Bloggin’ in the time of Corona… Episode II

Days of quarantine, social (media) distancing & other stories

Heeeellooo Almonds dhe civilë – non-almonds që i keni shterr të gjitha mundësitë e argëtimit dhe keni përfundu në blogun tim; that’s okay, welcome :D!

Nëse jeni duke e lexu këtë blog, do të thotë që you’ve made it – zyrtarisht i kemi kaluar 40 ditë (e kam planifiku me postu blogun të Mërkuren – blame the free time), që është edhe vetë kuptimi i fjalës Quarantine – quaranta që do të thotë 40. Edhe pse ende janë në fuqi vendime me masa të ndryshme që i ka vënë qeveria e vendit tonë dhe të gjitha vendeve anembanë botës, dhe nuk dihet deri kur kanë me zgjatë, besoj që e kemi kaluar atë pjesën ma të madhe e ma të vështirë të gjithë këtij izolimi e sakrifice, dhe mund të them që kemi bo mjaft punë të madhe dhe jemi adaptu mjaft mirë e shpejt, duke e pasë parasysh që ka qenë një gjë e paprecedentë për gati të gjithë ne, dhe poashtu na ka ndërruar jetën të gjithëve brenda natës. Pra, bravo të gjithëve (dhe mua, obvi :D)!

Untitled-1

Ky blog-post është ‘episoda’ e dytë e kësaj serie postimesh, ku para një muaj e gjysë, diku 3 ditë pasi kemi fillu izolimin nëpër shtëpia, e kam shkru një blogpost për atë se si unë e kam konceptu gjithë këtë punën e coronavirusit e të izolimit (apriori), si kam mendu që ka me më shërby i gjithë ky ndryshim në të përditshmen time (e të tjerëve), dhe pakashumë çka mundemi me bo gjatë këtyre ditëve të izolimit. Tash, pas 40 ditëve, po shkruaj më shumë se si në të vërtetë ky izolim ka ndikuar në mua, si po e shoh unë që mund të ndikojë tek njerëzit, çka në të vërtetë kam reflektu gjatë kësaj kohe, çka kam bo gjatë kësaj kohe e storie të tjera. Nuk është se e kam pasë një plan të përpiktë se çka du me shkru në këtë blogpost, megjithatë i kam mendu disa korniza brenda të cilëve do t’mundohem me qendru, dhe në këtë mënyrë me i strukturu mendimet që i kam pasë të shpërndara nëpër mendje gjatë gjithë kësaj kohe. Këtë postim e kam nda në dy pjesë (të dyja gjinden këtu), vetëm me pasë ma të lehtë me navigu dhe me bo pushim (ose me lonë n’gjysë :D) nëse ju duket shumë i gjatë apo i mërzitshëm.

I.

Isolation towards reflection

Disa ditë pasi kemi hyrë në fazën e vetë-izolimit, përveç që ja kam vënë vetës disa detyra të vogla që muj me i kry gjatë kësaj periudhe, e kam bo edhe një miniplan për self-care të cilit do të mundohesha me ju përmbajt, vetëm sa me pasë një lloj kornize që me ditë çfarë dite është dhe çka mundem me bo atë ditë. Asgjë e komplikuar; në një kalendar të vizatuar me dorë i kam vënë ditët e javës dhe në to kam shkru detyra të vogla të thjeshta në ditë të ndryshme, prej asaj se kur me i ndërru qarshafat, kur me e fshi dhomën, kur me i hekë vetullat e deri tek kur me i la flokët e të tjera. Përveç kësaj, çdo mëngjes e kam bo një miniplan se çka kom me bo atë ditë, ku kryesisht çdo dite ja kam caktu një ‘principal task’ – që do të ishtë detyra kryesore atë ditë, dhe detyra të tjera të vogla që e kam bo një plan me i përsëritë çdo ditë – shembull, me lexu, me dalë me vrapu apo me ecë, me ushtru pak ose me stretch, me punu në një research e të tjera.  Për këto kam shkru më gjërë poshtë tek pjesa e agjendës dhe planifikimit të ditës. Përveç këtyre, vendosa me fillu me shkru në ditar të jetës, një gjë shumë e pazakontë për mua duke e marr parasysh që nuk kam mbajtë një të tillë prej klasës së 7-të.

Arsyeja pse nuk mbaj ditar të jetës është se jam një person më shumë ekzekutiv, dhe me qejf e vullnet mundem veç me shkru plane e obligime/tasks të cilëve do t’mundohem t’u përmbahem dhe në fund i cross off the list. Në të kundërten, ditari i jetës më duket vetë sikur obligim, dhe e di që s’do të ishte një gjë e qëndrueshme që do e praktikoja për kohë më të gjatë. Sidoqoftë, shpesh më ndodhë me shkru ndjenja momentale diku nëpër skaje të agjendës, dhe ndonjëherë kur kthehem nëpër këto faqe dhe i shoh këto shkrime, përveç që reflektoj në to, më vjen mirë që e kam dokumentu një gjë të tillë sepse më ndihmon edhe me pa se ku jam sot e ku kam qenë atëherë. Për këtë arsye, dhe për faktin që këto kohë që po i kalojmë janë super të veçanta, mendoj që është një mundësi ideale për me i shpreh e shkru ndjenjat dhe mendimet që i kemi nëpër kokë, sepse edhe pse të gjithë kemi me i kujtu këto kohë për shumë gjatë, me siguri kemi me harru pjesën më të madhe se si jemi ndi, sepse kjo është çka njeri bën… harron. Rrjedhimisht, kam dashtë me mbajt track të këtyre ndjenjave e mendimeve të mija dhe me reflektu në to kurdo që do t’i lexoj, e mos me i harru vështirësitë, pasigurinë dhe konfuzionin që e kemi përjetu në këtë periudhë, sepse prapë, njeriu ka tendencë me i harru ato dhe prapë me gjetë pakënaqësi në normalitet e liri, edhe pse krejt çka duam sot janë normaliteti dhe liria.

Edhe pse nuk është që s’kam përvojë në të shkruarit e të përshkruarit të asaj se çka mendoj e ndjej (hiç ma larg duke e marr parasysh faktin që kam blog), kur fillova me shkru në ditar nuk e pata as idenë më të vogël se si po ndjehem, çka po mendoj dhe çka du me shkru. Andaj, thjesht e pyeta veten: Pranvera, qysh je ty u ndi në këtë sekond, dhe çka ki në mendje? Çka po të shqetëson e çka po të bën me u ndi mirë? Dhe kur fillova me shkru, shumë shpejt e kuptova që jom tejet e mbushur me energji negative, nervozë, shqetësim e ankth (edhe për shkak të #thattimeofthemonth dhe situatës politike në vend) dhe kuptova që kisha fillu aktivisht me i marr mbi supe të gjitha problemet e botës, me i absorbu thellë të gjitha lajmet negative që qarkullonin në media; më shqetësonin komentet (zakonisht palidhje) të njerëzve të ndryshëm për çështje të ndryshme (sidomos rreth pandemisë dhe izolimit), dhe konstant kisha tendencë me hy në internet e me e kontrollu numrin e të infektuarve e të vdekurve nga virusi në Kosovë dhe anembanë botës.

FEEE0-D65-9-E6-A-49-C2-81-FA-9-B468-E76-FCDE
Lloj i artikullit apo lajmit qe e kam injoru 😀

Pasi që e pashë që as vetë nuk po më pëlqen çka dhe si kom shkru dhe se si ju kom qasë gjithë kësaj situate, e kuptova që nëse vazhdoj me qasje të tillë kom me lujtë prej mendve pa mbërri me dalë n’dritë. Në një moment e paramendova nëse dikush kishte me e lexu ditarin tim dhe çfarë përshtypje të një njeriu super negativ e kisha lonë tek ai person, ku në fakt nuk jam person i tillë dhe nuk është pjesë e personalitetit tim. Kjo mënyrë e përceptimit, qasjes dhe përgjigjes ndaj kësaj situatë po më shkaktonte vetëm dëm, stres e ankth, dhe duhet pasë parasysh që nuk dihej dhe ende nuk dihet se edhe për sa kohë ka me zgjatë kjo situatë dhe çfarë pasoja ka me lënë tek ne. Përveç kësaj, kriza të tilla si kjo pandemi munden me u përsëritë gjatë jetës, e poashtu në përgjithësi kemi me u përball me sfida të ndryshme dhe vërshtirësi edhe në vazhdim, dhe duhemi me kuptu si individë, se nuk jemi ne ata që na duhet e mundemi me i marr të gjitha problemet mbi vete e me u mundu me ndryshu botën. Edhe pse jemi të rinjë me plot’ shpresë dhe vullnet, duhemi me u përball me realitetin dhe me faktin që shumë gjëra janë si janë dhe nuk mund t’i ndryshojmë; natyrisht që duhemi me u mundu me kontribu në ndryshimin dhe përmirësimin e tyre, por nuk duhemi me u shqetësu nëse nuk e shohim atë ndryshim menjëherë. Jo gjithçka varet nga ne; shpeshherë gjërat nuk janë në dorën tonë, dhe shqetësimi dhe preokupimi nuk ndihmojnë asgjë në këtë drejtim.

FB8-C6-FB3-7-B26-4-A9-E-8-C77-A07-F8-AA52-A3-C

Kështu, u ndala dhe fillova me analizu dhe me reflektu dhe ja pyeta vetës disa pyetje: Çka mundem unë, Pranvera, në këtë kohë të pandemisë e krizës në botë, me bo që me parandalu rritjen e përhapjes së virusit? Përgjigja e vetme ishte me pasë sa më pak kontakt me njerëz. Nuk jam mjeke andaj nuk kam aftësi me dalë e me shëru njerëz, keshtu që e vetmja gjë e mundur për me ‘kontribu’ në mospërhapje është që me u mundu me zvogëlu kontaktin me njerëz, gjë e cila në mënyrë më efikase arrihet duke qëndru në shtëpi. Pyetja tjetër: Nëse unë filloj me përcjell më pak statistika të të infektuarve, lajme super-negative (e të rrejshme shpeshherë), reagime e komente të njerëzve nëpër rrjete sociale (zakonisht ironike apo negative), a ka me ndiku kjo shpërfillje në rritjen/zvogëlimin e rasteve apo përmirësimin/përkeqësimin e gjendjes? Mmmmm, mendoj që jo. Nuk ka me ndiku as për të mirë e as për të keq në përgjithësi (tek situata). Pyetja e tretë apo më shumë si përfundim ishte se qysh muj me u mundu me u bo sa më produktive, me shfrytëzu sa më shumë kohën e me i ndje sa më shumë gjërat që i bëj, po në të njejtën kohë mos me ndje ankth nga ngjarjet që po më rrethojnë bashkë me mungesë të planeve, qëllimeve dhe aktiviteteve (të jashtme), që duke e komplementuar me pyetjet paraprake, dola tek përfundimi që do të bëj pushim nga rrjetet sociale (Instagrami dhe Facebooku), dhe do e zvogëloj në përgjithësi qasjen në internet. Zakonisht jam mjaft aktive në rrjete sociale, por ato asnjëherë nuk kanë hyrë mes meje dhe ekzekutimit të aktiviteteve duke e marr parasysh faktin që gjithmonë kanë ekzistuar këto ‘aktivitete’ (të përditshme të jetës). Me këtë ndryshim të gati të gjithë rutinës ditore, mendova që mundem me pasë tendencë me abuzu me këto platforma, dhe se as nuk do të shtoj vlerë tek të tjerët e as të tjerët nuk do të shtojnë vlerë tek unë, pasiqë jeta kishte marr një formë gati të njejtë tek të gjithë. Si përfundim, thjesht e shfrytëzova këtë distancë sociale dhe u distancova edhe virtualisht për një kohë.

BD222-FF4-7995-4860-8806-325-AD8-F2-D18-E

Si pasojë, fillova me lexu/dëgju sa më pak lajme (vetëm deri në atë pikë sa mos me qenë komplet injorante rreth asaj se çka po ndodhë në botë); kam pasë qasje minimale në rrjete sociale (vetëm në twitter, sepse it do be funny at times); dhe jam përqendru maksimalisht në veten time, (ri)njohje të vetëvetës, zhvillim të vetëvetës, pushim, reflektim dhe growth, si pasojë. Kam lexu shumë më shumë se që lexoj zakonisht, kam ecë/vrapu gati çdo ditë (e shpjegoj më poshtë pse kam dalë nga shtëpia dhe si e kam bërë këtë pa pasë kontakt me njerëz), kam dëgju podcaste, kam shiku Netflix (prapë jo në masë që kam dëshirë për me arrit rezultate –> 3 sezona në 2 ditë :D), jam ushqy më mirë e më lezetshëm (thanks to Mom tho), dhe kam bërë punë/detyra/tasks të ndryshme çdo ditë nga pak, one day at a time, për me mbajtë vetën aq të ngarkuar sa mos me u mërzitë, e aq të relaksuar sa mos me u ngarku shumë. Në këtë mënyrë, ditët më kanë rrjedh në mënyrë shumë natyrale dhe thjesht e kam heqë prej mendjes gjithë idenë se kur do t’përfundojë kjo situatë. Jam mundu që seciles ditë t’ja jap një kuptim dhe me nxjerr sa më shumë prej saj, me aq sa kam pasë në dorë pa e vra mendjen për të nesërmen. Sidoqoftë, nuk ka qenë produktiviteti qëllimi i këtij izolimi per se, dhe jo të gjithë kemi qenë në të njejtën pozitë për me ju qasë kësaj pandemie në mënyrë pozitive apo edhe neutrale.

A0-D391-F5-10-D4-4147-ACFC-4-F61-B4-CC369-F

Edhe pse me siguri keni hasë në shumë thënie/quote e postime romantike se si ne kemi pasë nevojë për diçka si kjo pandemi; se si kjo pandemi i ka dhënë një pushim botës nga i gjithë presioni që e ka pasë kohëve të fundit; se si duke qëndru në shtëpi kemi me këndu e vallëzu e kemi me gatu e me lexu e shumë gjëra të tjera të lezetshme që një njeri (gjithmonë) ka mujtë me i bo në shtëpi, ky izolim dhe ndalje e aktiviteteve (ekonomike) nuk është se nuk ka ndiku më shumë negativisht tek shumica e njerëzve. Kjo pandemi i ka gjetur njerëzit në situata të ndryshme, situata këto të cilat duhet t’i kemi parasysh dhe rrjedhimisht të krijojmë më shumë empati, mirëkuptim e solidaritet me njerëzit rreth nesh, gjë e cila definitivisht arrihet në shumë mënyra të tjera përpara se të marrim mundin të shpërndajmë ‘pozitivitet’ përmes postimeve e thënieve, sepse #quoteswontsaveyourlives. Natyrisht edhe thëniet pozitive, arti, HUMORI (sidomos ky i koronavirusit ka qenë epik :D) e të ngjashme kanë shpesh efekt pozitiv tek njerëzit në situate të këtilla dhe nuk po du në asnjë mënyrë me ju humb vlerën, megjithatë, në vazhdim do të flas edhe për perspektivat e njerëzve për të cilët absorbimi i motivimit dhe inspirimit për me vazhdu jetën normale dhe me u bo produktiv në këtë situatë  me siguri ka qenë më e vështirë.

C621-EBFC-60-A2-404-F-925-D-2-F23-E5-CE4878

How isolation found people

Përpara se me shkru se si kam reflektu nga kjo situate bashkë me ‘këshilla’ apo mendime që i kam zhvillu gjatë kësaj kohe, mendoj që njëherë duhet të kemi parasysh faktin se jo të gjithë njerëzit janë në pozitë të njejtë që të marrin diçka pozitive nga kjo pandemi, dhe thjesht mendoj që duhet me e acknowledge faktin që njerëzit kanë pasë momente ankthi, ditë e javë depresioni apo faza të tjera të vështira gjatë kësaj kohe, e si pasojë edhe nuk është që kanë mujtë me bo diçka produktive, me pushu apo me reflektu nga e gjithë kjo situatë, and that’s fine. Mbi të gjitha, me rëndësi është me e tejkalu gjithë këtë situate pa pasoja të mëdha.

Së pari, më duhet të flas për të ardhurat e njerëzve. Shumica e Kosovarëve (nuk di statistika, por besoj që një pjesë e madhe e popullsisë) në muaj shpenzojnë aq sa fitojnë, apo shpesh edhe më shumë se sa që fitojnë, duke u mbështetë në borxhe/kredite apo ndihmë nga familja e të afërmit. Pra, përveç që mezi e mbyllin muajin, nuk vjen fjala deri tek kursimet, sepse kursimet ndodhin vetëm atëherë kur shpenzimet janë më të vogla se të hyrat (e thjeshtëzuar dhe e përshtatur me formulën për të hyrat e një shteti, #economistswillknow). Kështu, mbyllja e shumicës së bizneseve, rrjedhimisht largimi nga puna e shumë punëtorëve, rrjedhimisht mospagesa e qerave, rrjedhimisht pranimi i më pak remitencave (…dhe zinxhiri vazhdon), shumë njerëz i ka lënë pa asnjë të hyrë mujore këto dy muajt e fundit, dhe ata që nuk kanë pasur kursime e kanë pasur jashtëzakonisht të vështirë të përballojnë mbijetesën në këtë periudhë. Fatmirësisht në Kosovë jemi njerëz kryesisht solidarë dhe të lidhur me familje, dhe kemi tendencë me e ndihmu njëri tjetrin në raste të këtilla, sidoqoftë, vetëm stresi që është shkaktu tek individët dhe familjet në këtë situatë, duhet me qenë e jashtëzakonshme. Dhe t’i thuash këtyre personave se kemi pasë nevojë për një pushim dhe ndalje të aktiviteteve ekonomike, dhe t’ju propozojmë atyre libra për të lexuar apo ushtrime fitnesi për të bërë në shtëpi, nuk është se ka me i ndihmu shumë e as mi ju lehtësu gjendjen në të cilën janë. Sidoqoftë, njerëzit si specie jemi të krijuar për me mbijetu, dhe përderisa kjo në çka po kalojmë është kolektive, besoj që ka me pasë lëshime për mospagesa të obligimeve dhe ndihma të tjera të cilat do u lehtësojnë situatën njerëzve, dhe si çdo herë tjetër, do ia dalim bashkë.

Së dyti, kjo pandemi nuk i ka zhdukë pabarazitë në shoqëri. Të thuash se virusi nuk bën dallime në mes të të varfërit dhe të pasurit, në mes të shtresave të ndryshme shoqërore e racave të ndryshme njerëzore nuk është e saktë. Nuk po du me u thellu në këtë çështje sepse besoj që është e nënkuptueshme dhe temë e pafundme, sidoqoftë, shkurt – të pasurit do të jenë më të sigurtë, do të kenë më shumë mundësi me u testu dhe me u rikuperu nëse veç infektohen; do të kenë më shumë mundësi se si ta kalojnë dhe të argëtohen në këtë izolim, dhe më pak stres për sa i përket çështjeve financiare e shëndetësore. Grupet e marxhinalizuara prapë do të jenë më të prekur (si në çdo krizë tjetër), dhe kjo pandemi do i thellojë dallimet në këto grupe – më shumë të varfër do të vdesin; më shumë njerëz që punojnë punë më të pasigurta do të jenë të rrezikuar, e të tjera. Dhe prapë, t’a romantizosh këtë pandemi sikur ka qenë e nevojshme për njerëzimin, dhe t’u tregosh atyre se sa bukur është me qenë në shtëpi e me pushu e me shiku Netflix, nuk është se ka me pasë efekt pozitiv tek këto grupe sepse nuk vlen e njejta për ta. Natyrisht, ngritja e vetëdijesimin dhe ndarja e aktiviteteve nga njerëzit me influencë me siguri ka pasur efekte pozitive tek të informuarit e njerëzve dhe argëtimit të tyre në këtë kohë, megjithatë në fillim i kam marr shumicën si të tepërta, dhe kjo është edhe një ndër arsyet pse kam vendosë me qëndru larg rrjeteve sociale në fillimet e këtij izolimi.

Së treti, ky izolim dhe distancim social nuk është përceptuar njejtë nga të gjithë njerëzit, veçanërisht nëse e marrim parasysh relacionin e një individi me shoqërinë dhe ekspozimin në të – shkurt – tek njerëzit që janë introverta dhe tek ata që janë ekstroverta. Shumica e njerëzve që i kam njoftu gjatë jetës kanë pasë tendencë me thonë përvete që jane introverta, ndoshta se kjo i bën me tingëllu më të veçantë apo më misteriozë (just saying), apo janë më ‘të urtë’, më të ‘rezervuar’ e më pak ekspresivë dhe e kanë konceptu vetën si të tillë. Por kur e kam analizu qasjen e tyre në shoqëri e me njerëz të tjerë, se sa kalojnë ata kohë vetëm apo me të tjerët, dhe se si ndjehen (apo duket që ndjehen) kur janë vetëm apo me njerëz, kam mujtë me kuptu që shumica prej tyre në të kundërten kanë nevojë për praninë e njerëzve të tjerë dhe e kanë vështirë me përballu vetminë (të pakten unë e konceptoj kështu këtë klasifikim). Sidomos ne shqiptarët kemi tendencë me qenë outro, sepse jemi popull kolektiv dhe jemi mësu me kry aktivitete të ndryshme bashkë me njerëz të tjerë. Shumë prej njerëzve që i njoh shkojnë në fitness bashkë me dikë, dalin me pi kafe me shoqeri, nuk munden me dalë vetëm me ecë apo vrapu, nuk munden me qëndru më shumë se disa orë pa folë me dikënd e të tjera. Dhe për këta njerëz, që literally kanë nevojë për praninë e tjetërkujt apo të jenë në mes turmave njerëzisht apo të pakten të shohin njerëz të tjerë, kjo periudhë me siguri ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë për t’u konceptuar e pranuar (sidomos në fillim). Të mos dalësh në kafe me shoqëri, të mos shkosh në punë e të takohesh me kolegë, të mos shkosh në kllab të Premten mbrëma e të mos shohësh pothuajsë fare njerëz në rrugë, mundet me qenë shumë stresuese dhe t’u sjellë ankth tipave të këtillë të njerëzve. Dhe promovimi i aktiviteteve shtëpiake dhe romantizimi i tyre nuk besoj të ketë pasur edhe shumë efekt pozitiv tek ata, sidoqoftë, në fund të gjithë besoj që janë adaptuar vetëm se duhet të kemi parasysh që këta njerëz e kanë pasur më të vështirë me e pranu këtë realitet e me u përshtatë me të.

Së katërti, njerëz të ndryshëm kjo pandemi i ka gjetur në pozita të ndryshme. Çka po du me thonë me këtë është që jo të gjithë ne (po e marr shembull vetën) kemi qenë duke punu në qytetin ku jetojnë edhe prindërit; kemi pasë vetëm plane ‘të thjeshta’, pra eventualisht me udhëtu diku e të ngjashme. Dhe kur janë vënë masat për mbylljen e të gjitha hapësirave, shumicës së bizneseve, ndalesën e të gjitha aktiviteteve dhe mbylljen e kufinjëve, krejt çka kam pasë me bo është mos me shku mo në punë, me vazhdu me qëndru në shtëpinë ku jetoj, dhe me i anulu udhëtimet që i kam pasë të planifikuara (dhe disa aktivitete të tjera). Për shumë njerëz të tjerë e gjithë kjo situatë ka qenë shumë më e vështirë, më e komplikuar, dhe shumë prej tyre kanë hequr dorë nga gjëra shumë më të mëdha (lifechanging) të cilat ndoshta i kanë planifikuar me muaj e vite. Shembull, kur kam folë në Skype me tri shoqe që i kam pasur në studime në Maastricht, të trija kishin storie të ndryshme se si i ka gjetë kjo pandemi. Njëra prej tyre, pasi ka qenë në vendlindje – në Indi për vetëm disa muaj sa për me u përgaditë për me u kthy në Holandë, e bashkë me bashkëshortin e saj me fillu atje punën dhe jetën e re, i është anuluar fluturimi dy herë dhe është dashur të kthehet në Indi e ta anulojë gjithë zhvendosjen që e ka planifikuar për kohë aq të gjatë, e që ka qenë lifechanging për të. Pra, është dashur të heqë dorë nga zhvendosja, e bashkë me këtë tash është jashtëzakonisht e pasigurtë se kur, si dhe a do e merr vizën për punë për të shkuar në Holandë kur gjithë kjo të mbarojë. Tjetra është shoqja ime nga Qipro, e cila kishte shkuar në Holandë vetëm për t’u konsultuar për temë të diplomës dhe për të kryer disa punë atje, por bash në atë kohë janë mbyllur kufinjtë dhe ka qenë jashtëzakonisht e komplikuar për me u kthy në Qipro, dhe kështu i është dashur me vazhdu me qëndru në Holandë. Pra çka për të ka qenë vetëm një udhëtim 2 javor, është zgjatur për muaj bashkë me pasigurinë se edhe sa do të mbesë atje dhe çka do të ndodhë në vazhdim. Fatmirësisht ka se ku me qëndru gjatë qëndrimit në Holandë. E treta është shoqja ime nga Kroacia, më saktë nga Zagrebi, e cila sapo ishte kthyer në Zagreb dhe kishte fillu me kërku punë (dhe kishte marr disa përgjigje për intervista), dhe pas shpalljes së rregullave për vetë-izolim, përveç që të gjitha intervistat i janë anuluar, në Zagreb atë kohë ndodhi edhe një termet i cili përveç që shkatërroi disa pjesë të qytetit, i la njerëzit edhe të traumatizuar për javë të tëra, duke qenë në dilemën ‘me dalë nga shtëpia, apo mos me dalë’. Kam dëgjuar, e me siguri edhe ju keni dëgjuar nga të afërmit e shoqëria me dhjetëra raste të tjera (apo edhe vetë jeni një rast i tillë); gratë shtatzëna, çifte që kanë pasë me u martu, studentë të vitit të parë apo ata që kanë planifiku me diplomu; studentë që janë duke studiu jashtë e ju është kompliku e gjithë eksperienca, njerëz të cilët sapo kanë fillu biznesin e tyre apo punën e re, nxënësit që e kanë mbrëmjen e maturës (mos t’i harrojmë :D), e  shumë e shumë raste të ngjashme për të cilët kjo periudhë ka qenë edhe shumë më e vështirë për t’u konceptuar e pranuar. Prapë, gjithçka do të bëhet mirë dhe të gjithë do e tejkalojmë, por t’u thuash këtyre njerëzve se kjo pandemi është një mësim i mirë për të gjithë dhe se delfinat po notojnë prapë në Venedik pas dhjetëra vitesh, nuk është se do të jetë edhe shumë lehtësuese për ta.

Gjëja e fundit është që do t’ketë njerëz që do të semurën (e vdesin), e të afërm të njerëzve që do sëmurën e vdesin. Dhe edhe nëse ti apo unë nuk jemi të prekur e me fat të mirë do e kalojmë këtë situatë pa pasoja, duhet të kemi parasysh që kjo pandemi dhe kjo situatë do të mbahet në mend për shumë njerëz shumë më keq se sa për ne. Për këtë, përderisa jemi tek grupi i dytë i njerëzve dhe kujtimi më i rëndë që do mbetet nga kjo periudhë është izolimi, mospirja e kafeve jashtë, ndalja e disa aktiviteteve e si gjëra të mira kalimi i kohës me familje, reflektimi, relaksimi e pushimi, prapë nuk duhet të harrojmë që si tërësi ka qenë periudhë traumatike, e papritur, dhe e vështirë për të gjithë. Andaj në vend se të qahemi për cka kemi humbur, për çka na ka marr malli apo se na kanë humb nervat dhe na është bërë bajat i gjithë ky izolim, të mundohemi të marrim atë çka mundemi nga kjo dhe t’i përmirësojmë gjërat që mund t’i përmirësojmë në këto kushte që jemi, (e që shpresojmë që s’do jemi kurrë më). Natyrisht, të gjithë i kemi dhe do t’i kemi ato ditët apo momentet që we just snap, po nuk kemi llogari që një qasje të tillë ta bëjmë stil jetese tash (e asnjëherë).

FBB21-BA9-1-E79-45-C3-857-B-583100115-DC2

II.

Some stuff I learned or re-learned

Në këtë periudhë 40 ditëshe kam qëndru vetëm më shumë se kurrë ndonjëherë (as sikur në verën 2012 kur vllau e motra kanë shku në Amerikë për Work&Travel dhe pata përfundu sikur Dopey tek Borëbardha). Edhe pse e kam mbyll Instagramin e Facebookun; nuk i kam percjell lajmet (sidomos të portaleve 😀 😀 :D), dhe nuk kam folë e kaluar kohë me shumë njerëz, sidoqoftë e kam përcjellë progresin e kësaj pandemie përmes artikujve të ndryshëm, podcastave e dokumentarëve për të marr aq dije saqë me kuptu shkallën e seriozitetit të kësaj situate, me injoru gjëra të pavërteta, të pabaza e sidomos teori të konspiracioneve, dhe thjesht me u mundu që në këtë mënyrë me e bo një ‘analizë konstruktive’ ose thjesht me bo me pasë sens e gjithë kjo gjë (nëse ka), në mënyrë që me mujtë me reflektu në ndonjë mënyrë prej gjithë këtij kaosi. Kështu kam mujtë ma lehtë me kuptu se çka më duhet me ndryshu, me përmirësu apo me pranu tek vetja, tek qasja me të tjerët e në përgjithësi me jetën, dhe i gjithë ky proces si përfundim edhe më kanë ndihmu me e përballu këtë periudhë kaq lehtë e mirë. Por natyrisht, këtë blog nuk kam mujtë me shkru pa i kalu këto gjëra, dhe gjithmonë na nevojitet kohë për me kuptu diçka. To reflect, we need time, and when we go through things, we must go through them. Në vazhdim kam shkru disa prej reflektimeve/gjërave që i kam kuptu këto ditë, dhe që në këtë kontekst po i shkruaj si këshilla, edhe pse janë vetëm mendime që po i them më zë të lartë :P.

B094-AE96-C2-A6-4-C32-B2-BD-6876-C3-FFCD92

Bullet Journal has, and will always save my life.  

Ata që më njohin, më përcjellin në Instagram apo e kanë lexu blogopostin për Bullet Journal, munden me pasë idenë që jam person i fiksuar pas bllokave/notebooks/journals, dhe të shkruarit plane ditore/mujore/obligime/tasks në to. Kam blloka të ndryshëm për gjëra të ndryshme, ndërsa në mënyrë konsistente shkruaj vetëm në BuJo, të cilin si koncept e praktikoj prej vitit 2009 dhe deri tash i kam përfunduar gjithsej 7 të tillë. Ditën që të gjitha planet u anuluan nga pandemia, që nuk kisha më me shku në punë dhe që praktikisht s’kisha mo ndonjë ‘obligim’ të caktuar, e lash’ dikund anash BuJon time sepse e pashë si të kotë me mbajtë agjendë në këto ditë izolimi ku praktikisht krejt’ çka kemi me bo është me qëndru në shtëpi, e rrjedhimisht, s’kam as çka me shkru në të. Sidoqoftë, pas 2-3 ditëve pa koncept e të humbura kot, ku njëkohësisht edhe e morrëm vesh që gjithë kjo situatë me gjasë do zgjasë për javë e mos për muaj, e kuptova që tash ekziston një realitet i ri, dhe po nuk e planifikova e strukturova ditën përshtatur këtij realiteti, atëherë përveç që kom me humb kohën kot, as nuk kam me u ndi mirë e as me kalu mirë dhe veç kam me mbetë ty e shty prej ditës në ditë. Kështu, së pari e krijova një listë të quajtur ‘Quarantine Tasks’, ku kam listuar gjëra të ndryshme që muj me i bo në këtë kohë, e që ose i kam shty tash e sa kohë ose janë thjesht time-consuming dhe nuk ju vjen rendi (shembull: me i la perdet, me i la jaknet e dimrit, me i ndërru rrobat e dimrit me të verës, me i rregullu fajllat në telefon e kompjuter, e të tjera). Përveç kësaj liste, çdo mëngjes kam shkru disa gjëra që kam planifiku me i bo atë ditë, e nëse kom pas motiv, e kam shtu edhe një gjë prej kësaj Quarantine Tasks list. Asnjëherë nuk i kam bo presion vetës që gjithsesi me i përfundu të gjitha, megjithatë asnjë ditë nuk më ka shku edhe krejt’ huq e nuk kom ra në gjumë me atë ndjenjën që e kam humb një ditë kot. Çka nuk kom kry sot, e kom shty për nesër. Dallimi me listat e periudhës BC (Before Coronavirus) është që nuk kom bo plan në Mars se qysh du me i ngjyrosë flokët me 20 Shtator, e as qysh sot i kom ndërru rrobat e dimrit me të pranverës, e më 27 Tetor kom me e bo  të kundërten. Just day by day, task by task. Si përfundim, tash u bënë 40 ditë që e kam mbajtë një ritëm shumë të lezetshëm ditor me proporcion të lezetshëm në mes të pushimit, obligimeve shtëpiake, aktiviteteve fizike, argëtimit e të tjera. Në fund të fundit, në pandemi jemi, s’jemi tu zbulu kurgjo.

E4-CBD06-D-12-B6-44-F6-BDC6-80618-B359-CE1

Diversify your Portfolio

Koncepti i portfolios së diversifikuar (eng. Diversified Portfolio) është koncept i njohur në financa të korporatave, ku bëhet fjalë për portfolio të letrave me vlerë apo të investimeve. Duke e diversifiku portfolion me letra të llojeve të ndryshme me vlerë – Bono, aksione vendore e ndërkombëtare, investimeve afatshkurtëra e shumë të tjera, një investitor në këtë mënyrë e zvogëlon rrezikun e gjithë portfolios (në rast të rënies së vlerës së letrave me vlerë për shkaqe të ndryshme), duke pasur diversitet – letra me vlerë me më shumë risk, dhe letra me vlerë me më pak risk. Për sqarim: për me pasë një portfolio të tillë, do të kisha blerë aksione të Google apo Apple (që i konsideroj si low risk stocks), dhe letra me vlerë që janë më pak të sigurta por që në raste mund të sjellin edhe fitime të mëdha të papritura (të ndonjë start-upi që sapo ka shku IPO). Dhe nëse njëra dështon, do i kem fitimet e letrave të sigurta për me mi mbulu humbjet nga letra tjetër me vlerë. Mundet me qenë pak abstrakte për ata që nuk kanë studiu ekonomi e financa, por po e përdori si analogji për me shpreh atë që po du me shpjegu. Secili person e ka një identitet, dhe ky identitet i krijohet në mes të tjerash edhe duke i dhënë rëndësi më të madhe disa gjërave e rëndësi me të vogël gjërave të tjera. Në këtë mënyrë, ky person koncentrohet dhe jap më shumë nga vetja për disa gjëra; këto gjëra e bëjnë të ndihet më i/e plotë, dhe shpeshherë edhe ia dedikon shumicën e kohës së jetës këtyre gjërave. Megjithatë, persona të tillë, në rast se e humbin këtë gjë që e kanë kaq për zemër e që në një mënyrë edhe i identifikon ata, mund të pësojnë krizë identiteti apo thjesht nuk e marrin vetën kurrë më pas kësaj humbjeje. Të tillë ka shumë – njerëz që japin gjithçka për një sport, pas parasë e luksit, pas punës së tyre, pas një personi tjetër apo fëmijëve të tyre, pas një ideje apo ideologjie, e të tjera. Dhe si çdo gjë në jetë, asnjë posedim i yni nuk është bash i yni (tingëllon fetare, por besoj në këtë gjë), dhe në çfarëdo momenti të jetës mund ta hupim atë. Nëse jemi futbollist, mund të lëndohemi aq keq sa të mos luajmë më asnjë lojë në jetë; nëse jemi të pasur, well… I don’t have to explain this one; mund ta kemi një të dashur që ‘është gjithçka’ për ne e shumë lehtë ta humbim e të tjera e të tjera. Dhe këta njerëz kanë tendencë me përfundu në depresion, u humb kuptimi i jetës, e në raste fatale, edhe e përfundojnë jetën e tyre. Nejse, unë i mora të gjitha rastet ma të rënda, sidoqoftë gjatë karantinës më shumë se kurrë kam mujtë me kuptu se duhemi me e shpërnda interesimin dhe dedikimin tonë në më shumë gjëra dhe të fushave e të natyrave të ndryshme, sepse siç e pamë edhe me këtë pandemi, nuk i dihet kurrë se kur apo si mund t’i humbin këto gjëra, ndërsa jeta vazhdon. Ata që kanë qenë njerëz vetëm të kafeve apo kllabave, për ta ka qenë shumë më vështirë me e vazhdu një jetë si kjo në izolim. Ata që kanë qenë super të dedikuar në punën e tyre, gjatë kësaj kohe ju është dukur tmerr që të mos paraqiten në punë çdo ditë (e për këtë ndoshta s’kanë mbërri me zhvillu ndonjë hobi apo aktivitet tjetër jashtë punës). Ka edhe shumë e shumë shembuj të tillë që në momentin që ju është ndaluar një aktivitet apo e mirë e jetës (e që kanë menduar që kurrë nuk do u ndalet), nuk kanë ditë se ku me msy (tiktok I guess – FORE:D). Dhe me diversifikim të portfolios apo shpërndarjes së interesave, edhe në raste të këtilla si kjo pandemi, do jemi më adaptabil dhe do kemi arsye e mënyra të ndryshme për të mbijetuar. Sepse na duhet jetuar, çdo ditë (fuqishëm :P).

Improvise. Adapt. Overcome.

I mean… DUH… Me siguri ekziston ndonjë studim, të cilin natyrisht që s’e kam këtu me citu, por po i referohem: njerëzit që janë më adaptabilë, kanë më shumë sukses në jetë. :D. Jeta është plot me të papritura, baticadhezbatica :D; ndërrojnë trendet; ndodhin katastrofa natyrore, dhe natyrisht, ndodhë edhe një pandemi që sjellë papunësinë më të  madhe të regjistruar në historinë e ekzistencës njerëzore 😀 sepse UNË JAM në mid-twenties në planifikim e sipër për me fillu jetë të re e të pavarur të një të rrituri. PO NEJSE. :D. Edhe pse e gjithë kjo do kalojë dhe lutemi që një gjë e tillë nuk do të përsëritet, gjithmonë duhet të kemi parasysh që edhe nëse nuk përsëritet, ka gjasa me ndodhë diçka krejt tjetër që as nuk mundemi me paramendu (si këtë herë), dhe mos me qenë fare të përgaditur për të (si këtë herë). Për këtë, nuk mund të mbështetemi e të garantojmë që e kemi një personalitet të pandryshueshëm, një lloj të qasjes ndaj gjërave; që do e punojmë punën e njejtë gjithë jetën apo që do e kemi rutinën jetësore të caktuar deri në ditën e fundit të jetës. Sepse janë këta njerëz të fiksuar në mos-ndryshim që në momentin që ka dalë interneti, telefoni mobil, blerja online, automatizimi i shërbimeve apo ndonjë inovacion tjetër; është bërë krizë financiare apo ndonjë krizë tjetër; kanë ndërruar vendbanim apo nuk janë rahatuar me karrierë – që nuk kanë mujtë me u adaptu për me e kapërcy atë situatë, dhe kanë dështu. Kjo reflekton edhe tek të bërit biznes dhe tek inovacionet – ata që nuk i janë përshtatur trendeve dhe kërkesave, kanë dështuar. Dhe meqë kjo situate me pandemi ndodhi shumë shpejt, na është dashtë së pari me improvizu – me bo gjithçka çka kemi pasë në dorë, me u adaptu (e me pranu realitetin e ri), e në këtë mënyrë edhe kemi me e tejkalu gjithë këtë situatë. Dhe nëse hala sot ka njerëz që flasin se si ka qenë më mirë në ‘kohë të Titës’ apo para luftës apo para coronavirusit, atëherë më duhet me i lajmëru që nuk i kanë punët mirë. E kaluara është shku e na duhet me shiku përpara.

Internal stimuli > external stimuli

I gjithë blogu im kryesisht (mendoj) që është rreth asaj se duhet t’ju dijmë vlerën gjërave ‘të vogla’ (të mëdha por që nuk kanë çmim)/jo materiale; se si në fund të fundit të gjithë duam të ndjehemi mirë e të jemi versioni më i mirë i vetëvetës (dhe se si mund ta bëjmë këtë), se si lumturia në fund të fundit vjen nga brenda (sado klishe që është) e të tjera, but you get the point. Dhe natyrisht që nëse shkruaj për këto gjëra, edhe i praktikoj në shumicën e rasteve (here i am writing 6000+ word blogposts so trust me, i praktikoj dhe besoj në gjërat që i shkruaj #ipracticewhatipreach :D). Dhe vetë fakti që ka kohë që e kam këtë stil të jetesës (që e kam përshkru më poshtë), në këtë situatë të izolimit e të distancimit social nuk e kam pasur edhe shumë problem me u përshtatë në këtë jetë të re që na është dashur me e bo. Jam person që mund të rri tepër në vetmi (mami po më thotë që e kam kriju Zajednicën në shtëpi me dhomën time:P), jam person që dal relativisht pak (sidomos jetën e natës nuk është që e kam për merak VEÇ KENI ME PA MBAS KARANTINES THO 😀 😀 :D), jam person që ‘i nxirri vetës punë’ dhe e angazhoj vetën me obligime, nuk mërzitem lehtë; zgjohem herët, e dashuroj natyrën dhe e shfrytëzoj në maksimum, e dua më shumë kafen në shtëpi se sa jashtë, merrem me sport, KAM QENUSH (absolute advantage :P), e të tjera. Këto gjëra që i listova nuk janë medoemos gjëra pozitive apo diçka për ta lavdëruar veten, sidoqoftë janë gjëra të cilat i vlerësoj dhe në të cilët kam punuar për t’u bërë person më i mirë dhe për t’u ndjerë më mirë (për mendimin tim), dhe zakonisht edhe jam ndje më mirë. Asnjë gjë prej çka përmenda nuk është diçka luksoze apo e paarritshme andaj edhe nuk është diçka për cka mundem me u krenu – çdokush që dëshiron, mundet me i bo. NEJSE, ku deshta me dalë me këtë është që shumica e gjërave që kemi mujtë me i bo gjatë karantinës më janë përshtatë me gjëra që veç i kam praktiku me vite. Kështu, shumë shpejt kam mujtë me u adaptu në këtë të përditshme të re, dhe edhe pse kam heqë dorë nga disa gjera, kam vazhdu me jetë gati normale vetëm se e kam rritur intenzitetin e disa gjërave gjatë karantinës – i kam lexu 7 libra për 40 ditë, kam vrapu apo jog deri në 17 kilometra në ditë, kam shiju momente të mëngjesit e të perëndimit të diellit duke pi kafe në shtëpi e shumë gjëra të tjera që nuk kanë pasë të bëjë me kënaqësi që vijnë nga jashtë. Dhe këtë periudhë i kam vlerësu edhe më shumë dhe i jam falemnderu vetës që e kam pasë këtë sistem ‘set in place’ e që nuk më është lëkundë as në një periudhë të vështirë si kjo e pandemisë. Dhe natyrisht që do i vlerësoj edhe gjërat që vijnë nga jashtë e sapo të dalim nga izolimi do i vlerësoj më shumë se kurrë, por asnjëherë nuk do e lejoj që identiteti dhe interesat e mija të përbëhen nga diçka që si këtë herë, janë zhdukur brenda natës. Kështu, ky izolim më shumë se kurrë më ka bo me kuptu që stimujt e jashtëm janë vetëm vlerë e shtuar, por asnjëherë s’duhen me qenë vetë esenca jonë.

B88-E7-FD8-AA55-4-BC1-B0-A0-4-B4516-D99-F26

Gjëra të tjera të nënkuptueshme:

  • save that fuckin money
  • talk less, read more
  • each day should have a name (and i’m not talkin about monday – sunday)
  • nothing is actually ‘urgent’
  • (social) media won’t save your life
  • dogs are antidepressants
  • intrinsic motivation>extrinsic motivation

(et al.)

Dhe për fund:

You spend most of your life inside your head…

Make it a nice place to be.

(especially when you can’t get distracted by the outside you’re isolated from).

***

Afterword

Thank you almonds for always coming back. Gjitha këto që i shkruaj janë reflektime e mendime të mija; asnjëherë nuk janë absolute, dhe gjithmonë evoluojnë. Nëse sot do e lexoj blogun që e kam shkru para 3 viteve, apo nesër e lexoj blogun që e kam shkruar sot, gjithmonë kam me gjetë diçka që nuk me pëlqen, me çka nuk pajtohem apo për çka kam ndryshu mendim. Por gjithmonë gëzohem nëse e shoh një gjë të tillë, sepse do të thotë që kam ndryshu dhe kam përparu në një mënyrë apo tjetren, pra kam grow. Sidoqoftë, në çdo postim mundohem të shkruaj mendime sa më të sinqerta dhe gjëra që besoj që janë universale dhe që edhe dikush nga ju ka ndoshta i ka mendu apo përjetu. Dhe sikur vetë kur lexoj diçka të shkruar nga dikush tjetër dhe e gjej vetën tek ato shkrime, më vjen mirë nëse edhe dikush mundet me ‘relate’ me çka unë kom shkru, sepse kështu e kupton që nuk jemi vetëm. Kjo vlen sidomos në këtë kohë që jemi duke e kalu të gjithë së bashku, dhe nëse në ndonjë mënyrë ju ka bo mu ndi mirë ky postim, unë kom me qenë super e lumtur që blogu im ka shtu vlerë tek të paktën një person tjetër. Me siguri që kam harru me i cekë shumë gjëra, e edhe shumë gjëra veçse i kam përsëritë. Po për me e qitë këtë blog në dritë, nuk po guxoj me e analizu shumë sepse then it doesn’t even make sense anymore :D. Thank you & stay safe (and possibly home)! Deri në të tjetrën… ❤

5257-EA38-2-D71-4-E15-9330-9-DE6-D732-BA68

Uhh… edhe harrova me shpjegu pse kam dalë me ecë apo me vrapu ndërsa kemi qenë të shtyrë apo të detyruar me qëndru në shtëpi: 1) Nuk kam as oborr as ballkon, dhe në shtëpi kemi qenush. Dhe qenushi don me dalë diku për me i kry nevojat e veta, dhe duhet me dalë 2 herë në ditë për me bo atë gjë. Kështu, ose une ose babi, ose une dhe babi (apo dhe mami), kemi dalë ndonjëherë në vende të posaçme ku nuk ka pasë njerëz, që qenushi jonë me i kry këto nevoja. 2) Për me vrapu, gati çdo herë kam dalë në orën 6:00 të mëngjesit, në mënyrë që me meditu dhe me e lëvizë trupin, sepse siç e ceka, nuk kam as ku me marr ajër të pastër. Dhe jam siguru që mos me promovu këtë sjellje (prapë s’po e promovoj), dhe çdo herë që kam dalë i kam pa maksimum 2-3 persona të rregullt ecësish/vrapuesish që i shoh edhe në kohë jo-pandemie. Ju siguroj që kontakti im me njerëz ka qenë minimal, saqë kam fillu me mendu që kur kom me ndejtë me njerëz s’kom me ditë qysh me u sill. Fenkju për mirëkuptim! ❤

B0-CA9399-2320-454-B-8443-D11-CD9-F7-FB37

12 mendim te “Bloggin’ in the time of Corona… Episode II”

  1. Sapo e lexova blogun, nuk e kisha vënë re qe e kishe mbyllur instagramin, pasi jam futur shume rralle ne insta. 🙂 Me pelqeu shume argumentimi nga ana ekonomike, dhe fakti qe je edhe ti medituese. Mendoj gjithe njerëzimi duhet te meditoje, do krijohej energji pozitive ne bote. Definitivisht duhet te botosh nje liber Self-help. Ryan Holiday nuk ka asgje me teper qe eshte bere shkrimtar. :))) Take care ! :*

    Pëlqejeni

    1. Shume shume falemnderit per keto fjale. Ugh blushing per komentin e shkrimit te librit, po e vleresoj teper edhe ndoshta ndoni dite te pakten i mbledhi krejt’ keto bloga e i qes ne nje vend hihi. Take care & stay safe, thanks for being here! ❤ ❤

      Pëlqejeni

  2. Hey Pranvera, njera nder te mirat e corones eshte koha qe e ke gjet per me i shkru blogat 😀
    pajtohem ne gjdo pike qe e ke sqaru, e me vjen mire qe si Person qe e kalon kete kohe mjaft mire, mendon ne njerezit per te cilet kjo pandemi ja ka ndryshu jeten totalisht.
    une sot vendosa me i mbyll rrjetet sociale, pershkak qe po me marin shume kohe gjat dites, ate pa dashte, automatikisht pe mar telefonin e masnej them pse hyra ne insta;( shpresoj qe do tja mbaj premtimin vetes, te pakten 1 muaj pa rrjete sociale, e i kam pregadite librat me i lexu e me reflektu dhe me e sheru veten prej disa mendimeve e ndryshimeve qe me kane prekur emocionalisht.
    do tu kisha lute te besh nje blog me book – podcasts- documantaries recommendations, do te isha gezu shume!
    faleminderit qe ma ndreqe gjithmone disponimin me shkrimet e tua, e faleminderit qe gjithmone je motivim e inspirim per mu!
    much love!!! Always an almond ❤

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s