Almondtips Series eps. II

Almondtips series eps. II: My very Special Magic Coffee

6b3969dd3f5b5d0df8e698ce47e822d5

Life begins after Coffee…

Kafja është shkencë. Kafja është koncept n’vete. Kafja është moment, është ngjarje. Kafja nuk është vetëm pije, është art. Kafja e ka aromën e mirë, shijen, efektet. Kafja shijon vetëm dhe me shoqëri. Kafja pihet kur jeni t’përgjumur; pihet kur jeni t’kthjellur. Pihet në t’ftohtë por edhe në t’nxehtin ma të madh. Pihet për ta nisur ditën, javën, dhe për ta festuar fillimin e fundit të javës.

Ka kafe të ndryshme, dhe secila e ka shijën e vetë. Ka kafe të mirë dhe kafe jo të mirë. Dhe…

Ka kafe speciale. Ekziston. Dhe unë ja kam gjetë formulën.

Në këtë postim të shkurtër, të cilin jom nisë prej fillimit me e shkru e pastaj kom pasë presion nga disa lexues për me e bo, vendosa SOT me postu sepse i kom ble filxhonat e reja të kafes (e jom vetë në shtëpi dmth I literally am an adult rn ) prandaj po du pak me shitë mend me MySuperPinkFilxhons.

Ky postim s’ka t’bëjë me atë se sa cool është kafja, çfarë efekte anësore ka, a është e mire apo e keqe. T’gjithë tashmë i dijmë këto fakte për kafen, dhe nuk është se kumedit çfarë filozofie kanë ato sepse come on, so vdekë kërkush e as s’është bo i/e mençur apo jo i mençur prej kafes.

Ky postim ka të bëjë me Kafen Time Speciale. My special coffee. Le café special. Mein spezieller kaffee. 我特別的咖啡.

Tëm tëm tëm tëëëëëëëm

 

 

 

Fuck, ty dashtë me nisë me shkru pe vrej që s’ka kurrfar shkence kafja ime speciale, e ju me siguri keni pritë diçka tepër t’veçantë: që shkoj deri n’Brazil e i marr farat e kafes, kthehna, i bluj në temperaturë speciale të bodrumit, i pjeki, qumështin e marr të fshatit, e krejt këto i boj me ni formulë extra të veçantë të cilen s’ja tregoj kërkujt.

Nah man, nah. Pooor, s’është edhe shumë largë kësaj – kafja ime deri vonë o shitë vetëm nëpër pika t veçanta kështu që ka pasë raste që jom duftë me shku deri 3 KM largë shtëpisë për me gjetë if not Brazil sooo... Po jo, është kafe normale me pak qumësht, me ose pa sheqer. Thjesht është super simpatike dhe i zëvëndëson kafet e shtrenjta në kapsula ose makiatot e kafiqave.

Nëse jeni kafepirës i kafes turke – good for you. Srsly. Është një atmosferë e veçantë me pi kafe turke prej gjezves, nuk ka qumësht që dmth s’ka yndyrë, pihet edhe pa sheqer, e ka aromën diçka extraaaaaa, mundeni me mbaru kudo, etj. Respekt. Po I JUST CAN’T. Sa herë që ja ndi  aromën dhe vendosi me e pi njo – e n’fund m’del si me përzi zallë me kafe t’pazime e ujë, i really get disappointed. Pra, kafepirës të kafes turke, s’keni nevojë me lexu këtë post mu e he he.

Non-kafepirës-i-kafes-turke-ose-pirës-i-kafes-turke-DHE-i-makiatove:

Ky post ju kushtohet veçanërisht kafepirësve të makiatos (të vogël apo të madhe), që sa herë e porositin kafen marrin risk dhe shpresojnë që ka mi ju qëllu e mirë (e 73% t’rasteve nuk ju qëllon), po njëkohësisht s’munden pa e porositë sepse s’dijnë (dhe s’dojnë) me porositë tjetër çka (ëmmm yeah-dat’s me). I dashuri jem hala s’mundet me besu ku e marr vullnetin me porositë makiato n’Elez Han ose n’Qafë t Morinës; literally hala s’mundet me besu qysh s’kom vdekë prej qatyre kafeve. BUT Still i resist. S’muj me pi kafe tjetër që s’ka t’pakten 15 ml qumësht në të.

Kështu që jom detyru me zbulu një zëvëndësim.

Rrjedhimisht, mundohna që sa ma shumë me bo punen me pi kafen time speciale në shtëpi, ndërsa çka tepron dhe për atmosferë e pij jashtë. Literally edhe kur shkoj me ndejtë diku mundohna me marr mevete (kafen në paqetë/qumështin ma qarosin).

 

HOW the special coffee is made:

Për me përfitu kafen time speciale mund të përdorën këto dy dhe vetëm këto dy lloje të kafes:

Jacobs Velvet  ose

Nescafe Sensazione Creme 

*Në raste të rënda – të zeza që qëllon mos me pasë asnjonen, e shfrytëzoj kafen speciale të babit tim e që është kjo: (foto)

Pastaj shtoni përaf. 1/3 të filxhonit qumësht [Dhe këtë sasi perfekte e zbulova me një filxhon që e ka në mënyrë perfekte të ndarë filxhohin brenda në 1/3 e tij].

MBEureka250

Sheqer sa të dëshironi – t’kaftë zakonisht sepse ’tis cooler, duh.

1 x Gjezve, 1 x Filxhon

E përzini 1/3 qumësht me 2/3 ujë, ose i vëni me vlu ndaras.

(Të gjtha në GIF-in poshtë).

Dhe në fund, pasi që vlon e qitni në filxhon duke e përzier prej fillimit.

output_jdJ3cr

 

WHY TIS SO GEWD?

Është kafe jo shumë e rëndë, jo nes 3 në 1 me 78 kg sheqer, jo turke a.k.a. zall me ujë, dhe në 98% të rasteve del e mirë. Pra, vështirë dështon.

tumblr_ot6z0z6VoX1w494qlo1_1280

Go tell yo friends about it.

Pse është e përshtatshme?

Të mbaruarit e kafes time speciale nuk ka filozofi, nuk nevojitet aparat i veçantë për me e mbaru, koston e ka shumë të ulët dhe mbi të gjitha është e shijshme BRE. Vetëm ti + gjezvja + kafja + sheqeri dhe pakQumështi.

Pse s’është e përshtatshme? (at times)

Pakqumështi. Pak ta shkatërron jetën nëse don me mbaru diku tjetër p.sh. në punë ose në ndonjë shëtitje.

Kur e pij?

Në tesull. 5 mëngjes. 7 mëngjes. Para bukës. Pas bukës. Pas bukëbukës. Në shtëpi. Në punë. Me mysafirë. Tek mysafirët (e marr mevete). Te Sharra (Rugovë, piknik). Kudo.

Sa copa i pij maximum (në ditë)?

4 copa n’ditë s’të lojnë shenjë.

Sa kushton?

(Mundeni me injoru krejt llogaritjen, I just loooove calculations – Jom ekonomiste pëhlliiiizzz): 1.80 Euro kushton mesatarisht paqeta ekonomike (foto) që ka 75 gramë kafe në të – do të thotë që 3.6 gramë kafe (2 lugë kafe x 1.8 – 1 serving) do të kushtonte 0.0864 euro = 8.63 centë. + 1 euro kushton 1 litër qumësht ndërsa në një filxhan kafe nevojiten 44 ml qumësht (dhe 22 ml ujë). 4.4 centë. + Sheqeri dhe uji 1.97 centë = mesatarisht 15 centë. Woooohoooo.

 

Kurse p.sh. një kapsullë e Illy Cafes kushton 50 centë.

Me çka përcjellet ma së miri?

Keksa Gran Cereale (life)

Popkek me limon/banane (lifelife)

Ricecake (tamonlife)

Keksat me mollë (lifeism)

Cookies me choco chips

Errithing.

Nothing. (veç kafe + zemër).

 

Other tips

Mundeni mos me i shtu qumësht (for the espresso lovers/my bf)

Mundeni me e bo sugar free.

Mundeni me bo double size (nuk ju mundon).

Mundeni me e mbaru me qumësht 1.5% pa i shtu ujë.

***

 

Reviews ma t’forta për kafen time speciale:

Mami: “Qitma ndaq turke, veç për qejf e pij njo asi që e bon ti”…

Babi: —no reviews— (e ka t’veten speciale duhh; gjenet s’jone ujë. Kurrë s’kom mujtë me shti me pi t’temen/është espressopirës).

Festa: “Maka pe urrej që e kom provu kafen tonde, tash asnji kafe n’botë s’po ma konda si qeto.”

Etj.

*pardon my obsession with pink lately* 

E MEGJITHATË…

Ka edhe jokafepirës.

Jokafepirësit: Why? HOW?

 

Bye my almond readers, coffee drinkers.

And happy Saturday! See you in August…

 

 

5 mendim te “Almondtips Series eps. II”

  1. Hajjj, me ne fund hahah mshtine me u nis drejt n market per me ble kafen😂 se kom nevoj per kafe t mire se njejt makiatot pom deshprojn shpesh(veq prap gjith i pi)😆 thankss for this blog its👍🏼👍🏼👍🏼👍🏼👍🏼👍🏼👍🏼👍🏼 edhe ja paske qellu me filxhona po ja vlejka mu livdu😆😂😍 have a good day❤️

    Pëlqejeni

  2. Rasisht m’ra n’sy ni share qe e ka bo dikush per shkrimet e tua e e ndjeka linkun. Shume origjinale shkrimet, sidomos ky per kafe, hahahaha.
    My fav part ke per kafen turke, deri sot kerkush sum ka kuptu pse e shoh si zalle e uje :p , so thank you hahaha, keep writing so we’ll keep reading interesting stuff.

    Pëlqejeni

    1. Ah, falemnderit shume e jom e lumtur qe te ka pelqy. Zalle e uje forever, edhe prape mashtrohem e ja jepim edhe ni shance hahaha… Thank YOU, e shpresoj qe edhe ne vazhdim ki me gjete dicka qe te pelqen! See you around hihi! 🙂 < 3

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s