DIY: 13 instant mood boosters by BlondAlmond

It’s just a bad day, not a bad life

Të gjithë i kemi ato ditë që thjesht zgjohemi prej gjumit dhe një agjent i padisponimit na hedhë një grusht në zemër dhe na lë atë ndjenjen e keqe të cilen s’dijmë as pse e kemi, qysh ka ndodhë apo se çfarë është. Thjesht s’jemi në disponim dhe në vend se me e gjetë arsyen (e cila shpesh mbetet unknown), na kqyrim qysh me gjetë edhe ma shumë arsye të padisponimitetit dhe jeta na duket zi, s’na çohet trupi, asgjë s’ka kuptim,

Nuk na shkohet në punë, nuk na shkohet në shkollë, nuk na dilet po as nuk na flihet. Gjithçka na duket e pakuptimtë – karriera që kemi zgjedhur, vendi ku jetojmë, gjërat që i bëjmë, vetë idea e jetës. Të gjitha këto janë mendime që vetes ja shtyjmë në kokë sepse probably është tu ra shi, është errët, ftohtë dhe kemi ngrënë 4 rreshta çokollatë sepse kemi ndejtë në shtëpi dhe e gjithë bota është fajtor për këtë gjë.

 

7a2d3cbe5d1552e97ecd81c4318eeb77

Por, my almonds, këto ditë kanë mbaruar. Sepse dita e sotme, E Mërkurë – 25.10.2017 s’do të na kthehet kurrë në jetë, dhe në këtë mënyrë jemi duke dashtë me çu dëm edhe një ditë potenciale vetëm e vetëm duke gjetë arsye pse jeta ta shpif. Na është dhuruar vetëm një jetë me këto kushte që janë, dhe ne duhet të luftojmë që prej secilës ditë ta nxjerrim bile një të mirë. Nëse jo 15 – vetëm 1. Cdo ditë jemi me fat që e kemi edhe një mundësi për të jetuar, andaj t’u japim atyre një qëllim të caktuar. Nëse sot s’kemi qenë në disponim me u zgju herët, me mësu, me shku në punë (prapë shkojmë po nejse), me i kry obligimet që kemi dashtë atëherë të gjejmë obligime më të lehta por që na shpenzojnë kohën dhe na bëjnë me u ndi produktiv, gjë e cila i shëron këto ndjenja pak nga pak.

1b9af51953c62a59277fb6cd44bca4a1--feminine-tattoos-nice-tattoos

Më poshtë do i paraqes 13 këshilla se si pa ndihmën e askujt dhe pa asnjë cent/lekë shtesë, çantë Gucci, pushim në BoraBora apo të ngjajshme mundeni me përmirësu disponimin që e keni down e për të cilin s’keni apo nuk e dini arsyen. Dhe asnjëra nga këto nuk ka të bëjë me “Don’t Worry Be Happy Style” cause we all know it doesn’t work në këto raste. 😀

 

MAKE A PLAN,  A LIST,  SET A GOAL (OR TWO)

1. Bëni një listë të gjaaaaatë me gjëra të thjeshta që mundeni me i kry gjatë ditës. Shkruani krejt çka ju bie ndërmend që duheni me bo (si p.sh. në listen poshtë). Në një blogpost të mëparshëm e kom cekë që vetëm kur i shkruani gjërat që keni me i bo, gjysma e punës është e kryer dhe ju jape një ndjenjë kënaqësie. E keni një listë dhe filloni prej ma të mundshmes. Këtu po i paraqes disa nga gjërat ma të thjeshta  që mundeni me i bo e që ju marrin një kohë të ditës, ju shpërqendrojnë nga ndjenjat e këqija dhe poashtu janë obligime të cilat ditëve të tjera zakonisht nuk keni kohë për me i bo.

liste e produktivitetit

2. Bëni një listë të mirënjohjes, të planeve, ëndrrave dhe qëllimeve.

Lista e mirënjohjes: Renditini gjërat për të cilët jeni krenarë me vetën, falemnderues, gjërat që juve ju vëçojnë, që ju pengojnë tek vetja e që doni me i ndryshu. Më besoni, gjithmonë harrojmë se sa kemi potencial, sa shumë gjëra mundet një njeri me arritë dhe heqim dorë pa filluar fare. Kemi shëndet të mirë, kemi duar, këmbë, sy, veshë. Dikush do të kishte dhënë gjithçka për t’i pasur dhe prapë lufton me ato që i ka. Tingëllon si klishe por klishetë janë thënie të përsëritura, sepse janë të vërteta. Përgadituni për nesër sepse ju pret një ditë e re, krejt nga fillimi, me një shancë të re. Sot-in merreni si draft.

Lista e planeve, ëndrrave, qëllimeve: Renditini nga më e rëndësishmja – Du me hi në punë, du me ndërru fakultetin, du me përfundu atë sa ma shpejt, du me ndërru karrierën, du me hapë blog, du me fillu një biznes, du me kursy për ndonjë udhëtim apo me investu në diçka, du me mësu një gjuhë e shuuuumë gjëra të tjera. Cdo moment ankohemi se s’kemi çka me bo, se s’kemi mundësi, s’kemi perspektivë. Okej, nëse s’keni mundësi, krijoni. Bëni diçka. Ckado. Vetëm lëvizni. Mundeni me u nisë me një qëllim krejt tjetër por me ndërru kahje në gjysmë të rrugës dhe me pasë shumë sukses. Por duke u mbyllë në shtëpi e duke mos bo asgjë, as ato mundësi të ndrrimit të kahjes nuk ndodhin. Trust meh.

14911429b16a0507a6c6b8a69f6bf766

 

SWEAT IT OUT

3. Dilni për vrap. Kidding – nëse s’jeni vrapues ju mërzitë edhe ma shumë fakti që s’keni me mujtë me vrapu. E kam fjalën të dilni, bëni një shëtitje nëpër qytet/natyrë me dëgjuese në veshë, ecni me shpejtësi pak ma të madhe (për t’u djersitur) dhe shëtiteni qytetin. Së pari, do të keni mundësinë që me bo aktivitet fizik pa e urrejtur sepse është thjesht një ecje. Së dyti, do të kaloni kohë me veten por njëkohësisht do të jeni në lëvizje, dhe fakti që keni dalë me ecë do të thotë që jeni shëndoshë e mirë dhe kjo është një gjë që duhet vlerësuar çdo herë. Poashtu nuk jeni vetëm, shihni njerëz tjerë dhe e kuptoni që të gjithë e kemi storien tone dhe jemi duke struggle në një mënyrë apo tjetren.

Do të rregullohet. I promise.

4. Shkoni në fitness/aerobik. Përvete nuk më ka ndodhë asnjëherë me shku në fitness pa disponim e me u kthy prapë pa disponim. Thjesht nuk ndodhë…

5. Vallëzoni. Okay, sounds cheesy, fake, but it wErks. Vallëzimi është fun, ju liron nga ndjenjat e këqija dhe nëse e bëni me shumë përushtim, ju djersitë bajagi. Dhe djersa është gjithmonë e mirëseardhur për t’u ndjerë mirë. Dheeee ashtu kështu na shqiptarët e kemi një mungesë të madhe të vallëzimit në shoqëri andaj kemi nevojë me u zbrazë të paktën në shtëpi.

 

ba2a6259a54f95743592ff3dabd828b6--salts-saltwater-quote

6. Self care 1.0. : Bëni banjë apo dush. Vishni rroba të pastërta. Rregulloni thonjët, flokët, vetullat, gjithçka që mundeni dhe bëhuni KUTI. Më besoni që kur të dilni prej një dushi të nxehtë, të pastër, të freskuar, me pore të hapura, në dhomë të pastruar, në rroba të pastra, do të ndjeheni si të rilindur, pavarësisht në çfarë gjendje keni qenë.

 

email-image

7. Rregulloni dhomën. Bëni punë shtëpie. Paloni dollapat. Whatever. Tingëllon lame, por nuk është. Së pari janë aktivitete që duhet t’i bëjmë kohë pas kohe në shtëpi por shpesh i heqim qafe apo i lëjmë për një ditë tjetër sepse nuk kemi kohë. Por pasi sot kemi vendosë që e kemi gjithë kohën e botës, atëherë po i hijmë shtëpisë fund e krye – gjë e cila na merr gati gjithë ditën dhe në fund na bën me u ndi të organizuar, të rregullt dhe produktiv.

 

HELP SOMEONE ELSE, MAKE ‘EM HAPPY

8. Bëni diçka të mirë për dikë. Ndihmoni dikë në familje apo shoqëri në diçka që keni mundësi. Ckado, këdo. Ndjenja që dikush është bërë më i lumtur për shkak të prezencës apo ndihmës tënde është gjithmonë një ndjenjë e mirë, dhe ka gjasa që edhe ta largojë këtë disponim të keq që e kemi.

9. Hidhni/falni sende të panevojshme. Kjo lidhet me pikën 7, por edhe si pjesë shtesë e bën dike tjetër të lumtur. Të gjithë i kemi ato rrobat që ju japim edhe nga një shancë çdo stinë dhe presim që Britney 2001 të kthehet në 2017, dhe asaj bolero që e keni në dollap ka mi ju kthy funksioni but it never does?image.png

Yeah. That one.

Mbushini qeset me të tilla gjëra, lironi vend nga dollapi dhe faljani ato dikujt që ka nevojë – a win win situation.

10. Gjeni/bëni punë vullnetare. E di, as vetë s’kam bo kurrë deri para disa muajve dhe po të mundja ta kthej kohën kur kom pasë super kohë të lirë, e kisha kthy dhe kisha bo punë vullnetare në çdo rast që mu kish’ dhënë. Së pari do t’i ndihmoni dikujt që ka nevojë për ndihmë, do të merrni përvojë në gjëra të ndryshme dhe do të krijoni lidhje që  herët apo vonë do ju nevojiten. Nëse nuk dini se ku mund të bëni punë vullnetare, paraqituni publikisht që jeni të gatshëm të ndihmoni.

Btw, një punë simpatike vullnetare me pagesë është e hapur për aplikim këtu. (kliko)

ef0f3bca8c7635a4ad88a61f1a99a195-inspirational-photos-positive-inspirational-quotes.jpg

 

FAKE IT UNTIL YOU MAKE IT

11. Krijojani vetës një atmosferë simpatike. Qiteni një kafe apo çaj. Bëni një smoothie. ndezni qira. Lëshoni muzikë romantike. Merrni një libër super të mirë apo lexoni poezi (libër para filmave/serialeve, sepse ju bën edhe të ndjeheni produktiv). Vishni çorape të trasha. Lini telefonin mënjanë.  Përqendrohuni në atë që po bëni. Ndjejeni momentin. Everything will be alright, I promise.

170126-hygge-better-fireplace-ok-1526_e410f480a84538c4d7206bc9ae7750d8.jpg

Just HYGGE.

 

SLEEP IS THE BEST MEDICINE

12. Sleep on it. Gjumi nganjëherë din me na rëndu edhe më shumë, por edhe shpesh është kurë natyrale për këtë ndjenjën e keqe. Zgjoheni nga gjumi and it’s gone. Ju qetëson trupin, mendjen, ju mbushë me energji. Ndoshta thjesht keni qenë të lodhur.

5f4ee9bf2f3b061edb1e105b44335324

 

SO IS DETOX

13. Pini shuuuuumë ujë apo çajëra me efekt qetësues. Lëngjet ju japin muskujve energji, ju freskojnë, ju kthjellin. Ndoshta veç keni qenë të dehidruar, who knows?

 

13.0.1. Në fund të fundit, lexoni njërin nga blogpostat e mi mihihihi… 😀

 

Appendix 1: Gjëra që s’ju preferoj t’i bëni kur jeni pa disponim:

  1. Me marr vendime të mëdha (i.e. du me lëshu kursin e gjermanishtes se pe urrej)
  2. Me nxitë përleshje (a.k.a. me i bo njerëzit e tjerë me u ndi as miserable as you are)
  3. Me i pre flokët 😀 (nesër prapë keni me i pasë flokët e preme mos harroni)
  4. Me hongër më shumë, me hongër ëmbël (binge eating dhe sheqeri ju bëjnë me u ndi edhe ma keq/fajtorë në fund)
  5. Me bo online shopping (nuk jeni vetëvetja. Tomorrow you’ll be broke…Aaand the rest of the month…)
  6. Me ndejtë në internet, me postu foto (nënkuptohet).

 

Ky postim do të kishte dalë edhe ma origjinal e i ndjeshëm po qe se kisha qenë vetë në këtë gjendje (edhe pse në atë rast ndoshta s’kisha mujtë me shkru hiç), po bash sot qenkam në super disponim e nuk e di as pse. Mood swings janë common për të gjithë, të gjithë i përjetojmë, shpesh nuk e dijmë pse, nganjëherë e dijmë por nuk e pranojmë arsyen, shpesh është hormonale apo moti është i keq,  kemi mbetë prapa me ndonjë obligim, kemi ndonjë stres dhe nuk e dijmë, thjesht jemi lodhur nga rutina e të tjera, por zakonisht janë të tilla që zgjasin deri në gjumin e rradhës, dhe të nesërmen as nuk mundemi me e kuptu pse jemi ndi në atë mënyrë.

31d2895fb6673dcd72897b7c7971ac5a

Natyrisht që ka edhe raste që kjo ndjenjë të zgjasë më shumë, ndoshta edhe të kalojë në depresion e as nuk jemi të vetëdijshëm. Kur e dijmë arsyen është shumë më lehtë, sepse punojmë në rregullimin e atij problem deri sa të kalojë. Kur nuk e dijmë arsyen është më vështirë, sepse askush nuk na kupton por as vetën nuk e kuptojmë se pse po ndihemi ashtu kur i kemi të gjitha, dhe në këtë rast kjo gjendje mund të shkojë vetëm duke u thellu. Në këtë rast duhet të flisni me dikë. Duhet të kërkoni ndihmë dhe të hapeni me dikë, sepse të gjitha problem rregullohen. Jemi njerëz, nuk jemi perfekt, jemi të mbaruar prej ndjenjave, dëshirave, qëllimeve dhe shpeshherë ndjenjat dhe vetë jeta nuk rrjedh ashtu siç dëshirojmë ne.

Ndërsa në rastin e mood-swings një apo dy ditore, provoni vetëm t’i flisni vetes që edhe pse gjithçka na duket pa kuptim, në të vërtetë gjithçka ka kuptim. Për atë jemi këtu, në këtë botë. Për të japur prej vetes, për të kontribuar, për ta ndryshuar botën dhe për të marr maksimumin nga ajo. Bëni ndonjëren apo të gjitha nga këshillat që i kam shkruar, ose thjesht bëni diçka që ju merr energji (sepse ju merr edhe atë negative), diçka që ju merr kohë, që ju ndihmon të kuptoni bukurinë e gjërave të vogla, që ju bën të ndjeheni që jeni të organizuar dhe produktivë dhe që ju japë shpresë për të nesërmen, për të provuar prapë.

Kujdesuni për vetën e mos e pritni lumturinë nga të tjerët, sepse ajo varet vetëm nga ajo çka kemi NE brenda dhe se si e bëjmë NE vetën me u ndi.

Take care Almonds…

fb0f202a838e61d65a420da57de69ae7

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5 mendim te “DIY: 13 instant mood boosters by BlondAlmond”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s