But why I love you, I’ll never know

*Some Football Content*

Për me fillu këte blogpost, që tashmë është bo 1 javë që e kom planifiku me e shkru por seriozisht nuk kom pasë kohë me i nda 40-150 minuta me u marr me to, po du me e quote njëfar poezie të Oscar Wilde (ose Marilyn Monroe, ose thjeshtë  anonymous e postuar në TUMBLR, s’jom sigurtë) për dashurinë e sinqertë (përshtatja është bërë nga unë):

quotestolivebyI know, cheesy. Deep. Buht true. Nuk e di në cilin moment kom vendosë me “konë” Me Liverpool-in, nuk e di se çka më ka tërheqë te LFC në ato momente, por një gjë e di, që

Ih1RHQ99hYAxy.gif

Heart wants what it wants.

Përveç asaj, në jetë nuk kemi vetëm momente të mira. Kjo ndodhë edhe në futboll. Vetëm se me Liverpoolin kohëve të fundit po ndodhë pak ma shpesh. Pak si shumë shpesh… [(ka arsye pas kësaj) (jo nuk jom paranoike)]: Po du me e sqaru një grafik ku tregon se prej kur kom vendosë me u bo me Liverpoolin,  dashuria jeme dhe suksesi i tyre paraqitet në përpjestim të zhdrejtë. Gjithashtu, e kom nifar efekti negativ në LFC, sepse sa herë që e shikoj lojën me shumë interesim, ata ose arrijnë me ma shkatërru bukur mirë jetën deri sa fitojnë, ose barazojnë ose humbin. Ndërsa, nëse ndodhë që NUK e shoh lojën, fitojnë 5-0, Emre Can e shënon golën e sezonës, 2pac është spektator në lojë, shfaqet një pulë në fushë e s’del për 8 minuta  (ka ndodhë) etj. 😀 Fun.

article-2140960-12F9321E000005DC-246_634x441 Told ya.

grafijkjjku

Grafiku 1.0.: Infuenca e Pranveres si adhuruese e Liverpool FC në Liverpool FC (Grafiku mund të ketë pasaktësi, shërben vetëm si ilustrim)

Pra, siç shihet në grafikun lartë, momenti që jom dashuru natyrisht që është finalja e vitit 2005. Momenti që kam vendosë me shiku futboll dhe se me të vërtetë jom betu për dashurinë për të është finalja e 2007 dhe naaaaaaatyrisht që e ka humbë finalen. Momentin që prapë kom vazhdu me këtë dashuri dhe e kom kuptu që në marrdhënie futbollistike ka momente të bukura dhe jo të bukura, ku gjithashtu e kom ble fanelën e parë (Të Steven Gerrard) në çarshinë e gjatë në Pejë me çmimin nominal 15 euro (çmim real 60 euro për një 15 vjeçare), Liverpool nuk i kalon grupet në UCL. [2009-2010] Momentin që kom fillu me shiku Premier League dhe Champions League në TV me interesim në 88% të lojërave, Liverpooli ka rënien më të madhe prej kohësh dhe nuk renditet në top 4, pra nuk kualifikohet fare për me vazhdu në Champions league. [2010-2011] Dhe kështu filluan momentet e vështira, me disa gëzime dhe shumë vështirësi, por asnjëherë s’hoqa dorë, sepse në momente të vështira shihet dashuria e vërtetë, dhe vetëm atëherë e kuptova që në të mirë dhe në të keq, unë do jem me ta deri në përjetësi.

Nuk po e zgjas më shumë, sepse kam edhe shuuumë për të thënë për ketë sport, për këtë ekipë dhe për lojën që e kom shiku live, por veç deshta me sqaru që JO, kurrë në jetë nuk kom me ndërru klubin futbollistik dhe kurrë në jetë nuk kom MOS me shiku futboll. Futbollin e du sepse është një sport i bukur, team play, ku ndodhin shuuuume gjëra të paparashikueshme, ku pasioni e tejkalon paranë, politiken e të gjitha. Nuk po them se nuk ka politikë në futboll, mashtrime apo hile, por prapë është një nga pak gjërat në botë që ju ka mbetur pak sinqeritet dhe autenticitet.

Me shiku një lojë live në Anfield ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme të cilën kurrë s’do ta harroj, dhe në përgjithësi Liverpooli ishte një qytet shumë i bukur, i thjeshtë e me shumë traditë. Ndjenja dhe emocioni që e kom përjetu gjatë himnit ‘You’ll never walk alone’ në fillim të lojës do të tejkalohet ndoooshta ditën e martesës. Ndoshta. Në fund gjinden edhe disa foto të tjera në Birmingham.

Ju përshendes me këtë post, ndërsa në postin tjetër më siguri që kom me u kthy me ndonjë temë produktive, se nuk shkon jeta veç me sefaaaaa. 🙂 Edhe ju që nuk shikoni futboll: Mos e bëni. Seriozisht, ka momente shumë të bukura që vetëm një adhurues i futbollit ka me i kalu në jetë, por stresi, presioni dhe mërzia që mundeni me përjetu kohë pas kohe nuk është një gjë shumë e shëndoshë, e mos i nxirrni vetës punë. Paqe.

Uhh edhe diçka: Kurgjo nuk kom kundër Arsenal FC veç I HAD TO. (Pasi që veç u bona a PRO i grafikonëve). Muahaha. Mfalni.

grafiku

Grafiku 2.0.: Të jesh adhurues i Arsenal FC ndër vite (Vetëm një Arsenal Fan mund ta kuptojë këtë)

Oh man, oh man. (Note: Jom mundu në max me nxirr foto të vëllaut, sepse në 5 vitet e fundit ka JETU në 4 vende të ndryshme – pa i përmend udhëtimet, dhe nuk e ka postu asnjë foto në asnjë rrjet social. ASNJË. #notmybrother)

twinning mucho?

yes.

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Wander this way. #Birmingham

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

It does exist. Cereal Killer Cafe. #goalsaf ❤

There are places I’ll remember, all my life…

Walk on… 💔💔💔💔💔💔💔💔💔
Xxx, Almond. The blond one.

5 mendim te “But why I love you, I’ll never know”

  1. oh gaaaal , se di qysh mpaska ik kjo e se kom lexu , edhe un jom e flak mbas futbollit veq jom fanse e Realit , dmth #madridistaforlife ! gjdo dit e ma shum po shkoj tu u dashuru nty 😭 veq vazhdo blogi yt pom mbush me jet 🌹 iloveyouPraaaa🌸🌸🌸

    Pëlqejeni

  2. Ohh my God you are a living Legend👊🙏,edhe une jom fanse e futbollit edhe osht ni ndjenje e papershkrueshme qe ta jep ni loje Futbolli . Qe njo 2 ore jom veq tu i lexu Blogposts tuat,ma kan knaq loqken e zemres🙈,ne secilen e kom gjet veten teme edhe jom inspiru e kom marr teper shume kurajo qe me bo diqka te re e tmire per veten.
    Sa mire qe je qekaq e thjeshte edhe percjelle veç pozitivitet me Blogposts tua.
    Keep it going😊u are amazing💙💙
    Good Luck !

    Pëlqejeni

    1. Awww hihihi falemnderit shume shuuume. Krejt idea e blogut eshte me qene sa ma reale qe me mujte me relate/me e gjete veten lexust. Falemnderit shume per keto fjale e qe ki nda kohe me lexu blogun. Gijthe te mirat! ❤ ❤ ❤ ❤

      Pëlqejeni

Lini një koment