Bloggin’ in the time of corona…

(…virus, but you get the point)…

 

Episode I (dhe s’garantoj qe ka me pase episoda te tjere, in case we out :D)

 

Hellooo Almonds, dhe mire se ju gjej te gjitheve ne shtepi (finally:P) <3!

Ky vit, sic eshte pershkruar dhe ilustruar edhe nga shume specialistë dhe ekspertë memesh, mund te pershkruhet dhe permblidhet me se miri me nje video:

Untitled-1

(video e plote ne @Refinery29).

Dmth, te gjithe ata qe i perkasin grupit qe 2019 ka qene vit i keq (perfshire mua), dhe 2 javet e fundit te 2019 i kane jetu shkel’ e shko e duke prite me fillu nje vit e nje dekade e re – nje kapitull i ri, faqe e re, me endrra, plane e misione qe do i realizojne kete vit… we regret and we sorry. Definitivisht, 2021 gon’ be our year. #cantwaitfor2021 #9monthstogo

Kete blogpost vendosa me shkru sepse OBVIOUSLY kam kohe te lire dhe nje motiv e arsye ekstra per te shkruar… Tash e disa dite (ne Kosove), jave (ne Europe) e muaj (ne Bote), jemi duke u perballe me nje situate qe gjeneratat tona besoj nuk jane perballur asnjehere: nje pandemi, nje virus lehte i shperndarshem; nje izolim i jashtezakonshem (not the one we’re used to:P); nje pasiguri dhe panjohuri per te ardhmen e afert e percjellur me nje krize, frike e panike per kete situate. Fale internetit e informatave qe na vijne nga jashte, jemi duke u munduar me e PARANDALU sa me shume perhapjen e ketij virusi (se me perballu s’po muj as me e paramendu) ne ate menyre qe na kane keshillu – duke qendruar ne shtepi qe me e zvogelu sa me shume mundesine e perhapjes me te madhe te virusit, te infektimit te te tjereve dhe infektimit tone nga te tjeret. Pra, kemi vendose me qendru ne shtepi. E kete blogpost nuk po e shkruaj per stresin, ankthin apo vuajtjen me te cilen jemi duke u perballur, per letrat e wc-s qe i kemi ne stok ne shtepi, per t’hollimin e lekures se duarve nga perdorimi i alkoolit 90% apo per rritjen e cmimeve te mallerave ne dyqane per shkak te panikes se shkaktuar nga njerezit (sepse tashme jane diskutuar e sterdiskutuar). Kete po e shkruaj per faktin se sado alarmante te jete gjendja apo sado e padeshiruar te jete kjo situate ne te cilen ndodhemi, eshte nje gje qe ka precedente ne boten ku jetojme e qe ndoshta nuk eshte as e fundit, e poashtu, shikuar nga nje kendveshtrim tjeter ka nxjerr edhe disa gjera pozitive nga te gjithe, meqenese si duket i kemi harruar disa gjera esenciale qe jane te rendesishme per ne, dhe kemi abuzuar paksa me gjera te tjera me pak te rendesishme.

Pak kontekst

Sic e kam pershkru ne blogpostin e fundit (nentor 2019), viti 2019 ka qene vit teper i mire per mua, po ne te njejten kohe shume sfiduese e shume e veshtire, dhe t’ju them te drejten, mezi qe kam prite me perfundu. E kam shkru ate postim vetem 1 muaj pasi qe jam kthy nga studimet jashte, dhe edhepse kam qene e vetedijshme qe jam duke u perballur dhe qe do kisha vazhdu me u perball me nje post-a-year-abroad depression, nuk e kisha pas’ dite qe ka pase me zgjate e me qene edhe me e veshtire se qe e kam parashiku, duke ja shtuar edhe faktin qe ka qene fillimi i dimrit e qe direkt ndikon tek disponimi im (e tek shumica besoj).

Si person nostalgjik qe jam, non-stop kam pase tendence me krahasu veten ose me ate se si kam qene dhe se cfare kam bere para se te shkoj ne Holande (2018 e perpara) ose me ate se cka kom bo gjate vitit ne Holande #screwthemSnapchatMemories. Dhe motivi per me bo dicka tash, ka qene shume me i vogel sepse e kisha ndjenjen qe ckado qe do t’bej nuk ka me me sjelle ne ate pike se ku kam qene me heret. Kam qene (dhe jam) ne nje faze tranzicioni me pune dhe ‘karriere’ (long story), andaj kam qene ne pritje qe ky tranzicion te perfundoje e te sherbeje si pike prej nga te filloj prape te angazhohem ne aktivitete per zhvillim te vetevetes. Meqe ky tranzicion po merrte me shume kohe se sa kam parashiku, vendosa qe vitin e ri (#thattimeoftheyear) me e caktu si nje pike te tille, dhe prej vitit te ri me i jap sa me shume zor ne sa me shume fusha, e me ju kthy jetes ‘hype’ qe mua (mendoj) me ben te ndjehem mire dhe e plote.

Si rrjedhoje, ‘literally’ prej dites se pare te vitit 2020 kam bo plane, kam vene targete dhe kam bere lista te gjerave qe dua t’i bej gjate vitit. Gjate muajit Janar i kam planifiku dikund 4 udhetime, kam apliku ne shume aktivitete dhe kam punuar ne zhvillimin e disa materialeve ‘akademike’ lidhur me fushen qe studioj. Kam dale me vrapu e kam lexu libra, dhe jam angazhu ne disa gjera qe nuk kam mendu kurre qe do t’angazhohem. Dhe te gjitha keto plane me kane mbajte gjalle deri sa ngadale fillova edhe me dale prej asej gjendje post-a-year-abroad-depression, e me qene e ngazellyer per kohet qe po vinin, bashke me pranveren – stinen time te preferuar. Dhe vec sa fillova me dale prej saj, erdhi kjo situate qe pervec qe te gjitha planet u anuluan, nuk po di tash se a me vazhdu me nje motiv te tille per angazhime te tjera ne te ardhmen. Pra me pak fjale, na duhet te jetojme pa te ardhme (afatshkurte ofc). Kete do e diskutoj ne paragrafet poshte, megjithate, do i them vetem tri gjera per planet dhe planifikimin, dhe si kjo gjendje qe jemi tash me ka bo me reflektu se si kjo qasje ne jete ka qene e demshme deri ne nje mase, and it was time for a step back.

Overdoing the ‘planning’: Une by default jam person i apasionuar pas agjendave, ‘planners’, listave, dhe kjo per mua eshte me shume nje ritual, nje ceremoni solemne qe e bej ne fillim te cdo dite, jave e muaji se sa qe i ndjej gjerat qe do i bej te shkruara ne kete liste. Sic e kam cekur edhe me perpara ne nje blogpost, kjo qasje eshte deri diku e mire sepse i jap me shume peshe gjerave qe do i bej dhe e ‘zgjate’ kenaqesine e marre nga ai aktivitet, megjithate, koheve te fundit paksa e kam ‘overdo’ kete gje, sepse pata fillu qe mezi me e prite me perfundu ndonje aktivitet vetem sa me e ‘cross off the list’, gje e cila mbi te gjitha me ka jap stres e ankth te cilin e kam krijuar vete, from me, to me, pa qene aspak nevoja.

Pos asaj, planifikimi me jap kontroll mbi gjera, qe per mua eshte ekstra kenaqesi duke qene se jam nje version me i lehte i ‘control freak’. Si ilustrim, do ta bej x gjene te Enjten ndersa y gjene te Shtunen, dhe do takohem me z personin te Enjten pas x-gjese, dhe gjithcka do shkoje sipas planit keshtu qe do jem ne shtrat ne oren 23:00 per t’u zgjuar te nesermen ne 6:20 per t’i bere ushtrimet (shembull). Kjo qasje poashtu me jap ankth dhe eshte stresuese, sepse sidomos ne Kosove, cdo aktivitet ka nje marzhe +20 minuteshe te voneses, dhe kurre nuk je i siguruar se a do e takosh dikend ne rruge e te besh muhabet per 23 minuta per situaten politike, apo tjetri te vjen per vizite ne shtepi dhe ja ku shkoi e gjithe mbremja e mireplanifikuar. Pos asaj, gjerat kurre nuk varen vetem nga ne dhe kurre  nuk mundemi me i pase ne kontroll te gjitha, dhe kjo ngjarja e fundit me virusin e si pasoje anulimin e te gjitha planeve dhe mbylljen ne shtepi, me ka jap nje mesim shume te mire e te qarte per kete.

Gjeja e fundit qe do e shtoj per kontekst eshte per obsesionin mbi konceptin e te se ardhmes, te aktiviteteve dhe FOMO (fear of missing out): jetojme ne nje epoke qe gjate gjithe kohes mendja jone eshte duke procesu mendime, plane, koncepte te asaj se kush jemi e se kush duam t’jemi e te bejme ne te ardhmen; se cka duhemi me bo, sa duhemi me punu; kush do jemi neser; a duhemi me fillu kursin e gjermanishtes apo a duhet te nderrojme drejtimin ne karriere; a jemi te kenaqur me punen tone apo duhet te fillojme te aplikojme per punen tjeter; a duam te jetojme ne Kosove apo ndoshta te dalim jashte; a duhet te fokusohemi ne shendetin tone e te shkojme ne fitness e te ushqehemi mire – edhe pse na merr shume kohe nga dita, apo te shijojme rinine dhe te abuzojme me veten; duhet te jemi in me politike, me libra, me filma, me mode, me shetitje, me aktivitete; te marrim pjese ne ate maratonen; te shkojme ne skijim; eshte nje koncert ne Tirane; si kam pare kusherinjte moti; s’jemi bo bashke me shoqeri per  shume kohe; 8 marsi; shen valentini; viti i ri; bajramet; deti; Europa; yoga; self care; vete-imponimi; climate change; veganizmi; instagrami; politika (…)

Soooooo exhausting….

Shumica prej nesh besoj kemi qene ‘subscribed’ ne nje stil te tille te jeteses dhe kemi qene pjese e nje cikli te tille, e ndoshta s’kemi qene te vetdijshem qe po i lejme vetes shume pak kohe qe ne te vertete te punojme ne zhvillimin e vetevetes e ne ate menyre me i arrite gjerat qe synojme me i arrite. Me fjale te tjera, e kemi luajtur kete lojen e te qenurit busy dhe e kemi ngarkuar diten me aktivitete ne menyre qe ne fund te dites te ndjehemi produktiv qe kemi bere dicka, por ne te vertete nuk i kemi dhene kohe gjerave qe ne fakt na zhvillojne e na pergadisin per arritjen e ketyre gjerave. Dhe shumicen e ketyre gjerave, perfshire punen apo shkollen, i kemi marr si jeta e vdekje e ju kemi jap perparesi superiore, nderkaq ne momentin qe u shpall ‘emergjence shteterore’ pothuajse qe te gjithe ishim te gatshem te heqim dore nga keto gjera e te ‘pushojme paksa nga to’. Dhe ja ku jemi sot, te ‘mbyllur’ ne shtepi pa afat te caktuar, ne nje menyre te vete-organizuar duke bere ‘distance sociale’ e edhe nga gjerat e perditshme. Did we actually need this?

Plans = Cancelled

Si shumica prej jush, edhe une i kam percjell mjafte gjithe zhvillimet e temes se koronavirusit dhe lajmet rreth kesaj epidemie (tash pandemie), ndoshta me aktivisht prej momentit qe erdhi ne Europe, e sidomos kur filloi te zgjerohet eksponencialisht ne Itali, ne nje shtet jo larg prej nesh, me te cilin shteti yne fqinje – Shqiperia, ka marrdhenie te ngushta. Si qenie njerezore jemi te mesuar dhe eshte e natyrshme prej nesh qe te mos mendojme shume se cka ndodhe ne pjesen tjeter te botes, e vlen sidomos per ne ne Kosove qe e konsiderojme qe kemi majft probleme me te cilet jemi duke u perballur vete. Pra, kur virusi ishte kryesisht i shperndare ne Kine, ne e konsideronim te jete problem i Kines, dhe eventualisht disa prej komenteve tona kane qene te llojit se si kjo do t’mund te ndikoje ne cmimet e prodhimeve te Kines qe ne i blejme ketu, apo ndoshta ne afat me te gjate, do t’mund te ndikoje edhe ne ekonomine boterore. Pos kesaj, s’ka qene problem me i madh per ne.

Me te afruar ne Europe, dhe sidomos per shkak te menyres se si e (keq)menaxhoi Italia kete situate (fat ne fatkeqesi), dhe fale internetit qe asnje informate apo ngjarje nuk eshte duke na ike, ne kemi mujte me kuptu se si ky virus ne fakt po u shperndajka lehte, pa vetedijen e njerezve ne shume prej rasteve, dhe se mund te shkaktoje probleme shume me te medha se sa qe kemi menduar – deshtim i sistemit shendetesor, vdekje tejet e madhe e njerezve (rasti i Italise); deri ne kushtezimin e mjekeve per te zgjedhur mes personave qe duhet t’i shpetojne dhe qe nuk mund t’i shpetojne. Bile e kam lexuar ne nje fragment atikulli (te dhimbshem) qe edhe morgjet ne Itali kane filluar te jene te stermbushura dhe ka frike se edhe varrezat te mos e perballojne nje numer aq te madh kufomash (NatGeo). Nuk po i permendi anet tjera si ato ekonomike e politike qe po DHE do rrjedhin nga kjo pandemi, e qe jane te qarta qe tani por nuk e dijme ende seriozitetin dhe shkallen e pasojave, e qe mund te jete shume me e madhe se sa qe eshte parashikuar.

Anash ketyre gjerave serioze, shumica prej nesh edhe jemi te frustruar per shkak te planeve qe na kane deshtuar shkaku i kesaj situate (including me 😀 😀 😀 :D). Me ka deshtu koncerti i Malumes 😀 ne Tirane (dhe takimi historik me te 4 shoqet, per te dyten here); nje konference per te cilen kam punuar disa nete rresht pa gjume; vizite me prinder ne Barcelone; eshte anuluar Premier Liga qe nuk e di se cka do te ndodhe me Liverpoolin dhe me gjase NUK do e festojne fitoren e liges ne Maj e me e bo paraden ku kam pase me marr pjese :D; e kam ble  bileten per New York per ta pare nipin tim ❤ qe s’e kam pare ende dhe me gjase edhe kjo do te deshtoje, e te tjera, e te tjera. SIDOQOFTE, meqe gati te gjithe jemi ne te njejtin level playing field, pra nuk po me deshtojne planet vetem mua por te gjitheve (including celebrities 😀 😀 :D), po ndjehem pak si kur e merr 1sh ne test te matematikes por edhe e gjithe klasa e  ka marr 1sh, dhe vuajtja dhe pesha e deshtimit ne kete rast eshte shume me e vogel, dhe #wereallinthistogether. E tash, ku me e gjete anen e mire te gjithe kesaj?

How to live ‘without a future’

Sic e pershkruva me lart, shumica prej njerezve e sidomos koheve te fundit, po jetojme rreth nje vizioni per te ardhmen, dhe kjo edhe po na mban gjalle. Pra, ne cfaredo situate qe jemi tash (e qe shumicen e rasteve nuk na pelqen edhe shume), e ardhmja do jete me e mire per ne. Por, momentalisht (bash sot :D), nuk eshte se kemi ide se cka do ndodhe ne te ardhmen (e afert); te gjitha planet qe i kemi bere na kane deshtuar, dhe nuk eshte qe e marrim mundimin per te bere ndonje plan sepse nuk e kemi idene se sa do zgjase kjo gjendje ne te cilen jemi tash. Natyrisht qe e dijme se nuk do zgjate pergjithmone, sidoqofte, na jap pak nje ndjenje qe jemi duke jetuar ‘pa te ardhme’. Shumica jemi mbyllur ne ‘karantine shtepiake’, nuk do te shkojme ne pune e natyrisht as te dalim te pijme kafe, te shkojme tek parukieri apo t’i rregullojme thonjet, te shkojme ne fitness (thank God tash kemi nje arsyetim:P) e  te bejme aktivitete te tjera, dhe me kete mungese te motivit se cka bejme SOT do te sherbeje per te ardhmen (neser), a ka kuptim qe te mundohemi per dicka?

Natyrisht se po, e edhe me shume se zakonisht. Kjo situate qe jemi sot po ma kujton pak ndjenjen e femijerise – kur benim gjera vec for the sake of doing them, por jo qe keto gjera do na sherbejme ne ndonje menyre apo tjetren per dicka tjeter me te madhe (por qe te gjitha gjerat na kane zhvilluar dhe na kane bere se kush jemi sot). Leximi i librave, te shikuarit e filmave, ngrenia e embelsirave, lojerat e ndryshme, te qendruarit me familje e gjera te tjera, qe kane qene kenaqesi ne vete, por jo domosdosshmerisht means to an end – pra, qe pa qare leximi i nje libri do t’me jap dituri apo nje teme shtese per ta shtjelluar me dike (dhe per t’u shitur i mencur), apo per ta postuar ne instagram (ka edhe te tille :D) apo per ta vene ne raft te librave qe te duket bukur (edhe te tille). Pos asaj, duke pasur kohe te pakufijshme (deri ne nje lajmerim tjeter), nuk eshte qe ajo qe bejme tash do na merr kohe nga aktivitetet e tjera te planifikuara per sot (cuz we have none :D), dhe rrjedhimisht do kemi mundesi qe te perqendrohemi me shume ne cdo gje qe jemi duke bere, perkunder se si zakonisht e ze veten kur jam duke lexuar liber apo shikuar film – gjera qe jemi te predestinuar t’i bejme per qejf – duke menduar ne aktivitetin e rradhes, e se i kam vetem edhe 18 minuta per te lexuar dhe duhet t’i perfundoj 5 faqe ne kete kohe. Dhe ne vend se te ndjej kenaqesi ne lexim, ndjenj nje mini ankth duke i numeruar minutat e faqet, dhe e gjykoj veten njekohesisht se si kete liber do duhej ta kisha perfunduar 2 jave me pare po  te mos kishin qene keto angazhimet e tjera.

Pervec kesaj, na eshte dhene mundesia qe te rikuptojme (if that’s even a word) te gjitha menyrat se si mund te ndjejme kenaqesi apo te jemi te lumtur edhe me ‘faktore te brendshem’, e jo medoemos nga faktore te jashtem. Gjithmone, por sidomos ne kohen e rrjeteve sociale, njeriu ka qene deri ne nje mase i influencuar nga trendet. Nese te gjithe kane shku ne Budapest, edhe ne duhet te shkojme. Nese te gjithe kane shku ne deti per bajram, edhe ne duhet te shkojme. Nese dikush i ka bere 2 darsma per martese, tjetri 3, keshtu ka shku lista duke u ekzagjeru gjerat qe kryesisht do duhej te ishin te thjeshta. Ditelindjet kane fillu me zgjate me jave, njerezit e festojne cdo-mujorin e lindjes se femiut e te tjera. Absolutisht nuk po e gjykoj askend, vetem se po e pershkruaj se si po rrjedhin trendet (pjese e disa prej te cilave me siguri kam qene edhe vete), e keshtu, shumica prej nesh jemi ndjere se detyrimisht keshtu duhet te bejme edhe ne dhe jemi bere pre e ketyre trendeve. Dhe i patem e nuk i patem kushtet per te bere gjera te tilla, jemi bere pjese e kesaj loje e shpesh i kemi anashkalu gjerat me te thjeshta qe i kemi pasur perpara – familja, dreka ne shtepi, gjumi i mire, rehatia e shtepise e te tjera. E keto dite qe jemi ‘mbyllur’ neper shtepi, po e shoh qe se si njerezit vazhdimisht po kerkojne menyra se si te kalojne kohen brenda, e qe tash qe te gjithe po jemi ne situate te njejte, po eshte shume me e pranueshme tek njerezt. Pra, te kjo kohe e izolimit po na sherben per te pare se jo medoemos kenaqesia dhe lumturia vjen nga luksi e shetitjet e faktore te tjere te jashtem, por ate gjithmone e kemi pasur brenda, ketu, ne vatrat tona.

Gjeja e fundit qe do e cek si pozitive nga kjo situate, eshte qe kete here me te vertete do kemi mundesine te pushojme si trupin, ashtu dhe mendjen. Une pervete e kam pase gjithmone nje tendence qe cdo pushim nga puna apo ne kohe festash, te mos kem pushuar ne te vertete. Duke qene se 5 dite te javes jam ne pune, 12 muaj ne vit, ato dy dite te vikendit apo ate dy javorin e pushimeve verore te kem planifikuar ndonje shetitje qe zakonisht ka rezultuar me lodhje me te madhe se pa shkuar ne pushim fare. Diten e pare pas pushimit jam ndier me e rraskapitur, e poashtu zakonisht kam ndjere nje lloj ankthi dhe nervoze per faktin qe dje isha ne plazhe ndersa sot jam ne zyre perball kompjuterit. Ndersa, ky ‘izolim’ ne te cilen gjindemi tash, pervec qe ishte i paplanifikuar, jemi te detyruar qe mos me shfrytezu ne tjeter menyre, e rrjedhimisht po rezulton si nje pushim dhe qetesi e shpirtit qe besoj shumices na ka munguar. Kemi kohe me pushu, me reflektu, me lexu, me degju muzike, me vallezu, me i palu rrobat, me i organizu gjerat, me bo yoga, me ushtru ne shtepi, me pergadite embelsira e me bo shume e shume gjera te tjera qe na kane mungu ne te perditshmen tone te zakonshme.

Fjalet e fundit

Ky blogpost nuk e pati qellimin qe me ju informu per coronavirus (per kete e dini dhe vete qe duhet te drejtoheni tek organet/websitet kompetente), e as me point fingers se i kujt eshte faji per kete situate apo ta vuajme se bashku kete gjendje. Ky blogpost, sikur cdo blogspot tjeter i imi, e paraqet kendveshtrimin tim rreth nje teme apo situate, dhe e shtjellon se si une po e perjetoj kete situate apo cka po marr e po mesoj prej saj. Dhe jam shume e vetedijshme qe kjo ngjarje eshte me mire te mos kishte ndodhur fare; ka qindra mijera njerez qe po vdesin e qe jane te prekur nga kjo semundje; mjeket jane ne lufte te vazhdueshme per te shpetuar njerez; njerezit jane izoluar, ekonomia me siguri do e merr teposhtezen dhe shume e shume gjera te tjera negative qe do rrjedhin nga kjo situate e per te cilat ndoshta nuk jemi as te vetedijshem, megjithate, ky eshte realiteti dhe ky realitet mua me ka sherbyer si nje wake-up call per piken se ku une dhe shoqeria njerezore ka arritur; i ka dhene nje pushim botes, natyres, ajrit; ka prodhuar shume gjera te bukura qe zakonisht dijne te prodhohen vetem ne kohe krize (kendimet e Italianeve ne ballkone, solidarizimi i njerezve, qendrimi ne shtepi e me familje, memet:D e te tjera). Dhe natyrisht, si  cdo gje tjeter e keqe ne bote, gjithmone e ka edhe anen e saj te mire, e une po mundohem qe t’ja nxjerr ne maksimum, gjithmone, paralelisht duke qene e vetedijshme per seriozitetin e ceshtjes dhe pasojat qe i ka.

Andaj, mbi gjithcka qe kam shkruar larte, porosia ime eshte qe te merrni sa me shume informata te sakta rreth situates (ne web-site zyrtare dhe kompetente per kete gje); te ndiqni rregullat dhe komandat e Qeverise; te merrni seriozisht situaten por te mos krijoni panike dhe paranoja #kujdesPoPanikeJo :D; te mundoheni me te vertete t’i evitoni turmat e njerezve dhe te rrini sa me shume ne shtepi; te mundoheni te hani sa me shendosh’ e te merrni vitamina (sidomos vitamin C); te pini sa me shume lengje dhe duke qene se nuk e dijme sa do zgjase kjo situate, te beni gjera qe ju bejne te ndjeheni mire. Natyrisht, te mos harroni qe kjo gjendje nuk do zgjase pergjithmone.

Thjesht pushoni dhe here pas here merrni fryme thelle, just B R E A T H E (brenda ne shtepi tho :P).

Oh, dhe per fund, Annex 1: Idea per te kaluar kohen ne shtepi – featuring my amazing insta-friends ❤ ❤ ❤ !!!

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Poashtu, disa mesazhe private qe mi kane dergu per kete kerkese ne story:

  • Strengthen the skills u already have by mastering them and becoming the besttt!! (i.e. watching YT tutorials all day learning techniques of editing)
  • Thurrje me vunice (no idea qysh tjeter i thojne)
  • Face and hair care; try those recipes you wanted to try for so long but had no time to; bake cookies for your family obviously, read what you like/what you left unfinished; stretch/yoga/home workout; watch documentaries you like (on history psh, se zakonisht ska njeri kohe per dokumentare historike); finish all your assignments; work on your blog; start working on some assignment in advance; study for exams in advance; call/face time friends or family who live abroad, start an online course for something you’re interested in; eventualisht: work on your guitar skills / x instrument skills or some new language skill
  • Dhe nje tjeter qe keshilloi me e ndjeke story highlightin e @EMITAZ ne lidhje me quarantine activities !!

I falemnderoj teeeeper te gjithe per komentet dhe pergjigjet dhe mesazhet ❤

Bye my quarantine Almonds <3!!

Temporary…

Hello Almooooonds!!! (if there are any left :/)…

Hor hor hor jom bo me te gjithe #almondreaders po ju betohem qe s’ndodhe mo me u zhduke ne kete menyre sepse S’NDODHE MO UNE ME KRY SHKOLLE N’JETE EVERRRRRRRRR… lord.

Soooooooooooo…

Hera e fundit qe kam shkru ne kete blog eshte me 30 Korrik te vitit te kaluar gjate udhetimit tim ne Japoni. N’ate post kom premtu qe kam me shkru nje blogpost per qendrimin dhe eksperiencen time atje, por per me pak se 2 jave pas kthimit kam pase me u nise per Holande dhe me i fillu studimet, e aty vec filloi viti me i veshtire (dhe me i mire) i jetes sime, dhe me plot’ sinqeritet them qe: Nuk.kom.pase.shance.me.shkru.kurgjo.ever.again.

Ata qe me njohin personalisht e dijne qe kujtesa ime eshte teper e dobet, dhe qe kur pershkruaj ngjarje kom me u siguru qe 83% e ngjarjes ka me kone left out apo e pershtatur, dhe i gjithe tregimi ka me tingellu dicka si: “N’Japoni kom kalu teper mire edhe teper njerezit e mire edhe tërvër edhe teper kom honger edhe teper si n’anime edhe vendi ma i mire qe jom kone ndonjehere.” Pakashume kjo ka qene e gjithe storia qe ju kom tregu te afermeve te mi 4 dite pas kthimit, keshtu qe nese dikush pret qe kom me shkru blogpost per Japoni, me shume se 1 vit pas kthimit,

giphy

it won’t happen.

I’m sorry.

Atehere, nese nuk kom me shkru per Japoni (sepse kjo ka qene ngjarja e fundit prej qe e kam lene blogun anash), pritet qe kom me shkru per eksperiencen time ne Holande. Per studimet jashte, per arritjet e mija te larta :D; se si me studiu jashte eshte dicka super duper e vecante; se si jam avancu akademikisht dhe te ngjashme. WEEEEEELLLL… that would be boring sepse perpos momenteve qe kush me ka ndjek ne Instagram me ka pa vetem duke dale neper kafene me laptop ose duke pi vere ne park, e verteta eshte qe kryesisht: ose kam qene ne fakultet, ose ne biblioteke duke mesu, ose ne biblioteke duke u anku qe e urrej me mesu po me duhet me mesu dhe qe e urrej fakultetin dhe masterin edhe pse literally kom luftu 2 vjet per me marr burse dhe ju kom tesh’ t’gjitheve qe du me shku master dhe I  literally #signedupforit.:D:D:D:D #bipolarshit. Keshtu qe, masteri, shkolla, studimet, bursa in a nutshell: e kam fitu nje burse, e kam zgjedhe Holanden dhe Maastrichtin #forsomereason (intuita DHE drejtimi ofc), i kam fillu studimet ne Shtator 2018 dhe i kam perfundu ne 2019, dhe tash jam Master ne Sustainability Science & Policy as fuck. Simple as that.

6-B827486-7-D27-46-C2-AE85-D91-C96-D0923-A

POR, pervec studimeve, mesimeve, punimeve, eseve e temes se diplomes (te ciles do t’ia dedikoj nje paragraf te ndare sepse ma ka shkaterru jeten e m’duhet mi ju tesh), ky vit definitivisht ka qene nje vit qe me ka ndryshu ne shume aspekte te jetes; ma ka nderru menyren e te menduarit dhe sic e permenda dhe me heret, ka qene eksperienca me e mire dhe me e veshtire e jetes sime deri sot. Kete vit kam mbledhe mjaft material qe besoj do t’kem per cka me shkru ne blog tash e ne vazhdim, dhe nuk kam shkruar per to deri tash sepse pervec qe nuk kam pasur kohe, zakonisht edhe e kam te veshtire me i nda struggles kur jom ty i perjetu, dhe pres me e pa a po i mbijetoj e pastaj me lehte flas per to ne retrospektive. Well, ofc I did survive. We all always do.

Rrjedhimisht, ne vazhdim do t’shkruaj kryesisht per ckado qe po me bie ne mend qe kom perjetu ose mesu kete vit, dhe duke qene se keto gjera jane te llojllojshme, me siguri kom me i shkru ne postime te ndara sepse eshte bere me shume se 1 jave qe e kam fillu kete post, dhe deri sot vetem kam shkru gjera all over the place, e po e kam te veshtire me e prodhu nje postim konciz e kompakt (dem fancywordz :P). Per kete, i kam zgjedhe disa ceshtje te caktuara per te cilat do flas ne kete post, te gjitha duke reflektu prej gjerave qe i kam kaluar ne vitin e fundit.

Si ne cdo postim tjeter, me duhet me e ceke se ckado qe shkruaj ne kete blog eshte prej pikepamjes sime, ashtu se si une i kam perjetu dhe perceptu gjerat, dhe ckado qe kam shkruar nuk eshte asgje shume e thelle apo e jashtezakonshme. Nuk jam e para as e fundit qe kam shku jashte (me studiu) e me nderru ambient, megjithate, pasiqe vec e posedoj kete blog, po e shfrytezoj qe me i nda me juve disa nga eksperiencat e mija ku ju mundeni me relate me mua e ne kete menyre me i kujtu dy gjera: qe nuk jeni te vetmit qe jeni duke kalu veshtiresi (te cfaredo natyre), dhe te gjitha keto veshtiresi qe jeni duke i kalu (apo ckado tjeter): jane te perkohshme (temporary).

*ne momentin qe Sherlocki e ka kuptu qe gJiThCkA eSHtE tEmPoRarY*:

as

*Shkon e bon tattoo edhe pse krejt’ jeten i ka urrejt tattoo-jat 😀 😀 :D.*

Nejse, that’s ANOTHER story.

* * *

Soo… Sic e ceka me heret, teper e kom memorien e dobet dhe e kam te veshtire me i kujtu momentet se qysh kane qene saktesisht dhe kur kane ndodhe. Por pasiqe ngjarjet nuk jane ne fokus te ketij blogu por sherbejne vetem per me i ilustru gjerat qe i kam mesu e kalu, po mundohem qe sa me shkurtimisht me i shpjegu ato ngjarje e me dale direkt ne teme (direkt ne teme me 7000 fjale hehehe :D). Megjithate, po filloj me muajt e pare kur kam shku ne Holande dhe kam fillu mesimet, kohe keto te cilat besoj kane qene me te veshtirat dhe ne te cilat jam ndje ne menyre qe kurre me pare s’jam ndje…

*Any resemblance to actual persons, living or dead, or actual events is purely coincidental. Mueheheh vec pata qejf me shkru qeto. 😀

Impostor Syndrome

[intro] Prej qe kam qene e vogel, mendoj qe jam rritur me nje aftesi natyrale per me pase vetebesim, e nje nder arsyet kryesore per kete mendoj qe eshte se kam qene femiu me i vogel ne shtepi dhe me kane lazdru si n’fore (s’kam qene e lazdruar in a bad way tho, kam qene teper e urte); sidoqofte, kam mendu qe jam ne qender te botes dhe qe te gjithe me duan dhe qe jam me pak fjale: Baba. Kete mundem edhe me ilustru me faktin qe e kam ‘kompozu’ nje kenge qe tekstin e ka dicka si ‘krejt’ ma kane inate mu, se jom teper e mire something something…’ (circa 1999, 5.5 vjece). Ose, me videon ku jom teper e shqetesume rreth faktit se sa e embel dhe sa e mire jom e me hane mickojat:

pramki e umbel

Edhe pse kemi jetu ne Finlande, e ne ate kohe diskriminimi e racizmi kane qene me prevalent ne shoqeri se tash (per shume arsye), si e vogel ose nuk kom arrite me verejt kete, ose bashkemoshataret e mi kane qene shume te vegjel per me dite me diskriminu, ose thjesht kam pase fat me shoqeri dhe me te vertete s’kam qene e diskriminuar. Sido qe ka qene, nuk ka pase ndonje moment ne vecanti qe jom ndi jashte shoqerise ose qe me ka rene vetebesimi per ndonje arsye, perfshire faktin qe nuk jam nga ai vend dhe nuk i perkas atij rrethi. Pas asaj, kur kemi ardhe ne Kosove kam qene e pritur jashtezakonisht mire nga familjaret dhe shoqeria, dhe ndoshta ju jam doke interesant moshatareve qe jam ‘ajo vajza qe ka ardhe nga jashte’, e pervec qe nuk kom perjetu ndonje moment qe me rezultu me renie te vetebesimit, perkundrazi, me eshte ngrite vetebesimi ndoshta edhe me shume se qe eshte dashte. Sidoqofte, vetebesimi nuk duhet perzier me arrogance, dhe mendoj qe eshte nje mjet qe na ndihmon ne shume aspekte te jetes – ne menyren se si e shohim veten e rrjedhimisht se si na shohin te tjeret, ne rrethana e kohe te ndryshme te jetes. Dhe, nuk duhet me u keqkuptu qe ‘te kesh vetebesim qe doket vetja dicka extra e te tjeret ta shpifin dhe ti je me i miri’. Thjesht, ndjehesh mire me veten dhe je i kenaqur me ate cka ke e je, dhe nese e ke te forte, nuk e lejon askend me te thene te kunderten.

Megjithate, vitin e kaluar, pas gati 25 vjeteve jete, me gjithe kete bagazh vetebesimi te kultivuar me vite, per here te pare ne jete jam ndje pa vetebesim, se nuk i perkas atij vendi dhe nuk e meritoj te jem aty, se te tjereve ‘nuk po ju pelqej’; se jam me pak e mencur dhe e perparuar se te tjeret dhe nuk jam ndi rehat me ate qe jam rreth njerezve perreth. Me pak fjale, kam pasur simptoma te ‘IMPOSTOR SYNDROME’, nje fenomen me te cilin besoj shumica prej nesh jemi te familjarizuar ne nje menyre apo tjetren:

imposter syndrome copy

Si, dhe pse ndodhi kjo?

Sa here qe dalim jashte comfort zones dhe shkojme ne nje ambient te ri, me njerez te ri e sfida te reja, ajo se kush jemi ne vendin dhe me njerezit qe jetojme zakonisht, fshihet dhe fillojme prej zeros. Pozita qe e kemi ne shoqerine e zakonshme e vendin tone, dhe menyra se si na njohin njerezit per vite me rradhe gati fare nuk ka rendesi. Cka ka rendesi eshte se si dijme t’i qasemi ketij vendi te ri  dhe njerezve qe i njoftojme, dhe si e prezentojme veten tone tek keta njerez.

Une jam mesuar me ‘fit in’ super shpejt kudo qe shkoj, ndersa ne Maastricht, me te huaj, kjo gje filloi me ndodhe me ngadale deri sa fillova te mendoja qe nuk do t’mundem me fit in fare, dhe se nuk po i perkas atij vendi. Ne momentin qe fillova te ndjehem keshtu, automatikisht u transformova ne nje person tjeter, fjalepak e me nje nuance negativiteti, ku pastaj hyra ne njefar lloji te ‘vicious cycle’, sepse ashiqare ky negativitet dhe keto sjellje me kane bere qe ne te vertete te dukem person me negativ dhe i merzitshem.

Ckado qe dikush fliste me dukej super e sofistikuar, dhe ajo qe une kisha tendence ta thosha ishte palidhje dhe jo e nivelit te njejte. Cdo gje qe te tjeret kishin bere dhe ngjarje qe tregonin per to ishte interesante, ndersa une as qe e merrja mundimin me fole pervete sepse obviously nuk ja vlente te flisja. Sic e ceka me heret, fillova te flas me pak, fillova te mos vej make-up vetem qe te mos te dukem siperfaqesore; fillova te ulem ne skajin e amfiteatrit dhe i shmangia sa me shume takimet e bisedat me koleget. Fatmiresisht e kisha shoqerine kosovare atje, me te cilet kisha mundesine me dale e me qene vetevetja for a change.

1_WX_xEBFDNJbVhomG7WC7ug

Une e dija qe keto mendime jane STUPID. E dija qe duhet t’jem vetevetja dhe te tjeret do me respektojne dhe pranojne per ate qe jam. E dija qe une, Pranvera, jam ai personi ‘pozitiv’ qe u predikon te tjereve ta duan veten dhe te kene vetebesim. Me kujtohej qe deri para 2 muajve kam shkruar blog per keto gjera, dhe se krejt keto mendime jane ne mendjen time e te askujt tjeter. Flisja me motren apo mamin ne telefon dhe ato gati sa nuk qeshnin me ze, se nuk ju besohej qe po ndjehem keshtu e po i flas keto gjera (dhe natyrisht me flisnin gjere e gjate qe s’duhet te ndjehem keshtu). Prapesprape, kisha probleme me i luftu keto ndjenja dhe mendime.

Kjo ndjenje vetem se m’u miratua e u vulos ne momentin qe e mora rezultatin e provimit te pare, te cilin e pata nje muaj pas fillimit te vitit shkollor, sepse ne drejtimin tim kemi pasur provime cdo muaj. Rashe prej provimit te pare. Une. Me. Yo. Mua. Une qe ‘kurre ne jete s’kam ra prej provimit’. Te gjithe ata qe me njohin, e dine qe nuk jam person qe e stresoj shume veten, e sidomos per gjera ne lidhje me shkolle. Kete vit ishte hera e pare qe perpos qe prej fillimit e kam marr mesimin me stres, per kete rezultat u bera me dramatike se per ckado tjeter ne jete me pare. Gjithe jeten jam tallur me njerezit qe merziten per provime dhe bejne drama, sepse ‘provim mo, hin prape dhe e jap.’ Po per mua ky rezultat nuk qe informacion qe me ka tregu nese e kam kalu provimin ose jo. Ky rezultat mu pergjigj ne dyshimet qe i kisha koheve te fundit per gjithe intelektin, inteligjencen dhe diturine time, dhe nga ky moment perfundimisht isha e bindur se nuk e meritoj te jem ketu dhe se kurre ne jete nuk do jem ne gjendje ta perfundoj masterin.

Keshtu, cdo ekzistence e vetebesimit ne trupin tim dhe shprese qe ndonjehere kam me perfundu masterin, vdiq. T’was gone. Dead. Vanished. Bota u bo e zeze, gjithcka u be zi. I gjithe vetebesimi qe jam inteligjente e qe kam marr burse 2 vjet rradhazi ne fakultet, ose qe ‘ma kape’ ose qe jam ne gjendje me perfundu nje shkolle jashte vendit, ate dite, ne Tetor 2018, vdiq. E kam marr rezultatin, kam shku ne banese, i kam ble 3 haribo edhe 2 cokolada dhe bitterballen dhe fritten, dhe kom fillu me qajt me ze duke e mendu se si neser nuk ka me jete, qe bota po perfundon dhe qe kurre ne jete nuk kam me mujte me jap asnje provim; qe nuk e meritoj me qene ku jam, qe kurre s’kam me perfundu ate master, dhe mbi te gjitha, i mendoja te gjitha skenariot se si me duhet me pagu bursen prapa dhe qe kam me falimentu veten dhe familjen 😀 😀 :D. Not dramatic AT ALL.

Kur e kam thirr mamin me i tregu qe kom ra prej provimit, e thelle ne zemer kam prite qe mami ka me me thone qysh profesoresha ka qene e poshter dhe qe une jom yll dhe qe thjesht ma kane pase inati (se n’Kosove thjesht ton’ ta kane inati :D) – mami me shume thjeshtesi, 5 fjale me tha: “Heren tjeter meson me shume.” Simple as that. “Pranvera, me siguri, nese ki ra prej provimit, nuk ki mesu sa duhet. Natyrisht, sistemi eshte ndryshe dhe ndoshta nuk ke dite se QYSH me mesu, por per me e jap nje provim, duhesh me mesu shume.” Dat was it. My own mother said this to me, dhe me la kohe me tejkalu kete traume dhe me marr veten e me u pergadite per provimin tjeter te cilin e kisha pas 13 ditesh :D. Jo pse mami eshte rigoroze ose me ben presion (literally jom rrite me fjaline “pervete e ke”), por pse eshte reale edhe nuk eshte biased vec pse eshte fjala per femiun e vete. Dhe ajo cka tha ishte e vertete. I hella deserved it.

Nje gje qe e kupton kur shkon jashte e sidomos ne studime (pervec qe Universiteti i Prishtines ta shpif dhe qe Kosova ta shpif edhe qe t’ka marr ne qafe sistemi shkollor Kosovar); eshte qe nuk eshte me loje. Qe duhesh me marr seriozisht edhe me NXE KARRIGEN. Qe nuk ki me shpetu ‘per gjysem pike’. Qe jo, nuk ki me mujte me shkru ni formule ne banke vec pse aftesia jote me mbajt ne mend ta shpif. Jo, nuk ka konsultime ku profesori ta qet 10 prej 9 ‘per 2 pike’. Jo, nuk mundesh me mesu per dy nate ‘prej sllajdave’. Jo, s’mundesh mi gjete pytjet ne skriptore te fakultetit. Jo, profesori NUK e perserite testin e Prillit ne Shtator, etj., etj. Nuk ekzistojne ‘exam-fairies’ e as magjia. Duhesh. Me. Fucking. MESU, per me kalu. Jo qe vec duhesh me mesu – duhesh me DITE cka me mesu, duhesh me i kuptu gjerat, duhesh me i percjell mesimet dhe duhesh me dite QYSH me plotesu nje test [you idiot (@ me)]. S’ka ma shume shkence.

Nejse. Pas kesaj ndodhie, i kisha dy mundesi: me vazhdu me mendu e analizu qysh kom deshtu, qysh kom me deshtu dhe se nuk e meritoj me qene aty ku jam, ose me i mbledhe forcat e me u pergadite per provimin tjeter qe e kisha pas dy javeve, dhe mos me perserite gabimin e njejte apo me shiku prapa. I chose the second. Kam shku te nje kolege (gjermane, ofc :D) dhe i kam kerku ndihme literally me fjalet ‘a mundem me t’i marr shenimet per provim, dhe a mundem me ju bashkangjite me mesu me ju nese mblidheni ndonjehere”. Pervec kesaj, ja kom qite vetes qe i vetmi opcion per mua eshte me e jap provimin; qe kom me shku ne biblioteke cdo dite prej ores 8:00-00:00 per keto dy jave, dhe qe cdo distraction tjeter mundet me me sjelle ne piken qe kam qene, gje te cilen natyrisht nuk doja me perjetu prape. Dmth., s’ka pase kurrfare shkence: ne vend se me mesu 11 minuta e me hi ne telefon e me dale ne pauze 38 minuteshe, kom mesu p.sh. 1.5 h dhe kom bo pauza 20 minuteshe (gjate 16 oreve). Kam mesu shume, jam perqendru me shume, i kam marr te gjitha shenimet e mundshme prej kolegeve, dhe thjesht i kam thene vetes qe s’ka shpetim vec vonim; dhe nese nuk e kaloj, me duhet me e perserite prape provimin so where’s the point? Si rezultat, e japa provimin me note te mire, dhe pas kesaj nuk kam ra prej asnje provimi mo, ever.

Pasi qe e japa provimin, vetebesimi filloi me mu kthy, gjithcka filloi me mu doke me e mundshme, fillova te shoqerohem edhe me shume me te tjere sepse kthimi ne disponim reflektohej edhe tek ata; ne vazhdim kishte shume provime qe koleget nuk i kalonin dhe une i kaloja (gje qe ma aprovoi se me ra prej provimit eshte gje normale); dhe fillova t’i njoh me shume te tjeret (gje qe me ndihmoi me kuptu qe jo te gjithe ata qe i mendoja si superiore ishin me te vertete aq te vecante, dhe shume te tjere ishin edhe me fun se qe me jane doke ne fillim). Thjesht, u bera vetevetja dhe keshtu cdo gje me ecte shume me mire.

Ne fund te vitit, kur bisedonim me koleget per te gjitha veshtiresite qe i kemi kalu, une ju tregoja per keto ndjenja qe i kam pase ne fillim dhe veshtiresite qe i kam perjetu, dhe shpesh ndodhte qe dikush prej kolege te me thoshte se une ju kam doke person me vetebesim ose qe ‘i have my shit together’, ndersa disa kolege qe mu me jane doke keshtu, kane qene duke i kalu te njejtat gjera si une. Te gjithe ndodhe te kemi dyshime ne vetevetete, te mos e gjejme veten per nje kohe, te hasim ne veshtiresi e te mendojme qe eshte fundi i botes. But it’s not the end of the world unless it’s the end of the world. Dhe cdo ndjenje apo gjendje e tille, mos harroni, eshte temporary.

AD0-BDF2-C-F999-48-D9-A0-D4-F543-DF11009-B

(gati) Gjithcka eshte relative

relative

Almondstein duh. Per mos me i hi thelle me filozofi OSE fizike, po e shpjegoj ‘relativitetin’ ne kontekst te ketij posti: Cka per dikend eshte shume e veshtire, per dikend tjeter mund te jete e lehte. Cka dikujt i duket shtrenjte, dikujt tjeter mund t’i duket lire. Cka per dikend eshte shume interesant, per dike tjeter mund te jete boring etj. Nese une i kam lakmi dikujt qe vrapon cdo dite nga 20 km, dikush ndoshta me lakmon mua qe i vrapoj 5 (e dikujt nuk i pelqen vrapimi fare). Per kete arsye, eshte gabim i madh te presim aprovimin e te tjereve per gjerat qe ne i bejme, i duam, i vleresojme apo na pelqejne.

Kjo gje lidhet me te qenit vetevetja, te qenit autentik. Ne mund te kemi ide shume interesante, por duke pritur gjithmone aprovim nga te tjeret, ndoshta nuk i ndajme kurre ato ide me tjetrin. Keshtu bota mbetet me nje ide ndryshe me pak, e me me shume ide te ngjashme. Nese nuk i ndajme idete, perjetimet e qendrimet tona per ceshtje te ndryshme, nuk i japim mundesi tjetrit per te na njohur per ate qe me t’vertete jemi, e qe ndoshta bash ky version i joni do i pelqente tjetrit ose do te shtonte vlere ne jeten e tij. Edhe nese jo, nuk eshte fare me rendesi. Me rendesi eshte qe me shume mendje autentike jane ne qarkullim, e qe eshte gjithmone nje gje pozitive. Gjerat e ndryshme ne jete kane peshe ndryshe per secilin prej nesh, dhe nuk do te thote qe duhet te pajtohemi me secilin per kete per te qene in apo per te fit in.

Gjate studimeve ne Holande, kam njohur njerez prej vendeve, grupmoshave e backgroundeve te llojllojshem. Dikush ka ardhe direkt prej bachelorit per te kryer masterin, per dike ka qene masteri i dyte, e dikush ka pase pervoje pune. Dikush ka pasur background te ngjashem me drejtimin tone, e ky master i ka ardhe me i lehte. Per dike si une,  ky master ka qene shume me i veshtire, sepse shumica prej gjerave qe i kemi mesuar, kane qene te reja per mua me backgroundin tim ne ekonomi. Gjate periudhes se fillimit qe e gjykoja veten, e beja edhe kete krahasim e e krahasoja veten me te tjeret. Ne vend se me shiku anen pozitive qe po mesoj dicka te re e dicka krejt ndryshe dhe po e sfidoj veten, mua me dukej vetja e paafte dhe kisha pasiguri ne vete. Ne vend se me mesu prej te tjereve dhe me e nda me te tjeret eksperiencen time, une mundohesha t’ju ikja debateve me te tjeret per te mos pasur mundesi per me gabu apo me tregu qe nuk di.

Asnjehere (ne fillim) nuk jam ndale me e mendu qe edhe une kam pervoje e dikush tjeter nuk ka (gje qe nuk eshte aspak e rendesishme, por vlen e njejta edhe per te kunderten), apo qe mund te kem ndonje aftesi qe tjetri nuk ka. Me rendesi eshte me qene te hapur dhe te gatshem per te mesuar, sepse kjo eshte edhe arsyeja qe shkojme ne shkolle to begin with. Krahasimi me te tjeret vetem na le prapa dhe na ngadaleson procesin e te perparuarit. Gjithcka eshte relative dhe kurre nuk mund ta dijme se ku na shpie jeta – ndoshta dikush qe na eshte dukur shume i pergaditur do ta kete nje jete me te thjeshte apo te kufizuar ne te ardhmen, e dikush qe nuk na e ka mbushe synin do te kete nje pozite shume te larte. Me rendesi eshte te fokusohemi tek vetja, te mesojme nga te tjeret, te mundohemi te jemi autentik e te mos krahasohemi me te tjeret. So yup,  I still agree with the 13 year old me back in 2006:

msn-s-colorful-world2.png

…sepse gjithcka eshte relative (m’u dasht me perfundu paragrafin me temen qe e fillova 😀 #ndoshtapakjashtepiteme).

You can’t change everything around you and expect to be the same

Nje prej gjerave qe me ka jap me se shumti ankth gjate gati gjithe qendrimit tim ne Holande, eshte dalja prej rutines sime qe e kam pasur ne Kosove. Kam mendu qe kur shkoj 1 vjet per te kryer master ne nje vend tjeter, me bo dicka qe s’kam bere kurre me pare, diku qe s’kam qene kurre me pare e ne nje ambient krejt ndryshe, do t’mundem me vazhdu me qene identik e njetja – me honger shendetshem, me shku rregullisht ne fitness, me e planifiku diten, me u zgju teper heret, me qene sociale, me dale ne natyre, me lexu etj. Well, it doesn’t work out that way. Te pakten jo per mu.

Rutinen qe une e kam kriju ne Kosove, ka qene ideale per ate cka une kam bere ne Kosove. Kam punu prej 8-16, e kam pase punen qe ‘nuk e marr ne shtepi’, jetoj me prinder, e kam punen afer nga shtepia e shume e shume gjera te tjera, te cilat ma kane mundesu me kriju rutinen e tille me te cilen kam qene shume comfortable with. Ndersa ne Holande, perpos stresit te jashtezakonshem qe e kom pase per mesime (cdo dite, full stress x 4 jave x 12 muaj), poashtu kam jetu vete – qe dmth me eshte dashte vete me e pergadite ushqimin (nese s’kam ngrene jashte), vete me e pastru shtepine, me u zgju prej gjumit e me qene vetem ne shtepi, etj.

Pos asaj,  arsyeja se pse kam shku atje ka qene me studiu, keshtu qe natyrisht, gjeja kryesore per mu ka qene me u fokusu  ne mesime. Por pasiqe e urrej mesimin (pra nuk e bej aspak me qejf), me duhet extra motiv per kete gje dhe nuk eshte qe me nje buton mundem me fillu me mesu e me ndalu kur eshte mjaft. Rrjedhimisht, nese e kam planifiku me mesu 6 ore ne dite, 4 ore mi marrin vetem pergaditjet psiqikofizikoushqimoroatmosferore per me mesu, e keshtu me shkonte dita me dy gjera: duke mendu qysh du me mesu, dhe eventually duke mesu ne pjesen e mbetur te dites. Natyrisht, nga trauma qe e urrej mesimin dhe me eshte dashte me i jap zor, ne kohen kur nuk kam mesuar, kam dashte me bo gjera destruktive dhe qe ma pushojne trurin, e mos me mendu per asgje: ty shiku Netflix, ty u shtre dhe shiku murin, ose ty dale me pi kafe. Kjo kohe e lire natyrisht qe nuk ka perfshire leximin e ndonje libri, kryesisht nuk e ka perfshi shkuarjen ne gym apo berjen e dickaje produktive, sepse energjia dhe vullneti ditor per produktivitet me harxhohej me mesim. Poashtu, gjithe ky stres dhe kjo rutine ditore ka rezultu ne te ushqyer jo te mire (per shkak te kohes se limituar), ushtrimeve te limituara fizike, te zgjuarit vone etj.

Keshtu, si pasoje e gjerave qe i ceka me larte, shtova edhe peshe. I kam shtu 7 kg!!!! 😀 😀 😀 (i kom humb tash :D). E kam gjyku veten vazhdimisht, e kujtoja veten se qysh kam qene para se me shku ne Holande, dhe nonstop e krahasoja veten me ate se qysh kam qene perpara. Keto mendime perpos qe ishin super negative dhe me ndikonin ne disponim, kane qene pengese qe une me shiju ne maximum eksperiencen time atje.  Gjerat qe vete i kam mendu, thene e shkruar ne blog – s’kam mujte me i apliku. Cdo dite kam fole se si po shtoj peshe, e cdo dite vazhdoja me ngrene pa kontroll (deri ne 3000 kalori ne dite :D). Cdo dite jam zgju kryesisht vone (per mu), e pastaj jam ndjere keq per kete gje. Cdo dite e kam bere nje plan se si ka me me shku dita, e ne fund kam bo krejt’ tjeter cka. Kam pase dite qe jom ndje shume keq, e kam mendu se si kam qene dhe qe kurre ne jete s’kam me mujte me u kthy ne gjendjen dhe rutinen e meparshme.

Well, shume shume stupid prej anes sime ka qene me shpenzu kohen e limituar ne Maastricht dhe energjine qe me eshte nevojitur per gjera me te rendesishme – ne mendime te tilla, kur literally pasi qe u ktheva ne Kosove, asgje s’kishte levize dhe teper shpejt u ktheva ne rutine (sepse ketu as nuk ke cka me bo tjeter 😀 😀 hehehe). Pos asaj, ajo cka kam kuptu eshte qe:

njeriu si llast

*[vec ni sqarim per te gjithe ata qe nuk e dijne se cka ka mendu Mizi me ‘llastik’ (se as vete s’kam qene e sigurte)]:

snip copy

Yas. Wise words from our beloved Ramiz <3.

Ne si njerez kemi potencial per shume gjera. Me siguri, cdo njeri (me aftesi te plota fizike dhe psiqike), eshte ne gjendje me i bo shumicen e gjerave qe mundet edhe tjetri, i.e. – me vrapu 42 kilometra, me mesu teper, me u zgju super heret, me qendru 3 dite pa uje e 3 jave pa buke; pa gjume, me abuzu me droge e alkool e mos me vdeke :D, etj. Cka me duket edhe me superfuqi tek njerezit se sa cka permenda lart, eshte aftesia me u kthy ne gjendje te meparshme ose gjendje normale – aftesia me u rikuperu/recover.

Ka panumer njerez qe kane qene te varur nga droga dhe/apo alkooli e si pasoje kane qene ne gjendje shendetesore dhe mentale shume te keqe, e prape ja kane dale me u kthy dhe me jetu pjesen tjeter te jetes te gjalle e shendetshem. Ka njerez qe mezi i kane ece 2 kilometra e edhe ato me veshtiresi, e pas nje kohe kane qene ne gjendje me vrapu nje maratone. Ka njerez qe kane qene obez e me probleme te ndryshme shendetesore, e pastaj jane kthyer ne forme dhe kane jetu super shendetshem. Ajo ku po du me dale eshte qe kurre nuk eshte vone me u mundu me ndryshu stilin e jeteses (per te mire), e poashtu kurre nuk duhet menduar qe vetem pse kemi bere dicka destruktive per nje kohe te gjate apo kemi abuzu me dicka, nuk mundemi me ndryshu sepse jemi too deep into that shit. Njeriu pra, eshte si llastiku :D, dhe kemi aftesi te jashtezakonshme me u stretch e me u bend e me u kthy ku kemi qene jemi shume me resilient se sa mendojme. Nganjehere na nevojitet qe te bijme shume poshte, per me mujte me u ngrite me larte se qe kemi qene.

Vitin e fundit, kam ngrene shume me shume, me pak shendetshem e me shume junk food (sidomos embel), kam pi alkool goxha si shume, kam pi duhan mjaft shpesh (s’jom duhanpirese tho, dhe se kam pi asnje prej qe kam ardhe ne Kosove), e gjera te tjera. Me pak fjale, kam abuzu me veten dhe shendetin tim, dhe si pasoje jam ndi ndoshta me e rraskapitur gjate gjithe kohes, s’kam qene ne gjendje te jem aktive sa jam zakonisht, dhe po, i kam fitu plot’ e perplot’ 7 kilograme.

Problemi tek une s’ka qene qe kam abuzu me keto gjera. Abuzimi eshte ne rregull deri sa nuk behet pjese e lifestyle-it. Problemi tek une ka qene sa jam marr me kete ceshtje, sa shume e kam ngarkuar veten, sa shume kam fole per kete gje, e ne fund kam perfundu duke i bere gjerat e njejta. Une, qe kam shkru blogposte se si duhet me u ushqy mire, me ushtru e me u zgju heret, nuk isha ne gjendje ta beja as njeren as tjetren. Lere qe nuk isha ne gjendje, por i beja te gjitha gjerat qe gjithmone i kam urryer: beja plane ‘me fillu prej te henes’, i numeroja kalorite e ushqimit qe e haja gjate dites, matesha ne vage cdo dite nga 5 here, beja dieta ekstreme nga 2 dite e pastaj vazhdoja me binge eating, i shikoja fotografite se si kam qene para nje viti e te ngjashme. Dhe gjate gjithe kohes e kujtoja ose e permendja se si kam qene teper fit dhe e shendetshme dhe si KURRE s’kam me mujte me u kthy si kam qene.

Tash nuk pendohem ne asnje moment qe kam dale prej rutines, sepse ka qene vetem per nje vit – nje vit ndryshe, ndoshta viti i fundit qe kam mujte me i bere gjerat qe i kam bere ne kete menyre. Kam pushu prej rutines dhe i kam shiju gjerat e tjera. Une vetem pendohem per faktin qe e kam gjyku veten, e kam humb kohen e energjine time, dhe ndoshta nuk e kam vleresu e shiju sa duhet kohen qe e kam kaluar atje. E vetmja gje qe me eshte dashte me e bo sa kam qene atje, eshte me e vleresu kohen dhe gjerat qe po i bej, dhe me i premtu vetes qe kur te kthehem, do kthehem prape si kam qene (version edhe me i mire :P). Ashtu si qysh edhe ja kam bere ne fund. Sepse edhe kjo faze, si cdo gje tjeter, ka qene temporary.

4-AA40308-CC1-B-4-B63-992-E-4-FEC519-B15-DD

Fuck Balance.

Yup – the girl who wrote a blog about balance: fuck it. Kete po du me e lidhe me ate se cka fola larte – abusing/self-destructive behavior vs. healthy lifestyle, dhe se si me ka rene teoria qe duhet vazhdimisht me balancu ne mes te dyjave. In the long run – natyrisht qe duhet t’i balancojme sepse perfeksioni nuk ekziston, e poashtu nuk deshirojme me vdeke prej varesise nga alkooli (shembull). Sidoqofte, eshte teper veshtire me u mundu me balancu jeten ne baze ditore, javore apo deri edhe mujore. Eshte teper veshtire me balancu p.sh. ne mes te lifestyle te shendetshem dhe abuzive, cdo dite: nuk mundesh me pi duhan rregullisht e me prite me qene ne kondicion super te mire te nesermen, sepse kur pi duhan, aftesia e frymemarrjes normale te dobesohet dhe eshte shume me veshtire me bo fitness apo me vrapu ne kete gjendje (people do it, but i’m just sayin :D). Nuk mundesh me dale e me tepru me alkool, e te nesermen me vazhdu diten krejt’ normal e p.sh. me ushtru, sepse je ty seek balance. Une personalisht jam njohur atje si hangovers’ wonder woman, sepse kryesisht gati kurre nuk kam pase hangover e ndoshta edhe te nesermen kam shku ne fitness e kam vrapu 5 km, por kjo s’eshte gje e qendrueshme dhe nuk mundet me u bo shpesh. You just can’t. Andaj, nese jeni ne faze abuzimi dhe nuk po ndjeheni per me e bo nje jete qe mendoni qe eshte me e mire, let it go. Jepini vetes kohe, deri sa t’ju vije momenti dhe te krijohen kushtet e rrethanat per me e marr veten ne dore. Natyrisht, nese kurre nuk doni me nderru jeten dhe lifestylen dhe abuzimi me keto gjera ju duket ne rregull, go for it. Vec se besoj qe edhe ata qe mendojne keshtu, thelle ne zemer e dine qe nuk eshte menyre e qendrueshme e jeteses dhe nuk te ben te ndjehesh mire fizikisht e as psiqikisht. Thjesht, mos harroni qe nese jeni ne faze te keqe dhe nuk mund ta merrni veten: eshte temporary. You’ll get there.

tenor

The Power Of The Other

Une gjithmone kam qene nje DASHAMIRE e vetmise (te qenit vetem); se duhet te ndjehemi te plote kur jemi vete, se duhet t’jemi te pavarur dhe s’duhet te kemi nevoje per pranine e tjeterkujt, se te ndjehesh mire vetem do te thote te ndjehesh mire me veten etj. Yup, ende mendoj njejte. I mean, kam jetu vetem per 1 vjet dhe ma. ka. thy(er). Por, ne te njejten kohe, ndoshta edhe i kam nenvleresu ndjenjat, kenaqesine e ndihmen qe mund te na japin njerezit e tjere (e qe mund t’ju a japim prapa). Sa shume mund te mesojme nga te tjereret, sa shume mund te na ndihmojne dhe se thjesht, kemi nevoje per njerez te tjere. Ne Kosove kam mjaft shoqeri, sidoqofte, e kam nje grup te vogel te shoqerise standarde me te cilet dal dhe ndjehem comfortable with. Natyrisht qe eshte nje gje super e cmuar me pase nje grup te tille njerezish ne te cilet mund te mbeshtetesh per gjithcka dhe qe i konsideron si familje. Sidoqofte, varieteti ne shoqeri dhe njoftimi i njerezve te rinje eshte poashtu e shendoshe, sepse ne jete, na nevojiten njerezit e ndryshem per gjera te ndryshme – jo vetem per shkaqe interesi, thjesht shume gjera ne jete nuk mundemi t’i bejme vete dhe na nevojitet ndihma e tjetrit. Na nevojitet te kemi nje network me te gjere te te njohurve, sepse mund te mesojme nga secili dhe kemi interesa te ndryshme ne gjera te ndryshme qe mund t’i ndajme me njerez te ndryshem. :D.

Kete e kam kuptu edhe me shume kete vit ne Maastricht, deri sa erdhi nje pike qe bera aq shume shoqeri, saqe filloi me me kape FOMO dhe ankthi i te mos thenit JO per asgje dhe askujt, dhe fillova me u lodhe prej socializimit :D. Por ne te njejten kohe, kam mesu pafund gjera nga secili person qe kam taku; kam taku persona shume interesante me kendveshtrime krejt ndryshe nga te mijat – gje e cila edhe ma ka hape mendjen, e poashtu ka qene teper fun me shumicen prej tyre dhe kom pase momente teper te mira me keta njerez. E tash, njoh njerez nga e mbare bota qe ndoshta neser do i vizitoj apo do i pres ne shtepi, dhe njoh me shume kultura e di me shume gjera per ta e per vendet prej nga vijne. Poashtu, te gjithe keta njerez me kane ndihmu edhe ne ditet e mija te veshtira, me kane bo me qeshe dhe ma kane lehtesu qendrimin atje, e per kete,  I’m thankful for all the people I met there, even if it was temporary.

Learn to USE your negative emotions

Ankthi ta shpif. Stresi ta shpif. Depresioni ta shpif. Cdo energji e ndjenje negative ta shpif. True. Por s’ka person qe nuk i ndjen keto gjera kohe pas kohe, e sidomos kur eshte duke kalu neper dicka qe eshte me e veshtire apo e paperballueshme per te. Sidoqofte, mos me ekzistu keto ndjenja, besoj qe perpos qe nuk kishim dite me i vleresu ndjenjat e momentet e mira, poashtu nuk kishim get shit done. Te pakten po flas pervete. Ne organizem kemi llojlloj hormonesh, te cilat kane funksione te ndryshme. Adrenalina e hormonet e stresit, jane hormone te cilat na kane ndihmu (shembull) per me ike nga luani kur kemi qene duke kerku ushqim ne savana. Ose ne vitin 2019, na ndihmojne me i kry punet me deadline te cilat nuk kemi qare pa i kry. Une pervete mendoj qe kam pasur mungese te hormoneve p.sh. te stresit e sidomos per mesim (sic e ceka edhe me lart), dhe nganjehere cuditem se si kam arritur ckado qe kam arritur ne jete (sidomos akademikisht), sepse:

amuhicsumha

Per kete, nese nuk e kisha pasur stresin qe e kam perjetu kete vit (qe e di qe s’ka qene e shendetshme), mendoj qe asnjehere s’kisha mberri me i kry provimet dhe obligimet e tjera ne kohe. Edhe depresioni, (jo kronik, por ndryshimet ne disponim), besoj sherben qe nganjehere me t’a vene trunin off e me pushu trupin, dhe ndoshta ndihmon edhe si wake up call per ndryshim te dickaje tek vetja apo thjesht eshte gjendje qe te ndihmon me u zbraze e me i vleresu ditet e mira. Nuk mundem me fole edhe shume per depresion, sepse eshte nje ceshtje e ndjeshme dhe subjektive, dhe nuk kam kalu ndonjehere depresion shume te thelle apo per kohe te gjate. Megjithate, ka pasur faza qe jam ndje mjaft down e qe nuk kam pasur kurrfar motivi per te bere dicka, e edhe ne keto momente jam munduar dhe mundohem t’i jap vetes kohe, e ta bind veten qe edhe kjo ndjenje eshte temporary…

F5-CC174-F-C466-4-B55-8907-F9-FB9438-D98-B

16-AEE8-A7-4-BC6-4-D44-BD0-E-CFE96-C189-CBA

Through hardship, to the stars

Nuk po du me u thellu ne ate se ‘hard work pays off’, sepse tashme besoj te gjithe i dime keto klishe (edhe pse jane te verteta :D), dhe mm… kom shkru BLOG per kete ceshtje dhe ekzistojne diku 2998798498 thenie, blogje, vlogje e gjera te tjera rreth kesaj ceshtje. Ajo cka dua t’ju kujtoj eshte qe edhe ky hardship eshte i perkohshem. Edhe nese jeni duke kry let’s say mjekesi ose doktorature, ose ju nevojiten 13 vjet per me arrite nje qellim/goal, koha prape do kaloje e veshtiresite do te perfundojne, ndersa suksesi qe e merr eshte i perjetshem* (temporary ne sens te jetes, por i perjetshem ne jete). Nje mund, nje shkolle, nje sakrifice, nje gje e bere nga ti, per ty, eshte e jotja dhe s’mund te ta marr askush. Hardship is temporary, stars are forever.

Stop with that fucking nostalgia

nosta.PNG

Sa kam qene ne Maastricht, kisha nostalgji per ate qe kam qene ketu, per gjerat qe i kam bere, per kafen e mengjesit me shoqeri, per vrapimin ne malet e Rugoves, per rutinen time, e per njerezit qe i kam ketu. Shikoja foto te se kaluares dhe kisha ndjenja nostalgjie. Kjo eshte nje gje e natyrshme per secilin person, vetem se ne te njejten kohe te veshtireson te vleresuarit e momentit dhe koncentrimin ne ate qe je duke kaluar ne te tashmen. Kam qene ne Maastricht, for God’s sake, dhe sidomos ne fillim kam qene ne gjendje qe me ore te tera te mendoj se si kam qene e cfare kam bere back home (N’PEJE!!!:D), ne vend se me e vleresu momentin e me u mundu me kriju sa ma shume kujtime aty ku kam qene (dhe thank God, ne fund edhe kom kriju).

Tash, pasi u ktheva, qe gati 2 muaj konstant jam duke i kujtu momentet atje, ditet e mira qe i kom kalu (kryesisht nuk po me kujtohen te keqijat/te veshtirat, edhe pse per kete blog jam mundu ne maksimum me i kujtu), dhe i gjithe motivi qe e kam pase qe sa kohe per te shkuar ne master dhe per t’a kryer ate, me jane shu (sepse i kam perfundu), dhe non stop e kam mendjen atje. Kjo nuk po me le me u fokusu ne te tashmen e as ne ate qe me pret ne vazhdim, e poashtu po me jap ndjenja jo te mira dhe po ndjehem e pamotivuar. Megjithate, vazhdimisht po mundohem me e bind veten se cdo gje ne jete eshte e perkohshme, se kohet e bukura qe i kalojme ne faza te ndryshme jane te perkohshme dhe zevendesohen nga te tjerat, dhe se nuk duhet te varemi ne te kaluaren, por te jemi me prezent e te fokusohemi ne ate cka na vjen tash.

Dikur kemi qene femije, periudhe kjo e cila ka qene shume e lehte dhe e kendshme; tash jemi te rinje dhe jemi te pavarur e te lire, neser ndoshta behemi prinder qe besoj eshte ndjenje e pakrahasueshme me asgje; pastaj na rriten femijet e keshtu me rradhe, dhe nuk duhet t’i humbim keto etapa te jetes duke menduar se si ka qene jeta ne te kaluaren. Koha nuk kthehet e e ardhmja nuk eshte e sigurte, dhe te pasurit mendjen ne njeren apo tjetren rezulton me te mos qenit ne realitet. Per kete, duhet te jemi mirenjohes qe kemi kujtime per te cilat edhe mund te kemi nostalgji, megjithate, duhet edhe te mos e harrojme faktin qe asgje ne jete nuk zgjate pergjithmone.

49-F21-B12-378-D-418-B-9580-78-DF4595-AC65

* **

Whatever you’re going through…is temporary

temp

Asnje dhimbje, asnje gezim, asnje lumturi, asnje trishtim e asgje tjeter ne jete, nuk eshte e perjetshme. Nese ndonje dhimbje apo humbje eshte fatale, jeta perfundon. Por jeta perfundon per te gjithe nje dite.

Edhe momentet e bukura jane te perkohshme, so let’s cherish them and hold them dear.

In a world where nothing is forever, make your temporarIES count.

 

Bye almonds.

Almonds are forever.

 

 

P.S. Ugh: tema e diplomes. That shit. W T F.

***

FC1-E9529-8-DD9-4531-8-D4-C-A42-B502-E296-B

Une, diten e fundit ne Maastricht, me lote gezimi dhe trishtimi.jpg:

FB43-FDEA-C40-E-40-F7-8834-CAD35-B48210-B

FB924-FF5-03-DA-4-C28-856-C-3-EC26-E04417-E

0-A74594-C-FA25-4-F80-A82-D-9-F04584-B5-A35

 

Hard Work = Success

KONNICHIWA Almonds!

 

(…but no, nuk është blog-post për udhëtimin tim në Japoni, sepse ende jam këtu dhe me siguri ka me më marr shuuumë kohë) – por për vazhdimin e blogut të cilin jam nisë me shkru shumë më moti por që truly, honestly, sincerely, nuk kam pasë kohë me e shkru.

But better late than never.

Sot pra, po e paraqes pjesën e dytë të blogut të mëparshëm: ‘(Decisions)…Hard Work…Success.’ Në pjesën e parë kam shkru për vendimmarrjet dhe se si ato luajnë një rol shuuumë të rëndësishëm në jetën tonë – kush do jemi dhe çfarë duam të bëjmë në jetë, por edhepse vendimet tona e “drejtojnë” fatin tonë, suksesi nuk arrihet vetëm nëse ne vendosim se dëshirojmë të jemi të suksesshëm.

Të gjithë kemi dëshirë të bëhemi të suksesshëm, dhe natyrisht, të mos e harrojmë pjesën më të rëndësishme: Secili e definon ndryshe fjalën “sukses”. Nga pikëpamja ime, me pak fjalë, të jesh i suksesshëm do të thotë “Të pranosh vetën ashtu siç je e njëkohësisht të punosh çdo ditë për t’u bërë version edhe më i mirë i vetës.” Përveç kësaj, kur e mendoj suksesin më vijnë në mendje edhe shumë gjëra të tjera andaj është koncept mjaft i gjërë, sepse për mua ‘sukses’ nuk do të thotë as vetëm të jesh i mirë në shkollë, as vetëm të kesh punë të mirë, as vetëm të jesh fit, as vetëm të kesh pozitë të mirë në shoqëri, as vetëm të krijosh familje, as vetëm të udhëtosh, as vetëm të jesh i pasur apo vetëm të dukesh bukur. Si në çdo gjë tjetër, për mua të jesh i suksesshëm do të thotë t’i bësh dhe të jesh #NgaPakNgaTëGjitha, duke e gjetur një balancë dhe të ndjehesh mirë në fund të ditës.

Por, të ndjehesh mirë fillon nga vetja andaj mendoj që së pari duhet të fokusohemi në qëllimet që mund t’i arrijmë vetë, e pastaj në ato të cilët përfshijnë edhe njerëz apo gjëra të tjera. Për këtë, në këtë blogpost do të flas kryesisht për suksesin në karrierë (shkollë, punë, zhvillim të vetëvetës), sepse momentalisht është gjëja që për mu ka pak më shumë rëndësi dhe mendoj që kur zhvillohemi personalisht (punojmë në drejtimin se çfarë duam të jemi dhe të bëjmë në jetë & rrjedhimisht nuk varemi nga të tjerët), automatikisht do kërkojmë edhe të mirat e tjera të lartpërmendura – krijimin e familjes, udhëtimet, pasurinë, pozitën e mirë në shoqëri, të dukemi bukur e të tjera.

Për të shtjelluar temën ‘HardWork & Success’, së pari do të flas për rëndësinë e punës për të arritur sukses dhe se si asnjë sukses nuk është i rastësishëm, e në fund do e ndaj shkurtimisht storien time për një ‘sukses’ apo arritje time të fundit, storie kjo e cila ka qenë një pikë kthese për të kuptuar se për të arrtur diçka, duhet punuar për atë.

Shkojmë…

I

Gati në secilin moment gjatë ditës që jemi vetëm e të paangazhuar me ndonjë gjë në veçanti, jemi duke bisedu me mendjen tonë. Këto biseda janë nga më të ndryshmet – dhënia e komandave për t’u zgjuar nga shtrati, zgjedhjet se çka duam të hamë, ankesat për shiun që po bie jashtë e deri tek planet që i bëjmë – qofshin ato afatshkurta apo afatgjata. Këto plane, shpesh përcjellen me premtime – që nesër do zgjohemi më herët se sot, që do e përfundojmë librin që e kemi nisur, që nesër do hajmë ushqim më të shëndetshëm për mëngjes, që do të fillojmë të mësojmë për atë provimin e lënë pas dore, apo që na duhet të shkojmë në administrate për t’i nxjerr disa dokumente të harruara. Megjithatë, shumë shpesh këto premtime mbesin vetëm në mendjen tonë, dhe rrjedhimisht i arsyetohemi vetës se nuk kemi pasur kohë apo mundësi për t’i përmbushur ato. Por, t’i gënjesh vetës është shumë vështirë, sepse ne jemi vetë aty, në vendin e ngjarjes, dhe e dijmë shumë mire se kemi pasur kohë dhe mundësi, por thjesht nuk i kemi bërë.

Secili person e njeh vetën më shumë se kushdo tjetër. Ne e dijmë pakashumë se sa dhe për çka jemi të aftë, dhe e dëgjojmë zemrën se çka DUAM të bëjmë në jetë. Megjithëse, është e jashtëzakonshme se si njeriu e di se ç’është mirë për të, dhe vazhdon dhe e bën të kundërten. E torturon vetën vazhdimisht duke e ditur që është veç ai personi që e ka në dorë atë që e bën apo nuk e bën, dhe që  veç ai do të përballet me pasojat. Nuk e di saktë se çfarë formule fshihet pas kësaj dukurie, por jam shumë e sigurtë që shumica prej nesh e nënvlerësojmë faktorin “kohë”, dhe mendojmë që shanca të tilla do të na vijnë prapë në jetë. Epo, shanca të ngjashme mund të na vijnë përsëri (edhepse nuk është aspak e sigurtë), por koha është gjëja e vetme në jetë që nuk mund ta kthejmë e as ta blejmë, dhe është një faktor shumë i rëndësishëm për të arritur qëllimet që duam.

Gjithmonë kam menduar që njerëzit e suksesshëm kanë diçka të veçantë – kanë neurone speciale, e kanë trurin më të madh, e kanë memorien më të fortë apo kanë ndonjë superfuqi tjetër. Por, superfuqitë nuk ekzistojnë, dhe pos gjenive të cilët me të vërtetë veçohen me disa tipare, njerëzit e rëndomtë e të suksesshëm janë thjeshtë njerëz, të njejtë, si unë e ti, me 24 orët e njejta të ditës. Andaj, me kohë e kam kuptuar që njerëzit e suksesshëm janë të kundërt nga ajo që e ceka më lartë – pra janë njerëz të cilët nuk e nënvlerësojnë faktorin kohë, dhe e shfrytëzojnë çdo shancë që ju vie përpara duke punuar për gjërat që dëshirojnë t’i arrijnë.

Çdo gjë që na rrethon e që është bërë apo ndërtuar nga dora e njeriut, është rezultat i punës. Asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush e ka pasur një ide, e ka vënë atë ide në shishe, e ka dërguar në oqean dhe pas 6 ditëve i është kthyer produkti i gatshëm. Qoftë një këngë, një revistë, një festival, një copëz arti, një poezi, një biznes i ri, pajisje e re apo aplikacion në telefon – asnjëra nga këto gjëra nuk ka ardhur nga hiçi, dhe secila nga to ka qenë fillimisht një ide në kokën e një personi që ka pasur vullnet, dëshirë dhe ambicie për ta vënë në jetë.

II

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm që puna është ‘çelësi’ për sukses, dhe që është njëfar lloj garantuesi për një rezultat të mirë. Por, edhepse shumica dëshirojnë të jenë të suksesshëm dhe e dijnë se cili është çelësi për ta arritur atë, prapëseprapë proporcioni në mes të njerëzve të suksesshëm karshi atyre më pak të suksesshëm është i vogël. Andaj, këtu vijnë në shprehje edhe konceptet të cilat e vëjnë punën në jetë – motivimi dhe iniciativa për të punuar.

Në mikroekonomi, ekziston një term i quajtur ‘kosto oportune’ (apo alternative), e që nënkupton vlerën e një zgjedhje në mes të disa opcioneve. Shembull – nëse posedojmë një dyqan, kemi opcionin me e japë me qera apo me zhvillu një aktivitet në të, dhe nëse e zgjedhim aktivitetin, qeraja nga e cila kemi hequr dorë është kosto oportune. Mos me i hi shumë thellë me shkencë, desha vetëm me e ilustru faktin që në jetë kemi vazhdimisht momente që duhet të zgjedhim në mes të alternativave, dhe cilendo alternativë që e zgjedhim, duhet të heqim dorë nga tjetra, for the time being.

Edhe në këtë rast, për çdo sukses dhe angazhim ekziston një çmim. Na duhet të heqim dorë nga diçka tjetër e që zakonsht është shumë më tërheqëse (në ato momente) dhe natyrisht – më e lehtë. Për të shkruar këtë blog, unë kam heqë dorë nga ndonjë shëtitje në JAPONI 😀 apo nga pothuajse një sezonë të “Parks and Recreation”; 7 orë gjumë të shpërndara në 3 ditë apo thjesht nga të shijuarit e kohës së lire. Megjithatë, unë dua që ky blog të ekzistojë dhe dua që ky postim të shkruhet. Dhe ky postim nuk do të shkruhet në qoftë se unë nuk e shkruaj, nuk mundohem për të dhe nuk sakrifkoj diçka tjetër për të. Dhe kjo vlen për gjithçka tjetër për të cilen do të duhet të sakrifikojmë një gjë – qoftë ajo koha, energjia, durimi apo nervat, vetëm e vetëm që në fund të shohim rezultatin dhe ta gëzojmë atë.

anything-is-possible-if-youve-got-enough-nerve-j-k-10205523

Siç e ceka më lartë, unë (dhe besoj shumë të tjerë) gjithmonë jam munduar të gjej ndonjë shortcut apo magji për t’i kryer obligimet apo për të gjetur motivin për t’i kryer ato. Megjithatë, motivi për iniciativa nuk gjindet brenda natës, dhe nuk është një gjë që vetëm mbjellet në mendjen tonë nëse e detyrojmë vetën. Duke u nisur nga eksperienca ime personale, mendoj që është një gjë që ekziston te çdokush por që duhet të kultivohet, të ushqehet e të zhvillohet gradualisht, dhe që shpesh vjen si ndonjë wake-up call nga ndonjë dështim apo ‘zili’ e sukseseve të të tjerëve e që na bën të kuptojmë përfundimisht që vetëm puna është ajo që na garanton suksesin, dhe se pa të do të mbetemi duke u arsyetuar pa kuptim e pa bazë.

Për të kultivuar ambicien, vullnetin, kurajon, motivin e durimin, mendoj që duhet të shkojmë hap pas hapi. Së pari, duhet t’ia qartësojmë vetës qëllimet që i kemi. Pasi që i qartësojmë qëllimet, duhet të prioritizojmë: t’i rendojmë qëllimet nga ato më të rëndësishmet, gjithmonë duke e pyetur vetën: “How bad do you want it?” Pasi që e kemi kuptuar cilat janë qëllimet tona kryesore për një periudhë të caktuar, natyrisht që na duhet një plan për të qartësuar se çka duhet të bëjmë për të arritur atë gjë, sa kohë dhe çfarë mjete na duhen, dhe cila është data e fundit që ajo gjë duhet të jetë e përfunduar (deadline). Pasi që e kemi planin, duhet të jemi të determinuar që të japim maksimumin tonë, të punojmë për atë gjë pa u ndalë dhe të mos shikojmë prapa. Dhe duke i kaluar këto hapa, duhet t’i kemi në mendje disa gjëra të tjera:

Në fund, ja vlen. Çdo sekond i mundit tënd ja vlen.

stream_img

Do e falemnderosh vetën në fund. Do e bësh vetën krenare.

IMG_E3927

Çdo vështirësi ka një fund, dhe cdo vështirësi harrohet. Ajo çka na mbetet neve është rezultati dhe suksesi.

img_e3928.jpg

Mos e harro ndjenjen e dështimit. Krahasoje atë me mundimin që po e kalon. A është më e rëndë?

Ke shëndetin dhe luksin për të ëndërruar dhe për të punuar për ato ëndrra. Don’t forget that you’re blessed.

THE TIME WILL PASS ANYWAY. Kjo është motoja ime sa i përket kësaj teme – koha do të kalojë si pate sukses si dështove.

img_0077-e1532972073911.png

 

Intro

Po vazhdoj me storien time personale (jo, nuk kam fitu çmim Nobel apo diçka të jashtëzakonshme), por vetëm dua ta marr këtë eksperiencë si shembull për temën sepse ka qenë pikë kthese për mua me kuptu që me punë arrihet gjithcka, dhe se për mua, dështimi ka qenë send kyç për të më berë me kuptu këtë gjë. Është fjala për një bursë (që në fund i kam fituar dy), dhe e di që ka edhe shumë të tjerë që e kanë fituar këtë bursë e nuk kanë shkruar blog për të, por siç e ceka, nuk është tek ajo se çka kam arritur, por se si më ka bërë me u ndi dhe se çka kam mësuar nga ajo.

E kam përmendur shpeshherë në postimet e mija që deri pas përfundimit të fakultetit kam qenë ndryshe nga se jam sot – jo në karakter, por në mënyrën se si i kam bërë gjërat. Kam lënë punë përgjysmë, kam bërë plane të cilat nuk kam pasur nerva me i realizu, kam folë më shumë për diçka se sa që e kam realizu, jam munduar me gjetë shortcuts për detyra të ndryshme e të tjera, dhe në fund, dështimin e kam përfunduar me fjalinë e famshme “me dashtë, e bëj” (but you never did).

RYZOSSq

Kam menduar që meritoj gjëra të mira dhe suksese, vetëm pse kam dëshirë të jem e suksesshme dhe pse mendoj që kam potencial për shumë gjëra. Dhe në shumicën e rasteve më ka ecë në këtë mënyrë, sepse deri atëherë nuk kam hasur në diçka shumë të jashtëzakonshme e që ka kërkuar aq shumë përkushtim. Megjithatë, pasi që kam diplomuar, e kam kuptuar që ekzistojnë edhe shuuumë të tjerë si unë – që e kanë përfunduar të njejtën shkollë si unë, me nota të mira apo më të mira se unë, dhe që kanë po të njejtat ëndrra dhe qëllime si unë. Dhe si rezultat, e kam kuptuar që duhet të bëj diçka më shumë për ta bërë diferencën dhe për të pasur sukses.

The Story

Disa muaj pas diplomimit në Bachelor, kam apliku për një program të bursës. Meqë ende nuk pata gjetur punë, vendosa definitivisht me e regjistru masterin (jashtë vendit), edhepse fillimisht plani im ka qenë mos me vazhdu direkt masterin pas diplomimit. Por, siç ndodhë në Kosovë, presioni që çdokush ta bën duke të pyet “E ÇKA JE TU BO TASH” pas diplomimit, më shtyri me mendu që definitivisht më duhet me bo diçka, dhe kështu vendosa të aplikoj për një program të bursës.

Nuk kisha shumë informata se si shkojnë këto gjëra e as për programin për të cilin po aplikoja, por megjithatë fillova të jem shumë e vendosur se dua të konkurroj, e rrjedhimisht mora pjesë në testet e këtij programi [natyrisht, si zakonisht] – pa u përgaditur shumë, sepse ende isha në fazën që gjërat do të më ecin edhe pa mund. Dhe natyrisht, përsëri mu vërtetu teoria ime se nuk duhet të mundohem shumë, dhe mes qindra aplikuesve, isha e 13-ta në listë, nga rreth 35 që e kishin kaluar testin gjithsej.

Pasi isha kaq afër, fillova me të vërtetë të besoj që kjo punë do të ndodhte. Që atë vit, unë do të shkoja për master jashtë vendit, edhepse ende nuk isha e vendosur se çfarë drejtimi, në cilin shtet apo cilin fakultet dua ta zgjedh. Njëkohësisht, meqë faza e parë nuk kërkoi mund, unë prapë vazhdova me qasjen time të zakonshme ndaj këtyre gjërave, dhe në javët ku duhej të përgaditesha për intervistë, vazhdova me të gjitha angazhimet e mija SHUMË të rëndësishmë, duke mos i japur shumë rëndësi përgaditjeve. Njëkohësisht, e dija që ajo që po e bëj është gabim dhe ka shumë gjasa që të deshtoj, por vazhdoja ta torturoja vetën duke mos ndarë kohë të mjaftueshme për përgaditje dhe duke u ndier keq për këtë gjë. Dhe mendoj që filli i gjithë kësaj qasje ka qenë se e kam nënvlerësuar situatën, dhe nuk e kam dashur atë gjë aq shumë në rradhë të parë.

Ditën e intervistës, si asnjëherë më parë, jam ndier tepër e pasigurtë dhe e frikësuar. Në përgjithësi nuk i kam problem procedurat e tilla, dhe sa i përket studimeve – kam hy e kam dalë nga provimet me shkrim apo gojë duke mos më rrah zemra aspak më shpejt. Por atë ditë ishte diçka ndryshe, sepse e dija në çfarë niveli jam dhe se do të jem shumë afër, por që do të dështoj. Dhe kjo pasiguri natyrisht që është pasqyruar në mua, dhe ka ndikuar në rezultatin tim edhe më shumë.

Kur dolën rezultatet, e pash që isha e para nga të papranuarit, me shumë pak diferencë në pikë nga të pranuarit. Por kjo nuk ishte fare me rëndësi, sepse unë veç se e kam ditë që do të jem në atë vend në listë, dhe se nuk kam meritu më shumë. A jam mërzitë? Po – kam qajtë përplot 72 orë rresht, sepse vazhdimisht e ktheja mendjen që vetëm të isha munduar PAK më shumë do e kisha fitu, dhe se krejt ajo çka është kërku prej meje ka qenë një angazhim shtesë 3 javor, të cilin unë nuk kam qenë në gjendje ta bëj.

IMG_3938.JPG

Por pasi që e kam rimarr vetën nga kjo mërzi, i kam premtu vetës që është hera e fundit që e lejoj vetën të jem në një pozitë të tillë – të mërzitem për diçka që ka kalu, vetëm pse e kam ditë që nuk mundem me kthy kohën; Që para syve e kam parë dështimin, dhe e kam pritë me duarhapur. Që as dija, as potenciali, as talenti e asgjë tjetër në botë nuk vjen në shprehje nëse nuk je i vendosur për atë që do të arrish dhe nuk punon për atë.

sc 1

Everything Happens For a Reason

Megjithatë, deshtimi – me mund apo pa mund – nuk është fundi i botës. Është pjesë e mësimit, dhe është gjë që na bën më të fortë. Poashtu, shumë shpesh di të jetë një arsye që diçka më e mirë do të vijë pas. Pas një jave më kanë ftu për intervistë për një vend pune ku e kisha dërgu shumë më herët aplikacionin, dhe pas 2 javëve të tjera kam filluar punën. Në punë kam marr eksperiencë dhe kam mësuar shuuuuuumë gjëra, e poashtu jam zhvilluar në atë drejtim për ta kuptuar se çka dua të bëj apo të specializoj në të ardhmen e çka jo.

Dhe gjatë këtyre dy viteve ngjarjet kanë rrjedhur në atë drejtim sa që kur erdhi koha për të aplikuar prapë, unë isha person krejt tjetër, me ide dhe motive të qarta, gati për të marr atë që në të vërtetë e dua.

Learn from Failure

Këtë vit (dy vjet nga hera e fundit pasi programi zhvillohet çdo dy vjet), kam apliku për program me ndjenjë shumë të freskët nga dështimi i kaluar. Dhe sa herë që jam lodhë apo kam dashtë me hekë dorë, e kam kujtu ndjenjën e dështimit dhe se nuk do të jem në gjendje të kaloj prapë nëpër të. E kam vënë qëllimin, e kam bërë planin, jam fokusuar plotësisht, kam pushuar nga rutina dhe gjërat e tjera, dhe nuk e kam kthyer kokën prapa. Kam mësu, i kam përfundu të gjitha obligimet, dhe thjesht jam mundu. Dhe po, kam dalë e 4-ta në listën përfundimtare. Jam zgjedhë rezervë për një bursë tjetër (dhe në fund e kam fitu edhe atë). Jam ndje krenare me vetën. Dhe jam bindë përgjithmonë që me punë mund të arrish gjithçka.

Kjo storie nuk është e jashtëzakonshme, por për mu ka qenë një gjë që mi ka hapur sytë për gjithë jetën. Kam mësuar që të lidh inat me vetën e jo me të tjerët. Kam ushtruar durimin – një virtyt që personalisht më ka munguar gjithmonë. E kam kuptuar që njerëzit e suksesshëm nuk janë magjistarë e as nuk dijnë ndonjë hile për sukseset që i kanë. E kam kuptu vlerën e kohës dhe të punës, dhe se çdo ëndërr apo mundësi e botës fillimisht është e disponueshme për të gjithë, por në fund e merr vetëm ai që e don dhe punon më shumë.

Arigato Almond-SANs. Love <3.

IMG_9170.JPG

Choices, Decisions… Hard Work… Success

CHOICES & DECISIONS (PART I)

Hello Almonds,

Ka kalu më shumë se një muaj prej postimit të fundit, dhe e di – bloggerk si unë ta shpif, mirëpo mungesa ime ka qenë shumë e arsyeshme dhe shpresoj që nuk do të përsëritet më.  Këtë periudhë kam qenë pothuajse totalisht Missing in Action në blog dhe në rrjete sociale, sepse më është dashur me u fokusu në disa obligime personale, dhe nëse e kisha bo me gjysmë mendje/mundi – do t’kisha dështu. E kam bërë një pushim prej rutinës së zakonshme sepse me të vërtetë kam pasë nevojë, dhe e kam apliku konceptin tim të ri që nëse e ke një obligim me afat (deadline),multitasking është armiku yt dhe duhet t’i japësh 100% prej vetës nëse dëshiron me përfundu me sukses.

Dhe e përfundova me sukses.

Tash, ngadalë po kthehem në të përditshmen time (super të zakonshme), DHE pasiqë jam pajisë me laptop TË RIIIIIIIIII, besoj dhe shpresoj që vetë gishtat kanë me më punu më shpejt dhe do të shkruaj sa më shumë që mundem gjatë verës (sa nuk kam hy në një fazë tjetër të jetës), e që nuk e di prapë sa kom me mujtë me qenë bloggerk e përgjegjshmë… #ThatsAnotherStoryNejse…

Në këtë blogpost do të shkruaj për çështje me të cilat jam ballafaqu kohëve të fundit a.k.a.  gjithë jetën, dhe besoj që edhe ju që po e lexoni këtë blogpost keni kalu, jeni duke kalu ose po ju pret një fazë e tillë. Edhepse kam premtu që do të shkruaj postime të shkurta, me shumë foto, me informata rreth gjërave praktike të përditshme – për make-up, veshje, fitness, ushqim, e të tilla; prapë ky postim do të jetë tipike Almondiane, ku do e shpreh mendimin dhe pikëpamjen time të thellë 🙄 rreth një teme/dukurie të jetës. Can’t help it, pasiqë veç edhe e kam bo një pushim të gjatë, dhe në fund të fundit, ‘ts ma thaaang.

Do të shkruaj për zgjedhjet që i hasim në jetë, vendimet që i marrim, rrugën drejt suksesit dhe si e definoj unë suksesin. Natyrisht, më duhet me e cekë – gjithçka që shkruaj është nga përvoja ime, pikëpamja ime, nga mendimet e mija, dhe në asnjë mënyrë nuk mendoj se çka unë them apo bëj është më e drejtë se çka të tjerët bëjnë apo thonë. Për me i përfshi të gjitha çështjet e lartpërmendura, vendosa me e nda këtë postim në dy pjesë: Zgjedhjet dhe vendimet (I), dhe puna e suksesi (II).

Fillojmë…

Everything in life reveloves aroung choices & decisions

Krejt jeta sillet rreth zgjedhjeve dhe vendimeve. “Fati” ynë, e ardhmja jonë dhe se kush do të jemi në jetë, varet nga ato. Nganjëherë i marrim vendimet e duhura, nganjëherë jo, por disa vendime janë të tilla që nuk çojnë shumë peshë apo që mund t’i përmirësojmë me kohë – me zgjedhë drejtimin që don me studiu, me i zgjedh lëndët zgjedhore në fakultet, me e lënë punën; ndërsa disa janë shumë më të rëndësishme dhe nganjëherë më vështirë të përmirësueshme – me gjetë personin me të cilin dëshiron ta kalosh jetën, me studiu apo mos me studiu, mosha në të cilën do bëhesh nënë, me u nda nga një lidhje e gjatë, me jetu në Kosovë apo me ikë nga ky vend, e të tjera. Megjithatë, të gjitha janë të vështira, dhe shumë shpesh dijnë me na vu në një pozitë ku me të vërtetë nuk dijmë si me vepru, nuk kemi rrugëdalje, dhe përjetojmë shumë strese e ankthe.

Sidoqoftë, vendimet dhe zgjedhjet duhen bërë. Dikush vendimet i merr vetë, dikush ndikohet prej të tjerëve, dikush i merr sipas trendeve dhe rrethanave, dikush këshillohet me të tjerë, e sidoqoftë, jemi NE ata që i marrim këto vendime dhe jemi NE ata që mbajmë përgjegjësi për to. Edhe nëse dikush të ka shty me marr një vendim të caktuar e të nesërmen pendohesh, je TI personi që do të përballesh me gabimin, e jo personi “përgjegjës”, këshillën e të cilit e ke marr për bazë.

3897

Nganjëherë në jetë kemi me u përball me vendime ku duhet me zgjedhë mes opcioneve. Nganjëherë na duhet me vendos për me fillu diçka, e nganjëherë me përfundu. Nganjëherë për me provu diçka, e nganjëherë për me shmang një gjë. Sidoqoftë, të gjithë kemi momente “Could’ve, Would’ve, Should’ve” që na shkatërrojnë dhe na bëjnë të lutemi për ta kthyer kohën. Epo, koha nuk kthehet, mundësia e njejtë nuk vjen, dhe disa gjëra nuk kthehen e as nuk ndryshohen.

Pasiqë koha nuk kthehet – dhe këtë gjë tashmë e kemi kuptu (edhe pse i kemi mendu 649,268 skenarë në mendjen tonë në raste të ndryshme), duhet ta ndërrojmë qasjen dhe mënyren e të menduarit sa i përket zgjedhjeve që i bëjmë dhe gjërave të tjera që na ndodhin në jetë. Është e vërtetë që jeta sjellë plot të papritura. Asnjëherë nuk mund ta dijmë sigurt se çka do të sjellë e ardhmja, çfarë mundësi apo pengesa do të na vijnë, dhe se ku do të jemi pas një kohe të caktuar. Megjithatë, të gjithë kemi ëndrra dhe plane, dhe shumica prej nesh e kemi njëfar koncepti se çka dhe kush dëshirojmë të bëhemi në të ardhmen, dhe nuk mund t’ja lëjmë totalisht kohës dhe fatit që të vendosë për këto gjëra. Për këtë, e ardhmja jonë varet më shumë nga ne, nga zgjedhjet dhe vendimet që i marrim, dhe sa punojmë për të arritur diçka në jetë.

Të kesh ëndrra dhe plane është një gjë pozitive. Jeta nuk do të kishte kuptim, nëse çdo ditë do të zgjoheshim nga gjumi vetëm për të mbijetuar një ditë tjetër që na është dhënë. Dhe aq sa ka njerëz të ndryshëm në këtë botë, ka edhe ëndrra, plane e qëllime. Nuk ekziston ndonjë gjyqtar i jetës apo i sukseseve njerëzore që e përcakton se çka është më mirë të bësh në jetë (shembull: t’i japësh përparësi familjes, karrierës, pasioneve apo të tjera). Megjithatë, me siguri të gjithë kemi pasur biseda të ndryshme me më të vjetrit, dhe shumica prej tyre e pranojnë se kanë pendime në jetë, se do të vepronin më ndryshe po të kishin qenë edhe njëherë të rinjë, dhe se gjatë jetës kanë mësuar në të vërtetë se cilat gjëra janë më të rëndësishme.

Për këtë arsye, është mirë që të këshillohemi me të tjerë për vendime të ndryshme në jetë, sepse disa ngjarje të jetës janë standarde dhe nuk kemi pse t’i përsërisim gabimet që të tjerët tashmë i kanë bërë. Megjithatë, këshillimi me të tjerë – edhepse një gjë super praktike, nuk do të thotë që gjithmonë është opcioni më i mirë, dhe ekzistojnë shumë rrethana të jetës që janë specifike për një person të caktuar. Poashtu, siç e ceka më lartë, çdo person i ka prioritetet dhe preferencat e veta, andaj këshillat dhe sugjerimet e të tjerëve shpeshherë mund të jenë apo të duken të kota. Shembull, nëse unë do e dëgjoja gjyshen time 87 vjeçare në lidhje me jetën time, tashmë do të kisha qenë e martuar me dy fëmijë, sepse ajo ende nuk mundet me kuptu se pse unë si 24 vjeçare e preferoj ende me chillitë në shtëpinë time apo me shku jashtë me studiu, ku deri tash veç kam mujtë me u rahatu e mos me i nxirr vetës punë. Dhe nëse e analizon dhe e shikon nga pikëpamja e saj, ndoshta edhe ka të drejtë. Por nëse e shikon nga pikëpamja ime dhe i shton qëllimet dhe prioritetet e mija momentale, është absurde. Andaj, në këtë rast, këshillat e tjetërkujt mund të jenë edhe të padobishme.

6654

Pra, edhepse jeta sjell të papritura, ne duhet të kemi ëndrra dhe qëllime. Pasiqë koha nuk kthehet, vendimet duhet t’i marrim me kujdes dhe të këshillohemi me të tjerët. Por edhe me u këshillu me të tjerët, nganjëherë është e padobishme. Andaj, cila është mënyra më e mirë për me vepru? Qysh me ditë ne sot, se çka është më mirë për ne nesër? Si mund të veprojmë në mënyrë që mos me kërku në të ardhmen me kthy kohën? Well, almonds, këtu vjen metoda (ime) më e re e vendimmarrjeve, zgjedhjeve dhe të menduarit Decisions 2.0(just made that up), e që jam duke e apliku tash e sa kohë dhe quhet: Convos With Your Future Self.

Conversations With Your Future Self

Kohëve të fundit, në vend se me i mundu njerëzit përreth për problemet dhe preokupimet e mija, e në vend se me vepru vazhdimisht me frikë apo me pendime, kam fillu që mos me marr vendime e vepru pa mendu mirë e pastaj me humb kohë me pendime se çka so të duhej të kisha bërë, por të mendoj më shumë në perspektivën e të ardhmes. Pra, në vend se vazhdimisht të flas me Pranverën e së kaluares dhe ta qortoj për gabimet që i ka bërë, të flas me Pranverën e së ardhmes dhe të mundohem të bëj më të mirën që e ardhmja ma kërkon.

E kam kuptuar që bisedat me Pranverën e të kaluarës janë të kota, ndërsa e ardhmja ka shumë më shumë këshilla për mu – “Sikur Pranvera e të ardhmes do ishte këtu, çka kishte me më thonë? Çka kishte me dashtë me bo nëse do kishte edhe një mundësi të jetë aty ku jam sot? A do të më falendërohet Pranvera e së ardhmes nëse mundohem edhe më shumë apo nëse provoj diçka për të cilen jam e frikësuar?”

Nuk po them se kjo mënyrë e vendimmarrjeve e ka 100% rate-in e suksesit. Nuk po them që edhe në këtë mënyre nuk kam momente pendimi. Të gjithë kemi. Edhe nëse e japim maksimumin prej vetës, pasi që të kalojë ai moment kemi me u pendu që s’jemi mundu edhe më shumë apo që nuk kemi bërë diçka ndryshe. Kjo është normale – është lehtë me folë për diçka që tashmë ka kaluar, sepse e dijmë që nuk mund ta ndryshojmë atë, dhe mundohemi me e ngushëllu veten. Ndërsa për të ardhmen është vështirë me folë, sepse e dijmë që mund ta ndryshojmë, por jemi të frikësuar që nuk do të mundemi. Por pa e provuar nuk mund ta dijmë. Dhe pa u munduar kurrë nuk do e arrijmë.

unsucc.png

Vetëm mendojeni veten pas 5 viteve apo 10. A po ju flet e ardhmja juaj se do t’kishte dashur që të veproni ndryshe? Që të mundoheni më shumë? A po ju thotë ta shfrytëzoni këtë kohë të artë, sepse nuk ka kthim prapa? A po ju thotë që po të ishte në moshën tuaj, do t’ia dinte vlerën jetës më shumë? E po tash është ai momenti me vepru, e mos me i lënë vend të kaluarës. Gabimet janë njerëzore, dhe gjithkush do t’i bëjë. Vetëm se ka shumë gabime standarde që tjetërkush i ka bërë e prej të cilave mund të mësojmë, dhe nuk është nevoja që medomeos të kalojmë edhe ne nëpër to.

Personalisht, kjo mënyrë e të menduarit më ka ndihmu shumë – qoftë për një vrap që pritoj me u çu me bo, qoftë për një detyrë që më duhet me kry, qoftë për një vendim më të madh që më është dashtë me bo apo për ndonjë obligim apo angazhim që kam dashtë me përfundu me sukses. Gjithmonë e marr në konsideratë se çfarë dyer mundet me mi hapë një mund apo sakrificë e caktuar apo se çka mund të përfitoj nesë e kryej obligimin X. E ardhmja është shumë e gjatë dhe mjaft e paparashikuar por është rezultat i veprimeve tua të tashme. Nëse don sot me e kapërcy një hap e me mbërri më shpejt në të ardhmen, do të vijë momenti që ai hap i kapërcyer ka me të nxjerr punë. Çdo mund dhe vendim i peshuar sot do të ketë një shpërblim në të ardhmen…

consciousdaily_may14-e1529951687540.jpg

Nuk po e zgjas e nuk po thellohem më shumë në këtë çështje, sepse pasi që i fshiva dikund rreth 6 paragrafa për me përfshi sa më shumë nga kjo temë, e kuptova që nuk po ka fund. Nuk po muj me e vu në pak fjalë, andaj po e përfundoj me këtë paragraf: Nuk ka rëndësi se ku jemi duke shku, as çka jemi duke bo, e as kush jemi. E kemi gjithë jetën për me i kuptu këto. Me rëndësi është me vepru. Me ndryshu. Me marr vendime. Me marr iniciativa. Nuk do të jetë e lehtë, por është pjesë e jetës. Në anën tjetër – të bësh gabime, njëra pas njëres; vazhdimist të flasësh për të kaluarën dhe me vetëdije të mundohesh t’ia thjeshtosh jetën vetës është e kotë. Sa më shumë që të mundohesh ta thjeshtosh të tashmen, e ardhmja do të del më e komplikuar. Sa më pak që mundohesh tash, më shumë ke me u mundu në të ardhmen. Sa i përket vendimmarrjes, gjatë jetës vazhdimisht kemi me marr vendime por më i rëndësishmi e i cili na drejton tek  qindra të tjerë është: Kush jam unë dhe çka dua nga jeta.

Dhe kjo ju mbetet vetëm juve.

decide-so-do-it-decide-is-this-the-life-you-12565712

Seeya Almonds @ PART II ❤

Love.

 

Almond’s Hair & Make-Up Routine

Hello Almonds!

Mos më pytni se pse kom thonë që kom me postu këtë artikull para 2 javëve dhe pse jom ty e postu tash. I mean… nëse veç ju intereson: JOM TY VDEKË PREJ STRESIT SE JOM DUKE PROCRASTINATE PËR NJË GJË SHUMË TË RËNDËSISHME TË JETËS DHE I KOM 100 SENDE PËR ME I PËRFUNDU DHE NË FUND S’PO E BËJ ASNJËREN DHE JA KU JAM DUKE E SHKRU KËTË BLOGPOST MOS RASTËSISHT PO M’I HAPË DYERT EDHE PËR OBLIGIME TË TJERA DHE ON TOP OF ALL PO DAL NON STOP ME PI KAFE DHE JOM SHKU PËR PUSHIME NË GREQI E KOM PRITË QË KUR T’KTHEHEM OBLIGIMET JANË KRY VETVETIU POR JA QË ASGJË S’KA LËVIZË E TASH PO DU ME VDEKË.

my-life-is-that-episode-of-friends-where-ross-drinks-loads-of-margaritas-and-tells-everyone-hes-fine-when-he-clearly-isnt-fine-in-squeaky-voice-im-fine-ZVxqz

Përndryshe, I’m fine. :). Vazhdojmë me temën. Pasiqë n’blogun tim kam shtjellu shuuuuumë tema të thella jetësore :D, ka ardhë koha me folë për gjëra pak më të thjeshta të përditshme si psh. grimi ditor dhe floooookët. Kam pasë kërkesa dhe pyetje të ndryshme rreth rutinës sime të dukjes së përditshme, andaj kam vendosë që në këtë postim me e nda rutinën time asgjë-të-veçantë- gati-të-përditshme-të-flokëve-dhe-të-make-up-it. Unë ende s’muj me postu VIDEO në blog (working on that tho), andaj jom mundu diqysh si me foto me e përmbledh njëfar lloj tutoriali të dukjes sime. Poooooooor, para se me fillu, unë, personalisht, Almondi #apodinqysh, po du me i nda nja dy fjalë pak rreth temës, se nuk muj pa thonë bile diçka. Amo vec dy fjalë:

  1. Nuk mundohna me u ‘dokë bukur’ për me i BINDË të tjerët që jam e ‘bukur’. Kohëve të fundit, e sidomos tash që jemi në kohën e instagramit, në përgjithësi bukuria është bërë një temë shumë shumë e folur, sepse në çdo moment kemi qasje në profile të njerëzve të ndryshëm ‘perfekt’ ku shohim fytyra, trupa, jeta të njerëzve që e paraqesin më të mirën e tyre, e në njëfarë mënyre e kanë ngritë standardin e asaj se çka është në të vërtetë ‘e bukura’. Gjithkush po i ka buzët e trasha, hundën e vogël, lëkurën e mirë, dhëmbët e bukur e të bardhë, trupin e mirë, flokët e mira, dhe syri ka filluar me na u mësu me këtë “perfeksion”, andaj jemi bo ma të ndjeshëm ndaj “imperfeksioneve”.  Për këtë arsye, kemi fillu që secili me pasë kërkesa prej vetës me i përmbush të gjitha këto standarde, dhe po i japim zor që me paraqitë vetën sa më mirë në çdo fotografi.

Me të gjitha këto zhvillime të aplikacioneve, kamerave të telefonave, filterave e të tjera, është bë e mundur që secili person në njëfar mënyre me i arritë këto standarde. Por, kur bie puna për jetë reale, nuk ekziston as drita perfekte, as filterat e as aplikacionet e tjera, dhe rrjedhimisht është inicu një temë e re rreth bukurisë, e që quhet “nuk po duket njejtë si në foto”. Eeee pastaj vjen ajo pjesa tjetër që kemi fillu me mendu edhe për ndërhyrje plastike, për me qenë në vijë me atë që të tjerët e shohin në instagram. Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve plastike, dhe edhe nëse vetë do kisha pasur ndonjë “defekt” (gjithmonë në thonjëza sepse është subjektive, veç po e marr shembull) që më kishte pengu me masë të madhe, e kisha bo. Edhe pa pasë ndonjë defekt, tekefundit njerëzit e bëjnë për qejf dhe nuk kam asgjë kundër. E keqja në këtë mes është që ka fillu me hi në psiqikë tek një mase shumë e madhe e njerëzve, e sidomos të adoleshentëve dhe është duke ju marr një pjesë të madhe të kohës së tyre të cilën kishin mujtë me shfrytëzu për ndonjë qëllim më të mirë.

Natyrisht që secili person don me u dokë mirë. Natyrisht që flasim për këtë gjë, marrim këshilla nga të tjerët dhe diskutojmë rreth bukurisë e produkteve të bukurisë. Por, gjithmonë mendoj që duhet të jetë një temë më shumë praktike ku informohemi për gjëra praktike, e jo që ta ngarkojmë vetën me këtë gjë e të bëhet e vetmja gjë për të cilën mendojmë. Ndonjëherë dukem më mirë, ndonjëherë më keq, ndonjëherë më pëlqen vetja, ndonjëherë jo, por nëse në ndonjë moment më prishet disponimi rreth dukjes sime, do të thotë që është duke pasur më shumë ndikim në mua se sa që duhet.

Për këtë, mendimi im personal është që PO, dua të dukem mirë, por atë e bëj sepse dua të ndjehem më rehat me vetën. Nuk du me i bindë të tjerët për atë që jam apo dukem, sepse ndonjë ditë ndodh që nuk jam në disponim me u rregullu dhe nuk më intereson nëse dikush mendon ose thotë që nuk po dukem njejtë si në foto apo me grim. Tekefundit, të gjithë jemi njerëz, jemi ndryshe, dukemi ndryshe, dhe nëse të tjerët irritohen me pamjen e tjetërkujt, ky është problemi i tyre. Nuk jam modele, nuk paguhem për dukjen time andaj PO, nëse më shihni në Rugovë duke vrapu dhe mendoni që VËLLAU im është ardhë prej Anglisë me vrapu (he’s prettier, but still), no, that’s just me pa grim dhe me xhaketë të kaltër sportive, ty i japë zor. Pra, si përfundim, me u rregullu duhet të jetë FUN, duhet të jetë një gjë që na japë kënaqësi dhe na bën të ndjehemi mirë, e jo me na japë stres dhe me na u bo obligim i jetës që na mundon çdo ditë të jetës.

Sometimes this is my mood:

*except the dog. I don’t have a dog. 😦 *

2. Bëni çka juve ju duket më mirë! Në përgjithësi, për gjithçka në jetë e kam këtë moto, e edhe në rastin e pamjes fizike, në fund të fundit, secili e ka stilin dhe mënyrën e vetë. There’s no right or wrong, – secili mendon përvete që e kall. Nuk do të thotë që je më pak i mençur apo më i cekët nëse shpenzon kohë për me u dokë mirë. Ajo vjen nga natyra, tripi, qejfi, koha, e në përgjithësi sa ti i jap rëndësi dukjes. Unë përvete kam dëshirë me u dokë mirë sepse ndjehem më mirë, dhe kur ndjehem më mirë rrezatoj pozitivitet edhe nga brenda. Megjithatë, nuk është që shumë më intereson se a ju dokem të tjerëve mirë apo jo. Ju betohem.

3. Dheeeeeee…Seriozisht, definitivisht, përnime, me 24 vite e gjysëm jetë po e them edhe njëherë: PAMJA E JASHTME NUK BJEN NË SY NËSE JE PERSON I ZBRAZËT PA QËLLIME NË JETË, ËNDRRA, SHARM, MIRËSI, POZITIVITET, STIL PERSONAL, ORIGJINALITET. Kurrë në jetë ma shumë s’kam njoftë njerëz ”të bukur” se kohëve të fundit, po definitivisht as kurrë në jetë bukuria s’ka qenë më jorelevante, sepse jemi në një kohë ku secili po lufton me mbijetu, me u zhvillu, me kriju diçka, dhe për me i bo këto, në të vërtetë duhet të kesh diçka ma shumë se sa një fytyrë apo trup të bukur.

***

Ndërrojmë temë.

Si kujdesem për lëkurën time

Sa për kujdesin e lëkurës, kam pasë shumë kërkesa për me shkru se si kujdesem për timen. Unë jam një person mjaaaaft out këtyre gjerave, jo pse s’mendoj që është gjë e rëndësishme (përkundrazi), por sepse ende nuk e kam standardin aq të lartë sa të shpenzoj shuma të konsiderueshme për një kremë fytyre dhe deri tash nuk kam pasur probleme serioze me lëkurën. Megjithatë, i kam disa këshilla që unë besoj që janë të drejta, para të gjitha kremave, maskave e trajtimeve të tjera. Lëkura varet shumë prej këtyre faktorëve:

  1. Është gjenetike
  2. Është hormonale
  3. Shpesh vjen nga brenda (organizmi)
  4. Varet nga ushqimi që e hamë
  5. Varet nga gjendja emocionale
  6. Sa pijmë ujë
  7. Sa bëjmë aktivitet fizik

Do e bëj një postim më të gjatë për këtë temë. (Sa më shpejt që mundem). Do e inkorporoj edhe pjesën e flokëve.

***

Për mua, në fund të fundit edhe pamja e jashtme, lëkura, fytyra, të gjitha varen nga shëndeti fizik dhe mendor, nga të ushqyerit, ambienti ku jetojmë, e të ngjashme. Andaj, shpesh përgjigja që jemi duke e kërkuar për këto probleme gjendet tek ne.

—-

Vazhdojmë me AlmondHair&Make-upRoutine.

Ma së pari bëhemi KUTI – që do të thotë me u la komplet, me u veshë me rroba të pastërta shtëpie – thjesht me u bo fresh.

960ed47b-44cb-4d9f-a766-5d91536036c9

Pasi që e kam fytyrën relativisht të thatë, momentalisht punë është duke më kry DOVE.

77188ef1-0b8c-40a5-abe6-035fa296d698

31cc0a54-a97f-40c9-ace9-a035e371fe1e

dcf96c33-bdd8-4d66-aec9-44b9a52b2d99

Dheee fillojmë. Nëse du me i bo flokër kaqurrela (dredha) me figaro (hair curler), së pari i bëj me taft shkumë (mousse) për me m’i tha pak që në fund me marr atë formën si nuk po di as qysh me spjegu. I just do it. : ). Pastaj i thaj flokët.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Pas tharjes, e bëj njëfar fenirimi që me i bo flokët sa më të shtypura. Në fund e ndaj rendin aty ku zakonisht e kam.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Pastaj i ndaj flokët në gjysmë, dhe filloj me pjesën e brendshme të flokëve. Kësaj pjese nuk i jap shum rëndësi, idea është vetëm mos me e lonë asnjë fije të drejtë dhe me qenë pak më të fryra. Meqë i kam flokët e shkurta, për pjesën poshtë e përdorë edhe kapsen e figaros (hair curler). Fijen e flokut e sillni pak por jo totalisht, dhe shkoni duke e dredhë një fije në një anë e tjetren në anën e kundërt.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Tash fillojmë me pjesën lartë, ku nuk e përdor më fare kapësen e figaros, por i merrni flokët ashtu si janë dhe i mbani me dorë. MOS HARRONI që 10 cm e fundit të flokëve mos me i dredhë, po me i lonë jashtë figaros. Prapë shkoni duke e bo një fije në një anë, e tjetren në anën e kundërt.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Pasi që i përfundoni, mundeni pak me i prek me gishta për me i bo ma të njëtrajtshme. Dikush e preferon me i krehë edhe me brushë të flokëve.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Në momentin që i përfundoj, flokët e marrin këtë dukje. Zakonisht, ditën e dytë e marrin një pamje më natyrale.

a1b382b4-01e5-4c8a-bc88-7dec635c9d97-2

Grimi. Ky grim është ai që unë zakonisht e bëj, por me masë më të vogël. Ditën që i kam bo këto foto kam shku për me u fotografu për pasaportë, andaj e kom shtu intenzitetin. Prapëseprapë kom dalë KATASTROF në foto të pasaportës poooooor të paktën i nxirra këto foto. 🙂

Zakonisht e lyej fytyrën vetëm me BB cream, por nganjëherë (e sidomos mbrëmjeve), e lyej edhe me sherk/foundation. BB cream që e përdor është ky. (jo ai në foto). Sherku është ky.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Pastaj disa pjesë të fytyrës i bëj me corrector, e për me e barazu ngjyrën dhe me ja japë një teksturë mat fytyrës, e lyej edhe pak me pudër përmbi.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Pastaj i bëj faqet me ngjyrë të pembe (se më pëlqen), dhe nganjëherë përdor edhe highlighter.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Vetullat nuk i bëj shumë, por megjithatë i bëj pak me brushë për mi ju japë dominancë. Në fund i drejtoj me brushë. Në këto foto ja pasna huq dhe deri në fund e kam një vijë të pashpërndarë tek vetulla. 😀 Rregullohet në fund. P.S. shumica e njerëzve, tonin e flokut e kemi kah ngjyrë hiri, kështu që ju preferoj me përdor tone të hirta në vend të kaftes për vetulla.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Dheee fillojnë sytë. Grimi që bëhet më së shpejti në botë, dhe që më rahaton më së shumti është ai me laps të KAFTË. Veç ja fus kot dhe i bëj sytë brenda dhe jashtë, pa pasë nevojë me e bo një vijë me kujdes.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Paaaastaj vjen pjesa e shpërndarjes – BLENDDIIINNGG. Me një brushë gjysmë-të-fortë e shpërndaj lapsin që e kam vënë, duke i shtu edhe pak nuancë të kaftë për me fitu një lloj smokey-eye ditor.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Shumë shpesh, sidomos gjatë ditës e përfundoj grimin e syrit me këtë pjesë, vetëm duke ja shtu rimmel-in/tushin e qërpikëve/callitwhatyouwhant.

de8de812-148f-45f1-8ba6-e9fd82af7131

Ndërsa, kur më vjen emocioni i ZHADES, ose që du me bo foton e pasaportës e me kall krejt atmosferën, vazhdoj edhe me eye-liner.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Në të majtë – pa eye-liner. Në të djathtë – ME.

e8d01090-14b0-4e39-b652-2a2523a85bd2-1

Pastaj vjen pjesa që e urrej – lyerja e qërpikëve. Për qërpikë të gjatë por TË DREJTË si të mijtë, më së shumti më rahaton ky në foto: Maybelline s’diqysheka ngjyrë vjollce.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

44ac1edf-ef1f-4ae1-9703-7762af5f474a-1

Yesss, e vërejta vijën e vetulles. 😀 😀 😀 😀

373547d9-2510-440b-bee5-dda1294f2bb5-1

Pastaj shkojmë me buzët. Në rastin e këtyre fotove i kom ly me jo-të zakonshme, që është një lip-stick i lëngshëm e që personalisht nuk e preferoj për foto se i kam buzët disi pa formë – por zakonisht i rrethoj me laps. Momentalisht nuk e kam asnjë të hajrit për me e postu me foto, por do e update-oj.

Kjo është dukja finale:

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Natyrisht që me foto nga telefoni del 30495895 herë më mirë & I still don’t know why:

Për çfarëdo pyetje shtesë rreth produkteve :D, më shkruani. Besoj që kom harru shumë gjëra po me të vërtetë nuk kam pasë kohë. Shpejt do e bëj një vazhdim të këtij postimi.

Thank you pretty ALmonds! ❤ x x x x

Happy Birthday Almond!

BlondAlmond is 1 year OLD!

Hello my lovely Almonds! Edhe pse kom premtu që kom me shkru më shpesh, u bënë tri javë që s’jemi pa.  Kur e kuptova që po afrohet ditëlindja e BlondAlmondit, e lashë për disa ditë për me shkru për njëvjetor. Me thonë “kam qenë e zënë” nuk është arsyetim, por thjesht kam pasur prioritete të tjera këto javë. But here I am…

1 vjet, wow.

Këtë blog e kam fillu në një mënyrë shumë të çuditshme. Ndoshta me muaj (mos të them VITE) jam nisë me çelë një blog; e kam zgjatë e stërzgjatë, e kam mendu e stërmendu, e në fund thjesht kam qenë duke i bo gati sendet për punë për të nesërmen dhe instead e kam marr laptopin, e kam çelë blogun dhe kam fillu me shkru. Nuk e kam pasë as idenë se çka du me shkru, qysh du me shkru, çka du me postu dhe se pse po e filloj këtë blog. Thjesht e kom ndi që po më vloncontent-i brenda dhe kam nevojë me e hap kapakun e me i qitë diku.  Idea fillestare ka qenë me e bo paaaaaaaak ma ndryshe prej bloggereve të tjera, me shkru paaak ma shumë rreth gjërave që i bëj dhe i postoj – arsye, sqarime dhe analiza, por kryesisht me i qëndru atyre kornizave të famshme të bloggereve – çka kom veshë sot, çfarë produkte i përdor për mirëmbajtjen e fytyrës 😀 😀 (nivea soft 😀 :D), çka bëj në fitness e të tjera.

Por edhe facebooku o nisë për me i rangu vajzat e fakultetit për nga bukuria but here we are :D.

mark-zuckerberg-hearing-memes-aju

Çka po du me thonë është se ajo çka unë kom kriju është përtej asaj se çka kom planifiku. Dhe zakonisht kjo është mënyra se si ndodhin gjërat. Nuk ndodhin kurrë saktësisht sipas planit dhe nuk do të thotë që duhet ta kesh projektin final se si don me kriju diçka, por e rëndësishme është me pasë dëshiren, vullnetin, iniciativen, pasionin, e të tjerat vijnë vetë me kohë dhe e marrin formën dalëngadalë. Kjo pra është pse i inkurajoj të gjithë që të marrin iniciativa dhe të fillojnë diçka të re – sepse kurrë nuk e dijmë se çka mundet me qenë pasioni ynë i vërtetë, ëndrra jonë; për çfarë jemi të talentuar dhe se çka jemi në gjendje me bo.

31f546b4ad95fde1fc9c78e840657dd4

***

Unë nuk kam asgjë kundër askujt në internet e as në botë – se çfarë dikush bën, me çka merret apo çka krijon. Ajo çka bën Kylie Jenner nuk do të thotë që është më pak e rëndësishme (kushtimisht) se ajo çfarë bën Bill Gates. Çka është e rëndësishme për një person mundet mos me qenë për tjetrin. Poashtu, bota ka nevojë për diversitet. Na nevojiten njerëzit që mbarojnë anije kozmike, që e zbulojnë kurën për kancer, që këndojnë e na argëtojnë; njerëz që krijojnë make-up e produkte për flokë; njerëz që bëjnë humor, njerëz që ma mbarojnë një makiato të mirë e të tjera. Andaj, asnjëherë mos mendoni që ajo që ju bëni nuk është e madhe e nuk ka rëndësi, vetëm pse jeta e dikujt nuk varet prej saj.

8e8f077401be65ba21b5cdefadd6b15b

Për këtë, edhe blogu im, për mua është i rëndësishëm. Blogu im momentalisht nuk gjeneron të ardhura (e kam Free Plan, Ads-free), dhe nuk më bëhet vonë nëse kurrë nuk e merr këtë formë. Blogu im nuk do të thotë që ka me shpëtu jetë të njerëzve, apo që lexohet prej miliona njerëzve. Por, është një krijim i imi të cilen e bëj me dëshirë dhe passion. Është diçka autentike e imja për të cilin harxhoj kohë dhe energji, rezultatin e të cilit e shoh. Lexohet prej një numri mjaft të madh të njerëzve, dhe marr shuuumë feedback prej tij. Dhe fakti që vetëm një person mund ta lexojë e të ndjehet mirë pas, për mua mjafton.

62121727699bef8fe58e8cd5961230db

Unë nuk shkruaj në blog për të reklamuar atë që unë bëj, për t’u dukur shumë shpirtmirë apo shumë e mençur. Secili person ka dëshirë ta përfaqësoje vetën më së miri në shoqëri, por fakti që në fund të fundit të gjithë i kemi problemet tona dhe no one actually gives a fuck about you and what you do, e bën që sado që poston ditë e natë gjëra interesante dhe e tregon se sa i suksesshëm e interesant je, në fund të fundit askujt nuk i intereson.

Megjithatë, mund ta shikojmë anën e mirë të kësaj dukurie. Sado që askujt nuk i intereson se SA i suksesshëm je apo se SA shumë gjëra bën në jetë, prapë ka diçka që mundemi me e nda me njëri tjetrin, me i ndihmu njëri tjetrit dhe me u solidarizu për çështje të ndryshme. Interneti dhe mediat sociale kanë shumë anë negative, por fakti që jemi kaq afër njerëzve anëmbanë botës i ka edhe anët pozitive, dhe një prej tyre është që e kemi kuptu se në fund të fundit të gjithë jemi të njejtë, të gjithë kemi probleme, të gjithë i kalojmë pakashumë gjërat e njejta, dhe askush nuk është perfekt.

14e1645a31360c5eebdaac7d9c458131

Për këtë unë shkruaj kaq shumë, kaq gjatë. Sepse (për mua), nuk është aq interesante me e reklamu që bën diçka. Nëse veç jam tip ekspresiv dhe kam dëshirë me i tregu tjetërkujt se me çka po merrem, atëherë të paktën mundohna me tregu edhe se si dhe pse e bëj atë gjë, dhe se çfarë unë kam mësuar nga ajo. Unë kam ndjekur plotë accounts në internet që kanë vrapuar, kanë studiu në universitetet më prestigjioze, kanë lexuar, janë zgjuar herët; dhe po, u kam lakmuar, kam tentuar të jem si ata, por gjithmonë kam hequr dorë sepse kam mendu se çka ata bëjnë është e jashtëzakonshme, dhe unë kurrë nuk do të mund të jem si ata.

80c14757f62d188388bcb438e91e2a9f

Vetëm pasi kam fillu mos me u krahasu me këta persona, me marr iniciativa me këto kushte që i kam, mos me e krahasu kapitullin 8908 të dikujt me kapitullin 1 të timen, e kam kuptu që ata nuk kanë asgjë të veçantë por thjesht marrin iniciativa dhe punojnë për ato që i bëjnë. Për këtë, momentin që e kam parë që kam ardhur tek një fazë më e mirë e jetës dhe se kam fillu me qenë e kënaqur me vetën, kam mendu me i shpërnda edhe me ndjekësit e mi këto gjëra, sepse besoj që ka plotë të tjerë që i kalojnë të njejtat faza si unë.

4deb0d0b1c13bf493a3b2c5b8417f683

Kjo pra është arsyeja që unë e kam blogun – me u solidarizu me të tjerët, me e çu zërin për tema që diskutohen me zë të vogël në shoqërinë shqiptare, me tregu se askush nuk është më i veçantë se tjetri, se mundemi me bo gjithçka që dëshirojmë, që lumturia vjen prej gjërave të vogla, që zhvillimi i vetës është shumë i rëndësishëm, që jeta është shumë e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar, që shëndeti fizik është shumë i rëndësishëm, dhe që në përgjithësi nuk mund të presim lumturinë nga të tjerët.

Unë nuk jam asgjë speciale, nuk kam asgjë speciale. Nuk është se ajo çka unë shkruaj është diçka e veçantë dhe se ato që i bëj unë janë diçka e jashtëzakonshme. Jam një vajzë 24 vjecare që jetoj në një qytet e shtet mjaft të pazhvilluar, me pak mundësi dhe të ardhme për të rinjët. Por, e kam kuptuar që më special është të nxjerrësh diçka nga asgjë, sesa të kesh shumë e të mos jesh i lumtur. Blogu im nuk e ka shpëtuar botën, e as nuk ka për ta bërë një gjë të tillë, por mendoj që nëse vetëm një person ka marr iniciativë prej diçkaje që unë kam shkru, për mua do të thotë shumë.

3ab6538e0c445f0b29935d3a718972c3

Kështu, e kom fillu blogun me mendimin që ky emocion i fillimit nuk ka me zgjatë shumë. Me mendimin që me siguri kom me i shkru tri blogposte dhe me lonë. Po edhe nëse e kisha bo, të paktën kom provu. Po nëse nuk e kisha provu, nuk kisha qenë këtu ku jam.Më besoni, kur them këtu ku jam, kam në mendje shumë gjëra. Në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ky blog më ka hapur shumë dyer. Nuk e keni idenë se si një gjë shumë e vogël e e thjeshtë që e bëni, mund t’ju hapë dyert për një gjë të cilën as nuk e keni imagjinuar. Me ja lëshu vendin një të moshuari në autobus, përpos që është gjest me kulturë e edukatë, mundet me qenë një mundësi për juve në të ardhmen. Ai person i moshuar mund të jetë punëdhënësi yt i ardhshëm. *shembull* Me punu vullnetarisht ndonjë punë, mund të ju drejtojë drejt një karriere që nuk e keni menduar kurrë më parë e shuuuumë e shumë raste e mundësi të tjera. Andaj, merrni sa më shumë mundësi prej jetës. Merrni sa më shumë iniciativa të ndryshme. Shfrytëzoni çdo mundësi që ju del përpara, e nëse nuk ju del, krijojini ato. Gjërat nuk ndodhin me llogari të thjeshta. Jeta nuk është matematikë. Andaj ëndërroni, punoni, provoni, dështoni, filloni prapë. Nxjerrni potencialin që keni prej vetës. Unë në të kaluarën kam pritu një hartim me shkru deri në fund, ndërsa tash shkruaj nga 4000 fjalë për artikull. Who knew?

6410e20226cc8c2e4fe9ab92a324921b

Nuk po i hi më thellë se si e kom fillu këtë blog, sepse nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që jam këtu sot, pas një viti, duke e shkruar blogpostin e 32-të. Që i kam njoftuar me dhjetëra njerëz të rinj përmes blogut. Që kam marr mesazhe të panumërta duke shkëmby storie me vajza të tjera shqiptare anë e mbanë botës. Që kam nxjerr nga vetja potencialin që nuk e kam ditur që e kam. Që kam mësuar prej shumë njerëzve për gjëra të ndryshme. Që kam mësuar se I matter.Everyone matters. Që sinqeriteti është më i rëndësishëm se perfeksioni. Se perfeksioni nuk ekziston. Se njerëzit e vlerësojnë edhe përbërjen. Se pamja fizike nuk është më e rëndësishmja. Se njerëzit të mbështesin për atë që ti bën. Se vajzat i mbështesin vajzat. Se zëri im/ynë mund të dëgjohet. Se fjalët kanë peshë të madhe. Se ende ka mirësi në botë.

Almonds, sorry for being too emotional, jom tepër ma funny në jetën e përditshme. 😀 😀 :D. Megjiatë, I have to: Falemnderit për çdo klikim që e keni bo. Nëse ende nuk kam përfitu asgjë konkrete nga ky blog, kam përfitu shumë më shumë në një mënyrë që as nuk e kam imagjinu. Falemnderit që keni qenë pjesë e rrugëtimit të Almondit. Falemnderit që më keni shkru fjalë aq të bukura, që më keni mbështetur, më keni inspiru. Falemnderit që e keni shpërnda faqen me të tjerët, dhe mbi të gjitha, falemnderit që e keni shpenzu kohën tuaj për me lexu atë që unë kam shkru.

Tash mbasi ju falemnderova, I need your help.:D *shqiptari s’e len pa u barazu* Edhe pse prapë nuk kam me pasë kohën e botës, kom me u mundu me postu tema të ndryshme të përditshme, por me i hi më shkurtë. Pasi që temat që i kam shtjellu ju kam hi deri në bazë, tash muj me vazhdu me shkru më sipërfaqësisht. Andaj, nëse keni dëshirë e kohë, kisha pasë deshirë me më shkru se për çfarë tema kishit pasë dëshirë që unë më shkru. Do të mundohem me e bo këtë blog më interaktiv, me më shumë foto e video dhe më pak tekst hehe :D. Mundeni me më shkru në çfarëdo rrjeti që gjindem apo në komentet poshtë.

Unë do të vazhdoj me i shtu botës: A little bit of everything…

Thank you Almonds. Nuk e di për lexuesit e blogjeve të tjera, po mendoj që ju jeni the best of the best and  most delicious and healthy and lovely and salty and sweet almonds EVUUUUUUUUUUUUR!

P. S.: Krejt krejt po më doket që të Enjten kom me postu një blogpost të ri e me tregu what I’ve been up to lately!!! < 3 ❤

BYE!

4e3d08a66741308277669e37cf712219

The Pursuit Of Happiness

Hello Almonds!

Fillimisht, dua t’ju falemnderohem të gjiiiiiiiiiiiithave/ëve që ma kanë lexu blog-postin e kaluar, që më keni shkru në lidhje me të dhe që e keni shpërnda. Kjo që e keni shpërnda ka rezultu që edhe disa non-Almonds për të cilët *kushtimisht* e kam shkru atë postim – me lexu atë, që i bie që i kom shti disa persona me lexu që ndoshta nuk e kanë bërë këtë gjë prej klasës së 6-të. #proud #yourewelcomemësuEse. Këtë radhë kom vendosë me shkru për një temë që lidhet me të gjiiiitha temat për të cilat kom shkru më herët: Lumturinë. Natyrisht që lumturia është një temë teeeeepër super e gjërë, dhe njëkohësisht shuuuuumë subjektive. Por ky blog gjithmonë paraqet mendimet e mija për çështje të ndryshme, dhe asnjëherë nuk them se unë e kam mirë apo që duhet menduar/vepruar si unë. Thjesht, mundohem me paraqitë mendime apo informata sa më racionale prej anës sime, e aty këtu edhe ta gjeni vetën apo të gjeni diçka që mund t’ju interesojë.

Okaaaay: Lumturia. Lumturia, siç e dijmë është gjëja të cilën e kërkojmë gjithë jetën, e ndjekim gjithë jetën, mundohemi me arrit gjithë jetën, por nëse e mendojmë mirë, nuk e dijmë as se në cilin moment e ndjejmë me të vërtetë. A është një ëmbëlsirë që e hamë? A është një bluzë që e blejmë? A është lidhja në të cilen jemi? A është një sukses që e kemi arritë? A është paraja që e fitojmë? Me mendu mirë (sipas meje, natyrisht), lumturia nuk është asgjë e cila arrihet me mund apo pa mund; që ndodhë një herë dhe pastaj përfundon. Nëse e ndjekim lumturinë pas një qëllimi, gjithmonë kemi me u frikësu se çfarë vjen pas tij. Nëse lumturia është tek paraja, dihet që kemi me kërku më shumë. Nëse fshihet pas famës, është në duar të tjetërkujt. Andaj Almonds, çka është lumturia?

Unë i kam 24 vite dhe jam nisë për 25, dhe këto 2-3 vitet e fundit jam më mirë emocionalisht se që kam qenë ndonjëherë. Në përgjithësi jam tip stabil, sepse nuk pres shumë prej jetës dhe nuk i hi “fellit” (fellë=thellë), por ja që ka diçka pse kohëve të fundit ndjehem më e lumtur. A është paraja? – Jo, sepse nuk jam në gjendje më të mirë financiare se që kam qenë, përkundrazi. A është suksesi?  – Ka pasë momente që kam qenë edhe më e suksesshme. A është që jam në një ambient super interesant? Jo, Peja vetëm se të shtin edhe më shumë në depresion. Por, e kam analizuar mirë dhe e kam shtjellu edhe me të tjerë, dhe e kam kuptu se ajo çka më bën mua (personalisht) të lumtur, në mënyrë konsistente, është ndjenja e produktivitetit, dhe të kesh një RUTINË të mirë. Me i vlerësu gjërat e vogla, me arrit suksese kohë pas kohe, me bo gjëra më interesante kohë pas kohe, e rrjedhimisht pothuajse çdo natë me ra me flejtë me ndjenjën se edhe kjo ditë ka pasur kuptim.

Me siguri e keni dëgjuar shpesh që lumturia vjen nga brenda; nga produktiviteti ynë, nga gjërat që i krijojmë, nga ajo që i japim vetës apo rrethit tonë. Nuk po them se edhe të kesh para, famë, sukses; të dukesh e të vishesh bukur – nuk janë gjëra që të japin kënaqësi. Thjesht mendoj që të jetosh për këto gjëra është e pakuptimtë, sepse në fund të fundit nuk kanë asnjë vlerë mbi qenien tonë. Jo, nuk kanë. E kam thënë edhe më herët: Paraja zgjidhë problem, por nuk është zgjidhja e problemit. Pra, të lehtëson shumë gjëra, por në fund të fundit nëse ke ndonjë problem të vërtetë – shëndetësor, mendor, familjar, në lidhje apo të tjera, nuk mund të bëjë asgjë. Nuk po them se jam anti-para. Po, kam dëshirë me punu, me pasë sukses dhe nëse fitoj më shumë, pse jo. Por thjesht, nuk e lejoj me më definu paraja e asnjë objekt tjetër.

Kthehemi tek ‘rutina e mirë’: Nëse e mendojmë fjalën rutinë, të gjithë të thonë me u largu prej saj, sepse është gjëja që t’a shkatërron kreativitetin dhe lumturinë në përgjithësi. Dikush të këshillon me i ikë rutinës – me ble një biletë e me shku në fund të botës. Tjetri të thotë me lëshu punën dhe me shku me ndjek ëndrrën e me provu skydiving. Por, ne e dijmë që në jetën reale nuk mundesh bash me i ndjek ëndrrat apo me u bo aq spontan kur ke fatura për të paguuar, familje me të cilën je e lidhur dhe obligime të tjera që thjesht të duhet me i kry. Andaj, mendoj që deri në një pikë, këto fjalë janë bullshit.

Rutina është një gjë e pashmangshme e jetës. Sado që je person interesant, spontan; sado që ke para apo mundësi, ka me ardhë një moment që ajo që ti ke dhe e bën, të bëhet rutinë. Edhe milionerët e kanë rutinë me udhëtu me aeroplan privat, me ble çkado që ju del përpara e me pasë jetë luksoze. Rrjedhimisht, edhe për ta kjo rutinë në një fazë ka me iu bo bajat, sepse për çdo njësi shtesë të konsumuar të një produkti/shërbimi, kënaqësia margjinale ulet (economics 101). Andaj, nëse nuk e gjen një gjë që ty të bën me u ndi efficient e me vlerësu jetën, edhe nëse i ke të gjitha paratë e botës, një një moment apo tjetrën, ke me u ndi e/i pavlerë.

Për këtë, unë nuk jam anti-rutinë. Por për ta dashur rutinën, duhet ta kesh një rutinë që të pëlqen. Një rutinë të strukturuar, ku ja nxjerr maksimumin çdo dite, e herë pas here edhe pushon prej saj. Rutinë ku i vë vetës qëllime dhe ëndrra, dhe bashkë me atë rutinë punon për t’i arritur ato qëllime e ëndrra. Rutinë me të cilën ndjehesh produktiv, e i japë një kuptim çdo dite – çfaredo. Nëse sot qëllimi yt ka qenë me i palu të gjitha dollapat, prapë ka pasë kuptim. : )

Jeta nuk është vijë e drejtë. Është me plot ngjarje, të pritura e të papritura, me shqetësime e edhe me momente shumë të bukura. Por brenda këtyre momenteve shumë të bukura, është ajo pjesa e jetës të cilën nuk kemi çare pa e bo – me u zgju pre gjumit, me u bo gati për çfarëdo lloj aktiviteti që e kemi, me ngrënë, me mësu apo punu, me u taku me njerëz të ndryshëm, me bo punë shtëpie, me flejtë. Dhe nëse këto nuk i bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kemi me mujtë as me i vlerësu ato momentet e veçanta e të bukura, e as me i ballafaqu ato të rëndat. Andaj almonds, për këtë, viteve të fundit jam mundu në maksimum me e rregullu rutinën. Me e pasë një rend ditor që nuk më jap stres, që më bën me u ndi mirë e produktive, dhe që më bën me i vlerësu edhe të jashtëzakonshmet e me i përballu të papriturat.

Pjesa më e madhe e jetës është kujtime ose plane për të ardhmen, ndërsa çka tepron është e tashmja, gjendja momentale. Natyrisht që nuk preferoj me u koncentru në të kaluarën, por kujtimet janë ato që na mbajnë gjallë, andaj mundohem me kriju momente të bukura të cilat do t’i kem në kujtime (të vështirat nuk i mbajmë në mend hihi). Në anën tjetër, dëshiroj që të bëj plane, për t’i japur një kuptim jetës. Për të pasur një qëllim për të jetuar. Por, e tashmja është e vetmja gjë që e kemi në dorë. Dhe për të dyja që i përmenda, vetën në të tashmën mund të punojmë për t’i arritur qëllimet dhe për të krijuar kujtime të bukura. Andaj, për mua, jeta e ka pakashumë këtë formë:

11

E kaluara ka momente të bukura, të vështira e neutrale, por kur e kujtojmë, gjithmonë i mbajmë në mend vetëm të mirat, ndërsa vështirësitë vetëm se e dijmë që i kemi kalu. E tashmja është më e shkurta por më stresuesja, sepse na duhet të veprojmë dhe të marrim vendime. E ardhmja është gjithmonë plot shpresë, dhe dihet se është me batica dhe zbatica (cheesy, i know :D).

Pasi që e tashmja është më e shkurta, unë zgjohem herët. Poashtu, e bëj edhe për të bërë një gjumë më të mirë, për t’u mos u ndjerë e këputur, për të qenë deshmitare e lindjes së diellit, për t’a ndjerë freskinë e mëngjesit, për t’ia filluar ditën mbarë, për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që e ardhmja vjen shpejt, unë e planifikoj ditën, javën, muajin; për të pasur një pamje më të qartë të jetës sime. Për të pasur plane e qëllime për të cilat do t’punoj. Për t’ja zgjatur vetës kënaqësitë e jetës. Për të pasur çka të rrethoj kur t’i kryej obligimet. Për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që jeta është koleksion i gjërave të vogla, unë shkoj me pi kafe herët në mëngjes, para punës. Për të kthejllur mendjen. Për t’u takuar me miq. Për të qeshur që në mëngjes. Për t’ja ditur vlerën secilit moment. Për t’a vlerësuar edhe më shumë punën. Për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që asgjë në jetë nuk është falas, unë punoj. Për t’ja ditur vlerën pushimit. Për të pasur strukturë të ditës. Për të krijuar diçka. Për t’i japur vlerë vetës dhe punës që e bëj. Për t’u shpërblyer. Për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që shëndeti është mbi të gjitha, unë ushtroj, vrapoj. Për t’a vlerësuar shëndetin tim. Për t’a vlerësuar çdo frymë që mezi e marr gjatë vrapimit. Për t’u lidhur me vetën, me mendimet e mija, me natyrën. Për t’a vlerësuar dushin që e bëj, ushqimin që e ha, ujin që e pij, gjumin që e bëj. Për të qenë e lumtur.

Të gjitha këto që i përmenda, janë gjëra që të gjithë mund t’i bëjmë. Janë falas (që na i ka dhënë Zoti, natyrisht). Janë gjëra që varen vetëm nga ne, dhe i bëjmë përvete. Janë gjëra që mund t’i bëjmë çdo ditë, deri sa të kemi fuqi e shëndet. Janë gjëra që ndodhin në mes të atyre momenteve më të jashtëzakonshme e më të veçanta. Janë gjëra në të cilat kthehemi kur përfundon luksi dhe e jashtëzakonshmja.

Nuk ka pushim që zgjatë përgjithmonë, nuk ka shëtitje që zgjatë përgjithmonë, dhe nuk ka kënaqësi që zgjatë përgjithmonë. Për atë, është tepër esenciale me kriju një atmosferë ku ndjehesh mirë edhe kur je në shtëpi, vetëm, pa asnjë stimulues. Për mua, lumturia është shumë gjëra. Lumturia është një lindje e diellit. Lumturia është një kafe e mirë. Lumturia është një dush i nxehtë kur je e djersitur. Lumturia është një vrapim i përfunduar. Lumturia është planifikim i një shëtitje. Lumturia është një shëtitje me prindër, me të dashurin, me miq. Lumturia është me i bo dikujt dhuratë. Lumturia është me ble biletë për diku. Lumturia është me t’u shpërbly mundi. Lumturia është me fitu në lojë spërblyese. Lumturia është me ble biçikletë. Lumturia është me mbaru një ëmbëlsirë. Lumturia është me i ndërru rrobat e dimrit me të verës. Lumturia është çarshafat e pastërta. Lumturia është ndërrimi i orës. Lumturia është lulja e parë e pranverës. Lumturia është me gjetë prapë një produkt i cili është zhdukur prej prodhimit. Lumturia është me i vënë vetës qëllime, dhe me i arrit ato. Lumturia është me ra me fjetë dhe me u gëzu për të nesërmen.

Lumturia është në gjërat e “vogla”

Lumturi eshte me qenë falemnderues për atë që ke dhe je.

Lumturia je vetë ti dhe askush tjetër, asgjë tjetër.

Vetëm ti.

Bye my Happy Almonds. 🙂 < 3

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.