The Almond Detox

Hello Almonds!!!

S’kom shkru blogpost prej vitit t’kalum heeheheheh #dadjokes #mfalni(I just couldn’t not to.) 😀 Shpresoj qe keni pushu prej pushimit, keni shpëtu prej ushqimit, i keni festu me dinjitet plot’ 6 netët e Vitit te Ri, sepse tash na pret një #FillimiRi, vazhdojmë me rutinën e përditshme; na pret një muaj super i gjatë, dhe thjesht – nuk shkon krejt jeta veç me sefa.

Besoj që shumica veç keni ngrënë aq shume ushqim këto ditë, sa edhe me u nise për ndonjë ekspeditë 5-mujore diku pa marr fare ushqim mevete, keni me pasë mjaft rezerva e s’keni me vdekë prej urisë. Unë përvete në trup besoj i kam të gjitha vlerat ushqyese sheqerore yndyrore momentalisht, dhe po e vrej që stomaku veç ka fillu me dërgu sinjale për shpëtim.

Andaj, në këtë postim po du me e nda me ju planin tim detox-or një javor për me e pastru organizmin e SHPIRTIN pak prej krejt’ krimeve qe i kam bërë javën, përkatësisht muajin e kaluar. Jo për me heke peshë, as prej frikës qe kam shtu apo do të shtoj peshë, por thjeshtë për me e pastru organizmin prej traumave qe i ka marr.

Po du me e cekë (si gjithnjë) që ummmm siç e dini, unë nuk jam profesioniste në këtë fushë, nutricioniste apo diçka e tillë andaj ky plan ushqimor nuk është ndonjë plan zyrtar/official i detox-it. Thjeshtë kam planifiku vakte ushqimore që kryesisht janë të shëndetshme, nuk kanë shumë sheqer të shtuar apo yndyrë; jam fokusu në një dietë me më shumë proteina e më pak karbohidrate e yndyrna, dhe do të mundohem që të pij sa më shumë ujë mes vakteve.

Do të mundohem poashtu me e zvogëlu sasinë e konsumuar të mishit të kuq, qumështit (edhe pse nuk mundem pak pa e shtu në kafe), KAFES (hehehwheh:D), vezëve (vezët bëjnë gjithmonë pjesë në dietën time por nuk preferohen për detox) dhe siç e ceka – sheqernave dhe ushqimeve të procesuara dhe me shumë yndyrë. Dietë e balancuar me të cilën do të mundohem të rri e ngopur gjatë gjithë kohës.

Për sa i përket fitnessit, do të rikthehem pas një pushimi një-javor, dhe këtë javë si rikthim do të mundohem të shkoj 5-6 herë, me fokus në cardio por natyrisht edhe pjesën e mbetur me pesha (Për pjesën e ushtrimeve do e bëj një blogpost tjetër). Prej të Hënës poashtu do të filloj me e marr dozën ditore të magnezit+kalciumit (përmban edhe vitaminë D) dhe të Omega 3. Jemi në periudhën e gripeve andaj na duhet të ushqehemi sa më mire, të jemi aktiv dhe të marrim disa suplemente shtesë për ta rritur imunitetin.

Dheee po fillojmë me planin:

E HËNË

05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

img_1946

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

img_1891

10:00Mëngjesi – Perime të ziera me paaaaaaaak vaj ulliri + oriz të kaftë

img_1948

13:00 – Snack I Kos + ndonjë lloj të arrave (p.sh. bajame/almonds, arra etj.) + banane

img_1949

16:15 –  Dreka – Pasul 😀

img_1950

19:00Snack II – Bukë të zezë (të thekur), me avocado, (limon + vaj ulliri sipas dëshirës)

img_1961

E MARTE

05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi –Sallatë (sipas dëshirës) ME chickpeas *** e kam ndërru me të Premten, sepse mu desh me e shfrytëzu Avocadon e mbetur💆🏼☺️***

*punëversion*13:00 – Snack I Kos + mjaltë + mollë (apo ndonjë frut tjetër)

16:15 –  Dreka – Risotto me apo pa mish

19:00Snack II – Gështenja të ziera OSE hurma të mbushura me gjalpë kikiriku

E MËRKURE05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi – Tuna + Oriz të kaftë

13:00 – Snack I Sallatë frutash

16:15 –  Dreka – Perime të fërguara me vaj ulliri (kungulleshkë, speca, patligjan të zi, champignon) me kungull të pjekur

19:00Snack II – Rice Cake + gjalpë kikiriku + arra

E ENJTE05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi – Sallatë me pulë

*sallata është përfundi, ju betohem*

*also nuk e kam ngrënë asnjë pikë bukë që po shihet ne skaj 😏😏*

13:00 – Snack I Karrota dhe tranguj me vaj ulliri dhe kripë

aka tranguj me kos 🙄

16:15 –  Dreka – Kremë supë me brokoli // Pasta me Spinaq

19:00Snack II – Smoothie me kos, banane, arra + fruta mali/vishnje

E PREMTE05:00/06:00 – Çaj të luleve ose ujë të vluar me limon (pa sheqer) 250-400 ml

07:00 – Oatmeal/tërshërë (me pak qumësht dhe ujë dhe mund t’i shtoni molla/sos mollash + cimet apo ndonjë frut tjetër)

10:00Mëngjesi – Avocado Toast + Tuna (është zëv. me të Martën) – sallatë + chickpeas

13:00 – Snack I Bukë të zezë me Malizzano (updated)

16:15 –  Dreka – Patate + Peshk (p.sh. troftë)

19:00Snack II – RiceCake + Gjalpë kikiriku + arra (kam dalë në mbrëmje kështu që:)

 WEEKEND:E SHTUNË (HalfCheating)07:00/09:00 – Çfarëdo çaji/kafe

08:00+ – Oatmeal/tërshërë me banana, çokolatë të zezë dhe gjalpë kikiriku

10:00Mëngjesi – Omlet me perime (apo me çkado tjetër)

13:00 – Snack I Bukë të zezë me banane dhe gjalpë kikiriku

16:15 –  Dreka – Sipas dëshirës (çka qëllon por mos me e tepru shumë :D)

19:00Snack II – Oatmeal Banana Pancakes (do e shkruaj recetën)

SUNDAY CHEATDAY Eat. Cheat. Pit…e 😀

*Mund t’a ndërroni orarin e të ushqyerit ashtu siç juve ju konvenon.

**Mund t’i ndërroni vaktet nga dita në ditë apo edhe t’a zëvëndësoni/përsëritni ndonjë ditë

***Nëse ndjeheni të uritur, shtoni një snacktime (ndonjëren prej këtyre lartë apo tjetër)

****Mos e harroni UJIN!!!!! Mundësisht 2-3 litra në ditë dhe nëse hiç s’ju banë, shtojini limon apo pini çaj lulesh.

Në fund të javës do i shtoj në këtë blogpost fotografitë e të gjitha vakteve (me mundësi), dhe gjatë javës do të mundohem të postoj ndonjë recetë të ndonjë vakti që ndoshta mundeni me e gjetë me interes. Siç po e shihni, TheAlmondDetox nuk është ndonjë detox i frikshëm me ujë e limon, por është thjeshtë një dietë e balancuar ku kemi me u mundu me ngrënë sa më shëndetshëm e me hekë dorë pak nga përbërësit toksikë që i kemi marr kohëve të fundit.

Let me know nëse doni me provu apo nëse e keni provu këtë dietë apo më shkruani për çfarëdo pyetje/këshille/kritike që keni.

Paçit një javë të mbarë PasPushimorOVitiiRiO-KrimO-Detoksikuese

Bye Monds.

8 mendim te “The Almond Detox”

  1. Do ta provoj 👍🏻 por do ti zavendsoj disa produkte pershkak te kalorive nuk do te perdori gjalp kikiriku dhe do ti ha vetem vaktet dhe jo edhe snacks. Nese mundesh ne nje blog ta besh kshtu lloj plani javor por per te humbur pesh💗😘😘

    Pëlqejeni

    1. Nese don me humb peshe, atehere po, gjalpen e kikirikut te duhet gjithsesi me heke. Snacks nuk ke nevoje, sepse domosdo ke me pase nevoje me honger, por mundesh vetem me i ngrene ato me me pak kalori (psh tranguj me karrota) etj. Besoj qe se shpejti e bej edhe nje blogpost te tille, pasi qe do te filloj me shkru me te shkurta dhe i postoj me shpejt e me shpesh. Thank you, suksese !!! ❤ ❤

      Pëlqejeni

    1. Aww hihi, falemnderit. Do te mundohem me e bo nje te tille, edhe pse ato jane pak ma te nderlikuara meqenese secili person e ka targetin e vete e poashtu sasine e caktuar te kalorive qe i merr ne dite – dhe kete sasi duhet me e zvogelu e ne kete menyre me humb peshe. Andaj dikush humbet me tjeter diete e dikush me tjeter, por do te mundohem me e kombinu edhe me ushtrime apo dicka te tille. All the best ❤ ❤

      Pëlqejeni

  2. Pershendetje Pranvera. Qka preferon qe te mos konsumohet n ket lloj diete nese deshirojme t humbim peshe. Edhe avakoadon a ben ta zevendesojme me ndonje gje tjeter. Faleminderit per kto postime te mrekullueshme

    Pëlqejeni

    1. Pershendetje!! Nese deshiron me humb peshe se pari te preferoj me i zvogelu racionet, me ule sasine e karbohidrateve (orizit, bukes etj.) ndaj perimeve, mos me shtu vaj e kripe dmth mundesisht me ngrene ushqim vetme te zier; mos me shtu mjalte ne racione. Arrat poashtu (bademat, kikirikat e te tjera), edhe pse jane te shendetshme, kane mjafte kalori andaj nuk preferohen edhe shume per humbje peshe. Peanutbutter ka mjaft kalori, andaj mundesh me e heke. Frutat poashtu preferohen ne cdo ditete, por krahas me perime kane mjaft sheqer andaj nuk duhet te teprohet. 🙂 Pra fokusohu ne perime, ne racione te vogla, mos me shtu kripe, vaj e perberes te tjere ne ushqim e keshtu me rradhe. Avocadon provo ta zevendesosh me vaj ulliri e limon, meqenese nuk ka ndonje zevendesues per te. Gjithe te mirat. ❤ ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

  3. Vajze je e pa parapare ugggh I love your blogs bree , I’m gonna do your detox thingy , coz reading this makes me feel out of shape .. #sadstory
    Ti si dijetare e kti fieldi qa i thush qesej Arites per chocolate 😫 just to paint you a picture, I eat ni millka tmadhe in a matter of 10min tops( 3min personal record) 🤟, pse si kom 200kg it’s a mistery too me😅😂.
    Kisses 😘
    Ma knaqe shpirtin , bai 💕

    Pëlqejeni

    1. Awwwww thenkjuuu bloggerfromanothtermother hahah😍💛 i can paint that picture cause i useddddd to do the same thing, e peshen e njejte po tona njo 4 ore jom ndi keq derisa e kom honger tjetren. Trust me qe #TheAlmondDetox is not even a detox qe te bon me u ndi keq, thjesht do te hash shendetshem e ki me kone ngite krejt diten (day 4 – still alive). LOVE😍💛🙏🏽

      Pëlqejeni

Lini një koment