I don’t work out, I’m busy

bbHelloooo!

Jemi në mesin e Janarit dhe janë diku edhe nja 467 ditë për me u kry ky muaj. Nuk e di për ju, por për mu kishte mjaftu me kaq ky dimër. Dmth, prej këtij momenti – unë, Pranvera, kom me ja nisë me u anku për motin dhe me ju teshë të gjithëve se sa bajat është dimri dhe që e urrej dhe që dita është e shkurtër dhe që verës mund të bëj gjithçka, jam aktive, e lumtur; thjesht jam person tjetër dhe jeta është më e bukur.

TJETËR çka e karakterizon Janarin është që mundohemi me shpirt me ju përmbajtë atyre resolutions që i kemi bo në fund të vitit të kaluar, me vazhdu fitnessin sepse vera vjen edhe 38,039 vjet a.k.a. për 7 minuta; është afati i provimeve, evaluimeve/vlerësimeve të ndryshme, BackOnTrackizmit në të gjitha sferat e jetës, të gjithë jemi broke, etj. DHE, meqë dita është e shkurtër (I mean bëhet terr më shpejt dhe dita DUKET më e shkurtër, se literally i kemi orët e njejta të ditës :D), të gjithë jemi duke u anku që nuk po kemi kohë për asgjë, dhe në këto ankesa nr. 1 është që

Nuk po kemi kohë për me shku në fitness.

Në blogun e kaluar e kam cekë që do të jem super e zënë këtë muaj (e ndoshta edhe deri në Mars), andaj pas këtij postimi me siguri do e bëj një pushim njëmujor bloggor. Por,  edhe për sa i përket aktiviteteve të tjera (sidomos fitnessit se nuk është që dal në kllaba :D), më duhet me e zvogëlu masën e të ushtruarit dhe me bo një orar tjetër, apo edhe me gjetë një formë tjeter të ushtrimeve për me mujtë me i mbërri disa qëllime/goals të tjera që i kam në të ardhmen e afërt.

Kjo nuk është një gjë e lehtë, sidomos për mua që jam tip All or Nothing. Ose shkoj e ja çoj fundin fitnessit 5 herë në javë nga 2 orë, ose (si në rastin e kësaj jave) shkoj 2 herë, e 2 të tjera diqysh me zor kam ushtru në shtëpi. Gabimi këtë javë ishte që pata edhe obligime të tjera të paparashikueshme, nuk i kam planifiku e përshtatur ushtrimet paraprakisht, dhe thjesht obligimet e tjera më lanë pa tekst dhe natyrisht që mbeta pa ju përmbajtë edhe planeve të fitnessit.

POR, no excuses Almond! Cka kuptova këtë javë që nuk pata motivim e energji për GYM e që nuk ja dola me shku me rregull është që JO, nuk është se pata më shumë kohë në jetë për gjëra të tjera se s’kam shkuar në fitness dhe JO, nuk është se u ndiva më e freskët e më e pushueshme që s’kam shkuar DHE nuk ju kam mbajtë orarit ushqimor aq saktë sa kur ushtroj. Përkundrazi jam ndi fajtore, e rraskapitur, jo aq e lumtur, jo e freskët dhe me më pak koncentrim.

ANDAJ, për vete e ndoshta ju hyjnë në punë edhe juve, i kam shkruar disa zgjidhje/plane se si t’ja bëjmë nëse në të vërtetë jemi të zënë gjatë ditës/javës/muajit dhe nuk dëshirojmë që të përfundojmë duke mos bërë asgjë – mirë, me sukses, deri në fund. Ky plan është i përshtatshëm kryesisht për njerëz si në rastin tim – që kanë orar të plotë pune, dëshirojnë që t’i përmbahen fitnessit DHE të mësojnë (për ndonjë test, provim apo ta përgadisin ndonjë punim, çkado). Natyrisht që idea është vetëm me e ilustru se si UNË e kam plan që t’ja dal në këtë situatë dhe se çka mendoj që do fuksionojë për mua. Përndryshe, secili e ka mënyrën e vetë se si i kryen obligimet e përditshme.

Shkojmë:

  1. Së pari, bëni një listë të qartë të obligimeve që i keni, dhe shkruani përafërsisht se sa kohë ju merr secila. Kjo ju ndihmon që t’i keni obligimet të listuara para vetës e ta keni më të lehtë planifikimin e ditës/javës/muajit në bazë të kësaj liste.
  2. Pastaj, nëse në listë (në rastin tim) ju del që keni obligime si për shembull për të mësuar, për të shkur në fitness dhe të tjera me rëndësi më të vogël (mbi punën 8 orëshe:D), bëni një listë tjetër me sasi(në orë, ditë) të mësimit dhe të ushtrimeve që e paramendoni që duhet dhe mund ta bëni për nje javë, përkatësisht për periudhën kohore në të cilën do i kryeni këto obligime –> deadline (p.sh. për ndonjë provim). Në këtë mënyrë do mund të gjeni sasinë e duhur se kujt duhet t’i japni përparësi e kujt më pak, dhe ta shpërndani këtë masë në ditë të caktuara.
  3. Më pas, sipas orëve që i keni ndarë mund të vendosni se a jeni në gjendje të shkoni deri në gym, të ushtroni vetëm në shtëpi, apo edhe t’i kombinoni ushtrimet në atë mënyrë që të keni mjaftueshëm kohë për ta përmbushur obligimin kryesor, në këtë rast me mësu.
  4. Tash, pasi që i keni këto lista dhe keni vendosë se kur mund të shkoni në fitness, cilat ditë do ushtroni në shtëpi dhe cilat ditë do jeni të koncentruar në qëllimin primar, shpërndajini orët e ushtrimeve në javë, për ta pasur një plan javor në të cilën do bazoheni.
  5. Pasi t’a keni planin me ditët e fitnessit, mësimit e obligimeve të tjera, përgaditini llojet e ushtrimeve në plan me të cilin do i përmbushni orët që i keni planifikuar. Kështu do e keni të qartë se cilat ditë do shkoni në fitness, në cilat do ushtroni në shtëpi, në cilat ditë do keni pushim, dhe nuk do ndjeheni konfuz nëse ndonjë ditë nuk do ja dilni apo nëse ju del diçka e papritur. Voila! Planin e keni para vetës, tash veç duhet t’i përmbaheni atij.

Këshilla dhe motivim shtesë për t’ju përmbajtur planit javor:

  1. Zgjohuni më herët se zakonisht. Hmm, obviously. Që një ditë të zgjasë më shumë, duhet të zgjoheni më herët. Për me mbërri me bo më shumë gjëra në ditë, duhet të zgjoheni më herët. Nëse ju konvenon që ta keni gjithë pasditen të lirë, ushtrimet që i keni planifiku me i bo në shtëpi mund t’i bëni në mëngjes, apo edhe të shkoni në gym në mëngjes.
  2. Gjatë kësaj periudhe, do t’ju duhet t’i lëni disa gjëra anash. Okej, për të arritur diçka në jetë, duhet të sakrifikoni. Në rastin e provimeve apo të çfarëdo qëllimi/goal që e keni, duhet të sakrifikoni. Por, duhet të dini se cka të sakrifikoni. Dhe zakonisht  në rastin e shkollës, të punës apo të çfarëdo obligimi tjetër, gjënë e parë që e sakrifikojmë e e lëjmë prapa është fitnessi, sepse jemi të bindur se është ai që na merr më së shumti kohë. Në përvojën time më të fundit, kur i kam sakrifikuar të gjitha ushtrimet për një javë në javën e fundit para se me hy në toefl (edhe pse nuk ishte periudhë e gjatë), nuk është se më është rritur performanca apo efikasiteti i mësimit, por përkundrazi atë javë kam mësuar më së paku. Andaj, e mira e deadline-ve është se e dini se kur do përfundojë, dhe e dini që sakrifica juaj e ka një fund. Interneti, filmat apo edhe me lexu një libër; me dalë me pi kafe apo me dalë në mbrëmje, me u taku me njerëz e me fjetë shumë – të gjitha këto mendoj që vijnë pas qëllimit kryesor e fitnessit, andaj unë prioritet do i jepja mësimit, pastaj fitnessit, e nga të tjerat do bëja një pushim.
  3. Nëse ndiheni shumë të lodhur, dilni për një ecje të shkurtër. Nëse një ditë të caktuar zgjoheni p.sh. në 5/6, shkoni në punë, ktheheni në orën 4, mendoni të shkoni në fitness E PASTAJ të mësoni deri në mbrëmje, ndoshta ka me ju shku mendja që të hiqni dorë nga të gjitha e të shtriheni në gjumë. Në këtë rast, thjesht zëvënësojini ushtrimet me një ecje të shkurtër. Do ndjeheni më mirë e më të freskët kur të ktheheni; ecja nuk kërkon shumë mund dhe kur të filloni mësimin, nuk do ndjeheni keq që nuk ju keni përmbajtë orarit atë ditë.
  4. Përgaditini paraprakisht ushqimet, pajisjet, veshjet. Kur jeni duke mësu, me siguri keni me i pasë ato momentet që doni të bëni pushim sepse përndryshe ju lëshon shpirti. Këto pushime mund t’i shfrytëzoni për të bërë diçka që ju rritë produktivitetin në të ardhmen, p.sh. t’i bëni gati gjërat për ditën tjetër. Kur i keni gati rrobat e punës e të fitnessit, ushqimin për punë e të tjera, të nesërmen do të mund të jeni në kohë për punë, ndoshta të fleni pak më shumë, e në përgjithësi do të jeni më të koncentruar në të filluarit e ditës. Kur fillon mbarë, përfundon mbarë.

201411_2244_fbafb

5. Bëni ushtrime FULL-BODY. Nëse jeni rast “Jam-Në-Fakultet-Tepër-Të-Vështirë-dhe-Pranvera, jeta-nuk-është-aq-e-lehtë-se-si-po-e-përshkruan”, atëherë kam një sugjerim për ju: Minimizojini ushtrimet p.sh. në 2-3 në javë, dhe të dyja/trija bëjini full-body. E mbuloni gjithë trupin (me një sesion të ushtrimeve), kurseni kohë, dhe kur të kalojnë ngarkesat e streset e të ktheheni on track, do e keni gjithë trupin të përgaditur.

6. A short wokout is better than no workout. Cdo ushtrim edhe më i vogli, është më i mirë se të mos ushtrosh fare. Mos harroni që shumë shpejt do dilni nga kjo fazë dhe pastaj do keni kohë që ta japni 100%, por gjithmonë mendoni për çka po sakrifikoni dhe çka është momentalisht PRIMARE për ju.

7. All bad things come to an end, too. (bad=me mësu :D). Durimi është një nga virtytet më të çmueshme të njeriut, por që shumica e njerëzve nuk e kanë (une une une une). Me mësu apo me jap mund për ndonjë projekt të mundimshëm, ta shpif. Por kur ke sukses – e jap ndonjë provim, pranohesh në fakultet, e kryen ndonjë obligim të madh, është një ndjenjë diçka tepër tepër e ëmbël. Andaj, nuk duhet të harrojmë që për çdo gjë të mirë duhet sakrifikuar pak kohë, mund, nerva, sefa. E kur e dini që gjithë kjo sakrificë e ka një afat, pse të mos i japim 100% të vetës? E sa i përket fitnessit, mendoj që duhet ta bëjmë lifestyle. Nëse vazhdojmë me e konsideru si një obligim (me afat), kemi me e lonë anash sa herë na del një obligim tjetër, e në këtë mënyrë do mbesim duke e fillu gjithmonë prej zeros.

8. Don’t be so hard on yourself; take a break when you need it. Prapë po e përsëris, nëse keni nevojë për pushim, pushoni. Mos i japni tepër zor nga vetja, sepse në fund të fundit është veç provim. Veç fakultet. Veç fitness. Veç punë. Nuk krahasohet me shëndetin mendor e as me lumturinë tonë.

Almond’s 8 week moderate fitness plan:

Week 1 Ingredients:

  • 3 day 5 ams
  • 3 day 6 ams
  • 4 workouts from which:
  • 3  at the gym (2 classes + 1 independent)
  • 1  at home (BBG)

E hënë: Aerobik: LEGS

E marte: Shtëpi: BBG ARMS

E mërkure: Pushim

E Enjte: Aerobik: Spinning class 

E premte: Pushim

E shtunë: Fitness: Run, BACK, ABS

E dielë: Pushim

***

Okej, krejt planin e kemi, tash veç edhe çika me djalin me u pa :D. Mos harroni që 24 orë janë mjaftë të gjata, dhe nuk jemi as të parët e as të fundit që kemi obligime. Edhe njerëzit  më të suksesshëm e me më shumë obligime ja kanë arritë disi me e balancu punën, mësimin e fitnessin me gjëra të tjera.

Sa i përket këtij blogu, besoj që do e bëj një pushim sepse megjithatë – puna, mësimi DHE fitnessi janë parësore për mua, e blogu vjen pas këtyre. Blogun e kam shumë për zemër dhe gjithmonë mundohem të jem konsistente në të postuar, por nuk kam se për çfarë të shkruaj nëse nuk kam sukses në këto që i përmenda. Andaj, gjatë këtij pushimi do mundohem që në instagram të shpërndaj pjesë të preferuara të postimeve të kaluara, meqë me siguri ka shuuumë postime që nuk i keni lexu, e ndoshta mundeni me gjetë ndonjë me interes. Deri në (besoj që në Muajin Mars), mirëmbetshim. #SërishVjenMarsi Nëse rastësisht ndërkohë postoj ndonjë blog të ri (sepse kom bo aparat të ri omgg), mos më gjykoni që s’kom karakter. Ndodhë.

Bye almonds!! Ju uroj afat të suksesshëm të provimeve, mësim të mbarë; suksese në çkado që keni nisë me bo; pushim të mbarë nëse keni – pra gjithë të mirat në çkado që jeni duke bërë.

1 love.

Why meal planning is good for ya

Hello freshhhh Almonds!

Omg. Po mujsha me i ndërru ngjyrat e shkronjave.

Kom mendu që nuk mundem sepse e kam limited account.

OMG

Brbt’iprovojgjitha.

Soooooo..

Nëse veç e keni bo AlmondDetox apo ndonjë tjetër lloj detoxi këtë javë, congrats – you made it! Nëse edhe kjo javë ka pasë me qenë javë festive për ju dhe QashtuJuKaLidhëPunadon’t feel bad. Përderisa keni arsye me festu – it’s good. Përndryshe, unë po e bëj një lloj assessment/vlerësimi  të kësaj jave – se çka shkoi mirë, çka keq, ku ja kom huqë, dhe a ja ka vlejtë. Poashtu, idea e këtij blogposti është me tregu se pse planifikimi i vakteve të ushqimit është i mirë dhe se si të ndihmon me i qenë besnik dietës – çfarëdo që jeni duke e mbajtur. Në fund e keni edhe recetën e Oatmeal-Banana-Pancakes, me të cilën edhe do e markojmë fundin simpatik të shëndetshëm të kësaj jave.

1.PNG

Almond-DetoxWeek-Delights

Ooookay. Numër një i krejt kësaj jave “detoksi” ka qenë që nuk ka qenë detoks tipik. Pra, mundemi fare lehtë me thonë që as nuk ka qenë një detoks. Detoksat tipikë zakonisht janë ato në të cilat në njëfar mënyre dëshirojmë me i largu të gjitha toksinat nga trupi aka mos me hongër gati asgjë. Ckado që hamë, amo bash çkado, në ndonjë mënyrë apo tjetrën ka me pasë ndonjë përbërës në të që njihet si pakashumë toksinë për trupin tonë. Ndërsa në AlmondDetox, idea ka qenë që për me mujtë me hekë dorë nga ëmbëlsirat e të mirat e lezetshme full kalori, yndyrë e sheqer, na duhet të ndërmarrim hapa të ngadalshëm, përndryshe dështojmë. Andaj çka kemi bo? E kemi mbushë ditën me gjëra kryesisht të shëndetshme, dhe e kemi e bërë orarin e ngrënies çdo tri orë, që në asnjë moment të ditës mos me pasë shancë me deviju.

63985477

Mirë e ka Ryan.

Numër dy se pse kjo javë për mu ka funksionu dhe më ka bo me u ndi ekstra mirë është që ka pasë orar. Për mua, në jetë gjithçka funksionin me orar dhe planifikim, andaj edhe te ushqimi ky sistem është tregu super efiçient. Shumicën e kohës pse hamë palidhje dhe pa kontroll është se nuk kemi rend të ushqimit. Nuk dijmë a jemi të uritur, të ngopur; nuk dijmë se çka do të duhej të ishim duke ngrënë në këtë momente, dhe çka bëjmë është që ecim deri tek frigoriferi dhe marrim çka na kapë dora.

Ndërsa kur e kemi një plan, ne e dijmë që nëse është ora 9:50 e në plan e kemi që kemi me ngrënë në orën 10 (dhe e kemi tashmë shumë të qartë se çka do të hamë), mundemi me u bo paaaak karakter dhe nuk ja prishim rendit e presim edhe 10 minuta për të ngrënë. Poashtu, duke e ditë se CKA kemi me hongër çdo ditë ma ka lehtësu punën për me i përgaditë ushqimet për punë, për mamin *yes my mum cooks for me and she da beeesttt*, për me e përshtat të ushqyerit me obligimet e tjera të ditës, dhe në përgjithësi mos me u tund nga provokime të jashtme. 😀

youre-going-to-ta35ok

Arsyeja numër tre pse AlmondDetox ka qenë delightful është që jom ndi suuuuuuuuuuupër lehtë dhe ngopur gjithmonë. Nëse ke me ngrënë çdo tri orë, ke me qenë ngopur gjatë gjithë ditës (se s’bën). Nëse kam ngrënë diçka në orën një, vetëm e kom kthy kokën dhe është bërë ora tre, pastaj në tre kur më ka kapë pak stresi apo uria, e kam ditë që pas një orë do të ha dicka. Ckado. Dhe edhe pse kam qenë e ngopur gjatë gjithë ditës, jom ndi superlight, superfresh. Të gjitha përbërësit në ushqimet e AlmondDetox janë super të lehta.

how-to-meal-plan.jpg

AlmondDetox poashtu ka qenë si një tranzicion në mes të ushqimitkatastrofaltëdhjetorit e deri tek ushqimi që unë zakonisht mundohem me ngrënë. Nëse deri dje kam ngrënë ëmbëlsirë çdo krugë deri tek figoriferi, atëherë natyrisht që me fillu mos me ngrënë asgjë të paktën të lezetshme, më kish hy dhimta e kokës. Ndërsa në AlDetox ka pasur ushqime të tilla që më japing të paktën 1/5 të kënqësisë së ëmbëlsirave: Fruitshakes, ricecakes, oatmealbowls, GreekYog/Banana/WalnutBowls e të tjera. Pra, s’muj me u anku.

Delight tjetër ka qenë që brenda dy ditëve më është shfry barku, ndërsa në fund të javës vetç se i kam humbë 2 kg. 2 kg nuk është ndonjë humbje e madhe e peshës, por për një javë me plot ushqim me i humbë 2 kg do të thotë shumë. Pra, vetëm pse i kam hequr disa ushqime të panevojshme nga rutina ushqimore, kam hequr 2 kilogramë super të panevojshëm të mbushur me asgjë të vlefshme (yndyrë, sheqer, ujëra).

Ka pasur edhe shuuumë gjëra të tjera të mira në këtë javë detoksi, andaj ju që e keni provu ndoshta ndjeheni si unë, ndërsa të tjerëve – ju sugjeroj me provu. Core problem tek dietat dhe pse nuk mund t’ju qëndrojmë atyre besnikë është që e lëjmë vetën të jemi të uritur, mbajmë dieta të cilat i urrejmë, shkojmë shumë radikal nga një e ushqyer super kalorik e i shijshëm tek VDEKJA, dhe pse nuk e kemi një plan të mirëfilltë për dietë.

Almond-DetoxWeek-cons

Ooohkay. Në këtë javë AlDetox ishin edhe disa pjesë që ndoshta pak kanë qenë të papërshtatshëm. Së pari, ka qenë paaaak i disbalancuar, pra ka pasur karbohidrate më shumë se që zakonisht përmbajnë dietat. Orizi ka qenë shumë i pranishëm në këtë dietë – që përmban karbohidrate të mira por që duhet të hahet me sasi të kontrolluar.

Poashtu, të përgaditurit e ushqimit në këtë mënyrë të merr paaak më shumë kohë se zakonisht. Nëse do t’i përmbahesh kësaj diete, duhet t’i përgaditësh ushqimet në çfarëdo gjendje që je, dhe nëse të ndodhë që zgjohesh pak me vonesë (për punë apo shkollë është fjala), atëherë të nxjerr pak punë (not me ofc :D).

images

Me qenë në një dietë ku drekën e cakton ti, për drekëbërësin është both a blessing and a curse. Mami im e bën zakonisht drekën në shtëpinë tonë, jo pse është GRUA apo MAM, por sepse çkado që ajo gatuan, është perfeksion (mfal bab). Andaj, për mamin ka qenë shumë lehtësim me e pasë të ditur se çka ka me gatu në një ditë të caktuar, por nëse ajo ka bërë ndonjë plan ose babi ka vënë ndonjë kërkesë për ndonjë drekë, uhmummm janë duftë me e anulu sepse vajza e tyre e llastuar 24 vjeçare ka qenë në dietë. *dietë=plan i caktuar ushqimor, jo medoemos për të rënë në peshë

Dietat e ndryshme apo planet ushqimore me ushqim të shëndetshëm dijnë edhe të jenë më të shtrenjta, sepse tashmë e kemi kuptu se “çka është e mirë është më eshtrenjtë dhe “çka është e mirë dhe e shëndetshme është EDHE MË e shtrenjtë”. Por prapë unë nuk është se kam blerë kushedi sa gjëra apo me ndonjë çmim të lartë. Ende në Kosovë/Europë e kemi fatin që shumë gjëra janë organike apo gjysëm organike.

Një gjë e fundit që paaaaak e komplikon gjithë planifikimin dhe parapërgitjen e ushqimit është se nuk është gjithmonë vendi apo koha e përshtatshme.

mealprep

Ikzeklli.

Rezultatet

Përpos ndjenjave super të freskëta mendore dhe trupore, siç e ceka, kam rënë edhe në peshë për një javë. Unë i kam 2 kilogramë të famshme që i fitoj apo i humb shumë shpejt, dhe edhe këtë herë gjatë Dhjetorit i fitova ndërsa i humba me këtë dietë. Poashtu, i kam bërë analizat e gjakut të Shtunën (heheheh kam pasë me i bo e jo që i kam bërë për shkak të detoxit or sumthing), dhe rezultatet ishin suuuuuper. #healthyaf. Sheqeri, yndyra e të gjitha ishin në prag të minimumit (natyrisht që jam ende e re dhe nuk besoj që do kishin dalur aq të larta), por fakti që ishin kreeeejt në minimum më bëri me u ndi mirë. Po e paramendoj po të kisha shku me i bo analizat menjëherë pas vitit të ri hehëhehë.

Poashtu, kam vendosë që me vazhdu me këtë lloj të ushqyerit. Njëherë për njëherë, bye dem sweet and fat things.

Oops, mos të harroj – kam ushtruar 5 herë gjatë kësaj jave, ku 4 herë kam bërë cardio. Nuk ja vlenë të ceket sa më mirë ndjehem kur ushtroj DHE ha ushqim të shëndetshëm. Duh. Mos të flasim për rezultatet.

2b767cd8fde8fff936909aec1392e4de--drinking-tea-sipping-tea

What’s next?

Siç e ceka, dua të vazhdoj me plane të tilla të ushqimit për sa ma gjatë që mundem. Natyrisht që edhe gjatë javës së kaluar kam improvizuar apo kam ndryshuar orare, meqë pa çare ka me dalë diçka që nuk të lejon me ju stick 100% planit. Por, me rëndësi është me i pasë kornizat në të cilat bazohesh.

PrepMeme.jpg

Prej javës tjetër kom me fillu me qenë pak (shumë) më e zënë – ndoshta për një muaj e ndoshta për më gjatë, andaj pos planit të ushqimit, më duhet me e përpilu edhe planin e fitnessit sepse për një muaj do të filloj të bëj shumicën e ushtrimeve në shtëpi ndërsa vetëm 2 herë të shkoj në fitness. Për këtë plan do e bëj një blogpost tjetër.

Krejt përfundimi për mu në të gjitha gjërat e në të gjitha blogjet që i kam shkru është B A L A N C A. Asgjë e tepruar nuk është e shëndetshme; shëndeti mendor vjen gjithmonë para atij fizik, PORshëndeti mendor varet shumë nga ai fizik.

2df35207087c5b34a8a6c2d0f37e605b

*e madhja Gigi Hadid ka thënë…*

Dheeeee falemnderit të gjithë almondlexuesve që më kanë shkru apo më kanë dërgu foto të Almond-Detox. You gals are the bestttttt aand we gon’ rock the freshness. < 3

 

Dheee vijmë tek AlmondDelight:

Receta e Banana-Oatmeal-Pancakes: **updated**


  • Vëni 1 gotë oatmeal/tërshërë dhe bluani në ndonjë blurës (NutriBullet), deri sa të duket si miell, 30 sek.- 1 min.
  • Shtojani 2 vezë
  • 2 lugë gjelle sos mollash (ose 1 lugë marmelladë me paaaaak ujë)
  • 1 lugë gjelle sheqer vanille (nëse nuk dëshironi sheqer, zëv. me ekstrakt vanille)
  • Gjysmë luge gjelle pluhur për pjekurina
  • Gjysmë luge gjelle cimet/kanellë
  • 1 banane të copëtuar
  • Përzini prapë në blender

Vëni 2 lugë gjelle vaj (ulliri, kokosi, çfaredo) në tigan

Merreni masën me lugë dhe filloni me i skuq në tigan.

Voila! Mundeni me i shtu mjaltë, almondz :)), çokollatë të zezë apo PB.

Ju bëftë mirë!!

 

 

The Almond Detox

Hello Almonds!!!

S’kom shkru blogpost prej vitit t’kalum heeheheheh #dadjokes #mfalni(I just couldn’t not to.) 😀 Shpresoj qe keni pushu prej pushimit, keni shpëtu prej ushqimit, i keni festu me dinjitet plot’ 6 netët e Vitit te Ri, sepse tash na pret një #FillimiRi, vazhdojmë me rutinën e përditshme; na pret një muaj super i gjatë, dhe thjesht – nuk shkon krejt jeta veç me sefa.

Besoj që shumica veç keni ngrënë aq shume ushqim këto ditë, sa edhe me u nise për ndonjë ekspeditë 5-mujore diku pa marr fare ushqim mevete, keni me pasë mjaft rezerva e s’keni me vdekë prej urisë. Unë përvete në trup besoj i kam të gjitha vlerat ushqyese sheqerore yndyrore momentalisht, dhe po e vrej që stomaku veç ka fillu me dërgu sinjale për shpëtim.

Andaj, në këtë postim po du me e nda me ju planin tim detox-or një javor për me e pastru organizmin e SHPIRTIN pak prej krejt’ krimeve qe i kam bërë javën, përkatësisht muajin e kaluar. Jo për me heke peshë, as prej frikës qe kam shtu apo do të shtoj peshë, por thjeshtë për me e pastru organizmin prej traumave qe i ka marr.

Po du me e cekë (si gjithnjë) që ummmm siç e dini, unë nuk jam profesioniste në këtë fushë, nutricioniste apo diçka e tillë andaj ky plan ushqimor nuk është ndonjë plan zyrtar/official i detox-it. Thjeshtë kam planifiku vakte ushqimore që kryesisht janë të shëndetshme, nuk kanë shumë sheqer të shtuar apo yndyrë; jam fokusu në një dietë me më shumë proteina e më pak karbohidrate e yndyrna, dhe do të mundohem që të pij sa më shumë ujë mes vakteve.

Do të mundohem poashtu me e zvogëlu sasinë e konsumuar të mishit të kuq, qumështit (edhe pse nuk mundem pak pa e shtu në kafe), KAFES (hehehwheh:D), vezëve (vezët bëjnë gjithmonë pjesë në dietën time por nuk preferohen për detox) dhe siç e ceka – sheqernave dhe ushqimeve të procesuara dhe me shumë yndyrë. Dietë e balancuar me të cilën do të mundohem të rri e ngopur gjatë gjithë kohës.

Për sa i përket fitnessit, do të rikthehem pas një pushimi një-javor, dhe këtë javë si rikthim do të mundohem të shkoj 5-6 herë, me fokus në cardio por natyrisht edhe pjesën e mbetur me pesha (Për pjesën e ushtrimeve do e bëj një blogpost tjetër). Prej të Hënës poashtu do të filloj me e marr dozën ditore të magnezit+kalciumit (përmban edhe vitaminë D) dhe të Omega 3. Jemi në periudhën e gripeve andaj na duhet të ushqehemi sa më mire, të jemi aktiv dhe të marrim disa suplemente shtesë për ta rritur imunitetin.

Dheee po fillojmë me planin:

E HËNË

05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

img_1946

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

img_1891

10:00Mëngjesi – Perime të ziera me paaaaaaaak vaj ulliri + oriz të kaftë

img_1948

13:00 – Snack I Kos + ndonjë lloj të arrave (p.sh. bajame/almonds, arra etj.) + banane

img_1949

16:15 –  Dreka – Pasul 😀

img_1950

19:00Snack II – Bukë të zezë (të thekur), me avocado, (limon + vaj ulliri sipas dëshirës)

img_1961

E MARTE

05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi –Sallatë (sipas dëshirës) ME chickpeas *** e kam ndërru me të Premten, sepse mu desh me e shfrytëzu Avocadon e mbetur💆🏼☺️***

*punëversion*13:00 – Snack I Kos + mjaltë + mollë (apo ndonjë frut tjetër)

16:15 –  Dreka – Risotto me apo pa mish

19:00Snack II – Gështenja të ziera OSE hurma të mbushura me gjalpë kikiriku

E MËRKURE05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi – Tuna + Oriz të kaftë

13:00 – Snack I Sallatë frutash

16:15 –  Dreka – Perime të fërguara me vaj ulliri (kungulleshkë, speca, patligjan të zi, champignon) me kungull të pjekur

19:00Snack II – Rice Cake + gjalpë kikiriku + arra

E ENJTE05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi – Sallatë me pulë

*sallata është përfundi, ju betohem*

*also nuk e kam ngrënë asnjë pikë bukë që po shihet ne skaj 😏😏*

13:00 – Snack I Karrota dhe tranguj me vaj ulliri dhe kripë

aka tranguj me kos 🙄

16:15 –  Dreka – Kremë supë me brokoli // Pasta me Spinaq

19:00Snack II – Smoothie me kos, banane, arra + fruta mali/vishnje

E PREMTE05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi – Avocado Toast + Tuna (është zëv. me të Martën) – sallatë + chickpeas

13:00 – Snack I Bukë të zezë me Malizzano (updated)

16:15 –  Dreka – Patate + Peshk (p.sh. troftë)

19:00Snack II – RiceCake + Gjalpë kikiriku + arra (kam dalë në mbrëmje kështu që:)

 WEEKEND:E SHTUNË (HalfCheating)07:00/09:00 – Çfarëdo çaji/kafe

08:00+ – Oatmeal/tërshërë me banana, çokolatë të zezë dhe gjalpë kikiriku

10:00Mëngjesi – Omlet me perime (apo me çkado tjetër)

13:00 – Snack I Bukë të zezë me banane dhe gjalpë kikiriku

16:15 –  Dreka – Sipas dëshirës (çka qëllon por mos me e tepru shumë :D)

19:00Snack II – Oatmeal Banana Pancakes (do e shkruaj recetën)

SUNDAY CHEATDAY Eat. Cheat. Pit…e 😀

*Mund t’a ndërroni orarin e të ushqyerit ashtu siç juve ju konvenon.

**Mund t’i ndërroni vaktet nga dita në ditë apo edhe t’a zëvëndësoni/përsëritni ndonjë ditë

***Nëse ndjeheni të uritur, shtoni një snacktime (ndonjëren prej këtyre lartë apo tjetër)

****Mos e harroni UJIN!!!!! Mundësisht 2-3 litra në ditë dhe nëse hiç s’ju banë, shtojini limon apo pini çaj lulesh.

Në fund të javës do i shtoj në këtë blogpost fotografitë e të gjitha vakteve (me mundësi), dhe gjatë javës do të mundohem të postoj ndonjë recetë të ndonjë vakti që ndoshta mundeni me e gjetë me interes. Siç po e shihni, TheAlmondDetox nuk është ndonjë detox i frikshëm me ujë e limon, por është thjeshtë një dietë e balancuar ku kemi me u mundu me ngrënë sa më shëndetshëm e me hekë dorë pak nga përbërësit toksikë që i kemi marr kohëve të fundit.

Let me know nëse doni me provu apo nëse e keni provu këtë dietë apo më shkruani për çfarëdo pyetje/këshille/kritike që keni.

Paçit një javë të mbarë PasPushimorOVitiiRiO-KrimO-Detoksikuese

Bye Monds.

Reflections before Resolutions

Hello Monds!

Oooohkay. U mundova me shkru këtë blogpost sa më të shkurt e konciz, pasi që jemi në ato ditët e fundvitit që nuk e dijmë as se çfarë date e  dite e javës është, e nuk po du me ju humb kohë për me LEXU. POR, ja që prapë doli paaaaaaak më e gjatë se që e prita por tash po e përfundoj për këtë vit BlondAlmondin ashtu si e kam nisë, e po e shtoj tek New Year Resolutions për vitin tjetër me shkru postime më të shkurta e më të shpeshta. 😀 It’s not you it’s me I know…

So… Këtë blogpost po e shkruaj për New Year Resolutions (do e përdor termin në anglisht në vazhdim) – pra për planet apo qëllimet që ja vëjmë vetës (me vendosmëri) në fund të vitit për vitin që na pret.

Capture

M’kalli ❤ .

Capture1.PNG

S’do të thotë që gjithkush prej juve i bën, që i shkruan apo që saktësisht i planifikon, megjithatë besoj që shumica të paktën mendon për diçka që ka me ndryshu dhe përmirësu tek vetja vitin tjetër – me kthy shprehi të këqija në të mira, mendon plane për me u zhvillu dhe me përparu si person, me lënë prapa gjëra toksike dhe me e mbush vetën me gjëra pozitive e shuuuuumë të tjera. Ka edhe prej atyre që NYRes i marrin si bullshit e gjëra pa vlerë, por edhe ata thellë thellë theeeeeeeeellë në zemër besoj që kanë ndonjë e plan e kanë shpresë që ky vit do të jetë në ndonjë mënyrë apo tjetrën, më i mirë se ky që kaloi.

IMG_0818

Nuk po du me e elaboru gjithë rrugëtimin (gjë që e kam bërë në 2 draftat e parë të këtij postimi :D) se si ky vit për mu ka qenë një vit që kom me e mbajtë në mend për të mirë – një vit kur i kam bërë gjërat që i kam thënë me vite që dua t’i bëj, një vit të cilin e kam shfrytëzu ma shumë se asnjë të jetës sime e të tjera, sepse tashmë në postime të kaluara besoj që kam mbërri mjaft me i shtjellu disa prej gjërave që i kam ndryshu në jetën time e që kanë ndiku për të mirë. Po du me shtjellu pak procesin se si kam arritë pas një kohe më të gjatë, sistematikisht, dalëngadalë me ndërru gjëra që më kanë pengu tek vetja e me ndërru rutinën ditore deri në këtë pike ku jam: që sot, më 30 Dhjetor po ndihem shumë e plotësuar, po ndihem që ja kam nxjerr maksimumin këtij viti dhe me plot’ shpresë e vullnet po e lë këtë vit prapa për me i vazhdu të mirat në vitin tjetër, për me lënë diçka prapa e me shtu gjëra të tjeratë mira vitin që po vjen.

Andaj, në vend se të shkruaj vetëm rreth New Year resolutions – klishe që tashmë të gjithë dijmë me i mendu e me i shkru në letër disa plane e qëllime e që tash e disa vite nuk i kemi arrit, po shkruaj pak për sistemin dhe mënyrën e vënies së këtyre qëllimeve – në mënyrë që ta kemi sa më të lehtë realizimin e tyre, pa i bërë vetës presion dhe gjithmonë duke qenë sa më real me vetën dhe me gjendjen tonë momentale. Andaj, fillimisht po e ndaj këtë blog në tri pjesë: Reflections, Resolutions, Results.

8ade007622f24948cab69d5cbc7d760f.jpg

Reflections

Zakonisht të gjithë ata që fillojnë me bo lista apo me i mendu me mendje resolutions për vitin tjetër, fillojnë duke i numru të gjitha gjërat e shprehitë e mira që një person supozohet t’i ketë, të gjitha gjërat që në një listë të thjeshtë në google “Si të ndjehemi mirë me vetën dhe të jemi të lumtur e të shëndetshëm” kemi me i gjetë. Kjo listë zakonisht duket kështu:

a20c2657778fbacb3932099575c11eb7--new-years-resolutions-new-year-resolution-ideas

Nuk ka asgjë të gabuar me këtë listë. Nuk ka asgjë të gabuar me pasë për qëllim me u përmirësu në të gjitha këto sfera – me ushtru më shumë, me pi më shumë ujë, me hongër më shumë perime, me kursy më shumë, me lexu më shumë, me udhëtu më shumë, automatikisht me dashtë vetën më shumë e të tjera. Asgjë, absolutisht. Të gjitha këto janë gjëra që secilit person i bëjnë mirë e që e përmirësojnë kualitetin e jetës së secilit.

(Buuuut…) Ka disa problem me këtë listë: Kjo listë është shumë përgjithshme, e shumanshme, komplekse, shumë e plotë dhe e tillë që nëse mundohemi nga 0 me i plotësu qëllimet (goals) në të, kemi me siguri me i lënë të gjitha në gjysmë duke mos e përfunduar asnjëren, e në fund duke u ndi suuuuper guilty diku më 18 tetor me pritë me u bo viti tjetër për me pasë një shancë prej fillimit për me i arrit këto gjëra.

Nëse dëshironi të bëni NYRes; nëse dëshironi të përmirësoheni në ndonjë sferë të jetës apo të arrini çfarëdo qëllimi që ja keni vënë qe sa kohë vetës, unë mendoj që së pari duhet të reflektojmë: Ku jemi sot? Ku kemi qenë para (shembull) 2 viteve? Ku dëshirojmë të jemi pas 2 viteve? Gjërat e mira vijnë ngadalë. Shprehitë nuk ndërrohen brenda ditës. Nuk mund të përmirësohemi në të gjitha gjërat përnjëherë. Një gjë e mirë e sjellë një tjetër mevete. Rrjedhimisht, mos pritni që për një vit do të keni një ndryshim drastik në të gjitha këto sfera (si në listë). Kur reflekton, e kupton se në cilën gjë duhet TI të fokusohesh e të fillosh me atë gjë të vetme, e cila rrugës do të sjellë edhe gjëra të tjera të mira që ju ndoshta as nuk keni me i pritë.

this-is-the-key-to-life-the-ability-to-reflect-the-ability-to-know-yourself-the-ability-to-pause-quote-1.jpg

Pasi që keni reflektuar dhe e keni parë se cila është gjëja kryesore që ju shqetëson apo që dëshironi me e ndërru këtë vit tek vetja, të gjitha planet dhe gjërat tjera do ju sillen rreth kësaj gjëje. E vetmja mënyrë me arrit diçka është me dashtë atë gjë më shumë se asgjë tjetër dhe me u fokusu plotësisht në të. Kur fokusoheni në një gjë dhe jepni gjithçka (kushtimisht) për të, atëherë 100% do të keni rezultate dhe kjo gjë do ju shtyejë në plotësimin e qëllimeve të tjera.

(Backstory) Në fund të vitit 2015 kam diplomuar. Natyrisht që gjëja që kam dashtë sa më shpejt me ndodhë pas asaj ka qenë me u punësu. Njëkohësisht qëllim e kam pasë edhe me fitu bursë për master jashtë shtetit. NË TË NJEJTËN KOHË kam fillu edhe fitnessin me të cilën jam lidhur shumë në atë fillim. Kështu, kam hy në 2016 me plot’ vullnet e kohë të lirë, duke u mundu me i arritë të trija qëllimet e lartpërmendura – me hi në punë, me u përgadit për një test për master dhe me shku rregullisht në fitness (asokohe 6 herë në javë nga 2.5  orë :D).

Kështu, kam apliku në disa vende për punë duke e dërgu aplikacionin me gjysmë zemre sepse mendjen e kam pasë tek masteri. Në intervistë për master kam hy pak e përgaditur duke i humbë nga 3 orë në ditë për fitness në javën e intervistës (sepse nuk kom mujtë me e paramendu me lonë anash për një periudhë demek qaq karakter :D); Dheee natyrisht që kam dështu me intervistë (për pak tho), duke mos qenë mjaft e përgaditur sepse nuk jam fokusuar 100% dhe nuk i kam sakrifikuar gjërat e tjera për të. Pas disa jave jam punësu dhe më është dashur PA QARE me zvogëlu pak kohën që e kam kalu në fitness DHE me postpone çdo plan tjetër të masterit. (karma)

Morali i stories? S’mundesh me i mbërri të gjitha përnjëherë.

Ndryshimi është sistematik

Në vitin 2016 kam ndryshu në shumë aspekte sepse puna DHE fitnessi kanë qenë gjëra që sistematikisht më kanë ndërru edhe në sfera të tjera të jetës. E kam pasë kohën e kufizuar (për shkak të punës) që do të thotë më është dashur me planifiku dhe me shfrytëzu ditën më mirë. Njëkohësisht fitnessi ma ka përfocuar durimin, të qenit konsistente dhe e përkushtuar në gjëra të ndryshme dhe në përgjithësi ma ka ndryshu pozitivisht disponimin.

Kështu, nga dy gjëra të thjeshta më janë kriju shprehi të tjera të mira që ndoshta i kam pasur në ndonjë listë të mëhershme të NYRes: Me u zgju shumë më herët (puna), mos me procrastinate (puna dhe fitnessi), me u ushqy më mirë (fitnessi), me pi më shumë ujë (fitnessi), me i përfundu gjërat që i filloj (puna DHE fitnessi), me pasë më shumë durim (puna DHE fitnessi), me vozitë më mirë veturën 😀 (puna), me shfrytëzu kohën e lirë në maksimum (puna) e shuuuuumë e shumë të tjera.

Kështu, në fund të vitit 2016 kom fillu me u shëndrru në një person me ide të qarta për vetën, për gjërat që dua t’i bëj, për planet dhe qëllimet që i kam dhe rrjedhimisht e kam përpilu një listë të shkurtër me plane të qarta për vitin 2017, duke i vënë theks të veçantë disa gjërave për të mos e mbingarkuar veten me një listë joreale e vështirë të përmbusshme* (if that’s a word).

Viti 2017 për mu është definitivisht viti më i mirë i jetës sime – jo në aspektin se sa kam arritur gjëra të mëdha ose sa kam bo gjëra të mëdha, por sa jam zhvilluar si person, sa kam pasur qetësi shpirtërore, sa e kam shfrytëzu secilën ditë dhe sidomos për faktin që rutina ditore për më është shëndrru në një gjë që nuk e kam urrejtur – por përkundrazi më ka japë kënaqësi. 2017 ishte viti i parë në jetë (përpos kur kam qenë fëmijë) që duke ra në gjumë mezi e kam pritë me u bo mëngjesi për me fillu një ditë të re.

Këto gjëra dhe kjo ndjesi nuk më është kriju brenda natës. Siç po e shihni, kjo faze e ndryshimit ka fillu qysh prej vitit 2015 ku pak e nga pak kam shtu gjëra të mira në jetë dhe udhës e kam pa se çka më bën me u ndi më mirë e çka jo. Për vitin 2017 i kam pasur disa plane dhe ide të qarta të cilat i kam arritur duke mos procrastinate dhe duke prioritizu – gjëra që siç e ceka kanë ardhur si pasojë të shprehive apo obligimeve të tjera, dhe kështu në secilën përiudhë të vitit e kam ditë se në çka me u fokusu më shumë, e jo si (shembull) në rastin e masterit ku jam mundu me gjysmë zemre e mundimi me i arritë disa gjëra përnjëherë.

Pra – ndryshimi është sistematik. Atëherë, filloni të mendoni se çka dëshironi të ndryshoni këtë vit, dhe elaborojeni atë gjë e në këtë mënyrë mund ta kuptoni që ndoshta duhet të filloni me diçka tjetër, rezultat i së cilës do të jetë gjëja që ju doni ta ndryshoni. Shembull: Këtë vit DONI të jeni fit e të shkoni fitness. Së pari shikoni se PSE nuk keni pasë sukses deri tash ta bëni një gjë të tillë. Rasti juaj: S’keni pasur kohë  të mjaftueshme për shkak të obligimeve që i keni gjatë ditës. Pra, problemi qenka KOHA. Atëherë zgjidhja për ju është të zgjoheni më herët për të ushtruar apo për të kryer obligime që i kryeni pasdite. Kështu, fokusoni në këtë gjë së pari – të zgjoheni herët. Rrjedhimisht do të keni kohë për të ushtruar dhe pastaj të ushtruarit do ju përmirësojë edhe shumë gjëra të tjera. Andaj listën e mëparshme do e kisha shëndrruar në këtë:

almond list

Poashtu, bëhuni më specifik në vënien e qëllimeve.

Okay. Tashmë keni reflektu dhe e keni kuptu pakashumë çka po ju shqetëson në jetë dhe se në çfarë aspekti të jetës keni më shumë nevojë me u zhvillu. Kështu, kur filloni me i identifiku qëllimet (NYRes) të cilat i keni këtë vit, mundohuni të jeni sa më specifik, e jo të shkruani me fjali të thjeshta e të përgjithshme se çfarë qëllime i keni. Shembull: “Dua të filloj fitness”. Okej, në rregull. Cfarë lloj fitnessi mendoni që për ju është më lehtë me fillu? Sa herë në javë mendoni që fillimisht mund të shkoni? Cka dëshironi të arrini për një periudhë të caktuar në fitness? Përgjigjet – Dëshiroj të shkoj në fitness  – t’i heq (shembull) 3 kilogramë, të jem në gjendje t’i bëj 10 push-ups dhe të vrapoj 4 kilometra pa u ndalë. Dua të shkoj në fitness minimum 3 herë në javë. Dua të shkoj në fitness pa u ndalë për tri muaj dhe pas asaj të mendoj a me vazhdu.

Ose

Dua të zgjohem super herët këtë vit. Në rregull. Pse? Sepse dua t’i kryej punët e shtëpisë që të mos merrem me to pas punës për ta pasur vazhdimin e ditës të lirë. Në rregull. Sa herë në javë? Do filloj me 2 herë në javë. Për sa kohë? Në pranverë e verë kur në mëngjes është dritë dhe ngrohtë e që e kam më të lehtë me u zgju, ndërsa pasi të mësohem me këtë gjë të mundohem ta shtoj dozen dhe ta zgjasë afatin.

 

Resolutions

Resolutions e mija për kët vit kanë qenë kryesisht të thjeshta – disa më të përgjithshme e disa më të veçanta, disa materiale e disa jomateriale; nuk është se kam ëndërru me marr çmimin Nobel apo të ngjashme, por sidoqoftë për mua kanë qenë me peshë mjaft të madhe dhe jam e lumtur që i kom arritur. Dhe, nuk është se i kam arritur rastësisht, pa u mundu apo pa i jap zor. Kanë qenë gjëra për të cilat e kom shty veten çdo ditë – gjëra për të cilat kam sakrifiku kohë, mund dhe energji.

Në NYResolutions të vitit të kaluar kam kuptuar shumë gjëra mes rreshtave. Për të arritur një gjë të caktuar nevojitet natyrisht dëshira për ta bërë atë gjë. Por, nuk është vetëm dëshira që një person arrin gjëra të ndryshme në jetë. Unë kam DËSHIRË të shkoj në Harvard por ja që nuk ma ka bajtë as me e përmend atë gjë veç pse kam pasë dëshirë:D

she-completely-unfazed

Kam DËSHIRË me vrapu 21 kilometra por ja që s’kam arrit asnjëherë me e bo një gjë të tillë, sepse s’kam pasur përgaditje të mjaftuar fizike e psiqike. Kam DËSHIRË me kursy shumë, por kur i ke të ardhurat më të kufizuara prapë është e pamundur. Andaj, pos dëshirës janë edhe shuuuumë gjëra të tjera të cilat duhet t’i bëjmë, t’i mendojmë, t’i japim prej vetës…

Njëra prej resolutions ka qenë me fillu këtë blog.

Asnjëherë në jetë nuk e kam ditë që kam dëshirë me shkru – me shkru për vetën apo për çështje të ndryshme të jetës – me shkru shqip – me shkru blog. Dhe kur kam fillu me mendu për me hapë një blog, gjithmonë e kam menduar që në fund të fundit do të jetë një blog si i shumicës, ku do të postoj kryesisht material dhe përbërje të shkurtër në të cilin vetëm se do e zgjeroj aktivitetin që tashmë e kam bo në rrjete sociale – por që nuk do i shërbejë askujt për asgjë. Pasi që e kam hapë, e kam kuptu që kjo nuk është aspak ajo çka unë dua ta bëj, dhe se brenda vetës kam shumë më shumë që mund të jap e që ndoshta dikush të mund të gjejë diçka pak më shumë në të mes fjalëve që unë i transmetoj. Dhe doli ashtu. Asnjëherë nuk e kam menduar që përpos që ky blog do të lexohet nga shumë njerëz, poashtu ata do të më mbështesin dhe do e gjejnë vetën në fjalët që UNË i kam shkruar. Dhe për mua kjo është një ndjenjë tejet e veçantë.

Andaj ky është shembull tipik për gjëra të tjera në jetë: Ëndrrat, planet apo qëllimet shpesh nuk kanë emër, formë, apo masë. Ato mund vetëm të ekzistojnë si koncept të cilin as vetë nuk e keni të qartë, dhe me kohë t’ua japim formën, emrin, masën. Por një gjë është e sigurtë: Nëse nuk marrim iniciativa, nuk mundohemi për ato ëndrra apo qëllime, atëherë kurrë në jetë nuk kemi me i arritë.  As që do e marrim vesh se çka kanë qenë me të vërtetë ato ëndrra. Andaj duhet të provoni, të hyni në rrugë për t’i realizuar, dhe gjatë rrugëtimit do ndryshojnë aq shumë gjëra sa nuk do e mbani as në mend se si apo pse keni fillu dhe se si keni arritur deri aty ku jeni.

Cdo gjë që bëni, krijoni, provoni, është më mirë se mos me bo asgjë. Cdo gjë që e bën, çdo rrjet që e krijon, çdo person që e njofton, mund të jetë indirekt shancë për një gjë tjetër. Dhe zakonisht, kjo është ajo çka ne e quajm fat. Andaj, unë asnjëherë nuk preferoj të them për një person të suksesshëm që ka pasur fat. Ndoshta gjërat i janë lidhur në favor të saj/tij, por edhe ajo lidhje ka ndodhur sepse rrethanat kanë qenë të tilla, dhe ato rrethana i janë krijuar sepse vetë e ka bërë hapin e parë. Ndërsa pa lëvizë apo bërë hapin e parë, nuk ndodh asgjë.

b2a4a6ee1cc4cafc0a87e73d9d986e40--doing-something-trying-something-new-quotes

Tjetër resolution ka qenë me hi në toefl – gjë që jam nisë me e bo tash e disa vite (sepse edhe nuk më është nevojitur bash në ato momente), por që kryesisht e kam shty duke mos e ndi vetën asnjëherë të gatshme dhe se thjesht kam pritu me e mundu vetën e kam pritë që disi kom me mujtë me e skip këtë pjesë. Por, vendosa me e caktu datën dhe me e bo pagesën e në këtë mënyrë me pasë të obliguar me hi, u ndjeva apo s’u ndjeva mirë. Kështu, kur e pashë që filloi me u afru data, u mbylla në shtëpi disa ditë larg internetit e rrjeteve sociale dhe fillova me u përgaditë.

Dhe në fund, doli shumë më mirë se që e kam pritë, kam pasë rezultate goxha të kënaqshme (edhe pse njeriu nuk është asnjëherë i kënaqur me vetën), dhe para se me hy e pasi që e kam përfundu testin, e kam kuptu që nëse don me bo diçka, duhet të mundohesh dhe të kesh besim tek vetvetja. Kom bo research në internet për trika magjie se si me bo më shumë pikë e me pasë sukses pa pasë nevojë me mësu, por ja që doli se duhet vetëm me ushtru, me mësu, me besu tek vetja dhe në fund ki me pasë sukses. Cudi. 😀

tumblr_nwjs96jiL11sn7ft8o1_500

Tjetër resolution ka qenë me marr pjesë në maratonë – and I did it TWICE! Kjo është ajo që thonë që duhet t’i shtyesh limitet për me e pa se çka je në gjendje me bo. Nuk është se kam bo punë të madhe – vrapim 5 kilometërsh e në të dytën 10 kilometërsh, por ja që 1 vjet më parë nuk kam qenë në gjendje me bo asnjëren, dhe thjesht kam mendu që nuk jam në gjendje me marr këtë iniciativë. Pastaj e kuptova që e vetmja gjë që është duke më ndalu jam vetë unë. Askush tjetër.

Tjetër resolution ka qenë me i lexu 12 libra në 2017 – and I made it – por jo sipas planit me e lexu një libër në muaj, por 6 libra në 8 muaj dhe 6 të tjera në më pak se dy muaj. Pra, me këtë e kam kuptu që shpesh gjërat nuk shkojnë sipas planit, por nëse nuk shkojnë, duhet ta ndërrojmë mënyrën por jo ta ndërrojmë qëllimin. Poashtu, nëse i jap një gjëje prioritet, ki me e mbërri, ndërsa nëse nuk i jap ka me qenë shumë më e vështirë.

11247663_811916222237394_806026853_n

Natyrisht, kam pasur edhe resolutions të tjera më me peshë apo më të mundimshe, por këto i mora shembull për të ilustruar atë që e përmenda më parë: Që pos dëshirës, duhet të bëjmë edhe gjëra të tjera për të arritur diçka: Vetëiniciativa, risku, besimi në vetvete, puna, sakrifica, shtytja e limiteve, prioritizimi (e shuuuuuumë të tjera), janë gjëra që na ndihmojnë për me i arritë qëllimet, e jo vetëm me i shkru në një copë letër apo me i ëndërru në gjumë.

Results

Rezultatet vijnë gjithsesi nëse keni refletuar, i keni vënë qëllimet dhe keni punu për to. Nganjëherë vijnë më shpejt, nganjëherë më ngadalë por nëse e doni një gjë, do e arrini se s’bën – në një formë apo tjetrën. Dhe në fund të vitit që vjen, para se të reflektoni, shkruani rezultatet e atij viti. Shtoni apo mungoni nga lista për herën tjetër, sepse disa gjëra mund të funksionojnë e disa jo. Pastaj provoni prapë, mundohuni prapë, dhe testoni limitet tuaja sepse kemi aq shumë për të marr nga jeta e për t’i dhënë asaj sa nganjëherë harrojmë…

***

I am complete but not finished

New Year New Me për mua është totalisht bullshit. Unë përvete nuk dua të jem A New Me. Jam mjaft mirë kështu si jam. Thjesht dua të përmirësohem në disa gjëra (sepse askush nuk është perfekt), dhe përderisa kemi ende kohë (deri në fund të jetës) për ta bërë një gjë të tillë, s’do të ndalem asnjëherë. S’do të ndalem së përmirësuari, së zhvilluari, së ndryshuari. Do luftoj të arrij gjëra që mendja shpesh më thotë që s’mund t’i arrij.  Por, asgjë nuk arrihet brenda natës.

eb28ea3b4b8f91ced8f6d2cb5840acc1475a3eee2a6d227fd1c7d5eea081c198_1

Cdo qëllim dhe ëndërr merr kohë, sidoqoftë – punuat apo nuk punuat për t’i arritur qëllimet, koha do kalojë. Koha kalon shpejt e nganjëherë dhe mjaft ngadalë. Pra, është relative. Cdo gjë është relative. Kështu nganjëherë gjërat e mëdha na duken të thjeshta e gjërat e vogla të komplikuara, dhe neve na mbetet ajo se si i përceptojmë këto gjëra. Dhe nuk është se nuk kemi mjaft në dorë. E vërtetë, shpesh është vështirë me e bindë vetën se jeta është e bukur, se lindja e diellit është e bukur, se vetëm të qenit shendetshëm është bukur; se nuk duhet t’i lakmojmë të tjerët, se nuk duhet të karahasohemi me të tjerët. Por, kjo është një punë me orar të plotë që duhet ta bëjmë çdo ditë, dhe bëhet shumë më e lehtë kur kemi punuar me vetën dhe kur ndjehemi më të mbushur brenda.

Paraja, pozita, fama janë gjëra që kryesisht varen prej tjetër kujt. Well being, self love, qetësia e shpritit janë gjëra që varen vetëm nga ne. Dhe e para varet nga e dyta, andaj duhet të  fillojmë me bazën e problemit, për të arritur diçka më shumë. Kështu, tashmë e kemi të qartë pas kujt duhet të vrapojmë (zhvillimit të vetëvetës ofc). Paraja zgjidh probleme, por nuk është zgjidhja e problemit. Suksesi na definon, por së pari duhet ta definojmë suksesin se çka është për ne të qenit të suksesshëm. Andaj Almonds, mundohuni mirë të kuptoni se çka është ajo që JUVE ju plotëson, ju inspiron; çka ju dëshironi nga jeta dhe filloni pak nga pak. Jemi ende duke u zhvilluar, andaj do not hurry…

What should be on top of your list

Dheeeeeee almond lexues – keni vendosë me i përpilu resolutions, keni vendosë me ndryshu disa gjëra në jetën tuaj dhe i keni renditur dhjetëra gjëra në listë.  Dhe, në krye të listës e keni me siguri (edhe nëse nuk e keni, ju preferoj ta shkruani)me dashtë më shumë vetën. Nëse keni fillu me këtë qëllim, të tjerat i keni shumë lehtë t’i shkruani. Vetëm zbërthejeni të parën dhe kanë me ju dalë pafund qëllime të tjera: Dua ta dua vetën – duhet të ndjehem mirë me vetën. Dua të ndjehem mirë me veten – duhet të dukem bukur. Dua të dukem bukur – duhet të jem e bukur brenda. Dua të jem e bukur brenda – duhet të jem e shëndetshme e të lexoj sa më shumë. Dua të jem e shëndetshme – duhet të merrem me aktivitete e të ha shëndetshëm. Dua të merrem me aktivitete… (plotësojeni ju).Dua të lexoj më shumë… (plotësojeni ju).

 48736406d87690256dd4abd57b4f0e36--binge-eating-new-years-resolutions

Okaaaaaaay Almonds, this was it. Mirupafshim në vitin tjetër (meheheh), The Best Almonds I’ve Ever (virtually) Met.

Paçit përherë shëndet të mirë, përndryshe nuk ka gjë që mund t’ju ndalojë.

Shpërndani dashuri sepse dashuria fiton gjithmonë.

Urime Vitin e Ri Almonds. Ju falemnderit. Love.

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Say something, (I’m giving up on you)…

Hello Almonds!

 

Okay. Erdhi fundi i vitit, periudha kur të gjithë reflektojmë mbi atë se çka kemi bo këtë vit, a ka qenë ky vit viti jonë apo jo, çka kemi mbërri me bo dhe çka dojmë me lonë për vitin tjetër. Jeta vazhdon identik njejtë edhe më 1 Janar. Jemi i njejti person, i kemi të njejtat kushte, të njejtat obligime, gjithçka mbetet njejtë, por si në çdo fillim tjetër – të muajit, të javës  – edhe më 1 Janar ndjehemi pak më fresh dhe e kemi atë ndjenjën që e kemi një shancë pë të filluar gjithçka nga e para.

Në blogpostin e ardhshëm do shkruaj për New Year Resolutions (po, i kam shkruar vitin e kaluar dhe po, do i shkruaj prapë), ndërsa në këtë blogpost po du me shkru në lidhje me diçka që tashmë besoj të gjithë veç i keni bo planet për me bo – me fillu fitness fresh fit life PAS Vitit të Ri.  Dhe unë do shkruaj për anën tjetër të tregimit – Qysh mos me lonë fitnessin 5 javë mbasi që e fillojmë.

Okay. Me fillu fitnessin është gjëja më e lehtë në botë: Keni me u regjistru. Kom shkru për këtë gjë edhe më herët, andaj nuk po i përsëris ato që i kam thënë. E keni bo planin – vetëm apo me ndonjë shoqe/shok – nuk po mundeni mo me vazhdu me këtë jetë pasive, nuk po keni rend ditor, po hani palidhje, pa rend, keni shtu peshë, po e ndjeni vetën pa disponim, pa kondicion; thjesht e dini që fitnessi është i mirë për ju dhe herët apo vonë doni me fillu, dhe më në fund keni vendosë. Keni me fillu në Janar. Më 8 janar – sepse të bëhemi të sinqertë, a fillohet me 1 Janar – E hënë (edhe pse kishte me qenë perfekt), por  është nata e dytë e Vitit të Ri, dhe fatkeqësisht ne shqiptarët e kemi edhe natën e tretë, të katërt dhe të pestë, dhe kemi me pasë momente shumë tunduese kalorike këto ditë.

Pra u vendos, më 8 Janar. Ka me qenë ftohtë, terr, po – një sfidë në vete, por meqë është viti 2018 – viti i ndërrimit të karakterit, ju keni me qenë të fortë me përballu, dhe thjesht jeni on track 6 muaj para verës e do i përballoni çkado që ju vie përpara. *** Dheeeeeee erdhi 8 janari, keni hongër çka keni mujtë, ja keni lonë lamtumirën sallatës ruse, çipsave, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara apo alkoolit, dhe ja ku jeni të Hënën depressive mbaspushimore të muajit më të gjatë të vitit, duke dashtë me shku në Fitness.

Po e kaloj gjithë fazën e fillimit; tashmë e kemi të gjithë të qartë: Full energji, full kallje të muskujve, full shpresë, full motiv. Mendoni vetëm për fitness, e gjithë biseda me shoqëri sillet rreth fitnessit, e keni zbulu që e jeni a-gym-animal, po pini shumë ujë, i keni lënë picat, është koxha ftohtë por ju nuk ja keni huqë asnjë ditë, keni fillu menjëherë çuditërisht me u zhvillu, e gjithë dita juaj po sillet rreth fitnessit dhe ja ku shkuan 4 javë perfekte fitnessore me full motiv. I keni kry të gjitha kalljet, çuditërisht e keni kalu Janarin me sukses (broke as fuck) duke pritë që ky muaj i tmerrshëm postfestiv me u kry, për me ardhë muaji i radhës i cili sado dimëror të jetë, na afron kah stina e re.

Erdhi Shkurti, dhe me vetëbesimin e plotë që keni me shku edhe këtë muaj njejtë me full energji e regjistroni prapë fitnessin, e paguani muajin me plot’ dëshirë sepse tashmë jeni të bindur që keni me i nxirr cent për cent të kësaj pagese – dhe këtë muaj veç keni me vulosë suksesin tuaj fitnessor, me fillu me i pa abs-at e parë, me i çu nga 50 kg dhe me vrapu nga 10 kilometra. Okay, e paguat dhe tash ju pret muaji i ri. Shkoni të Hënën, shkoni të Martën, por ja që të Mërkurën ju del një punë – të Enjten një tjetër, të Premtën keni me dalë me shoqëri, të Shtunën jeni pak zënë dhe okay – e keni lënë prej të Hënës tjetër, se kjo javë shkoi qysh shkoi.

Të Hënën tjetër prapë të del një punë që s’pret, është duke ra shi jashtë, ke pasë me shku në orën 6 dhe e ke shty për 8 por tashmë s’ke më motiv sepse ke mendu që ki me shku në 6, dhe kështu e len për nesër. Nesër për me vazhdu aty ku e ke lënë. Dhe shkon nesër. Por nesër nuk ke energji. Jashtë është ftohtë, errësirë. Duart s’po të punojnë, askush nuk është në gym. Nuk din kah me nisë – sepse të Hënën ke pasë me i ushtru duart e të Martën krahët, por tash nuk po din a me i bo duart apo krahët. Sepse të Hënën e kaluar i ke bo duart. Tash cilen me bo? “Do të marr kallje në krah po qe se nuk i bëj, por do mbes pa i bo duart nëse nuk i bëj.” I bën disa ushtrime si të dyshimta të krahëve, bën edhe diçka për duar dhe del nga aty me shpresën që nesër ka me të ardhë prapë ai motivi i fillimit.

Por nuk vjen. Motivi ka humbë diku, ke mbetur prapa me orarin që e ke kriju, moti ka qenë i poshtër gjithë javën, ke qenë shumë e/i zënë, të është lidhur pushimi i Pavarësisë me weekend dhe ke binge eat në shtëpi, ke dalë prej rendit dhe kështu me ndjenjë faji e lë për javën tjetër. Pastaj e lë për 1 Mars. Por 1 Marsi i bie të Enjten. Dhe e shtyen për 5 Mars. Dhe kështu e harron krejt. Nganjëherë ndjehesh fajtor, por ngushëllohesh me faktin që është shumë ftohtë, je në prag të gripit dhe nuk dëshiron me përkeqësu gjendjen me gym, nuk ke me kë të shkosh dhe kështu e postpone pa afat, duke i bërë pjesë të bisedës fjalitë si “Po, më duhet me fillu së shpejti…” ose “S’ish ajo punë për mu, më duhet me gjetë një formë tjetër të sportit sepse definitivisht s’po e ndjej fitnessin” ose “Prej se kam fillu fitnessin kom SHTU peshë” e të tjera.

Bull

Shit.

Më falni, por po, bull fuckin shit. Bullshit që edhe unë ndoshta në të kaluarën i kom folë vetës dhe e kam gënjy vetën me fjalë e mendime të tilla. Nëse nuk e keni gjetë vetën në asnjëren prej pjesëve të kësaj storie – sepse s’ju intereson fare kjo temë ose veç e keni kalu fazën e rrezikshme të fitnessit, atëherë congrats and I’m proud of ye. Nëse po, më poshtë i kam shkruar disa nga gabimet që i bëjmë kur fillojmë fitnessin dhe pse shumica prej nesh nuk mundemi me i ndejtë besnik atij për më gjatë. Pjesën tjetër kam shkruar edhe këshilla se si mos me i bo këto gabime. Stay tuned.

 

Gabimet që i bëjmë kur fillojmë fitnessin dhe nuk na zgjatë më shumë se 5 javë 1.0

 

  1. Filloni vrullshëm, me motiv të tepruar

Zakonisht kur e fillojmë fitnessin e fillojmë me një vrull shumë të madh, i japim shumë zor sepse na duket sikur në këtë mënyrë kemi me i përshpejtu rezultatet dhe e mundojmë vetën dhe trupin menjëherë në ditët e para…derisa fillojnë me u shfaqë kalljet ma të mëdhaja të ekzistencës njerëzore. Këto kallje janë mjaft të mundimshme dhe shpesh ju pamundësojnë njerëzve për me ushtru në ditët në vazhdim, dhe këto pushime në fillim janë super të rrezikshme që munden me rezultu me të lënit e fitnessit. Poashtu, një trup që ka vite që s’ka bo ushtrime fizike dhe përnjëherë mundohet shumë mundet me u lëndu e me u lodhë, dhe në këtë mënyrë keni me e pasë të paevitushme zvogëlimin dhe ngadalësimin e ritmit të të ushtruarit, e edhe ky zvogëlim i ushtrimeve mundet me përfundu në mos-shkuarje.

  1. Pritni rezultate të menjëhershme (I mean të menjëmenjëhershme – fit pas 2 javëve)

Vendimin për me fillu fitnessin e marrim zakonisht për arsye se dëshirojmë me përmirësu shëndetin, dukjen e në përgjithëi mirëqenien, por shpesh në këtë vendim luan rol edhe inspirimi nga ndonjë person i caktuar i afërm apo edhe vetëm i njohur (shembull) në social media. Dhe kur fillojmë finessin, presim që edhe ne shpejt kemi me u dokë njejt fit, të fuqishëm e me pasë të njejtin kondicion. Kështu presim e presim deri sa e shohim që asnjëra nuk është duke ndodhë, fillojmë me e humb besimin në këtë mision që e kemi marr, fillojmë me mendu që dukja dhe gjendja e këtyre personave inspirues në social media është  vetëm gënjeshtër, që ato/ata kanë tretmane speciale, nuk kanë jetë jashtë fitnessit dhe merren vetëm me ushtrime, ushqimin e kanë super special dhe kështu bijmë në përfundim që ne nuk kemi me pasë shanca kurrë me arrit me u bo si ata. Në këtë mënyrë humbim shpresat dhe dashtë e padashtë fillojmë me hekë dorë, derisa një ditë nuk shkojmë fare me bindjen që ashtu kështu do të kishte qenë e kotë edhe po të kishim vazhdu me shku.

  1. Pritni me i përfundu obligimet momentale

It’s never the right time. NevUr. Nëse jeni duke pritë me i kry obligimet që i keni – kanë me ardhë të tjerat. Nëse jeni duke e pritë ni ndejë/party/festë që e keni e që e keni në plan me hongër shumë – vjen tjetra. Nëse jeni duke pritë deri sa i kryni provimet – vjen afati tjetër. Kështu, edhe pasi që disi keni vendosë me shku në fitness, me këtë mënyrë të të menduarit nuk ka mi ju zgjatë shumë, sepse prapë ka me ardhë momenti që do e lëni për me fillu kur keni me u shliru. Para se me fillu fitnessin llogaritini këto gjëra, bëni planet dhe oraret për kohët që jeni më të zënë, në mënyrë që mos me ju ra befasi këto obligime e mos me ditë se si me reagu për sa i përket fitnessit, e rrjedhimisht me hekë dorë nga ai.

  1. I frikësoheni të ftohtit, i frikësoheni të nxehtit

Nëse doni me qenë fit gjithë jetën, me u ndi mirë, me qenë aktiv apo me u marr me sport, atëherë duheni me u përgaditë për me ju përshtat çdo kohe, çfarëdo moti e secilës stinë, sepse jeta nuk është veç pranverë, as veç verë, as veç vjeshtë e as veç dimër. Është ngapakngatëgjiha 😀 dhe gjithmonë ka me qenë ose shumë ftohtë, ose shumë nxehtë, ose duke ra shi ose shumë diell, andaj duhemi me ngulitë mirë në mendjen tonë që kemi me shku në fitness no matter what dhe me ju përshtat çdo kohe psiqikisht, fizikisht dhe me kushte të tjera. Sepse përndryshe, pasi që keni me fillu fitnessin, në momentin e parë që ju duken temperaturat e papërshtatshme keni me hekë dorë.

  1. Filloni pa plan, pa koncept

Një nga gabimet kyçe që i bojmë kur fillojmë fitnessin dhe që na bën me e urrejt atë është që e fillojmë pa plan, pa u informu mirë, pa bo orar. Rrjedhimisht, shumë lehtë mundemi me ardhë tek mendimet që 1) fitnessi është duke na marr shumë kohë nga dita jonë dhe duke na lënë prapa me gjëra të tjera, 2) mbesim pa text nëse ndonjë ditë na del diçka e papritur dhe ne nuk e kemi planin në bazë të cilës mundemi me e organizu ushtrimin për ndonjë ditë tjetër dhe 3) dëgjojmë fjalë të ndryshme të pabaza nga njerëz të ndryshëm se si, kur, ku dhe çfarë ushtrime është mirë me i bo, çfarë ushqimi duhet me hongër dhe se si limoni me mjaltë na shkrin krejt komplet të gjitha yndyrnat e mundshme nga trupi nëse e pijmë para ushtrimeve (shembull), e të tjera. Kështu mundet me ndodhë që nuk kemi me pasë rezultate, nuk kemi me ditë se çka kemi me bo kur shkojmë në fitness dhe kur duhet të shkojmë, dhe ky kaos ka me rezultu me lënie të fitnessit apo edhe më keq – me ja marr inat fitnessit përgjithmonë.

  1. Lidheni me dikë

Jemi ardhë në këtë botë vetë dhe vetë do të shkojmë hehe. Suksesi i tjetër kujt nuk është suksesi yt, orari dhe obligimet e tjetërkujt shpesh do të jenë ndryshe nga të juajat e kështu me radhë. Shumë shpesh ndodh që e planifikojmë të fillojmë fitnessin me dikë (që për disa arsye është mirë dhe përshtatshëm), por për sa i përket konsistencës, me fillu me dikë është vrasëse. Në fillim jeni shumë fragjil në karakter dhe motivim, dhe nëse rastësisht partneri juaj rezulton të mos jetë shumë i motivuar dhe i vendosur, atëherë ju nuk dini se si t’ja bëni dhe i bashkoheni dështimit të atij personi.  Kjo shpesh rezulton me lënie grupore, miqësore të fitnessit. Të gjithë për një, një për të gjithë.

  1. Kur e humbni një ditë e gjuani gjithë javën poshtë

…Dhe pastaj gjithë muajin dhe pastaj gjithë vitin. Nëse një ditë nuk shkoni në gym nuk duhet të ndjeheni keq, fajtor apo pa disponim që nuk keni shku. Kjo nuk luan rol në rezultatin tuaj final sepse there is no rezultat final. Është pjesë e jetës suaj dhe nuk do të thotë që çdo ditë të shkojë sipas planit, sepse do keni edhe shuuumë ditë të tjera në të ardhmen për ta plotësuar një ditë të humbur. Idea është që të nesërmen të vazhdoni sikur të mos keni pushuar, sepse vetë karakteri i njeriut është i tillë që ka gjithmonë tendencë për t’iu kthyer zakoneve (të këqija).

  1. Të gjitha apo asgjë

All or nothing është mentalitet të cilin shumë prej njerëzve e kanë për sa i përket të ushqyerit shëndosh dhe aktiviteteve fizike, e që shumicën prej tyre i çon në dështim. Ose nuk ushtrojnë e hanë shumë dhe gjëra jo të shëndetshme, ose ushtrojnë 5 herë në javë e nuk hanë asgjë jo të shëndetshme. Të çon në dështim, sepse as e para e as e dyta nuk mund të zgjasin shumë, dhe të dyjat tentojnë tek njëra tjetra vazhdimisht, mënyrë kjo e cila nuk çon në asnjë rezultat të mirë – nuk mund të kesh shëndet të mirë e as nuk mund të jesh fit. Dhe e para të çon drejt fitnessit ndërsa e dyta të çon drejt lënies së tij, dhe ky cikël vazhdon pa mbarim. Cila fjalë vjen në këtë mes? B A L A N C A.

  1. S’ka llogaridhënie e as pasoja në lënien e fitnessit

Meqë në fund të fundit fitnessi është qejf – nëse don shkon e nëse s’don nuk shkon, është edhe shumë lehtë me e lonë. S’keni kujt me i japë llogari dhe kushtimisht nuk ka pasoja nëse e lëni fitnessin, sepse ktheheni aty ku keni qenë para se me fillu. Për këtë arsye, të paktën duheni me u mundu me shty vetën me shku disa muaj për me e kalu krizën, e pastaj me kohë edhe do ju bëhet shprehi. Përndryshe, është shumë vështirë me e bind vetën me bo diçka që mundeni edhe mos me bo (shembull: me shku në kurs 😀 / we all used to skip dat shit).

  1. E krahasoni vetën me të tjerët në gym

Një nga gjërat që të shtin me urrejt fitnessin dhe me lënë është që krahasoheni me të tjerët në fitness që tashmë kanë më shumë përvojë dhe të cilët edhe nganjëherë të shikojnë pak me judgmental look  kur je ty dashtë me bo ndonjë ushtrim. Kështu të humb vetëbësimi dhe e lë krejt sepse e urren dhe kurrë nuk ki me mujtë me mbërri në atë nivel dhe nuk je i prerë  për këtë punë dhe e urren edhe pikë. No. Edhe personi që të shikon shtrembër dikur ka qenë në nivelin tënd (veç që në këtë rast ka dalë që është pak ma karakter se ti, sorry). Edhe ai nuk ka ditë se si me i përdor maqinat apo ndoshta edhe ende nuk din por të shet mend sepse e sheh që je fillestar dhe pa vetëbësim. Fuck em. Shko dhe ushtro, çka nuk di pyet, mundohu me i bo sa më mirë dhe sa më saktë ushtrimet dhe thjesht mos hek dorë e kështu edhe ti një ditë do të bëhesh PRO dhe ke me i shitë mend dikujt tjetër muehehe. Beeeeeeeetch.

  1. Nuk e gjeni vetën

“S’më pëlqen gym-i sepse është disi shumë stresues, i mundimshëm, me shumë njerëz e nuk po mundem me u ngopë frymë, po më merr shumë kohë dhe thjesht po më duket shumë boring”.  Ekzistojnë edhe shuuuumë lloje të tjera të sporteve që mundeni me i bo dhe nuk do të thotë që gjithsesi të çoni pesha apo të bëni cardio. Provoni të gjitha deri sa të gjeni veten. Kjo s’paraqet asnjë problem. Provoni me shku në fitness vetëm. Provoni me shku me dikë. Provoni aerobikun. Provoni crossfitin, pilates, kickbox. Cfarëdo lloj sporti qoftë, pa e gjetë vetën në ndonjëren nuk është qare (nejse, mos pritni që 100% keni me adhuru cilindo nga të cekurat, sepse asnjë person nuk kallet me shku me u lodhë e me i jep zor), por mos e merrni si arsyetim që s’po e gjeni vetën e s’doni me shku më.

 

Dheeeeeee all these Almond solutions for you:

 

  1. Bëni plan fizibil e të realizueshëm + orar

Okay, sounding like a broken record por po, si për çdo gjë tjetër, Almondi ka prapë me ju sugjeru me bo plan dhe orar. Nëse veç e dini përafërsisht se sa herë në javë, kur dhe se çka keni me ushtru, atëherë gjysma e punës është kry. Shumë më vështirë e keni me e skip një ditë fitnessi kur veç e dini se e keni në plan me shku atë ditë, dhe se (p.sh.) të nesërmen e keni pushim. Në këtë mënyrë mundeni me ju përshtat rrjedhës ditore dhe e dini se me aq herë sa e keni të shkruar në orar, keni me e plotësu planin javor. Nuk shkoni vetëm pa kry në fitness dhe nuk e humbni vetën nëse ndonjë ditë bëni pushim. Në këtë mënyrë e keni shumë më të lehtë me i mbetë besnik fitnessit për një kohë të gjatë.

2cfabac92b3958153f849d8f967a3134

  1. Përshtatjuni obligimeve të tjera

Varësisht sa keni obligime, aq herë shkoni në fitness. Nëse e keni gjithë ditën të lirë, keni shumë më shumë hapësirë. Nëse s’keni aspak kohë të lirë, e minimizoni të shkuaren në fitness apo e kombinoni shembull me ushtrime në shtëpi dhe me fundjavë. Minimale, por shkoni, sepse mundeni.  Nëse keni kohë për me dalë me pi kafe, për me shiku tv shows apo me scroll në Instagram, i keni edhe 90 minuta në ditë apo 6 orë në javë. Shumë shpesh ndodhë që njerëzit nuk e përshtatin fitnessin me obligime, mundohen të shkojnë sa më shumë duke lënë gjëra të tjera anash dhe kur ju vjen në majë të hundës ky ndryshim i agjndës, e lëjnë fitnessin totalisht.

 

  1. Filloni ngadalë dhe me kohë e shtoni intenzitetin

Siç e ceka lart, shumica e fillojnë fitnessin me aq entuziazëm saqë e japin 110% të vetës së tyre, duke ushtruar më shumë se që kanë kapacitet, përgaditje fizike e forcë.  Dhe kështu shumë shpejt trupi i tradhëton e në këtë mënyrë fillojnë ta humbin energjinë dhe entuziazmin, e që rezulton me pushime apo pushime shumë të gjata (zhdukje nga fitnessi :D). Unë ju sugjeroj të gjithë fillestarëve të fillojnë me masë minimale të ushtrimeve, të fillojnë të shkojnë për shembull vetëm 2-3 herë në javët e para dhe të ushtrojnë me pesha të ulëta dhe përsëritje të vogla. Me kohë do e shihni edhe vetë që do filloni ta shtoni dozën sepse tashmë trupi juaj është mësuar me ushtrime.

  1. Mos bëni pagesë vjetore

Shumica e mendojnë të kundërten – që nëse bëni pagesë vjetore atëherë ky fakt do ju bëjë presion dhe s’keni me pasë qare pa shku në fitness me rregull, gjithë vitin. Sidomos kohëve të fundit ka oferta shumë të mira ku me shumë pak para mund ta siguroni një anëtarësi vjetore, dhe që prapë shumicën e kuptoj që e bëjnë. Sidoqoftë, unë ju sugjeroj që ta bëni pagesën muaj për muaj derisa e shihni që në të vërtëtë gym-i ju është bërë shprehi dhe pjesë e jetës. Kjo sepse kur e keni të paguar për një vit, ju rrin si presion kjo pagesë dhe tashmë e kemi vërtetuar në jetë se çka duhet të bëhet me zor, keni me e urrejt.

  1. Push your fuckin self çdo herë që do të shkoni në fitness 

News flash: Kërkush nuk ka qejf e as nuk vuan me shku në fitness nëpër të ftohtin më të madh kur momentalisht sapo ka ardhë prej punës, ështrë shtrirë ndër jorgan dhe është duke e pirë kafen e vetë speciale magjike të nxehtë. Më besoni. :D. Jo që nuk keni qejf me shku, por shpesh keni me urrejt këtë fakt. Por, a është kjo justifikim? Që po pritoni me shku? Sepse në jetë keni me pasë edhe shumë gjëra më të rënda e të pakendshme që do duhet t’i bëni, por në shumicën e rasteve janë për të mirën tuaj. Asgjë e mirë nuk vjen pa çmim. Kur e keni mendu vetën në plazh vitin e kaluar dhe i keni premtu vetës që vitin tjetër do të jeni fit, healthy & fresh, si e keni paramendu që keni me e arrit? Duke ndejtë shtrirë ne shtrat? Besoj që jo. Thjesht duhet t’i flisni çdo herë vetës që sot është dita që i keni premtu vetës që do të shkoni, është dita që jeni shëndosh e mirë dhe e keni mundësinë me ushtru, me lëviz, dhe në fund të fundit nëse shkoni sot në  ushtrime, i afroheni edhe më shumë qëllimit tuaj. Koha do kalojë prapsëprapë.

73fcf12dcc1d77627bbccdc9223098d0

  1. Shikoni video motivuse sa herë që keni dyshime

Shtesë për monologjet që i përmenda në këshillën nr.5: me shiku video motivuese fitnessore. Më besoni, ju ndihmojnë. Kur jeni në dyshim për me shku në fitness, vetëm hyni dhe shikoni ndonjë video të dikujt që atë ditë e ka mbledhë mendjen me ushtru, dhe do të motivoheni duke e ditur se edhe ju do e keni atë ndjenjën e suksesit dhe të krenarisë nëse shkoni. Trust me, funksionon.

d486d3ff625add7c4b7fd6d4acf818cc

  1. Mendoni për storiet e suksesit të të tjerëve dhe se si ju do bëheni nesër një

Kur jeni duke pasë dyshime për me lonë fitnessin, vetëm mendoni të gjithë ata që janë duru pa e bërë një gjë të tillë. Cka kanë ata më shumë se ju, dhe si ndjehen ata që sot që janë të rregullt? Premtoja vetës që do e provosh të paktën (shembull) 6 muaj, dhe kur t’i arrish ato 6 muaj vendos se a je për këtë punë apo jo. Pas 6 muajve eja dhe më trego se a ja ka vlejt apo jo që nuk keni hekë dorë…

f52ad4c6cbad3c673bfa15767e6da34f

  1. Kujtoni enuziazmin e fillimit

Ne ju mbajmë mëri njerëzve që nuk i mbajnë premtimet, por ne vetë jemi ata që më së shumti i gënjejmë vetës tonë e nuk ja mbajmë vetës premtimet. Nëse konstant jemi duke e trajtuar vetën në këtë mënyrë – duke i gënjyer vetës dhe duke mos u kujdesur për trupin dhe mirëqenien tonë, atëherë si mendojmë që do ta dojmë vetën dhe do e rregullojmë marrdhënien me vetën tonë, e rrjedhimisht me të tjerët? Fitnessi mund t’ju duket shembull banal për këtë por mua ky lloj aktiviteti mi ka rregulluar edhe shumë aspekte të tjera të jetës. Sa her që keni dyshime për ta lënë fitnessin, kujtoni entuazmin e fillimit dhe premtimet që ja keni bërë vetës para se ta filloni. Në fund të fundit shkruajini diku mendimet që i keni para se të filloni…

-remember-wallpaper-1280x800-800x500

  1. Kujtoni post-gym-ndjenjën

Gjëja që më ka mbajtur mua tash e 25 muaj në fitness pa u ndalë është kjo: me e kujtu ndjenjën që e kam sa her që e përfundoj fitnessin. Gati asnjëherë s’më ka ndodhë me shku me qejf në fitness, dhe njejtë – asnjëherë s’më ka ndodhë me u kthy pa qejf në fitness, pa vullnet, pa ndjenja tepër të mira. Tash veç e di përmendësh këtë ndjenjë, dhe çdo herë, amo bash çdo herë që jam në dyshime për me shku në gym, e kujtoj këtë ndjenjë dhe tashmë jam e varur nga kjo ndjenjë, dhe çohem e shkoj në fitness.

5409bedf18470103a6e41cb9ae9dc368--motivation-wall-workout-motivation

  1. Nëse shkon me dikë në fitness, shko me dikë me më shumë përvojë

Okej, kurrsesi nuk po mundeni me shku vetëm. S’po mundeni as me paramendu me fillu fitnessin vetëm. Qoftë kështu, ju sugjeroj mos me e fillu me dikë që poashtu është fillestar si ju dhe ka probleme me përkushtim. Filloni me dikë që e dini që nuk e huqë asnjë ditë, dhe nëse ju ndonjë ditë keni dyshime për mos me shku, ky personi i rregullt në gym do ju bëjë presion dhe shpeshherë edhe do ju vijë keq apo inat nga ky person për mos me shku. #preshëriztheki

0a1b19c781ee91be470259dd02050c4f

  1. Dimri është dimër, vera është verë dhe nuk mund t’a shmangni asnjëren

Kuptojeni njëher e përgjithmonë (shembull): Unë i kam 24 vite. Muj edhe me vdekë nesër, por qe po e marrim që kom me qenë në gjendje me shku në fitness ose me u marr me sport deri në moshën 65. I kam edhe 41 vite potenciale që muj me shku në fitness. I bie 41 dimra dhe 41 vera. I bie 4 muaj dimër x 41 = 164 muaj dimër edhe 164 muaj verë, e që i bie plot 27 vite verë + dimër. Nëse jeni duke pritë që këto 27 vite me kalu për me ardhë 27 të tjerat sepse është shumë ftohtë apo shumë nxehtë, jeni duke humb shumë. Trust me.

there-are-7-days-30-fitness-motivational-posters-inspiring-fitness-quotes-to-give-you-motivation-to-workout.jpg

  1. Fitnessi nuk është destinacion, është mënyrë e jetesës

Shëndeti, mirëqenia, të qenit i kënaqur me vetvetën nuk është destinacion, por është mënyrë e jetesës. Mos ja lini vetës opcionin për me zgjedhë me shku në fitness apo të merreni me ndonjë aktivitet fizik. Me qenë i shëndetshëm nuk duhet të jetë një zgjedhje. Mendoni: Kur keni me i bo 60 vite e keni me pa një të ri duke vrapu në park apo duke u kthyer plot djersë nga fitnessi keni me i thënë vetës: “Ah, me qenë edhe një herë kaq i ri, e di se çka kisha bo dhe si kisha vepru.” Epo ne jemi të ri, dhe kemi ende kohë për me e bo atë që e kemi gjithmonë qëllim. Bëjeni tash, dhe falemnderoni vetën më vonë.

95bc318d638e0b7f672c52ec5685baed

  1. Pse e ke fillu?

Seriozisht, pse po e fillon? Nëse mendon që nuk do ta vazhdosh apo nuk ja vlen me e vazhdu, mos e fillo. Pse po e fillon?? Mendoje këtë arsye, shkruaje, mbaje në mend mirë dhe përsëritja vetës sa herë ke nevojë.

 

Pse po fillon? Pse e ke fillu?

Okay Almonds, ju kërkoj falje për këtë presion, por seriozisht ju flet personi që 87% të obligimeve apo aktiviteteve i ka lënë në gjysmë në të kaluarën. Tash jam duke mendu seriozisht me u bo trajnere e dhunshme fitnessi me whistle në dorë duke ju bo super presion në çdo sekond të uahtrimeve. Muahaha…

 

Almonds, shihemi në blogpostin tjetër, pastaj shihemi edhe në të tjerat, por ma së shumti shihemi më 1 Mars, pasi ta keni regjistruar gym-in për të tretën herë…

Dhe nuk dua arsyetime :P.

962e696568cb3265632ea4af8fd9988c

 

Thank you FitAlmonds, kam besim tek juuuuuuuuuuuuuuuuuuu!!!!!!!!

 

Say something…

Photo 17-12-2017, 09 41 31

Photo 17-12-2017, 09 41 53

Photo 17-12-2017, 09 42 43

Photo 17-12-2017, 09 42 57

Photo 17-12-2017, 09 44 40

Photo 17-12-2017, 09 45 49

Photo 17-12-2017, 09 45 59

Photo 17-12-2017, 09 46 33

Photo 17-12-2017, 09 46 47

Photo 17-12-2017, 09 47 21

Photo 17-12-2017, 09 47 56

Photo 17-12-2017, 09 48 24

Photo 17-12-2017, 09 49 12

Photo 17-12-2017, 09 49 32

Photo 17-12-2017, 09 50 35

Photo 17-12-2017, 09 53 49\

Photo 17-12-2017, 09 54 04

Photo 17-12-2017, 09 55 09

Photo 17-12-2017, 09 56 14

Photo 17-12-2017, 10 00 59

IMG_9167

IMG_8249

IMG_7945

IMG_7736

IMG_5734

IMG_0299

IMG_0300

What to read if you don’t read

Në kohët e internetit është më lehtë se kurrë me qenë i informuar, me pasuru trurin me dituri, me marr dituri nga burime të ndryshme dhe me qenë i gjithanshëm. Interneti ka shumë aspekte negative në vete, por si çdo gjë tjetër në botë, i ka edhe anët e mira. Dhe në kontekstin e mësimnxënies, ka SHUMË të mira.


Me lexu libra na bën më të mençur. Pikë. Libri të informon, të pasuron me dituri, eksperienca, pikëpamje nga njerëz të ndryshëm rreth botës, të mëson për histori, kulturë, art, shkencë – pra na zhvillon në intelekt dhe na zgjeron mendjen. Megjithatë, kohëve të fundit është duke u lexuar mjaft pak nga të rinjtë, por kjo nuk do të thotë që ata janë krejtësisht të painformuar rreth gjërave të ndryshme të jetës dhe ngjarjeve që po ndodhin rreth Botës. Kjo, sepse ata në vend të librave ndoshta po lexojnë diçka tjetër. And that’s fine.


Më herët kam shkru një blog se si t’i lexojmë 12 libra në vit. Siç e kam cekë, unë nuk jam prej atyre lexuesve high high që i lexojnë rreth 52 libra në vit, por gati asnjëherë nuk qëndroj pa e pasur një libër në proces të leximit. Por, ka prej njerëzve që nuk e lexojnë as një libër në muaj, dhe për këtë ata kanë arsye të ndryshme dhe unë i kuptoj (sepse më ka ndodhë edhe mua). Me lexu romane/novela të merr mjaft kohë, sidomos atyre që janë në studime apo që janë duke u përgaditë për ndonjë test, sepse ju jap një ndjenjë të keqe që në vend të kohës së humbur duke lexuar novela, mund të ishin duke lexu material shkollor.

Poashtu, librat që lexohen për qejf duhet të kryhen me një frymë. Pra kur fillojmë të lexojmë, thellohemi në libër, i lexojmë diku 150 faqe në ditë dhe e përfundojmë atë për më pak se tri ditë. Por ky lloj leximi me një frymë t’i merr përafërsisht 4 orë në ditë. Dhe 4 orë në ditë, me angazhimet e ditëve të sotme është vështirë me i gjetë të lira. Andaj, në vend se të fillojmë një libër 400 faqe ku 150 shkojnë vetëm në hyrje, në 150 të tjera zhvillohet ngjarja dhe në 100 të fundit mbyllen ngjarjet, mund të lexojmë gjëra të tjera – tregime të shkurta, ese, blogje, artikuj të ndryshëm që kanë përbërje të mjaftueshme për me na bo me u ndi mirë, me na mësu gjëra të reja dhe të cilat mund t’i përfundojmë në pak minuta.

Kam pasë kërkesë edhe nga lexuesit e blogut tim për me ju sugjeru ndonjë libër, website, blog, vlog apo çfarëdo forme tjetër të mediumit që MUA më inspiron në një mënyrë apo tjetrën. Pasi e kapërcyem njëherë idenë e të lexuarit libra, në këtë postim do të shkruaj për disa website që unë i vizitoj kohë pas kohe ku lexoj artikuj të ndryshëm që më informojnë, inspirojnë, motivojnë apo thjesht më bëjnë me u ndi mirë. Ndonjëherë ndoshta as nuk më japin kurrfarë ndjenje, por çfaredo qoftë një shkrim, diçka pa mësu prej tij s’është qare.

Ndonjëherë këto shkrime i lexoj në mëngjes, duke pirë kafe në shtëpi, ndonjëherë në punë kur du me ndërru ritmin e punës, në kafene nëse jam vetëm, në autobus, kur jam duke e pritur dikë apo kudo tjetër. Është formë shumë e përshtatshme e leximit, të argëton dhe njëkohësisht të bën edhe më të përgaditur për bisedën, diskutimin apo debatin e radhës me të tjerë. Poashtu, ka shumë edhe prej atyre artikujve apo shkrimeve që të bëjnë me kuptu që nuk je vetëm, që edhe shumë të tjerë janë duke hasur probleme të ngjashme me të tuat dhe në përgjithësi e gjen vetën në mendime dhe pikëpamje të njerëzve në anën tjetër të botës.

027ca514b8d0413831931ac93166e957--scott-fitzgerald-quotes-life-book

Kështu, po i ndaj me ju 11 nga websitet/blogjet që i kam për qejf e me siguri jom duke i harru plot’ të tjera. Nëse keni ndonjë sugjerim për ndonjë website që jam duke e humbë, ju lutem më tregoni. Sharing = Caring. 🙂 ❤

 

 

  1. TheSKIMM

theskimm

Dëshironi të dini se çka po ndodhë në botë, t’i keni të gjitha lajmet të paraqitura në një vend, kompakt, të shpjeguara, me një stil shkrimi sarkastik por të besueshëm? The Skimm is da answer! The Skimm është një newsletter që të vjen çdo ditë në e-mailin tuaj (pasi të regjistroheni), dhe të japë mundësinë me u bo një person më i informaur rreth ngjarjeve që ndodhin në botë çdo ditë, vetëm me një lexim rreth 5 minutësh. Në këtë newsletter i ke të vendosura të gjitha lajmet kryesore të fundit me një swag të paparë dhe me sqarime për secilën temë të diskutuar. The Skimm është themeluar nga dy vajza rreth të njëzetave (asokohe), qëllimi i të cilave ka qenë me i bo lajmet sa më interesante dhe lehtë të arritshme për të gjithë. TheSkimm janë edhe në rrjete sociale, dhe instagram accountin e kanë a winner (superfun). Jam shumë veri hepi të jem një SkimBassador-e e re dhe ta ndaj këtë website me ju. Seriozisht, më kall. Klikoni këtu për tu regjistruar.

2. Waitbutwhy

wbw

Mmmmgg, one of my faves. Waitbutwhy është një blog/website i themeluar nga Tim Urban, i cili shkruan blogje të gjaaaaaaaata, të gjëëëëëëra e të theeeeella (a thu pse my favorite) rreth temave të ndryshme si Elon Musk (seriozisht, Elon Musk është një topic i veçantë për të dhe pastaj Elon e ka thirr njëherë në telefon për ta bërë bashkarisht një blogpost të gjërë rreth tij dhe gjërave që i bën ai); analiza të ndryshme rreth shpenzimit të kohës, lidhjeve; tema të tjera shkencore si inteligjenca artificiale e të tjera , dhe çkado që lexoj prej tij e ndjej. :D. Shkrimet e tij dijnë të jenë super të thella por aq simpatike e kualitative (ka studiu në Harvard :D), saqë tepër tepër ma ndreq tripin kur i lexoj (mos të flas për ilustrimet super extra të postimeve). Mësoni gjëra të ndryshme prej luftes në Irak (pranoni që se keni bash të qartë as pse ka fillu) e deri tek vizita  e tij në Korenë Veriore, e deeeeeeeri tek “Pse disa njerëz vanohen gjithmonë” etj. Thjesht, më kall. S’ka përse.

3. Medium.com

medium.PNG

Medium është platformë online e publikimit të artikujve, ku njerëz të ndryshëm amaterë apo edhe profesionalë shkruajn artikuj, lajme, blogje ekskluzive e të tjera. Mund të gjeni autorë që shkruajnë për tema prej më të ndryshmeve – duke filluar prej self-help, depresionit, lajmeve të fundit, lidhjeve; mund të gjeni poezi, analiza e çfarëdo tjetër që njeriu mund të mendojë e dora e tij të shkruajë. Pasi të regjistroheni (edhe pse mund të lexoni artikuj edhe pa u regjistruar), mund të zgjedhni temat që juve ju interesojnë dhe pastaj Medium.com do t’i përzgjedhë autorët e Medium-it të cilët pakashumë shkruajn rreth atyre temave. Pas një kohe me ndihmën e algoritmave, do t’u paraqiten përpara shkrimet që për juve janë me interes apo që mund t’ju pëlqejnë. Një nga autorët e mi të preferuar që shkruan shumë rreth temës self-help është Benjamin Hardy, shkrimet e të cilit nganjëherë mund të tingëllojnë si klishe por të cilët më kanë ndihmuar shumë shpesh për motivim dhe efiçencë në punë.

4. The Artidote

thearthidote

Tashmë besoj që shumica që jeni në Facebook, Instagram apo Twitter keni dëgju për këtë faqe, që është një lloj arkive e postimeve të përbëra prej një shkrimi dhe një ilustrimi, qëllimi i të cilëve zakonisht është t’i qetësojë njerëzit që kanë probleme me depresion, ankth e shqetësime; dhe në përgjithësi që janë duke u përballur me probleme të zakonshme që të rinjtë i hasin – me lidhje, me familje, me kulturën e vendit të tyre, komunitetin, shoqërinë, shkollën e shumë të tjera. Është hapur për qëllim të diskutimit të mendimeve të vështira përmes artit. Me vetëm 20 sekonda lexim, mua shpesh arrijnë me ma ndreq disponimin disa vargje aq të bukura e të thjeshta, të cilat shpesh prekin pikërisht gjendjen apo mendimet që i kam në ato momente.

5. BrainPickings

brainpickings.PNG

BrainPickings është një blog/website që shkruhet nga Maria Popova, me plot’ shkrime në kulturë, art, libra, filozofi, shkencë, psikologji, dizajn, histori, politikë e tema të tjera eklektike. Të gjithë artikujt janë të shkruar me kujdes për ta pasuruar mendjen tonë me ide të thella e të pasura e me impakt rreth të gjitha temave të lartpërmendura dhe jo vetëm. Çdo shkrim që e lexoj më bën me u ndi sikur po e lexoj një libër klasik (të shkurtër) por të shkruar në vitin 2017. I just love it. < 3 .

6. Girlboss.com 

girlboss

Girlboss Media është themeluar për vajza/gra për ta ridefinuar suksesin në mënyren e tyre. Me këtë website ato (autoret e artikujve) informojnë, argëtojnë dhe inspirojnë gratë për vepra përmes përbërjes dhe eksperiencave që ato i krijojnë. Ekzistojnë artikuj të panumërt të sukseseve, inspirimit dhe motivimit rreth temave si puna, paraja, lidhjet, bukuria, mirëqenia, stili i jetesës e të tjera. Është super fun, sepse mëson shumë gjëra që nuk i ke ditë dhe e dëgjon zërin e shumë grave nëpër botë ndaj problemeve dhe mundësive me të cilat ato përballen për të qenë të suksesshme. Poashtu dizajnin e kanë super chic.

Ja vlen me i dëgju edhe podcasts që i lansojnë çdo të Mërkure: GirlbossRadio – ku mundeni me dëgju storie të grave të suksesshme në biznes apo fusha të tjera dhe se si kanë arritur deri aty ku janë. Është super nice me dëgju podcasts në përgjithësi, sepse nëse i keni duart (apo sytë) e zëna (p.sh. në fitness), mundeni me i dëgju këto storie prej të cilave mësoni shumë dhe e perfeksiononi gjuhën angleze.

7. NOUNOU.al

nonou

DA BESTTTTTT. #grlpwr4life. Nëse ju pelqen blogu im,por ju duket që postoj rrallë apo që postoj vetëm një lloj të shkrimit (sepse jam një person, i njejti gjithmonë:D), apo thjesht dëshironi që të lexoni edhe blogje të tjera të të njejtës natyrë në gjuhën shqipe, atëherë në NouNou keni me gjetë me dhjetëra të tilla të temave të ndryshme si ushqim, modë, self-help, e të tjera. Të gjitha NouNou-t e kanë stilin e tyre të të shkruarit, dhe varësisht prej shijës tuaj mundeni me gjetë materialin që juve ju pëlqen. Ose thjesht t’i lexoni të gjitha! (P.S. – edhe unë jam një NouNou hihihi!!).

8. Marinabook

marinabook.PNG

MarinaBook është blog i këngëtares Marina Diamandis (Marina & the Diamonds), e cila blogun e ka filluar kur ka bërë pushim prej këndimit, pasiqë ka hasur në disa vështirësi me depresion dhe ankthe. Në këtë blog ajo shkruan në përgjithësi për tema psikologjike, shoqërore e filozofike, por janë të thurura shumë bukur dhe në përgjithësi i shijoj shumë shkrimet e saj.

9. FjollaSays

fjollasays.PNG

FjollaSays është blogu personal i shoqes sime Fjolla Kondirolli [Cornell MPA (u dufta me cekë:D)],  e cila është një vajzë super cool, intelegjente, e mirëinformuar, e lexueshme, feministe e të tjera. (Op, s’ka përse Fjolla 😀). Në këtë blog ajo shkruan për tema të ndryshme si feminizmi, librat, motivimi, depresioni, fitnessi; për përvojat e ndryshme rreth të jetuarit në Amerikë e shuuumë të tjera. Më pelqejnë postimet e saja sepse janë shumë kompakte, dhe me jo aq shumë fjalë i përmbledh të gjitha ato që ka për me i thënë rreth gjërave të caktuara (e që është një gjë mjaft e vështirë). Poashtu më pëlqen këndvështrimi i saj në shumicën e temave. #jopseekomshoqePoPërnime #grlpwr4lifepart2

10. Refinery29

refinery.PNG

Refinery29 është kompani e medias digjitale dhe e argëtimit që fokusohet në gra të reja. Ky brend prodhon artikuj dhe video, live evente, material të shpërndarshëm në të gjitha platformat në internet e që mbulon kategori të ndryshme prej modës, argëtimit, shëndetit, teknologjisë, ushqimit, karrierës, politikës etj. Është pakashumë si GirlBoss, por me përbërje edhe më të gjërë. Cheesy, but nice.

11. Thought Catalog

thought cata.PNG

Thought Catalog  është website me artikuj të llojllojshëm rreth çështjeve të ndryshme, një lloj reviste digjitale për të rinjët. I ka autorët (featured) të cilët shkruajn rregullisht, dhe autorë të tjerë të cilët dëshirojnë që t’i ndajnë mendimet e tyre me të tjerë. Nuk e vizitoj rregullisht këtë faqe, por aty këtu gjej shkrime bukur të artikuluara, shkrime këto të cilat sidomos për adoleshentët mund të jenë shumë relating.

 

Këto pra ishin disa prej platformave/webfaqeve/blogjeve (përveç rrjeteve sociale dhe faqeve të lajmeve) të cilët i vizitoj e i lexoj për të marr informata, mendime dhe opinione të njerëzve të ndryshëm në botë sepse siç ka thënë edhe Martin Luther King Jr.: “Nothing in all the world is more dangerous than sincere ignorance and conscientious stupidity.” Unë besoj që ka shuuuumë njerëz inteligjentë në vendin tonë, njerëz me shumë potencial për të përparuar, për ta zhvilluar vendin tonë dhe për t’u zhvilluar personalisht në aspekte të ndryshme. Por për ta zhvilluar një vend, duhet ta zhvillojmë mendjen tone. Dhe kjo vjen kryesisht përmes shkollimit apo punës, leximit dhe informimit. Nuk mundemi me i injoru gjërat që ndodhin rreth neve dhe është mirë me pasë sado pak njohuri rreth ngjarjeve ditore në vend e në botë; rreth kulturës, literaturës, artit, politikës e të tjera. Në ditët e sotme ëshë më lehtë se kurrë me u qasë në informata, në dituri, njohuri dhe eksperienca. Natyrisht që web-sitet që unë i shpërndava janë larg librave, larg gazetave profesionale, larg platformave serioze të lajmeve, megjithatë është mirë me fillu diku. Kudo.

 

ByeAlmonds. < 3

 

Si të kursejmë si një PRO

Hello Almonds!

Në postimet e fundit kom diskutu për tema shumë të thella shpirtërore jetësore, por tash po i kthehem një teme praktike e cila na shkatërron jetën dhe na bën më broke sa që already jemi: Shpenzimi i kotë i parave 😀 😀 aka si të kursejmë si një profesional.

Nuk mundem bash bash me ju tregu qysh me kursy si një PRO sepse as vetë s’jam prej atyre që pas 4 viteve kursim e blejnë një veturë me para të arkes së kursimit, no, not that one, por të pakten e di që e kom aftësinë mos me ra në fore të marketingut 2.0:

lying_ad

Shumica prej nesh kemi problem me menaxhimin e parave dhe kemi nevojë për më shumë para për të blerë gjëra të nevojshme, për të kryer aktivitete të ndryshme dhe natyrisht për të kënaqur vetën, por zakonisht (sidomos në moshën e rinisë), kemi problem me e bo këtë gjë sepse paratë ose na japin prindërit, ose marrim pagë mujore jo aq të kënaqshme dhe të dyja kanë një fund shumë të shpejtë.

Për ata që nuk e kanë këtë problem e që paratë i marrin pafund nga prindërit apo dikush tjetër, apo edhe e kanë pagën mujore shuuuumë të madhe (prapë mendoj që në fund kanë me u anku sepse jemi të mbaruar në këtë mënyrë) dhe nuk e fillisin ndjenjën e kursimit, atërherë ky blogpost do të jetë totalisht i panevojshëm për ta. Pjesa tjetër, here you are me një listë këshillash se si të kursejmë – nga BrokeAlmond:

Herewego:

  1. Buxhetimi / Të bërit buxhetin mujor / Planifikimi i të hyrave dhe shpenzimeve / Alokimi i fondeve / Call it what you want = The most important of em all.

Okay. Çdo gjë që planifikohet apo parashikohet, ka me funksionu më mirë. Këtë e kom si ligj për jetën e sidomos për paratë dhe mendoj që është shumë funksionale. Natyrisht që gjithmonë ekzistojnë edhe gjëra të paparashikueshme, por kur e keni një lloj kornize të shpenzimeve, të paktën s’keni me pyet vetën në fund të javës ose të muajit se ku ju kanë shku paratë, sepse tashmë e keni parashiku me sa euro keni me mbetë në fund (përafërsisht).

Unë përvete kam lista të ndryshme për blerje dhe shpenzime që i shkruaj gjatë muajit. Ju ndodhë shpesh që kur nuk keni para kanë me ju kujtu 41 gjëra që keni për t’i blerë por kur i keni paratë në dorë, s’keni ide se çka me bo me to, dhe pastaj shkoni ja futni kot duke i harxhu në gjëra të panevojshme (tamon puna mos me i prekë hiç). Për këtë arsye, mundeni me i kriju këto lista: Lista ASAP – me gjëra që ju nevojiten menjëherë; Lista e shpenzimeve – gjëra që ju nevojiten kurdoherë p.sh. higjienë; Lista e investimeve – investime që kushtojnë më shtrenjtë dhe që mund t’i bleni vetëm po t’u krijohet hapësira (p.sh. telefon të ri :D); dhe lista të tjera sipas nevojës.

cde75420bc2c6c1e9358b38271c58168

Përpos listave që i shkruaj në momentin që më bjen ndërmend diçka, unë poashtu në fillim të çdo muaji e bëj buxhetimin. Së pari i ndaj paratë për shpenzimet e parashikuara (pagesa mujore si fitnessi, borxhe etj.) pastaj i ndaj për shpenzimet që i kam shkru në listen ASAP, dhe teprica nga këto para mundet me u nda nëpër listat e tjera, për shpenzime ditore dhe kursime. Zakonisht e ndaj një shumë të caktuar x 4 për shpenzime javore për gjithë muajin sa për ta pasur pak idenë se sa i kam në portofol dhe sa para po i harxhoj në javë.

Tepricën e këtyre mundohem mos me i nxjerr prej bankës. Paranë që s’e sheh, nuk ekziston. 😀

CW7oPaWWMAA6LbM

  1. Mos. Hini. Në. Dyqane. (ONLINE)

Ky është rregulli i artë i kursimit: Me i injoru dyqanet (sidomos ato ONLINE). Të gjithë njerëzit tundohemi për me bo shopping, mendojmë që kemi nevojë për gjithçka, mendojmë që shoppingu na zgjidh të gjitha problemet dhe ja bëjmë rrafsh vetës që vetëm edhe me një artikull që e blejmë do të rregullohet gjithçka. E po s’është asnjëra. Le që nuk t’i zgjidh të gjitha problemet, por të shtin edhe ma shumë në depresion fakti që artikullin që e ke ble nuk ki me çka me e kombinu apo të shërben vetëm për një ditë, ndërsa të nesërmen prapë s’ke çka me vesh AND YOU’RE BROKE.

Blerja online është si një lloj mashtrimi sepse kur e bën porosinë nuk prek para me dorë, harron që e ki bo porosinë dhe pas disa ditëve të vjen porosia në derë si një dhuratë from you to you. Poashtu, sheh gjëra ekstremisht të bukura të cilat mund të jenë tuat vetëm me një klikim, dhe njëkohësisht e sheh fjalinë low in stock që të mbështet për muri dhe s’të lën as me u mendu, dhe duhet menjëherë ta bësh blerjen sepse është mundësia jote e fundit për me posedu atë fustanin vrasës.

Buuuuut dat’s not truuu. Jemi duke jetu në kohën kur ekzistojnë artikuj të pafundëm që na presin për me u ble, dhe nëse nuk e blejmë njërin në atë çast i kemi edhe 100000 mundësi të tjera. Kështu, nëse jeni në procesin e kursimit, është më mirë hiç mos me hi në dyqane (online). Nuk keni me pa as çka jeni duke humbë, dhe në këtë mënyrë keni me ditë saktësisht për çka në të vërtetë keni apo s’keni nevojë.

b836308404ac7e616c1bdb317b2f53b6

  1. Përgaditeni ushqimin në shtëpi

Ushqimi (sidomos në lokale) është një nga shpenzimet më të mëdha që shumica i kemi, sepse 1) është i domosdoshëm, 2) të bën me u ndi mirë (edhe më mirë se veshja), 3) nuk mundemi me i rezistu dhe 4) sidomos në Kosovë është shumë i shtrenjtë për standardin tonë. Përveç që në shumicën e lokaleve ku hajmë ushqimi nuk është i aq shëndetshëm, poashtu edhe shpenzimet janë të hatashme edhe pse nuk na duken ashtu në atë moment. Po ju paraqes një llogaritje të thjeshtë se sa i kurseni nëse nuk hani jashtë:

Nëse hani një herë në ditë jashtë, çdo ditë: Mesatarisht 2.5 në ditë x 30 = 75 E në muaj.

Nëse hani dy herë në ditë jashtë, çdo ditë: Mesatarisht 5 në ditë x 30 = 150 E në muaj.

Nuk po vazhdoj. 😀 😀 😀 I know. Sad.

Kështu, konsideroni të përgaditni ushqimin (p.sh. për punë) në shtëpi. Një sendviç shtëpie, drekën e ditës së djeshme, ndonjë kombinim me sallatë e mish (do shkruaj në blog për këtë çështje) apo diçka e tillë do të jetë më e shëndetshme dhe më e lirë, dhe do ndjeheni më të shëndetshëm.

eb6a1164-550f-475d-a8dd-2f9791848c59.png

  1. Hani në shtëpi para se me dalë 😀 😀 😀

Aroma e bukës, e ushqimit kur dalim me pi veç kafe është shumë shumë tunduese. Sidomos kur je student, çdo moment je duke vdekë nga uria dhe me bo me mbetë jashtë për më shumë se 111 minuta, ki me vdekë nëse nuk e porositë një sendviç at that very moment. POOOOOOR, nëse hani dhe jeni full para se me dalë me pi kafe OSE para ligjeratave, edhe nëse pica më e lezetshme në jetë ju kalon para fytyrës, s’keni me lakmu. Të paktën funksionon për 111 minutat e para. 😀

  1. Mos pini (shpesh) alkool / duhan

Ok, përveç countlesssssssss arsyeve pse konsumimi i alkoolit apo i duhanit nuk është i mirë, tash po flas në kontekstin e shpenzimeve. Mu përvete nuk më shijon alkooli gati hiç – birra, vera e gati asnjë lloj pije (të paktën se kom njoftu deri tash të duhurën), dhe e vetmja që muj me pi është GIN dhe tonic. Nuk ka ndonjë shije të mirë por e vetmja arsye pse ndonjëherë e pij është për me më qefleisë. Dhe për me më qefleisë më duhet me i pi minimum 4 copa. Një G&T zakonisht kushton prej 2, 2.5 e deri në 3.5 Euro dhe nëse del 2 herë në javë dhe i pinë mesatarisht 4 G&T, i bjen 4×2.5×8=80 euro në muaj.

Për duhan s’po flas. Nëse e shpenzoni mesatarisht një paqetë në ditë e që kushton 2 Euro x 30 ditë = 60 euro në muaj. Edhe pse praaaapë pyes se ku i kam UNË këto 60 euro që s’pij duhan 😀 😀 😀 :D??? #shkencë

  1. Mos e mashtroni vetën me standard që nuk e keni

Po, edhe mua më pëlqen me u veshë mirë, shtrenjtë, me ble çanta fancy, me u veshë me Gucci, Dior, Dolce. Krejt më pëlqejnë dhe e di çka është mirë, por ja që s’ma mbanë. Qe po e anashkaloj Guccin –  po dal te Zara. Zakonisht Zara e ka të gjithë koleksionin perfeksion, dmth secili artikull është më i bukur se tjetri. Por, edhe shpesh çmimet i ka të tilla si “një bluzë e thjeshtë – 40 euro.” Nuk është se si kam 40 euro; nuk është se s’muj me e ble një bluzë të 40 eurove, por me 40 euro muj me i ble edhe 3 bluza që më kryejn shumë më shumë punë tash për tash. Pra, nuk është e standardit tim (ende), dhe nuk e mashtroj vetën kur në fund të fundit është veç një bluzë, gjë materiale, pa ndonjë vlerë.

d7604ec0dadd7acf941eb67d64f986ee

  1. Kostoja oportune 1.0 : Çka të nevojiten rrobat kur nuk ke ku me i veshë?

Okej. Boooooooooooooring, I know, por është e vërtetë. Kur blen rroba, të kënaqet zemra (për një moment), dukesh bukur, e poston një foto të bukur, bukur bukur bukur, po now what?? Ku po i veshim këto rroba? A jemi ndonjë personalitet shumë me rëndësi që na duhet me i kushtu aq shumë rëndësi dukjes? Unë përvete jo. Dhe me i japë rëndësi aq të madhe veshjes dhe në fund as mos me pasë ku me i veshë – jo falemnderit. Më mirë i kursej ato para dhe e blej një biletë e shkoj diku interesant me këto rroba që i kam. Mendimi im. 😀

c336b2a5489953fc7f71248eb0df13e2

  1. DIY (do it yourself) çka mundeni

Grimi për një darsëm/eveniment = Mesatarisht 20 euro. 6 evenimente në vit = 120 euro :D; Flokët = Mesatarisht 10 Euro. 6 evenimente në vit = 60 euro; Fenir i thjeshtë i flokëve = Mesatarisht 3 euro. 2 herë në javë = 72 euro në vit; Thonjët = Mesatarisht 15 Euro. 1 herë në muaj = 180 euro në vit; S’po vazhdoj me llogari, por me evitimin e shpenzimeve që i ceka kursehen 432 euro në vit = një udhëtim shumë simpatik. :D. Natyrisht, po flas nëse doni me kursy. Sepse përndryshe, me u përgaditë te dikush profesional për një eveniment shpesh din të jetë shumë më përshtatshëm dhe sigurt, dhe pse mos me ja shtri vetës këtë mundësi.

  1. Bleni në thrift shop (dyqane me rroba të dorës së dytë)

Faaaaav. Unë kam mjaft rroba që i blej në thrift shop. I preferoj shumë sepse janë 1) vintage, 2) classy, 3) special, 4) one of a kind, 5) kualitet dhe në fund TË LIRA. Për me gjetë gjëra të mira nëpër thrift shop duhet me pasë durim dhe me pasë talentin për me eksploru. Unë nganjëherë s’kam hiç nerva me ju hi rend por ja që ja qëlloj shpesh. Dhe zakonisht gjërat që i blej në thrift shop janë gjëra që i vesh më shpesh. 4 Euro në  krahasim me ndonjë bluzë 25 euro është 6 herë më lire. Besoj nuk ka nevojë për më shumë llogaritje.

  1. Go through your clothes – all of them.

Ndonjë ditë kur keni kohë të lirë ose veç jeni duke e rregulluar garderobën, mundeni edhe njëkohësisht me i selektu gjërat e nevojshme dhe të panevojshme, të bëni kombinime të ndryshme dhe rrobat që i keni pasur prapa apo të harruara t’i vëni përpara dhe e kundërta. Kështu, ja kujtoni vetes rrobat që i keni harru që ekzistojnë, dhe poashtu keni kohë për me i kriju kombinimet që nuk mund t’i krijoni kur jeni duke dalë në shpejtësi. Gjithashtu, bindeni me faktin që “You. Have. Enough. Clothes.”

c64cb74479dd49bdf9d56ea0f9b1aa17

11. Kombinoni veshje të lira me më të shtrenjta

Një prej tips se di të dukemi mirë edhe nëse blejmë gjëra të lira, është me kombinu veshje suuper të lira me më të shtrenjta. P.sh. një rrollkë e zezë e thjeshtë s’do të thotë të jetë firmë, mundemi me ble diku në një dyqan krejt të rastësishëm me çmim shuuumë më të lirë, dhe atë ta kombinojmë me ndonjë fund të veçantë që e kemi ble më shtrenjtë dhe krijohet njëfar balance. 😀

  1. Shfrytëzoni lirimet

Një prej gjërave që mundohna sa më shumë me e praktiku është shfrytëzimi i lirimeve. Thjesht ndihna VIP dhe shes ekstremisht mend kur e blej një gjë me gjysmën e çmimit fillestar. Gjërat në lirim zakonisht gjinden paaaaaak pas sezonës. Natyrisht që ka prej gjërave që nevojiten aty për aty, por shpesh dojmë veç me ble sepse nuk na pritet. Cmon, nëse “s’keni qare pa e ble se s’keni çka me vesh”, çka keni vesh deri dje? Pritni dhe pak, blejeni në lirim, bëhet vera, ndërsa në vjeshtë (që vjen pas 16 minutave 😀 ) jeni all set.

  1. Avoid taxi/ecni sa më shumë

Taxi =The baddest bitch. Nëse merrni taxi mes. 4 herë në javë x mes. 2 euro = 32 euro në muaj. E kuptoj që ndonjëherë është e paevitueshme – është duke ra shi, jemi vonë, kemi me dalë në mbrëmje e është ftohtë apo të tjera, dhe na duhet një taxi. Okay, është e kuptueshme, por shiu nuk do të thotë që na heqë copën (paramendoni nëse bjen shi 3 javë rresht/qysh o nisë këto ditë). Poashtu, mundemi thjesht me u nisë me kohë për ndonjë event e mos me u vanu dhe në rastin e fundit me u veshë më komfort e më trashë. Peja, por edhe Prishtina nuk është prej qyteteve të mëdha, dhe zakonisht maximum që keni me u duftë me ecë ka me qenë 4 km në një drejtim. Okej është mjaftë gjatë, por nëse do e bëni shpesh këtë udhë atëherë është më mirë me konsideru me gjetë një zgjidhje më afatgjatë e më të lirë. Edhe të posedosh veturë nuk të bën më të veçantë. Përpos zhvlerësimit, prishjeve eventuale dhe rreziqeve tjera, nafta nuk është e lirë. Një veturë mesatare harxhon 6.5 litra në 100 km, dhe nëse i bëni 15 km në ditë, do i harxhoni MINIMUM 30 euro në muaj.

48c

  1. Mbani një arkë kursimi për çdo rast

Si dihet – 50 cent, 50 cent për 1 vit bëhen 182 euro. 😀

a3d5b6625f390ed317dd02a54ec14000

  1. Vëni goals – qëllime për kursim

Për çkado që doni me arrit në jetë, është shumë më lehtë me bo nëse i vëni vetës qëllime. E dini qartë për çka jeni ty sakrifiku e ty u mundu dhe e keni një motiv. Kështu ndodhë edhe me kursim. Nuk kam asgjë kundër harxhimit, të blerit gjëra të nevojshme e shpesh edhe të panevojshme. Thjesht, kam dëshirë me ditë se ku më shkojnë paratë (most of the time), dhe që gjërat që i blej të jenë funksionale dhe t’i shfrytëzoj në maksimum. Kështu, kam dëshirë që me ja vënë vetës një qëllim që edhe nëse du me shpenzu apo me ble diçka të shtrenjtë, me qenë diçka e vlefshme dhe e përdorshme. P.sh., nëse du me e ble një telefon :D, e kam atë si qëllim, e kam çmimin cak dhe kursej për atë. Dhe kur sakrifikoj në gjëra të tjera, e di që po sakrifikoj për (shembull) telefon. P.sh. në vitin 2005 vuajtja ime ka qenë me ble një bllok me lesh. Dhe më janë nevojitë plot’ 5.70 Euro. In cash. Dhe ja kam arritë. 😀

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

Processed with VSCO with c1 preset

  1. Përcjellni çmimet

Me qenë vigjilent për çmime nuk të bën koprrac. Të bën më efiçient, më të kujdesshëm dhe më të mençur. Pse me japë të njejtën shumë parash për shërbimin apo produktin e njejtë, kur ekzistojnë pa numër konkurrentë që e disponojnë artikullin e njejtë me çmim më të lirë. Për shembull, me ble një produkt që kushton në një dyqan 6.40 euro ndërsa në tjetren 8, nuk më bën më të veçantë apo më zojë nëse e blej 8 euro. 1.60 euro mundeni me i shrytëzu shumë më mençur se sa ta pasuroni tjetrin pa bazë.

  1. Don’t spend because you “deserve” it

Po, e kemi një jetë, dhe i meritojmë të gjitha të mirat e botës, por ja që shpesh nuk mundemi me i pasë, sepse jemi broke :D. Shpesh na vjen ajo ndjenja “Për çka po kursej, ndoshta nesër as nuk jam gjallë”. Po, por ndoshta edhe je gjallë, dhe je gjallë dhe broke. E kuptoj dhe shpesh më ndodhë që du me qarosë vetën, me gëzu vetën dhe me ble diçka krejt të panevojshme, por kjo nuk të thotë që ta shëndrrojmë në zakon, sepse kështu do të vazhdojmë të sillemi në një rrotë të hamsterit dhe të mos arrijmë me kursy e as mos me bo gjëra pak më të mëdhaja (p.sh. me mendu për të ardhmen).

af609257a28b664fd0b2da07029812fc

18. Pritni pak  para se të bleni diçka

Nëse dëshironi me ble diçka më të shtrenjtë, është mirë me mendu paaak më shumë. Ka ndodhë shpesh që duke e mendu, jom ra në përfundim që nuk më nevojitet fare (një gjë e caktuar). Në këtë mënyre i shmangeni pendimit apo blerjes mbi çmim të ndonjë artikulli të panevojshëm. P.sh. në rastin tim në vitin 2005:

154aeb6e-6b49-476a-9a62-255d6477ce64.jpg
19. Kredit kartelat 😀

Do I need to talk about this one? Really? 😀

Kredit kartelat e llojeve si star kartela e të tjera, janë në të vërtetë shpëtim PËR NJERËZ NORMALË QË DIJNË ME KONTROLLU VETËN por jo për shumicën. Nëse e dini që e keni problem me kontrollu vetën, është më mirë mos me posedu fare një të tillë ose nëse e posedoni, me largu sa më shpejt, përndryshe vazhdoni me ble çkado që ju bjen para syve me mendimin që nuk jeni duke pagu ju por banka qendrore  e Zvicres. 😀

3575

20. Economy packs

Për gjëra që e dini që keni me i harxhu at one point, si p.sh. shamponi, krema e fytyrës, deodoranti etj., mundeni me konsideru me ble economy packs, apo me ble më shumë stoqe të një produkti nëse janë në lirim në atë moment, sepse meqë janë gjëra që i përdorni në bazë ditore, nuk keni se si me dalë në humbje. Kështu edhe e hiqni stresin për ato shpenzime për një kohë të caktuar, por njëkohësisht edhe i paguani më lirë, që do të thotë kurseni para.

21. Mos kurseni në gjëra që s’kanë shpëtim, veç vonim

Të gjitha këshillat ishin se si  dhe ku me kursy, por e kam edhe një të fundit: Mos u mundoni me kursy në diçka që s’keni ku me i ikë, dhe që ju komplikon jetën çdo ditë. Nuk ja vlenë, dhe në fund prapë keni me u duftë me bo atë shpenzim.

 

Okay Brokemonds. Të gjitha gjërat që i kam shkruar janë në bazë të mendjes sime prej ekonomisti, disa prej të cilave i aplikoj dhe disa prej të cilave mundohna me shpirt me i apliku. Nuk po them me i apliku të gjitha përnjëherë, mos me u kënaqë me gjëra të momentit apo me jetu jetën si kursimtarë të fiksuar.  Por, kursimi është një virtyt shumë i mirë sepse ju mundëson me harxhu para në gjëra më të rëndësishme. Pra, nuk e kam fjalën me kursy në maksimum e me i lënë ato para me ndejtë e mos me i shfrytëzu për asgjë.

marxintro
Karl Marx being proud of me. 😀

Pasi që jemi të rinj dhe jemi në një moshë delikate e jeta po bëhet çdo ditë e më e vështirë, atëherë është mirë me mendu edhe paaaaaaaaak për të ardhmen. Poashtu, mendoj që duhet t’ju a dijmë vlerën gjërave dhe t’i shfrytëzojmë ato në maksimum. Unë përvete mundohem që të kursej sa më shumë në gjëra materiale, për t’ja mundësuar vetës të shpenzoj në gjëra jomateriale – eksperienca. Në fund të fundit, me rëndësi është shëndeti i mirë, por edhe për hir të shëndetit, është mire që të kemi kursime në një formë apo tjetër. Secili e ka mënyrën e vetë të jetuarit dhe të asaj se si shpenzon, por këto ishin disa nga këshillat e Almondit për këtë çështje – nga pikëpamja ime, si zakonisht.

TB 2003+:


Bye Monds ❤

2eff7a9201e02045148f515a6d7fd2d3