Happy Birthday Almond!

BlondAlmond is 1 year OLD!

Hello my lovely Almonds! Edhe pse kom premtu që kom me shkru më shpesh, u bënë tri javë që s’jemi pa.  Kur e kuptova që po afrohet ditëlindja e BlondAlmondit, e lashë për disa ditë për me shkru për njëvjetor. Me thonë “kam qenë e zënë” nuk është arsyetim, por thjesht kam pasur prioritete të tjera këto javë. But here I am…

1 vjet, wow.

Këtë blog e kam fillu në një mënyrë shumë të çuditshme. Ndoshta me muaj (mos të them VITE) jam nisë me çelë një blog; e kam zgjatë e stërzgjatë, e kam mendu e stërmendu, e në fund thjesht kam qenë duke i bo gati sendet për punë për të nesërmen dhe instead e kam marr laptopin, e kam çelë blogun dhe kam fillu me shkru. Nuk e kam pasë as idenë se çka du me shkru, qysh du me shkru, çka du me postu dhe se pse po e filloj këtë blog. Thjesht e kom ndi që po më vloncontent-i brenda dhe kam nevojë me e hap kapakun e me i qitë diku.  Idea fillestare ka qenë me e bo paaaaaaaak ma ndryshe prej bloggereve të tjera, me shkru paaak ma shumë rreth gjërave që i bëj dhe i postoj – arsye, sqarime dhe analiza, por kryesisht me i qëndru atyre kornizave të famshme të bloggereve – çka kom veshë sot, çfarë produkte i përdor për mirëmbajtjen e fytyrës 😀 😀 (nivea soft 😀 :D), çka bëj në fitness e të tjera.

Por edhe facebooku o nisë për me i rangu vajzat e fakultetit për nga bukuria but here we are :D.

mark-zuckerberg-hearing-memes-aju

Çka po du me thonë është se ajo çka unë kom kriju është përtej asaj se çka kom planifiku. Dhe zakonisht kjo është mënyra se si ndodhin gjërat. Nuk ndodhin kurrë saktësisht sipas planit dhe nuk do të thotë që duhet ta kesh projektin final se si don me kriju diçka, por e rëndësishme është me pasë dëshiren, vullnetin, iniciativen, pasionin, e të tjerat vijnë vetë me kohë dhe e marrin formën dalëngadalë. Kjo pra është pse i inkurajoj të gjithë që të marrin iniciativa dhe të fillojnë diçka të re – sepse kurrë nuk e dijmë se çka mundet me qenë pasioni ynë i vërtetë, ëndrra jonë; për çfarë jemi të talentuar dhe se çka jemi në gjendje me bo.

31f546b4ad95fde1fc9c78e840657dd4

***

Unë nuk kam asgjë kundër askujt në internet e as në botë – se çfarë dikush bën, me çka merret apo çka krijon. Ajo çka bën Kylie Jenner nuk do të thotë që është më pak e rëndësishme (kushtimisht) se ajo çfarë bën Bill Gates. Çka është e rëndësishme për një person mundet mos me qenë për tjetrin. Poashtu, bota ka nevojë për diversitet. Na nevojiten njerëzit që mbarojnë anije kozmike, që e zbulojnë kurën për kancer, që këndojnë e na argëtojnë; njerëz që krijojnë make-up e produkte për flokë; njerëz që bëjnë humor, njerëz që ma mbarojnë një makiato të mirë e të tjera. Andaj, asnjëherë mos mendoni që ajo që ju bëni nuk është e madhe e nuk ka rëndësi, vetëm pse jeta e dikujt nuk varet prej saj.

8e8f077401be65ba21b5cdefadd6b15b

Për këtë, edhe blogu im, për mua është i rëndësishëm. Blogu im momentalisht nuk gjeneron të ardhura (e kam Free Plan, Ads-free), dhe nuk më bëhet vonë nëse kurrë nuk e merr këtë formë. Blogu im nuk do të thotë që ka me shpëtu jetë të njerëzve, apo që lexohet prej miliona njerëzve. Por, është një krijim i imi të cilen e bëj me dëshirë dhe passion. Është diçka autentike e imja për të cilin harxhoj kohë dhe energji, rezultatin e të cilit e shoh. Lexohet prej një numri mjaft të madh të njerëzve, dhe marr shuuumë feedback prej tij. Dhe fakti që vetëm një person mund ta lexojë e të ndjehet mirë pas, për mua mjafton.

62121727699bef8fe58e8cd5961230db

Unë nuk shkruaj në blog për të reklamuar atë që unë bëj, për t’u dukur shumë shpirtmirë apo shumë e mençur. Secili person ka dëshirë ta përfaqësoje vetën më së miri në shoqëri, por fakti që në fund të fundit të gjithë i kemi problemet tona dhe no one actually gives a fuck about you and what you do, e bën që sado që poston ditë e natë gjëra interesante dhe e tregon se sa i suksesshëm e interesant je, në fund të fundit askujt nuk i intereson.

Megjithatë, mund ta shikojmë anën e mirë të kësaj dukurie. Sado që askujt nuk i intereson se SA i suksesshëm je apo se SA shumë gjëra bën në jetë, prapë ka diçka që mundemi me e nda me njëri tjetrin, me i ndihmu njëri tjetrit dhe me u solidarizu për çështje të ndryshme. Interneti dhe mediat sociale kanë shumë anë negative, por fakti që jemi kaq afër njerëzve anëmbanë botës i ka edhe anët pozitive, dhe një prej tyre është që e kemi kuptu se në fund të fundit të gjithë jemi të njejtë, të gjithë kemi probleme, të gjithë i kalojmë pakashumë gjërat e njejta, dhe askush nuk është perfekt.

14e1645a31360c5eebdaac7d9c458131

Për këtë unë shkruaj kaq shumë, kaq gjatë. Sepse (për mua), nuk është aq interesante me e reklamu që bën diçka. Nëse veç jam tip ekspresiv dhe kam dëshirë me i tregu tjetërkujt se me çka po merrem, atëherë të paktën mundohna me tregu edhe se si dhe pse e bëj atë gjë, dhe se çfarë unë kam mësuar nga ajo. Unë kam ndjekur plotë accounts në internet që kanë vrapuar, kanë studiu në universitetet më prestigjioze, kanë lexuar, janë zgjuar herët; dhe po, u kam lakmuar, kam tentuar të jem si ata, por gjithmonë kam hequr dorë sepse kam mendu se çka ata bëjnë është e jashtëzakonshme, dhe unë kurrë nuk do të mund të jem si ata.

80c14757f62d188388bcb438e91e2a9f

Vetëm pasi kam fillu mos me u krahasu me këta persona, me marr iniciativa me këto kushte që i kam, mos me e krahasu kapitullin 8908 të dikujt me kapitullin 1 të timen, e kam kuptu që ata nuk kanë asgjë të veçantë por thjesht marrin iniciativa dhe punojnë për ato që i bëjnë. Për këtë, momentin që e kam parë që kam ardhur tek një fazë më e mirë e jetës dhe se kam fillu me qenë e kënaqur me vetën, kam mendu me i shpërnda edhe me ndjekësit e mi këto gjëra, sepse besoj që ka plotë të tjerë që i kalojnë të njejtat faza si unë.

4deb0d0b1c13bf493a3b2c5b8417f683

Kjo pra është arsyeja që unë e kam blogun – me u solidarizu me të tjerët, me e çu zërin për tema që diskutohen me zë të vogël në shoqërinë shqiptare, me tregu se askush nuk është më i veçantë se tjetri, se mundemi me bo gjithçka që dëshirojmë, që lumturia vjen prej gjërave të vogla, që zhvillimi i vetës është shumë i rëndësishëm, që jeta është shumë e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar, që shëndeti fizik është shumë i rëndësishëm, dhe që në përgjithësi nuk mund të presim lumturinë nga të tjerët.

Unë nuk jam asgjë speciale, nuk kam asgjë speciale. Nuk është se ajo çka unë shkruaj është diçka e veçantë dhe se ato që i bëj unë janë diçka e jashtëzakonshme. Jam një vajzë 24 vjecare që jetoj në një qytet e shtet mjaft të pazhvilluar, me pak mundësi dhe të ardhme për të rinjët. Por, e kam kuptuar që më special është të nxjerrësh diçka nga asgjë, sesa të kesh shumë e të mos jesh i lumtur. Blogu im nuk e ka shpëtuar botën, e as nuk ka për ta bërë një gjë të tillë, por mendoj që nëse vetëm një person ka marr iniciativë prej diçkaje që unë kam shkru, për mua do të thotë shumë.

3ab6538e0c445f0b29935d3a718972c3

Kështu, e kom fillu blogun me mendimin që ky emocion i fillimit nuk ka me zgjatë shumë. Me mendimin që me siguri kom me i shkru tri blogposte dhe me lonë. Po edhe nëse e kisha bo, të paktën kom provu. Po nëse nuk e kisha provu, nuk kisha qenë këtu ku jam.Më besoni, kur them këtu ku jam, kam në mendje shumë gjëra. Në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ky blog më ka hapur shumë dyer. Nuk e keni idenë se si një gjë shumë e vogël e e thjeshtë që e bëni, mund t’ju hapë dyert për një gjë të cilën as nuk e keni imagjinuar. Me ja lëshu vendin një të moshuari në autobus, përpos që është gjest me kulturë e edukatë, mundet me qenë një mundësi për juve në të ardhmen. Ai person i moshuar mund të jetë punëdhënësi yt i ardhshëm. *shembull* Me punu vullnetarisht ndonjë punë, mund të ju drejtojë drejt një karriere që nuk e keni menduar kurrë më parë e shuuuumë e shumë raste e mundësi të tjera. Andaj, merrni sa më shumë mundësi prej jetës. Merrni sa më shumë iniciativa të ndryshme. Shfrytëzoni çdo mundësi që ju del përpara, e nëse nuk ju del, krijojini ato. Gjërat nuk ndodhin me llogari të thjeshta. Jeta nuk është matematikë. Andaj ëndërroni, punoni, provoni, dështoni, filloni prapë. Nxjerrni potencialin që keni prej vetës. Unë në të kaluarën kam pritu një hartim me shkru deri në fund, ndërsa tash shkruaj nga 4000 fjalë për artikull. Who knew?

6410e20226cc8c2e4fe9ab92a324921b

Nuk po i hi më thellë se si e kom fillu këtë blog, sepse nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që jam këtu sot, pas një viti, duke e shkruar blogpostin e 32-të. Që i kam njoftuar me dhjetëra njerëz të rinj përmes blogut. Që kam marr mesazhe të panumërta duke shkëmby storie me vajza të tjera shqiptare anë e mbanë botës. Që kam nxjerr nga vetja potencialin që nuk e kam ditur që e kam. Që kam mësuar prej shumë njerëzve për gjëra të ndryshme. Që kam mësuar se I matter.Everyone matters. Që sinqeriteti është më i rëndësishëm se perfeksioni. Se perfeksioni nuk ekziston. Se njerëzit e vlerësojnë edhe përbërjen. Se pamja fizike nuk është më e rëndësishmja. Se njerëzit të mbështesin për atë që ti bën. Se vajzat i mbështesin vajzat. Se zëri im/ynë mund të dëgjohet. Se fjalët kanë peshë të madhe. Se ende ka mirësi në botë.

Almonds, sorry for being too emotional, jom tepër ma funny në jetën e përditshme. 😀 😀 :D. Megjiatë, I have to: Falemnderit për çdo klikim që e keni bo. Nëse ende nuk kam përfitu asgjë konkrete nga ky blog, kam përfitu shumë më shumë në një mënyrë që as nuk e kam imagjinu. Falemnderit që keni qenë pjesë e rrugëtimit të Almondit. Falemnderit që më keni shkru fjalë aq të bukura, që më keni mbështetur, më keni inspiru. Falemnderit që e keni shpërnda faqen me të tjerët, dhe mbi të gjitha, falemnderit që e keni shpenzu kohën tuaj për me lexu atë që unë kam shkru.

Tash mbasi ju falemnderova, I need your help.:D *shqiptari s’e len pa u barazu* Edhe pse prapë nuk kam me pasë kohën e botës, kom me u mundu me postu tema të ndryshme të përditshme, por me i hi më shkurtë. Pasi që temat që i kam shtjellu ju kam hi deri në bazë, tash muj me vazhdu me shkru më sipërfaqësisht. Andaj, nëse keni dëshirë e kohë, kisha pasë deshirë me më shkru se për çfarë tema kishit pasë dëshirë që unë më shkru. Do të mundohem me e bo këtë blog më interaktiv, me më shumë foto e video dhe më pak tekst hehe :D. Mundeni me më shkru në çfarëdo rrjeti që gjindem apo në komentet poshtë.

Unë do të vazhdoj me i shtu botës: A little bit of everything…

Thank you Almonds. Nuk e di për lexuesit e blogjeve të tjera, po mendoj që ju jeni the best of the best and  most delicious and healthy and lovely and salty and sweet almonds EVUUUUUUUUUUUUR!

P. S.: Krejt krejt po më doket që të Enjten kom me postu një blogpost të ri e me tregu what I’ve been up to lately!!! < 3 ❤

BYE!

4e3d08a66741308277669e37cf712219

6 mendim te “Happy Birthday Almond!”

  1. Jam shum e lumtur dhe falenderuse qe kam pas mundesin me has ne blogun tend. Qysh ne fillim kur kam fillu me lexu, jom mahnit me menyren qe ke shkru edhe me deshiren per jet, per mu zhvillu e qe ne vendin ton esht veshtir me perparu ashtu e me qen ma ndryshe. Je person qe e sheh boten me sy krejt ndryshe, qe e sheh gjdo send te mundshem pavaresisht rrethanave tek ne. E kjo osht qka na duhet neve, ky frymezim qe mos mu dorzu po me provu gjdo sen sado e pamundur qe doket. Kom met mbeshtet gjithmon sepse je person shum real, qe te motivon. Nese najher mendon mos me vazhdu me shkru, at’her kujtoju qe asnjo mos t jen un jom ajo qe te cilen e ke motivu per shum shum sene. Je e papershkrushme💕💕I’m repeating it you have to write a booooook 😍 please 🙌🏻

    Pëlqejeni

    1. Falemnderit Rreze qe ki qene pjese e blogut tem prej fillimit. Kur i lexoj keto fjale marr gjithmone inspirim e motivim per me vazhdu prape. Sa per liber, I’m just blushiiiiiiiiiiiiiing hihih po kurre nuk i dihet! Lovelovelove ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

  2. OMG 💖🎉💫 je shumeee kreative, inspiruese, funny edhe krejt ky blog reflekton pozitivitet edhe sinqeritet (like..you don’t try to sugarcoat anything, just being real and honest about our society, life, etj😬💕). Im sooo happy for you & so happy everytime you write a new blogpost. Te deshiroj edhe shumeee vite te mbara me shkrimet e tua😌
    Hugsss from Prishtina💫💖🌸🤗🎉💕

    Pëlqejeni

    1. Shuuuuuuume falemnderit per keto fjale. Mundohna qe me qene sa ma reale, e edhe nese ndonjeher vete nuk jom ne disponim, te pakten mundohna me e bo dikend me disponim ma te mire. Jom e lumtur qe blogu me lexohet prej njerzve pozitiv e mbeshtetes sikur ti! Shume falemnderit. Hugs back! ❤ ❤ ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s