Choices, Decisions… Hard Work… Success

CHOICES & DECISIONS (PART I)

Hello Almonds,

Ka kalu më shumë se një muaj prej postimit të fundit, dhe e di – bloggerk si unë ta shpif, mirëpo mungesa ime ka qenë shumë e arsyeshme dhe shpresoj që nuk do të përsëritet më.  Këtë periudhë kam qenë pothuajse totalisht Missing in Action në blog dhe në rrjete sociale, sepse më është dashur me u fokusu në disa obligime personale, dhe nëse e kisha bo me gjysmë mendje/mundi – do t’kisha dështu. E kam bërë një pushim prej rutinës së zakonshme sepse me të vërtetë kam pasë nevojë, dhe e kam apliku konceptin tim të ri që nëse e ke një obligim me afat (deadline),multitasking është armiku yt dhe duhet t’i japësh 100% prej vetës nëse dëshiron me përfundu me sukses.

Dhe e përfundova me sukses.

Tash, ngadalë po kthehem në të përditshmen time (super të zakonshme), DHE pasiqë jam pajisë me laptop TË RIIIIIIIIII, besoj dhe shpresoj që vetë gishtat kanë me më punu më shpejt dhe do të shkruaj sa më shumë që mundem gjatë verës (sa nuk kam hy në një fazë tjetër të jetës), e që nuk e di prapë sa kom me mujtë me qenë bloggerk e përgjegjshmë… #ThatsAnotherStoryNejse…

Në këtë blogpost do të shkruaj për çështje me të cilat jam ballafaqu kohëve të fundit a.k.a.  gjithë jetën, dhe besoj që edhe ju që po e lexoni këtë blogpost keni kalu, jeni duke kalu ose po ju pret një fazë e tillë. Edhepse kam premtu që do të shkruaj postime të shkurta, me shumë foto, me informata rreth gjërave praktike të përditshme – për make-up, veshje, fitness, ushqim, e të tilla; prapë ky postim do të jetë tipike Almondiane, ku do e shpreh mendimin dhe pikëpamjen time të thellë 🙄 rreth një teme/dukurie të jetës. Can’t help it, pasiqë veç edhe e kam bo një pushim të gjatë, dhe në fund të fundit, ‘ts ma thaaang.

Do të shkruaj për zgjedhjet që i hasim në jetë, vendimet që i marrim, rrugën drejt suksesit dhe si e definoj unë suksesin. Natyrisht, më duhet me e cekë – gjithçka që shkruaj është nga përvoja ime, pikëpamja ime, nga mendimet e mija, dhe në asnjë mënyrë nuk mendoj se çka unë them apo bëj është më e drejtë se çka të tjerët bëjnë apo thonë. Për me i përfshi të gjitha çështjet e lartpërmendura, vendosa me e nda këtë postim në dy pjesë: Zgjedhjet dhe vendimet (I), dhe puna e suksesi (II).

Fillojmë…

Everything in life reveloves aroung choices & decisions

Krejt jeta sillet rreth zgjedhjeve dhe vendimeve. “Fati” ynë, e ardhmja jonë dhe se kush do të jemi në jetë, varet nga ato. Nganjëherë i marrim vendimet e duhura, nganjëherë jo, por disa vendime janë të tilla që nuk çojnë shumë peshë apo që mund t’i përmirësojmë me kohë – me zgjedhë drejtimin që don me studiu, me i zgjedh lëndët zgjedhore në fakultet, me e lënë punën; ndërsa disa janë shumë më të rëndësishme dhe nganjëherë më vështirë të përmirësueshme – me gjetë personin me të cilin dëshiron ta kalosh jetën, me studiu apo mos me studiu, mosha në të cilën do bëhesh nënë, me u nda nga një lidhje e gjatë, me jetu në Kosovë apo me ikë nga ky vend, e të tjera. Megjithatë, të gjitha janë të vështira, dhe shumë shpesh dijnë me na vu në një pozitë ku me të vërtetë nuk dijmë si me vepru, nuk kemi rrugëdalje, dhe përjetojmë shumë strese e ankthe.

Sidoqoftë, vendimet dhe zgjedhjet duhen bërë. Dikush vendimet i merr vetë, dikush ndikohet prej të tjerëve, dikush i merr sipas trendeve dhe rrethanave, dikush këshillohet me të tjerë, e sidoqoftë, jemi NE ata që i marrim këto vendime dhe jemi NE ata që mbajmë përgjegjësi për to. Edhe nëse dikush të ka shty me marr një vendim të caktuar e të nesërmen pendohesh, je TI personi që do të përballesh me gabimin, e jo personi “përgjegjës”, këshillën e të cilit e ke marr për bazë.

3897

Nganjëherë në jetë kemi me u përball me vendime ku duhet me zgjedhë mes opcioneve. Nganjëherë na duhet me vendos për me fillu diçka, e nganjëherë me përfundu. Nganjëherë për me provu diçka, e nganjëherë për me shmang një gjë. Sidoqoftë, të gjithë kemi momente “Could’ve, Would’ve, Should’ve” që na shkatërrojnë dhe na bëjnë të lutemi për ta kthyer kohën. Epo, koha nuk kthehet, mundësia e njejtë nuk vjen, dhe disa gjëra nuk kthehen e as nuk ndryshohen.

Pasiqë koha nuk kthehet – dhe këtë gjë tashmë e kemi kuptu (edhe pse i kemi mendu 649,268 skenarë në mendjen tonë në raste të ndryshme), duhet ta ndërrojmë qasjen dhe mënyren e të menduarit sa i përket zgjedhjeve që i bëjmë dhe gjërave të tjera që na ndodhin në jetë. Është e vërtetë që jeta sjellë plot të papritura. Asnjëherë nuk mund ta dijmë sigurt se çka do të sjellë e ardhmja, çfarë mundësi apo pengesa do të na vijnë, dhe se ku do të jemi pas një kohe të caktuar. Megjithatë, të gjithë kemi ëndrra dhe plane, dhe shumica prej nesh e kemi njëfar koncepti se çka dhe kush dëshirojmë të bëhemi në të ardhmen, dhe nuk mund t’ja lëjmë totalisht kohës dhe fatit që të vendosë për këto gjëra. Për këtë, e ardhmja jonë varet më shumë nga ne, nga zgjedhjet dhe vendimet që i marrim, dhe sa punojmë për të arritur diçka në jetë.

Të kesh ëndrra dhe plane është një gjë pozitive. Jeta nuk do të kishte kuptim, nëse çdo ditë do të zgjoheshim nga gjumi vetëm për të mbijetuar një ditë tjetër që na është dhënë. Dhe aq sa ka njerëz të ndryshëm në këtë botë, ka edhe ëndrra, plane e qëllime. Nuk ekziston ndonjë gjyqtar i jetës apo i sukseseve njerëzore që e përcakton se çka është më mirë të bësh në jetë (shembull: t’i japësh përparësi familjes, karrierës, pasioneve apo të tjera). Megjithatë, me siguri të gjithë kemi pasur biseda të ndryshme me më të vjetrit, dhe shumica prej tyre e pranojnë se kanë pendime në jetë, se do të vepronin më ndryshe po të kishin qenë edhe njëherë të rinjë, dhe se gjatë jetës kanë mësuar në të vërtetë se cilat gjëra janë më të rëndësishme.

Për këtë arsye, është mirë që të këshillohemi me të tjerë për vendime të ndryshme në jetë, sepse disa ngjarje të jetës janë standarde dhe nuk kemi pse t’i përsërisim gabimet që të tjerët tashmë i kanë bërë. Megjithatë, këshillimi me të tjerë – edhepse një gjë super praktike, nuk do të thotë që gjithmonë është opcioni më i mirë, dhe ekzistojnë shumë rrethana të jetës që janë specifike për një person të caktuar. Poashtu, siç e ceka më lartë, çdo person i ka prioritetet dhe preferencat e veta, andaj këshillat dhe sugjerimet e të tjerëve shpeshherë mund të jenë apo të duken të kota. Shembull, nëse unë do e dëgjoja gjyshen time 87 vjeçare në lidhje me jetën time, tashmë do të kisha qenë e martuar me dy fëmijë, sepse ajo ende nuk mundet me kuptu se pse unë si 24 vjeçare e preferoj ende me chillitë në shtëpinë time apo me shku jashtë me studiu, ku deri tash veç kam mujtë me u rahatu e mos me i nxirr vetës punë. Dhe nëse e analizon dhe e shikon nga pikëpamja e saj, ndoshta edhe ka të drejtë. Por nëse e shikon nga pikëpamja ime dhe i shton qëllimet dhe prioritetet e mija momentale, është absurde. Andaj, në këtë rast, këshillat e tjetërkujt mund të jenë edhe të padobishme.

6654

Pra, edhepse jeta sjell të papritura, ne duhet të kemi ëndrra dhe qëllime. Pasiqë koha nuk kthehet, vendimet duhet t’i marrim me kujdes dhe të këshillohemi me të tjerët. Por edhe me u këshillu me të tjerët, nganjëherë është e padobishme. Andaj, cila është mënyra më e mirë për me vepru? Qysh me ditë ne sot, se çka është më mirë për ne nesër? Si mund të veprojmë në mënyrë që mos me kërku në të ardhmen me kthy kohën? Well, almonds, këtu vjen metoda (ime) më e re e vendimmarrjeve, zgjedhjeve dhe të menduarit Decisions 2.0(just made that up), e që jam duke e apliku tash e sa kohë dhe quhet: Convos With Your Future Self.

Conversations With Your Future Self

Kohëve të fundit, në vend se me i mundu njerëzit përreth për problemet dhe preokupimet e mija, e në vend se me vepru vazhdimisht me frikë apo me pendime, kam fillu që mos me marr vendime e vepru pa mendu mirë e pastaj me humb kohë me pendime se çka so të duhej të kisha bërë, por të mendoj më shumë në perspektivën e të ardhmes. Pra, në vend se vazhdimisht të flas me Pranverën e së kaluares dhe ta qortoj për gabimet që i ka bërë, të flas me Pranverën e së ardhmes dhe të mundohem të bëj më të mirën që e ardhmja ma kërkon.

E kam kuptuar që bisedat me Pranverën e të kaluarës janë të kota, ndërsa e ardhmja ka shumë më shumë këshilla për mu – “Sikur Pranvera e të ardhmes do ishte këtu, çka kishte me më thonë? Çka kishte me dashtë me bo nëse do kishte edhe një mundësi të jetë aty ku jam sot? A do të më falendërohet Pranvera e së ardhmes nëse mundohem edhe më shumë apo nëse provoj diçka për të cilen jam e frikësuar?”

Nuk po them se kjo mënyrë e vendimmarrjeve e ka 100% rate-in e suksesit. Nuk po them që edhe në këtë mënyre nuk kam momente pendimi. Të gjithë kemi. Edhe nëse e japim maksimumin prej vetës, pasi që të kalojë ai moment kemi me u pendu që s’jemi mundu edhe më shumë apo që nuk kemi bërë diçka ndryshe. Kjo është normale – është lehtë me folë për diçka që tashmë ka kaluar, sepse e dijmë që nuk mund ta ndryshojmë atë, dhe mundohemi me e ngushëllu veten. Ndërsa për të ardhmen është vështirë me folë, sepse e dijmë që mund ta ndryshojmë, por jemi të frikësuar që nuk do të mundemi. Por pa e provuar nuk mund ta dijmë. Dhe pa u munduar kurrë nuk do e arrijmë.

unsucc.png

Vetëm mendojeni veten pas 5 viteve apo 10. A po ju flet e ardhmja juaj se do t’kishte dashur që të veproni ndryshe? Që të mundoheni më shumë? A po ju thotë ta shfrytëzoni këtë kohë të artë, sepse nuk ka kthim prapa? A po ju thotë që po të ishte në moshën tuaj, do t’ia dinte vlerën jetës më shumë? E po tash është ai momenti me vepru, e mos me i lënë vend të kaluarës. Gabimet janë njerëzore, dhe gjithkush do t’i bëjë. Vetëm se ka shumë gabime standarde që tjetërkush i ka bërë e prej të cilave mund të mësojmë, dhe nuk është nevoja që medomeos të kalojmë edhe ne nëpër to.

Personalisht, kjo mënyrë e të menduarit më ka ndihmu shumë – qoftë për një vrap që pritoj me u çu me bo, qoftë për një detyrë që më duhet me kry, qoftë për një vendim më të madh që më është dashtë me bo apo për ndonjë obligim apo angazhim që kam dashtë me përfundu me sukses. Gjithmonë e marr në konsideratë se çfarë dyer mundet me mi hapë një mund apo sakrificë e caktuar apo se çka mund të përfitoj nesë e kryej obligimin X. E ardhmja është shumë e gjatë dhe mjaft e paparashikuar por është rezultat i veprimeve tua të tashme. Nëse don sot me e kapërcy një hap e me mbërri më shpejt në të ardhmen, do të vijë momenti që ai hap i kapërcyer ka me të nxjerr punë. Çdo mund dhe vendim i peshuar sot do të ketë një shpërblim në të ardhmen…

consciousdaily_may14-e1529951687540.jpg

Nuk po e zgjas e nuk po thellohem më shumë në këtë çështje, sepse pasi që i fshiva dikund rreth 6 paragrafa për me përfshi sa më shumë nga kjo temë, e kuptova që nuk po ka fund. Nuk po muj me e vu në pak fjalë, andaj po e përfundoj me këtë paragraf: Nuk ka rëndësi se ku jemi duke shku, as çka jemi duke bo, e as kush jemi. E kemi gjithë jetën për me i kuptu këto. Me rëndësi është me vepru. Me ndryshu. Me marr vendime. Me marr iniciativa. Nuk do të jetë e lehtë, por është pjesë e jetës. Në anën tjetër – të bësh gabime, njëra pas njëres; vazhdimist të flasësh për të kaluarën dhe me vetëdije të mundohesh t’ia thjeshtosh jetën vetës është e kotë. Sa më shumë që të mundohesh ta thjeshtosh të tashmen, e ardhmja do të del më e komplikuar. Sa më pak që mundohesh tash, më shumë ke me u mundu në të ardhmen. Sa i përket vendimmarrjes, gjatë jetës vazhdimisht kemi me marr vendime por më i rëndësishmi e i cili na drejton tek  qindra të tjerë është: Kush jam unë dhe çka dua nga jeta.

Dhe kjo ju mbetet vetëm juve.

decide-so-do-it-decide-is-this-the-life-you-12565712

Seeya Almonds @ PART II ❤

Love.

 

2 mendim te “Choices, Decisions… Hard Work… Success”

  1. Postim shum i mire edhe i postum ne kohe te duhur per te gjth ata qe kan me bo zgjedhje qoft per studime, pune shkolle etj. Mendova kur the ka me qen postim i gjat kom me mbet sdi sa tu lexu po me doket pske harru qka o postim i gjat per neve😂😂 anw presim sa me shum te tjer tash veres se na ke mungu❤️❤️ Btw pse nuk qel youtube account me bo video si kshtu shkrime kishem dasht me ta ndegju zonin e mnyren qysh met vertet shprehesh. M vjen mire qe ke ps sukses ne ate qe e ke bo qfardo qofte ajo. Much love❤️❤️💗💗

    Pëlqejeni

  2. Shume teme e qelluar kur e ke cek qe i ke fshij 6 paragrafa paske ba keq 😦 se teper shpejt u kry sa ja nisa me u thellu hahahh shume e mire bre na duhesh ma shpesh me na kthjellu kokat tona sidomos na qe punojme e bohemi bajta me senet e njejta …. T e perqafoje shume Pranvera si vet stina e bukur ❤ ❤

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s