që ne të mos jemi të njoftuar që dikush po kalon në diçka të vështirë (sepse thjesht e mban përvete) – ka ndonjë të sëmurë në familje; është duke kalu në fazë depresioni; ka probleme financiare ose probleme të tjera personale, pra gjëra për t’cilat ne nuk kemi ide që ai person po i kalon, dhe ne, megjithatë, kur takohemi me këtë person, ndoshta pyetjen e parë që i bëjmë është pikërisht rreth asaj se çka atë e shqetëson më së shumti: si je me studime (personi është duke mendu me e lone fakultetin se nuk po i shkon); a ka gjo të re (as in – kur don me bo fëmijë, ndërsa ai person ndoshta është duke provu tash e 4 vite); a ke fillu me punu (ai person i dërgon 20 CV në javë për punë); e të tjera e të tjera. Dhe pos që e vëjmë personin tjetër në pozitë të vështirë, ne edhe e këshillojmë dhe e mësojmë atë person se çka duhet me bo, edhe pse ai person ndoshta e mundon veten 24/7 me atë gjë e ndoshta nuk fle natën duke mendu se si me gjetë zgjidhje. Dhe nuk po them se kjo gjë bëhet gjithmonë me qëllim të keq, megjithatë, mendoj që shpeshherë ne shqiptarët pyesim pyetje rutinore vetëm sa me mbush bisedën, edhe pse nuk është që AQ ja dojmë të mirën tjetrit apo që edhe AQ na intereson. Ose ose, na intereson tepër e bile edhe e gjykojmë tjetrin për përgjigjen që na jap, që është edhe shuuuumë shumë ma evil. Dhe pastaj ata persona pritojnë edhe me pasë qasje me njerëz, duke e ditë që u duhet me u përgjigjë për pyetjet të cilat as vetës shpesh nuk dojnë mi ja bo.

86028e2da0bc0375d577063e62330220

E kisha ngjitë n’ çdo shkollë fillore n’Kosovë :D.

The cycle never ends; you’ll never make ‘em happy anyway

Cikli për me ‘i kënaq të tjerët’ kurrë nuk ka fund dhe njerëzit kurrë nuk janë të kënaqur. Shembull: kur e përfundon gjimnazin, kanë me të pytë se çka don me studiu (tamon puna se A DON me studiu :D). Kur e përfundon bachelorin – tash të duhet me hy në punë. Pasi ke hy në punë, të duhet masteri, se qashtu, tash po lypet gjithkund. Eh tash e përfundove masterin, je në punë, të ka ardhë koha me u martu. Pasi që martohesh, fëmija. Pasi e bën të parin, kur don me bo të dytin – një vajzë se djalin e ke, dhe cikli vazhdon e vazhdon dhe nuk ka të ndalur. Çkado që bën, ka diçka pas saj dhe nuk është që ndonjëherë ka me ardhë një pikë që çfarë ke bo mjafton dhe ata të jenë të kënaqur. Dhe nëse vazhdon me e ndjekë këtë cikël që rrethi ta cakton, ti veç ki me vazhdu me bo gjëra që ndoshta as nuk i mendon para se me i bo; nuk e mendon se çka TI dëshiron me bo, se si TI i ke kushtet, se si TI po ndjehesh, dhe në fund e sheh veten që je ardhë në një moment që i ke ‘përmbush’ të gjitha këto pika po nuk je vetë i përmbushun, e pastaj e ndjen një zbrazëtirë dhe nuk ndjehesh i plotë edhe pse ‘i ke të gjitha’. Dhe kur e shikon gjithë jetën tënde prapa, e sheh që as nuk e din pse i ke bo shumicën e gjërave që i ke bo, po thjesht i ke bo në autopilot dhe tash të duhet me vazhdu atë cikël ku veç ke hy. Dhe kështu vazhdon e dërgon fëmiun në shkollë… (dhe cikli vazhdon).

21-BB04-DA-173-B-415-A-8639-BAD74-F326163

Peer pressure is just that… pressure

Peer pressure, dhe rrethi që e kemi në shoqërinë shqiptare, shpesh na shtyn me marr vendime për të cilat edhe mundemi me u pendu, por në fund i bartim vetë pasojat. Nuk muj me e theksu sa duhet, sa shumë njoh njerëz që kanë bo gjëra vetëm për shkak të rrethit ose presionit të rrethit të tyre, ose pse të gjithë po e bëjnë në atë mënyrë – pa i mendu fare, pa i analizu fare, pa e pyet vetën se a dojnë me i bo, pa i gjyku fare ato gjëra e të tjera. Kanë zgjedh drejtime për me studiu për hir të nënës apo babit, janë feju sepse nuk bon me shku në deti pa u feju (nuk po e them me qëllim me përqesh dikë që e ka bo, po thjesht po e ceki si dukuri, ju betohem), kanë vazhdu lidhje të palumtura sepse s’kanë pasë mbështetje nga familja; janë martu të rinjë sepse ‘duhet mu rahatu’; kanë refuzu mundësi jetësore vetëm pse rrethi s’është pajtu; e të tjera, e të tjera. Dhe jam shumë e bindur që shumë prej këtyre njerëzve nuk janë të lumtur me vendimet që i kanë marr, ose kanë me u pendu pas disa viteve, ose ka me i haunt ai vendim gjithë jetën, ose ky vendim ju ka përcaktu rrjedhën e gjithë jetës krejt ndryshe prej asaj se si ata e kanë paramendu. Dhe në fund, kur bëhesh 47 vjeçe dhe shkon te nëna për me ju anku se si ajo të ka shty në këtë mesele dhe ajo ka faj për palumturinë tënde, ajo nuk ka me marr përgjegjësi (po ç’rëndësi ka edhe nëse e merr), dhe veç ka me të thënë që ti vetë e ki marr atë vendim dhe ke mujtë me thonë jo. Po kur i bën 47 vite nuk ke mundësi me kthy kohën, dhe me siguri ka me qenë e pamundur ose shumë e vështirë me e ndreq atë gabim që e ke bo apo me ndryshu vendimin që e ke marr.

03480-D62-DC28-4181-9-B47-380-AC3-F0-D90-F

If you really want to be of help, say those magic words first

39006ef9ad9572701396ce454e96501f123

✨✨✨⚡️💫🔥✨A ke nevojë për keshillë?✨🔥💫⚡️✨✨✨

Si qenie njerëzore, kemi nevojë për shoqërinë e tjetrit, për të marr këshilla nga tjetri, kritika, lavdata, ide e të tjera. Si parim, nuk mundemi me u izolu nga të gjithë njerëzit që na rrethojnë dhe të mos shprehim atë që kemi brenda nesh, qoftë gjë e mirë apo ndonjë gjë që na shqetëson. Tekefundit, për këtë edhe ekziston shoqëria: për me u zbrazë, për me dëgju fjalë mbështetëse e të mira e ndoshta edhe ndonjëherë ndonjë kritikë apo koment që na vjen si ‘shuplakë’ fytyrës por na kthjell dhe na kthen në realitet. Sidoqoftë, mendoj që për një gjë të tillë na duhet që t’i tregojmë bashkëbiseduesit që ne kemi nevojë për këshilla ose ndihmë apo që na duhet opinioni i atij personi lidhur me atë gjë që po na shqetëson apo vendimin që dojmë me marr. Kjo sepse shpesh bashkëbiseduesi jonë mundet mos me kuptu që neve është duke na shqetësu diçka. Por e njejta vlen edhe për të kundërten: në vend se me fillu me jap këshilla dhe me i mësu të tjerët çka me bo PA ju pyet kërkush, ndoshta ma e udhës kishte me qenë me pyet atë person së pari se a ka nevojë për këshillë apo ndihmë. Ndoshta personi tjetër vetëm po shprehet sa me e heqë stresin dhe problemet nga vetja, por nuk dëshiron me dëgju ‘zgjidhje’ nga tjetri, sepse nuk don me u përball me realitetin. Ndoshta edhe ai vetë e din zgjidhjen, por nuk don me e dëgju nga tjetri sepse gjindet në situatë të tillë emocionale. Andaj mendoj që sado që ja dojmë të mirën një personi tjetër, nuk është e jona që t’i përzihemi në jetë apo ta mësojmë se çka me bo, sidomos pa kuptuar nëse ai person e don një gjë të tillë, sepse shpesh ne e dijmë vetëm një pjesë të vogël të stories dhe e gjithë këshilla jonë është e bazuar jo në storien e plotë.

7-F19-F875-D3-CF-4-A85-AA66-37-D35780101-C

There’s always a reason behind everything

Një gjë që mendoj që shumica në Kosovë e sidomos në Pejë nuk e kuptojnë, ose e kuptojnë e bëhen që s’e kuptojnë, është që çkado që një përson zgjedh, bën; sido që sillet, çfarëdo vendimi që merr e të tjera, është për shkak të ndonjë arsye të caktuar që ai person e ka. Nuk po du me relativizu çdo gjë, po edhe kur një person e vret një person tjetër, nëse jo gjithmonë, në shumicën e rasteve ekziston një arsye (nuk po them që e mbështes ose arsyetoj, thjesht ekziston arsyeja). Njerëzit martohen, ndahen, bëjnë fëmijë, nuk bëjnë fëmijë, kryejn fakultet, nuk kryejn fakultet, nuk dojnë me u martu kurrë, fillojnë një biznes, ndahen nga prindërit, shkojnë me jetu jashtë, e lëshojnë punën, shkojnë të psikologu, harxhojnë para, kursejnë, blejnë kerr, shëtisin, bëjnë edhe gjëra ndoshta të ‘pamoralshme’ ose më të pakuptueshme – arsyet e të cilave ne nuk i dijmë. Megjithatë, ne e marrim atë ngjarje ashtu si e shohim, pa kontekst dhe e analizojmë si analistë që jemi se si ai person nuk ka vepru drejt, dhe është dashtë me bo këtë ose atë dhe si ai gjest ose vendim është i papranueshëm. Nëse një grua është ndarë nga burri, ne e gjykojmë direkt se si ajo grua është dashtë me mendu për fëmijët dhe është dashtë me ‘duru’ sepse tash veç është e martuar, duke mos e pasë parasysh që ndoshta ajo me vite është duke e shty këtë vendim dhe në familje ka pasur dhunë fizike e psiqike me vite (e të tjera e të tjera). Andaj, si princip, kohëve të fundit kam fillu me praktiku një qasje që sa herë e dëgjoj ndonjë ngjarje ose thashetheme, sado interesant të jetë, e marr me rezerva dhe gjithmonë mundohem me shiku nga ajo anë që me siguri ekziston ndonjë arsye pse personi X apo Y ka vepruar asisoj, që tekefundit, është punë e tyre.

Maybe I should judge myself first

Më heret fola pak për atë se si është natyrale me gjyku gjithçka që na rrethon. Megjithatë, mendoj që gjithë kjo energji shpesh na harxhohet duke mendu për të tjerët, duke diskutu për të tjerët dhe duke i gjyku ata, dhe na lë më pak energji dhe na pengon nga të përqendruarit tek vetja jonë dhe tek gjërat që vetë duhet t’i përmirësojmë dhe të punojmë në to. Nuk e kam fjalën me gjyku veten duke e krahasuar vetën me të tjerët, dhe duke e bërë në atë mënyrë që të mos e duam veten për gjërat që nuk mund t’i ndryshojmë tek ne. E kam fjalën që në mënyrë konstruktive të shikojmë se cilat gjëra jemi duke i bërë gabim, me cilat gjëra nuk jemi të kënaqur e në përgjithësi çfarë gjëra dëshirojmë t’i ndryshojmë tek vetja për ta dashur vetën më shumë dhe për të krijuar një jetë që ne e dëshirojmë. Dhe pa e gjyku vazhdimisht vetën tonë, pozitën që jemi; sjelljet tona, kapacitetin tonë, potencialin, punën e mundimin tonë e të tjera, nuk kemi shancë me u përmirësu e as me kuptu se çka dëshirojmë në jetë, çka dojmë me bo, çka është më e mira për ne e të tjera. Dhe duke qenë se askush nuk na njeh më mirë se ne vetën – duke e kthyer fokusin tek vetëvetja jonë, duke i shikuar punët tona dhe duke i gjykuar ato nga perspektiva jonë, në këtë mënyrë u lëjmë edhe më pak hapësirë të tjerëve për t’u përzier në jetën tonë sepse tashmë i kemi të qarta të gjitha gjërat dhe hapat e ardhshme që do i marrim, dhe nuk i lejojmë të tjerët të ndikojnë tek ne e të na shkaktojnë konfuzion në mendimet që i kemi dhe gjërat që i bëjmë.

You’re right for you, I’m right for me

7 mimliardë njerëz, 7 miliardë opinione, secili mendon që e ka mirë. Natyrisht. Nëna ime është person tepër i mençur, e shkolluar, racionale, e lexueshme, e të tjera. Megjithatë, e ka një mendim me të cilin unë nuk pajtohem: ajo mendon që njerëzit që janë më pak të mençur e të dijshëm, e dijnë që janë më pak të mençur e të dijshëm. E unë nuk mendoj kështu. Unë jam fuqimisht e bindur që secili person në këtë tokë mendon përvete që është i mençur dhe që ka të drejtë. Dhe duke e pasur parasysh këtë, kam fillu që debatet që janë të mbështetura në bindje të njerëzve (jo në fakte, edhe pse edhe kur ka fakte njerëzit kanë tendencë me debatu :D), me u mundu me i evitu sa më shumë (shpesh dështoj). Kjo sepse sado që mundohesh ti me elaboru dhe me shtjellu mendimin tënd apo pikëpamjen tënde, ai personi tjetër (në këtë rast i dijshëm apo i padijshëm), nuk ka më ndërru këtë qëndrim, pikëpamje apo mendim e në shumë raste mundohet TY me të bind që e ke gabim. Pikëpamjet e njerëzve janë të krijuar duke u bazuar në gjëra të ndryshme – se si i konvenon pozitës së atij personi, bindjeve e besimeve të tij e shumë e shumë gjëra të tjera. Për këtë, kam vendosë me e bo një qasje ku ‘secili e din ma së miri përvete’ – çka ti mendon e bën është mirë për ty, dhe çka unë mendoj dhe bëj është mirë për mua.

POR, and this is a huge POR, këtë qasje (që po mundohem me praktiku tash e sa kohë), po e vërej që jo të gjithë janë duke e praktiku, dhe këtu po ndodhë edhe problemi: unë NUK– pajtohem me shumicën e gjërave që i bën një pejon’ mesatar (shembull) por NUK i them në fytyrë, por ai vjen dhe MU më tregon se si ai nuk pajtohet me gjërat që unë i bëj. Dhe këtu vjen puna deri tek 1) rrafshi – duhet me ju bo rrafsh dhe me ju lëshu rrugën, ose 2) duhesh me hi në debat të nxehtë me ta dhe me ju thënë në fytyrë gjëra që je mundu gjithë jetën të mos u thuash, because believe me, they’re not beautiful. Dhe kjo përfundon ose duke i ftohur marrdhëniet me këta njerëz ose duke e evituar kontaktin me ta, për shkak të debateve e fjalëve që shumë lehtë kemi mujtë me i evitu e me mbajtë marrdhënie të mira me këta njerëz nëse secili veç kishim me e kqyrë punën dhe jetën tonë.

FF1-B41-F9-19-B5-401-D-89-C6-8-EFE19158-F7-B

***

Kam pafund komente e mendime rreth kësaj teme dhe kam raste konkrete që kam mujtë me i cekë e me i elaboru, megjithatë nuk është idea e gjithë këtij postimi që tash UNË me tregu çka mendoj që është mirë apo keq (për mua), sepse siç e ceka, secili e ka opinionin e vetë, pikëpamjet dhe qasjen e vetë ndaj gjërave dhe jetës që ai e bën. Të gjjitha gjërat që unë i bëj (ose nuk i bëj), i bëj sepse mendoj që ashtu është më së miri për mua – martesa, fejesa, shkolla, shëtitjet, aktivitetet, puna e të gjitha këto janë gjëra që secili person shpresoj që i bën sipas dëshirës së vetë dhe i përshtatet mënyrës së vetë të jetesës. Nuk është garë se kush e ka mirë apo kush e ka keq; gjëja e njejtë mund të jetë më mirë për dikë e më keq për tjetrin dhe thjesht nuk ekziston një përgjigje universale për një jetë të mirë sepse secili individ jemi ndryshe nga tjetri dhe i përjetojmë gjërat në jetë ndryshe nga tjetri. Për këtë, lutem dhe do të mundohem fuqimisht që gjatë jetës ta rrethoj vetën me njerëz konstruktiv, me njerëz që më mbështesin në atë që kam dëshirë me bo, me njerëz që më japin kritika kur kam nevojë, me njerëz që shtjellojnë, analizojnë dhe komentojnë mbi tema të ndryshme me mua; me njerëz nga fusha të ndryshme e me përvoja të ndryshme të cilët ndajnë eksperiencat e tyre me mua – në mënyrë që të mësoj nga gabimet dhe eksperiencat e tyre dhe bashkë me të mijat, të krijoj një jetë sa më të mirë me gjërat (e mira dhe të këqija) që do i has gjatë jetës. Jeta kurrë nuk është perfekte, megjithatë kemi mjaft kohë që të mendojmë dhe të mundohemi që të marrim vendimet më të mira të momentit dhe të mos kemi pendime të mëdha të cilat do na përndjekin gjatë gjithë jetës.

Secili e kemi një jetë, i kemi zgjedhjet tona, gabimet tona, vendimet tona. Mos ja falni atë jetë tjetrit, rrethit, shoqërisë sepse është vetëm e jotja.

1-B5-D1861-DD6-F-4292-B45-A-D76-C13862-DF3

And I am right

And you are right

And everything is quite correct.

 

Bye Almonds! Thank you, always.

 

DBCA570-C-F113-4-E17-8-BF4-867-F95-EFA0-A9

A56-AE36-C-252-A-4-B41-AF38-AD9-E8592-FFAF

2 mendim te “And I am right, and you are right…”

  1. Zoti te knaqte ty, qe na knaqe me kto blogaaa. Shume teme e qelluar sinqerisht! Per fat te mire I don`´t give a fuck kur i vjen Puna me marr vendime personale, se qka thojne apo mendojne tjeret. Pak para sa kohe ke shume funny, jam single e do te njohura te mamit, mthane qe kur te shkoj heren e ardhshme ne Kosov, ta gjej nje djal, se me letra patjeter qe e gjej djal te mire sene. Une ju pergjigja, jo se kom njet me mar Shqiptar ( was just kidding, jo qe e kom vendos mos me mar shqiptar po nuk e ngjushtoj veten e qka m sjell jeta kur i bie fjala e dashuris ). Jemi met vertet ne njerzit shume te pakujdesshem sa i bjen Puna e qeshtjeve personale, qka m sjell prej takti sidomos mi pyt dy prind qe dihet se nuk i ka dhuru Zoti femije, e i pyt se a jon tu planifiku apo a kann perdor kete apo ate metode, like bruuuh. e te gjithe tjerat qe i permende ti. Une pervete mesiguri qe edhe gjykoj apo edhe e ngushtoj dike pa dashtje, po ja kam mesu vetes nje gje, qe pytje vetem virtuale do te bej, e nese personi vendos me mu hap, e ndegjoj me gjithe qef, po e di vete se si eshte me te ngushtu dikush duke te te shtu pytje e qe patjeter pret pergjigjje e ti nuk din as si me reagu. Pranvere, prap po ta them, gjithqysh me shkru nje liber. I swear I am the first one to buy it! edhe ate jo veq nje po me i shpernda ;D think about it! much love ❤

    Pëlqyer nga 1 person

    1. Shume shume shume falemnderit per kete insight dhe feedback te blogut. Qysh thash, po me vjen mire (qe dikush e gjen veten te blogu im) dhe keq (qe dikush e gjen veten te ky postim), po jom e lumtur qe po muj me hspreh permes blogut tim dicka qe shume prej nesh i kemi mendu e perjetu. Falemnderit edhe per komplimentin qe po me konsideron si te denje me shkru liber hihihi! I hope I will someday e e di qe e kam te pakten nje lexues! ❤ loooovee back ❤ ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s