AlmondTips Series Eps. 1

Hello dear Almond Readers, dear Almond Eaters…

Pasi që deri tash kom mbërri me shtjellu tema shumë të thella – prej gjetjes së kuptimit të jetës dhe lumturisë e deri tek ekipa ime e preferume e futbollit, po e publikoj këtë postim të vogël me disa Organized-Purse-Tips nga BlondAlmond që you may not know of, sepse një gjë shumë e thjeshtë mundet me ta lehtësu jetën në masë të madhe e ndoshta nuk ju ka shku vetë mendja. Nuk ka ndonjë filozofi prapa këtyre këshillave e as ndonjë wake up call, thjesht shumica e këtyre ideve më vijnë ty e analizu kuptimin e jetës në tush/dush. #deepthinking (Ose kur jom konë ty mësu për ndonjë provim shumë të rëndësishëm por kryesisht ja kom ngulë sytë murit përballë). 😀

Heeeere are the Almond Tips Series eps. 1 – Organized Purse tips:

#AlmondTip 1: My super awesome extra Zipper Storage Bag

Gati të gjitha gjërat që më nevojiten me i pasë mevete gjithmonë në çantë, i vendosi në një zipper storage bag  (në foton poshtë) – në rast se Prince William vjen me pi kafe ku jemi ne e na nxen të papërgaditur heheh :D… Këtë e bëj sepse përveç që po dihet që shumë shpesh kemi nevojë për disa gjëra të caktume me i pasë mevete e gjithmonë dështojmë si p.sh. një limë thonjësh – shuuumë e rrezikshme dhe e rëndësishme – atëherë përpos faktit që jom gati gjithmonë e përgaditur për më të keqën, poashtu nuk kam nevojë që sa herë që i ndërroj çantat  me i transferu të gjitha gjërat një nga një. Thjeshtë, e marr zipper bag-un dhe e transferoj në çantën tjetër, duke e ditur që i kam mevete të gjitha gjërat që më nevojiten dhe që i kam përgaditë paraprakisht. Zakonisht, unë i mbaj këto gjëra:

  1. Kremë për duar
  2. Kremë për fytyrë
  3. Shkrepëse (nuk i dihet jetës)
  4. Gërshërë të vogla
  5. Hanzaplast (Leukoplast)
  6. Paracetamol
  7. Vitaminë C – S’di as vetë pse, thjeshtë ndina ma healthy me pasë mevete 🙂
  8. Laps/kimik
  9. Notes të vogël (në vend të Bullet Journal)
  10. Llastika dhe shnolla për flokë
  11. Llak thonjësh transparent (më shumë për raste të rënda të shqyerjes së hullahapkeve)
  12. Powerbank
  13. Krehën
  14. Parfum te vogël
  15. Limë thonjësh
  16. Pasqyrë
  17. Concealer
  18. Lip liner
  19. Shopper bag (Në foton poshtë gjindet sqarimi i këtij elementi shpëtimtar)

Me siguri kom harru diçka në këtë listë, dhe kjo listë sigurisht ndryshon prej personit në person. Gjithashtu e update-oj shpesh, sipas nevojave dhe në raste emergjente. (Mund të sugjeroni në koment/e-mail për ndonjë gjë që s’më ka shku mendja).

 

Photo May 22, 4 44 05 PM.jpg

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Kështu, është shumë vështirë me harru diçka kur të dilni nga shtëpia, sepse keni me e zvogëlu numrin e elementeve që i merrni mevete në p.sh. 5: Kuletë, telefon, çelësa, syza dielli/çadër dhe këtë super zipper storage bag. E gjithmonë e dini që me numrin e elementeve 5 i keni të gjitha mevete, për pjesën tjetër nuk mendoni fare. Delight!

 

#AlmondTip 2: Kuletë të vogël apo të madhe?

Gjithmonë kom pasë dëshirë me mbajtë kuletë të madhe, sepse përpos që mundesh me shti krejt komplet Kosovën në të, gjithashtu nuk e kom pranu kurrë si opsion kuletën që nuk ka vend për foto. Siç pe shihni në foton poshtë, për mos me mu idhnu as nonë as babë as motër, vëlla e as fraJer, i kom printu të gjithë në një foto me madhësi të vendit për fotografi edhe ta-da, gjithë familja ime gjindet aty. Pra, ky problem o zgjidhë (almond tip 3.1), po përndryshe, si person që veç edhe ni frigorifer i mungon në çantë (pra gjeeeeth e kom të mbushme full, as nuk e di me çka) – (po e di, me komplet drekën e shtëpisë që e marr mevete në punë hehe), ose edhe në shpesh raste e kom çantën shumë të vogël, atëherë nuk mu ka dokë e arsyeshme që kuleta me ma zënë 67% të vendit në çantë. Andaj e kom zbulu këtë lloj kuletor, që përveç parave i zë edhe kartelat (dhe ato me sinjal si p.sh. të punës e fitnessit i regjistron pa pasë nevojë me i nxjerr), e poashtu zë shumë pak vend në çantë (e përshtatshme edhe për clutches – çanta dasmore). E keqja e vetme e kësaj kulete është pjesa e fotove. Por, i qes në wallpaper të telefonit. U zgjidh.

 

Photo May 22, 6 53 05 PM.jpg

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

 

#AlmondTip 3: Me mbajtë një extra Foldable Shopping Bag në çantë

Po, ceger. Po, e kom përKeshë krejt jeten babin tem e tash kom ra në fjalë të tij: shpesh ndodhë që kemi nevojë për extra vend në çantë, ndodhë që kemi dalë me xhaketë e rrugës e kemi pa që s’kemi nevojë për të, kemi ble shumë gjëra e tash nuk dijmë ku me i rahatu etj. Foldable Shopping Bag – FSB ju zgjidhë këtë problem, sepse nuk zë aspak vend në çantën tuaj, por në çdo rast e keni mevete dhe mundet mi ju zgjidhë problemet e përmendura lartë (e shumë të tjera). Poooooashtu, kur dojmë me ble buken te ajo furra tjetër e me kalu kah furra e mahallës 😀 – we don’t want that negativity in our lives me u prishe me kojshinë, kështu që FSB e zgjidhë problemin në sekond. Hehehe.

 

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

  1. Zipper Storage Bag – Rosmann & Lala
  2. The awesome tiny pink wallet – Bershka
  3. The foldable shopping bag w/ leopard print – H&M

Këto ishin 3 quick Almond-Tuesday-Tips nga AlmondTips Series.

Paçit një të Martë të bukur. Edhe tri ditë është e Premte. Veç eh mu kujtu… M’falni.

 

Xxx, Almond with no salt.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s