Who am I?

Hello Almonds! Në blogpostin e fundit kom thonë që do të shkruaj në Mars, dhe ja ku erdhi Marsi me shpejtësinë e dritës, e prapë nuk është që po më lehtësohet jeta. Kështu, ndoshta më duhet me u mësu me faktin që më duhet me gjetë kohë për me shkru edhe kur ndihna që jom e zënë me gjera më të rëndësishme. Andaj, për hir të konsistencës dhe të faktit që kur shkruaj jam person më i mirë, po e shkruaj këtë postim, out of nowhere, pa e mendu, pa e planifiku. Edhe që është dimër, borë, ftohtë, bajat, po e shkruaj.

 

Fighting since day one

Ne, njerëzit (por edhe të gjitha qeniet e tjera të gjalla), gjatë gjithë jetës luftojmë për diçka. Luftojmë kur jemi fëmijë, adoleshentë, të rinj, e deri sa të vdesim. Gjithë jetën mundohemi me arrit suksese, me bo gjëra të ndryshme, me arrit lumturinë, me u dallu prej turmës, me mbijetu. Mirëpo, ajo çka më së shumti e kërkojmë në jetë është me gjetë vetën – se kush jemi ne, çka duam të bëjmë, çfarë duam nga jeta. Këtë kërkim të vetvetës e fillojmë qysh prej moshës shumë të re, ku edhe në fëmijëri e pëlqejmë një lloj të muzikës, na pëlqen ndonjë film i caktuar, me dalë me biçikletë apo me koleksionu gjëra, me këndu apo me lujtë basketboll. E shkruajm emrin tonë me dizajne kudo që gjejmë fletë e laps, e krijojmë një shkurtesë për emrin tonë me të cilën dëshirojmë me na thirr, e caktojmë me kë me u ulë në bankë shkollore, vendosim me kë të bëhemi shoqëri dhe betohemi të jemi shoqe përgjithmonë; mundohemi me u dallu prej të tjerëve me gjeste të ndryshme, e zgjedhim llojin e fletoreve, ushqimin e preferuar.

Poashtu, sa jemi fëmijë, pranojmë gati gjithçka që na thonë eprorët – prindërit, mësuesja, të moshuarit, ideat e tyre, stilin e tyre, rregullat. Kjo, sepse mendojmë dhe besojmë se çdo person më i vjetër është i mençur dhe ka të drejtë. Kjo vazhdon deri sa fillojmë të pjekemi pak, dhe e kuptojmë se ka shumë të rritur të cilët ja fusin kot (s’po flas absolutisht për prindërit, po you know what I mean – i.e. Kryeministri i vendit, ndonjë arsimtar apo profesor, etj.). Momentin që vijmë në këtë stad të jetës – bukuria, thjeshtësia dhe proporcionaliteti i jetës ndryshon. Fillojmë me luftu për të drejtat tona, me e çu zërin dhe me rezistu ma shumë.

d31f01b1d377217d35ba17ad861ec232

Por, disa njerëz (të rinj) nuk e kalojnë kurrë fazën e shëndrrimit në persona të pavarur. Nuk kalojnë kurrë në fazën që kanë me i marr vetë vendimet. Prindi  vazhdon me presionin dhe fëmija nuk reziston. Profesori ja bën një të padrejtë nxënësit dhe ai mendon që gabimin e ka vetë ai. Një person tjetër ia mbyll dyert për një ëndërr dhe ai heqë dorë sepse i beson atij më shumë se vetës. Dhe kjo reflekton tek e ardhmja e personit, e poashtu në sjelljet e këtij presioni edhe me të tjerë – në shoqëri, me miq, në shkollë, kudo. Kur personi nuk arrin të merr vendime për veten (edhe pse ndonjëherë të gabuara), dhe vjen momenti që mbetet vetëm dhe i duhet medoemos ta bëjë këtë gjë, ka me qenë i humbur. Pa vetëbesim, pa zë të vetën, pa karakter, pa guxim, pa mendim kritik, origjinalitet apo besim në zgjedhjet e veta.

1e916c555f0ca3c4635ff59396107acd

Unë shumë shpesh e kam cekë nëpër postime të mija se vetëbesimi dhe origjinaliteti janë disa nga gjërat që e përcaktojnë karakterin e njeriut. Që të jesh vetëvetja do të thotë të jesh i lirë, i pranuar nga vetja e jo medoemos nga shoqëria, të bësh atë që ty të vjen me bo, në mënyren dhe kohën tënde. Do të thotë që nuk ke nevojë për të pritur aprovimin e askujt, dhe gjithmonë mund të bësh një hap para pa nevojë të pritësh tjetrin. Kur flas për origjinalitetin dhe të qenit vetvetja, nuk është se e kam fjalën për postime interesante në social media, me u DOKË interesant por mos me qenë i gatshëm me ndejtë prapa atyre gjërave që i paraqet,  për me dëgju një lloj muzike që kërkush ma herët s’e ka dëgju, ose me i ngjyrosë flokët ngjyrë të kaltër (që është shumë cool, por veç e mora si shembull ilustrues). E kam për atë se ekzistojnë njerëz që kurrë në jetë nuk e çojnë zërin për atë që ata besojnë që është e drejtë, per atë që mendojnë që duan ta bëjnë, për gjërat që ata i pëlqejnë (sado të çuditshme të tingëllojnë), për të sjellur ndryshime e reforma në shoqëri apo thjesht, të bëjnë pak a shumë çfarë të dojnë (pa i lënduar të tjerët, kuptohet).

Të jetosh në një shtet të vogël si Kosova ku ka një larmi të madhe kulturash; shtet pakashumë fetar e shumica ndodh të jenë pro-Europë/pro-Amerikë; ku shumica dërrmuese e të rinjëve kryejnë fakultet por nuk lexojnë; ku gjithkush dëshiron vizë por nuk e njeh mirë vendin e vetë e shuuuumë paradokse të tjera – është nganjëherë vështirë, të përzihen ndjenjat dhe ta humb rrugën. Nuk e kam ndërmend me futë politikë në Blondalmond, por ja që edhe situata politike, ekonomike e shoqërore në vendin tonë është diçka që na rrethon çdo ditë e që s’mund ta injorojmë, sepse ndikon në vendimet e përditshme që i marrim dhe luan rol të madh në jetën tonë personale.

Unë moti kam dalë prej atyre mendimeve se “çfarë thonë njerëzit” ose “çka munden me mendu njerëzit nëse e bëj gjestin X”, por këtë blog nuk e kam vetëm për atë çka unë bëj dhe më pengon, por në përgjithësi rreth gjërave që dominojnë në shoqërinë tonë e që unë, apo edhe lexuesit që pajtohen me mua – pëlqejnë apo nuk pëlqejnë. Sado që dëshirojmë me u bo modern apo carefree, me u bo që nuk na intereson çfarë të tjerët mendojnë e thonë, nëse jemi të rrethuar me njerëz që non stop na bëjnë presion – deshe apo s’deshe, ka me u reflektu edhe tek ne.

Këto dukuri ekzistojnë kudo në botë, sidomos në vende të vogla, dhe ja që fati im ka qenë me jetu në Kosovë, andaj për vendin tim do diskutoj sepse përballem me të çdo ditë. Poashtu, Kosova ende kalon faza të cilat në vende të tjera janë kaluar shuuume vite më parë, ndërsa tash kemi akces në informata dhe në përgjithësi në botën e jashtme, andaj konstant jemi të pakënaqur me atë që na rrethon, sepse mund të shohim edhe shumë më mirë. Ky është vendi që mundemi (kushtimisht) me e ndryshu e përmirësu, dhe ky është vendi ku ne çdo ditë e çajmë kokën, në ndonjë mënyrë apo tjetër. Vendi në të cilin mundohemi me përparu, me thrive, me gjetë vetën, por ja që —

në Kosovë, me gjetë vetën, është vështirë.

Me gjetë vetën është vështirë, kur në Kosovë, mesatarisht në ditë t’i bëjnë 11 pyetje JETËSORE

Kur je në shkollë të mesme, praktikisht je në ëndrra, në re, të duket që easylife ka me zgjatë përgjithmonë, që ka me qenë rrafsh përgjithmonë, dhe që askush nuk të kupton. Dhe edhe pse ti je askund me mendje, me qëllime, me plane – konstant të pyesin se çka don me studiu (tamon puna mos me dashtë me studiu hiç). Por askush nuk të pyet se çka të pëlqen, kush mendon që je, cili është pasioni yt, apo edhe me hap ndonjë diskutim që të ndihmon me marr një vendim të tillë. Vetëm të mbështesin për muri, ta pyesin këtë pyetje, dhe pastaj e vazhdojnë jetën e tyre, duke të lënë ty me një gropë edhe më të thellë në gjoks.

PORRRRR… Kurgjo s’është para se me i fillu studimet, çka është pasi që i përfundon. Nëse ke diplomu, të pyesin a don me regjistru masterin, apo a ke fillu punën. Nëse e ki bo njëren apo tjetrën, të pyesin se kur e ke në mend me kriju familje (ose me gjetë një të dashur). Nëse je tu bo diçka jashtë këtyre kornizave, what are you even doing?  E kështu, në vend se ti qetësisht me kuptu VETË se çka je tu bo ose tu dashtë me bo, të duhet shpejt me fillu njëren prej opcioneve sepse s’mundesh me duru këtë presion dhe fillon me mendu që problemi është te ti. (NOT)

Me gjetë vetën është vështirë, kur mungon zbatimi elementar i ligjit

Oohhhkay. Në vendin ku jetojmë, tashmë e DIJMË se nuk zbatohet ligji, dhe nëse rastësisht zbatohet, e marrim që kemi fitu një lloj llotarie, që kemi qenë me fat që ka ndodhë, dhe disi e marrim që na është bërë nje e mirë e jo që është një e drejtë fundamentale e jona. Dhe unë çdo ditë luftoj me rezistu, me i zbatu parimet kryesore të njeriut, por kur të del dikush që TOTAL vepron sipas mënyrës së vetë dhe del në avantazh me ty që e ke respektu një rregull, në të vërtetë të demotivon, të shqetëson, dhe të lë të pashpresë, e ndoshta edhe të bën me i thy parimet. Dhe kjo gjë, të bën me e humb vetën dhe atë që ti beson që je.

Me gjetë vetën është vështirë, kur nuk guxon as shpresa me pasë për diçka të cilën tashmë e di që s’mundesh me e arritë

“Mos apliko per këtë vend pune, sepse s’ke shancë me u pranu.” /“Mos apliko për këtë projekt, sepse tashmë dihet kush e ka fitu.”/ “Mos apliko për këtë bursë, sepse zakonisht njerëzit nga Kosova nuk e fitojnë.” /“Mos u bë sportist, sepse nuk ke shancë për me arritë diçka të madhe për shkak të situatës politike dhe ekonomike në vend.” (…) dhe kur të thotë dikush që ti prapë duhet të luftosh e ta ndjekësh ëndrrën… come on. Thuaja tjetërkujt.

Me gjetë vetën është vështirë, kur 80% të njerëzve në qytetin tënd janë të njofshëm

Kjo dukuri gjithmonë dominon në vende të vogla, dhe nganjëherë mund të jetë edhe pozitive – merr pjesë në një lojë shpërblyese dhe e detyron gjithë qytetin me ta bo llajk në një postim për me fitu 😀 apo të ngjashme, poooor shpesh është edhe disavantazh, sepse besoj që shumë njerëz do të kishin dalur më shumë prej comfort zone po të mos kishin pasë me u përball me njerëz që i njohin every fcukin day, e me ju arsyetu gjërat që janë duke i bo – pa frikën që kanë me u gjyku. Shpesh këta të njejtit persona që në qyetin e tyre nuk ju a banë me bo diçka më të çuditshme, kur shkojnë diku jashtë, pranojnë me u ulë vetëm në Starbucks e me punu në laptop, me hongër duke ecë e të tjera.

Me gjetë vetën është vështirë, kur njerëzit vëjnë rregulla deri aty ku nuk i prek ata

Një gjë që më së shumti më shqetëson në kulturën tonë është që gjithkush din gjithçka, gjithkush komenton, jep këshila, vë rregulla, ligje, deeeeeeeri aty ku ju përshtatet vetë. Nëse ata vetë punojnë, është mire me punu. Nëse vetë kryejnë fakultet, është mire me kry fakultet. Nëse merren me fitness, është mirë me u marr. Por nëse nuk i bëjnë, s’është mirë. Nëse postojnë në rrjete sociale, është mirë me postu, përndryshe jo , e shuuuumë e shumë gjëra të tjera, mos të thellohem më shumë. Ma merr mendja që e dini për çka po flas.

Me gjetë vetën është vështirë, kur me pasë shumë ambicie është thjesht me u bo filmagji*

(Termi filmagji sqarohet në fund). Tek ne (sidomos në Pejë), çkado që dikush bën, e që është jashtë standardeve normale (me u zgju, me shku me pi kafe/me shku në pune/me shku me pi kafe/me u kthy në shtepi/me dal me pi kafe) – është me u bo filmagji. Nëse merresh me ndonjë gjë shumë specifike, nuk ka shancë që je duke e bo pse ty të pëlqen apo e ke pasion, por sepse je FILMAGJI, dhe don me u dokë interesant. 😀 COME ON, edhe nëse është ashtu (që shumë shpesh nuk është), çka po të intereson TY? Let people BE.

Me gjetë vetën është vështirë, kur njerëzit nuk aprovojnë diçka kur ti bën e është ndryshe (që I don’t care, but it’s hard)

Që lidhet me paragrafin e mëparshëm. Me qenë ndryshe është mirë, sepse ashiqare nuk zhvillohet asnjë ide, asnjë projekt, e asnje gjë tjetër në botë nëse të gjithë kishim me vazhdu me e bo të njejtën gjë. Asgjë e madhe nuk është bërë prej comfort zone, prej rrjedhës së zakonshme të jetës, prej të pirit kafe me shoqëri duke i komentu me çka merren të tjerët. Trust me, jeta është më shumë se me u sillë në rrotë të hamsterit (ose me shëtitë me veturë lartë e poshtë gjithë ditën).

c330e991c2f48ef298656faecb0cdd42

Me gjetë vetën është vështirë, kur për me dalë me gjetë vetën, të duhet një vizë 😀

*Dontwannasoundfrustrated* *dontwannatalkpolitics*, por ky izolim që i është bërë popullit Kosovar, popullit më të ri në Europë, është në kontradiktë me atë që kërkohet prej neve për t’u zhvilluar. Ne nuk mund të zhvillohemi e as të gjejmë vetën, pa parë diçka më të madhe, më të përparuar; pa marr shembull nga vendet e tjera, pa e pasë idenë se si funksionon një sistem i zhvilluar i arsimit, i administratës e gjërave të tjera. Dhe këtë privilegj nuk e kanë shumica, sepse për me dalë jashtë me i pa këto gjëra na bëhet pesëfishi i kostos së udhëtimit, 293809 dokumente, dhe shpesh na kërkohet një status të cilin as nuk e kemi, dheeeeee në fund as nuk e kemi të garantuar që na mundësohet një gjë e tillë. Unë përvete posedoj pasaportë europiane, dhe natyrisht që për mu është lehtësi për shumë gjëra, por nuk mund të flas vetëm në emrin tim kur si shoqëri nuk kemi me mujtë me përparu në këtë mënyrë. BTW, nuk muj as me shku në shëtitje spontane me miq EDHE që s’kam nevojë për vizë, kur personat me të cilët du me shku KANË nevojë. So here I am, trapped in the same way as every other Kosovar.

Me gjetë vetën është vështirë, kur të gjitha gjërat e tjera që i bën përveç punës dhe shkollimit, konsiderohen humbje kohe

Ndërsa shumica e gjërave të mëdha bëhen jashtë të dyjave. Sorry not sorry.

Me gjetë vetën është vështirë, kur me qenë VETËM është vështirë

Një prej gjërave që mendoj që më së shumti ndikojnë tek të gjeturit e vetës, pasioneve dhe gjërave që i duam në jetë, është me u ndi komod kur jemi vetëm, me ndejtë vetëm, me dalë vetëm, me shëtitë vetëm. Ndërsa në vendin tonë, kjo gjë merret pak si mosrespektim i të të afërmve, konsiderohet jonormale dhe thjeshtë, shumë shpesh e ke të pamundur me mbetë vetëm. Një ditë nuk je në disponim me ndejtë me të tjerë, mbyllesh në dhomë, dëshiron me pushu, dhe ja që të thërret dikush apo vjen për vizitë dhe të duhet me u kthy në disponim medoemos, me ju përshtat atyre e me ju bo shoqëri e muhabet, edhe pse s’ke qenë total në disponim për këtë gjë. Mos më keqkuptoni, tepër kam dëshirë me ndejtë me njerëz, me më thirr me dalë e me më bo shoqëri, thjesht po them që ka raste tek njerëzit që kurrë as nuk e kanë provuar me qenë e me ndejtë vetëm, dhe kur ju bjen rasti, shqetësohen dhe ju hyjnë mendimeve negative, dhe nuk arrijnë as me pasë një bisedë te qetë me vetën.

Me gjetë vetën është vështirë, kur prindi ta dikton se kush je

Dhe e merr fëmijën e vetë në qafë. Natyrisht që puna e prindit është me e eduku fëmijën e vetë, me e drejtu, me i ndihmu me gjetë pasionin dhe me i japë mundësi. Por është një vijë shuuuuumë e hollë ku fëmijën e ndihmon dhe ku fillon me i bo presion. Dhe presioni nga prindi është presioni më i rëndë që fëmija mundet me e marr, sepse zakonisht prindi eshtë ai tek i cili drejtohemi kur kemi probleme e kur jemi të shqetësuar, por kur prindi është ai që ta shkakton këtë shqetësim, me të vërtetë fëmija mbetet pa rrugëdalje. Dhe kështu për fëmijën është shumë lehtë me e humb rrugën dhe mos me gjetë vetën kurrë.

7358c416ce1d8ef32c961a36f6727611

Me gjetë vetën është vështirë, kur prindi në vend se të sqarohet me ty, t’i mbyell dyert

Që pason nga paragrafi tjetër, e që është dukuri shumë e shpeshtë sidomos tek shqiptarët, sepse “me injoru problemin do të thotë me e zhdukë problemin” – e që është hapje e problemeve më të rënda, afatgjata e ndoshta të përjetshme. Nëse keni ndonjë problem, mosmarrveshje apo keqkuptim, gjithmooonë duhet të provoni ta rregulloni atë me sqarime, sepse ndoshta prindi (apo kushdo qoftë) nuk e ka idenë që e ka gabim, nuk e ka idenë që ti nuk pajtohesh me ato që ai i thotë, dhe nuk e ka idenë që ti je i lënduar. Kjo, sepse asnjëherë nuk ja ke thënë. Secili person mund të zbutet, nëse iu a gjeni mënyrën e komunikimit që atyre u përshtatet, sepse nuk jemi të gjithë njësoj, dhe nuk jemi të gjithë të mbaruar njëlloj. Ndoshta prindi apo personi tjetër që të bën presion është kështu, sepse atij i ka bërë dikush presion dhe ai mendon që kjo mënyrë është e vetmja. Thjesht flisni. Sqarohuni. Qiteni atë që e keni në zemër e në mendje.

Me gjetë vetën është vështirë, kur të duhet të debatosh me njerëzit për të drejtat elementare të njeriut

Ne dëshirojmë me ditë se kush jemi në një vend ku ende të duhet të DEBATOSH me njerëz moshatarë për të drejta ELEMENTARE të njeriut. Nuk po pres prej gjyshes sime me kuptu që secili person ka të drejtë të zgjedhë se me kë dëshiron të martohet – femër, mashkull – i gjinisë së njejtë apo të mos martohet kurrë. Jo, këtë nuk e pres prej një personi 87 vjeçar. Por, e pres prej të rinjëve me qasje në internet, në botën e jashtme e me mundësi me pa e dëgju për shuuumë e shumë raste përreth botës, për problemet që rinia po kalon në lidhje me këto që i përmenda apo të tjera si pabarazia gjinore, racizmi e shuuumë të tjera; për atë se secili person mund ta zgjedh rrugën e vetë e të mos ketë nevojë t’u jape llogari të tjerëve për zgjedhjet e veta.

Me gjetë vetën është vështirë kur vetë mësuesit, profesorat e shkollat, t’i mbyllin mundësitë

Tek ne është me fat nëse e ke një mësues, profesor apo mentor që të motivon, ta nxjerr më të mirën, të mbështet, të ndihmon me hapë mendjen dhe të bën me mendu më shumë. Përndryshe, shumë shpesh mësimdhënësit (të çfarëdo niveli) ose janë të pakualifikuar, ose të padijshëm, ose të pashpirt, ose pa mend. Dhe në momente kur ti vetë je i pasigurtë për vetvetën dhe aftësitë tua, një profesor vjen e të thotë që “ti s’je për asgjë” apo të klasifikon që në moshën 9 vjeçare si të paaftë.

Me gjetë vetën është vështirë, kur nuk guxon me dashtë diçka tej mase e me luftu për të

“Ti ushtro, veç mos e tepro.” /“Ti lexo, veç mos shumë se bohesh budallë.”/“Ti pikturo, veç mos e humb krejt kohën tu u marr me gjëra të kota.”, e shuuuumë e shumë fjalë që një Kosovar mesatar t’i thotë kur të sheh se ke një pasion dhe je i fokusuar në të. Ndërsa parimi për me arritë diçka që dëshiron, për me pasë sukses apo për me bo gjëra të mëdha është me japë 120% në atë gjë, gjithë kohën që e ke, dëshirën dhe mundin, sepse vetëm në këtë mënyrë arrini gjëra të mëdha dhe e gjeni pasionin tuaj.

img_9488

Me gjetë vetën është vështirë kur të duhen 100 procedura për gjënë më të thjeshtë

Nëse të duhet me marr një letër rekomandim për një burse (shembull), është njejtë sikur me caktu takim me presidentin e Amerikës, e edhe atë nuk e ke të garantuar se a e merr në fund apo jo. Me kërku një çertifikatë apo një dokument pak më specifik ta shtyejnë për ditë të tëra, të sillin me orë të tëra, e në fund nuk e ke të sigurtë se a ke me marr. Ka edhe shuuuuumë raste të tjera që të shkatërrohet jeta me burokracinë në administratat kosovare, por ju prapë ndjekini ëndrrat, edhe pse 98% të ëndrrave kërkojnë dokumente. 😀 😀 😀

Me gjetë vetën është vështirë, kur arti, kultura e sporti nuk konsiderohen esenciale

Ose je ekonomist (une jom and I love it por po e marr shembull), jurist, mjek ose inxhinier (dhe një grup tjetër të vogël të profesioneve), dhe me çkado tjetër që merresh është humbje kohe. Ndërsa sa i përket të përcjellurit të artit, kulturës e sportit, është diçka e fundit në listë në agjendat tona, që nëse kalojmë nga kinoja apo teatri dhe kemi kohë të lirë, ndoshta ndalojmë pak (edhepse një kafe kishte me qenë prapë më e përshtatshme), ndërsa kur jemi duke bisedu se pse në Pejë nuk ka asgjë për të bërë, secili e jap nga një opinion se çka kishte me qenë mire me u bo, çka i mungon Pejës dhe se si këtu askush nuk e vlerëson kulturën e artin. Por një gjë është esenciale: Për me ekzistu dhe funksionu evente të ndryshme kulturore, ne duhet të marrim pjesë në to, t’i mbështesim, e nëse janë me pagesë të paguajmë, që ato të funksinojnë. Edhe nëse nuk je fans i teatrit, kulturë është me shku e me pa një shfaqje. Edhe nëse nuk je adhurues i ekspozitave, prapë është kulturë me qenë në ngjarje për ndonjë që zhvillohet në qytet. E nëse ne shkojmë, i mbështesim apo i paguajmë, kemi me mundësu ekzistencën e tyre e në këtë mënyrë edhe zhvillimin e mëtutjeshëm, sepse edhe nëse një artist i beson asaj çka ai e bën, atij i duhet një rrogë, një pagesë, i duhet të mbijetojë, e këtë nuk mund ta bëjë vetëm duke e ndjekur ëndrrën e duke mos marr asgjë si shpërblim.

Në Kosovë, me gjetë vetën, është vështirë.

…por prapë, ne ende kemi me u mundu me gjetë vetën, prej brenda, prej shpirtit tonë, mendjes tonë, duke e ushqyer atë çdo ditë, duke inhale të mirat e exhale gjërat negative. Duke u munduar ta përmirësojmë shoqërinë (society), edhe pse ajo reziston çdo ditë. Duke lexuar shumë, tepër, ekstremisht, për t’i zgjeruar mendjet tona edhe nëse nuk mund të lëvizim nga ky vend. Duke ja dëshiruar tjetrit të miren – edhe më të mirën se vetës nëse veç është nevoja. Duke mos u munduar ta kuptojmë secilin, ta arsyetojmë apo të biem në përfundime, por thjesht t’i lëjmë të jetojnë e të zhvillohen. Duke i mbështetur të tjerët, edhe nëse ajo që bëjnë nuk na përshtatet neve apo nuk e kuptojmë tërësisht. Unë jam kjo që jam, nuk jam asnjë tjetër, as nëna, as babai, as rrethi im, as Kosova e asnjë person apo gjë tjetër. Jam Pranvera, dhe do të mundohem që të bëhem kjo që jam, kushdo, sepse nuk mund të jem askush tjetër, asgjë tjetër.

a4dabcfe8eb81b4238219c54bb841c1e

Shumë prej jush mundeni me mendu që këtë që e kam shkruar është bullshit. Që nëse don, bën çkado, nuk e dëgjon askë e nuk merresh me askë. Trust me, nuk është e vërtetë asnjëra. Sado i fortë që një person mund të jetë, gjithmonë ka nevojë për mbështetjen e familjes apo të shoqërise, dhe njerëzit shpesh e kanë ndonjë dobësi e cila i lëndon. Unë përvete nuk është se e kam pasur problemin e mosmbështetjes së prindërve në ndonjë rast, sepse në përgjithësi prindërit e mi janë të hapur dhe më lejojnë me qenë vetvetja. Mami jem literally më ka leju me zgjedhë vetë outfitin në moshën 4 vjeçare, me zgjedhë drejtimin që dua ta studioj, me u marr me çka unë dua. Po, outfitin e kam zgjedhë tepër të shëmtuar në shumicën e rasteve, por kam qenë UNË. Po, kam mujtë me gabu në shumë hapa të jetës, por dhe kam mësuar nga ato.

Por, ja që ka shumë prindër që nuk janë të tillë. Jo pse e dojnë fëmijën e vetë më pak se prindërit e mi apo ndonjë prind tjetër, apo se nuk janë njerëz të mire. Përkundrazi janë aq të frikësuar, sa mendojnë që fëmija i tyre nuk di se si të merr vendime dhe si të veprojë në jetë. Ka shumë fëmijë që kanë bërë shumë gjëra për hir të prindërve të tyre, e pastaj një ditë e kanë kuptu që e kanë humbë vetën. Kanë studiuar diçka që nuk ju pëlqen, kanë mbetur me një person të papërshtatshëm sepse prindi nuk i ka mbështetur për ndarje, janë fejuar sepse ashtu e do tradita e shumë e shumë raste të tjera. Këshilla ime është kjo: edhe nëse është prindi – ai që të don pa kushte, personi që të bën presion, ndonjëherë edhe ata mund ta kenë gabim. Duhet ta hapni zemrën. Duhet të thoni atë që keni në mendje, në zemër. Asgjë e keqe nuk ka ardhur nga diskutimi. Edhe zemra më e fortë mund të zbutet. E kemi një jetë. Nuk mundemi gjithë jetën me shtypë vetën për atë që tjetri s’mund ta pranojë.

E këto raste nuk ndodhin vetëm në familje. Ka raste që vetë shoqëria/society të bën presion për të mos qenë vetëvetja. Mbajeni në mend, shpesh ata që nuk mund ta pranojnë një person ndryshe në shoqëri janë ata që nuk e kanë pranuar vetën. Janë aq të pakënaqur me vetën sa nuk dëshirojnë ta shohin as tjetrin të lirë, të lumtur. Nëse dikush ju drejton gishtin juve, nuk është aspak punë e juaja. Nëse dikush ju kërkon sqarime, qeshni. Nëse drejtimi që ju keni zgjedhur, apo nuk keni zgjedhur fare drejtim e nuk i pëlqen tjetrit, nuk është punë e juaja. Nëse diçka ju pengon tek tjetri, sqarojeni. Problemi në shoqërinë tonë është që kemi shumë fjalë derisa subjekti për të cilin flasim nuk është i pranishëm. Cmon, është 2018. Nuk jemi me kanun, me tradita e zakone, me rregulla të thëna. Nëse kishim me respektu ligjin aq sa i respektojmë traditat, kishte me qenë një vend shumë më i bukur.

***

Pozitiviteti e përmirëson jetën, botën, andaj mundohuni me u bo pozitiv. Nëse nuk ju pëlqen çfarë tjetri bën, mundeni me e mbajt për vete. Por ta dini që ajo që tjetri BËN dhe juve nuk ju pelqen, ai po e BËN ndërsa ju po mbeteni me fjalë.  E përmenda më herët fjalën filmagji. Nuk e di a keni dëgju për këtë fjalë, por në Pejë është overused. A e ke pa atë që ish dalë me nga (vrapu)? Filmagji. A e ke pa atë që ish pranu në Harvard e e ka postu në Facebook? Filmagji. A e ke pa atë që ishte ngjitë në Everest? Filmagji. Po, filmagji, respekt. Po çka je ti? Noboodiiii.

179c51a43718fedb068619931d70a088

Bye Almonds, dhe më falni për këtë postim të gjatë e pak si me mllef se zakonisht nuk kam dëshirë me paraqit ankesa apo me sound political dhe me kritiku shoqërinë kosovare (which I am a part of), por vetëm pata dëshirë me shkru për gjëra që mua dhe shumë njerëzve që i njoh ju pengojnë, por të gjithë vazhdojmë me këtë rryme si me qenë peshqi të vdekur, e nuk ngjallemi e me dalë prej rrymës dhe me rezistu.

only_dead_fish_follow_the_stream____by_schalldruck-d7xwex1.png

Është 2018-ta, kemi ende mundësi për ndryshime, nëse jo për ne, me e bo një vend për të ardhmen. Me gra më shumë biçikleta, me ecë më shumë në këmbë, me diskutu ma shumë për vetën se sa për të tjerët; me diskutu idea, me lexu ma shumë, me punu ma shumë, me arrit suksese, me dashtë natyrën, me dashtë ma shumë, më folë ma pak, me dëgju ma shumë, me shiju qiellin e kaltër. Me i respektu prindërit, me i dashtë, me i kritiku kur e kanë gabim. Me u sqaru me njerëz, jo me u idhnu. Thjeshtë, me jetu.

18 mendim te “Who am I?”

  1. Si gjithmone tema te perkryera qe i shtjellon😍 Shpresojm qe populli jon vetdisohen ma shum e perparon ne gjdo kah. Gjynah ky vend me kaq shum rini mos mi pas mundesit qe i meriton secili prej neve. I’m happy that you’re back ❤️🌹 missed you

    Pëlqejeni

  2. Shume e vertet…
    Eshte shume e rendesishme qe njeriu te kete me shume vetbesim dhe te guxoj me qene ai i cili eshte. Dhe te jete e te ndihet i qete.
    Ne Kosove eshte ma veshtire por me vjen mire qe Kosova ka njerez si ti qe jane me intelegjence sociale dhe emocionale dhe permes blogut me fjalet e tua me stilin tend te veqante dhe spontan i ndihmon tjeret te fitojne pikpamje tjera dhe te fillojne/vazhdojne me mendu me larg dhe me pozitiv.
    Vazhdo te shkruash prami.
    Bisous.

    Pëlqejeni

    1. Falemnderit shuuuuuuume Nora per keto fjale. I vleresoj jashte mase. Shpresoj edhe une qe ne ndonje menyre muj me bo ndryshim me keto fjale qe po i shkruj, e edhe me vepra – sado te vogla qe te jene. Love you! ❤ ❤ ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

  3. Hi Pranvera,
    If you want me to be genuinely honest, you have no idea how many times I found myself in those lines that you wrote, although I always have mixed thoughts about who I am. I couldn’t agree more to the fact that the surroundings have a huge impact on you, and that’s why I also believe that creating a circle of friends who are positive, inspiring and supportive is what makes it easier to kind of “escape” this reality which we are living in. Well, maybe we are not escaping it, but making it better after all 😉
    I am honestly so so happy that there is someone like you writing about such issues. Keep it up with your optimism and the inspiring personality! Your words and actions mean so much to our young girls, and provoke the thoughts of those who actually never stop to reflect on what our society does in a daily basis. People like you make our small city a better place, and you are one of the reasons I love my city more!

    Pëlqejeni

    1. Thank you so much for this thorough ‘review’. Im so so lucky to have such readers who relate so much on what I write and also support me on what I do. Thank you so so much for reading my blog and I’m so glad that you like it and that somehow I can make you or anyone else who reads this – feel better. Much love💛😍

      Pëlqejeni

  4. Pranvera si edhe vete stina qysh na mbush me lula, ti qashtu na mbush shpirtin (:p) sa here qe shkruan me duket sikur veten e kam perpara e sidomos qekjo teme qe e paske zgjedh…Vazhdo me shkru te kemi shume per zemer Love u

    Pëlqejeni

    1. Falemnderit shume per keto fjale kaq te bukura. Jom e lumtur qe me fjale te mija muj me te bo mu ndi ne kete menyre e me gjete veten. Ne fund te fundit, te gjithe i kemi problemet e njejta pakashume hahah… shume shume falemnderit. LOVE😍💛🙏🏽

      Pëlqejeni

  5. Osht ni kohe e shkurter qe kam fillu mi lexu shkrimet qe i ke postu edhe teper mkan pelqy mirpo, posti u fundit me plote zemer po ta them se ka 5 here te plota qe e kam lexu(tani ndoshta mendon se nuk e kam kuptu kurgjo) but jasht normales mka lon pershtypje tmdhaja. “N’kosove shpesh njerzit qe lexojn shume po u bojshin budalle” shume shpesh kete fjale ma thojne krejt rrethi im megjithese, shpirti im qe nga mosha 7 vjeqare u takon romaneve njs shkova fell but te lumshin duart shume i ke mendimet e gjera (nkuptim per mire) keep doing great girl…

    Pëlqejeni

    1. Hello Agnesa! Po gezohna qe te ka pelqy, edhe perderisa lexon deri ne ate mase sa qe te kritikojne, dije qe i ki mire punet hihi! Shume falemnderit per keto fjale, ty te uroj shuuuume suksese ne gjithcka qe ben. ❤ ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

Lini një koment