What happens when you turn 24?

Hello Almonds, glad to be back. Kërkoj falje për MIA (missing in action) që e kom pasë javët e fundit, por po e kam problem me i balancu obligimet me deadline dhe social slash blog life (pooor I must get used to it cause damn, I’m a blogger now :D). Megjithatëëëëë ja ku jam, më në fund duke bo çka isha duftë me qenë tu  bo qe 4 ditë: Duke e shkru këtë blogpost.

LE BIRTHDAY BLUES 2.0

Asnjëherë deri tash nuk e kom pas kaq të vështirë me fillu dhe me shkru një blogpost. Nuk po di a mi ja lonë fajet PMS, Nëntorit apo depresionit të ditëlindjes, por  inspirimi më është zhdukë diku këto ditë. Tash është viti i dytë prej që i kam mbushë 23 vite që javën e ditëlindjes i kam pasë ndjenjat e turbullta. E di që është vetëm melankoli e çastit, sepse përndryshe jam shumë e kënaqur me vetën, me jetën time dhe me ato që kam arritur deri sot; thjesht fakti që koha po shkon kaq shpejt po më trishton nganjëherë.

S’po vazhdoj me u bo ma e thellë se që duhet për një çështje që të gjithë e kalojmë (nëse unë po i mbush 24, ka njerëz që po i mbushin 40!! :D) megjithatë, këtë blogpost prapë vendosa mi ja kushtu  kësaj teme – turning 24 dhe çfarë kam kuptuar nga jeta vitin e fundit.:D #deepdeepthoughts. Fillimisht plani im ka qenë me dokumentu këtë ditë – me mbledhë fotografi dhe me i shkru ca fjalë rreth ditëlindjes, por meqë Almondi posedon iPhone 5s dhe hala s’ka vendosë me u bo bloggere normale si të gjitha të tjerat; me i hi shkurtë e me i postu ca foto, prapë edhe në këtë blogpost kom vendosë me shkru ca fjalë dhe mendime filozofike psikologjike super duper të thella dhe të rënda rreth asaj se çka kam kuptuar para se t’i mbush 24 vite.

Sigmund Freud

Damn it, Almond. *eyeroll*

MAM I’M 24, WHAT SHOULD I DO NOW?

*Cries in Albanian*. Pikëëërisht pse jom tu i pasë këto ndjenja të përziera është se çdo ditë e ma shumë po shtohen obligimet e përgjegjësitë, dhe çdo ditë e më shumë po i afrohem pavarësisë.  Kështu, dashtë e pa dashtë po duhet vetë me marr vendime, me bo kalkulime, me kuptu çka është mirë për mu e çka jo, dhe aty këtu me fillu me mendu për të ardhmen time e cila është duke u afru pak nga pak (e ardhmja = të krijuarit familje + karriera afatgjatë).  Në anën tjetër e di që jam shumë e re, ende ndihna si fëmijë, bëj gabime, marr këshilla prej prindërve dhe ende kam nevojë për kohë. Praktikisht my feels:

notagirl

Kur kam qenë më e vogël, kom mendu që 24-25 vjeçare do të jem e martuar, duke punu në zyrë me këmishë serioze dhe që do të jem në kulmin e karrierës (grafiku 1). Vitet e fundit e kom kuptu që më duhet me postpone njëherë këtë ide cuz  I’m nowhea, dhe jeta ime realisht duket si në grafikun 2.

grafiku

Megjithatë, prapë kam bërë shumë progres prej mendimeve të mija të moshes 18 e 22. Definitivisht, edhe këtë vit kam mësuar shumë gjëra dhe jom pjekë në shumë aspekte. I kam shkruar më poshtë disa nga gjërat për të cilat kam ndryshuar mendim kohët e fundit e që më kanë sjellë një qetësi shpirtërore, dhe me këtë blogpost do të vazhdoj 24 vjeçarizmin në paqe.

(Deri në ditëlindjen tjetër 😀 😀 😀 ).

 

Leggo:

1. Opinioni i të tjerëve për mua s’ka qenë kurrë më pak i rëndësishëm.

I mean literally, as nuk e di nëse/çka flitet për mu, sepse shoqëria me t’cilën kaloj kohën më të madhe është aq e vogël sa që as nuk më vijnë të tilla fjalë. Më interesojnë opinioni im ndaj meje, sepse jam e vetmja që mund ta ndihmoj vetën në zhvillim dhe përmirësim dhe natyrisht kritikat e njerëzve të dashur, sepse shpeshherë njeriu nuk e sheh vetën dhe gabimet që i bën.

2. Të ndërrosh mendjen për gjëra nuk tregon mungesë karakteri.

Njeriu merr vendime në rrethana dhe me disponime të ndryshme, rritet dhe zhvillohet çdo ditë dhe influencohet nga rrethi dhe njerëzit që i njofton, andaj nuk ka shancë që një person sidomos në të njëzetat (në fazën e zhvillimit) të mbetet i njejti dhe të mos e ndërrojë mendjen për gjëra të ndryshme (përveç nëse nuk bën asgjë). Shembull: Unë përvete kam studiu financat, sepse ashtu jam ndi kur kam qenë 19 vjeçe. Tash kom ndërru mendje (prapë ekonomi tho), dhe nuk e kam për obligim me ja sqaru dikujt pse dhe si do e bëj. Nesër prapë muj me ndërru mendje, dhe s’do të thotë që unë kam ndryshuar apo që nuk kam karakter dhe nuk jam stabile. Thjesht, I might feel like it.

i-knew-who-i-was-this-morning-but-ive-changed-a-few-times-since-then-prints

3. E vetmja mënyrë me ‘get shit done’ is to GET SHIT DONE.

Vitin e fundit më shumë se kurrë e kom kuptu që nëse don me arritë dicka, duhesh me u çu dhe me bo. No shortcuts, no magic tricks. Kurrë nuk është koha perfekte, momenti perfekt. Nëse don me bo diçka, duhesh me bo plan, me u matë mirë dhe me vepru. Nuk ka formulë tjetër.

4. Nëse e gjen çka të bën me u ndi mirë, bëje sa më shpesh që mundesh.

Me planifiku ditën, javën më bën person më të mirë. Me shku në fitness apo me vrapu më bën person më të mirë. Me u zgju shumë herët në mëngjes më bën person më të mirë. Me shkru blog dhe me qenë aktive në rrjete sociale më bën person më të mirë. (shembuj) Andaj, du me i praktiku këto gjëra sa më shumë dhe kur lodhna, pushoj. Por nuk do i ndryshoj principet e mija për askë përderisa mua më bëjnë ma të lumtur.

find-what-you-love-and-let-it-kill-you12

5. Të njoftosh njerëz të rinj është shumë e rëndësishme.

Në të kaluarën kom mendu që është më mirë me i pasë vetëm 4 shoqet e ngushta, familjen dhe që të jesh sa më i mbyllur të bën më të veçantë; që është mirë me qenë mister për të tjerët dhe mos me pasë shumë kontakt me njerëz. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në jetë nuk mund të arrijmë asgjë pa ndihmën e të tjerëve, pa njohur njerëz, pa pasur kontakte. Duke filluar nga shancat për punë, për ndonjë mundësi në jetë, ndonjë ndihmë të çfarëdolloji – të kesh një rreth të gjërë të të njohurve është gjithmonë gjë pozitive dhe tash e vlerësoj shumë.

6. Miss përcjellësja e parë e fjalës BALANCË: Adaptimi.

Një tjetër koncept shumë i rëndësishëm pas balances (që e kom cekë në 13 postimet e kaluara) është edhe adaptimi apo përshtatja – përshtatja në rrethanat dhe statusin që e ke. Nuk mundemi me mendu me jetu njejtë qysh jeton dikush tjetër kur nuk i kemi rrethanat dhe kushtet e njejta. Ekzistojnë pafund gjëra që e determinojnë fatin apo suksesin e tjetërkujt, andaj duhet me u mundu me i bo gjërat që mundemi me i bo me rrethanat që i kemi.

7. Miss përcjellësja e dytë e fjalës BALANCË: Prioritizimi.

Procrastinating ka qenë një ndër gjërat që më ka shqetësu ma së shumti vitet e kaluara. Së fundmi e kom tejkalu këtë shprehi, por ka dalë diçka edhe ma shqetësuese dhe e mundimshme: Multitasking. Kohët e fundit jom marr me disa gjëra përnjëherë dhe qysh kom mujtë me vërejt, kom mbetë ty e nisë secilin obligim dhe ty e lonë në gjysmë për me nisë tjetrën. Por me kohë, kom fillu me ju jape disa gjërave prioritet dhe me fillu prej atyre, dhe kështu me radhë me i përfundu obligimet një nga një deri te e fundit. Funksionon shumë më mirë, ju betohem.

8. Nuk i kemi borxh askujt sqarime.

Nëse jam duke bërë diçka të caktuar është sepse kjo gjë më pëlqen ose ka ndonjë arsye tjetër (personale). Nëse nuk jam duke bërë diçka që të tjerët e bojnë (aka me u feju) është sepse i don’t want to. Në të kaluarën kom mendu që më duhet me mbajtë konferenca shtypi dhe me ju sqaru të gjithëve temën, arsyet dhe spjegimet shtesë se pse apo pse nuk po i bëj këto gjëra. Tash kom fillu me një teknikë të re: me buzëqeshje. A don me regjistru Masterin? Mhmm :D. A s’don me u feju a? Mhhm :D. A ki shtu peshë? Mhmm :D. A je ra në peshë? Mhmm :D.

9. Mos u mundo me gjete fajtorin tek të tjerët.

Askush nuk është fajtor për vendimet që ne i marrim apo gabimet që ne i bëjmë. Të tjerët mund të na këshillojnë, të na mbështesin apo edhe të na kundërshtojnë, por kurrë nuk munden me na detyru me bo apo mos me bo diçka. Kërkush nuk na ka faj për kurgjo, andaj duhet të mundohemi me u nisë prej vetes dhe me luftu për ato që na takojnë apo që mund t’i arrijmë.

10. Own your shit.

Ckado që bën, bëje me vetëbesim dhe mos prit miratim nga të tjerët. Bëje ashtu siç vetëm ti di ta bësh. Ndoshta njerëzve fillon t’ju pëlqejë ajo që ti bën, ndoshta jo dhe absolutisht nuk ka rëndësi, por ti prapë bëje sipas mënyrës tënde.

11. From FOMO to JOMO real quick.

Kom kalu prej Fear Of Missing OutJoy Of Missing Out aq rëndë sa me i mbledhë krejt’ sa kam dale në mbrëmje këtë vit me siguri nuk e kalon numrin 18 😀 (hipotezë). Dhe çka po më shqetëson ma shumë është që as nuk jom ndi që jom duke humb diçka, po përkundrazi ato herë që kam dale kom mendu që jom duke humbë diçka që s’po rri në shtëpi me pushu apo edhe me kry ndonjë punë.

old-ladies-rebellion-not-at-your-age

12. Ëndrrat tona nuk duhet të kenë emër. Duhet të kenë ndjenjë.

Gjëja që na shqetëson më së shumti kur fillojmë me hi në adulthood është se nuk dijmë çka dojmë. Konstant luftojmë për një ëndërr apo qëllim që as vetë nuk e kemi të qartë se çka është. Por, çka kom kuptu deri tash është se për shumë gjëra as nuk e kom ditë që i du, deri sa i kom arritë. Poashtu, për shumë gjëra kom ndërru mendje gjatë rrugëtimit për me i arritë ato. Për këtë, kom ra në përfundim që në vend se me i emru qëllimet dhe ëndrrat që i kemi është më mirë me ndjek intuiten, sepse vetëm duke provu gjëra të ndryshme mundemi me kuptu çka dojmë në jetë. Po t’ja vësh vetës një qëllim të vetëm me emër, mund të ndodhë që kur e arrin atë, në fund ta shohësh se s’paska qenë ajo çka më të vërtetë ke dashtë.

13. Jeta nuk të pyet pyetje, ajo vetëm të jap përgjigje

Andaj edhe ne duhet ta bëjmë të njejtën gjë ndaj saj. Mos pyetni jetën për gjërat që na ofron, por jepini përgjigje ndaj atyre dhe mundohuni të nxjerrni më të mirën.

14. Gratitude is everything.

Falemnderit familjes time që më kanë mbështetur në çdo sekond të jetës teme. Sinqerisht, jam asgjë pa ju.

Falemnderit të dashurit tim që më do pa kushte. Të dua.

Falemnderit shoqërisë sime që më qëndrojnë pranë gjithmonë.

Falemnderit të gjithë atyre që në një mëyrë apo tjetrën ma kanë bo jetën ma të bukur.

Falemnderit lexuesve të këtij blogu, sepse i jepni vulë inspirimit tim për të shkruar.

Oprah-Winfrey-Files-For-Bankruptcy

Këto janë disa nga gjërat që më janë ngulitë në mendje kohët e fundit. Po, koha po kalon, dhe duhet të jemi të lumtur për këtë fakt. Koha është i vetmi tregues që jemi duke u rritur dhe zhvilluar, dhe kjo është një gjë e bukur. E kaluara shërben vetëm për tregime. E ardhmja shërben vetëm për plane. E tashmja shërben vetëm për të jetuar.

Mom, look. I’m growing up.

5cd02e9ec88b05729eb207fdb9ffdfe6--be-my-baby-artworks

Po e shpërndaj edhe me almondreaders një video që motra (potra) ma ka përpunuar vitin e kaluar për ditëlindjen e 23të. I cri errytiem që e shoh këtë video btw. 😀 (kliko ne link)

https://web.facebook.com/donika.selimi.3/videos/10208810838163103/

Here we go w/ some tb featuring Lil ALmond:

210786_215280771820692_289988_o

202045_215280491820720_5562666_o

192775_215280458487390_5646931_o

195171_215281601820609_8122248_o

191415_215281901820579_846471_o

GUUURL WTF DID YA JUST DEW?

199897_215283278487108_7890387_n

200878_215282651820504_4432368_o

206277_215282908487145_7983450_n

191231_215282958487140_5733035_o

202105_215283378487098_7566624_o

201231_215281228487313_3638608_o

195116_215281431820626_917015_o

176840_215281375153965_515651_o

209727_215281278487308_7460131_o

Oh… dhe perla për fund :D:

https://web.facebook.com/ellahp/videos/563871990294900/?l=755635907163888573

Bye almonds & thank you for your patience se nganjëherë po jom shumë bloggerk e pafytyrë  që poston 1 herë në 3 javë 😀 !!

5 mendim te “What happens when you turn 24?”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s