Blond Almond goes to Anibar

Anibar – more than just a festival


Hello almonds, good to be back.

Kërkoj falje për këto postime pas16ditëshe, por kjo verë per mu ka qenë mjaftë e busySHME: tu fillu prej faktit që jam i vetmi në shtëpi dhe po më duhet me u marr me të gjitha gjërat – me vetën, ushqimin PËR VETE, pastrimin e ambientit ku rri UNË, e n’përgjithësi too many things që po u duhka me u kujdesë njeriu për to (DHE kom ra në përfundim që i ain’t ready for the adult life), gjëja e fundit për t’cilen kom pasë kohë me bo ka qenë me shkru për blog. Yet here I am.

Përveç kësaj, jom tu u mundu me mbajtë balancën time jetësore (5 am – 7 am – 8 am – 4 pm – 6 pm – 8 pm – 10:30 pm), me jetu jetën verore (të cilën I AM NOT), me e rimodelu dhomën time me arkitektin tim personal dhe të dashur (cc: granitavdimetaj) DHE me qenë aktive si një prej koordinatoreve në ANIBAR FESTIVAL. Wait. What?

Po, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar – ANIBAR.

What is it? What do I DO there?

Festivali ANIBAR është festival i filmit të animuar, që zhvillohet në qytetin e Pejës gjatë muajit Gusht tash e 8 vite. Në këtë festival zhvillohen aktivitete prej ma të ndryshmeve – workshopa, prezantime etj.; shikohen filma në ambiente të ndryshëm dhe supercute dhe në fund të secilës natë organizohen ndejat për t’cilat Anibar është i njohur për to, sepse siç dihet, në Pejë ka ekzistu me kohë problemi që nuk bohet mirë mbas 12ve.

Unë personalisht viteve të kaluara nuk kom marr pjesë si staf ose vullnetare në këtë festival, e edhe si mysafire kom shku me pa vetëm disa filma, s’kom marr pjesë në asnjë akivitet e kom shku në shumicën e ndejave. HOW IGNORANT OF ME.

Me kohë e kom kuptu që shumë më mirë është me qenë pjesëmarrëse e të krijuarit të ndonjë gjëje, se sa vetëm me konsumu atë. Të bën t’jesh pjesë e një projekti të madh (çfaredo qoftë), rezultatet e të cilës do jenë të mëdhaja në fund dhe do të ndihesh krenare për to. Të bën me kuptu mirë se për çka është fjala, me kuptu esencën e asaj gjëje e jo vetëm me prekë majën e Icebergut.

Nëse jeton në Pejë, dhe ki kohë të lirë apo edhe nëse s’ki shumë, është me t’vërtetë a shame që nuk je pjesë e këtij festivali apo e çfarëdo ngjarje që zhvillohet në këtë qytet (ose kudo). Literally, shumica prej vullnetarëve që kanë apliku për festivalin NË PEJË janë prej qyteteve tjera. Dhe ne vazhdojmë të kemi ankesa se si Peja nuk po zhvilloihet në asnjë aspekt. Hmmm…


 

Cka kom kuptu prej ANIBARIT?

Gjithmonë Anibarin e kom marr si një festival që së pari po zhvillohet për qejfin e kreatorëve të tij, të stafit e mandej për ne (qytetarët e Pejës, Kosovës, gjithë Botës). That wouldn’t ever be true. Drejtuesit e këtij festivali jonë të dalun, shkojnë nëpër festivale të ndryshme nëpër gjithë Botën, pra nuk është se kanë pasë nevojë me kriju një të tillë për qejfin e tyre. Ata e kanë kriju një për ne, sepse i mungon qytetit tonë.

Kur e kom pytë njërin prej kreatorëve të Anibarit, Vullnetin se si ju ka lindë idea për me e bo një projekt të tillë më është përgjigjë: Sepse kom pasë dëshirë me ekzistu një festival i filmit të animum në Kosovë por nuk ka ekzistu. Prandaj kom mendu me kriju.


Ekziston një quote që thotë se nëse kërkon diçka që nuk ekziston, krijoje. Dhe kjo ka ndodhë n’rastin e Anibarit. Dhe kjo duhet me ndodhë edhe për 100000 gjëra të tjera që mungojnë në Pejë apo kudo që ndodheni. Mos pritni që gjërat që s’ju pëlqejnë me ndryshu vetvetiu. Jeni JU ata që duhet t’bëni hapin e parë.

Nëse e pranoni ashtu siç është, atëherë e aprovoni dhe jeni pjesë e saj. Mos pritni që gjërat që mungojnë, me u kriju vetvetiu. Duhet t’pritni gjatë. Krijojini. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Krijoni diçka for God’s sake. Mos rrini tu scroll gjithë ditën duke pa të arriturat e të tjerëve e duke kritiku se çka po bëjnë ose duke e kritiku vetën që s’po e bëni. Sorry për qasjen, po po i flasë edhe vetës së viteve 2014 e te poshte.

 

Cka tjetër?

Jemi të ri. Kemi plotë vullnet, plot idea. Mundemi me bo shumë ma shumë se që mendojmë. Kur kam pasë takim me Rozafen një prej drejtuesve të Anibarit, e kom shprehë atë se po ndjehem keq që s’po muj me qenë 100% aktive dhe e involvuar në përgaditjet e festivalit. E kom shprehë se po ndjehem sikur nuk po bëj asgjë për këtë festival. Dhe ajo mu përgjigj: “Vetëm prania jote ndryshon diçka. Nëse ti e flet vetëm një fjalë, e thua vetëm një ide, e largon vetëm një karrige të panevojshme prej vendit, kjo ka me sjellë ndryshim. Nëse bëhen 100 si ti, kanë me u bo 100 ndryshime.”

Dhe ndryshimi është pozitiv. Gjithmonë.


Nëse bëhemi prej përaf. 25 personave që jemi në staf dhe 80 vullnetarëve – në 40 me 160 (shembull), atëherë Anibari ka me qenë një pjesë e secilit që jeton këtu, dhe me këtë ka me influencu edhe shumë gjëra e projekte tjera për rininë tonë dhe qytetin tonë.

 

Reclaim the City

Anibar me vete gjithmonë merr edhe një temë të caktuar, që këtë vit është Reclaim the City – pra t’u kthehet qyteti atyre që u përket – qytetarëve të këtij vendi. Kjo nuk nënkupton vetëm me objekte fizike apo me hapësira publike të ndryshme – nënkupton poashtu të kthehet me kulturë, rini, sport, filma, idea, aktivitete – me gjithçka. Cdo vend zhvillohet prej vitit në vit, ndërsa në rastin e shtetit tonë duket se po shkon prapa çdo ditë. Duhet ta ndërrojmë këtë tendencë.

Për më shumë informata rreth temës Reclaim the City, mundeni me lexu këtë shkrim super simpatik 3 minutësh këtu.

Filmat e Animuar nuk janë vetëm për fëmije

Ta përmirësoj: Filmat e animuar ZAKONISHT NUK janë për fëmijë. Ata shpesh përdoren për me ilustru tematika të ndryshme sociale, politike apo të tjera, që nuk shprehen direkt si në filma artistikë por në një mënyrë më të butë e që animacioni e paraqet me metafora. Filmat e animum janë art në vete, sepse për to nevojitet një punë e jashtëzakonshme ndërsa rezultati duket shumë më i thjeshtë. Nëse doni edhe ma shumë me kuptu se pse animacioni nuk është vetëm për fëmijë, mundeni me lexu këtë artikull të shkurtë.

 

AnibarOnTour

Anibar On Tour ka qenë një tour që disa prej stafit të Anibarit e kanë bo në qytete të ndryshëm t’Kosovës (dhe në Tiranë), prej datës 23 Korrik e deri dje, më 9 Gusht. Idea ka qenë që me ftu sa ma shumë njerëz prej qyteteve të tjera të Kosovës në festival, ku me një program të shkurtë 50 minutëshe e kemi ilustru pak a shumë se çfarë filma kanë me u shfaqë.

Ka qenë një eksperiencë tepër e lezetshme, sepse përveç që kom shku në qytete të Kosovës që kurrë s’kom qenë më parë (Gjilan, omg never went to Gjilan B4 😀 :D) poashtu jemi parapërgaditë për atmosferën tepër të ëmbël që Anibar sjell: filma ndër dritën e hënës dhe të yjeve, me erën e lehtë verore e me miqtë në krah. What’s cuter than cute? Supercute. And all this drejtuar nga our super-event-manager Arba që i ka si me thonë 19 vjetë. Fml, shpresa është tek rinia.

 

Filmat e përzgjedhur të BlondAlmond.

Okay, pasi kom pasë rast me ju lëshu një sy filmave që kanë me u shfaqë, e kom bo një përzgjedhje të tyre që ju me e pasë një listë të gatshme nëse pritoni me ju hi rend (which you should tho, you should hi rend filmave).

 

Filmat që Blond Almondi (me ndihmë nga Petriti-The-Pink-Hater) i ka zgjedhë janë këta:

High Summer, France, 5’ (20:30, Lake Cinema, August 15)

Pussy, Poland, 8’ (20:30, Lake Cinema, 18 August)

Strawberry Days, Slovakia, 13’ (20:30, Lake Cinema, 16 August)

Don’t Think of a Pink Elephant, UK, 7’ (22:00, Cubes Cinema, 18 August)

A Piece of Cake, Taiwan, 4’ (20:00, Cubes Cinema, 19 August)

Wicked Girl, Turkey, 8’ (22:00, Cubes Cinema, 15 August)

Spaghetti Junction, UK, 11’ (20:30, Lake Cinema, 19 August)

Pink Cuts Pink , Germany, 2 (14:00, Istref Begolli Theater, 16 August)

Twice Upon a Time, Serbia, 14’ (14:00, Istref Begolli Theater, 19 August)

Super Love Story, US, 5’ (Istref Begolli Theater, 17 August)

 

Dhe as mos mendoni që obsesioni im ndaj pink-it, torteve dhe grlpower ka ndiku në përzgjedhje. Duh.

20248341_1794288770586543_7876583867578191650_o

 

RECAP

Asnjëherë më parë – para se të merrja pjesë në staf të anibarit, nuk e kom kuptu me t’vërtetë çfarë ka prapa tij. Sa shumë ka punë, sa njerëz punojnë, sa shumë e shpenzojnë kohën e tyre të vlefshme për këtë projekt; sa ka të qeshura, nervoza, atmosferë, këngë, shoqëri e gjithçka tjetër që na bën mu ndi gjallë. Dhe përfundon me një festival aq t’madh, krejt të krijum prej të rinjëve që e kanë pasë vetëm një qëllim.

Nuk kom ditë as se çfarë programi interesantë e t’ngjeshur e ka, sa shumë aktivitete ka për një javë, sa shumë gjëra per t’bërë, vende për t’shku dhe filma për të pa, vetëm gjatë një javedhe ne, vazhdojmë të ankohemi se s’kemi çka me bo.

Për me marr informata për një gjë, duhet të lexoni, të informoheni. Është shumë injorante prej nesh me thonë që “ANIBAR është festival për filma t’animum por nuk kom ide se cka ndodhë n’të. Uh – përveç afterparties”. Është poashtu goxha injorante që me i pritë vetëm afterparties e një festivali të FILMIT.

Cdo ditë në web-faqen e Anibar-it ka updates rreth programit, filmave, line-upava të ndejave, programeve speciale e çdo gjë tjetër. Poashtu në Facebook dhe Instagram ka artikuj që mundeni me lexu e me u informu për to.

A ja vlenë me ardhë? Po qysh jo. Vera në Pejë është fun, këtë e dijmë t’gjithë. Aktivitete ka sa të dush, vec çohuni prej shtratit e merruni me to.

Anibar fillon më datën 14 gusht, të Hënën që vjen dhe përfundon të Dielën, më 20 Gusht. Cdo ditë do t’ketë filma, workshopa, evente speciale, coffee & talks, prezantime dhe ndeja. Për çfarëdo informate rreth festivalit, mundeni me shkru në FB, Insta ose me më kontaktu mu personalisht.

See you there. ❤

Web

Facebook

Instagram

 

P.S. Ky blogpost nuk është i sponsorizuar prej Anibarit ose e influencuar prej dikujt për me e shkru. Blogu im ka gjithmonë vetëm mendime të sinqerta që vendosi me i shkru sepse i ndjej ashtu.

Love you ANIalmonds.

11058240_10152987621217217_8889691660747735481_n

11902442_10153047617542217_491481419112799898_n

13939543_10153844734547217_4194153538806504892_n

14067596_10153845265992217_2733706969077750592_n

14089189_10153852619887217_4467964273198494231_n

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s