You’re you and that is your power.

Almond on self-esteem and negativity among the young.

 

Hello.

Të dashur almond lexues,

Ky  blogpost ka pasë me qenë pjesa e tretë dhe e fundit e Fitness Series, ku kom pasë me shkru për balancen në jetë në mes të fitnessit, ushqimit dhe kohës së lirë. Kam qenë pak e zënë javën e kaluar për me e shkru këtë post, sepse qysh e keni kuptu deri tash, po kom dëshirë që me shkru sa më shumë përmbajtje të tillë me të cilen muj me i sqaru mirë gjërat që du me i shpreh, e kjo po më merr pak ma shumë kohë. Edhe këtë blogpost kom me e shkru, por më duhet me skip për postin pasues. Natën e kaluar ma dërguan një Direct Message në Instagram – ma të çuditshëm se zakonisht, andaj vendosa me shkru për një temë tjetër këtë radhë, temë që e kom pasë në plan me shtjellu në blog herdokur, po tash i erdhi momenti.

Mbrëmë isha e zënë në laptop duke punu në dhuratën që ja kom bo mamit për ditëlindje, dhe gjithashtu isha duke përcjellë emisione në televizion rreth rezultateve të zgjedhjeve që ndryshe prej të zakonshmes, më lanë zgjuar pak ma shumë. Ndërkohë, më erdhi një DM në inbox prej një personi që nuk e njoh personalisht, por e ndjekim njëra tjetrën në instagram dhe e di që është e qytetit të Pejës.

Ky person është në moshë më të re se unë, dhe me sa di unë studion në fakultetin e mjekësisë (irelevante). Kjo s’ka shumë rëndësi – as kush është e as se çka është puna e saj, po për me shtjellu temën (You’re you and that is your power) në këtë post, vetëm po e marr për ilustrim këtë rast:

Dikush, personit të lartpërmendur ia ka thy accountin e instagramit, dhe ja ka shfletu bisedat në direct message me një shoqe (të cilën e njoh pak ma shumë), ku në një prej bisedave kanë bërë një diskutim për mu. Diskutimi nuk qe aspak serioz, as ofendues e as diçka e rëndë, po ishte pak a shumë për të të ardhë keq. Unë nuk ndjeva asgjë për atë se çka kanë shkru, sepse tashmë mendoj që e kom arrit një lloj pjekurie (almost 24 vjeç njerëzit  veç po fejohen, martohen e po lindin fëmijë duuuuh).

Cka më shqetësoi mu pasi që ja lëshova sytë edhe një herë dhe e analizova situatën (sepse seriozisht as nuk e kuptova se çka ke ty ndodhë :D) ishin dy gjëra: Një, keqpërdorimi i  privatësisë së këtyre personave: në fund të fundit, secili person ka të drejtë me bisedu me miqtë e tyre çka mendon që është në interes për të dhe në asnjë mënyrë s’është e drejte me i hy në account personal dikujt e me i lexu bisedat personale – gjë e cila, ditët e sotme është bërë një problem shumë i madh rreth shfrytëzimit të internetit.

Tjetra – më shqetësoi që ka shumë raste si ky. Njerëzit, sidomos të rinjtë/adoleshentët në ditët e sotit po kanë qasje në jetën e gjithkujt, në gjërat që ata i bëjnë, i posedojnë, si duken etj., që po çon deri te lakmia, xhelozia e edhe urrejta e njëri tjetrit e që ka kriju një atmosferë jo të mire për zhvillimin e të rinjëve, duke pasur tendencë në ndërrime të mëdhaja të disponimit (mood swings) dhe identitetit të tyre (identity crisis) e deri tek rënia në depresion.

Kom lexu disa shkrime për rritjen e depresionit në të rinjtë përgjatë viteve të fundit, ku një prej fajtorëve kryesorë del të jenë mediat sociale. Poashtu, miq e të njohur që kam e që kanë familjarë apo të afërm në moshë më të re, gjithmonë po e shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj këtyre të rinjëve, se si janë bërë më pasivë, agresivë dhe depresivë, ku edhe termi ‘bullying’ dhe ‘cyber bullying’ ka fillu me u përdorë më shumë në Kosovë – terme që deri vonë kanë qenë të panjohur për ne.

Unë, si person pak më e pjekur në moshë (tashmë ka gati 4 vite që i kom kalu vitet e adoleshencës), person që fatmirësisht gjithë shkollën e mesme e kom kalu pa smartphone (ku për pak kemi shpëtu nga ky trend), po du me i shkru disa gjëra të cilat besoj që shumë prej juve i dini dhe pajtoheni me mu, por mendoj që kishte me qenë mirë me i diskutu prapë së bashku (for awareness’ sake).

 

  • Gjërat shpesh nuk janë ashtu siç duken.

Ky fakt ka ekzistuar gjithmonë, edhe pa ekzistu mediat sociale. Njerëzit dëshirojnë që të pranohen në shoqëri, të duken sa më mire dhe sa më të lumtur. Tashmë jemi vërtetu me shumë raste ku njerëzit pretendojnë të jenë diçka që s’janë, që kanë diçka që s’kanë e të tjera. Andaj, t’i kemi lakmi të tjerët për jetën e tyre që e shohim nga larg është humbje e kohes dhe shqetësim i panevojshëm.

 

  • Pamja e jashtme është subjektive.

Secili person është ndryshe. Secili person duket ndryshe. Pamja e jashtme është një gjë subjektive. Dikujt i pëlqen dikush ndërsa dikujt jo. Dikush i japë pamjes një rëndësi shumë më të madhe se tjetri. Dikush e materializon pamjen që e ka, ndërsa dikujt nuk i bën fare përshtypje. Dikush ka më shumë bukuri fizike se sa tipare të tjera, ndërsa ndodh edhe e kundërta. Por një gjë e di: Secili person është i veçantë. Secili person ka mundësi që të ketë diçka që tjetri se ka. Secili person me mendime dhe paraqitje pozitive mund të bëhet personi më i bukur në botë dhe të rrezatojë energji pozitive kudo që shkon. Nuk mundemi me i pëlqy gjithkujt. Bile bile, mendoj që aty nuk është esenca. Esenca është që me i pëlqy vetës, me qenë të kënaqur me vetën, të pranojmë atë që s’mund të ndryshojmë dhe të ndryshojmë atë që s’mund ta pranojmë.

Meqë pamja e jashtme e secilit është ashtu siç e ka falë Zoti, nuk mendoj që është një prej virtyteve për të cilët duhet mburremi e as të kemi lakmi për to. Asnjë prej nesh nuk ka çuar mund në këtë drejtim, e as nuk e meritojmë bukurinë më shumë se tjetri. Mendoj që nëse veç kemi të drejtë të mburremi për diçka që posedojmë, është për sukseset tona ose për diçka që kemi arritur vetë.

 

  • Duhet të jemi vetëvetja.

Gjithmonë në shoqëri sillen disa trende të caktuara që njerëzit i krijojnë, përcjellin, i aplikojnë, etj. Këto trende zgjasin javë, muaj apo ndoshta edhe vite, por aty përfundojnë. Zakonisht nuk përfaqësojnë asnjë vlerë, nuk kanë asnjë kuptim dhe nuk paraqesin asgjë për shoqërinë që mundet me e sjellë një shoqëri në përparim. Nëse një person e paraqet një ide dhe 200 të tjerë vrapojnë pas saj, atëherë kemi me mbetë me një ide 200 versione. Unë mendoj që për me përparu një shoqëri, është mirë që me u mundu me qenë sa më shmë vetvetja, dhe me sjellë diversitet. Duke shkëmby idea të ndryshme mundemi me kuptu se çka është më mire e çka më keq, dhe në përgjithësi ka me u zgjeru diapazoni i mendimit tek shoqëria.

 

  • Koncentrohu në zhvillimin e vetvetes.

Siç e kom cekë edhe në postime të kaluara – si me fitness, lexim, udhëtim, me punë e në përgjithësi, prej që kom fillu me u fokusu shumicën e kohës në vetvete, njerëzit e tjerë nuk  kanë arritë me ndiku në disponimin tim, sidomos për të keq. I kam disa miq dhe njerëz që i kam për zemër, njerëz që më mbështesin, më bojnë mu ndi mirë etj., por përpos atyre, në pëgjithësi aq shumë i kam rregullu punët me vetën, sa anjë person tjetër nuk ka shancë me e marr pjesë në mos lumturinë time. Nëse jam e lumtur, munden me më bo të lumtur, asgjë tjetër. Të gjitha problemet e tjera i zgjidh me vetën, duke qenë aq e zënë me zhvillu idea dhe aktivitete, saqë mezi po kam kohë me keep up me njerëzit e dashur, e le më me njerëz që harroj që ekzistojnë.

 

  • Zhvilloni idea.

a068003656e7b20e1e29b8c7e9f22c2e.jpg

Classic.

Kur  të plakemi (dhe shpresoj që kemi me jetu shëndoshë e gjatë), besoj që kemi me u kthy në kohë shpesh, e me i ra pishman për gjëra që i kemi bo dhe për gjëra që nuk i kemi bo. Për shancat që i kemi marr, për potencialin që nuk e kemi shfrytëzu, për rininë që e kemi çu dëm. Një gjë jam e sigurtë: Kemi me i ra pishman për kohën që e kemi çu dëm duke u marr me punët e tjetrit, kohë të cilën kemi mujtë me shfrytëzu duke bërë gjëra që ndoshta në një mënyrë apo tjetren, kanë mujtë me ndërru botën apo jetën e dikujt. Seriozisht people dhe Unë, Pranverë (gjithmonë po i flas edhe vetës), me gjithë ato gjëra që i kemi në jetë me i bo, doni me ndejtë para ekranit ose me shoqëri tu bo gossip pë të arriturat e tjerëve? I think Not.

 

  • Mbështetni njëri tjetrin.

Pasi po jetojmë në kohën e zgjerimit të feminizmit, në kohën ku edhe në Kosovë ka filluuuu meeeezi me u kuptu pak atmosfera se përnime burrat e gratë kanë të drejta të barabarta dhe se ne vajzat, gratë jemi ato që duhet të mbështesim e jo të kthehemi kundër njëra tjetrës, po e shoh një tendencë të fushatave të ndryshme si ‘empowered women empower women’ e shumë të tjera. Shumë mire. Por, unë e kam vetëm një lutje: mos të mbesin gjithë këto vetëm quote me dizajn e font të bukur që e postoni në instagram dhe ju bën të dukeni cool. Me e mbështetë njëra tjetren është 1) me u bashku në ndonjë kauzë të caktuar të atij personi, 2) me jepë kompliment për ndonjë arritje, 3) me kritiku një person qoftë pozitivisht apo negativisht për ndonjë gjë që shkon në llogari të mirë për atë person apo 4) të mos thuani asgjë kur ajo që keni me thënë është me më pak vlerë se heshtja.

Më besoni, ka me dhjetëra e mos të them qindra gjëra që i shoh nëpër rrjete sociale që nuk i përshtaten shijes sime ose pikëpamjeve të mija, gjëra që nganjëherë nuk i besoj që dikush i ka shkru ose që veç i mendon, por me të vërtetë nëse ato gjëra ai person i ndjen dhe mendon se ashtu është më mirë, kush jam unë që me e gjyku ose me e e kritiku atë? Përderisa se lëndoni tjetrin, gjithçka është në rregull.

 

  • Falemndërohu për atë se çfarë ke.

Nuk keni shancë me i pasë të gjitha. Seriozisht, nganjëherë kur më ndodhin gjëra të mira njëra pas tjetrës, filloj me u frikësu se diçka e keqe ka me më ndodhë, sepse ndjenja që nuk kom me luftu për kurgjo ma japë një zbrazëti në zemër.

a23

Nëse nuk shkojmë ma larg se snapat e Kylie Jenner, kemi me kuptu se një person që mendojmë që i ka të gjitha – paratë, veshjen, pamjen, whatever, e shpenzon shumicën e ditës duke ndejte në shtëpi dhe duke i këndu këngët në background, ty mos bo absolutisht asgjë me vlerë gjatë gjithë ditës. Ky është një shembull banal por që mu më bindë që duhet me qenë të lumtur me atë çfarë kemi, sepse më besoni – dhe këtë e them me plotë bindje – edhe ju keni diçka (shuumë gjëra) që bie fjala Kylie Jenner NUK i ka, dhe do dëshironte t’i kishte.

 

  • Secili person është ndryshe.

Embrace that! Cka kishim bo me qenë të njejtë të gjithë, me qenë të gjithë ‘flawless’, mu dokë njejtë bukur e me i bo gjërat e njejta. Seriozisht besoj që kishim fillu me kriju flaws veç mos me ngja me njëri tjetrin, sepse të qenit ‘perfekt’ është boring.

“E dua vetën se jam ndryshe, dhe të dua se je ndryshe nga unë. Nuk dua që ti të jesh si unë; dua që ti të kesh diçka që unë nuk kam. Nuk do më pëlqesh po fillove të jesh si unë, dhe s’dua të kaloj kohë me një unë tjetër; Dua të kaloj kohë me Ty, se je ti.”

 

  • Urrejtja shkakton urrejtje, dashuria gjeneron dashuri.

 

13333

 

  • Nuk e bëni dikë më të parëndësishëm nëse e urreni dhe flisni keq për ta.

thrsh

Seriozisht, leave Britney alone. 98% të rasteve që flisni për një person, ai person nuk ka me marr vesh.*të pakten mu më ndodhë* (përpos natës së mbrëmshme looool). Pra, çka ju flitni është sikur me gjujtë pika uji në oqean, sepse ai person ka me vazhdu njejtë tripin e vetë e as nuk ka me ditë se çka ose sa shumë juve ju shqetëson se çka ai bën, andaj ju jeni ata që humbni kohën tuaj të rëndësishme ndërsa ai personi tjetër është duke e shfytëzu kohën e vetë për me kriju diçka.

*cough cough, i’m sick*

Capture.PNG

 

  • Sa më shumë që merreni me vetveten dhe aktivitete të ndryshme, aq më pak keni kohë me u marr me tjetër kë.

Matematikë e thjeshtë tho.

 

  • Merrni të mirat prej të tjerëve, e le të marrin të tjerët të mirat prej juve.

Just exchange, people. Shfrytëzoni këtë mundësi, s’ka far filozofie.

 

  • Nëse ndjeheni mirë me vetvetën, askush nuk mundet mi ju marr vetëbesimin.

Nëse kisha pritë me marr approval prej tjetërkujt, nuk kisha me i bo as gjysmën e gjërave që i kom bo deri tash (çfaredo, prej më të thjeshtave). Thjesht, i bëj gjërat sepse I feel like it. Wanna join? Jump in. Don’t like it? Move along.

 

  • Njerëzit nuk janë të këqinj, ata janë të dobët.

Words that I grew up with, të cilat mami gjithmonë mi ka përsëritë. True bro true ture ture.

 

  • You can be anything, but not everything.

Majlinda Kelmendi (<3) është medaliste e artë në Olimpiadë. Unë besoj që nuk kam talent në judo dhe as nuk kam punuar në këtë drejtim, ndërsa ajo është e para në botë në këtë sport. A me e dissirat Majlinden pse unë s’jam si ajo? Jo. Misioni në jetë i Majlindës është ky, dhe unë e mbështes e e respektoj 100% në këtë drejtim. Ja kam lakminë dhe e admiroj, dhe fakti që kurrë s’kom me mujtë me arrit ato çka ka arrit ajo, nuk mundet me më shti me e urrejt ose me i pasë zili. Unë e respektoj dhe e mbështes në maksimum, dhe përkundrazi jam krenare për të.

Kam shoqe e te njofshme më të bukura, më të pasura, më të mençura, më të suksesshme në gjëra të ndryshme, që lexojnë më shumë, që janë më të shkolluara, etj., dhe këto nuk munden me qenë arsye pse unë me e ushqy vetën me xhelozi ose urrejtje ndaj tyre. Unë muj me u mundu me u përmirësu në ndonjëren në këto gjëra, por asnjëherë nuk kom me arritë me i bo të gjitha e as nuk du, e përderisa nuk muj me i arrit të gjitha, t’pakten kom dëshirë që me i gëzu këto të mira që ato i kanë bashkë me to, dhe me i mbështet në këtë drejtim.

 

Njerëz, seriozisht e kemi veç një jetë. Qeshni më shumë, këndoni, kërceni, shkruani, lexoni, qitni të këqijat, bërtitni në mal, vraponi, ecni, mësoni, fleni, veç mos urreni.

 

P.S.: Duke e ditë se si janë bërë njerëzit, jom shqetësu për faktin që ende askush nuk o çu me më shkru diçka negative prej far fake account për blogun tim. Seriozisht pak jom tu u tutë: a përnime qaq lame osht që s’ju ka nxonë rrugen me ma shajtë a? Muahh… (kidding) (pak)…

Ju të tjerët: Për krejt fjalët e mira, për mesazhet që mi keni dërgu për fjalët që mi keni thënë, ju falemnderit. Seriozisht. Unë këtë blog e shkruj për qejfin tim, por përbërjen e saj e shkruaj për ju, sepse këto gjëra tashmë vetes ja kam thënë, dhe me vetën i kam sqaru. Më vjen mirë që ende ka të reja e të rinj që i humbin deri në 10 minuta të kohës së tyre për me lexu këtë blog, dhe sidomos falemnderit atyre që nuk kursehen me më mbështetë dhe me më motivu me shkru ma shumë. Thank you, my positive almonds.

P.P.S. Ma kanë vjedhë biçikletën. Qe 17 vite e kom pasë. Fuck life. 

16 mendim te “You’re you and that is your power.”

  1. Un personalisht isha qudit nese dikujt nuk i kish pelqy blogu yt, honestly. Permbajtja osht super-DUPER smart & funnyyyyyyy😍! Sa mire me pa qe ka njerz edhe shkrime pozitive, e sheh qe pernime krejt njerëzit nuk jon njejt (and thats a good thing) t’gjitha femrat kisha pas qef mi pa kështu: t’motivume, pozitive, me vetëbesim, t’suksesshme, e n’bazë t’shkrimeve s’diskutohet qe je e tillë🙌 ishalla ky shkrim e motivon dikon qe ka nevoje per me reflektu mirësi e pozitivitet se sinqerisht ka shume njerez me ksi nevoje, lol💔 e sidomos Ca femra. Ty bravooo shume👏💗!

    Pëlqejeni

    1. Wow. My positive posts are for positive people like you. Falemnderit per kto fjale kaq te mira e te bukura, po m’vjen mire qe po te pelqen blogu dhe ki gjete ne te dicka me interes. Fjalet qe mi ke shkru jone motivim per mu e falemnderit qe nuk je kursy. ⭐️💕✨🐝💖 #grlpwr4evr 🙏🏻

      Pëlqejeni

    1. Omg my life goals ndoshta osht kone me me zevendesu me Pinterest hahah, thank you soooo muchhhh. Jom e lumtur qe ki gjete dicka me interes ne blogun tem, shpresoj qe edhe n’vazhdim ka me t’pelqy! 😊🙏🏻😍💖love

      Pëlqejeni

  2. pra 🌸 tkom soulmate 💙💙 se di as vet se kom mendu ndoniher qe ni qik , ntnjejtin qytet me mu , ka me kon me ni mendim per shumicen e sendeve . Tkom dashuri , veq vazhdo YOU ROCK G🌵RL POWER ⚡️ jom e lumtur qe jetoj me ni epok me ty , njeri me qekaq pozivitet
    p.s mos e vrrit mendjen tënde të ndrriturr me gjëra pa vler babe .🌹

    Pëlqejeni

    1. Wow. Thank you so much, as une kurre s’kom mendu qe dicka qe une mendoj, them apo shkruj ka me prek kaq shume njerez dhe me kuptu sa shume jemi ndryshe prej njeri tjetrit po njekohsisht shume te njejte. Thank you so so much per kto fjale, i vleresoj teper. ‘Misioni’ i blogut tem osht me shpernda sa me shume pozitivitet, e po m’vjen mire kur pe kuptoj qe e kom arrit at efekt te shume lexus. ⭐️💘🤗🙏🏻 love

      Pëlqejeni

  3. 10 Minuta nuk osht aspak humbje kohe me shum qef e lexoj çdo postim edhe pse nuk t njof aspak personalisht ky blogspot reflekton gjithqka sinqerisht skom pa njeri ma pozitiv dhe mendje ndritu si ti, vazhdo me qen kshtu te pershendes ♥️💋🙏

    Pëlqejeni

    1. Falemnderit teper per kto fjale. Njerezit qe jone vete pozitiv dhe te sinqert nuk e kane problem me i thone kto fjale per dikond tjeter. 🙏🏻 e vleresoj shume miresine tende dhe fjalet qe i ke shkru, shpresoj qe edhe ne vazhdim ka me te pelqy blogu jem e ka me pase gjera te mira e pozitive ne te. Love🙏🏻😊💛✨💕

      Pëlqejeni

  4. Heyyy Pranki, je shumë e veqant, të përgezoj për blogun, shumë motivus edhe ,po gzona qe po ka qekaq shume pozitivitet , mirsit e krejt qa pi shkrun me kaq dashni tmadhe . Youu go girll , Mwahhh 👄 #ps hina rend me ta kqyr blogun, edhe pse ora pak von haha smujta pa ta shkru nje koment

    Pëlqejeni

  5. Your ability to motivate and guide others is truly inspiring. Not only are you setting a great example for other people to follow but you are teaching people to raise their standards and expectations by conveying your train of thoughts in such a sophisticated and polished style wich I must say wow.. it is truly encouraging and upliftig. Your positivity is contagious. Thereby truly exhibiting leadership qualities. Keep creating your craft. ❤️

    Pëlqyer nga 1 person

    1. I don’t know how did I miss this comment, these beautiful words you’ve wrote about me and my blog.
      Thank you so much. I have always been a kind of person who has given advice to others; I’ve been the person to cheer other people up and be there for them. But then one day I realized that I’m not practicing the things I preach. So I woke up and start doing those things for myself first. Once I started feeling more complete and be satisfied with myself, I felt the need to pass that to others. So I’m really glad I’m doing so with my words, and thank you for taking the time to read my blog and to write to me. I appreciate it a lot. ❤ ❤

      Pëlqejeni

  6. I love love LOVE this blog post! 😍 You go girl!!! 🥇✨❣️ Une t’njoh vec prej instagram-it edhe t’ndjeki se postimet e tua t’ndihmojne me kuptu qe lumturia qendron ne gjerat e vogla!
    Per mendimin tim, nuk eshte pak me qene inspirim per te rinjte n’ditet e sotme, e ti Pranvera je shembulli tipik i inspirimit! 🤗💚 Perveç qe kenaqem UNE tu i lexu shkrimet e tua, ndonjehere m’duket pak me i mbajt vec per vete. Kshtu qe, ajo cka boj osht qe i lexoj OUT LOUD in front of my family ose edhe kur jom me shoqni edhe trust me, njoni prej reagimeve qe m’ka bo me qesh e me u ndi mire ka qene komenti i gjyshit: “Hallall i qofte bre bab’, shyqyr qe ka Kosova ksi t’rinje”! (He’s so cute, right?! 😇💙)
    All I want to say is, keep being awesome 👏🏼🍀 se menyra qysh e bon ti me u ndi shumicen prej neve, osht shume ma e rendesishme se komentet e personave qe fatkeqsisht nuk kane mesu ende me e perkrah e me dasht njoni tjetrin!!!

    Faleminderit per pozitivitetin! Hugs 🌸💕😘

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s