Blond Almond Fitness Series eps. III

A balanced diet is a bYrek in each hand

*Njo me mish, njo me djathë*

 

Hello SuperAlmonds!!!!

Postimi i fundit besoj ka qenë më i pëlqymi i juaji dhe i imi poashtu, duke u nisë prej replikave dhe komenteve pozitive që i kom marr për të. Me këtë fakt mundem me kuptu që gjithë ditën me u mundu me qenë fit, me u doke mirë, me ushtru e me hongër gjëra të shëndosha, po s’e pate mendjen dhe shpirtin e shëndoshë, asnjëra pej tyre s’ka vlerë.

Me këtë post i japim fund sagës së fitnessit (t’paktën për tash), që pas motivimit, planifikimit dhe disa informatave për fitness, kom shkru për balancën në ushqim – me hongër shëndosh por me e ëmbëlsu jetën kohë pas kohe. Kom pasë me shkru edhe për balancën në kohë, (siç pe shihni në dizajnin e bannerit) por po më duket që tashmë kom shkru mjaft për atë çështje. Edhe nëse s’kom shkru, do e bëj ndonjëherë në të ardhmen një postim t’veçantë për atë temë, sepse ky blogpost besoj ka me dalë prapë mjaft i gjatë.

Krejt çka shkruaj gjithmonë në postet e mija janë sipas pikëpamjes time. Nuk jom profesioniste apo nutricioniste e as vetë nuk jom shumë e saktë në kontrollimin e të ushqyerit,  por po e paraqes mendimin tim me aq informata sa unë kom marr qoftë duke lexu, eksploru, dëgju apo përjetu.

Personalisht e kom kuptu që mbajtja e balancës është gjëja që më bën të lumtur në jetë. Asgjë e tepruar nuk është e shëndoshë – as vetë 100% healthy lifestyle nuk është healthy, sepse kohë pas kohe njeriu ka tendencë që me kërku diçka të re e me u bo bajat me gjëra të njejta, dhe gjithmonë kërkojmë që me sfidu vetën në ndonjë mënyrë. Edhe po të mundohemi gjithmonë me qenë fit, me u ushqy clean, me ushtru 6-7 herë në javë, ka me ardhë momenti që thuni Enough. Jeta nuk është vetëm kaq. Për çka po e bëj gjithë këtë? Sepse secilit person i nevojitet një motivim, një pikë e fillimit dhe e fundit, një zgjim për me fillu diçka të re, dhe këto janë gjërat që na mbajnë gjallë. Gjithashtu, secilit person i nevojitet që me dalë prej rendit kohë pas kohe.

Poashtu, mendoj që esenca e jetës dhe e lumturisë është me look forward to something. Pra, me pritë për diçka, ndonjë ngjarje sado të thjeshtë, darkë me miq, your next haircut, një udhëtim më interesant, një porosi të asosit, një byrek etj. Unë kënaqem me gjëra të vogla. Për shembull (në rastin tonë për ushqim), e bëj një plan: Të Shtunën që vjen du me shku me honger një byrek  (ose dy). Kështu, gjithë javën mendoj për atë byrek, i refuzoj byrekat që më dalin përpara, pres me padurim për atë ditë dhe besoni, ka mi ju shiju shumë më shumë sepse në fund, keni me pa se nuk është që pasket qenë tu hupë diçka shumë të madhe, por njëkohësisht keni me e feel atë moment që e keni pritë tash e sa ditë. Pra, keni me vlerësu shumë më shumë në këtë mënyrë.

GettyImages-594511899-5845f4e73df78c02304bf13a.jpg Respekt.

Mos më keqkuptoni, nuk është se unë vetës nuk ia lejoj më hongër çka më del përpara, që vetëm një here në javë ha (shembull) byrek, ose që e planifikoj kaq shumë një meal të thjeshtë. Vetëm e mora si shembull sa me tregu se çka mendoj që kishte qenë më mirë me bo, dhe çka ka funksionu tek unë here pas here.

Mendoj që duhet t’mundohemi me jetu basically healthy dhe me pritë për momente të ëmbla. Jo me jetu unhealthy dhe me pritë për momente të shëndosha. It doesn’t work that way…

Soooo…Balanca, balanca, balanca – du me bo tattoo qaq e kom përmend… 😀

blnc

*zdëshhh…* *emo moments*

Balanca me Ushqim

Para se me fillu me spjegu se si mendoj se duhet gjetur balancen në ushqim, po du me cekë se personat që fillojnë fitnessin (ose tashmë janë ty u marr me aktivitet fizik) por që dojnë me ndryshu mënyrën e të ushqyerit e bëjnë këtë për ndonjëren nga këto:  Ose dojnë me humbë peshë e me e ndërru lifestylen/ose janë të kënaqur me peshën dhe thjeshtë dojnë me pasë rezultate më të mira në ushtrime e me u dokë fit (dhe mos me vdekë prej sheqerit – UNE). Ka edhe asi që dojnë me SHTU peshë 😀 – nuk di për juve, seriozisht i don’t know how you do it, ushqimi është jetë – jeta është ushqim,  pra nuk di çka mi ju thonë, pini qumësht t’dhisë a diçka :D.

Unë personalisht nuk kom pasë  kurrë problem me peshë dhe gjithmonë kom mujtë me hongër çka kom dashtë po megjithatë, kur kom fillu fitnessin, e kom kuptu që më duhet me bo një cleanse/detoks prej gjithë asaj se çka kom hongër, dhe ushqimi që jom konë ty e hongër pak a shumë nuk kish leju që unë me pasë rezultate të dëshirueshme në të ushtruar. Poashtu, më në fund u vetëdijësova që gjërat që i kam ngrënë nuk kanë qenë të shëndetshme dhe kanë pasë impakt negativ edhe në aspekte tjera të jetës e jo vetëm në peshë.

Kështu edhe unë, kur fillova fitnessin e bëra një riprogramim te ushqimit,  fillova me e zvogëlu sasinë e ushqimit gjatë ditës, i hoqa nga dieta ditore disa gjëra të panevojshme ku në këtë mënyrë e kam bo një cut, kam hequr nga trupi toksinat dhe dhjamin e panevojshëm dhe e kam bërë gati trupin për me fillu me zhvillu muskuj.

blondalmond-graph1.jpg*rotate*

(m7+ – dats me).

Sikur ushtrimet, edhe të ushqyerit e kom nda në faza tre-mujore. Kur filloni me ushtru, sado që keni ose nuk keni mbipeshë, keni me e bo njëfar pastrimi (veç nëse already jeni konë ty hongër shëndosh :D), sepse edhe nëse nuk keni kilograme të tepërta (sipas pikëpajmjes tuaj, gjithmonë), për me fillu mu definu, ju nevojitet me hekë dhjamin dhe me i ushqy muskujt me proteina dhe ushqim me vlera të tjera ushqyese.

Poashtu, mos filloni vrullshëm. Nëse për shembull i konsumoni 3500 kalori në ditë, ndërsa dëshironi me kriju deficit të kalorive (të humbni peshë), nuk është aspak e logjikshme që ditën që keni vendosë me fillu dietën me ra në (shembull) 1000 kalori (që është më shumë se tri herë më pak se konsumi i mëparshëm i kalorive). Trupi juaj ka me u traumtizu, humbni lëngje, filloni të humbni fije muskulore, humbni energjinë dhe në përgjithësi trupin e qitni në kolaps. Cka ju duhet të bëni është që junk dhe fast food t’i eleminoni, ndërsa sasinë e ushqimit që konsumoni me zvogëlu pak nga pak (Si në grafik). Asnjëherë nuk po them me i njehsu kaloritë ditore (counting calories), thjesht po e marr si njësi matëse për sasinë që keni me hongër.

Kështu me siguri keni me e heke përaf. 1/3  të sasisë së kalorive ditore. Poashtu konsideroni aktivitetet fizike që keni me i bo gjatë ditës që me siguri ju merr edhe 1/3 tjera, kështu do të bini në 1/3 e kalorive që i keni marr në mënyrë natyrale, duke qenë të ngopur dhe të aktivizuar. Pastaj, pasi që trupi juaj mësohet me këtë sasi të kalorive në ditë dhe fillon mos me konsumu rezervat tuaja, prapë shkoni duke e zvogëlu sasinë e ushqimit dhe pak duke e rritur sasinë e ushtrimeve (muaji i tretë). Krejt kjo shkon në mënyrë progresive duke e adaptuar gjithmonë trupin tuaj.

There’s no magic foods, magic diets.

E kom sqaru edhe më herët se pesha humbet në një mënyrë dhe një mënyrë të vetme: me deficit të kalorive. Jo, uji me limon nuk ju shkrin yndyrnat. As çaji i zi nuk ju t’hollon gjakun :D. Jo, nuk ekzistojnë çajëra detoksikues. Jo, me u mbulu komplet me qese e me folje e me plafa nuk ka mi ju shkri komplet dhjamin e padeshiruar tu bo cardio. Deficiti i kalorive bëhet në dy mënyra. Nëse sasia e kalorive që konsumoni është më e vogël se sa djegni (te ushqimi), ose nëse sasia e kalorive që djegni është më e madhe se që keni konsumu (ushtrimet). Por, na po kemi dëshirë që në të dyja anët me e zënë ngusht kalorinë 😀 pra, pak me hongër ma pak se që o msu trupi janë dhe pak me djegë ma shumë se që o msu trupi janë. Kështu, as nuk kemi nevojë me e shkatërru vetën duke hongër tepër pak, e as duke ushtru tepër shumë.

Nuk e keni metabolizmin e shpejtë – punoni në atë drejtim. Mos u krahasoni me dikë që han shumë e nuk trashet. Ajo osht natyrë e secilit person. Ju bëni çka ju mendoni që është mirë dhe funksionon për ju dhe mos u merrni me të tjerë. Te shqipëtarët, dietat dhe të ushqyerit është kolektive. Han shumë – ta teshin. Nuk han shumë – ta teshin. Kështu që gjithmonë ndjekeni planprogamin tuaj dhe principet tuaja.

Kjo fazë e kontrollimit ma strikt të ushqimit nuk zgjatë përgjithmonë. Njëherë ja qitni vetës qëllimin. E planifikoni – e zbatoni – i jepni fund. Fillimisht goali juaj është me u mësu me këtë mënyrë të ushqyerit. Thejsht durohuni. 3 muaj durohuni shumë. 3 të tjera pak më pak. Kur të arrini në një pikë, s’keni nevojë mo me bo sakrifica. Fillimi është pak më i vështirë. Me kohë vetë ju ndërron mentaliteti rreth të ushqyerit.

 

Tips për mbajtjen e rregullit në ushqim:

Food Prep

Një nga mënyrat se si me e kontrollu vetën me ushqim por edhe njëkohësisht me mbajtë vetën të ushqyer mirë e të ngopur është përgaditja paraprake e vakteve/meals. Kjo ndihmon që me pasë një plan të mirë të ushqimit, me i përfshi të gjitha vlerat ushqyese në një ditë, dhe ju ndihmon mos me pasë tundime e me hongër prej boredom e jo pse në t’vërtetë keni nevojë.

FOOD PREP TË LEHTA (p.sh. për punë):

Vo të ziera, tuna (apo peshk tjetër konzervë), perime të ziera, patate, oriz, mish i përgaditur, sallatë, drekë çfaredo e ditës së djeshme, bukë integrale me peanutbutter dhe banane, supë (nëse keni mundësi për me ngrohë), etj.

 

Food plan për gjithë javën

Një ide e mirë dhe gjë që ju ndihmon që mos me deviju me dietë është food plan për gjithë javën. E planifikoni pak a shumë se çka keni me hongër në mëngjes, snack1, drekë dhe snack2 (apo darkë) x 7, dhe kështu nuk e nxeni vetën ngushtë mos me ditë se çka keni me hongër, e pastaj me shku e me ja futë kot. 😀

P.sh.  (Drekat):

E Hënë – Makarona + Pesto + Mish Pule

E Marte – Peshk me Patate

E Mërkure – Risotto

E Entje – Biftek me Perime

E Premte – Pasul 😀 😀 😀 ❤ ❤

E Shtunë – Sallatë me mish pule

E dielë – PITEEEE, obviously.

 

Good or bad?

Ekzistojnë ushqime me vlera të ndryshme ushqyese, më të yndyrshme e më të lehta, me ma shumë kalori e me më pak, por të gjitha e kanë nga një efekt ndryshe në organizmin tuaj dhe nëse konsumohen si duhet dhe nuk teprohen, asnjëra prej tyre nuk është e keqe. Por, ekzistojnë disa mite për disa ushqime që janë më të mira apo më JO të mira se sa mendohen.

Ekzistojnë good and bad carbs, good and bad fats, ushqime me fibra e pa fibra e shuuumë sinonime të tjera. Për mos me i hi gjatë, për mendimin tim mendoj që prapëseprapë është mirë me i konsumu të gjitha nga pak, por kur bjen fjala tek building muscle apo weight loss, disave duhet t’u japet përparësi ndërsa disa duhen evitohen nga pak.

Rrini afër: Yndyrnave të mira (avocado, arra të ndryshme (ALMONDS), peshku,vaji i ullirit, etj.), proteinave (mishi, vezët, peanutbutter, kosi  (greek kishe), farat e lulediellit, pasuli etj.)), karbohidrateve (orizi i zi, perimet, pemët, etj.).

cs.jpg

 

  • Mos besoni që kur në paketim shkruan 0% fat apo 0 % sugar, ka me qenë gjithsesi e mirë për ju. Zakonisht, prodhuesit në industrinë e ushqimit i dijnë shumë mirë tricks se si me i shty njerëzit me i ble produktet e tyre. Nëse ndonjë ushqimi i hiqet totalisht yndyra, zakonisht duhet barazpeshuar shija e humbur me sheqer dhe e kundërta. Pra, keni kujdes, sepse zakonisht këto lloj produktesh dalin të jenë më së paku të shëndetshme.

 

  • Kontrolloni pak përmbajtjen në nutrition table prapa në paketime të produkteve që i bleni. Një lugë çaji ka 4 gramë sheqer, ndërsa shpesh ndodhë që një granola bar që mendojmë që është shumë healthy t’i ketë 21 gramë sheqer në 100 gramë, ndërsa paketimi është 150 gramë. I bie që jemi duke konsumu 31.5 g sheqer, e me konvertu në lugë çaji del gati 8 lugë sheqer. Yuckk.

 

  • Shpesh e ka pak: me siguri e keni dëgju extra shpesh ketë thënie, por është e vërtetë. E rregulloni metabolizmin, jeni gjithmonë të ngopur, keni energji në çdo kohë dhe ndiheni më të lehtë.

 

Some healthy snacks:

  • Karrota me kripë dhe vaj ulliri/uthull
  • Tranguj me kos dhe kripë
  • Just KOS 😀
  • Fruta
  • Rice Cake me PB + bananananas
  • Kafe / çaj
  • Banananananas me PB
  • Sallatë
  • ALMONDSSSS 😀 dhe arra tjera etj.

Almond eats:

Dy gota ujë SI T’COHNA N’SABAH  –  6:00 am

caji

(Nëse bëj ushtrime, pas ushtrimeve ni banane me PB) 6:35 am

Kafen e mëngjesit me pak sheqer dhe qumësht 7:20 am

Mëngjesi  (p.sh. 2 ve të ziera + tuna + tranguj + bizele) 10:30 am

Kafe 2 12:00 pm

Snack 1 (p.sh. kos me muesli dhe fruta) 13:30

Dreka 16:15 ose Snack 2 Parafitnessor

Fitness 18:30 ose Fitness 16:45

Snack mbasfitnessor 20:30 ose Dreka 18:30

 

Final words:

Sot bëni binge eating? Nesër mundohuni me kontrollu. Gjithë javën bëni binge eating? Javën tjetër bëni cleanse. Tundoheni? Mundohuni mu përmbajtë. S’mundeni mu përmbajtë? Go with it. Mos e ndjeni vetën keq dhe mos u pendoni. Në fund të fundit, një jetë e kemi. POR një jetë e kemi edhe me qenë të shëndoshë e mu ndi mirë, mos harroni. Caktojani vetës një qëllim dhe mundohuni më u përmbajtë, e në fund e falënderoni vetën, por në asnjë mënyrë mos e bëni fiksim këtë gjë e me u lëndu në aspekte tjera.

Nëse dëshironi me arrit një rezultat duheni me u duru. Nëse dëshironi me jetu tripin tuaj dhe me hongër çka ju vjen përpara atëherë prapë është nice, thjesht mos u ankoni.

Almonds, para se me fillu me ushtru, lexoni, informohuni. Lexoni fakte nga burime të besueshme e mos besoni krejt çka dëgjoni. As këtë postim mos e besoni, por duheni me pasë një ide se qysh doni mi ja bo.

Lexoni për ushqim, përshtatjani vetës, dëgjojeni trupin tuaj. Provoni mënyra të ndryshme të të ushqyerit nëse keni nevojë, deri sa e kuptoni se çka pranon trupi juaj.

Po e ndaj me ju këtë link – një postim i një nutrition coach rreth këtyre dietave të shkurta/të mundimshme që po qarkullojnë tek njerëzit kohëve të fundit dhe se sa të rrezikshme janë:

http://amydix.com/dangerous-dieting-the-lessons-i-learned-from-10-days-of-rapid-fat-loss/

 

 

Bye almond – not chips – eaters…

c45387c650810df0f50689527f51148c

2 mendim te “Blond Almond Fitness Series eps. III”

  1. Heey whats up? (Dont say Viber 😋)
    Jam tu i percjell shkrimet e tua ne blog – komplimente per punen Keep it up 👍
    I kam ca pytje nese kishe mujt mem ndihmu me ju pergjigje! 😊*straight to the topic hë*
    Cka po t’inspiron per me shkru vazhdimisht?
    Edhe cfare kshille kishe mujt mem jap per meja fillu Blogging-ut (jo qe po du me t’bo konkurence ose naj sen larg asaj 🙄) po per me mbajt veten t’motivum!
    (po kam qef me shkru rreth udhetimeve) kete vere e kam nje Eurotrip n’plan prej Kosoves tone te dashur pastaj neper Mal te Zi, Kroaci, Slloveni, Austri, Deutschland edhe deri n’Amsterdam, qysh pe sheh edhe trendin po filloj low per me mrrij high 😂
    Pershendetje t’sinqerta,
    From Besnik G.

    Pëlqejeni

    1. Hello!
      Falemnderit per fjalet dhe qe po t’pelqen blogu.
      Cka me inspiron vazhdimisht me shkru: 1) Jone disa gjera qe gjithmone kom pas problem me i bo, me u motivu per me i bo ato, dhe ty lexu blogje apo shkrime te njerezve tjere edhe vete jom inspiru prej tyne e tash po i zbatoj. Pervete kom qejf shume ma shume me lexu ne internet se sa me shiku foto apo video, andaj edhe e kom gjete kete menyre me shpreh ato qe e kom ne mendje. Tash keto gjera motivuese apo gjerat qe i bej vete, po kom qejf me i transmetu me tjere. Zakonisht e mendoj temen qe du me shtjellu, dhe filloj brainstorming/pra vec shkruj cka me vjen si me bo nje bisede e mandej e rregulloj.
      2) Kur po e di qe po ka cdo dite njerez qe e vizitojne blogun tim, dhe poashtu me shkrujne se kur ka me ardhe postimi i rradhes, qajo me motivon edhe ma shume sepse po e di qe ka te tille qe ju pelqen cka une shkruj dhe mezi po pres me i nda me ta keto pervoja.
      Per konkurrence: aspak, po me vjen mire qe edh t rinjte kosovarë kane fillu me u marr me keto gjera, edhe me dale pak prej asaj siperfaqesores qe rrjetet tjera sociale i kane. Blogu ta jape nje hapesire me u shpreh, me shkru ato qe ti mendon, ato qe ti i ben, me jape keshilla e me marr kritika, pra e ki ni vend ku mundesh me kalu kohen e njekohesisht e din qe je tu bo dicka produktive. Keshillat: Krijo ni identitet te blogut. Pra, mundohu me qene 100% vetevetja, dhe me e bo nje blog qe njerezit hijne per ni arsye te ti. Jo me gjete dicka qe ka tjeter ku, po dicka qe ka vetem te ti. Mendoji paraprakisht do tema qe ki me i shtjellu, amo nese don me bo vetem per udhetim, duhesh me qene person qe udheton shpesh. Jo me u perkufizu me kete udhetimin tond t ardhshem, e mandej mos me pase se cka me shkru ne vazhdim (pra te sugjeroj me zgjeru diapazonin e blogut). Perndryshe, good luck. Shkruj vetem pervete, e nese te tjereve ju pelqen, super. Ti je lexuesi kryesor i blogut tond! 🙂

      Pëlqyer nga 1 person

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s