I have a lot to say, and I speak

Hellooo Almonds!!!

I hope this blog FINDS YOU. Me lejoni vetem t’ia kushtoj nja 7 rreshta covidit, masave per parandalimin e covidit dhe kohes (motit) qe po mbreteron mbi vendin tone tash e 2792287 vjet. Seriozisht, TATTOO e kom fjalen TEMPORARY vetem e vetem per me ma kujtu qe cdo gje (edhe veshtiresite) jane te perkohshme dhe kalojne, po definitivisht kom gabu qe e kom bo PARA pandemise sepse me sa po e shoh, kjo pandemi eshte e perjetshme dhe kjo gjendje KURRE s’ka me kalu, e po me vjen mire qe per me ja shtu efektin, kete gjendje po e shoqeron edhe ky mot sheqer me skllotoshi tash e 5 muaj. NEJSE, pas shiut vjen dielli I GUESS dhe pas pandemise vijne vaksinat I GUESS, dhe nje dite prej ditesh s’kom me u anku cdo 7 minuta te secili person qe e takoj gjate dites duke e perfshire bukepjekesin apo edhe qenin tim. Po deri atehere, kom mi ju tesh.

*(Pas pandemise vijne vaksinat)*

Nje Kosovar mesatar:

Okej, pasiqe e perfunova obligimin ditor te ankesave, po filloj me temen e blogut, qe eshte vete datelindja e Blogut Blondalmond! Per kete datelindje, du me reflektu (shkurtimisht) mbi disa tema te cilat kane qene ma te diskutuarat prej meje por edhe prej lexuesve, komentuesve e atyre qe me kane shkru ne DM gjate gjithe kohes qe kam shkru ne blog. Do te mundohem qe te mos shkruaj kontekst/background per secilen ceshtje por vetem me i prek nga pak, ndoshta edhe me i riperserite ato qe tashme i kam thene (nese ende mendoj njesoj), apo me reflektu nga ato qe kam thene dhe qe nuk i mendoj mo. Ose ose edhe me thone e diskutu dicka krejt te re.

Shkurtimisht vec po du me permend faktin qe kur e pata fillu blogun, nuk kom pase asgje ne mendje, asnje koncept, deri dikund as arsye per me fillu, dhe kam mendu (kam qene e bindur) qe nuk ka me zgjate ma shume se 4 muaj e 3 blogposte, dhe se ne fund kom me harru passwordin e blogut dhe as nuk kam me mujte me mbylle llogarine. Jom teper e lumtur qe blogu tash e ka nje koncept, e kam nje vend ku muj me u shpreh dhe me i elaboru mendimet e mija, nje vend ku njoftoj njerez te ri, e mbi te gjitha, nje vend qe me ka ndihmu me njofte veten edhe ma shume. U bene 4 vite e 44 blogposte, e une bashke me lexuesit e mi kemi kalu neper gjera te ndryshme, sfida, veshtiresi, suksese, jemi rrite, jemi pjeke, e kemi gjete veten, e kemi humb prape, e keshtu me radhe – s’ka rendesi, por kemi ece perpara. Ky blog per mu eshte si nje lloj metafore per krejt keto arsye – une nuk kam dite cka kam dashte me bo me te as ku kam dashte me dale, por e kom fillu, dhe gjate rrugetimit, vete blogu me ka tregu dhe me ka drejtu. Nejse, s’po du me bo ma te thelle e ma poetike se qe eshte, megjithate, blogu eshte nje prej atyre gjerave per te cilat jam krenare, mbi te gjitha sepse e kam bo per vete, nuk e kam bo per asnje qellim apo perfitim te caktuar (si cak), nuk kam heqe dore prej saj, dhe nuk jam ndale asnjehere. Dhe kete qasje shpresoj me pase per gjithcka tjeter ne jete. Now let’s go!

Shpeshhere me pyesin, “qysh arrin me qene kaq pozitive gjate gjithe kohes?”

Kjo pytje me eshte bere me shume se nje here prej lexuesve apo miqve ne rrjete sociale, dhe une gjithmone jam mundu me u pergjigje me ate klishene se vec mundohem me gjete me te miren tek cdo dite dhe cdo gje dhe te jap maksimumin tim per gjithcka e te ngjashme. E tash po e elaboroj pergjigjen mire dhe sinqerisht:

Une nuk qendroj pozitive gjithmone. Jo qe s’qendroj, por une as nuk e mbeshtes termin ‘pozitivitet’ ne kontektsin e konceptit ‘me qene pozitiv’ gjate gjithe kohes, sepse une nuk pajtohem me ate se si shumica e konceptojne kete gje. Pozitivieti, nese e kerkon ne Google, ka me u define dicka si kjo:

Une nuk besoj ne keto definicione e as nuk i mbeshtes, sepse nuk jane reale. Jeta qe e bejme sot eshte shume kerkuese. Kerkojme nga vetja me u doke mire, me pase nje pune e karriere stabile, me pase para, me pase nje te dashur, shoqeri te mire, me qene fit, me u marr me aktivitete te ndryshme, me dale dhe me qene in, me shtetite, me pase instagramin ne nivel, me lexu, e te tjera, e te tjera. Prej qe zgjohemi ne mengjes, shumicen e kohes jemi duke bere gjera qe me i plotesu keto ‘kerkesa’ tona nga vetja apo te shoqerise nga ne, dhe kjo gje na jap teper presion sepse jemi njerez me ndjenja dhe me energji te kufizuar te ndare per nje dite te caktuar, dhe gjithe keta faktore te jashtem e keto kerkesa marrin teper energji, fokus, kohe, vemendje, e te tjera. Gjate gjithe ketyre proceseve ditore, ne vazhdimisht kemi imbalanca hormonale, emocionale, psiqike, psikologjike, nervore, te ndjenjave, e te tjera. Per mua eshte e pamundur qe nje njeri qe mundohet 24/7 per t’u ndjere mire dhe per me pase nje jete me te mire, qe ka gajle, obligime, strese e probleme te perditeshme, me qene ‘pozitiv’ gjate gjithe kohes, duke buzeqesh, dhe duke mbajte paqe me te gjithe. Per mua pozitiv nuk do te thote qe gjithmone me mendu mire, sepse nuk eshte shendetshem me mendu mire. Nganjehere na nevojiten ndjenja negative, te keqija; na nevojitet me qajte, me u idhnu, me xhelozu, me lakmu, me u bo nervoz, me urrejt, e te tjera e te tjera. Na nevojitet me ra ne zero, per me reflektu, me i pa gabimet tona, me kuptu joseriozitetin e shumices prej gjerave, dhe se jeta vazhdon edhe pse eshte e keqe, nganjehere, per te gjithe. E per mu ketu qendron pozitiviteti – kur e pranon gabimin, kur kerkon falje, kur reflekton, kur kerkon me ndryshu ate qe s’te pelqen tek vetja, kur i pranon kritikat e te tjereve, e te tjera. Per mu me qene pozitiv eshte me qene konstruktiv. Me ece perpara, nganjehere edhe prapa, por jo me qendru ne nje vend. Jo me u anku per te njejtin problem me vite e mos me dashte me ndryshu asgje (ose mos me pranu realitetin); jo me bo gjate gjithe kohes gjera kunder vetes vetem sa per me dale i mire/pozitiv tek te tjeret; jo mos me u perball me njerez e pastaj me fole pas shpines se tyre per te gjitha mosmarrveshjet dhe pakenaqesite, e te ngjashme. Pra, per mu pozitiv eshte me qene ne zero e me dale ne nje, apo me u kthy ne -4 e me dale ne -3, por gjithmone me bo progres, edhe nese ky progres vjen prej zeros apo me poshte.

Qysh je kaq e motivume gjate gjithe kohes?

Une tash e sa vite qe jam ne Instagram, e sidomos pak para se me fillu blogun (keto 4 vitet e fundit), jom mundu me kultivu e me promovu nje lifestyle te shendetshem ne jete por edhe ne rrjetet e mija sociale. Jam kryesisht person aktiv, shkoj ne fitness apo vrapoj, mundohem me u zgju heret ne mengjes, mundohem me lexu, mundohem me u marr me projekte edhe jashte punes, mundohem me avancu ne karriere e ne pune, e te ngjashme. Te gjitha keto qe i permenda jane gjera qe ne parim behen pa pase nevoje me shpenzu; gjera qe shumica prej nesh mundemi me i bo (nese nuk kemi ndonje crregullim psiqik apo fizik), dhe asnjera nga keto gjera  nuk eshte dicka e jashtezakonshme. Sidoqofte, e kam pare edhe nga mesazhet e nga diskutimet me te tjere, qe shume njerez ‘struggle’ apo hasin  veshtiresi me mbajte nje lifestyle te ‘shendetshem’ (sipas perkufizimit tim), dhe vazhdimisht luftojne me veten dhe kunder vetes per te ndryshuar menyren e jeteses ne cilendo nga keto domene qe i ceka me pare. Shpesh me pyesin se ku e marr motivin per me u zgju ne 5 dhe me dale me vrapu kur jashte eshte 0 grade dhe po bie bore. Pergjigja ime eshte qe kjo nuk ka te beje shume me motivimin, sepse sic e kam ceke disa here ne blog, nuk mundemi me prite motivimin me na ardhe e me na trokite ne dere here pas here, kur keto jane gjera qe duhet te jene pjeses e se perditshmes tone, dhe duhet t’i bejme rregullisht nese deshirojme me pa rezultat apo me e quajt STIL jetese (e jo nje  ngjarje qe ndodhe nje here ne 7 muaj). Une gjithmone e pranoj qe natyralisht jam person qe kam tendence me flejte shume, me honger shume; edhe une pritoj me bo gjera qe marrin kohe dhe energji, dhe edhe une shpesh ma perpara isha shtre ne shtrat dhe e kisha shiku murin me ore ose ose kisha hi ne Instagram dhe kisha scroll palidhje me ore te tera (dhe shpesh edhe e bej). Megjithate, dallimi qendron tek disciplina, dhe tek vizioni yne per veten dhe per jeten tone. Kush deshirojme te jemi dhe ku e shohim veten DHE cka na ben me u ndje mire. Une e di qe me u zgju heret me ben me u ndje mire dhe ndikon tek rrjedha e gjithe dites/javes e jetes sime. Une e di qe vrapimi me qeteson dhe ma parandalon ankthin dhe ndjenjat e keqija. Une e di qe kur ha shume apo/dhe junk food ndjehem keq edhe fizikisht, dhe nuk me pelqen kur shtoj peshe per shume arsye. Une e di qe neser kur e kthej kohen, kam me u anku apo me e kritiku veten qe kam mujte me bo ma shume sepse kam pase kohe dhe nerva dhe energji. Une nuk e di sakte se cka du me bo ne te ardhmen, por ne baze te asaj se cka i lakmoj disa njerez te caktuar kryesisht te suksesshem, e di se si kush tentoj te behem dhe edhe ma shume e di se si NUK du  me perfundu. Une vazhdimisht ‘komunikoj’ me veten e se ardhmes dhe mundohem me bo ate cka Pranvera (shembull) 40 vjecare kishte me me thone me bo. Dhe keshtu, sa here qe me bon alarmi ne 5 dhe dua me u kthy ne krahun tjeter, une e di qe ‘vuajtja’ qe po e perjetoj ne ate mengjes kur trupi me kerkon me shume gjume eshte teper ma e vogel se ‘vuatja’ qe e perjetoj kur nuk jam ajo qe dua te jem.

Qysh me gjete veten?

Kete pyetje ma kane bo disa here ne ‘ask me a question’ ne Instagram, dhe besoj qe ma bejne sepse mendojne qe une e kam gjete veten dhe ndoshta muj me i keshillu ne kete aspekt. Une pervec qe nuk ‘e kam gjete veten’ dhe mendoj qe nuk kom me gjete per nje kohe shuuuuuume te gjate (if ever), nuk po fokusohem mo ne kete ceshtje sepse e kam kuptu qe kjo nuk eshte nje cak, por eshte proces. Pervec kesaj, nuk behet me zor. Kur kam qene e vogel (diku 8 vjece), e kam pase teper te rendesishme me kriju nje personalitet/karakter, dhe me qene e tille dhe me u paraqite si e tille.

Shembull, kur e kam pa filmin ‘Parent Trap’ per here te pare, kam pase teper dilema se a me zgjedhe ‘me u bo’ si Lindsay Lohan POSH, apo si Lindsay Lohan ‘COOL’. Nje dite me mbushej mendja qe jom ajo ‘posh’ e qe du me pase stil te tille, e tjetren dite vendosja me u bo ajo ‘cool’ e me u sill e me u vesh se si sillet e vishet nje person cool. Po kurre s’kam arrite me qene as njera as tjetra sepse kjo behet ne menyre natyrale, dhe nuk mundesh vec me vendose qe je nje tip i caktuar nese nuk je. Dhe me vite kam marr nga pak nga te gjitha stilet, njerezit qe i kam njoftu e vendet qe i kam pa, filmat, kenget, arti, muzika, librat, e ne pergjithesi perjetimet, dhe kam fillu me kriju personalitetin tim qe tash pakashume e di se si e kam, megjithate, gjithmone jam under construction. E per me gjete veten dhe se cka e kush deshiron me qene ne jete, ti natyralisht ki me i kerku gjerat qe te pelqejne e te flejne ne shpirt, dhe ki me i injoru ato qe nuk te pelqejne dhe s’ki me vepru kunder parimeve tuaja (shumicen e kohes). Ne cdo dite jemi ne kerkim te asaj kush deshirojme me qene (ose kush thelle brenda jemi), dhe edhe pa vetedijen tone, e kerkojme ate. Per kete arsye, e vetmja keshille e imja (edhe per vete) eshte qe me bo sa me shume gjera, me qene sa me aktiv, me njoftu sa me shume njerez, me ‘happen to things’, e vetem ne kete menyre mundemi ngadale me perqafu (embrace) ate cka dojme e me injoru ate qe nuk e dojme, qe dalengadale me u formesu e me u bo ai person qe jemi.

Consistency is key

Nje gje qe e kam mesu keto 4 vitet e fundit, eshte qe konsistenca, me shume se gjithcka tjeter, eshte celesi i suksesit. Ne jemi ajo cka e bejme vazhdimisht. Ne mundemi me i genjy vetes dhe nje dite me u vendose me u bo paqesor e me shku me meditu e me pi gjithe diten vec uje e me honger brokoli, por te nesermen ka me na dale shpirti pi vendit dhe kem me shku me honger ni hamburger me shume majonez e djathe, e me u shtri e me shiku Netflix gjithe diten e me u fjalos me mamin. Sepse edhe nese arrijme me i genjy te gjithe te tjeret per dicka qe nuk jemi, veten nuk mundemi. Vetja jone na njeh me se miri dhe na gjykon 24/7, dhe eshte kote me u mundu me u bo cka nuk jemi. Per kete, per me u bo ne te vertete ai verzion i vetes qe na deshirojme me u bo, na duhet me punu ne vete, ngadale, hap pas hapi, dhe me u mundu vazhdimisht. Me kriju shprehi deri sa na behen pjese e personalitetit, dhe me pase konsistence. Je vrapues nese vrapon vazhdimisht, je blogger nese shkruan bloga vazhdimisht (une shpesh e humbi kete epitet :D), je fit nese ushtron vazhdimisht, je i dijshem nese lexon e meson vazhdimisht, je i shendetshem nese ushqehesh mire (mbi te gjitha) vazhdimisht, e te tjera, e te tjera. Dhe per kete, une mundohem qe te provoj gjera te reja e qe munden me me pelqy e qe ndoshta i vazhdoj me tej, por kryesisht ju qendroj besnike shprehive te mira qe e di qe me bejne me u ndi mire dhe qe me pelqejne e qe me karakterizojne. Dhe keto 4 vitet e fundit, besoj qe mbi te gjitha, gjerat kyce qe i praktikoj jane ato qe me bejne kjo qe jam e qe me japin kenaqesi e motivim.

Gjithcka nga vetja, per veten

Edhe nese jeni duke e lexu blogun tim, ose nese jemi ty shiku insta accounts motivues, ose video ne youtube, ose jemi duke diskutu per nje person te suksesshem – asnjeri nga keta nuk ka me na ‘shpetu’ e as me na bo persona ma te perparum e te suksesshem. As prinderit e as vellau e motra, i dashuri apo e dashura e shoqeria, nuk munden me na shpetu e as me na nxjerr prej aty nga dojme me dale. Askush nuk mundet me u bo NA, dhe askush nuk na don ma te miren se sa qe ne ja deshirojme vetevetes. Edhe nese jemi duke kalu teper faza te renda, ose jemi pa motiv per jete apo nuk dijme qysh me vepru, cka me bo, cfare vendimi me e marr – askush  nuk eshte ne poziten tone e ne kontekstin tone, e as nuk e ka trupin e mendjen tone per te na vene ne levizje e per ta nderruar gjendjen momentale. Per kete, sado qe i kemi te tjeret rreth nesh per te na ndihmuar e motivuar, jemi ne ata qe duhet vetes me ja shtri doren e me u mundu me nxjerr prej humneres ku definivisht nuk jemi te interesuar me qendru ma gjate. Per kete, porosia ime eshte qe mos te mashtrohemi me u identifiku me suksein e njerezve te tjere apo njerezve prane nesh, apo te mendojme qe vec duke pa e duke pase sukses para vetes, disi ka me u transferu edhe tek ne. Secili e ka luften e vete me te cilen duhet me u perballe.

How to stay sane in an age of uncertainty

Une pervete jam person qe funksionoj me ‘positive reinforcement’. Si nje qenush. Nese nje qenush e ben nje gjest te mire dhe ja jap nje shperblim, qenushi ka me mbajt ne mend kete gje dhe pastaj ka me e bo kete gjest te mire prape, duke e dite qe ka me marr sherblimin (nejse, pervec qenushit tim, ai thjesht mendon qe e meriton me honger dicka cdo 17 minuta). Positive reinforcement eshte si nje lloj motivimi qe nese e ben nje gje te mire, ke me u shperbly ne fund, dhe keshtu ne te ardhmen, ke me e pase si nje lloj motivimi gjate procesit kur je duke bo dicka qe ndoshta te vjen veshtire ose e urren (87% te gjerave qe i bej ne jete :D). Para pandemise, zakonisht kom udhetu diku jashte ne nje vend te ri cdo (shembull) 3-4 muaj, dhe e kam rezervu ndoshta shume kohe perpara qe me pase ne kalendar nje motivim qe edhe pse cdo dite e jetes eshte e njejte – ke me u zgju ne mengjes, me shku ne pune, me u kthy ne shtepi, me honger, me flejte, dhe me perserite kete rutine 5 here ne jave, 4 here ne muaj, 12 here ne vit, gjithe jeten – prape ka me ndodhe dicka me ndryshe, me interesante pas muajit te 3te apo te 4t. Dhe te them te drejten, kjo gje me ka mbajte ‘gjalle’ dhe me shendet normal psiqik, sepse me shiku jeten holl’ e holl’, nuk ka shume kuptim dhe eshte nje perseritje e ngjarjeve kryesisht jo shume interesante te perditshme. Pervec kesaj, jam mundu qe vazhdimisht me marr pjese ne ngjarje te ndryshme/evente qofte ne lidhje me punen, karrieren; ne ngjarje sportive, apo ckado tjeter qe eshte jashte punes dhe te perditshmes time. Dhe edhe kjo ma ka ndryshu pak strukturen e zakonshme te jetes, dhe si teresi, kam qene e kenaqur me jeten time. POR, pastaj ndodhi pandemia (dhe nuk po du me u anku ma shume sepse tashme e kam kry ne 2 blogpostet qe i kam shkru ma heret DHE njerezit jane duke struggle per jete), megjithate, ndalja e udhetimit dhe e gjithe ketyre aktiviteteve + me njerez te tjere, e ka bere qe me na tepru VETEM puna apo shkolla apo ngjarjet e tjera te perditshme te rutines sone te jetes (edhe ato shumica ne ZOOM :D), dhe poashtu edhe eshte shtu kjo shkalla e pasigurise qe as nuk mundemi me bo plane per te ardhmen e as nuk e dijme se kur apo a kemi me ju kthy ‘normalitetit’ me EVER ne jete. Dhe sado qe e respektoj punen dhe kam deshire te punoj, nuk eshte se jam e interesuar qe gjithe jeten t’ia kushtoj punes e rutines e te qendroj ne rroten e hamsterit e te mos dal kurre nga ajo. Megjithate, ky eshte realiteti per momentin, dhe e pranuam apo jo, nuk eshte se po mundemi me ndryshu dicka. E per kete, e vetmja menyre per mos me kapercy (po flas per vete) eshte qe me jetu ne nje lloj autopiloti (me i kry obligimet tona te perditshme); me u mundu me bo sa me shume gjera qe na bejne me u ndje mire e qe kemi te drejte me i bo me masat aktuale kunder covid nentembedhjete 😀 (per mua eshte kryesisht vrapimi), dhe me prite. Kjo faze definitivisht ka me kalu, por nuk kemi llogari qe me i hup nervat e me hup mendjen deri sa te kthehemi tek normaliteti. Beni ckado qe mundeni me bo tash, e qe ju bon bile paaaaaaaaaak me u ndi ma mire se pa i bo fare. Time will pass anyway.

I have a lot to say, and I speak

Nje prej gjerave per te cilat jam me se shumti mirenjohese lidhur me kete blog, eshte qe ne nje kohe kur attention span po zvogelohet cdo dite e me shume (perfshire edhe mua), lexuesit e mi ‘kane nerva’ e deshire dhe e harxhojne kohen e tyre per me lexu shkrime te mija e mendime jo profesionale, krejtesisht personale, te gjata e nganjehere te stergjata, dhe asnjehere nuk jane ndale se lexuari. Mua nuk me mbushet ego se dikush i lexon blogat e mi; une as nuk paguhem, e as nuk kam ndonje perfitim direkt prej kesaj gjeje. Megjithate, per mua eshte teper i vlefshem fakti qe une lidhem dhe me mua lidhen njerez te cilet ndoshta as nuk i njoh e s’me njohin, me njerez qe ndoshta kurre nuk do te kem mundesine me bisedu e as me kalu kohe, me njerez qe ndoshta i kane te njejtat mendime por nuk i shprehin apo nuk i thojne me ze te larte (apo thjesht deshirojne me i degju edhe nga dikush tjeter), e me njerez qe ndoshta s’kane me ke te flasin apo kujt t’i drejtohen. Une kam vendose qe mendimet e mija t’i paraqes ne kete blog, dhe i inkurajoj te gjithe lexuesit qe edhe nese nuk hapin medoemos blog, me i shpreh mendimet e tyre, me e ngrit zerin per ate qe e mendojne se eshte e drejte, me u perball me te tjeret, me debatu, me kundershtu, me pranu kur e kane gabim, me lexu, e mbi te gjitha, me degju. Ne fund te fundit, mendimet na bejne ata qe jemi; mendimet kthehen ne vepra, dhe shkurt, We Think, Therefore We are.

Nuk po e zgjas me shume me kete blogpost, e shpresoj t’i kem adresu te pakten disa nga gjerat per te cilat A LOT OF YOU GUUUUUYSSSS me keni shkru. Une i falemnderohem secilit lexues te ketij blogu, e vecanerisht atyre qe me kane shkru (jo per komplimente, por thjesht qe kane reach out), per gjithe kohen qe e keni nda me qene pjese e Blond Almond, per gjithe mbeshtetjen, per shoqerine qe ma keni bo, e per dashnine. You are the best almonds ever.

Bonemni presion me shkru ma shpesh pls :D.

Blond Almond

4 vite

44 blogposte

100,000 + views

∞ dashni

2 mendim te “I have a lot to say, and I speak”

  1. I appreciate you for sharing your thoughts with us! Other blogs and this one helped me get through the times I struggled and here I found what i needed to hear in those moments. Thank you Pranvera❤️

    Pëlqejeni

Lini një koment