Si e fillova? ( & ca fjale motivuese )

sssFitnessin. Si e fillova fitnessin.

Lehte – u regjistrova. Per te s’di saten here.

Natyrisht, nje nate perpara i kom shiku disa instagrama motivus, ndonje video edhe ta-da, te nesermen me gjithe vullnetin e botes kom shku me u regjistru, edhe me lone shpirtin ne fitness qe ne diten e pare. Po kete here ka qene ndryshe, ja kom qite vetes qellime te tjera: jo qe kom dashte me u bo fit per vere, ose per 2 muaj, ose me ra ne peshe, ose mu bo sportiste brenda 1 muaji. Jo per me bo foto, me postu ne instagram per #fitlife -n te cilin deri ate dite e kom bo para TV ty honger haribo me kinder bueno te ngjyer ne puding cokollateJE. 🙂

Kete here, kom vendose qe me shku per me ndryshu menyren e jeteses, per me shtu levizjen gjate dites, edhe per me nderru ushqimin ne ate menyre qe mos me mendu qe nese ne ate moment nuk e ha embelsiren, ka me u zhduke prodhimi i embelsirave ne bote edhe s’kom me pase rast kurre ne jete mo me honger. 😀 Pra, sa i perket fitnessit, ja kom qite vetes qellim qe mos me u ndale nje here per 1 muaj, me shku 6 here ne jave (s’kom punu asokohe, edhe sapo kam diplomu so Yass, kom pase kohe te lire) dhe mos me u ndale. Jo me shiku se cfare progresi po bej, po thjeshte mos me u ndale – rezultatet vijne vetvetiu.

Per ushqim, filloni nje here me 1 jave prove si lloj DETOX, pra qitjani vetes qellim qe VETEM per 1 jave jeni ty u detoksiku, javen tjeter prape mundeni me vazhdu me ritmin e meparshem, e ne kete menyre e largoni stresin dhe t’menduarit vetem ne junk food. Kur te filloni me u marr me aktivitet fizik dhe nje jave shkon dhe hala s’keni vdekë (se ju ka ra sheqeri :D), atehere keni me u mendu dy here se a keni mu kthy prap #backtoblack. Kjo me ndodhi mu, te pakten.

Ne fitness, kom fillu extra kadale. 1 jave jom njoftu me pajisjet, dhe kom fillu me vrapu ne treadmill/trake, ku heren e pare nuk kom mujte me vrapu as 5 min pa u ndale. (Nje postim tjeter do te jete rreth te vrapuarit). Cdo here qe eshte ardhe koha per me shku ne fitness, thjesht e kom kujtu veten ate naten qe kom vendose me shku, edhe ndjenjen qe e kom gjithmone pas fitnessit. Besoj qe shumica e dijme kete ndjenje, vetem se e harrojme. Ndjehemi ma te vlefshem, ma te shendetshem, edhe gjumi eshte me i mire, ushqimi shijon me shume 😀 *shume ndjenja*. Gjithashtu, prej kesaj edhe shuuume gjera te tjera ndryshojne per te mire, sepse pos te gjithave, rrezatoni pozitivitet.

Ky eshte vetem fillimi, se si kalova nga CokolatoPudingoTaxiDeriNeKorze ne 10,000 steps a day dhe min. 4 here ne jave ne fitness. Dhe prape cokollata. Si lo kurre. (that’s another story). Do te shkruj prape se cfare lloj fitnessi kom bo, qysh i kom kombinu ushqimet edhe se qysh e bej nje reset te fitnessit  1 here ne 3 muaj per me mbajte veten te motivuar.

Disa keshilla te vogla qysh me u shendrru gym-i ne shprehi:

  1. Filloni ne cfaredo gjendje qe jeni –  ne pune, pa pune, ne studime, cfaredo. Trupi ka nevoje per levizje. Mos pritni qe gjendja momentale e juaj ka mu permiresu (Mos mendoni qe ma mire keni me pase kur e perfundoni fakultetin dhe hini ne pune – datz a lieeeeeee :D).
  2. Mendoni veten pas 1 viti dhe para 1 viti. T’kishit fillu para 1 viti, sot kishit qene on track. Nese filloni sot, pas ni viti keni me qene on track. “Time will pass anyway” (si fillut, si nuk fillut).
  3. Mos pritni per arsyetime si “s’kom outfit per fitness” ose pajisje te tjera ose arsyetime tjera. Ckado qe vishni, qyshdo qe dokeni, jeni atje me nje mision: To sweat it out. Kur te hini ne sistem te gym-it, vete keni me fillu me nda buxhetin ndryshe. (Leggings = 1st, 2nd and 3rd priority 😀 😀 😀 ).
  4. Mos pritni me fillu prej te Hanes e as prej te Parit. Vec cka ju shtin ma shume ne stres nese rastesisht nuk ju bohet bash ate dite me fillu. Next Monday it is. 😀 No. Today.

5. Mos thuj qe s’ki kohe. Ki. A je Steve Jobs?

Ma murr mendja. 😀

6. Just GO. E kemi nje jete, te cilen nuk ja vlene me e humb ty scroll down ne success stories te tjereve. BE ONE.

Shuuuume mundet me tingellu krejt kjo si klishe, po une pervete kom pase dhe prape kom nevoje me degju gjera te tilla here pas here. Kerkush so lind i motivum, e as nuk ka qejf me shku me vrapu e me u mbush fryme ne vend se me u ule e me pi nje kafe, por ndjenja ne fund te dites se a keni bo dicka me vlere diten apo e keni qu/çu dom edhe nje dite tjeter, ka me se shumti rendesi.

 

Thenkju, postimet ne fillim po jone shume te gjata me shume tekst e pa foto, po po me duhet pak me permbledh se per cka po behet fjale. Sorry. Ose jo sorry. Nese lodheni ne gjyse vec delni prej faqes… 😀 Kidding <3.

P. S. Ne postin vijues do i postoj ca foto te perditshme te merzitshme fitnessore mihihi. Me Fal Jo Me Fal. #sorrynotsorry

Love,

P.

 

2 mendim te “Si e fillova? ( & ca fjale motivuese )”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s