Blond Almond goes to LondonD*

*D-ja per rimë.

And so it is…

Ky postim eshte kryesisht rreth vizites sime 5 ditore ne Angli. Vellau im jeton atje, prandaj erdhi koha per me vizitu, ku per dhurate te ditelindjes (back in November 6, 2016), me ka premtu qe kemi me e pa nje loje te ekipit tone te preferuar futbollistik – KF Liverpool muaha… (#LiverpoolFC).

Per me shku ne Angli, ose ne nje shtet tjeter Europian pervec atyre fqinje dhe Turqi, tashme e kemi kuptu qe shumices se kosovarëve na duhen vizat. Andaj, edhe kjo nuk na lejon shume me qene spontan, sepse na duhet nje planifikim extra me i gjate per udhetim dhe procesi eshte shume me i nderlikuar, ku ne fund te fundit nuk jemi as te sigurte qe kemi me shku. And DAS so fuckin SAD. Jemi te rinje, dhe udhetimi nuk eshte vetem me shku ne nje vend tjeter, me bo shopping, me i pa disa vende dhe me bo foto.

Udhetimi eshte me e shiju nje kulture te re, me kuptu nje kulture te re. Te ploteson si person, ku cdo vend e person te ri qe e njofton le shenja ne ty dhe te ndryshon ne ndonje menyre. Te ben te jesh edhe me shume vetvetja, sepse duke njoftuar kulture te re mundesh me ju afru me shume asaj se cka je – e jo se cka ke mendu qe je duke jetu ne te njejtin vend pergjithmone. Te qenit te izoluar eshte krimi me i madh qe mundet me i ndodhe nje rinie, sepse nje vend s’mundet me perparu kur gjeja e vetme qe populli ne te mund te shohe eshte po ai vend – i paperparuar.

Per mos me u thellu me shume ne temen #liberalizim, une po kam deshire qe paksa me shkru per planifikimin apo me shume per pergaditjet per udhetim. Sic e kam ceke edhe me perpara, jom person qe e adhuron planifikimin, dhe e kom perfeksionu dita dites kete gje. Po ende ja huqi me te madhe ne shume gjera. Gjithkush e ben sipas menyres se vete, po une thjeshte po kam deshire me e nda me ju, dhe nese dicka ju duket e arsyeshme per me e marr si keshille, feel free.

Ne Pjesen e Dyte te ketij posti jane disa foto te ketij udhetimi (pjesa e Londres), ku jom mundu me bo me shume foto pasi qe tashme e kom kete blog, po edhe njekohesisht jom tu u mundu qe me u bo sa me pak siperfaqesore dhe me jetu momentin. Paradoks i rinise sone. 😀 Pra, nuk eshte se me keto foto i kom permbledhe te gjitha ato se cka i kom pa, po kryesisht ne momente te lira jom mundu me shkrepe ndonje foto ose mi ja shkaterru jeten vellaut tim.

Nje blogpost tjeter besoj qe ka me pasu menjehere pas ketij, ku kom me shkru per Liverpoolin, cfare ndjej per te dhe si kalova ne loje. Edhe ne ate postim ka me pase disa foto, dhe me keto dy postime besoj qe ka me u permbledhe ky udhetimi im i shkurter, por shume i plote.

I hope you’ll enjoy.

Planifikimi

Pasi qe une s’kam nevoje per vize, atehere nuk eshte aspak e drejte e imja me thone qe “vec jetoni jeten, bleni bileten edhe nisuni”! Sepse s’eshte e vertete. As per mu, qe e kom pak me te lehtesuar proceduren e udhetimit, nuk eshte e lehte. Hala vuj me dite se qysh ja bojne neper filma qe e blejne bileten 12 minuta para se me vendose me u nise me ndjeke dashurine e jetes, i marrin 4 sende ne valixhe dhe nisen per udhetim. VUJ. Sepse definitivisht nuk ka gje me te merzitshme se me u bo gati per nje udhetim. Duket simpatike, por eshte shume a n t i p a t i k e. Sidomos kur

You don’t wanna pay for dat xtra bag – Okaaaay, sooo tashme kemi marre vesh per fluturimet low cost ne aeroporte sekondare – me te lira me p.sh. Wizzair (Nga Shkupi e qe ka fillu me disa fluturime edhe prej Prishtines). Po, me ka ndodhe me ble bilete 19 euro, 50, 69 – e kur o ardhe momenti per me zgjedhe se a me pagu per nje xtra bag 23 kilogrameshe, atehere natyrisht qe nuk kom pranu per extra 40 euro, sepse krejt idea ishte me e kalle me p.sh. 69 euro. Dheeeee aty fillon shkaterrimi i jetes. Duheni me u mundu qe te gjitha kombinimet – bie fjala per 5 dite – 4 kombinime (4 + udhetimi 1 dhe 2 x 0.5), me i zene ne nje çante qe peshon 8 kg me dimensione 42 x 32 x 25 cm. Sadsadsad.

Po e shtjelloj pak kete temen e fluturimeve low fare, no extra bag thing dhe disa gjera qe duhet t’i keni parasysh per udhetim ne Angli, sepse pas Budapestit, London Luton ka me qene destinacioni i rradhes per fluturime direkte nga Prishtina. Se Budapestit ja çune fundin Kosovarët. Yay.

Si ja bej?

1) Duhet me u mundu qe te gjitha outfitet me qene te nje teme – me u kombinu me nje xhakete, nje pare kepuce dhe mundesisht nje çante. Por, me qene krejt ndryshe prej tjetres sepse heeeeey – fotot, remember? Edhe mundesisht me pase aq ngrohte sa mos me pase nevoje me xhiru skenen e Titanic-ut ne mes te LIVERPOOLIT.

Ironike…

titanic_freeze

Jaaaaack….

Po, ja kom huqe pak me kohe sepse PO, eshte muaji Maj dhe Anglia eshte ne Evrope so….? (per kontinent  e kom fjalen he he he)… Pluuuus i besoj me shume se c’duhet accuweatherit dhe e marr motin shume personalisht. Dhe, ne baze te pyetjeve neper blogje se cka jane duke veshe njerezit momentalisht ne Londer, doli qe anglezët e kane nje problem me pershtatjen e kohes dhe te rrobave I swear:

shqetesim

Hala s’po muj me kuptu. Literally, njerezit ne Londer (por ndodhe shpesh edhe ne NYC e ne vende te tjera) veshin maice, shorce dhe sandalle, kur jashte eshte < 13 grade celsius. WHY??? POR, jom gjinde diqysh, kusherira ime me ka pajise me nje xhakete qe s’ka qene shume ndryshe prej asaj qe e kom planifiku e qe e kom lone ne minut te fundit ne shtepi se ne KOSOVE ke shume ngrohte. Nejse.

2. Vendosni me channel your inner Shakira – Mos mendoni me i pase shume floket on fleek ne kesi lloj udhetime. Ain’t nobody got SPACE fo dat.

giphy

*I wish my hair looked like this tho* *Le ro lo le lo le*

3. No more than 100 ml fluids: Ata qe udhetojne me shpesh e dijne se ne aeroplan, ne çantat mevete (larte) nuk ben me marr gjera te lengshme qe kane sasi me te madhe se 100 ml – kjo ndodhe me wizzair-çante-te-papaguar sepse eshte çante qe e merrni mevete larte, dhe eshte e vetmja. Pra, zgjidhja ime eshte kjo – Parfum te vogel 20 ml, deodorantin e marr jo te lengshem, dhe te gjitha kremat e gjerat e tjera i mbush keto shihe te vogla qe jane enkas per aeroplan – me sasi nder 100 ml:

31V1AQv1cfL._SY300_

4. Vlene per fustanveshëset: Mundesisht sa me shume fustane dhe sa me pak pantolla. Mundeni me i nderru disa fustane ndersa pantollat zejne shume vend.

5. MOS MERRNI LIBER MEVETE PER UDHETIME TE SHKURTA. Mu ka kompliku jeta, sepse shume pak kom pase mundesi per me lexu (sidomos kur ki me prite ne aeoport < 3 ore, nuk ki me nderru aeroplan, ose fluturimi zgjate < 3 ore). Ne keto raste sherben telefoni. Thanks God.

6. Kurrsesi mos merrni valixhe te forte. Nese rastesisht e kaloni madhesine e caktuar dhe valixhja eshte e forte – atehere ne kornizat ku matet madhesia keni me u bo hor dhe duhet t’i pergadisni rreth 60 euro. Nese valixhja eshte e bute atehere pervec qe e keni mundesine me e shti me zor, mundeni edhe me e vesh aty per aty gjysmen e valixhes. 😀 Per me dite se cfare valixhe une e perdor e qe i permbushe keto standarde, mundeni me hy ne asos -> http://bit.ly/2qAElEu/ pra me bo search per Holdalls, e me i kontrollu dimensionet. Keto jane te parapara per udhetime me handbags.

7. This:

71kasu89ZyL._SX355_.jpg

Vuj me pase. E di, e gjen per 5 euro; Se di, nuk e di pse nuk me ka lidhe kurre fati me e ble. But I will. 😀 Ta rregullon jeten…

8. Mos merrni pixhame/pizhama/whatever. Nese keni me shku te dikush – you’ll find a way. Nese jo, you’ll find a way. 😀 Ose duheni me e bo ni kombinim qe lidhet me pixhamistikë. Lol. Nxen vend. (Te rendesishem ne jete).

Keto ishin keshillat e pergaditjes se valixhes (8 kg), qe me siguri shumica i din por prape edhe une mendoj qe i di e i perseris over and over agaaaaaain.

*E kam fjalen per udhetime < 7 dite
** Per udhetime me No Extra Bag
***Kryesisht per udhetime ku temperatura eshte < 22 grade celsius.

Londra

Keshtu, u pergadita, u nisa dhe mberriva ne Londer, qe eshte here ime e pare ne Angli aaaaand it really amazed me: S’ke ty ra shi. As nuk po bijke shpesh. Thjeshte nuk keni nevoje as per syza te diellit e as çader.  Retë just ekzistojne. Dontknowwhy. (Do know – rryma e Golfit yay). Dita e pare ishte intro, shetitje neper Londer me vellaun tim, loqken, driten e syve te cilin se kom pa atehere e 10 muaj, dhe te cilin e kom shpirt binjak djalë (potër, if you’re reading this, ty te kom shpirt binjak çike :D). (The Do-s of my Dodo).

Dy ditet e tjera (Ne Londer), kom vizitu shume vende, ato kryesoret turistike, disa vende i kom gjete ne nje blog @aladyinlondon dhe te tjerat (perfshire CAMDEN, ma te preferuaren time), mi ka tregu vajza e *tezes*, Rina. She’s a local. Gjithashtu me ka paralajmeru me u veshe shume me trashe (back to #qyshjakomhuqpakmerroba), po bukuria dhemb. Lol. Ka pase edhe momente qe se kom pase ftohte tho. *Trauma*

Traveling > Material Things 

Cka une mendoj qe e vecon secilin vend qe e viziton per here te pare, eshte vec fakti qe eshte i ri per ty. Kultura, zakonet, te folurit, njerezit e ri – te gjitha keto e bejne nje vend te vecante, me shume se pamja ose objektet ose natyra e atij vendi. Per shembull, te gjitha qytetet metropol te Europes, pak a shume e kane nje teme – jane te ndertuara skaj lumenjeve, dhe ndertesat i kane te stileve te ngjashme te shekujve kur jane ndertuar. Imagjinojeni Pejen, ose Prishtinen ose cilindo vend (te vogel) qe jetoni – me njerez krejtesisht te huaj, duke u nxituar per pune me kafe takeaway, duke qarkulluar trenat neper qytet, njerez ty vrapu ne mes te qytetit per sport – imgjinoni qe nuk e njihni askend e te gjithe keta jane ne Peje apo qytetin tuaj – atehere kishit me u ndi prape me ndryshe, me te gjalle, e jo se si ndiheni zakonisht ne vendin tuaj. Kjo sepse sa me pak i njohim njerezit perreth nesh, me shume fillojme me e njofte vetveten. Nuk po du me bo shume poetike, po kjo eshte se qysh mu me bon mu ndi kur shkoj ne qytete me te medha. #justsaying

Kujtimet jane ato cka mbesin, dhe te cilat ndoshta do i marrim mevete. Asgje tjeter nuk na mbetet neve, prandaj personalisht kom fillu me i jape me shume rendesi eksperiencave sesa gjerave materiale. Kur e beni nje shetitje te mire, kujtimet ju mbajne gjalle me muaj e vite ne vazhdim. Kur bleni ndonje gje luksi, ne fund keni me u kthy ne po te njejten faze qe keni qene perpara – duke kerku me ble dicka te re.

Ushqimi – *Permbajtje Sensitive* Nuk i kom fotografu gati hic ushqimet qe i kom honger. That’s because I didn’t have time. Seriozisht, me nevojiten vetem 0.03 sekonda eye contact me ushqimin edhe it’s gone. Ha shume, sidomos jashte – me largesi me rreze + 130 km prej shtepise, lartesi mbidetare >850 dhe <300 metra. Me shume nenkuptoj qe nuk mberri me u untu ne asnje moment. Ngirje standarde. Po per qeto momente jetoj, ushtroj dhe mundohem me u ushqy shendetshem gjate jetes se perditshme. Sepse balanca eshte celesi ne jete. (…kjo eshte storie tjeter).

Kjo ishte vetem pjesa e Londres, dhe nuk po e zgjas me shume (as if I already haven’t), por tash po i ndaj disa foto (pasna mendu qe kom bo shuuume me shume) te bera nga my instagram brother (nese doni me dite se cka eshte instagrambrother atehere duheni me shiku kete video shume funny rreth instagram husband, which is basically the same thing): http://bit.ly/1OgPVEK .  Fotot shumica jane te bera me iphone 5s, i knoooow, ja kom nise me kuptu qe jom shume mbas me telefon dhe qe thjeshte eshte te une problemi, jo te drita e as prapavija. Por, jom mundu me i kape do momente, e tash po i ndaj ne kete blog, sepse prape raporti ne mes te tekstit dhe fotove kurrsesi me mu bo 1:4. Gjithe po eshte 8:1. 😦

Sorry – para setit fotografik po i ndaj edhe keto sugjerime me ju, kryesisht rreth udhetimit (te parat ishin per valixhe :D).

Sugjerimi #1: Gjithmone lexoni per historine e atij vendi qe keni me e vizitu, per objektet qe i ka dhe qellimin e tyre. Per gjerat qe e vecon ate vend dhe karakteristikat e tij. Eshte shume me interesant dhe me lehte me e kuptu nje vend, kur tashme dini dicka rreth tij.

Sugjerimi #2: Krijojeni nje kornize/agjende te gjerave qe deshironi me i bo ne ate vend.

Sugjerimi #3: Per Angli: Konvertojini parate para se me mberri.

Sugjerimi #4: Blejini paraprakisht te gjitha biletat e udhetimeve nacionale qe keni me i bo (me bus apo tren). Shembull: Londer – Liverpool.

Sugjerimi #5: Pergaditini edhe vendet/restaurantet ku keni me honger.

Sugjerimi #6: Buxhetojeni udhetimin (Une s’kom mujt me e bo sepse kam qene me vllazni), por po te kisha qene vete, eshte nje gje shume e rendesishme dhe ju kursen shume. I ndani parate per suvenire, per ushqim, per udhetime me tren, per vendet qe keni me i vizitu, per shopping nese doni me bo, etj. Dhe keshtu nuk keni me qene konfuz rreth shpenzimeve, sepse nese i keni te ndara, atehere thjesht s’mundeni me deviju.

Sugjerimi #7: Vishni kepuce xtra komfort – Jo conversa (ne rastin tim), edhe pse eshte dashte per kombinime :D. Kom ece rreth 18 km ne dite, e ne fund te udhetimit jom kone shume e gatshme per amputim. S’ja vlene. Pra, mundohuni kombinimet me i bo sa me sportive.

Sugjerimi #8: Disa gjera si orbitat, pallomat, gjerat personale, medikamentet, duhani (nese e pini, I don’t), blejini paraprakisht ne Kosove. Mundeni me i kursy diku xtra 30 Euro, e nuk zejne vend dhe nuk ja vlene mos me i ble paraprakisht ne Ks.

Sugjerimi #9: Kur shkoni ne nje vend qe nuk jeni te sigurte per motin, SHALLAT jane shpetim. Sado qe ja keni huqe, shalli ka me e bo nifar balancimi, nuk ze shume vend pra mundeni me e veshe ne aeroport sa per sy e faqe. Une nuk e kom marr, but I will next time.

Sugjerimi #10 *Shume i rendesishem*: Beni gati kengen e Three Doors Down – Landing in London. Eshte shume kulë/cool me u zgju prej gjumit ne aeroplan per Londer, ora 10:30 paradite, me leshu kete kenge edhe literally me Wake up in London. Filmagjiiiiii i know, and I love it. 😀

Sugjerimi #11 (#1) Beni lista. Une tash sa vite qe shkoj ne udhetime (cfaredo – deti, ekskurzion, dimerore, verore) – bej lista saqe tash i kom te gatshme dhe vec shtoj ose mungoj dicka, pra s’ka shance qe me harru ndonje element.

Sugjerimi #12: Bleni aparat. Natyrisht, kur t’i keni mundesite. That’s what I’m gonna do. Telefoni nuk eshte edhe aq i pershtatshem per me bo foto, nuk i ben fotot aq te mira dhe ne rast se harxhohet bateria, mbesim ndoshta ne momentet me te veshtira jetesore pa foto.:D Ne faqen gjirafa50 ka mjaft oferta te mira: http://bit.ly/2qbcMQJ – digjitale ose gjysmeprofesionale, qe jane te lehte ne perdorim dhe nuk zejne shume vend.

Keto ishin sugerimet, perfundimet, analizat, ese-te (lol); me siguri kom harru dicka, me siguri kom shkru ma shume se c’duhet, dhe me siguri diku muj me qene e pakuptueshme, por dicka pa dale s’eshte qare.

Posti tjeter ka me qene per diten ne Liverpool aka Jetë, dhe nje dite ne Birmingham. Po e ndaj postin sepse po behet shume i gjate, dhe dashurine per Liverpoolin me duhet me shkru ndamas, sepse s’mundet me perballu ky blogpost. Dhe me siguri nuk ka mi ju interesu shume sepse PO – futbolli eshte loje ne nje fushe te gjelber me dy gola edhe te gjithe vrapojne pas topit, how lame is that PO S’ESHTE LAME. Por, e spjegoj ne blogun tjeter.

Perndryshe paqe dhe dashuri, dhe te gjithe anglishtfolesit qe mendoni qe dini anglisht perfekt (si krejt shqiptaret – including me), mendoni dy here sepse ne Angli (sidomos Liverpool), 78% te rasteve vellau me ka tregu se cka po permban ai hamburgeri qe deshta me porosite. Sepse une s’kuptova send pervec bejf en sum cheley sous. Beef and some chili sauce. O kone perfekt tho.

Fototfototfotot:

Fillojme me dy gjerat e para qe me kane lene shume pershtypje:

Po, ja huqa me te madhe, almost got killed. Nuk vlene ana e majte vetem per automjete, edhe per kembesorë nuk eshte jete shume e lehte.

Processed with Rookie Cam

PREACH. No. Ball. Games. Lagja e *tezes* *s’kom teze pernime* *Vajza e tezes mamit* 😦

Fillojme me momentin qe o paraqite bae-ja ime e re. Call me shallow, teper me ka kalle. Bae Big Ben Bae:

Processed with Rookie Cam
Oh hi bishti!
Yaaaaay!
Processed with Rookie Cam
Bae.
Aaaaaand finally balle per balle me loqken *qetu vec ma ka marr telefonin vellau bikëz too much* 😀

*Beauty behind the madness* series

Them cutie pie places…

^^^ Mi Dis Londres.

Sheqer shesh:

Bae by night:

#Cousinlove

It would’ve been a cute one… #Doni #life

Pink Series a.k.a. matching w/ my auntie’s walls: #pinkhurts

img_6966-1

img_6963-1

img_6964

img_6965-1

img_6962-1

Colorzzzzz <3:

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Ende shume e impresionuar nga mundesia per slideshow:

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Hittin that vintage vibe @ CAMDEN:

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie CamFOREVERALONE SPOT. Me ka kalle. Po me kalle prape.  ^^^^

Processed with Rookie Cam

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Books & notebooks i never bought:

Processed with Rookie CamF’tyra e Donit pas attemp-it nr. 129 per selfie :D. #mfalDonmfalDon ^^^^

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

London by night:

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie CamWhen old meets new. ^ #lookslikephotoshopped

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Processed with Rookie Cam

Sooo… Bye for now.

Xxxx, Blond Almond qe i del rroja per 5 jave. BRond Almond me sakte.

6 mendim te “Blond Almond goes to LondonD*”

  1. Ky blog n’tcilin kom rastis para disa dite n’explore t’Instagramit (lol) osht prej ma t’mirve qe i kom lexu deri tash, literally. Po du me t’pergzu shume qe e ke marr iniciativen me bo njo t’tille, se qato blogere shqipate qe “i njoh” merren me mode kryesisht, e po m’vjen shume mireee qe ktu po shoh diqka ndryshe. Sene qe me t’vertete pe gjej veten n’to, fitnesi, planifikimi, udhetimet, and last but not least Londraaa ❤ t'cilen bash po m'bohet qefi qe e ke vizitu, jom kon para nja 4 viteve per 1 jave, e ndjenja qe ta jep aj ven osht e papershkrushme, bile tu lexu m'ktheve mbrapa n'kohe. Anyway, se e zgjata pak 🙂 Qito këshilla/eksperienca qe i ndan n'kete blog jon definitivisht worth reading (edhe shume funny, noshta qe di anglisht e i kuptoj hahah) ku secili munet me msu diqka.

    You goooo guuurl!!!!! 🙂

    Pëlqyer nga 1 person

    1. Wow. Flm teper qe e ki lexu, po te pelqen e qe me shkruve. Poashtu po m’vjen mire edhe qe e ki kuptu konceptin, se nuk kom kurgjo kunder modes, e as make-upit e gjerave te tjera, po me t’vertete mendoj qe ckado qe ndonje bloggerk ben, shkrun ose poston, kishte me qene mire edhe me pase ndonje koncept te caktum ne prapavije, per me influencu pozitivisht dikend me ate qe e poston. Une t’pakten po mundona me bo qato, qe dikush me gjete veten ne ndonje fushe ose edhe me mesu gjera – me i nda eksperiencat edhe ideat me njera tjetren.
      I’m also glad that u found it funny hihih! 💕💖😍💛 feel free me me shkru per ckado, me me sugjeru ndonje teme ose me jape kritika – pozitive apo negative. Thank You. 🙏🏻💕

      Pëlqejeni

  2. Gurllllll! Amazing photos, and great blog!

    Question, did you take your BuJo with you hahaha, or did you buy one from London to use when you’re done with your current one? Hihihihi

    Emili x

    Pëlqejeni

    1. Thank youuuuu so much!
      No I didn’t, because it would take some much needed space, but I did take a photograph of some relevant pages that I needed to have with me… That is what I do usually when I don’t take my BuJo with me. 😀
      Yes, I wanted to buy a new one, because my current will end on few months (and I always wanted to have a bujo from each city I visit), but the ones I liked were extra expensive (30-50 euros :D), so I’m gonna have to continue searching for a new yet a cheaper one.
      🙂 ❤ xxx

      Pëlqejeni

  3. Praaa, tek tash gjeta kohe me ja hedh ni sy blogut, edhe prap direkt te udhtimi ne Londer, qe secila fjale ma ka knaq zemren 😍 e pata ni boring mbramje qe pas leximit tshkrimit ton kaloj nrelaks edhe ndreqje disponimit tem. E kom pasion, qef e DASHNI udhtimin e pom pelqen shume qe dita dites rinia jone ma shume po ka pasion edhe etje per zbulim tvetes tu vizitu vende tndryshme e tu njoftu kultura treja, menyre qe na nimon me “hup” e me “gjet” veten tnejten kohe ( se i hina filozofinave pak hahah ). Mknaqiii ky post e po shpresoj qe ki me pas shume e shume shkrime tjera per udhtime nvene ndryshme se mu dok qe kesh nLonder 😝 . Thumbs UP & good job. Suksese…

    Pëlqejeni

    1. Helloo!! Falemnderit shuuume per kete replike. Jom shum e lumtur qe prej nje mbremje boring, pas leximit te blogut tim tu ka ndreqe disponimi. This means a looooooot to me. Po ndina edhe shume mire qe dikush po e gjene veten ose eksperiencat e veta ne postet e mija, e n’rastin tend qe ki shkru per to – osht idea pse e kom hap kete blog: per me shkemby eksperienca, keshilla e gjera te tjera bashke me te rinje te tjere. Falemnderit qe ki gjete kohe me e lexu blogun, e ma shume qe me ki shkru. Shpresoj qe ka me te pelqy edhe ne vazhdim. 🙏🏻💕✨

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s