Nje liber ne muaj

reading psd

S’eshte idea me lexu e mos me marr vesh kerkush :D… *emoji me syza* *akademike af*

(not)

Kete postim nuk po e shkruaj se jom ndonje specialiste e librave ose ndonje ‘avid reader’. Nuk lexoj edhe aaaaaq shume, por lexoj. Dhe mundohem me e mbajte nje balance ne te lexuar dhe gjera te tjera qe i bej gjate kohes. Kete vit, pasi e kam pa se si po me ece dita duke qene edhe ne pune, e kom kuptu qe mbi nje liber ne muaj nuk po ece. Puna – Fitnessi – Outdoors – meDaleMePiKafe (idolli) – Me i kry obligimet ne shtepi – Me shiku ndonje TvShow DHE me lexu ne nje dite te vetme eshte pak veshtire.  Por, nje liber ne muaj ESHTE nje gje qe behet. Mesatarisht nje liber i ka diku 350 faqe, qe do te thote mesatarisht 12 faqe ne dite, e lErg qofte me qellu far libri i mire, ece edhe shuuuume ma shpejt.

Processed with Rookie Cam

Kete postim ma shume po e shkruaj per me i informu ata qe nuk e dijne se ku munden me u pajise me libra te mire, dhe ku me e marr vesh se cfare libra te mire po sillen. (Kjo sepse me kane pyet disa persona se ku i downloadoj e-books qe po i lexoj ne tabloid.)

Natyrisht qe me libra HAS/libërlibër/libërMeFleta nuk ka, sepse eshte ajo ndjenja, aroma, bukuria e librit –  shkon me nje kafe apo caj, qe ta jape nje ndjenje extra. Pervec asaj, nuk ka nevoje me e MBUSHE/charge. Ndersa tabloidi, shpeshhere me ndodhe te jete i pambushur kur du me lexu, dhe pervec asaj nuk i bojne fletat Shllëk, edhe s’duket bukur kur du me e bo nje snap 😀 😀 *essentials*. POOOOOOOR, ndonje liber qe du me lexu, e qe qellon i vitit 2012+, duhet me prite diku deri ne vitin 2019 me ardhe ne Kosove dhe 2023 me ardhe ne biblioteke, pra praktikisht deri atehere shenderrohet ne CLASSICS. Cka momentalisht NUK PO DU. Po du bashkohor. Cuz datz wha’ i am. Bashkohore. Muahaha…Dheee duhet me permend koston – 12 euro per nje liber më preke ne nje pike te vogel ne anen e djathte te zemres…momentalisht…Vec mundeni me ma bo dhurate per ditelindje a dicka…#youknowwhoyouare…

Keshtu, natyrisht qe para se me fillu me lexu, me duhet me zgjedhe librin qe do e lexoj. Faze e cila eshte shume e veshtire per mu, sepse shume veshtire rahatohna me nje liber per tamon. Per me zgjedhe nje liber, ma propozon ndonje i aferm, e gjej ne goodreads, ose hi ne disa instagram accounts te personave qe postojne foto me libra te mire – Sarah Jessica Parker (@SJP), poston ndonje liber aty ketu dhe me te vertete sa here qe jom inspiru prej saj, gjithmone me kane dale sipas shijes teme. Emma Roberts poashtu (@emmaroberts), poston libra shpesh te mire ku tashme edhe e ka hape nje instabookclub e qe eshte shume simpatik: @belletrist. Ekzistojne edhe me mijera instagram accounts te tjere te librave, dhe poashtu platforma te ndryshme dhe apps per ta e VecADoni..

kd
Accounti im ne GoodReads

Ku i downloadoj? (ebooks)

Zakonisht JO po gjithmone, muziken, librat dhe videot i downloadoj si torrenta – ne faqen: t h e p i r a t e b a y . s e  . E shkruva me hapesira  sepse s’eshte faqe SAGLLAM aka mbyllet here pas here sepse Po, ish kone rendi me i ble kenget/librat/filmat e jo me i downloadu per asnje cent’… po s’eshte puna niher 😉 ;)… e po bohemi qe nuk pe dijme qe eshte jashte ligjit. Ose nese keni deshire, mundeni edhe me i ble :D. Ndodh qe nuk i gjej titujt qe me pelqejne ne kete faqe, e me duhet me vazhdu me kerku nje liber tjeter. Sad.

Ku i lexoj? (ebooks)

E posedoj tabloidin ‘Lenovo’ qe eshte mjaft i perdorshem, sidomos sa i perket leximit. E mbane baterine diku 2 dite rresht (ka fillu me leshu tho), dhe eshte i pershtatshem per me marr kudo me vete. Aplikacioni qe me rahaton dhe me te cilin skom pase asnje problem me libra, e qe i lexon gati te gjithe formatet (epub, pdf, azw) eshte ALDIKO. Eshte shume i perafert si me lexu nje liber ne nook apo kindle (pajisje per leximin e librave elektronikë), dhe ka settings-a te llojllojshem per me e bo leximin sa me te rehatshem.

Processed with Rookie Cam

Cfare libra lexoj?

Pas veres 2013 ku pasi qe i kom kry provimet ne qershor i kom lexu diku 13 libra per 3 muaj (me mungesen e motres dhe vellaut ku gaaaaaaati u shendrrova ne Dopey 😀) Dopey_transparente ku shumica e librave kane qene te marra ne biblioteke aka klasikë, jom betu qe diku 5 vite me duhen me u rikthy ne aktualitet e me lexu libra ma te kohes. Personalisht preferoj romane/novela fiction, nonfiction me tema psikologjike ose edhe aventure, inspiruse e motivuse por qe kane edhe ngjarje ne to (cfare pershkrimi :D). Libri all-time ma i preferuar, ma komplet dhe qe me ka kenaqe cdo faqe eshte Me-Duhet-Me-Ceke-Prape: The Nix nga Nathan Hill. Eshte mjaft i gjate, por cdo faqe eshte pak funny ose pak e trishte ose shume e vertete ose te preke ne ndonje menyre, ngjarjet ndoshta jane te thjeshta por shume aktuale. (Per shijen time, natyrisht). Libra te tjere qe i kom lexu mundeni me i gjete ne accountin tim ne goodreads qe gjindet ne anen e djathte te ketij blogu (pc) ose ne fund te faqes (telefon). Perndryshe nuk e kam te caktuar nje zhanër, vec le te jete i mire. Pls.

Pra, e zgjedhni librin qe doni me e lexu, e kerkoni ne w w w . p i r a t e b a y . s e , e shkruni ne search, e downloadoni si torrent (me programin utorrent ose tjeter), pastaj e hapni programin ALDIKO, e importoni file-n, dhe ta-da – ju paraqitet ne raftin e librave virtual…

Qysh me gjete durimin per me lexu?

Normal qe nje tvshow super fun qe e keni zbulu, qe zgjate 30 min dhe ku vec keni me i shtri syte e me shiku, duket se eshte ma qejf dhe ma lehte se me lexu. Nuk po them qe s’eshte. Nganjehere. Por mundeni me i bo te dyja. Nese zgjoheni ne 7, shkoni ne pune ose shkolle ose fakultet ne 8, rrini deri ne oren 4, vini prej punes/shkolles/whatever te lodhur dhe hani buke deri ne oren 5, doni me pushu deri ne oren 5:30, shkoni ne fitness deri ne oren 7 te mbremjes, vini prej fitnessit dhe behet ora 8, atehere ju mjafton koha edhe 1 ore per me u bo gati per diten e neserme, per me pi ndonje caj dhe me honger nje snack (Jo, nuk e sqarova fiks cka UNE bej gati cdo dite 😀). Prej ores 9 mundeni me shfrytzu per lexim deri ne oren 10 ku mberrini me i lexu diku 20 faqe (qe tashme vec jeni ahead Goalit 12 faq-or), dheeee keshtu i keni edhe 1 ore per me e shiku ate tvshowin e dashur, dhe me ja perzi vetes miiiiiree naten per ca endrra te cuditshme :D. Natyrisht si ne cdo gje, faqet e para jane ma te merzitshme por besoj qe leximi del ma qejf se shikimi i tvshow sepse ta pranojme, aktorët nganjehere po jone shume lame,  mundeni me e abandon kur te deshironi, ngjarjen e paramendoni fiks per qejfin tuaj, eshte ni percjelles teeeper i mire i udhetimeve, edhe natyrisht, ju zgjeron mendjen dhe shpirtin.

Dita i ka 24 ore tho… ❤

IMG_5344.JPG
Can I touch you… there… Me ne fund pas 3 librave kete vit si e-books me ra ne dore nje liberliber. 😀

Nuk po e zgjas edhe ma shume si zakonisht, sepse nuk jom ty zbulu asgje te re, por nese rastesisht keni harru sa te mire jane librat, ose po e keni veshtire me u qase ne ta, atehere shpresoj qe ky postim ka mi ju ndihmu diku 0.87% ne kete drejtim. 😀

xx, P

Planning – çelësi për uljen e nivelit të procrastinatING

Nga niveli 16 ne nivelin 7. Prapseprap progres. 😀

Te gjithe, amo bash te gjithe njerezit dihet se jone ne ndonje nivel procrastiNATORS (me falni qe me duhet ta perdor kete fjale ne anglisht po nuk po shkooon ndryshe ) -> vonvonvonuar… really? Shtyj per me vone – too long. Dikush pak ma shume, dikush pak ma pak amo kthehemi edhe back in 1890 when this guy, Naimi, yass – we all know him – naimitha: “Punen e sotme mos e le per neser.” True bro, sepse nese punen e sotme e leni per neser, neser keni me pas punen tjeter te cilen poashtu keni tendence me lone per neser-in tjeter,  pra ju bohen 2 pune edhe tu mos e dite cila ka prioritet, ma se miri e lojme krejt (per neser nr.3) edhe s’bejme asgje ne fund. 😀 Keshtu, task after task grumbullohen ne ate menyre sa qe fillojme me u stresu se nuk e dijme as se cka kemi me bo ma perpara, edhe fokusohemi me i perfundu ato tasks qe s’harrojme asnjehere: Me honger, me hi ne internet dhe me shiku tv. Edhe me vujte.

E pra, pse planifikimi koka aq magjik sa qe vec fakti qe i kemi shkru diku mendimet tona, obligimet, qellimet, punet apo detyrat, ka me na shti me i kry ato? Nese jemi lazy, pse vec te lexuarit e obligimeve tona na ben ma produktiv dhe na shtyne per me i perfundu keto obligime? Epo, kemi nevoje per presion. Po, edhe nga vetja. Dhe ju tregoj qysh:

1). E keni ni pasqyre te te gjitha obligimeve ditore, mujore apo cfaredo periudhe – dhe ne kete menyre mundeni me nda kohen ne menyre ma eficiente. P.sh. – Keni me i nderru rrobat e dimrit me te veres (don’t do it today tho 😀 #bipolarweather), keni me shku ne banke me hape nje xhirollogari te re, ose keni me e formatizu kompjuterin – obligime shume te thjeshta por qe jeni ne gjendje me i shty me muaj. Keshtu, kur i keni perpara ne nje pasqyre te gjitha keto obligime qe si keni kry, keni me nda cilendo kohe te lire qe ju del perpara, sepse tashme vec e dini se cka mundeni me bo me kete kohe.

2). E “obligoni” veten me i kry gjerat qe i keni shkru sepse vetem ty e pa nje task te pakryer ne bllok/notebook, qe perseritet over and over again, keni mu ndi

judged by your own bllok. ho

 

 

 

 

3). I ndani obligimet sipas rendesise, dhe ne kete menyre mundeni edhe me planifiku kohen se kur keni me i bo. P.SH. Pse mu zgju ne 5:30 te mengjesit, edhe pse e dini qe eshte teper mire per ju, kur nuk e dini se cka doni me bo ato 2 extra ore qe jeni zgju? Kur i keni te planifikuara, ndoshta ndonje gje qe mundet mi ju marr kohen shume te rendesishme te nje te premte pasdite, mundet me u kry po ate dite kur te gjithe te tjeret jane ne gjume.

4). Eshte ilaçi i shpetimit per ata qe e kane memorien shume te forte:D, sikur une:

66fa73319d07fc37b2c55a5a37ac79fb.jpg

U sa emer i bukur. 😀

Per me bo planifikim like a pro, ma se miri eshte me perdore menyren e BUJO-s – bullet journaling. Per me e dite se cka eshte nje bullet journal, mundeni me hi ne kete faqe: http://bulletjournal.com/ dhe me lexu ma gjeresisht. Perndryshe eshte nje forme e mbajtjes se bllokut/notebook, pra nuk duhet patjeter me kone ne forme agjende, dhe aty i shkruani cdo dite (ose sa here ju nevojitet), te gjitha obligimet qe i keni, apo cdo gje qe ju bjen ne mend qe s’duhet ta harroni: lista te blerjeve, buxhetin mujor, plane per vikend, etj. E ka nje forme dhe standard te caktuar, por une personalisht e bej ne nje forme timen. Kete forme e kom perdore para se me dite qe ekziston bujo, po kur e kom zbulu qe edhe me dhjetera mijera njerez e perdorin kete lloj agjende, atehere te pakten e fitova mundesine me shkru si titull ne bio te instagramit. Bullet Journalist. Yaaass.

Per mos me e zgjate me shume, me poshte jane disa foto se si une e mbaj #bujo prej vitit 2009, dhe per te gjithe ata qe mendojne se nuk kane kohe per ksi gjera, me t’vertete mundeni me bo ne ate menyre qe nuk ju merr kohe. Literally ju nevojitet vetem nje fletore, nje laps, edhe me shkru daten ne te cilen jeni, dhe ckado qe ju bjen ne mend se duheni me bo. Pastaj kur e kryeni nje obligim, e rrethoni ose nenvizoni. Te tjerat i pershkruani prape diten tjeter. Dhe keshtu dite pas dite keni me kry ma shume e ma shume obligime, sepse ma keni me pase hesap me i kry, se sa mi pershkru prape diten tjeter.

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie CamS’mujta me postu ma shume se hoooor :D, shume obligime te ronda tho. 😀

Per ma shume inspirim apo info rreth ketij-lloj-organizimi-planifikimi, perpos web-site-it official te bujo-s, mundeni me kerku foto me hashtagun #bujo ose #bulletjournal ne instagram, tumblr etj. Se si une e mbaj bujo-n, planin mujor ne excel etj., do te kete poste te tjera ne te ardhmen. Ky already u zgjat shume.

Love, P.

P.S. Teeeeeeeeper falemnderit krejt atyre qe e kane vizitu kete blog, edhe qe me kane shkru komente ose mesazhe rreth blogut. Jom teper e lumtur qe pervec qe po ju pelqen dhe po me mbeshtetni, nuk po kurseheni edhe me ma shpreh, gje e cila po me motivon shume per me vazhdu me shkru prape. #youknowwhoyouare ❤

Motivational Martë

Hello Oaty Oatz! Pas ca javeve shume sheqerore, kete jave jom ne nje CUT te madh, ku desertet dhe ne pergjithesi sheqeri i shtuar eshte shume i zvogeluar. Ky oatmeal eshte shume basic, 3/4 e 300 ml ka uje dhe 1/4 qumesht. Tershere (oats) ka 4 luge ushqimi, ndersa si shtese ka molla (frut bajat💔), cimet (cinnamon), dhe muesli me fruta te thata (sa per dekor per foto 🤓). Kete meal e kam ngrene ne oren 7:30 pas 3 gotave uje dhe 1 kafe te vogel magjike qe ja mbaroj vetes cdo mengjes (fotoja poshte). P.S. Nese nuk jeni te sigurte se si  zhvillohet nje oatmeal OK, ekzistojne literally video ne youtube me titullin “How To Cook The Best Oatmeal Ever”. Ky meal eshte “mengjesi” – 3 copa te vogla leqenik aka buke kollomoqe po ma e mire, dhe kos 3.5% yndyre (dmth jo prej ma te lehtave). Ka mjaft sheqer (karbohidrate) dhe yndyrera, por sasia s’eshte e madhe dhe per mengjes nuk paraqet problem (per planin tim ushqimorOfitnesor). Bananja eshte vec per foto, e kam ngrene me vone (14:30). Ky meal eshte ngrene ne oren 10:30. Kjo eshte kafja ime magjike, nje per mua dhe nje per Mamin💛. Kjo kafe e meriton nje post te vecante dhe shume respekt (16:30). Dreken nuk e kam qite ne foto- lighting probz dhe nuk u dok basic 🙄🤓 (Biftek + patate).⚡️Kete jave ushtrimet e mija jane te perziera, meqe kam bere nje jave rehabilitim (vetem vrap dhe ecje outdoors). Pra, pak ushtrime aerobike, pak me pesha, dhe ne pergjithesi gjithe-trupore por me fokus ne nje pjese te trupit. Dje kembet, sot duart. Kjo eshte selfie e vetme qe kom mujte me bo. Kjo sepse ka probleme me drite ne fitnessin tim, me pasqyre dhe me momente vetmie. (#wheremyAbstho) (#dontcaretho)…
Praaaape shkruva boll, i wish i didnt have always something to saaaaay. 🙄🤓🐝

Jeta ime ne nje foto:


Bye🤗.

Si e fillova? ( & ca fjale motivuese )

sssFitnessin. Si e fillova fitnessin.

Lehte – u regjistrova. Per te s’di saten here.

Natyrisht, nje nate perpara i kom shiku disa instagrama motivus, ndonje video edhe ta-da, te nesermen me gjithe vullnetin e botes kom shku me u regjistru, edhe me lone shpirtin ne fitness qe ne diten e pare. Po kete here ka qene ndryshe, ja kom qite vetes qellime te tjera: jo qe kom dashte me u bo fit per vere, ose per 2 muaj, ose me ra ne peshe, ose mu bo sportiste brenda 1 muaji. Jo per me bo foto, me postu ne instagram per #fitlife -n te cilin deri ate dite e kom bo para TV ty honger haribo me kinder bueno te ngjyer ne puding cokollateJE. 🙂

Kete here, kom vendose qe me shku per me ndryshu menyren e jeteses, per me shtu levizjen gjate dites, edhe per me nderru ushqimin ne ate menyre qe mos me mendu qe nese ne ate moment nuk e ha embelsiren, ka me u zhduke prodhimi i embelsirave ne bote edhe s’kom me pase rast kurre ne jete mo me honger. 😀 Pra, sa i perket fitnessit, ja kom qite vetes qellim qe mos me u ndale nje here per 1 muaj, me shku 6 here ne jave (s’kom punu asokohe, edhe sapo kam diplomu so Yass, kom pase kohe te lire) dhe mos me u ndale. Jo me shiku se cfare progresi po bej, po thjeshte mos me u ndale – rezultatet vijne vetvetiu.

Per ushqim, filloni nje here me 1 jave prove si lloj DETOX, pra qitjani vetes qellim qe VETEM per 1 jave jeni ty u detoksiku, javen tjeter prape mundeni me vazhdu me ritmin e meparshem, e ne kete menyre e largoni stresin dhe t’menduarit vetem ne junk food. Kur te filloni me u marr me aktivitet fizik dhe nje jave shkon dhe hala s’keni vdekë (se ju ka ra sheqeri :D), atehere keni me u mendu dy here se a keni mu kthy prap #backtoblack. Kjo me ndodhi mu, te pakten.

Ne fitness, kom fillu extra kadale. 1 jave jom njoftu me pajisjet, dhe kom fillu me vrapu ne treadmill/trake, ku heren e pare nuk kom mujte me vrapu as 5 min pa u ndale. (Nje postim tjeter do te jete rreth te vrapuarit). Cdo here qe eshte ardhe koha per me shku ne fitness, thjesht e kom kujtu veten ate naten qe kom vendose me shku, edhe ndjenjen qe e kom gjithmone pas fitnessit. Besoj qe shumica e dijme kete ndjenje, vetem se e harrojme. Ndjehemi ma te vlefshem, ma te shendetshem, edhe gjumi eshte me i mire, ushqimi shijon me shume 😀 *shume ndjenja*. Gjithashtu, prej kesaj edhe shuuume gjera te tjera ndryshojne per te mire, sepse pos te gjithave, rrezatoni pozitivitet.

Ky eshte vetem fillimi, se si kalova nga CokolatoPudingoTaxiDeriNeKorze ne 10,000 steps a day dhe min. 4 here ne jave ne fitness. Dhe prape cokollata. Si lo kurre. (that’s another story). Do te shkruj prape se cfare lloj fitnessi kom bo, qysh i kom kombinu ushqimet edhe se qysh e bej nje reset te fitnessit  1 here ne 3 muaj per me mbajte veten te motivuar.

Disa keshilla te vogla qysh me u shendrru gym-i ne shprehi:

  1. Filloni ne cfaredo gjendje qe jeni –  ne pune, pa pune, ne studime, cfaredo. Trupi ka nevoje per levizje. Mos pritni qe gjendja momentale e juaj ka mu permiresu (Mos mendoni qe ma mire keni me pase kur e perfundoni fakultetin dhe hini ne pune – datz a lieeeeeee :D).
  2. Mendoni veten pas 1 viti dhe para 1 viti. T’kishit fillu para 1 viti, sot kishit qene on track. Nese filloni sot, pas ni viti keni me qene on track. “Time will pass anyway” (si fillut, si nuk fillut).
  3. Mos pritni per arsyetime si “s’kom outfit per fitness” ose pajisje te tjera ose arsyetime tjera. Ckado qe vishni, qyshdo qe dokeni, jeni atje me nje mision: To sweat it out. Kur te hini ne sistem te gym-it, vete keni me fillu me nda buxhetin ndryshe. (Leggings = 1st, 2nd and 3rd priority 😀 😀 😀 ).
  4. Mos pritni me fillu prej te Hanes e as prej te Parit. Vec cka ju shtin ma shume ne stres nese rastesisht nuk ju bohet bash ate dite me fillu. Next Monday it is. 😀 No. Today.

5. Mos thuj qe s’ki kohe. Ki. A je Steve Jobs?

Ma murr mendja. 😀

6. Just GO. E kemi nje jete, te cilen nuk ja vlene me e humb ty scroll down ne success stories te tjereve. BE ONE.

Shuuuume mundet me tingellu krejt kjo si klishe, po une pervete kom pase dhe prape kom nevoje me degju gjera te tilla here pas here. Kerkush so lind i motivum, e as nuk ka qejf me shku me vrapu e me u mbush fryme ne vend se me u ule e me pi nje kafe, por ndjenja ne fund te dites se a keni bo dicka me vlere diten apo e keni qu/çu dom edhe nje dite tjeter, ka me se shumti rendesi.

 

Thenkju, postimet ne fillim po jone shume te gjata me shume tekst e pa foto, po po me duhet pak me permbledh se per cka po behet fjale. Sorry. Ose jo sorry. Nese lodheni ne gjyse vec delni prej faqes… 😀 Kidding <3.

P. S. Ne postin vijues do i postoj ca foto te perditshme te merzitshme fitnessore mihihi. Me Fal Jo Me Fal. #sorrynotsorry

Love,

P.

 

I have a lot to say yet I struggle.

Pershendeetje!!

Ky eshte “blogu” im, te cilin po e hap per piike qejfi dhe perveti, po nese rastesisht hasni ne dicka qe ju pelqen apo ju inspiron, atehere feel free me shfrytezu ne kete aspekt (po, kom me perdore fraza bajate ne anglisht qe muj edhe me i thone shqip 🙂 sorry). Meqe jemi tu jetu ne kohen e internetit, te social mediave e te blog-ave, shumica e kalon ni kohe te caktuar duke shfletu ne to. Une personalisht, pervec qe nganjehere me kape ndonje faze e joproduktivitetit dhe e hupi veten ne internet ty shfletu listen e fraerave te Taylor Swiftit, pjesen ma te madhe me pelqen shume funksioni i tij, edhe perkundrazi kom ndryshu per te mire ne shume aspekte te jetes:

  1. Jom me e informume ne shuuume fusha te jetes – cka po ndodhe ne bote, njohuri te pergjithshme, muzike, filma, mode, udhetime, etj.
  2. Lexoj me shume – ne momente qe nuk ma “banë” me ble ni liber te ri, po edhe ne pergjithesi librat qe i kerkoj me i ble ne Ks nuk i gjej; (po edhe momentalisht po fokusohem me lexu ne anglisht) – atehere ne internet gjej shuuume tituj ne anglisht (ty i downloadu si torrenta ne faqe pirate #mfalnonmfalbab) edhe numri i librave qe i lexoj tash gjate vitit eshte shume me i madh.
  3. Shprehite e keqija i kom shendrru ne te mira: ushqimi me i mire (ty lexu artikuj te ndryshem per shendetin, ushqimin, ty pa/lexu poste inspiruse te blogerkave te ndryshme); fitnessi, te zgjuarit extra heret ne mengjes (i used to sleep a loOoooooOooOooOot), e shuuume te tjera.
  4. Nuk jemi vetem. Nuk jemi shume njerez intresant e as extra ne kete bote. Kete e kuptova nga 9gag. Nese kom mendu qe vec une vuj per ndoni send – so do/ashtu  edhe 1,299,345 te tjere. Nese kom mendu qe jom shume funny – so are 899,374 te tjere. Nese kom mendu qe kom zbulu dicka – so have 677,836 te tjere. Nese kom mendu qe e kom ndonje problem te caktuar vete une ne bote, so have edhe 343,866 tjere. Pra, nuk jemi vetem. Happy dhe Sad per kete fakt. Sappy. ( : )
  5. etj. 😀

Kete blog pra, po e hapi qe me e mbajt nifar track ose evidence te gjerave qe i bej, per me pase si nje lloj vendi ku i shkruj/postoj gjerat qe i bej/kam bere/do t’i bej gjate dites/javes edhe me bojne mu ndi mire sepse Po, personalisht planifikimi dhe mbajtja e evidences ma jape ni kenaqesi shume te vecante. Poashtu, nese ka dicka qe une di ose e bej, e te tjeret nuk e dijne ose se bejne po deshirojne ta bejne, psh qysh me bo ni extra oatmeal bowl, ose cfare lloj fitnessi jom tu e bo momentalisht (edhe pse jom shume fillestare), atehere besoj qe aq shume kom me postu oatmealbowla dhe foto fitnessi sa s’keni me pase qare pa i mesu krejt permendesh :).  Poashtu, jom shume ekspresive, e per mos me pase nevoje me i postu nga 37 foto e snapa ne dite, ketu ka me pase poste te ndryshme ndoshta me ndonje mbishkrim/sqarim poshte/larte.

Perqafime ❤

P.S. Menihere ne postin e ardhshem kom me i shkru do korniza te asaj qe jom up to keto dite. Me siguri ky fillim osht shume iksajtingggg edhe kom me qene shume e motivume per me postu, e pas 7 javeve postimi i fundit ka me kone ai i para 6 javeve POR shohimm e bejme, ‘tis for myself at the end of the day :D. Fillimisht blogun do e shkruj vetem ne shqip sepse mendoj dhe besoj qe tashme ekzistojne diku 7454564 bloga me t’njejtin trip ne anglisht, so here I am my albanian  fellaz. ❤

xx, Blalmond

Muahaha…