What to read if you don’t read

Në kohët e internetit është më lehtë se kurrë me qenë i informuar, me pasuru trurin me dituri, me marr dituri nga burime të ndryshme dhe me qenë i gjithanshëm. Interneti ka shumë aspekte negative në vete, por si çdo gjë tjetër në botë, i ka edhe anët e mira. Dhe në kontekstin e mësimnxënies, ka SHUMË të mira.


Me lexu libra na bën më të mençur. Pikë. Libri të informon, të pasuron me dituri, eksperienca, pikëpamje nga njerëz të ndryshëm rreth botës, të mëson për histori, kulturë, art, shkencë – pra na zhvillon në intelekt dhe na zgjeron mendjen. Megjithatë, kohëve të fundit është duke u lexuar mjaft pak nga të rinjtë, por kjo nuk do të thotë që ata janë krejtësisht të painformuar rreth gjërave të ndryshme të jetës dhe ngjarjeve që po ndodhin rreth Botës. Kjo, sepse ata në vend të librave ndoshta po lexojnë diçka tjetër. And that’s fine.


Më herët kam shkru një blog se si t’i lexojmë 12 libra në vit. Siç e kam cekë, unë nuk jam prej atyre lexuesve high high që i lexojnë rreth 52 libra në vit, por gati asnjëherë nuk qëndroj pa e pasur një libër në proces të leximit. Por, ka prej njerëzve që nuk e lexojnë as një libër në muaj, dhe për këtë ata kanë arsye të ndryshme dhe unë i kuptoj (sepse më ka ndodhë edhe mua). Me lexu romane/novela të merr mjaft kohë, sidomos atyre që janë në studime apo që janë duke u përgaditë për ndonjë test, sepse ju jap një ndjenjë të keqe që në vend të kohës së humbur duke lexuar novela, mund të ishin duke lexu material shkollor.

Poashtu, librat që lexohen për qejf duhet të kryhen me një frymë. Pra kur fillojmë të lexojmë, thellohemi në libër, i lexojmë diku 150 faqe në ditë dhe e përfundojmë atë për më pak se tri ditë. Por ky lloj leximi me një frymë t’i merr përafërsisht 4 orë në ditë. Dhe 4 orë në ditë, me angazhimet e ditëve të sotme është vështirë me i gjetë të lira. Andaj, në vend se të fillojmë një libër 400 faqe ku 150 shkojnë vetëm në hyrje, në 150 të tjera zhvillohet ngjarja dhe në 100 të fundit mbyllen ngjarjet, mund të lexojmë gjëra të tjera – tregime të shkurta, ese, blogje, artikuj të ndryshëm që kanë përbërje të mjaftueshme për me na bo me u ndi mirë, me na mësu gjëra të reja dhe të cilat mund t’i përfundojmë në pak minuta.

Kam pasë kërkesë edhe nga lexuesit e blogut tim për me ju sugjeru ndonjë libër, website, blog, vlog apo çfarëdo forme tjetër të mediumit që MUA më inspiron në një mënyrë apo tjetrën. Pasi e kapërcyem njëherë idenë e të lexuarit libra, në këtë postim do të shkruaj për disa website që unë i vizitoj kohë pas kohe ku lexoj artikuj të ndryshëm që më informojnë, inspirojnë, motivojnë apo thjesht më bëjnë me u ndi mirë. Ndonjëherë ndoshta as nuk më japin kurrfarë ndjenje, por çfaredo qoftë një shkrim, diçka pa mësu prej tij s’është qare.

Ndonjëherë këto shkrime i lexoj në mëngjes, duke pirë kafe në shtëpi, ndonjëherë në punë kur du me ndërru ritmin e punës, në kafene nëse jam vetëm, në autobus, kur jam duke e pritur dikë apo kudo tjetër. Është formë shumë e përshtatshme e leximit, të argëton dhe njëkohësisht të bën edhe më të përgaditur për bisedën, diskutimin apo debatin e radhës me të tjerë. Poashtu, ka shumë edhe prej atyre artikujve apo shkrimeve që të bëjnë me kuptu që nuk je vetëm, që edhe shumë të tjerë janë duke hasur probleme të ngjashme me të tuat dhe në përgjithësi e gjen vetën në mendime dhe pikëpamje të njerëzve në anën tjetër të botës.

027ca514b8d0413831931ac93166e957--scott-fitzgerald-quotes-life-book

Kështu, po i ndaj me ju 11 nga websitet/blogjet që i kam për qejf e me siguri jom duke i harru plot’ të tjera. Nëse keni ndonjë sugjerim për ndonjë website që jam duke e humbë, ju lutem më tregoni. Sharing = Caring. 🙂 ❤

 

 

  1. TheSKIMM

theskimm

Dëshironi të dini se çka po ndodhë në botë, t’i keni të gjitha lajmet të paraqitura në një vend, kompakt, të shpjeguara, me një stil shkrimi sarkastik por të besueshëm? The Skimm is da answer! The Skimm është një newsletter që të vjen çdo ditë në e-mailin tuaj (pasi të regjistroheni), dhe të japë mundësinë me u bo një person më i informaur rreth ngjarjeve që ndodhin në botë çdo ditë, vetëm me një lexim rreth 5 minutësh. Në këtë newsletter i ke të vendosura të gjitha lajmet kryesore të fundit me një swag të paparë dhe me sqarime për secilën temë të diskutuar. The Skimm është themeluar nga dy vajza rreth të njëzetave (asokohe), qëllimi i të cilave ka qenë me i bo lajmet sa më interesante dhe lehtë të arritshme për të gjithë. TheSkimm janë edhe në rrjete sociale, dhe instagram accountin e kanë a winner (superfun). Jam shumë veri hepi të jem një SkimBassador-e e re dhe ta ndaj këtë website me ju. Seriozisht, më kall. Klikoni këtu për tu regjistruar.

2. Waitbutwhy

wbw

Mmmmgg, one of my faves. Waitbutwhy është një blog/website i themeluar nga Tim Urban, i cili shkruan blogje të gjaaaaaaaata, të gjëëëëëëra e të theeeeella (a thu pse my favorite) rreth temave të ndryshme si Elon Musk (seriozisht, Elon Musk është një topic i veçantë për të dhe pastaj Elon e ka thirr njëherë në telefon për ta bërë bashkarisht një blogpost të gjërë rreth tij dhe gjërave që i bën ai); analiza të ndryshme rreth shpenzimit të kohës, lidhjeve; tema të tjera shkencore si inteligjenca artificiale e të tjera , dhe çkado që lexoj prej tij e ndjej. :D. Shkrimet e tij dijnë të jenë super të thella por aq simpatike e kualitative (ka studiu në Harvard :D), saqë tepër tepër ma ndreq tripin kur i lexoj (mos të flas për ilustrimet super extra të postimeve). Mësoni gjëra të ndryshme prej luftes në Irak (pranoni që se keni bash të qartë as pse ka fillu) e deri tek vizita  e tij në Korenë Veriore, e deeeeeeeri tek “Pse disa njerëz vanohen gjithmonë” etj. Thjesht, më kall. S’ka përse.

3. Medium.com

medium.PNG

Medium është platformë online e publikimit të artikujve, ku njerëz të ndryshëm amaterë apo edhe profesionalë shkruajn artikuj, lajme, blogje ekskluzive e të tjera. Mund të gjeni autorë që shkruajnë për tema prej më të ndryshmeve – duke filluar prej self-help, depresionit, lajmeve të fundit, lidhjeve; mund të gjeni poezi, analiza e çfarëdo tjetër që njeriu mund të mendojë e dora e tij të shkruajë. Pasi të regjistroheni (edhe pse mund të lexoni artikuj edhe pa u regjistruar), mund të zgjedhni temat që juve ju interesojnë dhe pastaj Medium.com do t’i përzgjedhë autorët e Medium-it të cilët pakashumë shkruajn rreth atyre temave. Pas një kohe me ndihmën e algoritmave, do t’u paraqiten përpara shkrimet që për juve janë me interes apo që mund t’ju pëlqejnë. Një nga autorët e mi të preferuar që shkruan shumë rreth temës self-help është Benjamin Hardy, shkrimet e të cilit nganjëherë mund të tingëllojnë si klishe por të cilët më kanë ndihmuar shumë shpesh për motivim dhe efiçencë në punë.

4. The Artidote

thearthidote

Tashmë besoj që shumica që jeni në Facebook, Instagram apo Twitter keni dëgju për këtë faqe, që është një lloj arkive e postimeve të përbëra prej një shkrimi dhe një ilustrimi, qëllimi i të cilëve zakonisht është t’i qetësojë njerëzit që kanë probleme me depresion, ankth e shqetësime; dhe në përgjithësi që janë duke u përballur me probleme të zakonshme që të rinjtë i hasin – me lidhje, me familje, me kulturën e vendit të tyre, komunitetin, shoqërinë, shkollën e shumë të tjera. Është hapur për qëllim të diskutimit të mendimeve të vështira përmes artit. Me vetëm 20 sekonda lexim, mua shpesh arrijnë me ma ndreq disponimin disa vargje aq të bukura e të thjeshta, të cilat shpesh prekin pikërisht gjendjen apo mendimet që i kam në ato momente.

5. BrainPickings

brainpickings.PNG

BrainPickings është një blog/website që shkruhet nga Maria Popova, me plot’ shkrime në kulturë, art, libra, filozofi, shkencë, psikologji, dizajn, histori, politikë e tema të tjera eklektike. Të gjithë artikujt janë të shkruar me kujdes për ta pasuruar mendjen tonë me ide të thella e të pasura e me impakt rreth të gjitha temave të lartpërmendura dhe jo vetëm. Çdo shkrim që e lexoj më bën me u ndi sikur po e lexoj një libër klasik (të shkurtër) por të shkruar në vitin 2017. I just love it. < 3 .

6. Girlboss.com 

girlboss

Girlboss Media është themeluar për vajza/gra për ta ridefinuar suksesin në mënyren e tyre. Me këtë website ato (autoret e artikujve) informojnë, argëtojnë dhe inspirojnë gratë për vepra përmes përbërjes dhe eksperiencave që ato i krijojnë. Ekzistojnë artikuj të panumërt të sukseseve, inspirimit dhe motivimit rreth temave si puna, paraja, lidhjet, bukuria, mirëqenia, stili i jetesës e të tjera. Është super fun, sepse mëson shumë gjëra që nuk i ke ditë dhe e dëgjon zërin e shumë grave nëpër botë ndaj problemeve dhe mundësive me të cilat ato përballen për të qenë të suksesshme. Poashtu dizajnin e kanë super chic.

Ja vlen me i dëgju edhe podcasts që i lansojnë çdo të Mërkure: GirlbossRadio – ku mundeni me dëgju storie të grave të suksesshme në biznes apo fusha të tjera dhe se si kanë arritur deri aty ku janë. Është super nice me dëgju podcasts në përgjithësi, sepse nëse i keni duart (apo sytë) e zëna (p.sh. në fitness), mundeni me i dëgju këto storie prej të cilave mësoni shumë dhe e perfeksiononi gjuhën angleze.

7. NOUNOU.al

nonou

DA BESTTTTTT. #grlpwr4life. Nëse ju pelqen blogu im,por ju duket që postoj rrallë apo që postoj vetëm një lloj të shkrimit (sepse jam një person, i njejti gjithmonë:D), apo thjesht dëshironi që të lexoni edhe blogje të tjera të të njejtës natyrë në gjuhën shqipe, atëherë në NouNou keni me gjetë me dhjetëra të tilla të temave të ndryshme si ushqim, modë, self-help, e të tjera. Të gjitha NouNou-t e kanë stilin e tyre të të shkruarit, dhe varësisht prej shijës tuaj mundeni me gjetë materialin që juve ju pëlqen. Ose thjesht t’i lexoni të gjitha! (P.S. – edhe unë jam një NouNou hihihi!!).

8. Marinabook

marinabook.PNG

MarinaBook është blog i këngëtares Marina Diamandis (Marina & the Diamonds), e cila blogun e ka filluar kur ka bërë pushim prej këndimit, pasiqë ka hasur në disa vështirësi me depresion dhe ankthe. Në këtë blog ajo shkruan në përgjithësi për tema psikologjike, shoqërore e filozofike, por janë të thurura shumë bukur dhe në përgjithësi i shijoj shumë shkrimet e saj.

9. FjollaSays

fjollasays.PNG

FjollaSays është blogu personal i shoqes sime Fjolla Kondirolli [Cornell MPA (u dufta me cekë:D)],  e cila është një vajzë super cool, intelegjente, e mirëinformuar, e lexueshme, feministe e të tjera. (Op, s’ka përse Fjolla 😀). Në këtë blog ajo shkruan për tema të ndryshme si feminizmi, librat, motivimi, depresioni, fitnessi; për përvojat e ndryshme rreth të jetuarit në Amerikë e shuuumë të tjera. Më pelqejnë postimet e saja sepse janë shumë kompakte, dhe me jo aq shumë fjalë i përmbledh të gjitha ato që ka për me i thënë rreth gjërave të caktuara (e që është një gjë mjaft e vështirë). Poashtu më pëlqen këndvështrimi i saj në shumicën e temave. #jopseekomshoqePoPërnime #grlpwr4lifepart2

10. Refinery29

refinery.PNG

Refinery29 është kompani e medias digjitale dhe e argëtimit që fokusohet në gra të reja. Ky brend prodhon artikuj dhe video, live evente, material të shpërndarshëm në të gjitha platformat në internet e që mbulon kategori të ndryshme prej modës, argëtimit, shëndetit, teknologjisë, ushqimit, karrierës, politikës etj. Është pakashumë si GirlBoss, por me përbërje edhe më të gjërë. Cheesy, but nice.

11. Thought Catalog

thought cata.PNG

Thought Catalog  është website me artikuj të llojllojshëm rreth çështjeve të ndryshme, një lloj reviste digjitale për të rinjët. I ka autorët (featured) të cilët shkruajn rregullisht, dhe autorë të tjerë të cilët dëshirojnë që t’i ndajnë mendimet e tyre me të tjerë. Nuk e vizitoj rregullisht këtë faqe, por aty këtu gjej shkrime bukur të artikuluara, shkrime këto të cilat sidomos për adoleshentët mund të jenë shumë relating.

 

Këto pra ishin disa prej platformave/webfaqeve/blogjeve (përveç rrjeteve sociale dhe faqeve të lajmeve) të cilët i vizitoj e i lexoj për të marr informata, mendime dhe opinione të njerëzve të ndryshëm në botë sepse siç ka thënë edhe Martin Luther King Jr.: “Nothing in all the world is more dangerous than sincere ignorance and conscientious stupidity.” Unë besoj që ka shuuuumë njerëz inteligjentë në vendin tonë, njerëz me shumë potencial për të përparuar, për ta zhvilluar vendin tonë dhe për t’u zhvilluar personalisht në aspekte të ndryshme. Por për ta zhvilluar një vend, duhet ta zhvillojmë mendjen tone. Dhe kjo vjen kryesisht përmes shkollimit apo punës, leximit dhe informimit. Nuk mundemi me i injoru gjërat që ndodhin rreth neve dhe është mirë me pasë sado pak njohuri rreth ngjarjeve ditore në vend e në botë; rreth kulturës, literaturës, artit, politikës e të tjera. Në ditët e sotme ëshë më lehtë se kurrë me u qasë në informata, në dituri, njohuri dhe eksperienca. Natyrisht që web-sitet që unë i shpërndava janë larg librave, larg gazetave profesionale, larg platformave serioze të lajmeve, megjithatë është mirë me fillu diku. Kudo.

 

ByeAlmonds. < 3

 

4 mendim te “What to read if you don’t read”

  1. Hii! First of all, u are doing really good job 🙂
    Do ta rekomandoj nje faqe /(me duket eshte edhe aplikacion per telefon) called: ISSUU or like a link ” https://issuu.com/ ” , eshte Digital Publishing Platform, permban shume kategori si magazina, libra e shume te tjera.
    Enjoy, all the best 🙂

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s