The Pursuit Of Happiness

Hello Almonds!

Fillimisht, dua t’ju falemnderohem të gjiiiiiiiiiiiithave/ëve që ma kanë lexu blog-postin e kaluar, që më keni shkru në lidhje me të dhe që e keni shpërnda. Kjo që e keni shpërnda ka rezultu që edhe disa non-Almonds për të cilët *kushtimisht* e kam shkru atë postim – me lexu atë, që i bie që i kom shti disa persona me lexu që ndoshta nuk e kanë bërë këtë gjë prej klasës së 6-të. #proud #yourewelcomemësuEse. Këtë radhë kom vendosë me shkru për një temë që lidhet me të gjiiiitha temat për të cilat kom shkru më herët: Lumturinë. Natyrisht që lumturia është një temë teeeeepër super e gjërë, dhe njëkohësisht shuuuuumë subjektive. Por ky blog gjithmonë paraqet mendimet e mija për çështje të ndryshme, dhe asnjëherë nuk them se unë e kam mirë apo që duhet menduar/vepruar si unë. Thjesht, mundohem me paraqitë mendime apo informata sa më racionale prej anës sime, e aty këtu edhe ta gjeni vetën apo të gjeni diçka që mund t’ju interesojë.

Okaaaay: Lumturia. Lumturia, siç e dijmë është gjëja të cilën e kërkojmë gjithë jetën, e ndjekim gjithë jetën, mundohemi me arrit gjithë jetën, por nëse e mendojmë mirë, nuk e dijmë as se në cilin moment e ndjejmë me të vërtetë. A është një ëmbëlsirë që e hamë? A është një bluzë që e blejmë? A është lidhja në të cilen jemi? A është një sukses që e kemi arritë? A është paraja që e fitojmë? Me mendu mirë (sipas meje, natyrisht), lumturia nuk është asgjë e cila arrihet me mund apo pa mund; që ndodhë një herë dhe pastaj përfundon. Nëse e ndjekim lumturinë pas një qëllimi, gjithmonë kemi me u frikësu se çfarë vjen pas tij. Nëse lumturia është tek paraja, dihet që kemi me kërku më shumë. Nëse fshihet pas famës, është në duar të tjetërkujt. Andaj Almonds, çka është lumturia?

Unë i kam 24 vite dhe jam nisë për 25, dhe këto 2-3 vitet e fundit jam më mirë emocionalisht se që kam qenë ndonjëherë. Në përgjithësi jam tip stabil, sepse nuk pres shumë prej jetës dhe nuk i hi “fellit” (fellë=thellë), por ja që ka diçka pse kohëve të fundit ndjehem më e lumtur. A është paraja? – Jo, sepse nuk jam në gjendje më të mirë financiare se që kam qenë, përkundrazi. A është suksesi?  – Ka pasë momente që kam qenë edhe më e suksesshme. A është që jam në një ambient super interesant? Jo, Peja vetëm se të shtin edhe më shumë në depresion. Por, e kam analizuar mirë dhe e kam shtjellu edhe me të tjerë, dhe e kam kuptu se ajo çka më bën mua (personalisht) të lumtur, në mënyrë konsistente, është ndjenja e produktivitetit, dhe të kesh një RUTINË të mirë. Me i vlerësu gjërat e vogla, me arrit suksese kohë pas kohe, me bo gjëra më interesante kohë pas kohe, e rrjedhimisht pothuajse çdo natë me ra me flejtë me ndjenjën se edhe kjo ditë ka pasur kuptim.

Me siguri e keni dëgjuar shpesh që lumturia vjen nga brenda; nga produktiviteti ynë, nga gjërat që i krijojmë, nga ajo që i japim vetës apo rrethit tonë. Nuk po them se edhe të kesh para, famë, sukses; të dukesh e të vishesh bukur – nuk janë gjëra që të japin kënaqësi. Thjesht mendoj që të jetosh për këto gjëra është e pakuptimtë, sepse në fund të fundit nuk kanë asnjë vlerë mbi qenien tonë. Jo, nuk kanë. E kam thënë edhe më herët: Paraja zgjidhë problem, por nuk është zgjidhja e problemit. Pra, të lehtëson shumë gjëra, por në fund të fundit nëse ke ndonjë problem të vërtetë – shëndetësor, mendor, familjar, në lidhje apo të tjera, nuk mund të bëjë asgjë. Nuk po them se jam anti-para. Po, kam dëshirë me punu, me pasë sukses dhe nëse fitoj më shumë, pse jo. Por thjesht, nuk e lejoj me më definu paraja e asnjë objekt tjetër.

Kthehemi tek ‘rutina e mirë’: Nëse e mendojmë fjalën rutinë, të gjithë të thonë me u largu prej saj, sepse është gjëja që t’a shkatërron kreativitetin dhe lumturinë në përgjithësi. Dikush të këshillon me i ikë rutinës – me ble një biletë e me shku në fund të botës. Tjetri të thotë me lëshu punën dhe me shku me ndjek ëndrrën e me provu skydiving. Por, ne e dijmë që në jetën reale nuk mundesh bash me i ndjek ëndrrat apo me u bo aq spontan kur ke fatura për të paguuar, familje me të cilën je e lidhur dhe obligime të tjera që thjesht të duhet me i kry. Andaj, mendoj që deri në një pikë, këto fjalë janë bullshit.

Rutina është një gjë e pashmangshme e jetës. Sado që je person interesant, spontan; sado që ke para apo mundësi, ka me ardhë një moment që ajo që ti ke dhe e bën, të bëhet rutinë. Edhe milionerët e kanë rutinë me udhëtu me aeroplan privat, me ble çkado që ju del përpara e me pasë jetë luksoze. Rrjedhimisht, edhe për ta kjo rutinë në një fazë ka me iu bo bajat, sepse për çdo njësi shtesë të konsumuar të një produkti/shërbimi, kënaqësia margjinale ulet (economics 101). Andaj, nëse nuk e gjen një gjë që ty të bën me u ndi efficient e me vlerësu jetën, edhe nëse i ke të gjitha paratë e botës, një një moment apo tjetrën, ke me u ndi e/i pavlerë.

Për këtë, unë nuk jam anti-rutinë. Por për ta dashur rutinën, duhet ta kesh një rutinë që të pëlqen. Një rutinë të strukturuar, ku ja nxjerr maksimumin çdo dite, e herë pas here edhe pushon prej saj. Rutinë ku i vë vetës qëllime dhe ëndrra, dhe bashkë me atë rutinë punon për t’i arritur ato qëllime e ëndrra. Rutinë me të cilën ndjehesh produktiv, e i japë një kuptim çdo dite – çfaredo. Nëse sot qëllimi yt ka qenë me i palu të gjitha dollapat, prapë ka pasë kuptim. : )

Jeta nuk është vijë e drejtë. Është me plot ngjarje, të pritura e të papritura, me shqetësime e edhe me momente shumë të bukura. Por brenda këtyre momenteve shumë të bukura, është ajo pjesa e jetës të cilën nuk kemi çare pa e bo – me u zgju pre gjumit, me u bo gati për çfarëdo lloj aktiviteti që e kemi, me ngrënë, me mësu apo punu, me u taku me njerëz të ndryshëm, me bo punë shtëpie, me flejtë. Dhe nëse këto nuk i bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kemi me mujtë as me i vlerësu ato momentet e veçanta e të bukura, e as me i ballafaqu ato të rëndat. Andaj almonds, për këtë, viteve të fundit jam mundu në maksimum me e rregullu rutinën. Me e pasë një rend ditor që nuk më jap stres, që më bën me u ndi mirë e produktive, dhe që më bën me i vlerësu edhe të jashtëzakonshmet e me i përballu të papriturat.

Pjesa më e madhe e jetës është kujtime ose plane për të ardhmen, ndërsa çka tepron është e tashmja, gjendja momentale. Natyrisht që nuk preferoj me u koncentru në të kaluarën, por kujtimet janë ato që na mbajnë gjallë, andaj mundohem me kriju momente të bukura të cilat do t’i kem në kujtime (të vështirat nuk i mbajmë në mend hihi). Në anën tjetër, dëshiroj që të bëj plane, për t’i japur një kuptim jetës. Për të pasur një qëllim për të jetuar. Por, e tashmja është e vetmja gjë që e kemi në dorë. Dhe për të dyja që i përmenda, vetën në të tashmën mund të punojmë për t’i arritur qëllimet dhe për të krijuar kujtime të bukura. Andaj, për mua, jeta e ka pakashumë këtë formë:

11

E kaluara ka momente të bukura, të vështira e neutrale, por kur e kujtojmë, gjithmonë i mbajmë në mend vetëm të mirat, ndërsa vështirësitë vetëm se e dijmë që i kemi kalu. E tashmja është më e shkurta por më stresuesja, sepse na duhet të veprojmë dhe të marrim vendime. E ardhmja është gjithmonë plot shpresë, dhe dihet se është me batica dhe zbatica (cheesy, i know :D).

Pasi që e tashmja është më e shkurta, unë zgjohem herët. Poashtu, e bëj edhe për të bërë një gjumë më të mirë, për t’u mos u ndjerë e këputur, për të qenë deshmitare e lindjes së diellit, për t’a ndjerë freskinë e mëngjesit, për t’ia filluar ditën mbarë, për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që e ardhmja vjen shpejt, unë e planifikoj ditën, javën, muajin; për të pasur një pamje më të qartë të jetës sime. Për të pasur plane e qëllime për të cilat do t’punoj. Për t’ja zgjatur vetës kënaqësitë e jetës. Për të pasur çka të rrethoj kur t’i kryej obligimet. Për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që jeta është koleksion i gjërave të vogla, unë shkoj me pi kafe herët në mëngjes, para punës. Për të kthejllur mendjen. Për t’u takuar me miq. Për të qeshur që në mëngjes. Për t’ja ditur vlerën secilit moment. Për t’a vlerësuar edhe më shumë punën. Për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që asgjë në jetë nuk është falas, unë punoj. Për t’ja ditur vlerën pushimit. Për të pasur strukturë të ditës. Për të krijuar diçka. Për t’i japur vlerë vetës dhe punës që e bëj. Për t’u shpërblyer. Për t’u ndjerë produktive – Për të qenë e lumtur.

Pasi që shëndeti është mbi të gjitha, unë ushtroj, vrapoj. Për t’a vlerësuar shëndetin tim. Për t’a vlerësuar çdo frymë që mezi e marr gjatë vrapimit. Për t’u lidhur me vetën, me mendimet e mija, me natyrën. Për t’a vlerësuar dushin që e bëj, ushqimin që e ha, ujin që e pij, gjumin që e bëj. Për të qenë e lumtur.

Të gjitha këto që i përmenda, janë gjëra që të gjithë mund t’i bëjmë. Janë falas (që na i ka dhënë Zoti, natyrisht). Janë gjëra që varen vetëm nga ne, dhe i bëjmë përvete. Janë gjëra që mund t’i bëjmë çdo ditë, deri sa të kemi fuqi e shëndet. Janë gjëra që ndodhin në mes të atyre momenteve më të jashtëzakonshme e më të veçanta. Janë gjëra në të cilat kthehemi kur përfundon luksi dhe e jashtëzakonshmja.

Nuk ka pushim që zgjatë përgjithmonë, nuk ka shëtitje që zgjatë përgjithmonë, dhe nuk ka kënaqësi që zgjatë përgjithmonë. Për atë, është tepër esenciale me kriju një atmosferë ku ndjehesh mirë edhe kur je në shtëpi, vetëm, pa asnjë stimulues. Për mua, lumturia është shumë gjëra. Lumturia është një lindje e diellit. Lumturia është një kafe e mirë. Lumturia është një dush i nxehtë kur je e djersitur. Lumturia është një vrapim i përfunduar. Lumturia është planifikim i një shëtitje. Lumturia është një shëtitje me prindër, me të dashurin, me miq. Lumturia është me i bo dikujt dhuratë. Lumturia është me ble biletë për diku. Lumturia është me t’u shpërbly mundi. Lumturia është me fitu në lojë spërblyese. Lumturia është me ble biçikletë. Lumturia është me mbaru një ëmbëlsirë. Lumturia është me i ndërru rrobat e dimrit me të verës. Lumturia është çarshafat e pastërta. Lumturia është ndërrimi i orës. Lumturia është lulja e parë e pranverës. Lumturia është me gjetë prapë një produkt i cili është zhdukur prej prodhimit. Lumturia është me i vënë vetës qëllime, dhe me i arrit ato. Lumturia është me ra me fjetë dhe me u gëzu për të nesërmen.

Lumturia është në gjërat e “vogla”

Lumturi eshte me qenë falemnderues për atë që ke dhe je.

Lumturia je vetë ti dhe askush tjetër, asgjë tjetër.

Vetëm ti.

Bye my Happy Almonds. 🙂 < 3

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

18 mendim te “The Pursuit Of Happiness”

  1. Dhe si gjithmon being sad that the blog is over😭 Je sinqerisht nje person qe i djell te tjerve lumturi dhe jet. e qe mbone mu qu mi palu do tesha qe boll pritojsja e me gjet lumturin n to mu ni produktive😂 Njeri qe ta ndreq diten e hone sinqerisht. krejt perfekt veq ni kritik posto ma shpesh se na duhet ky optimizem i joti❤️💕 love you

    Pëlqejeni

  2. E dergova niher mesazhin po spo ma qet qe wrdh anw. Dhe si gjithmon being sad that the blogpost is over😭 Je sinqerisht ni person qe t lumturon edhe t jep jet. ta ndreq diten e hone edhe t shtin n prites qe je me palu tesha e me gjet lumturin aty pra mu ndi produktiv. prej qe lecoj bloga tu e ndjej qe jom bo produktive n gjdo moment ku nina keq wona boj diqka qe t pakten me bo prsh mamin tem t lumtur mu ni pak a shum e knaqun me mu qe i jap rendsi lodhjes t saj perkushtimit t saj. kejt perfekt qka shkrun veq ni vrejtje posto ma shpesh se na duhet ky optimizem i joti qe per shkrimet e tua meriton met bo publike gjithandej. ps ta propozoj me shkru ni liber motivus btw jom e para qe ta blej I sweaaaaar😂💕❤️ Love u sweetieeee stay optimistic as you always are. You’re gorgeous 🙌🏻

    Pëlqejeni

    1. Rreze – #thetruestalmond 🙂 ❤ !! Falemnderiiiiit shume per fjalet, si gjithmone. Kom me u mundu me postu ma shpesh – besoj kur cele mire Pranvera, cdo gje ka me shku ma mire hihi. Omg sa per liber – #blushing. Po gjithmone kur shkruj e mendoj qe nese vec nje person e lexon, it's worth it. Thank you sososo much for always being here and motivating me with your kind words. ❤ LOVE ❤

      Pëlqejeni

  3. Lumturi eshte ndjenja pozitive qe ti e ofron permes ketij blog-u. ✨💖 Amazing, si gjithmone! 🤩
    To be honest, une lirisht muj me etiketu veten si ‘stalker’ i joti (in a good way kuptohet 🤗😋). Grl pwr, YAY!🥇💪🏼 Lol. Po them in a good way, se kur une i lexoj shkrimet e tua ose kur i shoh fotot qe ti i poston, une mesoj dicka, inspirohem e shume here edhe m’ndreqet disponimi. 🍀🍀🍀
    Sa mire qe ka njerez si ti Pranvera! You’re definitely a role model! 😊❤️
    Keep being awesome! 💁🏽‍♀️✨🎀💕

    Pëlqejeni

  4. Lumturi eshte ndjenja pozitive qe ti e ofron permes ketij blog-u. ✨💖 Amazing, si gjithmone! 🤩
    To be honest, une lirisht muj me etiketu veten si ‘stalker’ i joti (in a good way kuptohet 🤗😋). Grl pwr, YAY!🥇💪🏼 Lol. Po them in a good way, se kur une i lexoj shkrimet e tua ose kur i shoh fotot qe ti i poston, une mesoj dicka, inspirohem e shume here edhe m’ndreqet disponimi. 🍀🍀🍀
    Sa mire qe ka njerez si ti Pranvera! You’re definitely a role model! 😊❤️
    Keep being awesome! 💁🏽‍♀️✨🎀

    Pëlqejeni

    1. Hihihi thank you so much. Po ndjehem me fat qe po mundemi me i perdor rrjetet sociale per me i ndihmu, me ja ndreq disponimin apo edhe me e inspiru njera tjetren. This is the #grlpwr cycle.
      I vleresoj pa mase keto fjale… all the best for you, forever. ❤ ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

  5. Dhe pasi që je tepër e mirë, ti shkruan dhe na zbukuron natën apo ditën (varësisht kur publikon një blogpost të ri.) Për mua lumturi është çdo blogpost i yti. 🙏🏻😘

    Pëlqejeni

  6. Kaniher po tham mos je psikologe e shpirtit tem me u ndi keq te mjafton me hy e me i lexu blogpostet e tua. Te perqafoje shume almond-ja ma e mire ever 🙂

    Pëlqejeni

  7. Mendoj qe moti na eshte desht dikush qe shkrun shqip edhe shkrun sene qe tamon jon IN edhe qe i ndjen secili , e qe me ni mnyr ose tjeter na ndihmon secilin. Plotesisht pajtohem qe lumurine e gjejme n gjera t vogla e sidomos kur jemi produktiv e investojme n vete .
    Thank you so much for all this ,and for being such a good example and inspiration.
    [Kisha propozu me e bo naj takim me almondsa , hahaha ]
    Allllll the best❤️❤️❤️💕

    Pëlqejeni

  8. Hi, I kam lexu rend postimet dhe ende nuk po mundem me bo krahasime cili eshte ma i mire( secili ma i veqant ) . Sahere qe i lexoj postimet e tua ndihna ne peace, powerful ( thanksss for you’re kindness 🌞😇) dhe sahere qe koha me zhgenjen, sepse eshte e pamundur me i kordinu krejt obligimet dhe me I kry shume pune brenda nje dite (send per te cilen hy ne depresion) ,boommm vjen ti me nje new post / super duper post ♥️ dhe me qeteson shpirterish ( thankk youu soo muchhhh). 🤗 hugs .

    Pëlqejeni

    1. Hihihi falemnderit shume shume, jom e lumtur qe blogu im e ka kete efekt tek njerezit. This. Is. Goals. for me ❤ Falemnderit qe e ndan kohen me lexu blogun e me me jep feedback. E vleresoj shume. ❤ ❤ ❤ ❤ hugs backkkk

      Pëlqejeni

Lini një koment